Talentet e reja – e ardhmja e artit dhe e letërsisë
Sivjet, në të gjitha rrethet e vendit do të zhvillohen konferencat e krijuesve të letërsisë dhe të artit, si edhe Konferenca Kombëtare e talenteve të reja. Ngjarje të gëzueshme si këto tregojnë se gjallëria e artit dhe letërsisë sonë qëndron, krahas të tjerash, në faktin se, çdo brez krijuesish parapërgatit pasardhësit e tij, duke bërë të mundur vazhdimësinë e kulturës sonë kombëtare. Ky është një proces që rinon pareshtur letërsinë dhe artin tonë. Brezat e rinj vijnë në krijimtarinë natyrshëm, duke marrë prej njëri-tjetrit atë që kanë më të mirë. Kur serioziteti në punën krijuese duket që në mosha të reja, kjo është shenjë e pjekurisë së gjithë artit dhe letërsisë sonë. Botimi i librave prej autorëve që ende nuk kanë dalë nga bankat e shkollës së mesme, sot nuk përbën më një kuriozitet për letërsinë. Po kështu, nuk habitemi kur në ekspozitat e arteve figurative gjejmë vepra që i kapërcejnë kufijtë e moshës fizike të autorëve të tyre. Kompozitorë, këngëtarë dhe instrumentistë të rinj paraqiten në mënyrë dinjitoze në veprimtari muzikore kombëtare. Ndërsa në kinematografi të rinjtë mbajnë peshën kryesore të krijimtarisë artistike. Sidoqoftë, krijimtaria e të rinjve shoqërohet me probleme të shumta ideestetike, organizative etj., nga zgjidhja me sukses e të cilave varet shumë e ardhmja e veprës së autorëve dhe e artit tonë në përgjithësi. Kjo rrit përgjegjësinë e organizmave që merren me zbulimin, edukimin dhe nxitjen e talenteve, si dhe me krijimin e kushteve për dhe horizontet që synon të arrijë populli ynë, mund të frejmëzohet e të bësh vepra me vlerë për të. Libri i jetës bëhet gjithnjë e më kompleks, gjithnjë e më i ndërlikuar. Ai pasurohet me zhvillime të reja në marrëdhëniet shoqërore e në psikologjinë e njerëzve të rinj. Si i tillë, kërkon që edhe mekanizmi i njohjes dhe interpretimit të saj të përsoset vazhdimisht. Çelës i suksesit për njohjen dhe kuptimin e historisë dhe të zhvillimeve të sotme janë mësimet e Partisë, vendimet e rëndësishme të plenumeve të fundit të saj. Zhvillimet e vrullshme që po jeton shoqëria jonë sot mund të fokusohen nga vetëdija e krijuesit, vetëm kur kjo vetëdije është në harmoni me ritmet e vetë jetës. Shkollë e rëndësishme për krijuesit e rinj është njohja e përvetësimi me themel i kulturës sonë kombëtare, i gjithçkaje të bukur që ka krijuar ky truall gjatë mijëvjeçarëve së tij mijëvjeçare në fushën e kulturës shpirtërore. Artisti ynë ka mundur të mbijetojë nëpër rrebeshet e historisë vetëm duke ruajtur lidhjet me trungun e lashtë të kulturës sonë. Për të nuk kanë qenë të huaja përvojat e tjera të mira artistike, të cilat i ka vlerësuar dhe asimiluar me admirim. Por nuk mund të përfitohet nga një përvojë botërore, nga artistët e shkrimtarët e huaj, pa bërë pjesë të shpirtit tënd përvojën e mjeshtrave që ka nxjerrë kultura jonë në kohë të hershme e të reja. Brezat në letërsinë dhe artin tonë kanë qenë gjithmonë në harmoni me njëri njëri-tjetrin. Respekti dhe modestia për atë që ka arritur secili brez, ka qenë dhe është në natyrën e krijuesve tanë. Veprat e krijuesve të rinj do të mundin të bëjnë për vete masat vetëm nëse ata jetojnë me shqetësimet e sotme të shoqërisë, me zhvillimet intensive që po kalon ajo. Për këtë është e nevojshme të merren si shembuj të krijimtarisë artistike arritjet më të shquara të letërsisë dhe artit tonë. Të kënaqurit me vlerësimet mesatare i vë në gjumë krijuesit e rinj, i fashit energjitë dhe pasionin e tyre. Kushtet e krijuara nga shoqëria për afirmimin e talentit të tyre duhen përgjigjur me vepra sa më cilësore. Këto dhe probleme të tjera të edukimit ideoshte[tik] të krijuesve të rinj duhet të jenë objekt i vazhdueshëm pune për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe degët e saj në rrethe.
