Rrethi i Dibrës me industri kromi, ushqimore, mermeri etj., me peshë në ekonominë e vendit, me një pemëtari të zhvilluar e një popullsi afro 90 për qind banuesë në fshat, ka një rrjet rrugor që kërkon përmirësim.
Pse e themi këtë? Me 60 kilometra rrugë të asfaltuara krahas 450 km që administron ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve, pa futur në llogaritje të tjerat të fshatrave e të qendrave të tjera të banuara (të gjitha këto njëkalimshme) nuk mund të flasësh për frytshmëri ekonomike të lartë në transport, për shpejtësi e qarkullim me frytshmëri të vlerave materiale e të njerëzve. Rruga Peshkopi-Muhur, vetëm 11 km e gjatë, që ka bartur miliona tonë rerë e zhavorr në këta 45 vjet duke ndërtuar jo vetëm Peshkopinë e trehinat, por edhe një pjesë të Bulqizës, ka mbetur e ngushtë njëkalimshme. Vitin e kaluar ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve nisi me «nsimën e vet» asfaltime. Megjithëse vetëm në gjysmën e saj është hedhur dora e parë e asfaltit, në ndërmarrjen e ndërtimit është dyfishuar sasia e inerteve në sajë të dyfishimit të vëllimit të punës të të njëjtave mjete. Punëtorët e minierës së mermerit po për të njëjtën masë shkojnë afër një gjysmë ore më shpejt në punë. Ajo që është humbur në këtë rrugë (dhe ajo që po humbet nga koncepti «arnues» në ndërtimin e saj) do të mjaftonte të riparohej për të bërë ato jo njëkalimshme me asfalt, por si të thuash, dukalisht me «mermer». Nga Kubeni në Kastriot nuk ka më shumë se 3-4 km rrugë. Kjo pjesë, ashtu si edhe pjesa nga Kastrioti në Kala të Dodës ka nisur shtrimin njëkalimësh me zhavorr para 8-9 vjetësh. E konceptuar edhe dy hidrocentralet e tjera të Radomirës, do të merrreshin mbi 3 milionë kilovatë të tjerë. Specialistët e rruga-urës, ndërmarrjes së ndërtimit dhe dikasterit të tyre mund të llogaritn me sa kilometra rrugë barazohen humbjet ekonomike nga ky qëndrim. Në NB-në «Eles Isufi» të Shumbatit prodhimi i kumbullave, mollëve dhe frutave të tjera është majft i mbarë. Drejtuesit janë në valën e punës për të siguruar arkat dhe ambalazhet e tjera për t’u përgatitur mirë detyrës së këtij viti për të eksportuar 5000 kv fruta. Kanë dhënë fjalën që të japin edhe 500 kv më shumë. Këto ata i kanë bërë, por, por nuk kanë një gjë tjetër — rrugën nga Kubeni në Kastriot. 3-4 km e gjatë që është e pakalueshme. Rruga në disa qindra metra është shtruar me zhavorr e në disa qindra të tjera është me gropa të mëdha. Ura e Brestik ka 3-4 vjet që është filluar e nuk dihet kur mbaron. Mjetet e mëdha të transportit për eksport nuk mund të hyjnë. Edhe kamionat e tjera, jo e jo. Kështu kjo rrugë e shkurtër e ngërne dhe vazhdon të hajë çdo vit qindra mijëra e miliona lekë. Vetëm nga ulja një shkallë në cilësi e frutave të NB-së (nga tundje-shkundje-ndjet për këtë rrugë) çdo vit humbasin rreth një milion lekë, kjo ka si pasojë do të mjaftonte të ndërtohej nga e para çdo vit kjo largësi rrugë. Fjala është për rrugë të shtruar me zhavorr nga Drini, që nuk është më shumë se 4-5 km larg e jo për rrugë të asfaltuar. Kromi ka qenë dhe është një ndër pasuritë më të mëdha të vendit. Krahas vendburimeve të njohura të Bulqizës, kohët e fundit janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim vendburime të tilla, si: Tërnova, Livadhi i Dashit, Kala e Lamës, Kodra e mori në dorëzim Ministria e Transportit, ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve të Peshkopisë. Shfrytëzuesit e kësaj rruge: parqet e Dibrës, Matit, Krujës etj., u mbajtën larg. Përfundimi është ky: gjatë të gjithë autobusët që transportojnë në çdo ndërmarrëse 600-700 punëtorë nuk ngjiten kësaj rruge edhe kur nuk ka dëborë e akull. Shoferat që rë mirorkio ngjiten e zbresin, si i thonë fjalës, «me kokë në torbë». Për mungesë të dhenash nuk