20/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 qershor 1990

6-MUJORI VJEN NË DITËT E FUNDIT

TEPELENË - - Të gjithë kolektivët e ndërmarrjeve ekonomike të Tepelenës janë zotuar që të mbyllin detyrat e 6-mujorit tre ditë para afatit. Nga të dhënat që ka shtabi i emulacionit, me përjashtim të ndërmarrjes së ndërtimit dhe barkut automobilistik, që lëkunden në mbajtjen e zotimit, për shkak të mungesave në furnizimin me karburant, goma, çimento dhe hekur; kolektivët e tjera po punojnë të mobilizuar për të mbyllur me sukses detyrat e periudhës. Si gjithmonë, në ballë qëndrojnë minatorët e qymyrgurit të Memaliajt e sidomos kolektivat e pusit 3, 4 dhe 5, që i kanë tejkaluar detyrat e nxjerrjes. Edhe miniera një shembëlltyrë e ka: parku nuk po i përgjigjet tërheqjes së qymyrgurit nga bunkerët dhe minatorët detyrohen ta zbrazin atë nëpër sheshe duke ulur ne mënyrë të ndjeshme cilësinë e tij. - Ne, - thotë drejtori i ndërmarrjes ushqimore, Hate Dauti, prodhojmë e përgatisim industri al do ta mbështillim me një tejkalim 1 milion e 200 mijë lekë; kurse si prodhim në natyrë, veç të tjerash, do të japim dhe shumë se plani 300 kv djathë, 80 kv gjalpë, 30 kv reçel e do të tejkalojmë eksportin 150 mijë lekë. Theksoj se ne eksportin e tejkalojmë dhe ndërmarrjet e tjera që kanë detyra për të. Me optimizëm për mbylljen e 6-mujorit para afatit flasin dhe punëtorët e kuadrot drejtues të NPD, NFP, NRSH, komunale, NGRD, SPMT dhe të disa ndërmarrjeve të tjera, si ajo e kuvendit, pykëres, PTT apo bonifikimit. Hy sen Gjyli, drejtor i ndërmarrjes së përpunimit të drurit, plotësimin me sukses të detyrave të 6-mujorit të parë e vlerëson si një domosdoshmëri për drej timin me sukses të ndërmarrjes me llogari më vete, që fillon më 1 korrik. Kjo ndërmarrje detyrat e 6-mujorit i plotësoi që më 16 qershor. Edhe ekonomitë bujqësore të rrethit kanë përcaktuar disa tregues për t’i tejkaluar si drithërat, siç është prodhimi dhe dorëzimi i qumështit, mishit dhe vezëve. Ka ekonomi si ajo e Salarisë, Progonatit, Maricajt, Nivicës, Qesaratit, Damësit, Draganit dhe Dukajt që i kanë plotësuar një pjesë të këtyre detyrave që më 15 qershor, kurse prodhimi i vezëve si rrjedhojë tejkaluar për periudhën 6-mujore 50 për qind. JORGO ZHONGA Çaste nga puna për montimin e makinerive në fabrikën e bukës, që po ndërtohet në Tepelenë. (Foto: Dh. Kokoli)

SI NA KËRKON KOHA JONË...

Medlinë Është një përvojë e jetës, e lashtë siç e ç’është vetë jeta e shqiptarëve... e thellë sa e rrënjët e tij... Sepse është vetë jeta që i solli shqiptarët atje me të mallë e me mall... Ka qenë si statistiko popullor, për të marrë lëvizjen të thellë në ditë që po jeton kombi ynë në përgjithësi... Shqipëria në veçanti. Dhe bëhet specifike kjo porosi planetare të fundit të Parisit, në ditët e reja të mëdha që po jetojmë aktualisht. Dhe kjo kohë nuk i duron më rrëshqitjet, nuk e pranon anonimen, mediokren dhe afërsinë për të fshehur paftësinë. Nuk duron më të tundësh biografinë si mburojë për paaftësinë, të tundësh dekoratat kur jetët gjokës ishte ai që ka fituar dhe tjetri ky që i tund. Është një kohë që të je, fton të ngresh zërin, jo të preh qaraman i grindavec, kritizeri dhe nuhatësi ndajllëpak, por zërin e bunës sate, të aftësisë dhe talentit tënd, të e-mundërmit tënd, krijues i të mirave të shoqërisë dhe të kombit të cilit i përket, komb që zinte vend denjësisht në tryezën homerike..., komb që nuk ka patur asnjëherë nevojë ta mësojnë të tjerët si të jetojë dhe mendojë. Koha jonë të fton në një det të gjerë e të pamate, ku të dalëtojnë të gjitha fushat e jetës, dhe si thotë një këngë, lëvizë të të...

