30/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 maj 1990

FILLOI PUNIMET MBLEDHJA E MINISTRAVE TË ENERGJETIKËS TË SHTETEVE TË BALLKANIT

Dje paradite në orën 10 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë filloi punimet mbledhja e Ministrave të Energjetikës të Shteteve të Ballkanit. Në mbledhje marrin pjesë delegacioni i Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga Nikola Todoriev, ministër, kryetar i Komitetit të Energjetikës, delegacioni i Republikës Greke, i kryesuar nga Georgios Apostolakis, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Energjetikës dhe Teknologjisë; delegacioni i Rumanisë, i kryesuar nga Adrian Georgescu, ministër i Energjetisë Elektrike; delegacioni i Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Fehrettin Kurt, ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, delegacioni i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i kryesuar nga Stevan Santo, anëtar i Komitetit Ekzekutiv Federativ dhe sekretar Federativ për Energjetikën dhe Industrinë, si dhe delegacioni i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga doktori i Shkencave teknike, Besnik Bekteshi, ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës. Në mbledhje ndodheshin edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Pali Miska, ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, ministri i Tregtisë së Jashtme Shane Korbeci, kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit Bujar Kolaneci, kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës, Ajet Ylli. Ishin të pranishëm edhe titullarët e përfaqësive diplomatike të shteteve të Ballkanit, në Tiranë. Mbledhjen e hapi kryetari i delegacionit shqiptar, Dr. Besnik Bekteshi, i cili ndër të tjera tha se është me të vërtetë një ndër takimet e veçanta për mua të kem këtu në Tiranë, mbledhjen e Ministrave të Energjetikës të vendeve të Ballkanit. Me këtë rast më lejoni t’ju uroj edhe një herë mirëseardhjen dhe të përshëndes delegacionet pjesëmarrëse në këtë takim. Zhvillimi i marrëdhënieve të gjithanshme fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, tha ai më poshtë, ka përbërë dhe përbën një orientim të përhershëm në politikën e jashtme të RPSSH. Ajo është e angazhuar në të njëjtën kohë në veprimtari shumëpalëshe në rajon, e bindur se kështu i shërben procesit të bashkëpunimit ballkanik. Ne gjykojmë se zhvillimet e fundit në Ballkan dhe Evropë rrisin më shumë rëndësinë e këtij bashkëpunimi. (Vijon në faqen 2)

Shoku Ramiz Alia priti Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian Flaminio Picoli

Dje Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor shoku Ramiz Alia priti Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit italian Flaminio Pikoli. Në pritje ndodheshin sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, nënkryetarja e Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, Rolanda Dimitri, dhe drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkim Dino. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë, Xhorxhio de Andreis. Në bisedën me parlamentarían italian shoku Ramiz Alia vuri në dukje se popujt e dy vendeve tona si fqinjë që janë nuk mund të mos dëshirojnë e të mos luftojnë që miqësia midis tyre dhe bashkëpunimi i gjithanshëm të zhvillohen paprerë dhe në dobi të interesave të tyre dhe të paqes. Alia, dëshirojmë të kemi jo vetëm një vend mik, por edhe një partner të rëndësishëm në shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore, teknike etj. Të dy palët, shtoi ai, duhet të përpiqemi që marrëdhëniet shqiptaro-italiane të jenë jo vetëm shembull i fqinjësisë së mirë, por të shndërrohen edhe në një faktor stabiliteti, paqeje e sigurie në rajonin tonë. Parlamentarët, theksoi shoku Ramiz Alia, si përfaqësues të drejtëpërdrejtë të popujve dhe shprehës të mendimeve e aspiratave të tyre, kanë një rol të veçantë për të luajtur në këtë drejtim. Ai shtoi se takimet midis personaliteteve të ndryshme të të dy vendeve dhe shkëmbimi i mendimeve e pikëpamjeve për problemet që u interesojnë janë kurdoherë të dobishme. Ai shfaqi gëzimin e tij për lidhjet miqësore e të punës që po vendosen midis parlamentit Italian dhe Kuvendit Popullor të Shqipërisë. ... [teksti vazhdon në pjesën e prerë] ne, Xhorxhio de Andreis. Në bisedën me parlamentar të interesave të tyre dhe të paqes. Ai theksoi se nuk ekzistojnë pengesa që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona të zhvillohen me një ritëm më të shpejtë e të jenë më frytdhënëse në të gjitha fushat. Atmosfera e mirë politike që ekziston ndërmjet të dy vendeve dhe kushtet e favorshme që krijohen në marrëdhëniet ndërkombëtare, deklaroi ai, duhet të shërbejnë për të vendosur një bashkëpunim të qëndrueshëm e me perspektivë në të gjithë sektorët ku interesi është reciprok dhe që u shërbejnë të dy vendeve për përparimin e begatinë e të dy popujve. Në Itali, deklaroi shoku Ramiz Alia, siç kemi ardhur në Shqipëri si përfaqësues të tri forcave më të mëdha politike të Italisë dhe na ka bashkuar dëshira për të gjetur rrugët të reja për forcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve tona. Mund t’ju them se dje dhe sot ne kemi bërë së bashku punë të mira. Tani na duhet që të punojmë për t’i nxitur dhe qeveritë tona që t’i konkretizojnë ato. Sot u takova edhe me ministrin për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha dhe ishim të mendimit që t’i zhvillojmë më tej marrëdhëniet në fushën e ekonomisë. Ne, vuri në dukje Flaminio Pikoli, e vlerësojmë shumë sinqeritetin me të cilin ju na folët për të gjitha problemet. Qëndrimet e Shqipërisë që na shprehet ju, zoti president nuk mund të mos shihen nga ne me simpati të madhe. Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. (ATSH) (Foto: ATSH)

