22/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 prill 1990

SHKALLET E DEMOKRATIZIMIT NË NGJITJE

PLENUMI I 10-të—PROGRAM PËR VEPRIM Po ju shkruajmë ashtu siç e ndjejmë Shokut Ramiz Alia i kanë ardhur e po i vijnë letra e telegrame nga kolektiva punonjësish, punëtorë, kooperativistë, intelektualë e ushtarakë, nga të rinj e të moshuar nga rrethe e krahina të ndryshme të vendit, ku shprehet entuziazmi, solidarizimi dhe gatishmëria e lartë për të vënë në jetë vendimet e Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë. Në telegramin e ardhur nga populli i fshatit Bushnesh të kooperativës bujqësore të tipit të lartë «Bajram Curri» Burizanë të rrethit të Krujës, ndër të tjera thuhet: Pasi u njohëm nëpërmjet gazetës «Zëri i popullit» me fjalimin tuaj në Plenumin e 10-të të KQ të Partisë, të mbledhur sot më datën 19.4.1990, diskutuat sëbashku të entuziazmuar shumë për masat e mëtejshme që po merr Partia për forcimin e demokratizimin e jetës së vendit, fuqizimin e ekonomisë socialiste, ruajtjen e pavarësisë dhe të lirisë së plotë, për lidhjen e organeve të Partisë e të pushtetit me masat e gjera punonjëse, duke luftuar më me forcë disa metoda të vjetra burokratike që u ka ikur koha, në fushën e prodhimit e të shërbimit. Na entuziazmojnë gjithashtu masat që po merr Partia për përsosjen e mekanizmit të drejtimit e të organizimit për rritjen e prodhimit e të mirëqenies së popullit. Fjala juaj aq e ngrohtë, shprehje e kujdesit të Partisë për popullin, për furnizimin gjithnjë e më shumë me produkte blegtorale, na gëzon dhe njëherësh na jep forca për të marrë mbi vete detyra më të mëdha për realizimin e treguesve të planit, rritjen e vigjilencës dhe forcimin e aftësisë mbrojtëse. Propaganda armiqësore dhe synimet e saj ndaj vendit tonë nuk na frikëson dhe nuk do të gjejë shtrat të ngrohtë për të depërtuar e helmuar ndërgjegjen tonë, përkundrazi ne thellohemi për t’u njohur më mirë me vijën politike të Partisë sonë, për zbatimin e saj në kushte konkrete, në përputhje me stadin e zhvillimit ekonomik – shoqëror. Ajo nuk do të gjejë vend tek ne pse do të ndeshet në unitetin e popullit rreth Partisë, në bindjet e shëndosha për vijën e politikën e saj të drejtë. Ju sigurojmë, shoku Ramiz, se tek populli i fshatit Bushnesh do të gjeni kurdoherë njerëz të lidhur ngushtë me Partinë, një popull punëtor, të palodhur e në ballë të punës për realizimin e detyrave, kurdoherë besnik i vijës së Partisë dhe i çështjes së socializmit. Mundësitë e shoqërisë sonë socialiste për progres, thuhet midis të tjerash në telegramin e kolektivit punonjës të ndërmarrjes tregtare të artikujve të ndryshëm në Gjirokastër, ne i shohim konkretisht tek organizimi e rezervat tona. Deri tani kemi ngritur dhe funksionojnë 4 sektorë të ndërmarrjes me llogari më vete, me rreth 600 punonjës, në vend të 4 degëve operative që funksiononin më parë. Kaluam kështu nga drejtimi administrativ në atë ekonomik, duke materializuar në praktikë detyrat e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë. Megjithëse jemi në fillimet e kësaj pune, qysh në tremujorin e parë ne kemi parë dobínë kësaj forme organizimi. Kështu kemi realizuar në tremujorin e parë një vëllim shitjeje prej 2 milionë lekë më shumë se në 4-mujorin e vitit të kaluar dhe 200 milionë lekë më tepër se shtesa e vëllimit të shitjes së krejt vitit 1989, që ishte 1,8 mi- (Vijon në faqen 2) Banka në rolin aktiv dhe të përgjegjshëm Zhvillimi i sotëm, pavarësia e drejtimeve ekonomisë, duke thelluar atë me llogari më vete, pa tjetër kërkojnë të rritet roli veprues i bankës, i detyrave, dhe përgjegjësive të saj. Në Plenumin e 10-të u theksua se nevojat e riprodhimit të zgjeruar do të financohen nga burimet e ndërmarrjes dhe me kredi nga banka. Për zbatimin e kësaj detyre është menduar që krahas burimeve të vetë