01/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 janar 1991

TË ECIM PËRPARA ME BESIM NË TË ARDHMEN

- Përshëndetje e shokut Ramiz Alia drejtuar popullit me rastin e Vitit të Ri - 77 Shokë e shoqe, vëllezër e motra të dashura; Embrëma e gëzuar Vitin e Ri! Po kthejmë edhe fletën e fundit të kalendarit të vitit 1990. Dhe natyrshëm secili shtron etjen: si ishte viti që shkoi, si do të jetë viti që presim? Viti 1990 ishte një vit i veçantë. Në fushën e prodhimit material nga viti që përcjellim jemi të kënaqur. U ndeshëm me vështirësi të mëdha ekonomike, të cilat akoma i ndiejmë. Por kam besimin se viti 1991 do të jetë një vit më i suksesshëm. Shtrirja në tërë sektorët e mekanizmit të ri ekonomik, zbatimi i plotë i masave për konsolidimin e kooperativave bujqësore e për formimin e oborrit me tokë e bagëti, konkurrimi i shumë formave të pronës, të punës dhe të iniciativave, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e financiar me firma e vende të huaja, do të krijojnë mundësi të reja më të mëdha për gjallërimin e ekonomisë në të gjitha fushat. Detyra e çdo qytetari patriot, e punëtorëve dhe e fshatarëve, e intelektualëve dhe të rinjve, është të ndiejë më shumë se kurrë përgjegjësinë dhe detyrimin që i takon përpara vendit. Shqipëria është e të gjithëve e nga të gjithë kërkohet punë e këmbëngulje, kërkohet stabilitet, ndjenjë e përgjegjësisë shoqërore. Në punë të mëdha njihen luftëtarët e vërtetë të përparimit, atdhetarët e devotshëm, qytetarët e ndershëm. Prandaj jetë sa më demokratike, jep mundësi të tjera për çdo patri[?]ot të vërtetë që të kontribuojë në të mirën e vendit. faqësojnë interesat e tij, do të zgjedhë ata që do të çojnë përpara vendin drejt fitoresh të reja, ata që do të dinë të mbrojnë të drejtën, të sotmen e të ardhmen e popullit, pa iu nënshtruar askujt e pa iu trembur syri nga askush. Zgjedhjet e shkurtit dhe miratimi i Kushtetutës së re nga mbledhja e parë e Kuvendit që do të dalë prej tyre, krijojnë kushtet që të forcohet më tej shteti ynë juridik. Synohet që tërë veprimtaria e subjekteve politike e ekonomike të shtetit dhe e qytetarëve të vihet edhe më mirë nën kontrollin e ligjit, që do të thotë nën kontrollin e drejtësisë, nën kontrollin e popullit. Forcimi i shtetit ligjor është garanci për demokratizimin e tërë jetës së vendit, për sigurimin e të drejtave të njeriut, në përputhje me normat e pranuara ndërkombëtare. Edhe në vitin 1991 politika e jashtme e Shqipërisë do të jetë një politikë aktive, politikë e miqësisë, e bashkëpunimit dhe e paqes. Vendi ynë do të punojë që të afrohet e të integrohet më mirë në proceset ballkanike dhe evropiane. Të dashur shokë e shoqe, Edhe një herë ju uroj gjithë të mirat. Juve fëmijë të shtrenjë e «pionierë të Enverit», juve të rinj e të reja, juve shokë punëtorë e fshatarë që mbani barrën më të rëndë për zhvillimin e vendit, juve inxhinierë, agronomë, intelektualë krijues e të fushave të ndryshme, juve ushtarë e oficerë dhe juve shokë veteranë të luftës e të punës, të gjithëve ju uroj gëzime e mbarësi në familjet tuaja, një vit që t’i sjellë fitore të reja më të mëdha Shqipërisë sonë të dashur, një vit që të ngrejë edhe më lart emrin e atdheut tonë. Dëshiroj që urimi ynë, i gjithë qytetarëve të RPSSH t’u shkojë gjithë bashkëatdhetarëve kudo që ndodhen, të shkojë në çdo vatër rreth së cilës janë mbledhur vëllezërit e motrat tona të një gjaku. Gëzuar e për shumë vjet Vitin e Ri! Populli shqiptar, duke punuar për demokratizimin po manifeston pjekuri e urtësi shembullore. Po ka patur e ka në këtë rrugë edhe mungesë tolerance demokratike, edhe veprime të pahijshme e të dëmshme, që shqetësojnë njerëzit, që pengojnë zhvillimin ekonomik, që nxisin përçarjen e dhunën. Akte të tilla duhen dënuar me vendosmëri, pse ato janë goditje ndaj procesit demokratik. Populli shqiptar ka patur e ka nevojë për unitet, për rregull, për jetë të sigurtë. Gjatë tërë historisë së vet të vjetër e të re, në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në ndërtimin socialist, ai ka dalë fitimtar, sepse kudoherë ka qenë i bashkuar dhe mbi çdo gjë ka vënë interesat e atdheut, të lirisë e të pavarësisë së tij. Krijimi i kushteve për një jetë sa më demokratike, jep mundësi të gjera mirën e vendit, që të ndihmojë në përparimin e lulëzimin e tij. Le të ecim të vendosur në këtë rrugë me besim të patundur në të ardhmen e atdheut tonë të shtrenjtë! Të dashur motra e vëllezër, Më 10 shkurt do të bëhen zgjedhjet për Kuvendin e ri Popullor. Do të jenë këto zgjedhje krejtësisht të lira e demokratike, pluraliste e të fshehta. Populli do të zgjedhë si deputetë ata bij e bija që më mirë se kushdo do të për- (Foto ATSH)

