KEMI HYRË NË STINËN E UJITJES
A JEMI TË PËRGATITUR?
Të mos i trembesh thatësirës nesër
Sipas bisedës me drejtorin e drejtorisë së ujërave në rrethin e Korçës, Gjergji Sklavi -
Gjatë këtyre ditëve në rrethin e Korçës kanë rënë shira. Nuk mund të themi se toka «u ngop» plotësisht, por bimëve (grurit veçanërisht) iu plotësuan nevojat. Një fakt: vitet e shkuara në këtë periudhë vetëm për grurin e shihte shpëznuar para stinës deri 15-20 për qind e sasisë së ujërave. Gjatë kësaj periudhe vëmendja është përqendruar në krijimin e kushteve që uji të komandohet sa më mirë dhe të mos humbasë. U veshën kanalet ujitëse sa dyfishi i sasisë së arritur vitin e kaluar. Gjithashtu, duke bllokuar kanalet ujitëse, sot ata janë të mbushur me ujë. Është kjo një tjetër rezervë që e shtyn vënien në përdorim të ujëmbledhësve kryesorë, të cilat ende nuk kanë 30 për qind të sasisë që mund të nxënë.
Në vazhdim të punës së filluar që nga viti i kaluar, po punohet për ndërtimin e veprave ujitëse, si ujëvara, prita të përkohshme dhe të përhershme, stacione pompimi e kanale devijimi, që ujërat e lira të përpiren dhe lumenjve të rrethit t’i shfrytëzojmë sa më shumë gjatë stinës së ujitjes. Që në muajin shkurt përfunduan ujëvara e parë në lumin e Dunavecit. Afësia e kanalit, që fillon nga kjo ujëvarë, është deri 1 metër kub ujë në sekondë. Brenda dy muajve do të përfundojnë edhe ujëvara e dytë dhe e tretë. Kështu për stinën e ujitjes grumbullohen në shtratin e këtij lumi mbi 2 milionë metra kub ujë. Prita janë ndërtuar edhe gjatë shtratit të lumit Devoll, si: në Bitinçkë, Zëmbëlak, Pojan, Orman dhe deri në Maliq. Për zgjatimin e humbjeve të ujërave të kanalit të Ventrokut në degën e Zëmbëlakut u ndërtua një stacion pompimi. Punimet e planifikuara për këtë stinë për objektet me ujitje në formë shiu, përfunduan. Tani ujitja në formë shiu do të kryhet në 3500 ha të Fushës së Korçës. Kjo do të shtrihet më tej, si: ujitja me teknologji të përparuar, e dobishme për bimët dhe që sjell kursim.
KOSTAQ DUKA
Ujitja ka filluar
- SHKODËR -
Megjithëse ujitja ka filluar sivjet shumë herët, ujëmbledhësit janë të mbushur, se ujërat që u harxhuan në shkurt dhe në mars, reshjet e prillit u plotësuan.
• SHKODËR •
Megjithëse ujitja ka filluar sivjet shumë herët, ujëmbledhësit janë të mbushur, se ujërat që u harxhuan në shkurt dhe në mars, me reshjet e prillit u plotësuan. Ky fillim i shpejtë i ujitjes ka bërë që edhe gatishmëria e kanaleve ujitëse të jetë në nivelin e kërkuar, se për këtë morën masat me kohë nga kooperativat bujqësore.
Ne gatishmëri të plotë janë edhe motoelektropompat.
Tani që janë rritur temperaturat dhe thatësira vazhdon, zona e Mbishkodrës ka filluar nga ujitja që më 11 mars. Çdo ditë në këtë zonë ujiten mesatarisht 300 ha. Rrimet po shtohen çdo ditë, në grurë, misër, duhan, perime e foragjere. Kooperativat bu-
(Vijon në faqen 2)
Presim elektromotorët
- VËZHGIM NGA ELBASANI -
Këtë verë rrethi i Elbasanit futet në stinën e ujitjes me më shumë ujë se vitin e kaluar.
Edhe pse sivjet ky shërbim filloi që në muajin mars, dhe janë ujitur deri tani rreth 11 mijë ha, ujë-
Të rinjtë flasin çiltër, por disa duan t’u ndërhyjnë...