MESAZH PËRSHËNDETJEJE I SHOKUT ADIL ÇARÇANI DREJTUAR TAKIMIT TË PARË TË MINISTRAVE TË ENERGJETIKËS TË SHTETEVE TË BALLKANIT

Është kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe në emrin tim t’i dërgoj Takimit të Parë të Ministrave të Energjetikës të shteteve të Ballkanit përshëndetjet dhe urimet më të mira për punë të frytshme e suksese të plota. Qeveria shqiptare është e bindur se çuarja përpara e procesit të bashkëpunimit ballkanik të filluar dy vite më parë, është shpërblim e dëshirës së sinqertë të të gjithë popujve dhe shteteve të Ballkanit për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm dhe të kontribuojë në proceset pozitive evropiane, në dobi të paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar. Problemet energjetike që përballon e do të përballojë në të ardhmen Ballkani janë komplekse dhe në lidhje të ngushtë me dinamikën e zhvillimit industrial dhe ekonomik. Ashtu si në fushat e tjera, edhe në atë të energjetikës ekzistojnë mundësi të konsiderueshme për një bashkëpunim të dobishëm e koherent, i cili t’u përgjigjet interesave nevojave aktuale dhe të perspektivës. Bashkëpunimi midis vendeve tona edhe në fushën e energjetikës një përvojë të mirë, mbi të cilën mund të mbështetemi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, dhe shumëpalësh, gjë që përkonte me interesat e nevojat tona aktuale dhe të perspektivës. Në këtë takim, përveç potencialeve energjetike, do të shihen edhe përparimet teknologjike bashkëkohore. Nuk ka dyshim se zhvillimi i marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit midis shteteve të Ballkanit është me rëndësi të madhe për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Shpreh bindjen se ky takim është pjesë e pandarë e përpjekjeve për arritjen e këtij qëllimi të lartë. Ju uroj edhe një herë sukses të plotë në punën tuaj, i bindur se procesi i bashkëpunimit ballkanik do të njohë arritje të mëtejshme në përputhje me interesat dhe aspiratat e popujve tanë për të jetuar në paqe e miqësi me njëri-tjetrin.

Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

- Dje paradite, delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, i kryesuar nga kryetari i tij, Flaminio Pikoli, bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet. Delegacioni vendosi në emër të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, një kurorë pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Gjatë kësaj ceremonie delegacioni shoqërohej nga anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, nënkryetare Popullor, Rolanda Dhimitri, sekretari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Zyber Sinani dhe komandanti i Garnizonit të Tiranës, Eduart Shehu. (ATSH)

Nga takimet dhe vizitat e kongresistit amerikan Tom Lantosh në Tiranë

Në vazhdim të vizitës në vendin tonë kongresisti amerikan, Tom Lantosh, së bashku me ish-kongresistin amerikan Zhozef DioGuardi, u mbërritën në Tiranë. Gjatë rrugës ata u ndalën në qytetin e Lezhës, vizituan memorialin e vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Dje paradite ata vizituan Muzeun Historik Kombëtar, ku u pritën nga kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, deputeti Dritëro Agolli dhe drejtori i muzeut, Haxhi Zeneli. Duke vizituar sallat e ekspozitave e muzeut ata u njohën me historinë e popullit tonë, luftën e tij, përpjekjet për liri e pavarësi, për përparimin e emancipimin shoqëror. “Muzeu është shumë i bukur, i nivelit botëror”, tha kongresisti amerikan Tom Lantosh, ndërsa ish-kongresisti amerikan Zhozef DioGuardi tha se “gjëja më e bukur për të ardhmen e një populli është të shohësh të kaluarën e tij”. Në librin e përshtypjeve Tom Lantosh la këtë shënim: “Studiues dhe admirues i Skënderbeut dhe i historisë shqiptare që nga fëmijëria ime jam thellësisht i emocionuar dhe mbresëlënës për këtë muze i mrekullueshëm, paraqitja e madhështme … (Vijon në faqen 4)

Nga takimet dhe vizitat e delegacionit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian

Dje paradite, ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, priti në selinë e Kryeministrisë, delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, i kryesuar nga kryetari i tij, Flaminio Pikoli. Dje paradite, ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, priti në selinë e Kryeministrisë, delegacionin e Në pritje, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, në veçanti u vunë në dukje marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis të dy vendeve, si dhe u shpreh dëshira dhe vullneti dhe për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme të ekonomisë, si bujqësi, industri, transport, energjetikë, turizëm etj., që janë me interes të ndërsjellët. Po dje Flaminio Pikoli, bëri vizitë në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet. Këtu ai u njoh me historinë e popullit tonë, në shekuj, me qëndresën heroike dhe luftën e tij për liri e pavarësi, clirimin kombëtar e shoqëror dhe me punën vetëmohuese për ndërtimin e jetës së re. Duke kaluar në pavionet e këtij muzeu, Flaminio Pikoli shprehu interesim për historinë dhe traditat e popullit tonë dhe vlerësoi përmbajtjen e paraqitjen historike të muzeut. Ai falënderoi për ekspozentë që u bënë pjesë e librit të përshtypjeve në këtë shënim: “Kemi vizituar me simpati një afresk të historisë së popullit shqiptar me rastin e vizitës së parë të përfaqësuesve tona të Italisë. Populli i kësaj toke ka një histori të gjatë kulture e qytetërimi.” Po dje delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Italian shkoi në qytetin e Krujës, ku u prit nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Petraq Kallëmi. Pjesëtarët e delegacionit bënë vizita në kalanë e lashtë dhe në muzeun historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ku u njohën me luftërat e popullit tonë, nën udhëheqjen e Heroit … (Vijon në faqen 4)