Sihariq për fshatin

Masa të rëndësishme favorizuese dhe nxitëse për kooperativat bujqësore – Një gëzim i ligjshëm për kooperativistët. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit mori vendimin për vendimin e masave favorizuese për kooperativat bujqësore dhe kooperativat e prapambetura, si dhe këstet e parregullta të shlyerjes së kredive afatgjata të viteve 1990-1995. Përfitimi i tyre në këtë ekonomi … në masë të domosdoshme … të ardhurat … rreth 800 milionë lekë. … Viti i Ri do të gëzojë vetëm ata që përfitojnë vendimin e rëndësishëm, popullin tonë i cili ka … interesat për … në fshat dhe sidomos … të fshatit dhe midis fshatare. … është një masë me rëndësi … për të gjithë vendin, ku sektori … qytet e në fshat, …tributin e vet për për… e gjithanshëm të atdheut … këto masa do të përfi… kooperativat bujqësore e koordinore malore në të vendit. Kështu krijohet një gëzim i ligjshëm për rritjen e mëtejshme të nivelit ekzistues të shpërblimit në këtë kooperativë bujqësore në masën 3-5 lekë për ditë pune dhe për disa ekonomi të rretheve Mat, Dibër, Krujë etj., më shumë se 5 lekë për ditë-pune. Në këtë mënyrë, përgjithësisht nuk do të ketë më ekonomi bujqësore që të ndaje më pak se 10 lekë shpërblim për ditë pune. Politika agrare e Partisë së Punës ka qenë dhe mbetet mbështetje e fuqishme për përparimin e fshatit. Këtij kujdesi fshatarësia jonë patriotë e punëdashëse i është përgjigjur me devotshmëri. Kreditë e dhëna herë pas here kanë ndikuar pozitivisht në forcimin e këtyre kooperativave. Ato tani kanë më shumë tokë të punueshme, më shumë drurëtorë dhe ndërkohë është rritur numri i krerëve në sektorin e blegtorisë. Por fakti që ky vendim merret në një kohë kur gjithë vendi futet në mekanizmin e ri ekonomik është një lehtësim i tij, një mbështetje për t’u vënë shpatullat reformave që ka ndërmarrë Partia në fushën ekonomike. Ashtu si deri më sot vështirësitë do të kapërcehen me punë, me djersën tonë, me kontributin e secilit. Në këtë kuptim falja e të gjitha kredive kooperativave malore e kordinore duhet të shërbejë si nxitje për të mobilizuar forcat dhe për t’u bërë ballë vështirësive që kanë dalë apo që mund të dalin në të ardhmen. Fshatarësia jonë dhe në veçanti ajo e zonave malore e kordinore e ka merituar mbështetjen që i është dhënë. Me punën e saj ajo ka ditur si të shpërblejë interesimin e shoqërisë. Ça më tepër do të vlerësohet ky vendim i Këshillit të Ministrave. Ai vërtet është një sihariq, në prag të Vitit të Ri, por në radhë të parë është dhe do të jetë një obligim moral për punë të ndërgjegjshme në interes të fuqizimit të zonës kooperativiste. Mbarë populli ynë e mirëpriti dhe u gëzua me këtë vendim që mori Këshilli i Ministrave. Si çdo hap tjetër i ndërmarrë nga Partia e Punës për demokratizimin e jetës së vendit edhe ky vendim do të ndikojë fuqishëm për të ngritur e nxitur më tej iniciativën e fshatarësisë tonë patriotë e punëdashëse.

