RRITJA E ROLIT TË MASAVE KËRKON RRITJEN E ROLIT DREJTUES TË PARTISË
Revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit, demokratizimi i mëtejshëm i saj, shtrojnë nevojën për rritjen e mëtejshme cilësore të rolit udhëheqës të Partisë.
Tani njerëzit diskutojnë gjallërisht për probleme nga më të ndryshmet, të marrëdhënieve me jashtë, të mekanizmit të ri ekonomik, të shpërndarjes së bagëtive në përdorim vetiak etj. Këto mendime shprehen në mbledhje të organizatave të masave, po edhe në biseda në mjedise shoqërore e familjare. Entuziazmi me të cilin janë pritur vendimet e Partisë, të Kuvendit dhe të Qeverisë nuk do të thotë se është i pashoqëruar me diskutime, me debat, po edhe me pyetje e paqartësi që lidhen me zhvillimet e shpejta si edhe me perspektivat e përparimit të vendit. Sa më e kualifikuar të jetë puna e Partisë në këto momente aq më mirë do t’u përgjigjen këtyre pyetjeve e aq më të ndërgjegjshme do të bëhen masat punonjëse për të çuar përpara ekonominë, kulturën, tërë jetën politike e shoqërore të vendit. Asnjëherë Partisë nuk i ka shkuar metoda e drejtimit me urdhëra, me zbërthime mekanike të direktivës, por sidomos tani kur niveli i masave, afirmimi i tyre, pjesëmarrja në diskutime janë rritur si asnjëherë, metoda e bindjes merr rëndësi të posaçme. E kuptueshme që bindja nuk mund të realizohet nëpërmjet porosive të thata, moralizimeve, citimeve etj. Pikërisht për këtë komunistë, organizata - bazë duhet të lodhet vetë, të studiojë e të përpunojë mënyrën më të mirë të plenumeve që të hyjë jo vetëm si i barabartë në diskutim me masat, por edhe të drejtojë natyrshëm nëpërmjet aftë- aftësive e dijeve të tij. Në një aktiv partie, në rrethin e Gjirokastrës këto ditë, pati mjaft debate. Në të vërtetë pyetjet që bëheshin ishin kryesisht nga ato kuadrove të rrethit u kanë bërë njerëzit poshtë në organizatat e Partisë e në atë të masave. Nevojën për të pyetur nuk e ka vetëm punonjësi me nivel «të ulët» por secili, edhe instruktori edhe sekretari i organizatës e i komitetit të Partisë. Kjo nevojë e ky interesim i konfirmohet të vërtetë e pastaj në konkluzione që mund t’i shërbejnë forumit e organit përkatës për vendime
shme. Vazhdimisht Partia i ka porositur komunistët e kuadrot e vet të mbajnë kontakte të afërta me masat, të argumentojnë, të bindin. Por veçanërisht sot, me këtë interes të njerëzve, është vështirë të shkosh te masat me «dy para në xhep». Po të vesh i papërgatitur jo vetëm nuk ndihmon por bën të kundërtën, në autoritetin e vetë e të organit që përfaqëson. Kudo bëhen jo pak pyetje për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik, për mënyrën e organizimit të disa shërbimeve në qytet për propagandën fetare etj. Atyre nuk mund t’u përgjigjesh me fraza të gatshme. Ato duhen kuptuar në thelb e tyre që të mund pastaj të sqarosh edhe masën. Madje jo vetëm duhet ta zotosh problemin, por edhe të dish ta besh të kuptueshme e të pranueshme për të gjithë. Këto kohë bëhen jo pak biseda e sqarime për këto probleme, por duhet thënë se jo gjithnjë njerëzit
ndjenjë pritjeje, në ato ekonomi bujqësore ku ka rënie të pjesëmarrjes në punë edhe pse është kulm fushatash, në ato institucione ku tirren lafe pa fund e nuk realizojnë detyrat, atje edhe puna drejtuese e Partisë është në nivele të ulëta dhe në bisht të situatës.
