24/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 maj 1990

NË UDHËN TONË DEMOKRATIKE

QË NGA 24 MAJI I 1944-s Zhvillimi i sotëm i vendit tonë, shteti ynë i sotëm socialist i ka rrënjët në themel e shtetit të ri demokratik-popullor që u hodhën 46 vjet më parë në Kongresin historik të Përmetit. Ky kongres «kushtetues» do të mbetet kurdoherë një nga përmendoret e Partisë e të shokut Enver Hoxha, sepse duke krijuar Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar si trupi më i lartë ligjvënës dhe ekzekutiv në Shqipëri e si përfaqësuesi i vetëm i popullit dhe i shtetit shqiptar, duke krijuar Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me cilësinë e një qeverie të përkohshme, që është e para qeveri demokratike popullore e Shqipërisë; Kongresi krijoi shtetin shqiptar të demokracisë popullore dhe zgjidhi njëherë e përgjithmonë problemin e pushtetit politik në dobi të masave punonjëse kryengritëse. «Kongresi, - siç ka thënë shoku Ramiz Alia, - bëri realitet aspiratat themelore të popullit, synimin kryesor të shumë e shumë luftëtarëve të tij revolucionarë; ai e bëri popullin zot të vendit, i dha pushtetin dhe Shqipërisë i garantoi lirinë e pavarësinë. Për krijimin e fuqizimin e vazhdueshëm të pushtetit të ri në vendin tonë, të pushtetit që buron nga populli dhe i takon atij, Partia jonë nuk ka imituar modele e praktika të vendeve të tjera, por ka ndjekur e ndjek një rrugë origjinale që bazohet në ideologjinë marksiste-leniniste, në përvojën historike kombëtare, në kushtet e veçanta të Shqipërisë, si një vend me troje e popullsi të vogël, në shkallën e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të saj, ku populli e pushteti janë të lidhur si mishi me kockën me njëri-tjetrin, shpjegohen transformimet e mëdha ekonomike, politike e sociale që janë realizuar në vendin tonë e që e nxorën vendin nga prapambetja e shumanshme në jetën moderne. Partia jonë është kujdesur gjithnjë dhe ka luftuar me vendosmëri për ruajtjen e forcimin e karakterit popullor të pushtetit, për përsosjen e demokratizimin e vazhdueshëm të tij, sepse demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, por nën influencën e faktorëve të ndryshëm objektivë e subjektivë, ajo thellohet e zgjerohet vazhdimisht. Kështu, me përsosjen e mëtejshme të marrëdhënieve socialiste në prodhim, me zhvillimin e pandalshëm të forcave prodhuese, me forcimin e vetëdijes socialiste dhe rritjen e nivelit material e kulturor të masave, u bë e mundur që vendi ynë, në bazë të vendimeve të plenumeve të KQ të Partisë të kohëve të fundit, të hyjë në një fazë të re të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së tij. Dyzet e gjashtë vjetët që nga Kongresi i Përmetit janë një përvojë e gjallë jetësore që vërteton se forcimi e demokratizimi i vazhdueshëm i pushtetit tonë popullor dhe ndërtimi me sukses i socializmit në Shqipëri janë të kushtëzuara nga udhëheqja e vetme dhe e pandarë e Partisë në të gjithë jetën e vendit. Edhe në të ardhmen siç u theksua në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror ruajtja e rolit udhëheqës të Partisë sonë do të përbëjë kusht bazë për të vazhduar ndërtimin socialist në Shqipëri, për revolucionarizimin e lidhjeve të pushtetit me masat popullore nëpërmjet zgjerimit të demokracisë socialiste, përsosjen e legjislacionit, mekanizmit të ri ekonomik dhe metodës e stilit të punës së organizmave shtetërore etj. Demokratizimi i pandërprerë i organeve të pushtetit, i plotfuqishmëria e organeve