Fis[e] shumta ideoshte[tike], me zbulimin, edukimin dhe nxitjen e talenteve të reja të fushës së artit dhe letërsisë.
Një nga porositë e mëdha që u jep shoku Enver të rinjve në fjalën e 20 dhjetorit të vitit 1974, është njohja e thellë e librit të madh të jetës. Ky libër me përmasa epokale është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t’i kushtohen tërësisht rrugës së bukur e të vështirë të krijimtarisë. Në të janë historia dhe legjenda, luftërat për liri e aspiratat për përparim shoqëror, heroizmi i partizanëve e vrulli i masave për ndërtimin e socializmit në udhëheqjen e Partisë; janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e shprehur në vendosmërinë e popullit tonë për të thelluar demokracinë tonë socialiste e për të ecur në rrugën tonë origjinale të pavarësisë e të përparimit. Vetëm kur shikohen me optimizëm kuotat që kemi ka-
Mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore ministri i Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë Bojko Dimitrov
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, dje mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare e miqësore ministri i Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, dhe personalitete të tjera. Kishin dalë gjithashtu i ngarkuari me punë a. i. i ambasadës së Republikës Popullore të Bullgarisë në Tiranë, Zhello Velev dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Sofje, Bashkim Rama. (ATSH) Petar Mllade[nov], dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Shoku Ramiz Alia shprehu kënaqësinë për vizitën e Bojko Dimitrovit në Shqipëri dhe vuri në dukje se kjo vizitë është një hap tjetër përpara në forcimin e lidhjeve dhe të miqësisë midis dy popujve tanë. Gjatë bisedës, ai vlerësoi traditat historike të të dy popujve dhe kontributin e tyre në historinë shumë-shekullore të Ballkanit, si dhe ndjenjat reciproke të miqësisë që kanë ushqyer për njëri-tjetrin të dy popujt tanë. Në ditët tona marrëdhëniet dhe bashkëpunimi gjithnjë e më i madh midis Shqipërisë e Bullgarisë zhvillohen pozitivisht në të gjitha fushat dhe ecin paralelisht me dobitë e interesave kombëtare të të dy vendeve dhe të paqes në Ballkan. Shoku Ramiz Alia i foli ministrit të Jashtëm Bullgar mbi vendimet e fundit të Kuvendit Popullor për vendimet e marra në frymën e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit, zhvillimin ekonomik, dhe bashkëpunimin aktiv të Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit dhe më gjerë. Nga ana e tij, Bojko Dimitrov, i solli shokut Ramiz Alia përshëndetjet e presidentit të Republikës Popullore të Bullgarisë, Petar Mllade[nov], dhe të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Bullgarisë. Ai i shprehu vendit Popullor pritit dhe pasditë në Pallatin e Brigadave ministrin e Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov Shoku Ramiz Alia foli për interesat e përbashkëta të popujve tanë, për dëshirën e sinqertë për thellimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis të dy vendeve, për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe të miqësisë midis dy popujve tanë. Ai nënvizoi se vendi ynë është i interesuar për procesin e zhvillimit të shoqërisë sonë në përputhje me zhvillimet pozitive botërore. Shqipëria, – tha shoku Ramiz Alia, – është një vend paqësor që lufton për paqen dhe sigurimin në botë, për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në bazë të barazisë së plotë midis vendeve dhe ruajtjes së pavarësisë dhe