20/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 prill 1990

Shkallët e demokratizimit në ngjitje

PLENUMI I 10-të - PROGRAM PËR VEPRIM * Mbarë komunistët dhe punonjësit e vendit tonë, pas njohjes me komunikatën e mbledhjes së Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë, prinë dje me interesim të madh fjalën e shokut Ramiz Alia në këtë Plenum, botuar në shtyp. Detyrat që dalin nga ky fjalim programatik janë pasurim i përvojës së Partisë sonë për t’u bërë ballë me sukses problemeve të mprehta që nxjerr ndërtimi socialist i vendit e rritja e mirëqenies së popullit. Ato janë konkretizim i orientimeve të Partisë për thellimin e demokracisë socialiste e përsosjen e mëtejshme të marrëdhënieve në prodhim, në përputhje me interesat e popullit dhe zhvillimet e jetës ndërkombëtare. Njohja me fjalën e shokut Ramiz në Plenumin e 10-të po shërben për diskutime e debate të gjalla në çdo kolektiv, për t’u dhënë shtytje më përpara punëve, për të zbatuar detyrat në çdo sektor të jetës e të prodhimit. Redaktorët e korrespondentët tanë dje u takuan me punëtorë e kooperativistë, kuadro drejtues, specialistë të fushave të ndryshme etj. dhe morën këto intervista:

Kërkesë dhe nevojë e kohës

Detyrat që shtroi Plenumi i 10-të i KQ të Partisë dhe shoku Ramiz Alia në fjalën e tij, janë një nevojë dhe kërkesë e kohës për të ngritur në shkallë më të lartë metodat ekonomike të drejtimit, forcen ndikuese, rekomanduese dhe vepruese të logjikës ekonomike e të mekanizmit të ekonomisë. Në epiqendër të fuqizimit të mendimit e të veprimit të forcave lëvizëse të shoqërisë sonë në përpjekjet e zhvillimit të vijës së masave dhe të përsosjes të mekanizmit të ekonomisë janë ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore, si qelizat bazë të ekonomisë. Ato materializojnë në kushtet e sotme mësimet e çmuara të shokut Enver Hoxha për këto çështje të mëdha. Masat që miratoi plenumi i 10-të zgjerojnë konceptin e drejtimit me llogari më vete të ndërmarrjes, forcojnë rolin dhe pozitën kyçe që zënë ato në sistemin tonë të ekonomisë, në riprodhimin e zgjeruar e në veprimtarinë e tyre. Në këtë kuadër edhe metoda ekonomike e drejtimit të tyre me llogari më vete nuk mund të jetë thjesht e vetëm si metodë e drejtimit me plan e llogari, por që me të ardhurat që realizojnë nga veprimtaria prodhuese, ato të mbulojnë shpenzimet e riprodhimit e të sigurojnë një tepricë të arhdurash për vete e për shoqërinë. Mekanizmi i përmirësuar i ekonomisë zgjeron pavarësinë ekonomike-financiare të ndërmarrjes në kuadrin e parimit të centralizmit demokratik e të planit unik të përgjithshëm shtetëror. Masat e miratuara nuk përfaqësojnë thjesht ndryshime ëmërtësash, treguesish e kompetencash, por raporte që vendosen e zbatohen në fusha të tilla me peshë siç janë prodhimi, shpërndarja, eksporti, fusha e punës dhe e pagave, investimet, çmimet etj. Qëllimi është rritja e mëtejshme e iniciativës dhe e veprimit të ndërmarrjes. Roli dhe iniciativa e ndërmarrjes rriten mjaft. Po kështu rritet dhe përgjegjësia individuale dhe kolektive e saj, me zbatimin e kriterit - të pjesëmarrjes së punonjësve në përdorimin e së ardhurës neto të ndërmarrjes ose të (Vijon në faqen 2)

