U MBLODH KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I FRONTIT DEMOKRATIK
Tribunë e mendimit të lirë të masave — FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA —
Të dashur shokë,
Kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë zhvillohet në një situatë, që karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme pozitive në të gjitha fushat. Vendimet e Plenumit të 9-të dhe të 10-të, aktet ligjore të sesionit të fundit të Kuvendit Popullor, kanë krijuar kudo, në atmosferë të shëndoshë pune e angazhimesh qytetare. Ato, siç e thanë edhe shokët që diskutuan, e kanë gjallëruar më tej mendimin politiko-shoqëror të masave punonjëse dhe e kanë rritur rolin krijues të tyre. Të gjithë, punëtorë e fshatarë, intelektualë, veteranë e të rinj, ecin me vendosmëri përpara në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë sonë.
Miratimi unanim i vendimeve të Partisë, të Kuvendit dhe të Qeverisë nga masat e popullit dhe entuziazmi i tyre vjen nga fakti që këto vendime jo vetëm u përgjigjen kërkesave të sotme, por edhe hapin rrugën e një perspektive të qartë zhvillimi e përparimi të vendit. politike e shoqërore.
Kjo atmosferë, u shpreh edhe në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH, e cila, siç tha shoqja Nexhmije në raportin që mbajti, ka për qëllim të përcaktojë detyrat që i dalin organizatës në përshtatje me këtë stad të zhvillimit të shoqërisë sonë socialiste.
Roli i Frontit Demokratik në çdo kohë është i rëndësishëm, por detyrat e tij shtohen e shumëfishohen, në momente si këto që jetojmë, kur kërkohet që njerëzit tanë të kenë e ...
personalitetin e identitetin e vet politik, gjë që shprehej në një bashkëpunim të ngushtë me Partinë në përpunimin ...
Dje, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet u mb W?lodh Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Anëtarët e Këshillit dhe të ftuarit pritën me duartrokitje hyrjen në sallë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia.
Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, mbajti raportin «Të rritim rolin e Frontit Demokratik në procesin e demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit».
Diskutantët vunë në dukje entuziazmin dhe optimizmin që kanë ngjallur në mbarë popullin vendimet e Plenumeve të 9-të e të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe ligjet që miratoi Kuvendi Popullor për përsosjen e mekanizmit ekonomik e të legjislacionit, të cilat, përshkohen nga ideja e madhe e zgjerimit dhe e thellimit të mëtejshëm të demokracisë socialiste. Ata sollën përvojën e organizatave të Frontit Demokratik të rretheve të ndryshme të vendit në punën për forcimin dhe demokratizimin e pushtetit, për edukimin juridik të masave, për çelikosjen e mëtejshme të unitetit të popullit, për çuarjen më përpara të procesit demokratik të vendit, për të vënë më mirë në qendër të këtij procesi njeriun, masat e gjera të popullit. Theksi u vu në detyrat që u dalin organizatave të Frontit Demokratik, në bashkëpunim me organizatat e tjera të masave, për të çuar më përpara procesin e demokratizimit, për një punë më të gjerë e më aktive me masat, për një pjesëmarrje më aktive në përpunimin e politikës shtetërore në fusha të ndryshme, për të inkurajuar mendimin përparimtar të punëtorëve, të fshatarëve e të intelektualëve, për të zbatuar e respektuar me konsekuencë të drejtat qytetare që sigurohen me ligj, në fushën e ekonomisë, të punës e të shoqërore. U vu në dukje se Fronti Demokratik duhet të japë një kontribut më të madh në punën sqaruese, shpjeguese e argumentuese me masat, duke aktivizuar gjerësisht specialistët e fushave të ndryshme, për të frenuar prirjet për realizimin e tejkalimin e detyrave, për të nxitur aksionet e lëvizjet e tyre etj. Lidhur me këto u përmend puna e mirë e organizatave të Frontit Demokratik në rrethet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës etj.
Mes entuziazmit të të pranishmëve e me një fjalën shoku Ramiz Alia. Fjala e shokut Ramiz Alia u dëgjua me vëmendje të madhe.
Në pushimin midis seancave të mbledhjes, shoku Ramiz Alia vizitoi ekspozitën antikuare që është hapur në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar. Ai vlerësoi reliket e ndryshme që janë paraqitur këtu, si orendi shtëpiake, vazo, bizhuteri, objekte kulti, punime druri, porcelani, të mendalështa, tekstili etj., të punuara nga artizanët tanë dhe ata të huaj të shekujve XIV-XX. Shoku Ramiz Alia përgëzoi punonjësit e Muzeut dhe ata të Institutit të Kulturës Popullore për punën e kujdesshme që kanë bërë për hapjen e kësaj ekspozite, e para e këtij lloji në vendin tonë, ku është vendosur vetëm një pjesë e atij thesari të madh të kulturës materiale të popullit tonë.