Në një shkresë që i dërgonte Komitetit të Rinisë së UT «Enver Hoxha» para disa kohësh Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit të Gramshit, kërkonte që mundësisht specialistët e lartë të këtij rrethi që diplomohen sivjet në Universitet, të caktohen me punë në këtë rreth.
Kjo shkresë në fillim na u duk e panevojshme. «Kujt i shkon ndër mend, - arsyetuam ne, - që t’i heqë një rrethi të tillë si Gramshi që ka aq shumë nevoja (dhe kuptohet jo shumë studentë) në Universitet, t’ia heqë këta të fundit e t’i çojë në rrethe të tjera?». Por qëlloi që ishim të nxituar dhe shokët e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Gramshit na dolën parandjenjës të fortë. Drejtoria e Përgjithshme e Industrisë Mekanike, në pasqyrën e shpërndarjes së vendeve të punës që ka dërguar në Universitet për specialistët e rinj të elektronikës, për Gramshin nuk ka parashikuar asnjë vend pune, ndërkohë që nga ky rreth diplomohët një vajzë. Edhe vetë kësaj vajze i duket e çuditshme ky fakt. Me sa na thotë ajo, edhe një student nga rrethi i saj që u diplomua vitin e kaluar, nuk u emërua në Gramsh.
Si ka mundësi të ndodhë kjo? Mund të mendohet që Gramshi s’ka nevoja për elektronistë. Atëherë kush ia dha ati të drejtën e studimit? Nga ana tjetër, vetë Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Gramshit, nëpërmjet shkresës së vet e përgjegjshëm këtë pamundësi. Logjika e ftohtë, madje logjika ekonomike thotë: A nuk mund t’i gjendej një punë në Gramsh kësaj vajze sivjet, që të mos ndodhë siç ka ndodhur edhe më parë, që pas një ose dy vjetësh, në këtë rreth të vijë me forcë një specialist nga një rreth tjetër? A është ekonomik ky kryezim në lëvizjen e specialistëve të lartë?
– Një kujtesë përpara mbledhjeve të BRPSH-së për emërimet –
Do të ishte ekstremizëm po qe se arsyetim tona do të ngriheshin vetëm mbi këtë rast.
Por ja përsëri në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - Elektrike mëson që këtë vit rrethi të Shkodrës nuk i është planifikuar asnjë inxhinier transporti, ndërkohë që nga ky rreth diplomohen sivjet katër studentë për transport. Për çudi, Shkodrës i janë planifikuar inxhinierë teknologë, kur nga ky rreth sivjet nuk diplomohen asnjë. Për ironinë të rastit, vitin e kaluar kur nga rrethi i Shkodrës u diplomuan teknologë, Shkodrës vetë nuk iu planifikua asnjë. Kësaj i thonë merr! Kur si ke e s’t’i jap kur i ke. Përse na duket një planifikim e përdorim jo racional i kuadrit. Nuk e dimë cilat janë arsyet që diktojnë një planifikim të tillë. Ndoshta ato janë edhe objektive e ne nuk ushqejmë ndonjë paragjykim për askënd. Sidoqoftë, kemi të drejtë të kërkojmë zgjidhje më të natyrshme e më të arsyeshme të problemeve që dalin në planifikimin e shpërndarjes së specialistëve të lartë.
Kjo është njëra anë e çështjes. Ana tjetër ka të bëjë me kërkesat që bëjnë disa institucione, kërkesa të cilave u mungon vetëm emri i kandidatit, ose, siç u shprehën vitin e kaluar studentët në një organizatë rinie, «vetëm ngjyra e flokëve». Këto kërkesa kërkojnë qartësë interesa konkrete të njerëzve. Për shembull një specifikim që siç i bën administrata e Akademisë së Shkencave kërkesës së saj që ka mbërritur në drejtorinë e kuadrit të Ministrisë së Arsimit për një biolog: «Të jetë djalë, së ka rreth 100 ditë shërbim në vj (fyerje kjo për vajzat tona që na u trembkan nga shërbimet) dhe të ketë termën e diplomës nga gjenetika» (Më poshtë); mundësisht të jetë i lartë... vijon emri i personit, (Të paktën vjet kërkesa të tilla pati shumë). Përse! do të vazhdon ajo?!