SI NA KËRKON KOHA JONË...

Medlinë Po Dedë Gjolulin, teu Sokolin, Hodo Sokolin, Isuf Kazazin, Hal Mosin, e sa e sa të tjerë, emrat e të cilëve nuk i shoh në asnjë vjetug, në asnjë shkollë? E pra edhe prej tyre unë mora frymëzimin! Partia jonë, me të cilën kemi lidhur jetën, vitin e ardhshëm mbush gjysmë shekulli. Atherë do ajo shkollë e cila është emërtuar «10 vjeçari i Partisë»? Ndërsa po tek ajo lagje lanë gjurmë të pahlyeshme për historinë e popullit tonë emra të tillë si Sheh Shamia, Isuf Tabaku, Daut Boriçi apo të mësuesit kombëtare, dëshmorët legjendar Hajrulla Kastrati? Koha jonë nuk i duron më seudot historinë që më tepër mjegullojnë sesa pohojnë, shkencëtarë që marrin tituj e nderime për gjëra që nuk i hyjnë askujt në punë përveç kategorive të vegave, artikuj e shkronjime të cilëve mjafton t’i lexosh vetëm titullin, ndonjë roman, prollik që dështon e as të fton, ndonjë dramë ku vetëlëz moralizohet dhe ku «heronjtë» sikur lëzë zbritur nga qelli, sepse nuk kanë asnjë të metë dhe të vlerëriten me mirësinë, mendimin e Zeusit, moralin, këshillat e porositë që dorëzavin kudo dhe me këdo. Ka ndonje regjisor dhe aktor që me banalitet, bile dukë u ngritur edhe në... Koha jonë të fton të jesh i ndershëm, të kërkosh virtytesh të traditash që kanë kërkuar dhe kërkojnë të drejtën e ekzistencës dhe vendin që të përket në një shoqëri, në të gjithë e pavdekshëm është Vasil Shahato, si është e pandahur e pavdekshme në historinë shqiptare lufta epope nacionalçlirimtare. Por, kur brezi nda një vjetiti që është Shkodra, një shkollë, një fabrikë, një uzinë, një kooperativë bujqësore, një lagje, një bllok, një rrugë, një klub kulturë, bile dhe një çerdhe fëmijësh emërtohen «Vasil Shanto» a nuk është pakë e tepër? Aq më shumë kur Oso Kuka legenë e kemi pa asnjë dekoratë? Po të qe gjallë vetë Vasil Shanto do të thoshte: - Daleni pakë, ku e keni Mahmud L’Mustaf Bushatllin, te Gjon Muljo, te Gjon Muljo, te Gjon Muljo, te Gjon Muljo... ... mbrujtje të tyre të servirin gjërat artille e kohës, kur ditën se vullgarja e banalja në asnjë kohë e më parë në vend nuk kanë bërë artin e vërtetë. Lexon ndonjë vëllim poezie dhe ke kur mbill lirinë në përshtypjen se të gjithë kanë poezitë që ke lexuar në atë jan në një numër të madh, e me ndonjë emër të emëbel për to, shoh një portret apo peisazh dhe të ngjajë në fotografinë të zakonshme, lexon një tekst këngë dhe të duket se ke lexuar një citat të stërhëne, ndërgjon një këngëtar dhe nuk i kupton anën tjetër. Ka ndonjëherë reminishencën dhe hemitme aq na e imetë ai? Ndonjëherë kur lexoj ndonjë vëllim poezije, apo autorë për autorë në faqet e revistave, lëri në gazeta, jo nga zbukurimi na i bëjnë, po nga shfaqja e një gjëje, bëhen për pastë kase, për nga muzika e vetë këto cilave u bënballë kjo krijimtari. Ndaj, koha na kërkon! (Vijon në faqen 3)