ndërmarrjeve, të rritet dhe pjesëmarrja e bankës me kredi afatshkurtër në plotësimin e nevojave për mjete xhiruese të tyre për zhvillimin e veprimtarisë prodhuese. Kështu do t’u jepet frymëmarrje ndërmarrjeve për të rritur prodhimin duke bërë njanajuar pengesat që vijnë nga mungesa e mjeteve financiare. Nga ana tjetër, rritet përgjegjësia e ndërmarrjeve dhe e bankës për përdorimin me frytshmëri të kredive. Përveç kredisë afatshkurtër për plotësimin e mjeteve të xhiros, banka menodohet të japë kredi me regjim të veçantë (interesa të veçantë), për mbulimin e humbjeve të veta pa planifikuara të ndërmarrjeve. Kjo do të rritë përgjegjësinë e bankës që të ndjekë ecurinë e ndërmarrjeve që kreditojnë për plotësimin e treguesve ekonomikë – financiarë, rritjen e frytshmërisë së shpenzimeve dhe mbulimin e humbjeve. Banka do të fillojë t’u japë ndërmarrjeve edhe kredi me afat të gjatë për investime të reja, me karakter prodhues, si dhe për rikonstruksione teknike e teknologjike të objekteve të planifikimit të investimeve, ajo do të japë mendime për radhën parësore të tyre. Banka për investimet që do të kreditojë, do të shqyrtojë e kontrollojë studimet, projektet e preventivat dhe vetëm kur objektet të kenë leverdi ekonomiko-shoqërore, do të miratojë dhënien e kredisë. Mekanizmi i kreditimit të investimeve i jep bankës edhe një pavarësi relative nga plani dhe financa. Banka nuk do ta quajë të kryer detyrën vetëm me miratimin e kredisë për investime, ajo do të ndjekë e kontrollojë në proces kryerjen e punimeve sipas projekteve e preventivave dhe vënien në shfrytëzim në afat të objekteve në përputhje me treguesit frytshmërisë dhe shlyerjen e kredisë. Për objektet që do të financohen nga burimet e vetë ndërmarrjeve dhe buxheti i shtetit, banka do të forcojë kontrollin që nga kryerja e studimit, leverdishmëria, planifikimi i financimi i tyre. Ajo do të ketë detyrë dhe të drejtë që, kur zbulon shkelje të rregullave ose shmangie nga qëllimi i investimit, të ndërpresë financimin dhe të urdhërojë ndërprerjen e punimeve. Në zhvillimin e marrëdhënieve me jashtë për problemet tregtare, të bashkëpunimit tekniko – ekonomik, financiar etj., siç theksoi Plenumi i 10-të, detyra të veçanta dalin edhe para bankës. Ashtu si ndërmarrjet, edhe banka do të organizohet sipas metodës me llogari më vete. Një pjesë e të ardhurave neto, që siguron banka Kërkim e krijim, frymë autokritike Plenumi i 10-të nuk u ndal drejtpërdrejt në problemet e artit, por në e ndjejmë veten tërësisht brenda tij. Analiza e thellë, vendimet e rëndësishme që do të çojnë më tej forcimin e ekonomisë, thellimin e demokratizimit e revolucionarizimit të mbarë shoqërisë, hapin përmasa të reja për krijimtarinë dramatugjike dhe skenike. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk u përgjigjëm sa e si duhet kërkesave e ritmeve të zhvillimit. Duhet të çlirohemi nga shumë paragjykime, vetëfrenimi, praktika të vjetra burokratike, ngurime mekanike, për t’iu larguar skemave e trajtimeve të tejkaluara të problemeve të mëdha, që në skenat tona të vijë më e fuqishme e më e plotë fryma e kohës. Drama dhe teatri, si gjini nga më demokratiket, që kanë komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, duhet ta shfrytëzojnë edhe më mirë këtë çelësi, jo vetëm me tema e këndvështrime të reja, por edhe me një frymë të re bashkëkohore, për të mbështetur e përçuar më mirë artistikisht programin e madh të Partisë, që është ideopolitik aq edhe kombëtar e atdhetar. Për realizimin e tij duhen edhe transformime të rëndësishme psikologjike në mbarë shtresat shoqërore. Ndihmës dhe dramatugjisë e teatrit në këtë drejtim është tepër e madhe. Ndryshimet që po bëjmë nuk realizohen vetvetiu. Ato kërkojnë një punë më të kualifikuar në të gjitha drejtimet. Detyrat e reja nuk zgjidhen me metoda e mentalitete të vjetëra.