llogaritëm as milionat e tonëve të kromit që kanë rrjedhur rrugëve njëkalimshme të zonës D të paasfaltuara, as gomat, karburantin, kohën e humbur, lodhjen fizike e shqetësimin e shoferëve (vetëm këto të fundit po të mblidhen, «pikë-pikë», do të mjaftonin të asfaltoin vit për vit këtë rrugë). Të ndalemi në një llogari «të vogël»: në minierën jugore vetëm nga humbja e një gjysmë ore kohe në çdo ndërresë gjatë muajve të dimrit, kur punëtorët detyrohen të ngjiten në këmbë nga zona e parë në zonën D, me masë rendimenti e planifikuaur, humbet aq krom sa, po të eksportohej, do të mërreshin afro 500 mijë dollarë. Hallkat e shumta nëpër të cilat kalon sot projektimi, ndërtimi, financimi, zbatimi, marrja në dorëzim, shfrytëzimi etj., përgjegjësia e shpërndarë në tri dikastere e në disa ndërmarrje e ka burokratizuar ecurinë e rrugëve në Bulqizë. Mund të shkurtohen disa hallka, ashtu siç duhet të rriten përgjegjësitë për lekën që derdhet rrugëve kot, si në ndërtim, edhe në shfrytëzim. Është paradoksale të mendosh në një kohë që në rrethin e Fierit (sipas njoftimeve të shtypit) po asfaltohen rrugët e fshatrave dhe të lagjeve të fshatrave, rrugët e kromit, pemëtarisë, patateve etj., në Dibër, një pjesë të vitit janë të sekretare e përgjithshme e komisionit, delegacioni i Komisionit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i kryesuar nga dr. Punisha Pavlloviç, presidenti i tij dhe delegacioni i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga prof. Sofokli Lazri, kryetar i Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESKO-n. Martin pjesë gjithashtu përfaqësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të UNESKO-s — Federico Major, Ahidi Ngoma, drejtorë e Qendrës së Arsimit të Lartë për Evropën, Karin Berg etj. Ishin të pranishëm edhe kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, të RPS të Shqipërisë, prof. Alfred Uçi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani e të tjerë. Konferenca i zhvillon punimet me këto rend dite: këtë rend dite: Delegacionet paraqesin raporte të veprimtarive kryesore të komisioneve kombëtare gjatë periudhës 1988-1990 midis të dy konferencave. Bashkëpunimi midis komisioneve kombëtare ballkanike në kuadrin e programit dhe buxhetit për vitet 1990-1991 dhe të programeve për forcimin e bashkëpunimit ballkanik në fushat kompetente të UNESCO-s. Veprimtaritë e realizuara, mundësitë e bashkëpunimit dhe vënia në zbatim e studimeve të përbashkëta në kuadrin e Dhjetëvjeçarit Botëror të zhvillimit kulturor nga komisionet kombëtare ballkanike dhe institucionet të tjera kombëtare. Raporte mbi veprimtaritë e komisioneve kombëtare ballkanike në kuadrin e Vitit Ndërkombëtar të Alfabetizmit.
saj do të mjaftonte të tregonin për ta bërë atë jo njëkalimshme me asfalt, por si të thuash, dy kalimshme me «mermer».
Nga Kubeni në Kastriot duk fillo pak këtu sot e ndërprerë punimet nesër nga ndërmarrja rruga-ura e Elbasanit, ajo sot është vetëm vende-vende lehtësisht e kalueshme. Objekte me rëndësi për zhvillimin e zonës së thellë malore të Kalisë së Dodës po shtyhen nga viti në vit vetëm ngaqë ndërtimi i rrugës zvarritet. Ndërmarrja e ndërtimit po punon këtu vetëm, simbolikisht, 2-3 muaj në vit në ngritjen e spitalit, shtëpisë së kulturës, depove të grumbullimit, hidrocentralëve të Radomirës. Fondet po digjen vetëm për pakalueshmëri mjetesh në rrugë. Sikur ishte ndërtuar vjet hidrocentrali i Radomirës mbi ujësjellësin e Peshkopisë, do të merrreshin sivjet 4.3 milionë kilovat orë energji elektrike. Sikur të ndërtoheshin pastaj sivjet
me shumë se 4-5 km larg e jo për rrugët e kroit, pemetarisë, pakalueshme. Privilegj që ka Fieri me rrjet bituminoze, privilegj që ka njëri apo tjetri rreth, nuk duhet të shërbejnë si karabë terheqje nga vetja.