(Foto: ATSH) (ATSH)
... në, gjithë patriotëve të këtij vendi. Poli i dytë politik që i tërheq e i bash-
momentet kenë e të ushtrojnë direkt më shumë pushtet e të drejta, kur vija e masave nevojitet të shprehet më fort, kur mendimi krijues e iniciativa e punonjësve duhet të ngrihen më lart. Përparimi i vendit, sigurimi i lirisë dhe i pavarësisë së tij, forcimi i vazhdueshëm i pushtetit popullor, liritë e të drejtat e qytetarëve që burojnë nga kushtetuta jonë, pa Frontin, pa këtë organizatë të kultivimit të demokracisë popullore, pa një aktivitet intensiv të saj do të mbeteshin në mes të rrugës.
Fronti Demokratik është organizata shoqërore më përfaqësuese e më me autoritet në vendin tonë. Organizatat e masave në literaturën marksiste e në propagandën tonë shpesh konsiderohen si «leva të Partisë», ose «rripa transmisioni». Ky përcaktim, po të kemi parasysh traditën e praktikën e deritanishme, mendoi se sidomos organizatës sonë të Frontit nuk i shkon.
Fronti Demokratik u krijua me iniciativën e Partisë Komuniste në një nga momentet kyçe të historisë së popullit tonë dhe si nevojë konkrete politike. Ai nuk u krijua pse ekzistonte ndonjë postulat ideologjik universal, por sepse ekzistonte një dëshirë e zjarrtë popullore për liri, demokraci e përparim. Qëllimi i tij ishte: të grumbullonte të gjitha forcat e shëndosha e të vetëdijshme kombëtare për çlirimin e Shqipërisë e të popullit shqiptar nga sundimi fashist. Programi i tij ishte akoma më i qartë, i kuptueshëm e pa asnjë ekuivok: krijimi i një Shqipërie të lirë, demokratike e popullore, krejtësisht të pavarur e sovrane. Organizimi i tij respektonte një traditë të lashtë shqiptare, atë të kuvendeve popullore, që zënë fill të paktën që nga koha e Skënderbeut, dhe mbështetej në një përfaqësim të gjerë e pluralist të shtresave të ndryshme popullore dhe të individëve, të shquar për devocionin e tyre ndaj çështjes së lirisë e pavarësisë së atdheut.
Fakti e vërteta se Fronti është udhëhequr nga Partia, se programi i tij politik nuk ndryshonte nga ai i Partisë, dhe as që mund të ndryshonte, mbasi objektivi politik i tyre në thelb ishte i njëjtë. Por Fronti ka pasur, sidomos gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe për një periudhë të gjatë pas saj, një iniciativë të njohur mendimi e veprimi. Ai ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Partinë, në frymëzimin reciprok për veprimtari politike të përbashkët, në një influencë reciproke frytdhënëse në marrjen e vendimeve të mëdha politike. Midis Partisë e Frontit ka ekzistuar ai raport që ekziston në jetë midis udhëheqës e masave, kur midis tyre ka një komunikim demokratik, kur masat popullore kanë jo vetëm një zë e një opinion lidhur me problemet e zhvillimet e ndryshme, por kanë edhe një rol vendimtar në zgjidhjen dhe drejtimin e tyre.
Këtë traditë duhet ta kemi parasysh, në mënyrë që edhe sot, në kushte të reja, roli i Frontit për aktivizimin e forcave patriotike të popullit tonë, të njerëzve të shquar e me personalitet të afirmuar nga radhët e punonjësve të ndryshëm e të inteligjencies, të jetë i veçantë e i pazëvendësueshëm.
Fronti Demokratik ka zhvilluar e zhvillon një veprimtari të gjerë në mjaft fusha. Ai jep një kontribut të madh edhe për edukimin patriotik e revolucionar të masave, edhe për mobilizimin e tyre në punë për ndërtimin e socializmit, edhe për transformimet shoqërore e kulturore, edhe për vendosjen e normave të reja morale etj. etj.
