PUNA E MENDJA E KLASËS PUNËTORE NË GËZIMET E ATDHEUT
– Shoku Ramiz Alia mbërriti në Korçë për të festuar 1 Majin me punonjësit e këtij rrethi –
(Foto: ATSH)
Takim me komunistë, kuadro e specialistë
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, erdhi dhe paraditen në qytetin e Korçës, ku u prit me dashuri nga populli i këtij rrethi.
Në Komitetin e Partisë të rrethit ai pati një takim, ku merrnin pjesë komunistë, kuadro e veteranë, specialistë të sektorëve të ekonomisë, të kulturës, të arsimit etj., si dhe të ftuar, kuadro drejtues të organeve të Partisë e të pushtetit të rretheve Pogradец dhe Kolonjë.
Të pranishmit pritën me duartrokitje hyrjen në sallë të shokut Ramiz Alia.
- Vendosa këtë radhë, - tha shoku Ramiz, - që të festën e 1 Majit ta kaloj sëbashku me ju në Korçë. Meqë Tirana vendosi që 1 majin ta festojë në piknik, unë në dashë që të shkoj në piknik me korçarët, sepse ata kanë tradita në organizimin e tyre.
Fjalë të mira kam dëgjuar për ju, ndaj më parë të dëgjojmë shokun Vangjel.
Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çerava, pasi shprehu gëzimin e komunisteve dhe të popullit të Korçës që kanë në mes tyre në këtë festë shokun Ramiz Alia, foli për situatën e shëndoshë morale politike në rreth dhe u ndal gjerësisht në punën që bëhet për të zbatuar vendimet e plenumeve të 9-të e të 10-të të KQ të Partisë. Kjo duket në arritjet e tremujorit të parë, në tejkalimin e prodhimit të përgjithshëm industrial, të planit të eksportit, të vëllimit të transportove, të të ardhurave të buxhetit, të së ardhurës neto të centralizuar të shtetit, në uljen e shpenzimeve të prodhimit, kursimin e energjisë elektrike, në përshpejtimin e mbjelljeve të pranverës, furnizimin e popullit etj.
- Kohë e shkurtër ka kaluar nga këto dy plenumet e KQ të Partisë, por ndryshimet janë të mëdha, - thotë sekretari Avni Bilbili. - Kjo na mbush me krenari për Partinë, për gjithshka ka bërë e bën për të mirën e popullit, për lirinë e pavarësinë e Atdheut. Kjo na ka nxitur edhe ne, krijuesit korçarë, që në veprat tona të pasqyrojmë këtë realitet konkret. Komunisti veteran Lako Polena flet për entuziazmin që kanë ngjallur në fshatrat e rrethit vendimet e Plenumit të 10-të dhe diskutimi shfaqte për mbajtjen e bagëtive në oborrin vetjak. - Shumë i drejtë ky vendim, ai do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin e popullit në fshat, - thotë ai.
- Më përpara ishim mësuar që problemet që kishin të bënin me marrëdhëniet në prodhim t’i shihnim si çështje që kanë të bëjnë me 5-6 emra të njohur, ose me disa institucione të specializuara. Plenumi na nxiti mendimin ekonomik. Tani interesi është i madh për të vënë ndërmarrjet në drejtim më logjika më vete. Qysh në 6 majun e dytë të këtij viti do ta zbatojmë këtë në disa ndërmarrje, sektorë e reparte, - thotë përgjegjësi i seksionit të planit pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Adam Karamelo.
Pastaj e mori fjalën shoku Ramiz Alia.
Fjala e shokut Ramiz Alia u dëgjua me vëmendje dhe interesim të madh nga të pranishmit.
SOCIALIZMI – GARANCI PËR LIRI, PAVARËSI DHE PROGRES
NGA FJALA NË TAKIMIN ME KUADROT KRYESORE TË RRETHIT –
SOCIALIZMI - GARANCI PËR LIRI, PAVARËSI DHE PROGRES
- NGA FJALA NË TAKIMIN ME KUADROT KRYESORE TË RRETHIT -
Erdha në qytetin tuaj, tha në fillim shoku Ramiz, me dëshirën për të festuar së bashku me ju, me punonjësit korçarë, ditën e Një Majit. Me këtë rast përshëndes komunistët dhe gjithë popullin e Korçës për sukseset që u përmendën në këtë takim dhe u uroj për fitore të reja.
Vendi ynë, tha në vazhdim shoku Ramiz, është përfshirë në një atmosferë krijuese dhe në një entuziazëm të madh revolucionar. Plenumi i 10-të ka ngjallur energji të reja dhe ka hapur perspektiva të qarta. shoqërore dhe të nxitët roli e iniciativa e masave.