U muar mendimi, u vendos, po zbatohet

- Në aparatin e Komitetit të Partisë të Rrethit të Beratit u shkurtuan 50 për qind e punonjësve - Dje plenumi i Komitetit të Partisë i z të Rrethit të Beratit u mblodh posaçërisht për të marrë vendime konkrete për zbatimin e porosive të Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë. Atje u diskutua për mjaft probleme, veçanërisht plani i numri u ndal te ideja që aparati i Partisë, mund të kryejë detyrat e veta edhe me gjysmën e punonjësve që ka. Dhe ai kaloi në veprime konkrete, duke shkurtuar 10 instruktorë dhe 18 sekretarë byrosh të Partisë në ndërmarrje e kooperativa. Themele mendonjë se është si u trajtua ky problem, si u konceptua ai dhe sa të kalohen në veprime konkrete. Ai nuk është shkurtim aritmetik, as shkurtim që do të çojë më pas punën e Partisë me njerzër, është që të thellohehen lidhjet me bazën e ndërkohë të rritet cilësia puna e punonjësit të aparatit, që nga sekretari të komitetit të Partisë të rrethit, të instruktori e deri tek sekretari i byrosë së Partisë në ndërmarrje e kooperativa bujqësore. - Na, na tha sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit, Hy sen Shahu, - e kemi menduar prej disa kohësh këtë punë. Më konkretisht atë na e kanë diktuar njerëzit, vetë masat. Thuhej më parë se funksionojnë si aparat i veçëm, por organizimi i punës, ndarja e tij në sektorë të specializuar, bënte që të mos ishte i tillë. Aparati i Partisë tashmë nuk do të ketë më instruktorë të profilizuar, si për ekonominë, në grupin e instruktorëve, në sektorin e edukimit etj., por thjesht instruktorë të komitetit të Partisë. Dhe vërtet një ndarje e tillë më parë ka bërë që puna me masat të mos ishte e plotë. Përse, fjala vjen, të ketë sektorë të edukimit? A nuk është e tërë puna aparatit, e çdo punonjësi të tij në shërbim të edukimit? Këtë mund të themi edhe për sektorin ekonomik, i cili deri tani herë-herë ka dub l ers e seksonet në komitetin ekzekutiv të kp të rrethit. Me organizimin e ri, instruktorët do të merren më të gjitha shqetësimet që ka Partia në bazë. Në këtë mënyrë doli që të shkurotohen 10 instruktorë, duke i çuar sa më afër prodhimit e në njerëzit që kanë, por ndërkohë të ngarkohen edhe me detyra partie. Me këtë veprim besojmë se është me interes edhe kjo praktikë e zgjedhjen e vendosjen e instruktorit. Ai do të jetë njeri me kulturë të gjerë, me aftësi për t’u dalë për (Vijon në faqen 2)

