10/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 janar 1991

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI MINISTRIN E SHTETIT TË TURQISË ISHIN ÇELEBI

Dje paradite kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, priti në Pallatin e Brigadave delegacionin ekonomik qeveritar turk, të kryesuar nga ministri i Shtetit, Ishin Çelebi. Shoku Ramiz Alia, pasi i uroi mirëseardhjen ministrit të Shtetit të Turqisë, Ishin Çelebi, theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, janë të ngrohta e vëllazërore e mbështeten në traditat e vjetra të miqësisë midis dy popujve e vendeve tona. Ai tha se Ataturku ishte një njeri i madh dhe një mik i mirë i Shqipërisë. Por edhe në ditët tona kjo miqësi është forcuar akoma më tej. Marrëdhëniet e interesat e përbashkëta janë të shumta në fushat politike, ekonomike, kulturore e sociale. Edhe ardhja juaj në Shqipëri - tha shoku Ramiz Alia, është një gjë uri në themel e miqësisë sonë tradicionale. Në Nju Jork unë u takova me Presidentin Ozal dhe zhvilluam me të një bisedë shumë vëllazërore. Ai tregoi një interes të madh për Shqipërinë dhe ramë dakord për t’u takuar përsëri në Tiranë. Vizitën tuaj, si i dërguar Presidentit Ozal, me e përshëndesim. Ajo do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat, dhe në mënyrë të veçantë në atë ekonomik. Ne e dëshirojmë një zgjerim të gjithanshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona. Ishin Çelebi, pasi falenderoi për pritjen e ngrohtë, shprehu konsideratën e Presidentit Ozal për shokun Ramiz Alia si një nga burrat e shtetit më të shquar të kohës, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes. Vizita ime në Shqipëri, - vazhdoi Ishin Çelebi, do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë tradicionale. Sikurse shprehën dëshirën e përbashkët, dy presidentët e vendeve tona në takimin e tyre në Nju Jork, me po punojmë me delegacionin shqiptar dhe kemi konkretizuar marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Këto hapa i konsiderojmë si një fillim të mbarë për t’i çuar ato më përpara në të ardhmen. Më poshtë, ai shprehu vlerësim pozitiv për proceset e demokratizimit që po kryhen në Shqipëri dhe besimin se ato do të kenë rezultate të dobishme. Shoku Ramiz Alia vlerësoi kontributin që po jep gjatë kësaj vizite delegacioni qeveritar ekonomik turk për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe shprehu bindjen se ato do të zhvillohen më tej. Ai foli gjithashtu për proceset e demokratizimit që janë ndërmarrë në vendin tonë, për politikën e jashtme të shtetit shqiptar, që shpreh dhe mbron interesat e popullit, të lirisë e të pavarësisë së Atdheut, në dobi të stabilitetit e të paqes në Ballkanë dhe Evropë. Në takim merrnin pjesë, ministër pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, si dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë Teoman Surerhkoc e ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Nespip Kaçi. Shoku Ramiz Alia u takua edhe me gazetarët e shtypit qendror dhe të Televizionit turk që shoqërojnë ministrin e Shtetit të Turqisë, Ishin Çelebi. Në përgjigje të pyetjeve të tyre, midis të tjerash ai theksoi se reformat e ndërmarra në vendin tonë, që kanë për qëllim demokratizimin e mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, do të thellohen akoma më tej në shërbim të interesave të popullit. Gjithashtu, lidhur me marrëdhëniet midis Shqipërisë e Turqisë, ai vuri në dukje se vendi ynë i kushton atyre një rëndësi të veçantë dhe është i predispozuar për t’i çuar ato më përpara. (Foto: ATSH)