Secili me realizim të detyrave të veta

FIER Prodhimi i përgjithshëm industrial i 6-mujorit pritet të tejkalohet. Rreth 5 milion lekë parashikohet të jetë tejkalimi nga ndërmarrjet e industrisë së lehtë. Që tani i ka plotësuar detyrat ndërmarrja e grumbullimit dhe e përpunimit të pambukut; kolektivi i ndërmarrjes artizanale plotëson detyrat me drejt për para afatit. Po aq dhe kolektivi i ndërmarrjes ushqimore, që tani ruan një tejkalim të prodhimit industrial 1 milion lekë. Me tejkalim edhe ndërmarrja e 6-mujorit dhe ndërmarrja ushqimore e Ballshit, ku siç na thanë atje, kujdes të madh tregojnë për grumbullimin e përpunimin e prodhimeve bujqësore. Qarkullimi i mallrave me lekë në dorë nga tregtia është tejkaluar. Ky tejkalim për 6-mujorin do të arrije 5 milionë lekë. Ç’ndikon më shumë? Rritja e tregtimit të artikujve ushqimorë veçanërisht i prodhimeve blegtorale. Qumështi p.sh, është tregtuar 18 për qind më shumë se ç’është planifikuar: djathë 9 për qind, vezë 2 për qind. Në transport, tejkalimi në ton km parashikohet 6.8 për qind, në ndërmarrje, me gjithë disa vështirësi do të plotësohet vëllimi i ndërtimeve. Është plotësuar dhe detyra 6-mujore e eksportit. Deri në fund tejkalimi do të arrijë rreth 13 milionë lekë. Kryesisht ndikojnë tejkalimi i detyrave nga uzinat e përpunimit të naftës, por edhe i plotësimit të detyrave në tregues të tjerë e sidomos nga bujqësia. Ndërsa në sektorin e nxjerrjes së naftës ka mosrealizime të dukshme. Të tilla janë sidomos në ndërmarrjen e Ballshit, Patosit, të Sheqishtës. Përvoja e mirë në sektorë të veçantë nuk mungon. Kjo përvojë dhe mundësitë reale janë të ndjeshme të mbahen minë parasysh tani nga ndërmarrjet përkatëse e drejtoritë e përgjithshme e naftës dhe e gazit si për zbatimin e detyrave të këtij viti edhe për planifikim sa më të bazuar të treguesve të planit të vitit të ardhshëm. VANGJEL STEFA

Ku është ritmika

- 22 ndërmarrje nuk kanë plotësuar detyrat e planit të periudhës, duke krijuar 31.3 milionë lekë deficit në prodhimin industrial. Gjatë kësaj periudhe detyrat e planit në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Durrësit nuk po realizohen ritmikisht dhe me atë ndjenjë të lartë përgjegjësie që kërkon koha. Veçojmë disa arritje në transportin detar në ton-milje, në të ardhurat nga transporti i jashtëm dhe këto nga parku i eksportit, në ndërmarr-mint serrash, në qarkullimin e mallrave etj. Gjithashtu, edhe mjaft ndërmarrje i kanë plotësuar detyrat e periudhës, siç janë ajo kimike, UMB-ja, fabrika e verës, NSHMN-ja, NN-Porti, fabrika e orendive, ndërmarrja e materialeve të zubrikimit të ndërtimit në Kavajë etj. Me plotësim detyrash janë mbi 50 ndërmarrje. Mirëpo kjo tablo ka dhe anën e (Vijon në faqen 2)