Kromi, bujqësia, ndërtimet etj., mjaft kanë paguar për dobësitë e sistemit rrugor në Dibër. Populli ka një fjalë të urtë: «Po nuk shpenzove pesë sot, nuk merr gjashtë nesër». Mekanizmi i ri ekonomik kërkon koncept e treja në organizim e drejtim, në kursime e shpenzime. Një ndërmarrje ndërtimi rrugësh e urash me qendër në Elbasan e sektor në Kala të Dodës, 300 km larg, nuk mund të ketë frytshmëri.
FILLOI PUNIMET KONFERENCA E 14-të E KOMISIONEVE KOMBËTARE TË VENDEVE BALLKANIKE PËR UNESKO-n
Dje paradite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë filloi punimet Konferenca e 14-të e Komisioneve Kombëtare të Vendeve Ballkanike për UNESKO-n.
Në Konferencë marrin pjesë delegacioni i Komisionit të Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i tij, prof. Lubomir Dramaliëv, delegacioni i Komisionit të Republikës Greke, i kryesuar nga Nikolas Papageorgiu, presidenti i Komisionit, delegacioni i Komisionit të Rumanisë i kryesuar nga presidenti i tij, Mihai Golu, delegacioni i Komisionit të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Gaye Oymak, Raporte lidhur me vënien në zbatim të vendimeve të mara dhe të rekomandimeve të miratuara gjatë konsultimit shumëpalësh të ekspertëve për studimin dhe rishikimin e teksteve shkollore të vendeve ballkanike të mbajtur në Patras, Greqi, në nëntor 1988. Vlerësimi i rekomandimeve për organizimin e «Ballkaniadës Kulturore». Vlerësimi dhe vënia në jetë e veprimtarive të reja, të parashikuara në planin e III-të me afat të mesëm. - Miratimi i raportit përfundimtar. Delegacionet e pranishëm zgjedhin kryetar të Konferencës së 14-të të Komisioneve Kombëtare të Vendeve të Ballkanit për UNESKO-n, prof. Sofokli Lazri, i cili duke marrë fjalën midis të tjerash tha: Ndryshimet që po ndodhin në arenën ndërkombëtare në përgjithësi dhe në rajonin tonë në veçanti nuk mund të lënë pa sensibilizuar mendimin e shkencëtarëve dhe intelektualëve të shumtë të fushave të arsimit, shkencës e kulturës. Duke mbajtur parasysh mundësitë, që si rezultat i reja na ofrojnë, duhet të shfrytëzojmë gjithçka që është e mundur për ta nxitur këtë mendim, jo vetëm për arsye kulturore, por edhe politike. Do të doja të theksoja këtë moment mbi transformimet e rëndësishme që po vijnë e bëjnë të domosdoshme krijimin e një fryme të re favorizuese për ndërtimin e një Ballkani të paqes, të miqësisë, të vëllazërisë, por unë do të thosha, edhe të tashmen e të ardhmen. Në Ballkan, edhe për këtë jemi të gjithë të ndërgjegjshëm, ka ndarje paragjykime e keqkuptime. Nuk është e vetmja, as rasti, për të folur për këto. E përmenda këtë vetëm për të bërë një pyetje vazhdimisht më sillet nëpërmend: A mund ta kapërcejmë këtë situatë dhe të futemi në rrjedhat qytetëruese moderne evropiane e botërore? Një përgjigje negative do të na humbiste shpresën për një të ardhme të mirë, do të na humbiste besimin për të luftuar, për t’u ndrequr, për të përparuar. Ballkani i këtij pragu të shekullit XXI nuk mund të mos përpiqet për ta treguar veten të qytetëruar e modern, jo vetëm nga ana materiale — por edhe nga ana shpirtërore e politike. Traditat e tij liridashëse e përparimtare, historikisht të njohura, bëhen të qëndrueshme e frymëzuese kur ato bashkohen me një shpirt demokratik e humanist, me gatishmërinë për dialog, për tolerancë e mirëkuptim midis shteteve e njerëzve të tij. Dëshiroj të shpreh shpresën se mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të Vendeve Ballkanike, që do të mbahet këtë vjeshtë në Tiranë, do të kontribuojë jo vetëm për mirësirimin e atmosferës politike në Ballkan, por do të krijojë edhe kushte më të mira për një bashkëpunim ekonomik e kulturor, dhe për plotësimin me sukses të iniciativave fisnike që ato kanë ndërmarrë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Mendoj se fusha e kulturës, mund të shërbejë jo vetëm si një vend takim e ndriçimi të rrënjëve e fateve të përbashkëta, por edhe si mjet i ndërlidhjes për përgjegjësitë individuale e kolektive që krijuesit kanë për ruajtjen e paqes e përparimin e njerëzimit, për vazhdimësinë e atij kontributi që ata duhet të japin në pasurimin shpirtëror të tij. Pastaj e mori fjalën Ahidi Ngopasi, i cili përshëndeti konferencën në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Federiko Major. Pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe bujare që i bënë në Shqipëri gjithë pjesëmarrësve të konferencës, ndër të tjera tha se (Vijon në faqen 4)
ndur bazë një Ballkani të paqes, të miqësisë, të vëllazërimit dhe të lirisë.