Miratim i njëzëshëm i kandidaturave të Partisë

Vazhdon paraqitja e kandidatëve për deputetë në Kuvendin Popullor Në kinemanë «Hysen Hoxha» të qytetit të Gjirokastrës kryesia e Frontit Demokratik e lagjes «Palorto», banorët e së cilës përfshihen në zonën e zgjedhjeve nr. 88, organizoi një mbledhje për të paraqitur kandidaturat për deputetë në Kuvendin Popullor të disa subjekteve elektorale. Përfaqësuesi i organizatës së Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, paraqiti si kandidat për deputet në Kuvendin Popullor, të përbashkët me atë të Këshillit të Frontit Demokratik të rrethit, shokun Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, kryetar i Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së. Ndër të tjera ai tha se, ky bir i shquar i Labërisë dhe i Gjirokastrës, një nga drejtuesit e repartizaneve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nxënës e bashkëpunëtor besnik i shokut Enver Hoxha, gjithmonë është karakterizuar nga besnikëria e vendosmëria ndaj interesave të Atdheut e të popullit, luftëtar i vendosur në krah të shokut Ramiz Alia për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Pastaj e morën fjalën edhe zgjedhës të tjerë që e kanë njohur nga afër shokun Adil Çarçani në vitet e luftës dhe të ndërtimit socialist të vendit. Zgjedhësi Isuf Zhuli tha se për banorët e lagjes sonë është nder i madh që në organin më të lartë të pushtetit shtetëror, në Kuvendin Popullor të na përfaqësojë shoku Adil Çarçani. Kandidaturën e tij e miratojnë me gjithë zemër se kurdoherë ai ka qenë midis nesh, me fjalën e punën e tij të palodhur në shërbim të popullit e të Atdheut. Zgjedhësja Kanarina Çeka, punëtore në ndërmarrjen e veshjeve «Bu-le Naipi» tha se ne, gra, Partia e Punës na nxorri në dritë. Programin e saj do ta vëmë në jetë e në votimet e 10 shkurtit do të shkojmë të bashkuar, si një familje e votën do ta japim për kandidatin e saj. Përfaqësuesja e organizatës së BGSNH-së të rrethit, Kristina Miho propozoi si kandidate për deputetë në Kuvendin Popullor, pedagogën e Institutit të Lartë Pedagogjik «Eqrem Çabej», Vitori Muça e cila gëzon respektin e banorëve të lagjes të kolektiv it ku punon. Kandidaturat e paraqitura u miratuan njëzëri. Në mbledhjet e organizuara në fshatrat Majkallë, Dovolan, Çernen, Majtar e Klobçisht të rrethit të Dibrës që përfshihen në zonën e zgjedhjeve Nr. 22, u paraqitën dy kandidatura. Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Osman Murati, paraqiti kandidat për deputet të Partisë së Punës, shokun Xhelil Gjoni, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës. Zgjedhësit, që e morën fjalën, shprehën mendimin se kandidati i paraqitur është i denjë për t’i përfaqësuar ata Popullor. Ata theksuan se shoku Xhelil Gjoni është bir i kësaj zone dhe duke ku ka punuar si, në Krujë, Dibër e Tiranë, është shquar për devocion e militantizëm, për zgjidhjen e problemeve të banorëve të lagjes «Egrem lagjes të kolektivit ku punon. (Vijon në faqen 2)

