29/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 maj 1990

ÇMIMET NË MEKANIZMIN E RI EKONOMIK

Midis masave që miratoi Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kuvendi Popullor për përsosjen e mëtejshme të mekanizmit ekonomik një vend të rëndësishëm zënë çmimet. Ato synojnë të përsosin më tej kriteret e formimit të çmimeve në tërë sistemin e tyre dhe kalimin shkallë-shkallë të kompetencave nga organet më të larta në ato të bazës. Kjo do të verë çmimet më mirë në shërbim të drejtimit të ndërmarrjeve me llogari më vete. Për shembull konceptimi i ri i formimit të çmimeve të grumbullimit mbi bazën e shpenzimeve dhe të ardhurave në tokat me pjellori të ulët dhe shkallëzimi i tyre në katër zona (ose më saktë në katër kategori) mban më mirë parasysh interesat e prodhuesve dhe të ekonomisë, faktorët natyrorë të pjellorisë së tokës, të shpenzimeve dhe të të ardhurave për njësi prodhimi, të klimës e të mikroklimës, të largësisë të kooperativave nga rrugët e komunikacionit e të qendrave të përpunimit dhe faktorët politikë e shoqërorë. Synohet kështu për të mbështetur ekonomikisht zhvillimin e prodhimit edhe në zonat verillindore e kooperativa të tjera në kushte të papërta. Çmimet e grumbullimit, do të harmonizojnë më mirë rentabilitetet me synimin që ato të mbulojnë shpenzimet dhe t’u sigurojnë kooperativave të ardhura neto për riprodhimin e zgjeruar. Me këto objektiva do të rriten dhe diferencohen çmimet e grumbullimit të drithërave për zonën malore e verillindore, të mishit të gjedhit, të të imtave dhe të derrit për të gjitha zonat, të fasuleve, të qumështit, të rrushit për industrializim e të disa produkteve të tjera. Ja si do të veprohet për çmimet e shitjes së produkteve industriale, të mallrave të konsumit e të shërbimeve. Për produktet e rëndësishme, që janë të centralizuara të shtetit për mjetet e prodhimit, për makineritë e pajisjet, për investimet etj., me objektivin që çmimet me shumicë të afrohen më shumë me vlerën, duke mbajtur parasysh kushtet konkrete, etj. Në marrëdhëniet me tregtinë e jashtme, çmimet do të jenë më dinamike dhe do të rishikohen çdo vit, nga një herë në 5 vjet që bëhej deri më sot, gjë që ndryshimet e koniunkturës do t’i ndiejnë edhe prodhuesit si për eksportin, ashtu edhe për importin. Vendosja e çmimeve kufi për disa produkte eksporti si bimë mjekësore, eterovajore, tanifere e ndonjë tjetër, në vartësi me koniunkturat dhe leverdinë dhe ndryshimin e tyre jo më nga organet qendrore, por nga ndërmarrjet e tregtisë së jashtme dhe ekonomikë bujqësore, do të forcojë më tej iniciativën dhe veprimin e tyre. Ligja dhe vendimi i Këshillit të Ministrave për çmimet, parashikojnë përmirësime të rëndësishme edhe në kompetencat e organeve shtetërore dhe ekonomike për caktimin e tyre. Kështu p.sh. ndërmarrjet ushqimore dhe ato tregtare, brenda kufirit maksimal të miratuar nga Qeveria do të caktojnë çmimet e perimeve dhe të frutave në kontratat që do të lidhin me ekonomitë bujqësore. Në caktimin e tyre do të mbahet parasysh lloji, cilësia, hershmëria dhe vjeshtëria, ndërsa ndërmarrjet e tregtisë, do të caktojnë vetë çmimin e shitjes me pakicë. Ato, në