përfaqësuese të zgjedhura nga masat, ushtrimi me efektivitet nga punonjësit i të drejtës për të vendosur vetë për planet e zhvillimit të ekonomisë e të kulturës, për masën e prodhimit e të shpërndarjes së të mirave materiale, për të kontrolluar në çdo fushë të jetës etj, që kanë si qëllim rritjen e mëtejshme të rolit të punonjësve të qytetit e të fshatit në qeverisjen e vendit, zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, janë sot në qendër të vëmendjes së organeve të Partisë e të shtetit dhe të çdo individi e kolektivi. Sesioni i fundit i Kuvendit Popullor ligjësoi vullnetin e popullit për zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me revolucionarizimin e demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Ato do të kenë rrjedhoja të gjera pozitive në tërë jetën ekonomike e shoqërore të vendit dhe do të ndikojnë fuqimisht në zhvillimet më të vrullshme të tij në saj të shfrytëzimit më racional të energjive krijuese të masave, të kuadrove dhe specialistëve, të mundësive të reja materiale e financiare që ofron mekanizmi i ri ekonomik, i cili do të jetë mjaf[t] dobiprurës për interesat e klasës punëtore. Vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe ato të Kuvendit Popullor kanë ngjallur një interesim dhe entuziazëm të ri në punë për plotësimin e tejkalimin e detyrave në të gjitha fushat. Pra, uniteti i popullit dhe bashkimi i tij luftarak rreth Partisë, po forcohet më tej. Në këtë rrugë do të forcohet dhe demokratizohet paprerë edhe pushteti ynë popullor. Duke zbatuar vendimet që mori Kuvendi Popullor, orientimet e këshillat e udhëheqësit të dashur, shokut Ramiz Alia, do punonjës në pozicionin që i ka ngarkuar shoqëria jep ndihmesën e vet në përparimin e atdheut, në forcimin e demokratizimin e mëtejshëm të shtetit tonë socialist, themelet e të cilit u hodhën në vitet e stuhishme të Luftës Nacionalçlirimtare dhe u ligjësuan në Kongresin e Përmetit. në në ideologjinë marksiste - leniniste, shkallën e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit etj. Pushteti ynë popullor, siç dëshmojnë 46 vjetët që kanë kaluar, ishte dhe është thellësisht demokratik popullor se shpreh vullnetin e popullit sovran, zot i fateve të veta. Karakteri thelbësisht demokratik i shtetit tonë socialist e ka bazën e vet në ekzistencën e marrëdhënieve socialiste në prodhim, të ndërtuara mbi bazën e përqëndrimit të mjeteve të prodhimit në duart e masave punonjëse dhe në udhëheqjen e shtetit nga klasa jonë punëtore me Partinë e saj në krye, që kanë qenë dhe janë njëkohësisht edhe faktorë themelorë për forcimin dhe zgjerimin e demokracisë socialiste në vendin tonë. Me rendin shoqëror socialist, me pushtetin popullor, për të vazhduar ndërtimin socialist në Shqipëri, për të garantuar lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Partia jonë më vjën e saj e drejtë politike dhe me luftën parimore e konsekuente për ta zbatuar atë; ka bërë dhe bën gjithçka që pushteti ynë t'u qëndrojë kurdoherë besnik idealeve revolucionare demokratike e popullore dhe të zhvillohet e të përsoset në rrugë të drejtë socialiste. Në tërësinë e masave që mori Partia në Plenumin e 9-të dhe të 10-të të KQ të saj, për forcimin e mëtejshëm të pushtetit nëpërmjet thellimit të demokratizimit të tij dhe të të gjithë jetës së vendit, në luftë kundër koncepteve e praktikave burokratike, boshtin kryesor e përbëjnë masat për revolucionarizimin e mëtejshëm të Partisë, për masat për revolucionarizimin e mëtejshëm të Partisë, për

