TERHEQIM VËMENDJEN
Për periudhën katër mujore të këtij viti, ekonomitë bujqësore dhe ndërmarrjet e sistemit të bujqësisë në rrethin e Shkodrës kursyen 622 mijë kilovat-orë energji elektrike, në krahasim me atë që ishte planifikuar.
Po për çudi, 34 ekonomi nga 40 që janë gjithsej janë detyruar të paguajnë për diferencë çmimi më shumë se dy milionë e gjysmë lekë. Pse? Kanë tejkaluar planin në muaj të veçantë. A është e drejtë kjo, kur në ndërmarrjen e ujërave, për shembull, vetëm për muajin mars kjo shumë është mbi 1 milion e gjysmë lekë ose e barabartë me tërë shpenzimet e tremujorit të parë. Pse u bënë këto tejkalime? Cilat janë shkaqet? Për të gjykuar për këtë dhe për të dhënë ndonjë mendim, të ndalemi vetëm në drejtorinë e ujërave. Për tremujorin e parë, sipas muajve ishin planifikuar për stacionet e hidrovorëve 1513 mijë kilovat-orë. Dhe këto për kullimin e tokave. Por ç’ndodhi? Në muajin janar dhe shkurt reshjet ishin shumë të pakta, larg mesatares shumëvjeçare. Pra, nuk lindi nevoja për kullim. Dhe për këta dy muaj nuk u konsumua as 20 për qind e energjisë së planifikuar. Në këtë mënyrë mendojmë se nuk mund të kursehen energjia elektrike, por edhe bujqësisë nuk mund t’i vihet në ndihmë. Muaji majat dhe viti vitit nuk i ngjajnë. Kështu dhe planifikimi nuk mund të bëhet me hamendje e të jetë i pa levizshëm. A është e drejtë kjo për ndërmarrjet dhe ekonomitë e sistemit të bujqësisë? Mendojmë se jo, sepse situata hidroenergjetike pothuajse varet në të njëjtën masë nga kushtet e motit, ashtu sikurse dhe situata në bujqësi. Planifikim të saktë të energjisë elektrike, siç veprohet deri tani për çdo tremujor në sektorin e bujqësisë, nuk mund të ketë. Pra, mendojmë se edhe në vendimin e Këshillit të Ministrave diçka mund të shikohet me qëllim që të mos krijohen pengesa për rritjen e prodhimit dhe të frytshmërisë së tij. Derisa sot në këtë sektor janë krijuar pështjellime në treguesit financiarë, do të thotë se diçka nuk shkon. Në mënyrën e planifikimit mungon logjika ekonomike, pa të cilën zbatimi i mekanizmit të ri për t’u kthyer me llogari më vete, bëhet i pamundur. Madje do të thoshim se qysh tani, në këto kushte, ndërmarrje të sistemit të bujqësisë, veçanërisht ato të ujërave dhe një pjesë të hidrovorëve, kursyen dy milionë e 400 mijë lekë, të barabarta këto me 10 për qind të shpenzimeve gjithsej. Për mungesë të reshjeve, me energjinë e planifikuar u ujëmbajtësit do të mbusheshin me 10 milionë metra kub ujë, nga 30 që është aftësia e tyre. Në qoftë se nuk do të tejkalohen energjia elektrike e planifikuar, kuptohet, ujëmbledhësit nuk do të mbusheshin. Për pasojë, nuk do të ujiteshin për këtë vit mbi 5000-6000 hektarë tokë. Në këtë sipërfaqe të mbjella me drithëra buke, të ardhurat llogariten me shumë se 40 milionë lekë. Si përfundim, fitojmë 1 milionë e humbasim 40 të tjera. Cila do të ishte rruga e zgjidhjes? Njëra prej tyre, për veçoritë që ka bujqësia është që konsumi i energjisë elektrike sipas kuotave të planifikuara të ndiqet në mënyrë progresive për çdo muaj. Dhe për këtë seksioni i bujqësisë së këtij kompetence që, në bashkëpunim me ndërmarrjet përkatëse të shfrytëzimit të energjisë elektrike, të bëjë edhe ndryshime nga njëra ekonomi