Me futjen e mekanizmit të ri ekonomik dhe masat e tjera qendra e gravitetit të punëve zhvendoset në bazë, në ndërmarrje, në kooperativa të masave punonjëse.
Më poshtë shoku Ramiz theksoi se realizimi i veprave që kemi përpara kërkon ndihmësën e të gjithëve. Askush nuk duhet të mbetet jashtë këtij aksioni të madh revolucionar. Mendimet e veprat e cilitdo duhet të lidhen me detyrat që shtron sot Partia; krijimtaria e çdo njeriu duhet të shkrihet në lëvizjen e masave popullore për zgjerimin e demokracisë socialiste, që udhëheq Partia. Këtej duhet të frymëzohen dhe shkrimtarët e artistët, që, me krijimtarinë e tyre, duke i bërë njëkohësisht lëvizjes revolucionare të masave, të militojnë për zbatimin e vendimeve të Partisë. Kjo është rruga e drejtë, e vetmja, për të revolucionarizuar jetën e vendit e të Partisë, për të ngritur një nivel më të lartë ekonomikë e kulturën socialiste, për të forcuar lirinë e pavarësinë e atdheut tonë të dashur.
Duke folur për nevojën e forcimit të punës politike e ideologjike të Partisë shoku Ramiz tha:
Dëshiroj të tërheq vëmendjen në punën edukative, propagandistike të Partisë. Ajo duhet të intensifikohet, por dhe të përmirësohet rrënjësisht, mënyrë që t’u përgjigjet si duhet kërkesave të kohës, ndryshimeve që kanë ndodhur. Propaganda jonë duhet të jetë më e shkathët, bindëse dhe e argumentuar. Partia, rinia, fronti, të gjitha organizatat e masave duhet të hidhen në sulm.
Armiqtë e ndryshëm kanë vënë në shënjestër socializmin e duan të mohojnë fitoret dhe efektivitetin e tij. Ata nisen nga përvoja e vendeve të Lindjes, ku një radhë shoqërore të korruptuar, që ishte larguar me kohë nga rruga socialiste, e identifikonin me komunizmin.
Në Shqipëri, - theksoi shoku Ramiz, vetëm pushteti popullor dhe rendi socialist mund të realizojnë transformimin inxhinieror që i ka ndryshuar rrënjësisht vendin tonë. Vetëm kjo shoqëri e drejtë, me udhëheqjen e Partisë, mund të shndërronte brenda një kohe të parë. Këto vite të fundit vendi ka njohur zhvillime dinamike. Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar (1980-1990), në ekonominë tonë popullore janë investuar rreth 11 miliardë lekë më shumë se gjatë dekadës që shkoi (1971-1980). Shtesa e investimeve kësaj periudhe është e barabartë me tre plane vjetore të mëparshme. Që nga koha kur shkëmbimet tona me botën nisën të realizoheshin mbi baza krejtësisht afariste, eksportet, si mesatare vjetore, gati janë trefishuar. Në vitet ’80 janë importuar mbi 1 miliardë dollarë mallra më shumë se në vitet ’70.
Përse flasin këto pak të dhëna? Ato flasin pikërisht për vitalitetin e rendit tonë shoqëror. Ky zhvillim tregon për të tjerët që kanë dekadë e dekadencës, e borxheve, e falimentimit, kurse për vendin tonë ajo ka shënuar ecje përpara. Dhe kjo është arritur duke u mbështetur vetëm në forcat tona.
A kemi vështirësi, a kemi të meta? Sigurisht që kemi, ndryshe nuk do t’i merrnim masat që propozohen nga vendimet e Plenumit të 10-të. Por rruga jonë e kapërcimit të vështirësive është krejt e ndryshme nga ajo e vendeve të Lindjes. Ato po futen në një rrugë pa krye, si të thuash, po bien nga shiu në breshër. Aktualisht ato janë përfshirë nga një krizë e gjithanshme politike dhe ekonomike.
Rruga jonë, tha më tej shoku Ramiz, - u përgjigjet kushteve tona të zhvillimit, ajo ka parasysh karakteristikat tona kombëtare, mundësitë e ekonomisë dhe nivelin kulturor të popullit, të kaluarën historike dhe perspektivën. Përparimin tonë e shohim të lidhur ngushtë me sigurimin e lirisë e të pavarësisë së Atdheut.