Gjithçka e matur dhe e menduar

- SHKODËR - Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të Partisë ua la të lirë kooperativistëve të vendosin vetë si të duan ta bëjnë furnizimin, përmes tufëzave në mënyrë të grupuar apo në mënyrë individuale. Është kjo një frymë demokratike për të zgjedhur rrugët më të frytshme të rritjes së mëtejshme të furnizimit të kooperativistëve. Ndaj që dje në mëngjes, kur njerëzit ishin njohur përmes shtypit me komunikatën e Plenumit e me fjalimin e shokut Ramiz Alia mbajtën dhe plenum kuadrot drejtues të pushtetit e të ekonomisë në fshat, veprimtarët dhe brigadierët u vunë në lëvizje. Diku u mblodhën aktivet, diku kryesitë e kooperativave e këshillat popullorë, diku brigadat dhe sektorët. Në Vrakë, kryetari i kooperativës, Gjete Gjoni, thotë se kanë ardhur mendime për t’i ndarë bagëtitë e tufëzave sipas familjeve... «Ne do të merremi me organizimin e mbledhjeve për ta vendosur këtë gjë në popull, nëpër brigada, fshatë». Veterania Mile Velo shton: «Gjithësesi furnizimi në këtë rrugë është më i efektshëm e rentabël, kur është fjala sidomos për ato gjëra që ne në fshat mund t’i ... (Vijon në faqen 2)

Legjislacioni në personalitetin e njeriut tonë

Plenumi i dhjetë i radhës i Komitetit Qendror të Partisë, krahas masave të tjera për demokratizimin e mëtejshëm të jetës ekonomiko - shoqërore të vendit, shqyrtoi dhe miratoi masat për përsosjen e legjislacionit, të cilat do t’i paraqiten nga Qeveria për shqyrtim sesionit të ardhshëm të Kuvendit Popullor. Vendi ynë ka një legjislacion të përparuar bashkëkohor, që pasqyron shndërrimet e mëdha që janë bërë tek ne në të gjitha fushat e jetës. Por ky legjislacion nuk mund të qëndrojë në vend, ai duhet patjetër t’i përshtatet zhvillimit të vazhdueshëm të shoqërisë. Kjo është aq më tepër e domosdoshme dhe aktuale në një rend me një dinamikë të madhe zhvillimi, siç është ai socialist. Ndryshimet që po bëhen tani dhe do të bëhen edhe në të ardhmen u përgjigjen kërkesave për thellimin e demokracisë, për demokratizimin më të madh të marrëdhënieve shoqërore. Në etapën e tanishme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, ngritja e nivelit, arsimor e kulturor të shtetasve, emancipimi i vërtetë shpirtëror i tyre dhe në radhë të parë i grave, përgjegjësia më e madhe që kanë vetë punonjësit për të vendosur për të gjitha problemet, me të cilat ndeshen kolektivisht e, në fjalë e, nuk mund të mos ndikojnë fuqimisht edhe në përmirësimin e legjislacionit në një drejtim përherë e më demokratik. Legjislacioni ynë duhet të pasqyrojë procesin e zhvillimit të personalitetit të njeriut në vendin tonë, të ecë krahas me këtë zhvillim, duke pasur në qendër të vëmendjes kujdesin për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve kundër çdo ndrydhjeje e shtrëmbërimi burokratik. Masat që përvijoi Plenumi i 9-të dhe që Plenumi i 10-të i miratoi, si në fushën e drejtësisë penale ashtu edhe në fushën të tjera, përshkohen përkisht nga ky kujdes për afirmimin e të drejtave të shtetasve. Ato pa dyshim do t’i japin një shtytje të re të rëndësishme demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë sonë socialiste, sepse nuk mund të kuptohet socializmi pa demokracinë, pa këtë tipar të qenësishëm dhe të patjetërsueshëm të tij. Prof. LUAN OMARI