në tjetrën, sepse edhe kushtet klimatike nuk janë të njëjllojta në të gjitha viset e rrethit. Më mirë se kushdo e dinë ekonomitë dhe seksioni i bujqësisë se ku duhet ujitur, ku duhet kulluar etj. Ja ç’na tha Islam Tafa, ekonomist në seksionin e bujqësisë: «Natyra në bujqësi bën punën e vet, ndërsa ne bëjmë tonën. Ti planifikon për periudhën janar-mars energji elektrike për kullim, në fakt më pas të lind nevoja për ujitjen e grurit apo të kulturave të tjera...» të korigjosh planet që ke bërë tre muaj më parë, ta rikthesh atë për çdo ekonomi e të bësh një rishpërndarje të re, në përputhje me kushtet klimatike. Për këto ndryshime seksioni i bujqësisë nuk ka asnjë kompetencë. Ndërmarrja e elektrobujqësisë të sjit të nxjerrë përpara vë…
… administrimin e «tokave»? Të c’ndodhi? për këtë energjisë së planifikuar. Për këto kursime nuk ka meritë as drejtoria e ujërave, as ndërmarrja e elektrobujqësisë, por është «meritë» e kushteve natyrore. Po në muajin mars? Si pasojë e thatësirës së pazakontë, në plan të parë doli ujitja e bimëve. Për këtë muaj në të vërtetë u konsumuan 985 mijë kilovat orë më shumë se dy herë herë nga ç’ishte planifikuar. Si situatë e veçantë që u quajt kjo periudhë, shtahi i ngritur në komitetin ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit për…
… shpenzimet 1 milionë e… Vitin e kaluar për muajt janëntor dhjetor kësaj ndërmarrjeje vetëm për diferencë çmimi të energjisë elektrike iu rritën shpenzimet 1 milionë e…
… energjinë elektrike duhen për një stacion pompimi, për një elektropompë, për të ujitur një sipërfaqe të caktuar etj. Në këtë mënyrë u pritet rruga keqkalimeve, madje pagesa dhe djegëtifshën e çmimit jep frytet e veta.
… në kushtet klimatike nuk janë të njëllojta e dinë ekonomistët kulluar. A mos vallë në këtë mënyrë u lihet shteg shpërdorimeve të energjisë? Edhe kjo mund të zgjidhet duke vendosur normativa të studiuara për çdo fuqi instaluese. Për shembull, të llogaritet sa energji elektrike duhet e veta.
TË NDËRTOJMË SHPEJT, MIRË, LIRË
Me llogari të sakta
Vitet e fundit ndërmarrjet e sistemit të ndërtimit në Elbasan janë vënë në pararojë të ndërmarrjeve të tjera të rrethit.
Organizimi i mirë i punës në sektor e kantierë, ndjekja me përgjegjësi e furnizimit materialo-teknik kanë bërë të mundur plotësimin ritmik të planit dhe dorëzimin e objekteve në afatin e caktuar, madje shpesh dhe para kohe, duke rritur kështu frytshmërinë e investimeve.
Ndërmarrja e ndërtim-montimeve e kombinatit metalurgjik, një nga më të mëdhatë në rreth e në gjithë vendin, dërtyrat e pesëmujore i plotësoi 100.7 për qind. Mirë u punua për ndërtimin e objekteve industriale, e në fabrikën e pla-kave të zdrukthut, në kombinatin e drurit dhe ndërtimin e uzinës së ferro-kromit në Elbasan dhe më 27 objektet e tjera jashtë rrethit, si në jastër [?] e Beratit, ujësjellësin e Kërçës në Gramsh, fabrikën e pasurimit të kromit e të tjera.
Edhe ndërmarrja e ndërtimit të banesave, përveç plotësimit të planit pesëmujore, dorëzoi tej planit 15 apartamente banimi dhe tani po punon për të dorëzuar në kohën e duhur objektet e studentëve në Elbasan e në Tiranë, dhe godinën e re të Institutit të Lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani».
Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Gjergji Dhima e Dhimitër Dule, thonë se shpesh herë u kanë dalë vështirësi për furnizimin me materialo-ndërtimi. Megjithatë, me masat që janë marrë, detyrat e gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të zbatohen. Veçse ngritja në përgjegjësinë e plotësimit të planit vjetor, ka mungesa në hekur, lëndë drusore, xhama dhe parafabrikate. Me gjendjen e tanishme të furnizimit me këto materiale nuk sigurohet plotësimi i planit të gjashtëmujorit të dytë. Thuhet kështu jo për të vënë në dyshim që tani rëndësinë e planit, por që të rritet përgjegjësia në zbatimin e kontratave. Mjaft prej këtyre materialeve prodhohen në vend e s’ka pse nxirren pengesë.
SEJDIN CEKANI
Hallkë e dobët – furnizimi
- DURRËS - Gjatë kësaj periudhe në rrethin e Durrësit, në sektorin e ndërtimit ka disa arritje, por jo ashtu siç kërkohet dhe si pasojë janë krijuar edhe deficite. Më ra ka punuar ndërmarrja e ndërtimit të porteve. Sipas të dhënave, detyrat e periudhës këtu plotësohen 107,4 për qind. Drejtori i saj Petraq Bollo, thotë se me gjithë disa mungesa që kanë pasur në furnizim, ata ndërtuan disa objekte, si tri depo për agro-eksportin, detyrat për ndërtimin e depove të tregtisë së jashtme, punë që po vazhdon dhe janë mobilizuar që të dorëzojnë jo si 9-mujor, por si 7-mujor pontilin e ndërmarrjes së peshkimit, që do të lehtësojë përpunimin e anijeve. Ndërsa ndërmarrja e ndërtimit gjatë kësaj periudhe ka zigzake. Të dhënat operative shënojnë 93.5 për qind. Natyrisht, edhe ne ma telefon, me telegraf, me ankesa, edhe me arbitrazh etj, etj., por konkretisht gjërat nuk lëvizin. 2-sh, ndërmarrja e ndërtimit është furnizuar me gurë gjatë kësaj periudhe vetëm 44 për qind të sasive së planifikuar nga Fushë-Kruja, me derra [?] 72 për qind nga Shkodra, me hekur 92 për qind. Në këte të fundit, për hekur-beton kombinati metalurgjik e ka plotësuar detyrën 102 për qind, kurse ndërmarrja e furnizimit të ndërtimit në Durrës 65 për qind. Edhe NN-Porti, megjithëse punoi me më tepër mobilizim dhe i ka plotësuar në përgjithësi detyrat e kësaj periudhe, përjashto kalatën lindore, që tashmë është bërë «plagë» e vjetër, ka pasur disa mungesa. Kjo ndërmarrje është furnizuar nga NFN-ja dhe kombinati metalurgjik në Elbasan, vetëm me 65 për qind të hekurit, që gurë 30 për qind nga Fushë-Kruja. Një tjetër problem, veç mangësive që kanë shokët e ndërtimit në Durrës dhe që duhet t’i riparojnë menjëherë, është se kanë ardhur nga Tirana parafabrikate, por u mungojnë disa elemente dhe kështu pengohet ritmika e ndërtimit. Megjithatë, është detyrë në radhë të parë e vetë këtyre ndërmarrjeve në Durrës që të mos mjaftohen vetëm me ankime, por të luftojnë më seriozisht pranë burimeve të furnizimit dhe t’i sigurojnë plotësisht ato. «Ç’propozojnë drejtuesit e ndërmarrjes së ndërtimit në Korçë? Do të ishte me interes, aq më tepër që kemi të bëjmë me materiale deficitare, që prodhuesit t’i krijohen tërë kushtet për ta sjellë çimenton në magazinat e përdoruesve. Ç’kërkon kjo? Mjafton që në stacionin hekurudhor magazina e çimentos të pambalazhuar të vihet në administrimin e fabrikës. Ndërsa për tërheqjen e çimentos nga këto magazina, të përgjigjen vetë përdoruesit, në rastin konkret vetë ndërmarrja e ndërtimit. Kjo është plotësisht e mundur, mjafton që parkut të transportit të ndërmarrjes së ndërtimit t’i vihen në dispozicion mjetet e nevojshme që janë posaçërisht për këtë lloj transporti, duke i hequr parkut të mallrave, që i përdor sot.» Parku i mallrave: «Varet ç’mallra keni në stacion». Pra, shqetësimi pra-nohet, por askush s’i del për zot. Kërkojnë që hequr parkut të mallrave, që i përdor sot.