Me një orë kësaj të tillë kanë dalë edhe disa katedra të shkollave të larta jashtë Universitetit. Edhe ato kërkojnë me emër. Ne e kuptojmë, dmth, dhe s’ka asgjë të keqe që një katedër universitetare, e cila e ka ndjekur studentin katër ose pesë vjet në veprimtarinë e tij, e njeh mirë këtë të fundit dhe mund ta kërkojë edhe me emër. Kështu ajo i thotë organizatës së rinisë: «Mua ky ma bën punën. Po ju, shokë, si mendoni?». Dhe gjykimi në këtë rast do të jetë objektiv.
Por është e papranueshme, e pa-motivuara që del një përgjegjës katedre dhe i thotë organizatës së rinisë: «Këtë student kërkoj unë, se e kam udhëhequr në punën e diplomës. Në mendojmë se kjo s’duhet të ndodhë dhe mirë është që kërkesa të tilla të mos na vijnë. Organizata e rinisë, pavarësisht nga emrat dhe kërkesat që i vijnë, do të thotë fjalën e vet, për se t’i diktojmë asaj situata të tilla të pakëndshme?
Kur organizatës së rinisë i kërkojmë rregulla e ndershmëri, atëherë gjë të mirë që t’ia kërkojmë këto gjykime në mënyrë të ndershme: Vitin e kaluar vërejtjet tona në i bëmë në fund të këtyre diskutimeve. Tani, që jemi në prag të tyre ndonjë «nxitim» i tillë ka kohë të korrigjohet. Ky është motivi që na nxiti për këtë vëzhgim.
KOSTA BARJABA
sekretar i komitetit të BRPSH të UT «Enver Hoxha».
VËZHGIM NGA ELBASANI
me më shumë ujë se vitit i kaluar. Edhe pse sivjet ky shërbim filloi që ha, ujitështë përdorur me kursim si nga ekonomitë bujqësore, ashtu edhe nga mjeshtrat e drejtorisë së ujërave. Për të përballuar kërkesat për ujë të çdo ekonomie, që në fillim të kësaj vere kanë përfunduar rikonstruksionet në rrjetin ujitës dhe kanalet, veprat e artit dhe të marrjes janë në gatishmëri.
Veçse ka lindur një shqetësim i tillë: kryeinxhinieri i kësaj ndërmarrjeje, Bashkim Saliu, thotë se që nga viti i kaluar janë dërguar për t’u rregulluar në UEM-in e Durrësit dhe të Tiranës 19 elektromotorë, të cilët ende nuk janë ndrequr. Disa herë përfaqësues të ndërmarrjes kanë vajtur pranë
(Vijon në faqen 2)
TRADITË E VYER DHE SHEMBUJ NGA JETA
- Nga blloku i shkrimtarit -
Të më falë lexuesi, nëse në këtë shkrim, shembujt do t’i sjell nga historia e fshatit tim. Këtë nuk e bëj për ndonjë ndjenjë krenarie lokale, por sepse ato janë mjaft domethënëse dhe sepse njerëzve të ka më të lehtë të tregojë ato gjëra që i di më mirë.