Me llogari më vethe, shqetësime jo të vogla për rritjen e prodhimit

Ka që nga 1 janari i këtij viti që uzina «Enver» është ndarë më llogari më vete nga kombinati i autotraktorëve. Megjithëse fare pak muaj kanë kaluar ndryshimet në rritjen e prodhimit po ndjehen. Duke lexuar fjalën e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 10-të ne e ndjejmë se sa përparësi na jepën në rritjen e kompetencave të ndërmarrjeve, por shohim se edhe sa tërheqje, na hap thellimi i drejtimit me llogari më vete. Administratat kanë vërtetë më shumë punë, dhe punë të kualifikuar. Sigurimi i vetëfinancimit me burimet e veta kërzon rritjen e të ardhurës neto në ndërmarrjes, rritjen e mendimit krijues në këtë fushë. Po sa punë i dalin këtu specialistëve, ekonomistëve, teknologëve etj. për uljen e kostos? Në uzinën tonë, për shembull, remontet kapitale kryheshin nga punëtorë me pagë bazë. Këtë vit kemi bërë normimin e tyre, duke nxitur interesimin e punëtorëve. E dini ç’na dha tremujori i parë? Punëtorët morën pagë mesatarisht 7 për qind më shumë se më parë, por riparime u bënë gati sa gjysma e gjithë vitit 1989. Për këto vitet remontet janë planifikuar rreth 60 për qind më shumë duke kursyer edhe fondet. Duke qenë ndërmarrje më vete, të gjithë gjysmëfabrikatet që merrte më parë uzina, tani nga kombinati i autotraktorëve na vijnë me çmime më të larta. Se kombinati do të nxjerrë akumulimin e vet. Por drejtimi me llogari më vete ne përsëri na ka futur në «telashe». Duhen gjetur rrugë për uljen e kostos. Një farë «presioni», mund të bëjmë mbi kombinatin për çmimet, por me dë ta shohim rrugët e brendshme: të riorganizojmë punën për t’i prodhuar vetë gjysmëfabrikatet me kosto më të ulët. Sigurisht, drejtimi me llogari do të kërkojë frytshmëri të lartë të prodhimit në fushë jo me pak tashe për specialistët. Se vërtet do të na jepet fondi i pagave, po si (Foto: N. Xhufka)

Diplomaci vepruese, me iniciativë

Në fjalën e shokut Ramiz shtrohen probleme shumë të rëndësishme të politikës së jashtme. Aty bëhet fjalë, midis të tjerash edhe për një traditë të Lëvizjes sonë Kombëtare, për angazhimin e burrave të shtetit të kombit tonë, të cilët në etapa të ndryshme të historisë kanë luftuar me armë në dorë për mbrojtjen e të drejtave, të popullit shqiptar, por që nuk kanë lënë pas dore edhe mjetet diplomatike. Ndodënë nëpërmjet shumë pengesave e vështirësive ata e kanë çuar zërin e Shqipërisë në opinionin e gjerë ndërkombëtar, por edhe në instancat ku është përpunuar politika evropiane. Kjo ka qenë një pjesë përbërëse e veprimtarisë për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha e huaj, si dhe për përparimin e vendit në rrugën e zhvillimit të pavarur e demokratik. Në rrethanat e sotme, kjo traditë, përveç vlerave të saj të padymshita historike, merr edhe një rëndësi të me prehtë aktuale. Ajo përbën një përvojë të çmueshme, që mund të shërbejë jo vetëm si burim frymëzimi, por edhe si një shkollë kombëtare për t’u orientuar në veprimtarinë e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Diplomacia jonë është e orientuar padyshim nga e tashmja dhe e ardhmja. Veçse ajo ka se ç’të mësojë edhe nga e kaluara për të përballuar me sukses detyrat e mëdha që ka përpara për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe, më gjerë, kombëtare. Ideja e përgjithshme që e përshkon atë pjesë të fjalimit të shokut Ramiz ku trajtohen problemet e politikës së jashtme, është pikërisht nevoja e domosdoshme në situatën e tanishme për një pjesëmarrje më të gjerë e më aktive të shtetit tonë në marrëdhëniet e jashtme. Është fjala për interesa të mëdha shtetërore dhe kombëtare dhe ato nuk mund të mbrohen veçse me një politikë të jashtme aktive. Bien poshtë spekulimet e njëfarë propagande të huaj që keqdashëse që është përpjekur ta paraqesë vendin tonë si një vend të mbyllur; gjoja të pandjeshëm kundrejt çdo hapjeje miqësore nga bota e jashtme. Edhe në Plenumin e 10-të u ripohua ajo që u tha në Plenumin e 9-të se Shqipëria socialiste është gati t’i përgjigjet me miqësi kujtdo që i ofron miqësi. Me qëndrimet që përcaktohen në fjalën e shokut Ramiz gama e problemeve zgjerohet në mënyrë të dukshme. Ato kërkojnë edhe një mobilizim e zhvendosje tërësisht të madhe, edhe një stil të ri pune. Konkluzioni është i qartë: Plenumi i 10-të shtron detyrën që diplomacia jonë të jetë një diplomaci vepruese, me iniciativë, efikase e pranueshme në gjithçka është e politikës së jashtme ku mund të përpunohen zgjidhje që prekin interesat dhe të drejtat e Shqipërisë dhe përgjithësisht të shqiptarëve.