Ballkanet nuk janë vetëm një nocion gjeografik, por edhe historik para së gjithash. Në të njëjtën kohë ato janë dhe një nocion kulturor e shpirtëror me ndërgjegjen e tyre, herë të mirë e herë të keqe. Mbi ta kanë fryrë erërat e Lindjes e të Perëndimit. Ato kanë qenë herë të buta e herë të fuqishme, të ngrohta e të ftohta, mirëbërëse e shkatërrimtare. Gjurmët e tyre janë të pashlyeshme. Por ajo që s'kanë mundur të ndryshojnë këto erëra kanë qenë rrënjët historike të popujve të Ballkanit, identiteti e origjinaliteti i tyre i papërsëritshëm, kultura popullore e tyre që përfaqëson një nga vlerat e mëdha të qytetërimit evropian. Është ky fakt historik i përbashkët që ka përcaktuar, jo vetëm të
(Foto: ATSH)
Zëvendëssekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë në vendin tonë
Dje mbërriti për një vizitë miqësore në vendin tonë zëvendëssekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e Republikës Italiane, senatore Eleni Maranuri. Në aeroportin e Rinasit ajo u prit nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Doc. Lutfi Alia etj.
Kishte dalë për ta pritur gjithashtu edhe i ngarkuari me punë a. i Ambasadës Italiane në Tiranë, Paolo De Nikolo.
(ATSH)
Kujdes në rritje për shëndetin e nënës e fëmijës
Në rrethin e Gramshit, gjatë vitit, në 88 fshatra çdo fëmijë që ka lindur gëzon shëndet të plotë. Për 5 deri në 10 vjetët në fshatrat Dushkhan, Branik, Sulman, Kotkë, Funar, Nartë, Sulë etj., gjithë fëmijët që kanë lindur jetojnë. Personeli i kualifikuar mjekësor, «Nëna dhe fëmija» dhe 10 qendrat shëndetësore kanë punuar me mirë për ngritjen e kulturës shëndetësore të nënave. Atyre u janë dhënë njohuri për mënyrën e të ushqyerit të fëmijës dhe për ndihmën e parë mjekësore ndaj fëmijëve. Të dalluar janë punonjëset e qendrave shëndetësore në zonat e thella të Vidhit, ku zunë e thellë fëmijët e lindur gjatë 5 viteve të fundit.
Krahësuar me vitet e mëparshme, në këto fshatra ka ndodhur organizimi i seminareve teoriko-praktike, përgatitja e përvojës së më të mirëve etj. Kështu, në 5 zona të rrethit u zhvillua konkursi «Nëna dhe fëmijën», ku u shquan për njohuri më të gjera teorike dhe shprehi praktike gratë e Shëmrizës, Sonjës, Porocanit, të NB-së «18 gusht» etj. Seksioni i shëndetësisë në bashkëpunim me këshillin popullor të fshatit Graçhdan, përgjithësisht përvojën e edukatores së çerdhes Seta Hoxha, që shquhet për rezultate të mira në mirërritjen e fëmijëve të këtij fshati. Po ashtu, me një punë më të organizuar propagandistike të organizatave të BG-shë, në këtë rreth është shtuar numri i lindjeve në praninë e mjekut. Në Ishatrat Shemrizë, Përrenjas, Vidhan 100 për qind e lindjeve bëhen me asistencë mjekësore.
(Sipas ATSH-së)
ARRITJET E DERITANISHME BAZË PËR 6-MUJORIN –
Të përgatitur për më tej
- GJIROKASTER -
Uzina metalike, ndërmarrja bujqësore «Libohova» dhe ndërmarrja artistike, të parat në rreth, do ta fillojnë 6-mujorin e dytë të vitit duke punuar me mekanizmin e ri ekonomik. Përgatitja për këtë aksion është detyra kryesore e këtij muaji.