Një pasuri me vlerë e me të ardhme të madhe

INTERVISTA E DITES Para pak ditësh u zhvillua në kryeqytet simpoziumi shkencor me temë: «Mineralet jometalore të vendit tonë, gjeologjia-teknologjia dhe vlerësimi ekonomik i tyre për shfrytëzimin e eksporte». Për të mësuar më shumë rreth këtij simpoziumi, problemeve dhe arritjeve në këtë fushë, redaktori Viron Gjyshmana zhvilloi këtë bisedë me zvendëskryetarin e Dhomës së Tregtisë të RPSSH, Simon Poreçi. - Cilat ishin arsyet e mbajtjes së këtij simpoziumi dhe objektivat kryesore të tij? Objektivat kryesore të simpoziumit ishin këto: evidentimi i potencialit mineral-ambajtës të vendit për lëndët e para jometalore, intensifikimi i punimeve të kërkim-zbulimit për mineralet e njohura dhe ata të rinj, organizimi e konkretizimi i punës studimore e projektuese, në radhë të parë për ato minerale që kemi shkallë njohjeje më të plotë e që japin akumulim të shpejtë e të ndjeshëm për ekonominë me prodhime vështërlye të shkurtera dhe që kërkohen nga tregjet e huaja. Edhe gjetja e rrugëve më të përshtatshme të studimit teknologjik, pasurimit e përpunimit të këtyre lëndëve minerale e kërkesat në rritje të industrisë sonë për to ishte një tjetër objektiv kryesor i këtij simpoziumi. Në këtë kërkesë tjetër e tij ishte edhe thellimi i njohjes nga organet e tregtisë së jashtme për evidentimin e gjetjen e tregjeve me leverdi shitjeje, njohja me kërkesat e tregut botëror për këto lëndë të para jometalore si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së përpunimit të tyre. Dua të theksoj se në vendin tonë megjithë numrin e madh të mineraleve jometalore dhe të sasisë së konsiderueshme të kësaj prej tyre, në sot importojmë prej tyre 8 milionë dollarë lëndë të tilla, kur kemi mundësi që të eksportojmë rreth 15 milionë dollarë në vit. - Çfarë po bëhet me konkretisht për shfrytëzimin e këtyre lëndëve të para në vendin tonë? Vitet e fundit nga ana e instituteve tona kërkimore - shkencore është intensifikuar puna për hartimin e disa projekteve të tilla fabrikave, linjave e impianteve për nxjerrjen dhe pasurimin e këtyre lëndëve të para. - Cilat ishin konkluzionet e simpoziumit dhe ç’rëndësi pati ai? Në simpozium u vu në dukje se ajo që është bërë deri tani në degën e mineraleve jometalore nuk është e mjaftueshme. Për këtë atë u dhanë shumë mendime për një përmirësim sasior e cilësor të punëve në fushat që lidhen me zbulimin, shfrytëzimin, përdorimin dhe eksportin e lëndëve jometalore. Në simpozium u theksua se ndërsa disa minerale janë me sasi të mëdha e me cilësi, vënia e tyre në qarkullim ekonomik ka mbetur prapa. Shpejtimi i futjes së tyre në qarkullim ekonomik kërkon zgjedhje të gjithanshme ndërdisiplinore. Kryesore është të përmirësojmë e përsosim më tej format e drejtimit e të organizimit në përshtatje me kërkesat e kohës për të futur në përdorim sa më shpejt mineralet jometalore me qëllim që të pajisësojmë importin dhe të shtojmë eksportin. Formë tjetër e përshtatshme dhe e leverdishme për të realizuar këtë qarkullim ekonomik është rritja e bashkëpunimit me firmat e huaja. Por kjo mund të realizohet jo duke u nisur nga konceptet frenues, shpeshu buro’ kritike, nga praktika të vjetra, por nga fakti se si i shërbehet më mirë ekonomisë, përparimit të vendit, mirëqenies së popullit. Për ta bërë këtë kërkohet kompetencë shkencore e teknike, mendim ekonomik bashkëkohor, veprim praktik e këmbëngulje, si dhe kuadro për të marrë mbi vete detyra dhe përgjegjësi.

Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Zvicrës

Ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Konfederatës Zvicerane në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Zhan — Zhak Indermyl, lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia. (ATSH)

NGA TRANSPORTI UJOR NË LIQENIN E KOMANIT. (Foto: L. Lika - ATSH)

KOSOVARËT DUHET TË VENDOSIN VETË PËR STATUSIN E TYRE

PRISHTINË, 19 qershor. - Në mbledhjen e sotme të Komisionit Kushtetues të Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash u hodh poshtë propozimi i Presidencës së RSFJ-së për miratimin e kushtetutës së re federative. Sikundër njofton agjencia jugosllave e lajmeve, TANJUG, diskutantët e komisionit shqiptarë u shprehën kundër miratimit të kësaj nisme të Presidencës jugosllave, pasi e konsiderojnë të, si një hap të mëtejshëm drejt zhdukjes së autonomisë së popullit shqiptar të Kosovës, i cili është një popull autokton në trojet e veta. Në argumentimin e tyre, diskutantët shqiptarë kërkuan, në mënyrë të qartë dhe pa hamendje, që çështja e Kosovës të banojë e saj të jetë e drejtuar për vetëorganizimin dhe vetëvendosje, duke kërkuar ndër bashkësinë ndërmjet kombeve dhe kombësive që jetojnë në Jugosllavi. Kosovarët u tha në diskutimet e shqiptarëve duhet të vendosin vetë për statusin e tyre. Për Kosovën e në këtë kuadër, e dhe për kushtetutën e ardhshme pasi si kundër thanë ata, «Kosova nuk është pashallëk i turqve». Anëtarët e komisionit shqiptarë të Komisionit Kushtetues të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë, i propozuan dhe Kuvendit Krahinor që të mbajë të njëjta qëndrime lidhur me këtë problem, në mbledhjen e tij të radhës. (ATSH)

SI NA KËRKON KOHA JONË...

Medlinë

SOT NË «ZERIN E POPULLIT»

KËRKESAT PËR BRIGADIERIN E KËRKESAT E BRIGADIERIT 1, 2. BATIN 1, 2, 3. ÇELËSI I ZGJIDHJES SË PROBLEMIT TË KOSOVËS — AUTONOMIA E PLOTË NË KUADËR TË FEDERATËS 14.