Mësimet e historisë në shërbim të aktualitetit

Në fjalën e tij shoku Ramiz Alia shtroi pyetjen: «Ç’na mëson historia?» Kjo nuk është një pyetje thjesht teorike. Një jo e tashmes nuk mund ta arrijë pa ndihmën e së kaluarës, pa njohjen e saj. Në mënyrën si i drejtohemi historisë për një simbol i qartë si duhet mbrojtur dhe si mund të mbrohet historia nga prirjet për të studiuar atë të thjesht për erudicion apo për të shuar kureshtjen. Ato tregojnë rrugën për t’iu kthyer së kaluarës me guxim për të nxjerrë prej saj mësimet e duhura. Partia jonë si trashëgimtare dhe vazhduese e denjë e traditave atdhetare të popullit nuk i ka lejuar vetes që të humbasë lidhjet me të kaluarën e tij revolucionare e në këtë frymë edukon edhe masat popullore, në radhë të parë brezat e rinj, të ardhmen e vendit. Jo vetëm kaq. Duke mos e ndalur njohjen e së sotmes nga njohja e së kaluarës, krijohen kushtet që në unitetin e një njohjeje të tillë, të sigurohet drejtimi shkencor në trajtimin e problemeve aktuale. Materiali konkret historik është përdorur me mjeshtëri për formulimin dhe argumentimin e përgjithësimeve të gjera teorike, sepse rrënjët e të gjitha ngjarjeve dhe dukurive të sotme shtrihen në të kaluarën. Një shikim i tillë i thellë i lidhjes së zhvillimeve, të sotme me të kaluarën, ndihmon, para së gjithash, të përfytyrohet qartë gërshetimi i detyrave në rrafsh kombëtar e në atë shoqëror, në lidhjen e ngushtë të përpjekjeve të masave të popullit tonë për ruajtjen e fitoreve të arritura, lirisë, sovranitetit kombëtar dhe të luftës së tyre për t’i hapur më tej rrugën përparimit shoqëror. Përpara çdo historiani serioz që kërkon të depërtojë thellë në dukuritë e së kaluarës, qëndron si detyrë e dorës së parë lidhja e vazhdueshme me të sotmen. Dhe shpesh herë për të qartësuar konceptet e përfytyrimet tona për të kaluarën, ai duhet të vijë deri në ditët tona. Mesazhi që sjell shoku Ramiz në fjalën në Plenumin e 10-të të KQ, duke iu drejtuar me besim historisë, provon edhe njëherë se historia si shkencë është nga më të vjetrat, por ajo vazhdon të qëndrojë gjithnjë e re në interpretimin e botës, e ngjarjeve, duke luftuar kështu për përparimin e saj. GAZMIEND SHPUZA

Mbledhje jubilare me rastin e 120-vjetorit të lindjes së V.I. Leninit

Me rastin e 120 vjetorit të lindjes së V. I. Leninit, vazhduesit të veprës së Marksit dhe Engelsit, udhëheqësit të madh të Revolucionit të Tetorit dhe ndërtuesit të të parit shtet socialist në botë, dje paradite në Shkollën e Lartë të Partisë «V. I. Lenin» në Tiranë, Komiteti i Partisë i rrethit dhe drejtorja e kësaj shkolle organizuan një mbledhje jubilare. Merrnin pjesë studentë e pedagogë të kësaj shkolle e të ftua[r] të tjerë. Ndodheshin gjithashtu anëtarë të Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, shoku Piro Kondi dhe shokë të tjerë. Mbledhjen e hapi shoku Pirro Kondi, i cili ndër të tjera theksoi se Lenini i madh, ishte i pari që ngriti në këmbë, në kryengritjen e armatosur punëtorët, fshatarët dhe (Vijon në faqen 3)

U nënshkrua protokolli tregtar midis Shqipërisë dhe Polonisë

Dje u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesat midis qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë për vitin 1990. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zëvendësministri i Tregtisë Jashtme, Altin XIII, dhe për palën polake nga zëvendësministri i Ma- (Vijon në faqen 4)