Është fakt që vendimet e plenumëve të kohëve të fundit kanë krijuar kudo një atmosferë të shëndoshë pune e angazhimesh qytetare. Ato e kanë gjallëruar më tej mendimin politiko - shoqëror të masave dhe e kanë rritur rolin krijues të tyre. Miratimi unanim i këtyre vendimeve vjen nga fakti që ato jo vetëm u përgjigjen kërkesave të sotme, por edhe hapin rrugën e një perspektive të qartë përparimi për shoqërinë e për çdo individ. Për këtë duhet të rriten kudo përpjekjet nga organizatat e Partisë e çdo komunist, nga organizatat e masave e çdo veprimtar i saj.
Zgjer ohet tregtia ambulante
— Në kryqëzimet e rrugëve dhe, ku ka grumbullime njerëzish, hapen njësi të tregtisë së ushqimit social.
— Bashkëpunim i frytshëm me kooperativistët për shitjen me kontroll higjieno-sanitar të mishit nga oborret kooperativiste.
— Po hiqet dorë nga manierat për njësi të mëdha të përqendruara, që u hanë kohë njerëzve.
Është një gjë e mirë kur shikon këto ditë në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, pika tregtimi ambulante me tregtarië menjëgjesi: qebapë, qofte, djathë, simite e byrekë të ngrohtë. Njerëzit që dalin nga shtëpia, pa humbur kohë marrin atë që duan dhe shkojnë në punë të kënaqur me një organizim të tillë të tregtisë. Gjithë «sekreti» është që këto pika ose shitësa ambulantë t’u shërbejnë njerëzve aty në shteg e kryqëzim rruge, me sende ushqimore të përgatitura në çast, ma-morë dhe aty në rrugë të piqen qebapët. Kur është fjala për shërbime të tilla, njerëzit duan shpejtësi, cilësi, pastërti. Pra që të jemi të frytshëm, duhet medoemos t’i kthehemi edhe traditës së mirë, të tregtisë së ushqimit social nëpër qoshe kryqëzimesh. Mbase organizimi i ri i pikave ambulante të NTUS-it në qytetin e Shkodrës drejt kësaj po shkon.
Puna e nisur do zgjeruar.
Një dyqan i ri mishi u hap këto ditë, ku i thuaja shitesit dua këtë apo atë pjatë, sipas çmimit të diferencuar. Ky shitës së bashku me një përfaqësues të ndërmarrjes i blenë bagëtitë nga fshatarë të ndryshëm, që priten në ther torre e kontrollohet nga specialistët, pastaj jepet leja e shitjes. Këtë punë, që e kanë bërë disa privatë në rrugë jo të rregullt higjienosanitare etj., po e bën ndërmarrja e grumbullim përpunim-mish-qumështit. Ja edhe një zgjidhje tjetër e menduar në interes të furnizimit të më mirë të popullit.
Edhe pikat freskuese u shtuan, krahas tregtimit të arançatave në pika të veçanta dhe ambulante, për të cilat është rritur edhe interesimi i tregtimit të tyre përmes dhënies së përqindjes më të madhe, sipas sasisë për atë që e tregton. Ndërkaq po duken që ambulantë edhe shitës që tregojnë shurupata të ndryshëm, por masat higjeno-sanitare ndaj tyre duhet të jenë të forta.
Ç’mund të bëhet më shumë? Këtë e dëgjojmë edhe në biseda të ndryshme shoqërore, po edhe në diskutimet në forume. E vërteta është se shqetësimi për një furnizim më të mirë të popullit, duke u mbështetur në mekanizmin e ri ekonomik, po i hap rrugë mendimit e veprimit të dobishëm. U restaurua «Kafja e Madhe»—gjë e bukur, po e mira e kësaj qëndron bu ke lokal me emër në Shkodër u ngrit si ndërmarrje me llogari më vete. Dhe arritjet janë të dukshme.
Mekanizmi i ri ekonomik nuk është instrument që i rregullon vetvetiu punët. Si formë e re organizimi të punës, ai kërkon edhe mendësi të reja në zbatimin tij. Në seksionin e tregtisë mësojmë se po punohet më mirë edhe me çmimet, jo vetëm të perimeve dhe frutave, por edhe të mallrave industriale, që nuk
KRONIKA E «ZËRIT...»
