SESIONI I 7-tË I LEGJISLATURËS SË 11-tË TË KUVENDIT POPULLOR U DHA FUND ME SUKSES PUNIMEVE
Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet dje paradite në orën 9.00. Në këtë seancë filloi shqyrtimi i hollësishëm e miratimi i projektligjeve që lidhen me përsosjen e mekanizmit ekonomik. Gjatë saj deputetët bënë mjaft pyetje, sugjerime e diskutime me frymë demokratike.
U fillua me projektligjin «Për ndërmarrjet», si dokumenti kryesor në këtë fushë. Pas miratimit në parim u bënë sugjerime e vërejtje konkrete sipas neneve. Deputetët sollën në kuvend mendimet e propozimet e zgjedhësve dhe ato të bëra në komisionet e përhershme të Kuvendit Popullor. Debati u përqëndrua sidomos për nenin 2 të këtij projektligji. Deputetja Themie Thomai tha se në Komisionin e Punëve të Jashtme, gjatë diskutimit të projektligjit është shtruar problemi: «Përse ndërmarrjes duhet t’i planifikohet në mënyrë të përgjendruar detyra e uljes së kostos?». Lidhur me këtë pati mjaft debate në kuvend. U sollën argumente që mbështetën ndryshimin e këtij neni, sepse me mekanizmin e ri ekonomik vetë ndërmarrja bëhet realist e interesuar ta ulë sa më shumë koston prandaj nuk ka arsye që ky tregues të jepet i detyrueshëm nga lart. Me këtë logjikë ekonomike deputetët miratuan njëzëri që në marrëdhëniet me shtetin ndërmarrja të përgjigjet për të ardhurat neto të centralizuar, për detyrimin ndaj buxhetit nga e ardhura e saj, por jo për planin e uljes së kostos, siç ishte paraqitur në projektligji.
Në eksportit të përfitojnë një pjesë të valutës. Pas sqarimeve që bëri kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari, u vendos që projektligji për këtë çështje të mos ndryshohet, por iu ngarkua Këshillit të Ministrave ta studiojë e ta zgjidhë këtë problem me vendimet përkatëse. Po kështu, për ushtrimin më të plotë të kompetencës së ndërmarrjeve që të disponojnë valutën e tyre për nevojat e importeve gjatë vitit u miratua sugjerimi i disa deputetëve që kjo të drejtë të ushtrohet nga ndërmarrja kur të gjykojë ajo të arsyeshme. Kjo u pa e nevojshme sepse interesi i ndërmarrjes mund të mos përputhet në kohë me interesat e dikasterit, të bankës, ose të ekonomisë në tërësi.
Për nenin 8, u miratua sugjerimi i disa deputetëve që detyrimi i shtetit për sistemimin në punë të punëtorëve në rastet e ndërprerjes së veprimtarisë së ndërmarrjeve me humbje të përfshijë edhe punonjësit e administratës së tyre. Kuvendi miratoi edhe ndryshime të tjera të pjesshme të disa neneve me qëllim saktësimi. Ky projektligj, pas këtyre diskutimeve u miratua në tërësi njëzëri.
Debate konkrete e të frytshme u zhvilluan edhe për përmirësimin e projektligjit «Për çmimet dhe tarifat». Deputeti Gjergji Velo, sugjeroi që në nenin 7 të këtij projektligji, të pasqyrohet zgjidhja e përcaktuar në raportin e Këshillit të Ministrave për t’i trajtuar me të njëjtat leva ekonomike të koo-
rueshëm në marrëdhëniet me shtetin ndërmarrja të përgjigjet për të ardhurën siç ishte paraqitur në projektligj.
Diskutime të gjalla u bënë edhe për nenin 3. Deputeti Stefan Papagjoni, nisur nga drejtati e detyrat e vetëfinancimit të ndërmarrjes, shtroi nevojën e një shpërndarjeje më të drejtë të të ardhurave valutore në shkallë dege ekonomike, me qëllim që të gjitha ndërmarrjet që kontribuojnë në realizimin
Vizitë në vendin tonë e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin, William H. Drejper
Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë mbërriti për një vizitë në vendin tonë zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD), William H. Drejper.
Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë mbërriti për një vizitë në vendin tonë zëvendëssekretari i Përgjithshëm i (PNUD), William H. Drejper.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani e shokë të tjerë. Ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i përhershëm i RPS të Shqipërisë pranë OKB-së, Bashkim Pitarka.
Në Tiranë W. H. Drejper dhe personalitetet që e shoqërojnë vizituan Galerinë e Arteve Figurative, ku u njohën nga afër me krijimtarinë e pasur e të larmishme të artistëve tanë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë Muhamet Kapllani shtroi mbrëmë një darkë zyrtare në Hotel «Dajti» për nder të të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) William H. Drejper dhe personat që e shoqërojnë.
Merrnin pjesë ministri i Arsimit Skënder Gjinushi, kryetari i Komitetit të Shkencës dhe i Teknikës Ajet Ylli e shokë të tjerë.