Një praktikë që e ka zhvlerësuar jeta
Fabrika e çimentos në Elbasan ka kontratë për furnizimin e ndërmarrjes së ndërtimit në Korçë.
Kushti i kontratës parashikon të sillet çimentoja në magazinat e ndërmarrjes së ndërtimit. A zbatohet ky kusht? Këtu fillon një odise që e zhvlerëson krejt këtë. Fabrika e çimentos, për të ardhur deri në zbatimin e detyrimeve të saj ndaj ndërmarrjes së ndërtimit, lidhën kontrata me drejtorinë e shfrytëzimit të hekurudhës, konkretisht stacionin e Gurit të Kuq. Këtu duket se ajo lirohet nga barra e saj, ndonëse kontrata thotë «të vi» mallin në magazinën e përdoruesit». Po më tej? «Pronar» i çimentos bëhet bartësi i saj, stacioni i Gurit të Kuq, i cili lidh vetë kontratë me parqet e mallrave të Korçës, Pogradecit dhe Ersekës për shpërndarjen e çimentos. Parku i mallrave vetë nuk ka kontratë me ndërmarrjet përdoruese, në këtë rast me ndërmarrjen e ndërtimit. Tërë këto hallka zinxhiri jo fort të qëndrueshme, sjellin shqetësime ç’ndodh? Çimentoja e pa ambalazhuar hidhet në silosat e stacionit. Se ku do të nisen mjetet, i komandon stacioni. A i dinë hallet e ngutshme të ndërmarrjes së ndërtimit drejtuesit e stacionit? Kjo nuk ka rëndësi. Mjafton të zbatohen kuota e tërheqjes së mallrave. Po parku i mallrave të Korçës ka një mori mallrash për tërhequr. Për shqetësimin e punonjësve ndërmarrjes së ndërtimit, drejtuesit e parkut vetë njoftohen. Por detyrime ligjore drejtoriat e tyre nuk ka, veç atyre morale. Trokë- tuktja e shokëve të ndërtimit me tri dyer të fabrikës, të stacionit dhe parkut të mallrave, nuk nxjerr gjë konkrete. Ja përgjigjet e zakonshme: «Ne e bëmë tonën – thonë në fabrikën e çimentos, – në përputhje me realizimin e prodhimit dërguam një sasi për ju në stacion. Përgjigjuni teknikën». Stacioni: «Kërkojeni këtë nga parku juaj i mallrave. Po dërgoi parku juaj, do t’ua nisim». pra-nohet, por askush s’i del për zot. me materiale deficitare, që prodhohen të krijojnë tërë kushtet për ta sjellë çimenton në magazinat e ndërtimit. ndërtesit edhe në këtë rreth para disa kohësh kanë marrë nisrna për shkurtimin e afateve të ndërtimit. Veç dobësive subjektive që kanë punonjësit e sistemit të ndërmarrjes, ka dhe disa pengesa që nuk varen nga ata. Këto janë probleme të njohura prej kohësh, por që ende nuk po zgjidhen. Vazhdon e njëjta metodë pune… pune…
Minierës së kromit në Kalimash në Kukës i jepet emri i Heroit të Punës Socialiste, Sali Vata
Minierës së kromit në Kalimash të rrethit të Kukësit iu dha emri i Heroit të Punës Socialiste, Sali Vata.
Me këtë rast në qendër të ndërmarrjes u organizua një miting, ku ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Mit Nito, dhe shokë të tjerë.