ÇDO PELLEMBE TOKE - PASURI E PAMATE

Gjithkush mund t’i shtojë diçka kësaj teme Ka apo nuk ka çmim toka? Le të sjellim ndonjë fakt. Për ndërtimet industriale vitin e kaluar u kërkua në shkallë vendi 200 ha sheshe ndërtimi. Me fjalë të tjera tokë. Dhe u zunë 130 hektarë. Konsiderohet ky një «kursim» i ndjeshëm. Por çfarë u kursye në fakt? Asnjë qindarkë. Sepse toka s’ka çmim. Ajo i jepet ndërmarrjes. I jepet përdoruesit me një vendim ekzekutiv, me disa firma. Dhe derisa asgjë s’harxhon përse të mos synosh sa më shumë tokë për shtëpi, për fabrikën, rrugën, për qytetin... Është kjo mendësi, kjo liri që sjell shpërdorime të mëdha të tokës. Një përllogaritje: vetëm toka e zënë për ndërtime vitin e kaluar do të mjaftonte për të furnizuar gjysmën e kryeqytetit çdo vit me domate. Por tokën s’e kemi më, ajo u «zhduk», u pakësua, ndërsa vëllezërit, njerëzit shtohen. Logjika e jetës na sjell mesazhin se toka nuk i përket kurrësesi një brezi të vetëm. Ajo është pronë e gjeneratave. Se një lagje të ndërtuar keq, një rrugë a një objekt industrial të bërë pa projektin e duhur etj., koha edhe e pas, brezat që vijnë dhe mbithe, edhe i prishin, edhe i korrigjojnë. Por i korrigjojnë, ama. Ndërsa një tokë nën ndërtime, nën qytete e fshatra, shoqëria e humbet përgjithnjë. Ndaj dramat për të janë të mëdha. Toka na qenë tepër e shtrenjtë për ta blerë, tepër e shtrenjtë për ta shitur. Në Ninat të Sarandës dikur mbollshin. «Kush ka arë në Mëkër-Kum, e merr nusen me takëm». Kujtojmë se toka e quajtur kështu kishte privilegjin të merrte në dorë frutet, njerëzit shtohen. Logjikisht, një epërsi e pakët për të dhënë jetesë më të mirë, pse jo dhe nuse më të mirë. Se ti kthehesh në përdorim një gjë të çmuar, me emrin tokë që jetrit bri teje e mungonte, ose e kishte, po i thah ej me humbën, siç thotë populli. Ndaj ç’ka patur më të shtrenjtë, më të mirë, deri jetën, bujku ynë ja ka dhënë pa kursim tokës. Dhe bujqia tek ne në kuptimin e plotë të fjalës s’kanë jetuar vetëm në fshat, por edhe brenda qyteteve tona të pakta, të pazhvilluara. S’ka nevojë të shkojmë larg. Dëshmitarët i kemi nesë, brenda në qytetet e sotme industriale, brenda në kryeqytet. Ata mund të të tregojnë se në Shkodër, në Tiranë, në Elbasan, në Korçë (po zemë në gojë qytete të mëdha) shumë qytetarë lëshin për nga zanati bujq. Prodhonin në bahçet e tyre por edhe, perime e rronin me to në një farë mënyre. Brenda këtyre hapësirave urbane kishte më pak lulishte, po më tepër pemë. Si është gjendja sot? Është rritur popullsia qytetare, është shtuar qytetari që del në treg e blen. E natyrshme kjo. E kohës. Po a ka gjëra për të cilat mund të themi se jemi të penduar që tani? Ja, bie fjala, Allia i Tiranës i dëgjuar për perimet, në fushën nga më pjelloret, s’është më. E kanë vënë nën vete ndërtimet. «Eh, s’ke ç’i bën. I ka rritja kështu» - thuhet pa të keq. Po a mund të bëhaj ndryshe? Po le të mos ngutemi e të shkojmë drejt Laz prakës ku kohët e fundit u rrafshua një bllok me pemë e ka nisur të ngrihet një lagje tjetër banimi. «E po duan shtëpi njerëzit». Dakord. Dhe kështu ndodh edhe në Selitë, edhe në ... Veç një gjë dihet mirë: këta njerëz që shtohen, këta njerëz që shterohen, s’duan vetëm shtëpi të bukura, duan edhe dyqanet plot. I pari problem i shekullit kemi thënë: sa e bukur Tirana, sa e ma-