Por poli magnetik politik, që i ka bashkuar dhe i bashkon masat rreth Frontit ka qenë dhe është ideali i lirisë, i pavarësisë e i sovranitetit kombëtar të vendit, që simbolizon kjo organizatë; është imperativi i unitetit kombëtar e popullor, lufta për sigurimin e tyre. Çështja e lirisë dhe e pavarësisë kombëtare nuk ka qenë e nuk mund të kurbë një çështje vetëm partiake, një çështje përkatësie ideologjike ose preference kulturore. Duke përfshirë kushtin themelor për ruajtjen e identitetit, origjinalitetit e individualitetit kombëtar të popullit, të vetës së tij, duke qenë premisë e domosdoshme për të qenë subjekt më vete në marrëdhëniet ndërkombëtare, bazë për zhvillimin e pavarur shpirtëror, ajo është çështje e të gjithëve, pavarësisht nga çdo përkatësi.
Të gjithë kanë detyrën e shenjtë ta mbrojnë këtë liri e pavarësi, ashtu siç kanë të drejtën të shfaqin edhe mendimin e tyre të lirë se si duhen mbrojtur ato. Pikërisht këtë mundësi u krijon Fronti gjithë qytetarëve tanë, që i tërheq e i bashkon masat në Frontin Demokratik është mbrojtja e pushtetit popullor, forcimi e perfeksionimi i tij, demokratizimi i tij i mëtejshëm. Liria e pavarësia kombëtare dhe pushteti popullor nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Ato janë të lidhura në një fat historik, pasi, po të humbasë njëra, zhduket edhe tjetra. Ato përbëjnë edhe dy nga shtyllat themelore të ekzistencës e të zhvillimit të Shqipërisë së re.
Çështja tjetër jetike që i lidh masat me Frontin është ndërtimi i jetës së re, krijimi i një shoqërie të drejtë, i shoqërisë socialiste, pa shfrytëzim e shtypje shoqërore e nacionale; i një shoqërie ku ka barazi, ku secili rron me punën e vet dhe vlerësohet e respektohet nga kontributi që jep në zhvillimin e përparimin e shoqërisë.
Këto ideale të qarta rreth të cilave realizohet bashkimi politik i popullit përbëjnë dhe faktorin bazë të fuqisë së Frontit si organizatë, ato formojnë edhe atë motiv shpirtëror që nxit e vë në lëvizje veprimtarinë politike të masave.
Faktor tjetër bazë që qëndron fuqia e Frontit si organizatë ka qenë dhe duhet të bëhet gjithnjë e më mirë përfaqësimi në të i shtresave më të gjera të shoqërisë shqiptare, diskutimi i lirë dhe fryma demokratike në marrjen e vendimeve. Fronti nuk ka punuar kurrë në kabinete të mbyllura e në rrethe të ngushta personash. Problemet ai i ka ngritur e i ka diskutuar drejtpërdrejt në masat.
Këtë traditë e këtë praktikë organizata e Frontit duhet ta ruajë e ta vazhdojë. Ajo duhet të ruajë e të zhvillojë më tej traditat e shquara të organizimit të kuvendeve popullore për çështjet e mëdha politike e shoqërore, siç kanë qenë ato për mobilizimin e masave në Luftën Nacionalçlirimtare, për kolektivizimin e bujqësisë e punën vullnetare, për emancipimin e gruas e zhdukjen e zakoneve prapanike, për ndihmë e solidaritet ndërmjet krahinave të ndryshme të vendit etj. Traditat e kuvendeve, e diskutimit të shfaqjes, e odave ku përfshihen jo vetëm pleqtë e bujarët, por edhe njerëz të shtresave demokratike të punonjësve, nxjerrja e interesit të tyre për punën e prodhimin, për të marrë pjesë kompetenca për të marrë vendime dhe mbrojtja e të drejtave qytetare.
Pasi theksoi se për procesin e demokratizimit veçanërisht i domosdoshëm e i rrezikshëm ka qenë dhe mbetet burokratizmi dhe praktikat e tij, ajo vuri në dukje rolin e madh të masave si e vetmja rrugë për përballimin presionin burokratik. Këtu synojnë edhe vendimet e miratuara në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor për mekanizmin e ri ekonomik, për përsosjen e legjislacionit, lëshimi i shumë kompetencave nga organet e ndryshme shtetërore e ekonomike dhe zgjerimi i tyre në bazë, përcaktimi i mandateve të kuadrove drejtues të të gjitha niveleve etj.
Organizatat e Frontit të luftojnë që këto masa të realizohen sa më mirë e sa më drejt. Ato të zhvillojnë në kurajën qytetare të tyre dhe të punonjësve kundër çdo të mete dhe dobësie, kundër paaftësisë e mediokritetit, të nxitin iniciativën e popullit për rrugëzgjidhje të shpejta dhe efektive të problemeve. Fronti duhet në mënyrë të veçantë të in-[?]
(Vijon në faqen 2)