Në emër të Komitetit të Partisë dhe të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, përshëndeti kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Muharrem Mezin.
Pasi zbuloi pllakën ku është shkruar «Miniera e kromit “Sali Vata”, Kalimash – Kukës», shoku Besnik Bekteshi përgëzoi kolektivin e kësaj miniere që deri tani ka nxjerrë mbi 5500 tonë mineral kromi më shumë se plani, ndërsa prodhimin e koncentratit e tejkalduar me më shumë se 700 tonë. Rezultatet e shënuara tha ai, e kanë bazën te organizimi më i mirë i punës dhe zbatimi i formave të reja pune, si puna me akord e plan-detyra, i shërbimit të punonjësve etj.
Nga mitingu iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia.
(Sipas ATSH-së)
Në kuadrin e “Javës së mjedisit mesdhetar”
Në kuadrin e «Javës së mjedisit mesdhetar», në rrethin e Tiranës vazhdon puna për të përmirësuar gjendjen për mbrojtjen dhe krijimin e mjediseve të kulturës.
Në qytet, fshatra, qendra industriale dhe bujqësore, në zbatim të programeve të hartuara po zhvillohen veprimtari propagandistike, si biçikleta e leksione nga punonjës shkencorë e specialistë për mbrojtjen e mjedisit, të tokës e të ujrave nga ndotjet industriale etj. Takime të tilla u zhvilluan në 4-5 rajonet e kryeqytetit. Gjithashtu në këtë kuadër këto ditë Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit, në bashkëpunim me Bethamen Sociologjike pranë Komitetit të Partisë, të rrethit organizuan në një nga sallat e Pallatit të Kulturës një aktivit për problemet ekologjike dhe ruajtjen e mjedisit. Krahas raportit të grupit të punës u ngritur për këtë qëllim, u mbajtën edhe 10 kumtesa për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshme komunale dhe përpunimi i tyre. «Gjelbërimi dhe monumentet e natyrës në Tiranë e Tiranës» në shërbim të shëndetit dhe pastrimit të kulturës të punonjësve. «Ekologjia, dhe heshtja?». «Vijon në faqen 2)
Nga puna për mbrojtjen dhe krijimin e mjediseve të kulturës
Takim i estradave amatore të klasës punëtore
Për 12 ditë me radhë, në kinoklubin «Perlat Rexhepi», të qytetit të Vlorës u zhvillua takimi i estradave amatore të klasës punëtore, të cilat ku morën pjesë afro 300 amatorë punëtorë. Në repertorët e shfaqjeve pasqyrohen puna e përpjekjet që bëhen në kolektivat e këtij rrethi për të vënë në jetë vendimet e plenumeve të kohëve të fundit të KQ të Partisë, sidom s për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik. Me nivel të mirë ideor-artistik u paraqitën në këtë festival edhe mjaft këngëtarë amatorë, interpretuese e ekzekutues. Mbresa lanë sidomos trupat amatore të uzinës së sodë - PVC - së, ndërmarrjes së ndërtimit, PPT-së, parkut të mallrave, ndërmarrjes së rritjes së shpendëve etj.
Në teatrin e 7 Nëntorit, të qytetit Këshilli i BP dhe komiteti i kulturës e i arteve të rrethit organizuan një shfaqje me numra të zgjedhura nga ky festival. Grupet amatore të estradave të klasës punëtore po japin shfaqje kudo në qytet e në qyteza punëtore, kooperativa bujqësore e jashtë rrethit.
Me interesim qindra artdashës ndoqën në pallatin e kulturës «Hysni Kapo», edhe koncertin e laureatisteve së re, studentës Mimoza Çakran.
(Sipas ATSH-së)
Kolektivi i ndërmarrjes Elektroteknike në kryeqytet duke punuar me mobilizim arririti që planin e 5-mujorit ta mbyllë 101 për qind.
Vlen të theksohet puna e mirë e punonjësve të repartit të prodhimit të bobinave për eksport të cilët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje cilësisë së prodhimeve për të çarë sa më shumë në tregjet e huaja.
(Fotot: N. Xhufka).