identitetit kombëtar të secilit. Në këtë kontekst vendi ynë do të marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë dhe nismat rajonale ballkanike, mesdhetare apo evropiane, të cilat janë në interes të popujve dhe progresit të tyre shoqëror. Rëndësi të veçantë shoku Ramiz Alia i kushtoi gjendjes në Ballkan dhe perspektivës së zgjidhjes së problemeve që ende shqetësojnë këtë dishullin tonë. Këto probleme, tha ai, mund të zgjidhen nëpërmjet një dialogu e bashkëpunimi më të madh, do që t’i shërbente edhe proceseve pozitive në Evropë. Vendosja e një kodi të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit, forcimi i miqësisë dhe bashkëpunimit, do t’i shërbente jo vetëm paqes e sigurisë në rajon, por edhe në Evropë e më gjerë. Në fund, shoku Ramiz Alia uroi që marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit midis Shqipërisë e Bullgarisë të zhvillohen akoma më shumë në të ardhmen. Ai i tha ministrit të Jashtëm të Bullgarisë që t’i transmetojë presidentit Mlladenov, udhëheqësve dhe popullit bullgar përshëndetjet e tij dhe urimet për përparim të mëtejshëm. Në pritje ndodheshin edhe ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile si në Sofje, Bashkim Rama. (ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI MINISTRIN E JASHTËM TË BULLGARISË, BOJKO DIMITROV
Shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor priti dje pasdite RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov
Shoku Ramiz Alia shprehu kënaqësinë e tij për ardhjen në vendin tonë të mikut të shquar dhe shprehu besimin se kjo vizitë do t'i shërbejë forcimit të miqësisë tradicionale e bashkëpunimit midis dy vendeve. Ndryshimet e mëdha që po bëhen vazhdimisht në Shqipëri janë shprehje e procesit dialektik të Shqipëria, – tha shoku Ramiz Alia, – në botë, për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe falenderoi për pritjen e ngrohtë që i është rezervuar në Shqipëri. Duke folur për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, ministri i jashtëm bullgar theksoi se ato po ecin në rrugë të mirë dhe shprehu besimin se në të ardhmen do të forcohen më tej, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë. Bojko Dimitrov tregoi interes për proce
(Foto: ATSH)
Fryte të mendimit novator
Leverdhia e masurit prej plastmasi
Janë të njohura vështirësitë që hasin fabrikat e ndryshme në kombinatin e tekstilit «Stalin», nga defektet që kanë ose pësojnë masuret prej druri, gjë e cila sillte për pasojë pengesa në realizimin e detyrave të planit. Për këtë arsye kërkater novatorë të njohur të kësaj ndërmarrjeje, A. Hafizi, S. Anastas[i], P. Tushi dhe B. Llagami, propozuan dhe prodhuan presformen për prodhimin e masurit prej plastmasi.
Çfarë ndryshimesh pozitive solli kjo?
Masuri plastik ka jetëgjatësi 2-4 herë më të madhe se ai i drurit. U kapërcyet e tillë nga 220 të kështu drurit në 188 (dhe ky është maksimal, lejorik i përdorëve të plastikut). Rrjedhimisht rendimenti në fabrikaturë rritet në 15 për qind, kurse në tezgjah eliminohen thyerjet aq të shpeshta të masurit të drurit.
Një presformë e tillë u prodhua për herë të parë në vend. Po të ishin përdorur jashtë do të kushtonte 18 milionë dollarë. Kostua e saj në vend do të jetë 8 000 lekë dhe u prodhua në një kohë të shkurtër. Leverdhia e saj teknologjike: Rendimenti e punës e rrit shumë herë në krahasim me eksperiment. Vetëshlyerja e saj u bë vetëm në 8 ditë. Tashmë u bë e mundur që të prodhohen përfundimisht masuret plastike.