Dardha është një fshat malor në juglindje të Korçës, në një lartësi rreth 1300 metra mbi nivelin e detit. Pozita gjeografike, shpjegjen origjinën: nuk mund të mburret se përmendet nëpër kronika apo defterët e taksave si fshat i vjetër. U krijua ndoshta nga mesi i shekullit të 17-të nga të përndjekurit që, me shpirtin e tyre rebel, nuk u nënshtroheshin kërkesave të pushtetit zyrtar dhe atij feudal. Përmendet në vëllimin e 10-të të enciklopedisë greke Pirros si fshat shqipfolës në shkollë që në vitin 1768. Vend i thyer e i pyllëzuar, shpjegon profesionin e parë: druvari. Në fund të shekullit të kaluar, Dardha ishte-fshat më i madh i krahinës së Korçës, me 1454 frymë («Gjeografia Korçës dhe rrethit të saj» Selanik 1888). Shkolla ndikohej për lerista-lizimin e një mendësie arsimdashëse, por s’duhet menduar se zhvillimi kulturor i fshatit, mbi ashtu papritur u një bashkësi të ngushtuar midis pyjeve të thella. Ajo sillej prej një fare të mirë që gjendej mirë që gjendej përreth në qendrat me të mëdha nga shpërnguleshin banorët, që të kryengjalleshin kështin vo-skopo-jën. Merita e dardharëve ishte se ndryshe nga vise të tjera ku raprezaljet lanë rrënim e tyre dhe kulturë, ata i ruajtën me fanatizëm letrat shpirtërore autentike, që erdhën deri në ditët tona me folklorin e pasur (pjesa më e mirë e të cilit u mblodh prej folkloristit të pasionuar autodidakt, Koci Zdruli, e u botua në përmbledhjen «Folklon nga Devolli i Sipërm»), me valles e shtruar lirike të grave që zënë një vend të veçantë në etnokoreografinë tonë, me kostumet ku spikatin e kuqja dhe e zeza, me një sërë intelektualësh të shquar e ndonjë poetë (Vetëm deri në vitin 1926 kishte 26 të diplomuar me shkolla të larta), me një traditë të habitshme në piketurë (Në Muzeun e Artit Mesjetar, janë punët e rreth 20 mjeshtrave nga Dardha) e ikonografëve nga vargët e të fotografisë (I dyti fotograf profesionist ishte studiuesi P. Nace, është Jani Zengo në këtë fshat). Kjo etje për dije e përparim, a nuk është dëshmi e njerëzit të lirë në shpirt e demokratë të përpilljemë?
Ka edhe një të vërtetë tjetër që duhet nënvizuar: 150 vjet shkollë pa ndërprerje dhe prejshkrim fetar (pa huaj, prapë se prapë gjuha e tyre nuk arriti asnjëherë të ngulitet në të folmen e fshatit. Gjuha e folur mbeti ajo e mëmës, një shqipe e pastër me trajta besuese që u ruajtën deri vonë (grupet këngë) të cilat ruajnë sot vetëm në të folmet e fshatrave arkai ke si ajo e arbëresheve.
Asnjë përparim i vërtetë kolektiv nuk mund të bëhet pa mirëkuptimin, ndjenjën e barazisë e të ndihmës për njëri-tjetrin. Por solidariteti nuk mund të jetë vetëm cilësi e një krahine. Janë disa rrethana historike e shoqërore që e bëjnë këtë tipar më shumë a më pak sundues në psikologjinë e njeriut. Këto rrethana shpesh janë jashtë fuqive e dëshirave. Hasmëritë e gjakmarrjet, dukuritë e rrugët e komunikimit, krijojnë edhe psikozën e vetmisë. Kjo krahine nuk ka vuajtur prej tyre. Që në mërgimet e para dardharët shtegtonin drejt pyjeve të Ballkanit, nga Olimpi në Rodop, nga Brusa e Isakumi në Rumani me karvanet e tyre të kuajve, në shoqëri prej 30-40 vetash të armatosur. Të drejtën për të mbajtur armë, si dhe atë për të mos paguar haracin e kokës e taksën e rrugës, e kishin fituar që në fund të shekullit të 18-të. Në ato kohëra sharra e ujit mund të qaheshin fabrika e të vërteta të kohës, se e përparonin drurin sipas porosive, nga lënda e thjeshtë e ndërtimit deri te ai për ndërtim anijesh. Punonin kolektivisht dhe e ndanin punën sipas aftësisë e mjeshtërisë së secilit: sharrëtarë, latarë, qymyrtarë, transportuesa, sërevernas, gjellëbërës, bukëpjekës... Vendoseshin në konakë dhe në atë vllazëri punëtorësh, mjeshtëri me i vjetër, ishte kreu. Kur shtëronin ujërat, linin 2-3 rojtare dhe ktheheshin në fshatin e tyre ku i prisnın gratë e fëmijët, dasmat e rejat e festat. Me po atë solidaritet e mirëkuptim, përpiqeshin për mbarëthënë e gjithanshme të fshatit. Më 1865 u ndërtua ujësjellësi i parë, 1500 metra i gjatë, me tuba prej qeramike të cilat i pnin me qa mijestërr fijangjet e tyre, poçarët e Bradvicës. Uj rridhte në 20 kroje, njëri më i bukur se tjetri, me synlyare apo me shurupuqurë e mermer, mbuluar me çati.