(ATSH)
William H. Drejper zhvillon bisedime në Komitetin e Shkencës e të Teknikës
Dje pasdite, kryetari i Komitetit, tani nga PNUD-i për vendin tonë të Shkencës e Teknikës, Ajet Ylli, ...
Dje pasdite, kryetari i Komitetit, tani nga PNUD-i për vendin tonë të Shkencës e Teknikës, Ajet Ylli, janë përdorur për rritjet e nivelit priti zëvendëssekretarin e Përgjithshëm Zëvendësministrës në shkollat e lartë
Në takim u shkëmbyen mendime mbi ecurinë e projekteve të realizuara dhe që janë në realizim e sipër me kontributet e deritanishme të PNUD-it, dhe për përgatitjet që bëhen për hartimin e programit të bashkëpunimit midis vendit tonë dhe PNUD-it për ciklin e ardhshëm. Kontributet e akorduara deri ...
... janë përdorur për rritjet e nivelit të përmirësimeve në shkollat e larta, në ngritjen e rrjetit të Informaticës, në telekomunikacion si dhe për rritjen e nivelit të kërkimeve dhe aplikimeve shkencore bashkëkohore në fushën e automatizimit dhe të përdorimit të teknikave me treze lazer, etj.
Gjithashtu u bisedua për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të vendit tonë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) dhe në fusha të tjera si ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, etj.
(ATSH)
Legjislacioni ynë i të gjitha niveleve ka ndjekur vijën e zhvillimit të shoqërisë dhe u është përgjigjur kërkesave të kohës.
«PËR PËRSOSJEN E DEMOKRATIZIMIN E LEGJISLACIONIT PENAL, SI DHE DISA MASA ORGANIZATIVE»
– Raport i paraqitur në emër të Këshillit të Ministrave, nga shoku Manush Myftiu, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave –
Shokë e shoqe deputetë!
Plenumi i 9-të dhe i 10-të i Komitetit Qendror të Partisë pasqyrojnë fillimin e një etape të re, kur në rend të ditës është vënë detyra e thellimit të metejshëm të demokracisë, si rrugë e natyrshme që ka ndjekur e ndjek zhvillimi i shoqërisë sonë.
Në rrugën tonë ne kemi ndeshur shumë vështirësi e pengesa, por kemi bërë shndërrime të thella dhe kemi arritur objektiva të mëdha në fushat politike, ekonomike e shoqërore.
Problemet e detyrat e shtruara nga koha në kohë, sikurse edhe arritjet, kanë gjetur te ne rregullisht shprehjen e vet ligjore. Ai është në tërësinë e vet një legjislacion i përparuar bashkëkohor dhe mbi bazën e tij bëhet rregullimi i marrëdhënieve juridike në fushën e punës, të familjes, në atë civile e penale, si dhe në fusha të tjera. Karakteristikë thelbësore e ligjeve tona është se ata jo vetëm shpallin formalisht të drejtat e kolektivitetit e shtetasve, por edhe sigurojnë kushtet për zbatimin e tyre në jetë.
Ruajtja dhe respektimi i ligjshmërisë e i të drejtave të njeriut ka qenë gjithmonë në qendër të punës dhe e organeve në pushtet të Partisë sonë. Ligjet tona kanë e thelluar e shprehin interesat e popullit. Mirëpo është detyrë e vazhdueshme që të shtohet kujdesi për zbatimin e të drejtave e të interesave të njeriut, për të drejtat e tij. Në këtë drejtim, raporti ndërmjet shtetit e shoqërisë dhe individit, duhet të pasqyrojë stadit e zhvillimit material e kulturor e social të vendit, si dhe proceset që po zhvillohen në shoqërinë tonë, shndërrimet e bëra dhe arritjet në çdo fushë, shtrirjen si domosdoshmëri përsonin e kushteve jo vetëm materiale, por edhe ligjore për mbrojtjen dhe shprehjen sa më të plotë të personalitetit të njeriut tonë. Një shoqëri socialiste të përparuar duhet t'i përgjigjet edhe një qytetari i emancipuar në një shkallë më të lartë. Madje këtu ka një lidhje të ndërsjellë. Kjo është një premisë e vetë zhvillimit të pandërprerë të shoqërisë, i cili, nga ana e tij, është një nxitje për zgjerimin e thellimin e demokracisë.
Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në kërkim të përsosjes së shoqërisë socialiste në përgjithësi dhe të legjislacionit në çdo sferë të marrëdhënieve në veçanti.