Nderim për punën

Ndërsa ora shkon 24.00, në tryezat familjare të gjithë ngrihen në këmbë, trokasin gotat dhe urojnë njëri tjetrin me fjalë zemre për gëzime e mbarësi gjatë vitit 1991. Po në mjaft nga këto tryeza dikush mungon: djali që është ushtar në kufi, apo në repartin e skajshëm, babai metalurg që atë çast i ndrít fytyra nga llava e zjarrtë e metalit të shkrirë, mjeku që është në rojë të shëndetit të të sëmurëve… Një urim më tepër për ata që sakrifikojnë këtë natë nga gëzimi i përgjithshëm popullor! «Ndonjë kënaqësi nuk është tëlesh tavolinën shtruar, megjithatë kjo duhet bërë, në emër të detyrës, në emër të punës. Këtë vit, unë, vitin tjetër të tjerët e kështu me radhë. Ky është një rregull i vendosur tashmë me kohë». Pak më shumë këtu mendojnë edhe metalurgët e uzinës së gizës në kombinatin e siderurgjisë të Elbasanit, që do të punojnë në ndërrresën e tretë. Inxhinieri i repartit të furrnaltës nr. 1, Ymer Graceni, metalurgu Ruzhdi Lukani, dhe të gjithë shokët e ndërrës së tyre, tanimë janë përgatitur për këtë natë. Zakonisht, ata që e lënë ndërrësen përgatitin ndonjë surprizë për shokët e tyre që i zëvendësojnë dhe e presin Vitin e Ri në krah të ullukëve ku kalon metali: Ç’surprizë do të jetë radhë? Dihet saktë vetëm një gjë se pas «raportimit» që i bën ndërresës vjen urimi: «Fillofshi me këmbë të mbarë Vitin e Ri!..» Ja, kështu do ta nisë «jetën» e tij Viti i Ri në këtë mjedis pune. Çdo mjeshtëri këtu ka të veçantën e vet, mbresat e veta. Por ata që në këto çaste, kur të tjerët gëzohen e festojnë, e përkushtohen punës, meritojnë respektin e të gjithë shoqërisë. Dhe jo më kot. Për interesin e tyre vetjak metalurgët nuk do punonin këtë radhë. Është një interes më i madh që i obligon ata: interes për uzinën, për prodhimin. Duke ndërruar kështu punën, ata ndërojnë veten, ndërojnë kolektivin, ndërojnë atdheun.

Kryeministri i Greqisë Konstantin Micotaqis do të vizitojë Shqipërinë

Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Adil Çarçani, më 13-14 janar do të vijë për një vizitë zyrtare e miqësore në Shqipëri kryeministri i Republikës greke Konstantin Micotaqis. (ATSH)

Për nxjelljen e mëtejshme të veprimtarive private në shërbime, në arizanat, në tregti etj

Siç dihet, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 228, datë 11.7.1990 «Për riorganizimin e shërbimeve dhe të artizanatit», në të gjitha qytetet e rrethet e vendit funksionojnë e po shtohen veprimtari të ndryshme tregtare dhe artizanale me iniciativa private, të cilat po ndikojnë në zgjerimin e llojshmërisë, në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe në çeljen e vendeve të reja të punës. Për të mbështetur këtë, Këshilli i Ministrave përmirësoi vendimin e deritanishëm, duke lejuar që veprimtaria private në shërbime dhe artizanat, në tregti etj., të zhvillohet jo vetëm mbi baza familjare, por dhe duke hequr kufizimin e të punuarit me një ortak. (ATSH)

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË sh/7471 Të na punojë mendja si të forcojmë atdheun, si të fuqizojmë ekonominë, si të bashkojmë forcat për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin. Viti 1990 do të mbetët në historinë tonë si i transformimeve të mëdha demokratike në jetën e shoqërisë. Në këtë fushë zhvillimet u realizuan me një shpejtësi që as mund të përrej me mend. Brenda një viti vendi u fut rishtas në proceset e shumanshme të demokratizimit, që ndërmori me iniciativën e vet Partia e Punës. Kjo krijoi kushte të favorshme për aktivizimin e energjive krijuese të njerëzve, të mendimit dhe të ndërgjegjes së tyre politike e ideologjike.