Kalter ndërmarrje përfshihen në mekanizmin e ri
- BERAT -
Më 1 korrik dhe në rrethin e Beratit do të kalojnë në drejtimin me llogari më vete katër ndërmarrje, konkretisht uzina mekanike e naftës në Qytetin Stalin, ndërmarrja e material-ndërtimit, ndërmarrja e elektro-ujësjellësit dhe NTAN-i në Berat. Natyrisht, korriku për këto ndërmarrje nuk është shkëputje, por vazhdimësi e punës së filluar që në janar, por me një mendësi të re e metode të re. Për të ardhur deri këtu vetë këto ndërmarrje pas studimeve të mundësive e rezervave, pas analizave e ballafaqimeve kaluan në veprime konkrete, siç janë kalimi i një pjese të punonjësve të aparateve të drejtorive në bazë, rë reparte, atje ku prodhohen të mirat materiale. Në ndërmarrjen e elektro-ujësjellësit thonë se reparti elektrik do të përgjigjet vetë për të gjitha, jo si ndodhte më parë, që problemet e veta ia përcillte drejtorisë së ndërmarrjes. Vetë do të blejnë energji elektrike, vetë do ta shesin e po vetë do të përgjigjen për mirëadministrimin e saj.
(Vijon në faqen 2)
Pa furnizim, s’ka prodhim
- LUSHNJE -
Anest Sema, kryetar i degës së furnizim - shpërndarjes në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme, na vë përpara një dosje me telegrame të ardhur nga ndërmarrjet se s’janë plotësuar kontratat. «Si 6-mujor, - thotë ai, - kontratat janë plotësuar 80 për qind. Nuk jemi furnizuar me bazën materiale të planifikuar dhe kjo na ka krijuar shqetësim, duke mos u përgjigjur një kohë blerësve me prodhimin në sasi e llojshmëri». Ndërmarrja e furnizimit të industrisë se lehtë në Durrës nuk është përgjigjur kontratës së lidhur për ta furnizuar me llamarinë të bardhë ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme. Gjatë tremujorit të parë në ndërmarrje nuk erdhi asnjë kg llamarinë ndërsa në tremujorin e dytë i siguruar vetëm 17 për qind e sasive dhe si 6-mujor 28 për qind. A mund të zbatohen detyrat kur ndaj kontratave bëhen lojë fjalësh: «nuk kemi gjendje tani, do t’ua dërgojmë më vonë»? Ndërkohë vështirësi edhe mund të ketë, por jo të hiqet dorë nga këto detyra që kanë të bëjnë me vënien në qarkullim të miliona lekëve. «Nuk u përgjigjemi dot sipas kontratës», përgjigjen në kombinatin e tekstileve «Stalin» dhe atë të Beratít. Është fjalë për prodhim stofi. Nga 10 mijë m që ishte detyra e 6-mujorit, NPN-ja është furnizuar me 2 mijë m. Kush përgjigjet për mbetjen? Për kombinatin moszbatimi i kontratave ndoshta nuk përbën ndonjë problem, ndërsa NPN-së në Lushnje i shkakton humbje. Ajo e ka lëndën të parë dhe pa të s’mund të plotësojë grafikat e planit e jo më fitimin.
Asnjë shkëputje midis
Asnjë shkëputje midis prodhimit e dorëzimit
Ndërmarrja pyjore në rrethin e Gramshit, ka vite që jep shembull të mirë për zbatimin e detyrave të eksportit. Siç na thotë drejtori i saj, Hysen Bega, prodhimi i bimëve të tilla, si: lule murrizi, lule akacie, fletë sereti etj., është plotësuar 110 për qind. Ndërsa prodhimi i rrëshirës u plotësua 124 për qind. Duke pasur parasysh kërkesat e mekanizmit të ri ekonomik, për njohjen e të cilave po punohet me kujdes që tani nga ky kolektiv punonjësish me vetëm-dije u modoj gjatë këtij 6-mujori jo vetëm prodhimi, por edhe dorëzimi i tij, sepse nga ai varet e ardhura e ndërmarrjes. Fakti që këtë detyrë ata e plotësuan 2.5 herë, tregon se ndërmarrja pyjore po futet në drejtimin me logari më vete me një përvojë të mirë.