Biseduam me drejtorin e ndërmarrjes bujqësore «Libohova», Zilfor Cobani. Si 5-mujorin janë realizuar detyrat në prodhimin e qumështit e të mishit, por kanë mbetur prapa me planin e perimeve. Sukse në uljen e kostos së prodhimit të mishit të derrit, si nga ndryshimet në ushqimin proteinik të veçanërisht nga përmirësimet në organizim. Gjatë këtyre muajve ka filluar të zbatohet edhe puna me akord. Meraku kryesor mbetet si të lidhet më mirë paga e të gjithëve me prodhimin. Normistët këtë e kanë të qartë dhe kanë nëpër duar një studim që lidhet me normimin e punës, shkurtimin e hallkave të tepërta dhe heqjen e mallrave stok në qarkullim të ngadaltë. Drejtori thotë se rritja e rendimentit dhe kursimet janë dy rrugët e sigurimit të efektivitetit për mekanizmin e ri ekonomik. Ulja e kostos është kusht dhe për mishin e derrit. Ajo në fund të vitit do të ulet edhe 30 për qind, krahasuar me rezultatet e 5-mujorit. Për të zbatuar gjendjen jo të mirë në sektorin perimor, do të rritet shfrytëzimi i tokës nga 1,3 qers sot, 1,7 herë. Megjithëse takohen me probleme të reja e të panjohura, jemi optimistë dhe themi se do të dalim faqebardhë.
THANAS DINO
Pas planit të mos harrohen zërat
- LIBRAZHD -
Për klasën punëtore të rrethit të Librazhdit mekanizmi i ri ekonomik është bërë mjet i nxjerrjes për shtimin e frytshmërisë së tij, zbatimin e detyrave kontraktore, plotësimin e tejkalimin e eksportit dhe formave e regjimit të kurseve. 17 ndërmarrje nga 19 që ka rrethi plotësuan e tejkaluan detyrat e periudhës janar - 5 mujor. Prodhimi i përgjithshëm industrial u tejkalua 6 për qind nga rritja e rendimentit të punës. Eksporti u dha të detyrën prodhime me vlerë prej 8 milionë lekë, plani i investimeve u plotësua 108 për qind etj. Detyrat e periudhës u plotësuan duke kursyer mbi 1 milion kilovat-orë energji elektrike dhe mbi 500 mijë lekë fond page.
Por pas arritjeve në përgjithësi më të mos harrohen zërat. Vërtet mineria e hekur-nikelit në terrësi e ka tejkaluar planin, por për muajin maj nuk plotësoi as prodhimin e hekur-nikelit, as të boksideve. E njëjta gjë ndodh edhe në përpunim-drurin, që ndërsa në terrësi e ka tejkaluar planin, vetëm për majin nuk plotësoi 7 zëra. Shokët e përpunim-dururit ia ngarkojnë përgjegjësinë parkut të mallrave për mos zbatimin e kontratave në transport dhe vërtet ky i fundit nuk plotësoi planin as në ton mall, as në ton km. Dhe këtë këtu e përllogjin me mungesën e gomave, që nuk u janë plotësuar atyre sipas kontratave. Siç shthet përgjegjësia hidhet andej-këndej, që nuk i sjell asgjë të mirë punës. Prandaj për të plotësuar 6-mujorin duhet rritur kërkesa e llogarisë ndaj cilido që pengon plotësimin e detyrave.
XHIJEVDET ALMETA
Duke shmangur aritminë
- MIRDITË -
Prodhimi industrial në shkallë rrethi u plotësua 100,4 për qind, te tejkalua koncentrati i bakrit, bakrit blister, bakër i rafinuar, punimet gjeologjike etj.
Në parojë, si gjithnjë, qëndrojnë gjeologët, që realizuan punimet gjeologjike 109 për qind. Metalurgët e uzinës së bakrit të Rubikut e çuan me tej traditën e arritjeve. Me gjithë vështirësitë e krijuara nga mungesa e lëndës së parë, duke shfrytëzuar më mirë rezervat u dhanë disa dhjetëra tonë bakër tej planit. U dallua veçanërisht ndërresa «Kongresi» që drejton Nikollë Shalshi, e cila dha 50 për qind të bakrit në shkallë fabrike. Po kështu punonjësit e uzinës dhanë bakër tej planit dhe për eksport. Ndërmarrja minerare e Spacit e mbylli prodhimin industrial 100 për qind, ndërsa koncentratin e bakrit 104 për qind. Në ballë qëndrojnë minatorët e minierës së Gurthit, ku drejton Mark Nikolli, të cilët arritën të japin 2741 tonë mineral bakri tej
(Vijon në faqen 2)