Tani që në kombinat ka hyrë në rrugë të mbarë prodhimi i këtij masuri, bëjmë pyetjen: Po cili është efektiviteti ekonomik total që solli ai?
Së pari, kombinati duke përdorur çdo vit 1 milion masure druri, harxhonte rreth 240 metra kub dru të stazhonuar. Së dyti, ndërpritet importimi i llamarinës, bronxit dhe alumin[it] (që i vihej masurit të drurit si kapuç), etj. Kostoja e masurit prej druri ishte 1.3 lekë, ndërsa i masurit plastik 0.83 lekë. Nga llogaritjet e sakta, që kanë bërë novatorët, në pakapërcy[e] ekonomikë, më mirë fitim prej 1 milion e 413 mijë lekë. Kjo makinë kur punon me tre ndërr[u]esa prodhon 1 200 masura në ditë, duke i zgjidhur kështu kombinatin një nga problemet më të mëdha që ka patur në vite.
Është interesante të theksojmë se si ky novacion, si dhe ai i makinës së matjes së precizë, që kurse[n] dhjetëra metra stof, etj., janë frut i një klime të shëndetshme që u krijuan nga drejtoria dhe komiteti i Partisë novatorëve në këtë ndërmarrje.
Ministri Farudin Hoxha u kthye në Atdhe
Dje u kthye në Atdhe delegacioni që mori pjesë në sesionin ndërministror të Konferencës Rajonale për Mjedisin dhe Zhvillimin, që zhvilloi punimet më 14-16 maj 1996, në Bergen të Norvegjisë.
Delegacioni u kryesua nga ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave, kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë dhe kryetar i Komisionit Qendror për Mbrojtjen e Mjedisit, Farudin Hoxha. (ATSH)
Ekspozitë e arfeve figurative
Në Galerinë e Arteve Figurative «Guri Madhi» të qytetit të Korçës u çel ekspozita e arteve figurative «Pranvera ’90», me punimet më të mira të talentëve të reja. Në këtë ekspozitë janë paraqitur 36 punime. (Sipas ATSH-së)
Pritje në Kuvendin Popullor
Dje pasdite, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Petro Dode, de fakto selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Bullgarisë, Bojko Dimitrov.
Gjatë këtij takimi, i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u vu në dukje zhvillimi i marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy popujve dhe bashkëpunimi tona, u fol për veprimtarinë e të dy parlamenteve, si dhe u shpreh dëshira për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis tyre.
Në takim morrte pjesë edhe drejtori i drejtorisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkim Dino.
Ndodheshin edhe i ngarkuari me punë a.i i ambasadës së Republikës Popullore të Bullgarisë në Tiranë, Zhelio Vëlev, në Sofje, Bashkim Rama. (ATSH)
Bisedime zyrtare midis ministrave të Jashtëm Reis Malile dhe Bojko Dimitrov
Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvilluan bisedimet zyrtare midis ministrit të Jashtëm të RPS të Shqipërisë, Reis Malile dhe ministrit të Jashtëm të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov.
Reis Malile, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e ministrit të Jashtëm bullgar, Bojko Dimitrov në Shqipëri, vuri në dukje se kjo vizitë kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm akoma më përpara të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis vendeve tona në fushat të ndryshme me interes të ndërsjellë. Pasi vlerësoi hap[a]t e kohët e fundit në këtë drejtim, ai theksoi se ekzistojnë mundësi të reja për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy popujve dhe për forcimin e paqes e të sigurisë në Ballkan.