TRENDAFILAT E PËRMETIT

Sa herë të kalosh nëpër Vjosë, Përmetarët e njohur, kudo që të jesh, të thonë: Ja, erdhi 24 Maji... Të presim! Dhe ty të konturohet para sysh Partizani i Kongresit, që sankcionoi vullnetin e popullit, vulosi pushtetin demokratik të Shqipërisë. Brigada e Shtatë luftonte e gëzonte me heroizmin e saj armi[k]un nazist në Qafën e Kiçokut e Shkozës. Atje në Odriçan, në shtrehat e thjeshta të fshatarëve krijoheshin ministritë e para të Shqipërisë së re. Aeroplani armilë vinte rreth mbi kongresistët, që nuk u lëvizte as qerpiku. Aroma e trëndafilave, të përzhitur nga predhat, përzjehej me tymin e dyfeqeve. Dhe Kongresi vuloste vullnetin e popullit, ndalonte kthimin e monarkut në Shqipëri, priste me shpatë çdo fije krijimi të qeverive reaksionare brenda, ose jashtë vendit. Dhe çelin trëndafilat e rinj të Përmetit, që ngjajnë të sapo dalë nga plagët e të rënëve. Eci nëpër qytetin e studentëve. Qytet me emër drite. Bij e bija, nipër e mbesa ish-partizanësh, që thirrën edhe Kongresin e Përmetit, ka në këtë qytet - çerdhe që rrit fluturime. Tani është kohë provimesh, të mëdh[a] që s’pyeste popull. Po demokratrizimi i jetës e zbret qeverisjen nga administrata, tek masa që vendos. Populli ka kërkuar të takohet më shpesh me në të zgjedhurit e të flitet më troç, thotë Artisti i Popullit Luftar Pajo. Dhe unë s’jam vetëm pencilesh që vizit[oj] në gjimnazin [e] Përmetit, po edhe ... Këtu përfundon teksti i dukshëm i artikullit në skajin e poshtëm. tani sharrëtarët? të thotë drejtori i tyre Trifon Çfarku. Sepse për të këto prodhime ata do të paguhen, por nëse këto nuk shtin ata do të kthejnë lekët. Tani administrata, ne drejtuesve na kërkohet llogari nga vetë punëtorët për të marrë masa për shlyerjen e mallit. Unë këtë rendiment prodhimi që jep brigadieri me sharrëtarët e vet, duhet ta jap në drejtim, në qeverisje të mallit. Prandaj kam mendimin që pylli të ketë një zot. Ai që vihet zot për këtë duhet ta damkosë drurin, ai duhet ta presë, ta transportojë dhe ta përpunojë. Të jetë pra, një ndërmarrje edhe prerja e drurit, edhe transportimi, edhe përpunimi, edhe bërja e mobiljeve, që t’i kërkojë llogari vetvetes. Edhe mbi të gjitha mirëmbajtja e pyllit të jetë brenda këtij sistemi se në fund të fundit pylli është kulmi i piramidës në sistemin ekologjik. Se ç’ka ndodhur: I njëjti material, një trung ahu ta zemë, pasi pritet, raportohet si trup nga përpunim druri, kur shkon në kombinat raportohet si lëndë e sharruar, mbas sharrimit, kur shkon në fabrikën e mobiljeve, mbasi përpunohet raportohet si mobilje. Përse duhet të raportohet tri herë, nga tre ndërmarrje? Shtetit dhe popullit i duhet sa mobilje prodhove. Pra, të jetë cikli i mbyllur që lënda të mos shpërdorohet. Në shënimet e tua ke një mozaik bisedash, episodësh, mbresash. Ja sapo je ndarë nga një polemikë, nga një debat i hapur, plot pyetje e kundërshti. Për një poet të ri elbasanas që shkruan siç mendon ai ka përlqime entuziaste dhe mosaprovime. Një gazetar i ri mban shënime për paradokset e burokracisë që filtrojnë me demokratizimin. Drejtori i NTUS-it na qenka elektrikist me shkollë të mesme dhe s’mund të zëvendësohet se ka dy vjet që është emëruar. Edhe drejtori i ndërmarrjes së Ujrave pa arësim përkatës. Pa si do të zbatohet mekanizmi i ri ekonomik kur drejtorë të tillë s’dinë të lexojnë profesionalisht evidencat e këtij drejtimi ekonomik. Një ish sekretare te Rinise në rreth, vajzë shumë e mirë natyrisht, vetëm për t’i rritur rrogën e çojnë drejtoreshë në arkën e kursimit, ndërkohë që vendi i punës e do ekonomiste financiare dhe jo plani. Ndërsa një ekonomiste e lartë në Ndërmarrjen Ushqimore punon në prodhim, është shfrytëzonjë [sic] se thonë s’gjen vend pune. Ja, paradokse të tillë i bëhen pengesë demokratizimit. Dhe të udhëton përsëri. Takohesh me shokë të rinj, njerëz të rinj. Arkeologu Riza Hasa sapo është kthyer nga Mynihu ku coi ekspozitën arkeologjike. Dhe të flet për librin ka sjellë në gjermanisht «Për «Rruga e letërsisë gjermane». Piktori Sami Roçi tregon si i pëlqeu dy grafika të një djali nga Skroska, një gazetar i huaj dhe vrapon të rishohë «Galerinë e Artit pikturat e Luvrit», për t'u ndalur sidomos te Gogeni. Gati njëzet mijë shikues e kanë parë ekspozitën. Dhe ju le mbresa po vetëm Mona Liza e Liria në barikadë, po edhe krijimet e paviotit të impresionistëve Monet dhe Renoir; pas impresionistëve Van Gog e Gogen për të ardhur në shekullin tonë me Matis, Brak e Pikaso. Njeriu që gëzon pushtetin në vendin e vet gëzon e do të gëzojë vlerat njerëzore paraprimore kudo që shihen ato. U ndodha në një debat shoqësh. U hap diskutimi se më të aftët, më të interesuarit. metit, e bija, nipër e mbesa, për ... ish-partizanësh, që thirrën dhe e konsagrisin e Përmetit, ka në këtë qytet — çerdhe që rrit fluturime. Tani është kohë provimesh. Edhe stinë diskutimesh për emërimet e ardhshme. Vendos vetë rinia në mbledhjet e saj. Pushteti i emërimit u është dhënë vetë të rinjve. Liria u kërkoi gjakun në Luftë dhe ata e dhanë. Ishin pothuaj njëzetvjeçarë. Kujtoni Qemal Stafën e Margarita Tutulanin, Vojo Kushin e Shejnaze Jukën. Tani të rinjtë kanë pushtetin të debatojnë e të vendosin vetë të punojnë atje ku i kërkon zëri i Atdheut. Mirëpo burokratizmi nuk do të zhduket lehtë. Ai të sulmon me ndërhyrjet, me kompromiset që nuk i duron rinia jonë e çiltër. Plenumi thotë të vihen kritere kokruesi. Megjithatë konkurrimi nuk e duan disa që kërkojnë privilegje. Brenda një mbledhjeje, siç mësoj më, të rrihë ndryshe kriteret që vendos presidiumin. Dhe mbledh- metit, që ngjanin të sapo dalë nga plaga emër drite. Bijë e bij, nipër e mbesa këtë qytet — Vojo Kushin e Shejnaze Jukën. E di pse janë më të interesuar — (Vijon në faqen 3) Gjmnazistët (Foto: G. Xhengo)