Edhe mërgimtarët e fillimit të shekullit, në kontinentin e largët, ndonëse punonin në fabrika të ndryshme, jetën e bënin në konakë të përbashkët. Kjo ishte kohë e vështirë dhe fatale mori krahë. Vllazëritë e vogla me origjinë nga fshatrat e qytetet, ashtu siç e pranonjë dhe dëshmohen e bëjnë, krijonin bashkësi më të mëdha, shoqëritë e ngushta atdhetare brenda dhe jashtë vendit. Dardhari Sotor Peçi, shkrimtari që tërhoqi e ndihmoi Fan Nolin në Amerikë, botoi më 1906
(Vijon në faqen 3)
U nis për në Turqi një grup artistik të rinjsh
- U nis për në Turqi një grup artistik me të rinj këngëtarë, instrumentistë e valltarë, i kryesuar nga kryeredaktori i gazetës «Zëri i Rinisë» Hazer Lani, i cili do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë, që do të zhvillohet këto ditë në Ankara.
(ATSH)
Në sektorin Xarë të NB-së së Vrinës Liljanë Abazi dhe Evgenji Stefani në montimin e tubacioneve të impianteve shidhehëse për ujitjen e misrit.
(Foto: G. Xhengo - ATSH)
Në sektorin Xarë të NB-së së Vrinës Liljanë Abazi dhe Evgenji Stefani në montimin e tubacioneve të impianteve shidhehëse për ujitjen e misrit. (Foto: G. Xhengo - ATSH)
Gruri po piqet, autokombajnat s’kanë pjesë ndërrimi
LETËR NË REDAKSI
Kështu na thanë një grup mekanizatorësh, riparuesish e manovratorë të NB-së së Roskovecit, NB-së së Fierit, NB-së së Levanit e NB-së «Çlirimi». Edhe një grup specialistësh të bujqësisë ishin të shqetësuar se të lashtat, të ndihmuara edhe nga shirat e fundit, janë të mbara, dhe premtojnë por autokombajnat nuk janë në gatishmëri: u mungojnë disa pjesë ndërrimi, si të importit edhe të vendit.
Ja disa mendime:
Selo Çepele, përgjegjës i sektorit të mekanikës bujqësore në NB-në e Roskovecit:
-Ne kemi gjithsej 7 autokombajna, 4 «Gloria» dhe 5 «Fostrita». Për këto 2 tipa kemi mungesa të theksuara për motorino, dinamo, pompa hidraulike, pompa nafte e uji etj.
Tekniku i riparimit të brigadës së autokombajnave, Nikolaq Toska, në SMT-në e Fierit, që mbulon dhe mban peshën kryesore të kooperativës bujqësore të rrethit:
- Mungojnë pjesët e ndërrimit të pompave të naftës, si: pompa, sprucatorë, akse variatori, manikota sigurimi etj. Në krahasim me të vjetin periudhë të vjeshtës së kaluar, kur kjo SMT kishte përfunduar e kolauduar rreth 70 për qind të autokombajnave, sivjet për ato mungesa që përmendëm më sipër e të tjera, janë bërë gati vetëm 30 për qind e tyre.
Për këto shqetësime janë bërë shkresa, telegram e ballafaqime, por gjendja nuk ka ndryshuar. Prandaj me të drejtë punëtorët, riparuesit e manovratorët pyesin kur do të vijnë pjesët e ndërrimit në bazë të planit dhe kërkesave, kur dihet se në Ministrinë e Bujqësisë ka një drejtor i që merret me furnizimin, edhe në rreth ka një degë që merret me sigurimin, furnizimin dhe shpërndarjen e pjesëve të ndërrimit me gjithë personelin e nevojshëm. Më e keqja është se disa prej tyre janë prodhime të uzinave tona; nga del dhe pvetja: mos kemi defekt që në planifikimin dhe nuk njohim gjendja nga kuadrot që merren me këtë punë?
KITO KOLA
furnitor pranë sektorit të mekanikës bujqësore në NB-në e Roskovecit, Fier.