Të ne, theksoi ai, të ecësh në rrugën socialiste, apo t’i heqësh shtigje degjenerimit të pushtetit e të rendit socialist, do të thotë të jemi të lirë e të pavarur apo të çlirohemi nga të tjerët, të rrezikojmë lirinë e pavarësinë e atdheut. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo komunist e çdo patriot. Prandaj zbatimi i vijës së Partisë, lufta konsekuente në rrugën socialiste është e vetmja alternativë dhe e vetmja garanci për të siguruar e mbrojtur edhe lirinë e pavarësinë kombëtare.
Forca e Partisë, vuri në dukje shoku Ramiz, do të shprehet në luftën për të zbatuar vendimet e Plenumit të 10-të, për organizimin e mirë të punëve, që nuk janë të lehta.
Shpreh dëshirën e Partisë që Korça të jetë kurdoherë në pararojë dhe komunistët e saj në ballë.
Nesër, tha në përfundim shoku Ramiz, do të festojmë 1 Majin, ditën ndërkombëtare të punëtorisë. Jam shumë i gëzuar që në këtë ditë të shënuar gjendem këtu në Korçë, në mes të popullit të këtij rrethi të shquar të vendit tonë.
Përfitoj nga rasti që këtë, nga Korça veterane e lëvizjes punëtore, të përshëndes e të uroj nga zemra gjithë punonjësit e vendit tonë për 1 Majin, të përshëndes klasën tonë punëtore, fshatarësinë dhe inteligjencien, gjithë popullin tonë heroik.
Gëzuar festën, të dashur shokë!
Përpara për fitore në të gjitha fushat!
Rroftë populli dhe Partia jonë e Punës!
Rroftë populli i Korçës!
Më shumë punë të gjallë e bazë materiale për blegtorinë
- Nga takimi me kooperativistë të Lumalasit -
Fshati i Bulgarecit, pranë Korçës, një fshat një lagje e saj, jo vetëm nga afërsia, por në radhë të parë për nga niveli e kultura e jetesës, kishte dje një gëzim të veçantë.
Mes kooperativistëve erdhi shoku Ramiz Alia. Në Bulgarec erdhën edhe fshatarë të tjerë të kooperativës së Lumalasit, nga Porodina, Melçani, Biranja e Lumalasi, por edhe nga Vincani e ndonjë ekonomi tjetër.
Ata e presin udhëheqësin me entuziazëm. Shoku Ramiz Alia takohet dhe përshëndetet me kooperativistët, veteranë, të rinj dhe të reja. Aty, në sheshin në mes të fshatit, (Vijon në faqen 2)
Kohë e përrrëritjes së mendimit, kohë e veprimeve
- Çdo hap që ka hedhur Partia -
Çdo hap që ka hedhur Partia tha sot shoku Ramiz Alia në takimin e Korçës, - e ka bërë duke pasur parasysh këtë tokë, këtë popull.
Rruga jonë ka pasur dhe ka parasysh gjithmonë karakteristikat tona.
E dëgjon këtë dhe thua me vete: sa lehtë punon kundërvajtja me shembuj gjithkush nga këta shokë e shoqe që janë në sallë vetë përkërishim me vlera për sot e për nesër. Ja, pse nuk u pralluan përshkratat e Korçës (dhe jo vetëm të Korçës, por kudo në Shqipëri) nga e vetëdijshme të popullisë në qeveri? Sa Partia me politikën e saj të drejtë të zhvillimit të shfrytëzimit të shatit e mbajtë të fshatarit me bletë për të shfrytëzuar më shumë lëvizjet e fshatarit me tokën. Për ta lulëzuar e begatuar atë, për të fisnikëruar jetën.
- Bakur e tha shoku Ramiz, - na drejtohet Festim Pishtari, kryetar i kooperativës së Dishnicës, - nuk kopjuam botën për transformimet që bëmë në fshat... Këtu të shprehen «nuk kopjuam...» në një shok si një interpretim, si një zbërthim për detyrat e Plenumeve të 10-të. Vetë këto detyra janë të tilla që të bindin se askënd nuk kemi kopjuar. Po e di se me ky mendim i shokut Ramiz më nxit edhe për diçka tjetër: mos kopjojmë metodat rutinë të vetes nga e djersëmja, ta përmirësojmë mendimin për ta zbatuar këtë planum. Pse e them këtë? Po, ja ca shokë që janë ngutur të bëjnë atë që i quajmë rëndom «planim», apo «programe punën», me afate e me persona përgjegjës (Vijon në faqen 2)
Synimi i Partisë është të çojmë përpara ekonominë, kulturën, të rritim efektivitetin në çdo fushë, të demokratizohen më tej marrëdhëniet shoqërore dhe të nxitet roli e iniciativa e masave.