Ministri i Jashtëm Bojko Dimitrov, duke shprehur konsideratat e tij për pritjen e ngrohtë që e gjeti vizitë, që bëhet dy muaj pas vizitës së Reis Maliles në Bullgari, dëshmoi se vetëm për vazhdimin e traditave të mira historike në marrëdhëniet midis dy popujve tanë, por edhe për atë zhvillim intensiv që kanë marrë kohët e fundit marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Njëkohësisht, kjo është shprehje jo vetëm e dinamikës së jetës në të dy vendet tona, por e marrëdhënieve midis nesh më tej. Përvoja e lidhjeve tona shumëvjeçare dëshmon se marrëdhëniet shqiptaro-bullgare mbështeten mbi një bazë të shëndoshë dhe perspektiva të mira. për pritjen e ngrohtë tha se kjo për Bullgari, dëshmon jo jetës në të dy vendet tona, por edhe e vetë ngjarjeve të sotme ndërkombëtare, duke krijuar kështu një vizion të takimeve më të shpeshta dypalëshe për të shkëmbyer mendime të ndryshme dhe për të çuar akoma më përpara marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
Të dy ministrat shprehën dëshirën dhe besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të zhvillohen gjithnjë në drejtim pozitiv dhe do të shërbejnë përmirësimit të klimës në rajon, që Ballkani të luajë rolin e vet e të japë kontribut proceset evropiane.
Lidhur me Ballkanin dhe problemet që e preokupojnë atë, Reis Ma[lile]...
(Vijon në faqen 4)
Njoftim pas njoftimi
● Për periudhën janar - 15 maj në rrethin e Skraparit prodhimi i përgjithshëm industrial u tejkalua me 1 milion e 387 mijë lekë. Gjithashtu u tejkalua qarkullimi i mallrave me lekë në dorë, vëllimi i transportit, i punimeve të mekanizuara etj. Shumica e kolektivave realizuan shumë prodhime dhe shërbime dhe plotësuan ose tejkaluan të ardhurat neto. ● Në kombinatin kimiko-metalurgjik në Laç, me punë krijuese është bërë e mundur ngritja e një sërë linjave të reja, si dhe zgjidhja e mjaft problemeve që kanë dalë gjatë procesit të prodhimit. Me aftësi të lartë profesionale u zgjidhën në fabrikën e re të acidit Nr. 3 problemi i kompletimit të paneleve të gazthithësve. Ato u kryen nga novatori i talentuar Haxhi Kalia dhe inxhinieri Lek TusHa. Me punë studimore iu parapri edhe përdorimit për herë të parë të katalizatorëve V205 të temperaturave të ulëta, të cilët po japin rezultate të mira në përmirësimin e ndjeshëm të treguesve tekniko-ekonomikë të prodhimit në fabrikën Nr. 1. ● Kolektivi i ndërmarrjes ushqimore në Lushnjë, i cili ka dhënë mbi planin 3.8 milionë lekë prodhime, nga 11 zëra, 9 prej tyre i tejkaloi ndjeshëm. Krahas prodhimeve me vlerë tregun e brendshëm u bë kujdes për realizimin e planit të eksportit, i cili për këtë periudhë u duk e tejkalua me 2.1 milionë lekë. ● Punëtorët, specialistët dhe kuadrot e fabrikës së letrës në Kavajë e plotësuan planin e prodhimit 103,8 për qind, duke i realizuar të gjitha zërat. Vëmendje të veçantë punonjësit i kanë kushtuar rritjes së efektivitetit të prodhimit. Kështu, e ardhura neto e ndërmarrjes u tejkalua me mbi 400 000 lekë, ndërsa nga rishikimi i normativave të materialeve pati një efektivitet ekonomik prej rreth 6 000 lekë. • Në 98 fshatra të rrethit të Beratit janë çelur 359 njësi të shërbimit komunal, në të cilat ushtrojnë mjeshtërinë e rrobaqepësit, këpucarit, berberit etj., 469 specialistë. Duke synuar plotësimin e nevojave të popullit për llojshmëri shërbimesh në qendër të ekonomive bujqësore janë hapur njësi që shërbehet për riparimin e radio-televizorëve, për marangoz, kovëç, orëndreqës etj.