KRYETARI I BASHKIMIT TË GAZETARËVE TË SHQIPËRISË PO BËN NJË VIZITË NË ALGJERI

Këto ditë po bën një vizitë miqësore në Algjeri kryetari i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe kryeredaktor i gazetës «Zëri i popullit», Marash Hajati. Gjatë qëndrimit, ai u prit nga drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Botuese «El Muxhahidin», Nouredin Nait Mazi, me të cilin shkëmbyen mendime rreth punës e rolit të shtypit dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e informacionit midis të dy vendeve, si dhe vizitoi e pati takime edhe në qendrën teknike të Ndërmarrjes Botuese «El Muxhahidin» dhe në studiot e Televizionit Algjerian. Gjithashtu kryetari i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë Marash Hajati, u prit edhe nga ministri i Energjetikës dhe i Mineraleve të Algjerisë, Sadek Busena. Gjatë pritjes, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u fol për marrëdhëniet e mira midis të dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes reciprok. Në këto takime ishte i pranishëm dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Republikën Algjeriane Demokratike e Popullore, Dhimitër Stamo. (ATSH)

Në rreth e 46-të çiklistik të Shqipërisë

Pas katër etapash kryeson ekipi i «Vllaznisë» Dje u zhvillua etapa e katërt e 46-të çiklistik të Shqipërisë, Durrës–Fier, eklipore me një kilometër, 82 km e gjatë. Në përfundim të kësaj etape vendin e parë e zuri ekipi i «Vllaznisë» me kohën 1 orë 51 min. e 14 sekonda, vendin e dytë ekipi «Partizani» me kohën 1 orë 52 min. e 09 sekonda, vendin e tretë ekipi «Dinamo» me kohën 1 orë 53 min e 22 sekonda. Pas katër etapave kryeson ekipi i «Vllaznisë» me kohën 29 orë 45 min. e 38 sekonda, dhe pas tij renditet ekipi i «Partizanit» dhe ai «Dinamo». Si individ vazhdon të kryesojë Renato Telhai i ekipit të «Skënderbeut». Sot zhvillohet etapa e pestë Fier–Gjirokastër, 124 km e gjatë. (ATSH)