marrëveshje me ekonomitë bujqësore, do të forcojnë më tej iniciativën dhe veprimin e tyre. Në mënyrë të ndërsjellë kërkesat. Kjo praktikë do të ndiqet edhe për konfeksionet, për këpucët, për prodhimet e NPA-ve, të plastikës etj., çmimet e të cilave do të caktohen nga ndërmarrjet prodhuese e blerëse në marrëveshje ndërmjet tyre. Për mallrat që ndërmarrjet do të shesin në dyqanet e tyre, brenda emërtësës që u është dhënë, do të vendosin vetë për nivelin e çmimeve, dhe uljen e tyre. Ndërmarrjet prodhuese dhe ato të tregtisë do të kenë të drejtë të caktojnë vetë çmimet e mallrave të dëmtuara në prodhim (jashtë standardit), në depot ose në rrjetin e tregtisë pavarësisht nga emërtësa. Siç është theksuar çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të mallrave kryesore e të tarifave që janë bazë për nivelin e jetesës së popullit si buka, mielli, makaronat, orizi, sheqeri, mishi, sallamrat, yndyrnat, qumështi, qiratë e banesave etj., që zënë edhe pjesën më të madhe të rëndësishme në shpenzimet e popullit nuk do të ndryshojnë. Formimi i çmimeve sipas vlerës dhe dinamikës i tyre sipas ofertës e të kërkesës do të përfshijë kryesisht ato mallra që sipas përmendëm më sipër kanë karakter dinamik për llojin, cilësinë, hershmërinë, vjeshtërinë etj., me qëllim që të rritet interesimi dhe përgjegjësia e prodhuesit dhe blerësit, të luftohet globalizimi dhe qarkullimi i ngadalshëm i mallrave. Për këtë qëllim ndërmarrjeve do t’u jepen të miratuara normat maksimale të shpenzimeve të të ardhurta, të rentabilitetit, të të ardhurës neto (për grup produktesh ose produkte të veçantë) dhe rregullimi i tregtisë. Ato do të llogaritin vetë shpenzimet për punën e gjallë e të materializuar dhe në gjallë e të materializuar për punën e gjallë…[?] për riprodhimin e zgjedhur. grumbullimit të drithrave për zonën malore e verilindore, për industrializim e të disa produkteve të tjera. Do të stimulohet më mirë lejkalimi i planit të dorëzimeve në shtet nga 20 deri në 50 për qind mbi çmimin bazë të grumbullimit, sipas shkallës së interesit dhe leverdisë që ka ekonomia për këto produkte. Në çmimet me shumicë përmirësohen dy elementë të rëndësishëm. Norma e rentabilitetit minimal zëvendësohet me rentabilitetin optimal, që u përgjigjet nevo- do të lidhin me ekonomitë bujqësore. Në çmimet «jashtëmujorja», shitjes me pakicë. Ato, në marrëveshje me ekonomitë bujqësore caktojnë vendin e dorëzimit, grafikët, kushtet cilësore, paradhëniet, mënyrën e transportit dhe të mbulimit të shpenzimeve. Ndërmarrjet artistike do të caktojnë çmimet e shitjes me pakicë në marrëveshje me ato të tregtisë, të cilat tani do të përgjigjen më drejt për drejt për cilësinë, për dobishmërinë e tyre, me kërkesën që këto mallra të shiten e të mos mbeten stok. Kësisoj, do të rriten maksimale të shpenzimeve të tërthorta, produkte të veçantë) dhe rabiati e gjallë e të materializuar dhe në këtë mënyrë ato do të vihen në garë ekonomike për të prodhuar me shpenzime sa më të pakta, me llojshmëri e cilësi më të lartë. Pikërisht këtu qëndron edhe thelbi ekonomik i mekanizmit të ri ekonomik. MYNYR MASKA drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit

Ndërmarrja e rritjes së shpendëve “Persefoni Todhri”, në Elbasan dalluhet për realizimin ritmik të planit në prodhimin e vezëve. (Foto: L. Lika ATSH)

Mjedisi ku punojmë e jetojmë shpreh kulturë

Ku ka pastërli, ka shëndet - KORÇË - Një shtëpi korçare me traditë nuk mund të mendohet pa trendafilat shumëllojësh, karafilat, zambakët e tulipanët. - KORÇË - Një shtëpi korçare me traditë nuk mund të mendohet pa trëndafilat shumëllojësh, karafilat, zambakët e tulipanët. - Mua si mjek, por dhe si qytetar, - na thotë Petrika Dragoti, në shtëpinë e arsimit shëndetësor, - kjo më bën shumë përshtypje. Tri shtëpi do të përmendja si për të kujtuar dhjetërat: atë të aktorit veteran Dhimitër Trajçe, të mësuesit pensionist Stavri Botka, të inxhinierit mekanik Rafail Kosta etj. Në oborret e shtëpive të tyre kanë ç’të mësojnë edhe mjeshtrit lulishtarë. Por fjalën nuk e kam për lulet. Pak më gjerë. Mjedisi i kulturuar është pasqyrë e njeriut të kulturuar. Ka ka kulturë, në mjediset brenda dhe jashtë shtëpisë, ka edhe shëndet. Propaganda shëndetësore në këtë rast ka konkretizimin më të plotë. Tradita në Korçë nuk është një relike e mbajtur në dy-tri rrugë. Për të sot flitet në gjerësi. Jo më kot kjo është edhe një nismë e shoqeve tona. Por ka një kontradiktë: Korça është e tëra, e vjetër dhe e re. E tëra me rrugët, sheshet, shtëpitë dykatëshe dhe pallatet. Megjithatë këtu ajo ndalet. Jo në të gjitha blloqet e pallateve ndjen kënaqësinë e rrugëve korçare. Në blloqet në periferi të Korçës, si në zonën e Sportit, të Radanecit, të Unazës syri nuk kënaqet. Në to aty-këtu ende gjen dhera. Kush e ka fajin? Kusuret e para i kanë ndërmarrjet komunale. Edhe pse sot është një ndërmarrje e specializuar për pastërtinë dhe gjelbërimin në qytet, ndonëse kanë kaluar disa vite, ende nuk është ndjerë dukshëm dora e saj. Nuk është normale, p.sh., që këmbësorët në anë të pallateve të reja mero por po shtojnë sipërfaqen e tyre, po kështu edhe asfaltimet. Vjet me aksion u ndërtuan si- (Vijon në faqen 2)

Për llogari të qershorit

Duke punuar me mobilizim e frymë aksioni për të vënë në jetë vendimet e Plenumit të 10-të të Partisë, shumë kolektiva punonjësish në rrethin e Kukësit kanë njohur një ritëm të lartë. Duke punuar me mobilizim e frymë aksioni për të vënë në jetë vendimet e Plenumit të 10-të të Partisë, shumë kolektiva punonjësish në rrethin e Kukësit kanë njohur një ritëm të lartë në plotësimin para afatit të detyrave të periudhës janar - maj. Në pararojë qëndrojnë minatorët e Kalimashit që kanë nxjerrë deri tani 5500 tonë mineral - kromi më shumë se plani i 5 muaje, duke plotësuar 100 për qind edhe cilësinë e tij. 50 për qind e këtij tejkalimi është përballuar nga punonjësit e sektorit të nëntokës, ku janë dalluar brigadat «Tetori» dhe «29 Nëntori», të cilat tejkalojnë çdo ditë normën mesatarisht 5 për qind. janë plotësuar detyrat edhe në punimet minerare, duke siguruar fronte të reja pune. Kryesisht nëpërmjet rritjes së rendimentit rreth 2 për qind mbi detyrën e planifikuar e shfrytëzimit me efektivitet të kohës së punës u arrit që të prodhohen 500 tonë koncentrat kromi më shumë se plani. (Sipas ATSH-së)

Ndërmarrjet të mësojnë nga rregulli i shtëpive

— VËZHGIM NGA GJIROKASTRA — Gjirokastra është e dëgjuar për pastërtinë, rregullin e kulturën e jetës. Para se të duket në shtëpi, kjo gjë duket në oborre, para oborreve e në rrugë. Kjo traditë ruhet ende. Duket që nuk është ashtu. Qafa e Pazarit. Sikur të kishte mundësi tjetër, zgjidhje tjetër, ajo do të ishte «e mbuluar» për makinat e mjete të tjera. Po ndërtimi i qytetit s’lejon më këtë. Atëherë duhet shtuar kujdesi për pastërtinë. Po s’janë të rralla rastet e ditët kur sheh qymyrin e hedhur vend e pa vend nga përdoruesit, kryesisht ndërmarrjet e sistemit të tregtisë, lloj lloj materiale ndërtimi që të vrasin sytë, llaç, gëlqere e ujëra që rrjedhin nga spondet e makinave. Madje të tilla janë të palejueshme për çdo qytet le më për Gjirokastrën. Jo vetëm ndjenja e përgjegjësisë, por edhe ajo morale dhe e kulturës, është e ulët nga ndërmarrjet prodhuese e të specializuara si p.sh., ndërmarrjet komunale. Në lagjet pranë qendrës e veçanërisht në ato të periferisë, togje të tëra dherash janë për t’u hequr. Ato ia prishin hijeshinë qytetit - muze. Ç’duhet bërë? Me moral nuk arrihet gjëkha. Komiteti Ekzekutiv i qytetit dhe këshillat popullore të lagjeve duhet t’i vënë në përgjegjësi fajtorët dhe drejtuesit specialistë. Në qoftë se ata s’e kanë fuqinë e mjaftueshme të thërrasin në ndihmë edhe forcën e madhe të opinionit shoqëror.