Para afatit detyrat e 4 muajve

- Midis të përparuarve, në repartin e Samandës është kolektivi i ndërmarrjes ushibimore, i cili këtë afat punon për objektivat e muajit maj. Janë tejkaluar objektivat e prodhimit, sidomos për llojet më të artikujve të përpunuar në përpunimin e brendshëm e për eksport, për tregun e brendshëm. Duke punuar me ritme kërkohet një zbatim i parametrave tekniko-teknologjikë, janë arritur tregues cilësorë, janë ulur 1,5 për qind normat e materialeve, duke kursyer nga viti e materialeve, duke bërë përsëri përpjekjen e planifikuar për këtë periudhë. Për realizimin e rreth 970 mijë lekëve janë plotësuar dhe të ardhurat financiare janë plotësuar sipas objektivave. Kohët e fundit ... Kjo ka bërë të arrihet plotësimi i prodhimit të ri ...

Fjalën dhe zemrën tek e ardhmja

Skuam në familjen e Xhemal Agos. Lirla, nusja e djalit të Xhemalit, që është edhe kryetare e këshillit të fshatit të bashkuar në Mollas të Elbasanit, na u lut që të shkonim dhe të hanim drekën në shtëpi saj. Dhe ne nuk la përfillëm. Në këtë shtëpi u njohëm edhe me Xhemal Agon, vjehrrin e Lirës, një fshatar rreth 80 vjeç. Qëndronte në krye të tavolinës. Ai është një fshatar i mençëm, shumë i shtruar, që mund të bënte për vete çdo njeri. Pikërisht mençuria dhe atdhetarizmi i tij ne po e bëjmë objekt të këtij shkrimi që po fillojmë. - A e di ku po hamë bukë sot, tha, duke na u drejtuar neve Sefer Xibraku, sekretari i byrosë së Partisë i kooperativës, një burrë babaxhan. - Ne po hamë bukë te Xhemal Ago, te familja më e varfër që ka qenë para Çlirimit në gjithë Mollasin. - Kur themi «më e varfëra», e themi në mënyrë absolute, - plotësoi Sami Asllani, kryetari i kooperativës. - Ky ka qenë më i varfëri. Në këtë shtëpi të bukur ai dikur ka patu kasollen. Kështu është, xha Xhemal, apo jo? Xhemali kishte ulur kokën. - Kështu është! Dhjetë kasolle kam ngritur, me këto duart e mia para Çlirimit. Në momentin xha Xhemali tha: - T’i lëmë këto, o Sefer! Jo se i kemi harruar, por po fluoja unë nga ato histori, kam merak se sot do të flas vetëm unë dhe ju do të dëgjoni. Ndërsa sot unë kam dëshirë të dëgjoj miqtë. Ne, fshatarët, gëzohemi shumë kur na vijnë miq. (Vijon në faqen 2)

Foto: N. Xhufka

Lufta e popullit dhe e Partisë sonë ka synuar e synon ndërtimin e një shoqërie të lirë e të drejtë, ku të mos ketë shfrytëzues e të shfrytëzuar, ku secili të vlerësohet e shpërblehet sipas punës që bën e rolit që luan në përparimin e shoqërisë, ku jeta materiale e shpirtërore e njerëzve të pasurohet nga dita në ditë. RAMIZ ALIA

Kuptim i ri për rregullin e disiplinën

Me numrin e djeshëm të gazetës në dorë, punëtorë e specialistë të uzinës së nikel-kobaltit në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» i gjetëm duke diskutuar për fjalën e shokut Ramiz në Plenumin e 10-të të Komitetit Qendror. - Këto porosi dhe detyra jemi ne që do t’i zbatojmë me punën dhe veprimtarinë tonë të përditshme, - nis blësedën punëtori i repartit të elektrolizës, Mehmet Goxhaj. - Shoku Ramiz ndër të tjera thekson: «Tani janë më të interesuar vetë punëtorët për zbatimin e rregullit e të disiplinës, sepse nga puna e përbashkët varen edhe të ardhurat e secilit». Këtë ne e shohim dhe e ndjejmë edhe në uzinën tonë. (Vijon në faqen 2)