SI PO REALIZOHEN KONTRATAT

Punët nuk ndihen vetëm me telegrama Edhe për pak ditë fillon faza e korrjes së grurit, sidomos në zonat bregdetare. Me këtë rast autokombajnat e zonës lindore zbresin në fushat e bregdetit për të ndihmuar. Nëpunësit e SMT-së të Peshkopisë, duke punuar disa muaj radhazi, gjithçka që na takonte e përfunduan brenda prillit. Por në këtë kohë duhet të kishin ardhur edhe disa artikuj. Mun gonë alkool për sistemin e frenave, mungojnë zinxhirë çeliku, disa tipa kushinetash, përmasa të artikujve elektrikë. Për katër autokombajna të një tipi nuk ka ardhur asnjë pjesë ndërrimi. Ndërkaq na duket se tingëllon si jashtë kohës telegrami që vjen nga dika shtëri: «Ti kenë gati mikrolatorët për transportin e autokombajnave», kur ato rrinin në tako për goma. A është interesuar drejtoria mekanike për këto mungesa? Tani mund të themi se për ne gjithçka është gati, por këto mjete nuk janë në gatishmëri për mungesat e krijuara për furnizim, ashtu si dhe nga mosinteresimi i kësaj drejtorie, të cilën herë pas here e kemi vënë në dijeni. Vështirësitë që janë krijuar për mungesë furnizimi nuk mbart vetëm me ato që përmendëm. Në vendin e kësaj SMT-je herë pas here është ngritur shqetësimi për mungesën e gomave të zëtorëve, të cilat i përdorim në shërbim. Nga 160 goma të para që duhej të kishim marrë gjatë kësaj periudhe, furnizuam vetëm me 16 copë. Furnitorët e SMT-së, mbetën në Tiranë duke kërkuar këto pjesë, kur këtë e baza e bujqësisë e ka bërë. Po kështu, kur është fjala për lëvizjen e autokombajnave nga një rreth në tjetrin, mendojmë se do të ishte e drejtë që mjetet e rrethit tonë për fushatën të shkojnë në Krujë e Lezhë, se këto rrethe sjellin autokombajna në Dibër. Kështu dhe interesat e përgjegjësia e rretheve harmonizohen më mirë. Bensil Skënderi, Selim Shkurta, Dalip Lela, Elez Fishti, mekanizatorë në SMT-në «Hamdi Lleshi», Peshkopi Rivendosja e gomave është me leverdi Drejtori i fabrikës së gomës në Durrës, Agim Kasmi; përgjegjësi e repartit të rivendosjes së gomave, Ramyeti Curri; kontrollori i cilësisë, Gjon Brunga, dhe punëtorët e repartit na ngritën këtë problem: «Kemi një muaj që gjymë pa u furnizuar me goma për rivendosje. Kontratat që kemi lidhur vitin e kaluar nuk po zbatohen nga të tjerët, rrjedhimisht nuk po plotësojmë dhe detyrimet.» Si qëndron çështja? Për shkak të grumbullimin e gomave për rivendosje, e bëjnë ndërmarrja tregtare e plehësve të ndërtimit në Durrës dhe degët e saj në rrethe. Specialisët e fabrikës shkojnë në vend, shikojnë gjendjen e gomave, përcaktojnë saktësisht ato që duhen rivendosur, kurse të amortizuara krejtësisht kalojnë për qëllim tjetër pune, në Durrës dhe Himarë. U lidhën vjet edhe kontratat. Plani për sivjet është 25 mijë copë. (Vijon në faqen 2)

Vëzhgim nga Fieri

Furnizim me... ndërmjetës Me vajin ushqimor ndërmarrjet tregtare dhe ushqimore të rrethit furnizon ndërmarrja e prodhimeve ushqimore në Fier. Mirëpo ndërmarrjen tregtare të shitblerjes nr. 2, që ndodhet me qendër po në Fier, me vaj e furnizon ndërmarrja e grumbullim-përpunimit ushqimor në Ballsh. Kjo e fundit e tërheq sipas kontratës nga ushqimorja e Fierit dhe ia kalon NTSH nr. 2 në Fier. Pra, furnizimi bëhet me «lajmës». Dhe gjykojmë bëhet zinxhir: konkretisht për një mozbim të kontratës së vajit, NTSH nr. 2 padit në arbitrazh furnizuesin e saj, ndërmarrjen ushqimore të Ballshit. Kjo e kalon përgjegjësinë më tej, padit në arbitrazh ushqimoren e Fierit. Sidomos gjatë periudhës prej fillimit të vitit, ndërmarrjet furnizuese i kanë krijuar një mungesë të madhe NTSH nr. 2 në plotësimin e kontratës. Mendojmë se në këtë mozaikalizëm të parë, drejtuesit e ndërmarrjes ushqimore të Fierit, të gjejnë plotësisht përgjegjësinë e tyre, pa e zbuar atë në hallka të ndërmjetme. VANGJEL STEFA