Detyrë e rinisë

Librazhdi nga gjelbërimi, ndoshta radhitet ndër qytetet e para shqiptare. Edhe qendra e qytetit…

Delyrë e rinisë

Librazhdi nga gjelbërimi, ndoshta radhitet ndër qytetet e para të vendit. Edhe qendra e qytetit e rrugët, madje institucionet dhe ndërmarrjet kanë mjedisin e gjelbëruar. Kjo është kthyer në një «normë» e rregull për secilin, pa përmendur pastaj spitalin, muzeun, ndërmarrjen pyjore, të ndërtimit dhe N.P.J.D që dallojnë pasion për gjelbërim është njëherësh edhe kulturë. Është kaq e prekshme, kjo, sa edhe në em-bëltoren «Çermenika», prej më se 20 vjetësh, dy banakierët veteranë, Shqipja dhe Hajrjia, kanë krijuar një mikrojedis sa të këndshëm aq edhe clodhës e të lakmuar, plot lule e bimë kacavjerrëse. - Këtu në Librazhd asnjëherë nuk ka qenë vend mendimi se për mbrojtjen e mjedisit të qytetit dhe gjelbërimin e tij duhet (Vijon në faqen 2)

Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian

Me ftesë të kryetarit të Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, shokut Foto Çami, mbërriti dje në vendin tonë për një vizitë zyrtare dhe miqësore një delegacion i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, i kryesuar nga kryetari i tij, Flaminio Pikoli. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga kryetari i shoku Foto Çami, deputetë dhe shokë të tjerë. Kishte dalë gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Xhorxhio de Andreis. (ATSH)

Mbërritën në Tiranë delegacionet që do të marrin pjesë në mbledhjen e ministrave të energjetikës të shteteve të Ballkanit

Dje mbërritën në Tiranë për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të energjetikës të shteteve të Ballkanit, që do t’i zhvillojë punimet nga data 29-30 maj në Palatin e Kongreseve, delegacioni i Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga Nikolla Todoriev, ministër, kryetar i Komitetit të Energjetikës; delegacioni i Republikës Greke, i kryesuar nga Georgios Apostolakis, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Industrisë, Energjetikës dhe Teknologjisë; delegacioni i Rumanisë, i kryesuar nga Adrian Georgescu, ministër i Energji-së Elektrike; delegacioni i Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Fehrettin Kurt, ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore dhe delegacioni i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i kryesuar nga Stevan Santo, anëtar i Komitetit Ekzekutiv Federativ dhe sekretar federativ për Energjetikën dhe Industrinë. Kryetarët e delegacioneve u pritën nga ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës të RPS të Shqipërisë, Besnik Bekteshi, i cili pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë, shprehu bindjen se kjo mbledhje do t’i japë një shtytje përpara zhvillimit të bashkëpunimit shumëpalësh industrial, teknik e shkencor në fushën e energjetikës dhe do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të frymës së mirëkuptimit dhe të miqësisë midis popujve dhe vendeve të gadishullit të Ballkanit. Në pritje ndodhej edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani. Me këtë rast, shoku Besnik Bekteshi dha për nder të delegacioneve një pritje në hotel «Dajti». (ATSH)