Në etapen e tanishme Partia jonë është e angazhuar në një veprimtari intensive për forcimin e ekonomisë dhe rritjen e prodhimit, që kanë rëndësi të dorës së parë për përparimin e shoqërisë. Mirëpo çdo përparim presupozon përsosjen e shpejtë të rendit shtetëror. Pikërisht për këtë plenumi i 9-të i KQ të Partisë shtron si detyrë të ngutshme kryerjen e ndryshimeve në fushën e legjislacionit, ideja kryesore e të cilave është thellimi i metejshëm i demokratizimit të të gjitha jetës së vendit. Këto ndryshime kanë të bëjnë me përsosjen dhe demokratizimin e legjislacionit penal, si dhe me masa të nevojshme organizative, siç janë krijimi i Ministrisë së Drejtësisë, i avokatisë etj.
Në bazë të këtyre detyrave, Këshilli i Ministrave mori masat për hartimin e projektligjeve, pikëtakim që u shtruan për diskutim në gjerë në disa rrethe të vendit. Në këtë rast kemi masën u miratuan e nga plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të tanë i parë dhe për shqyrtim e miratim Ku-
...hen fushë, shtrirë si domosdoshmëri personin një qytetar legjislacionit në çdo sferë të marrëdhënieve në veçanti.
Në etapën Pikërisht për këtë plenumi i 9-të i Komitetit Qendror të Partisë shtroi tanë i parë dhe për shqyrtim e miratim Ku-
...vendit Popullor.
Në mbështetje të përvojës disavjeçare në luftën për mbrojtjen e rendit shoqëror socialist dhe të të drejtave e lirive të shtetasve Këshilli i Ministrave ka përgatitur projektligjin «Për disa ndryshime në kodin penal», në të cilin trajtohen këto çështje:
- Krijimi i institutit të rehabilitimit ose të heqjes së dënimit.
Shoqëria jonë është e interesuar që njerëzit, të cilët në të kaluarën janë dënuar për vepra penale, të ridukohen e të bëhen të dobishëm për të. Instituti i rehabilitimit përputhet me parimet tona të larta humane, se njerëzit mund të korrigjohen. Në fund të fundit dënimi penal ka si qëllim edukimin e fajtorit. Këtë synon edhe puna edukative që bëhën shoqëria me persona e dënuar.
Praktika e vendit tonë tregon se roli edukues i shoqërisë ka qenë me efektivitet të madh dhe shumica e personave që kanë vuajtur dënimin, janë përmirësuar, punojnë e sillën mirë në shoqëri. Kështu, është realizuar në jetë rehabilitimi shoqëror. Mirëpo në kodin penal në fuqi nuk parashikohet rehabilitimi juridik për ata që kanë kryer vepra penale.
Me qëllim që të përputhet rehabilitimi shoqëror me atë juridik, është parashikuar që në kodin penal të vendoset instituti i rehabilitimit, i cili do të jetë ligjor e gjyqësor. Rehabilitimi ligjor është heqja e dënimit nga vetë ligji, automatikisht, kurse rehabilitimi gjyqësor në çdo rast ose me heqje lirie, ose në gjyq, sipas shkallëzimeve përkatëse të kalimit të kohës, i dënuari nuk ka kryer vepër tjetër penale. Rehabilitimi gjyqësor është heqja e dënimit nga gjykatat, mbi bazën e kërkesës së të dënuarit dhe organizatës shoqërore. Ky institut zba-
...tohet për personat që janë dënuar me heqje lirie për një kohë më shumë se 5 vjet dhe i shkallëzuar për periudhën e kohës që duhet të ketë kaluar pas vuajtjes së dënimit, në qoftë se gjatë kësaj kohe këta persona nuk kanë kryer vepër tjetër penale dhe tregojnë me sjelljen e tyre se u përmbahen rregullave të shoqërisë. Vendosja e institutit të rehabilitimit në kodin penal që diktohet nga përmbajtja demokratike e human e rendit tonë socialist, është një masë e rëndësishme për përsosjen dhe demokratizimin e metejshëm të legjislacionit tonë, sipas të cilit njerëzit, e rehabilituar, juridikisht dhe faktikisht, do të gëzojnë plotësisht, si gjithë shtetasit e tjerë, të drejtat që u garantojnë Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.
- Lidhur me institutin e rehabilitimit në projektligj është parashikuar edhe instituti i parashkrimit të ndjekjes penale dhe i ekzekutimit të vendimeve të dënimit, që është shuarja ose pushimi i ndjekjeve për një vepër penale, ose i ekzekutimit të vendimit të dënimit për shkak të kalimit të afateve ligjore, jo vetëm për kundërvajtjet penale, siç e kemi sot, por edhe për krimet. Me vendosjen e parashkrimit pranohen se autori i veprës penale nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka kuptim të dënohet. Kjo është një zgjidhje e logjikshme dhe humane.
Parashkrimi është parashikuar më afate të përcaktuara, sipas shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, që nga 5 deri në 20 vjet. Në afate dyfishohen, nëse autori i veprës penale i fsheh ndjekjes, por në rast nëse nuk mund të kallojne afatin e 25 vjetëve. Për krimet kundër shtetit, për ata kallojne afatin e 25 vjetëve, nuk do të ketë parashkrim as të ndjekjes-