A shikohet me këtë sy dorëzimi i prodhimit nga të gjitha ndërmarrjet ekonomike? Drejtoresha e grumbullimit - përpunimit, Natashe Jaho, na thotë se duhet të nisin për eksport edhe 426 mijë lekë prodhime që të plotësojnë detyrën. Këto prodhime i kanë gjendje në magazinat e ndërmarrjes, por mungesa e mjeteve të transportit pengon që ta çojnë në vendin e duhur. Edhe përpunimi druri tani ka dorëzuar vetëm 17 mijë lekë bimë mjekësore, kur planin e ka 50 mijë lekë. Deficitet që krijohen në këto raste rëndojnë drejtpërdrejt në detyrat e ardhura e ndërmarrjes, ndaj fuqizimi i transportit duhet të shihet me përparësi para se ato të futen në drejtimin me logari më vete, se sa prodhojnë dhe dorëzojnë duhet të ecin paralel.
Festivali i këngës popullore qytetare
Për tri netë radhazi në kryeqytet u zhvillua festivali i këngës popullore qytetare, organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, me udhëheqës artistik, Limoz Dizdari, Artist i Merituar. Dy netët e para, këngëtarë nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe solistë e kompleksi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore interpretuan 22 këngë të përzgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve tanë profesionistë e amatorë nga Tirana, Korça, Berati, Vlora etj. Ato i kushtoheshin jetës sonë të re, gëzimit të njerëzve tanë, miqësisë e dashurisë që i lidh ata, etj. Këngët u shoqëruan nga orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore nën drejtimin e Artistit të Merituar, Agim Krajka; si dhe nga valltarë të këtij ansambli.
Mbrëmë, në natën e tretë, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, njerëz të artit e të kulturës, poetë, rapsodë, kompozitorë, amatorë të rinj e të reja, ndoqën këngët më të mira të këtij festivali, që u interpretuan në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
PRESIDENTI I BULLGARISË PETER MLADENOV PRITI PROF. SOFOKLI LAZRI
Dje në Sofje, presidenti i Republikës Popullore të Bullgarisë, Peter Mladenov, priti prof. Sofokli Lazri, të dërguarin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH të Shqipërisë, Ramiz Alia. I transmetoi fjalët e presidentit Mladenov dhe mesazhin nga ana e presidentit Ramiz Alia.
Gjatë këtij takimi, që u zhvillua në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-bullgare dhe për bashkëpunimin shumëpalësh ballkanik. Me këtë rast, prof. Sofokli Lazri i transmetoi presidentit Mladenov falënderimet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, për ftesën për të bërë një vizitë në Bullgari, të cilën do ta realizojë në një kohë të përshtatshme.
Në takim morën pjesë zëvendësadministratori i parë i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Stefan Stajkov dhe ambasadori i Shqipërisë në Sofje, Bashkim Rama. (ATSH)
Bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Dje paradite, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kallami, priti dhe zhvilloi bisedime me zëvendësekretarin e parë të OKB-së, sekretar ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën, Gërald Hinteregger.
Në takim u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe vendit tonë me këtë organizëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe për mundësitë e rrugët e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, sidomos me komitetet e tij si me atë të tregtisë, të energjisë, transportit, mjedisit, statistikave etj. U shkëmbyen gjithashtu mendime mbi gjendjen ekonomike në Evropë, zhvillimin dhe perspektivat, si dhe për vetë rolin e Komisionit.
Ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë ad. i RPSSH të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. (Vijon në faqen 4)
DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI I 70-të I VEPRAVE TË SHOKUT ENVER HOXHA
Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim vëllimi i 70-të i Veprave të Shokut Enver Hoxha. Në këtë vëllim, materialet e të cilit i përkasin periudhës mars - prill 1979, përfshihen diskutime, biseda e shënime, pjesa më e madhe e të cilave botohen për herë të parë.
Në pjesët shkruhet të kësaj periudhe gjenden ide dhe mësime me vlera aktuale për probleme të tilla të rëndësishme, si forcimi i vijës së masave dhe i demokracisë socialiste, revolucionarizimi i punës së Partisë që t’u përgjigjet kërkesave të kohës, përsosja e procedurave demokratike të zgjedhjeve në Parti, realizimi dhe thellimi i planeve ekonomike, mbrojtja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut etj.
Vëllimi është i pajisur me tregues. (ATSH)
Çast nga puna në fabrikën e bojërave të vajit në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)