SHOKU FOTO ÇAMI PRITI DELEGACIONIN E PARLAMENTARËVE ITALIANE

Dje pasdite kryetari i shoku Foto Çami, priti në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve delegacionin e komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian të kryesuar nga kryetari i tij, Flaminio Pikoli. Duke iu uruar mirëseardhjen ai shprehu kënaqësinë e tij dhe të kolegëve të komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor për këtë vizitë të miqve italianë në vendin tonë. Ne, - tha ai, - çmojmë iniciativën dhe përpjekjet e zotit Pikoli, si dhe të partive të tjera politike në Itali për organizmin e kësaj vizite që do të shënojë një hap të përparuar në marrëdhëniet midis parlamenteve të dy vendeve tona. Nga ana e tij, Flaminio Pikoli, duke folur edhe në emër të kolegëve, duke folur edhe në emër të kolegëve, tha se q po shoqërojnë nja sa jemi lë... [?] mbushur me besim se kjo vizitë do n a hapë një faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve tona që janë midis dy hapave larg njëri tjetrit, që ... [?] ... nga 1 mijë [?] vjet, dhe që jetojnë ngushtë nga popull i ka bërë shumë për ... [?] njëri tjetrin. Ai tha gjithashtu se vizita jonë është shumë e rëndësishme dhe do të pasohët me një shumë vizita të tjera në të ardhmen. Kryetari i komisionit për punët e jashtme të parlamentit italian falënderoi për pritjen e përzemërt dhe me shumicën e saj që bë. Shoku Foto Çami mbasi foli për miqësinë tradicionale midis dy popujve tanë vlerësoi aktin e ushtarëve italianë gjatë luftës që së bashku me partizanët tanë luftuan krah për krah kundër fashizmit. Janë këto baza historike që së kaluarës dhe të sotmes që krijojnë mundësi për të zgjeruar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë. Me ndonjë problem që ekzistojnë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, por veçanërisht në ato ekonomike të shtohet e konkretizohet më tej. Duke iu përgjigjur pyetjeve të miqve italianë për zhvillimet e reja në Shqipëri, shoku Foto Çami tha se ato i përmbahen stadit të zhvillimit tonë dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në botë. Ai u foli atyre për masat e marra kohët e fundit në zbatim të detyrave të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë, masa që u konkretizuan me ligje të veçanta, në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor. Flaminio Pikoli i tha shokut Foto Çami se në i mbështesim zhvillimet e reja në Shqipëri. Delegacioni ynë ka besim se këto dy ditë do të bëjmë një punë të mirë me të frytshme. Komisioni i parlamentit tonë ka kohë që punon për të arritur në këtë vizitë, vizitë që ne i japim një rëndësi shumë të madhe. Në vazhdim shoku Foto Çami tha se ju për këtë do të jeni jo vetëm predispozicionin tonë e të qeverisë, por edhe mbështetjen e popullit shqiptar. Ai tha se vendi ynë si vend evropian është interesuar që në kontinenti tonë të ketë paqe e miqësi midis popujve. Ndër jemi shprehur për të njohur e për të marrë pjesë në organizmat politike ekonomike evropiane. Ai vuri në dukje gjithashtu dhe përkrahjen (Vijon në faqen 4)

MBËRRITËN NË VENDIN TONË KONGRESISTI AMERIKAN, TOM LANTOSHI

Dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë miqësore anëtari i Kongresit Amerikan, Tom Lantos, së bashku me ish kongresistin, Xhozef Dioguardi, etj. Duke ardhur nga Prishtina, në pikën kufitare të Qafë Morinës ata u pritën nga kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Kukësit, Muharrem Mezin, etj., të cilët u uruan mirëseardhjen. Prej këtej ata shkuan në Shkodër, ku u bënë vizitë në qytet dhe në kalanë «Rozafa». Për nder të tyre kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Bashkim Sylja, shtroi një darkë. (ATSH)

Një delegacion shqiptar do të marrë pjesë në konferencën për burimet e ujërave të vendeve të Mesdheut

U nis për në Algjer një delegacion i nivelit të lartë i kryesuar nga Ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti, i cili do të marrë pjesë në Konferencën Ndërministrore «Mbi burimet e ujërave të vendeve të Mesdheut». Për të përcjellë delegacionin në aeroportin e Rinasit kishin dalë ministri i Drejtësisë Enver Haili e fuqiplotë i Republikës Algjeriane Demokratike dhe Popullore në vendin tonë Mohamed Lemkami.

U paraqit libri «Lasgush Poradeci - Vepra letrare

Shtëpia Botuese «Naim Frashëri» dhe shtëpia e kulturës dhe e krijimtarisë popullore «Lasgush Poradeci» në qytetin e Pogradecit paraqitën të djelën në një nga mjediset e këtij institucioni librin «Lasgush Poradeci - Vepra letrare». Në këtë veprimtari, merrnin pjesë shkrimtarë e artistë, studiues të letërsisë, muzikologë pjesëtarë të familjes, njerëz të artit e të kulturës të ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe kryetari i Komitetit të Kulturës dhe të Arteve, prof. Alfred Uçi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Bardh Lulo, e shokë të tjerë. Për jetën e veprimtarinë letrare të Lasgush Poradecit, një nga lirikët më të mëdhenj të poezisë shqiptare, foli shkrimtari, Miraš Ma-ku. (Sipas ATSH-së)