Besimin atyre që e meritojnë

Punëtorë të NB-së e kooperativistë, zgjedhës të zonës elektorale nr. 59, në Fier, u mblodhën në Seman. Do të shpalleshin kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor, në organin më të lartë të pushtetit. E, në këtë rastesh, bashkë me përgjegjësinë, të secili, në mënyrë fare të natyrshme, e vokohët dhe rruga e bërë në vi- Ja, në këtë zonë, u shpall nga Partia e Punës kandidatura për deputet në Kuvendin Popullor e Anastas Pones, kryetar i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit. Jeta e tij është jeta e një biri të Myzeqesë, që kurdoherë e në çdo detyrë mbetet i thjeshtë, afër halleve e punëve të popullit. Ai propozohet për herë të parë për deputet. Fjalë të mira u thanë dhe për kandidaturën e Llazi Mines, të propozuar nga organizata e Frontit Demokratik. Si specialist veteriner, por edhe si veprimtar i kësaj organizate, ai njihet mirë në këtë zonë. Por veç detyra e deputetit, tha Thoma Nushi, të mos thjeshtohet vetëm në takimin gjatë fushatës së tanishme, të zgjedhjeve, siç na ka ndodhur me ndonjë deputet të deritanishëm, ose me pjesëmarrjen vetëm në mbledhjet e Kuvendit Popullor. Ne duam të na gjendet vazhdimisht, të qajmë hallet me të, ta ndihmojmë në punën e tij e të na ndihmojë në punët tona. VANGJEL STEFA tivistë, zgjedhës të zonës elektorale nr. 59, në Fier, u mbledhën në Seman. Të do të shpalleshin kandidatët të pushtetit. E, në këtë rast, evokohet dhe rruga e bërë në vitet e pushtetit popullor, në çdo legjislaturë. Jeta e myzeqarit, ajo jetë e shkurtër, që zvarritet midis baltës e mjerimit, në nivelet e sotme të interesave dhe dëshirave të qytetëruara. Dhe, siç u shprehën ata edhe në kuvendin e organizuar me këtë rast, kanë bindjen se me Partinë e Punës, me pushtetin popullor, të revolucionarizuar, të përtëritur, do të ecin më përpara. Shtëpitë e fshatrat në tërësi krejt të rinj, shkollat e shumta, rrugët e asfaltuara në çdo fshat etj., - gjithçka e arritur në këto vite, jep të qar[të?] dhe pamjen optimiste gjatë legjislaturës së ardhme. Një optimizëm ky, që u shpreh - dhe fjalët e të gjithëve. Folenë mjaft zgjedhës, si Shamo Haxhia, Elmaz Doku dhe Refat Gllogjeri, Fidal Fusha etj. Natyrshëm në këtë mbledhje ata që e morën fjalën, shtruan edhe kërkesa më të larta para këtyre kandidaturëve, sepse ka patur edhe nga ata, që pa i njohur hallet e popullit dhe rrallë e kanë ngritur zërin për to. Deputetë për emër askujt nuk i duhen. Këtë kishte parasysh edhe Sejdin Arapi kur përmendi vështirësitë e familjes së tij, përsa i përket kushteve të banimit. Por në gjendje të tillë ka edhe të tjerë. Deputeti, për të cilin ata patën dhënë votën e tyre, ç’ndi- hen. (Vijon në faqen 2) Folën për to. Deputetë për emër askujt nuk i duhen.

Përgjegjësia e zgjedhësve

GRAMSH Edhe anëtarët e Frontit të lagjes «Holta», të cilët bëjnë pjesë në zonën e zgjedhjeve nr. 84 u mblodhën e diskutuan për kandidatin e paraqitur: Natasah Idrizi, e Partisë së Punës, Bashkimeve Profesionale dhe organizatës së Gruas, si dhe të Sadete Çohës, si kandidate e organizatës së Frontit.

Filloi lëvrimi i gurit nga firma «Finagreain»

- Nga biseda me Abdyl Sinanin, drejtor i drejtorisë së grumbullimit të drithit në Ministrinë e Industrisë Ushqimore - Përveç një sasie prej 15 mijë tonësh grurë të kontraktuar më parë me firmën zviceriane «Finagreain», muajt e fundit të vitit të kaluar u kontraktuan edhe 135 mijë tonë dhe me shlyerje pas nëntë muajsh. Pardje, sipas kërkesës të palës sonë për afatet e lëvrimit të grurit të blerë nga firma e mësipërme, në stacionin hekurudh or të Bajzës, mbërritën 6 mijë tonët e parë të sasisë prej 10 mijë tonë që do të vazhdojë të vijë nga ky drejtim. Drejtoria e grumbullimit të drithrave në Ministri dhe ndërmarrjet në rrethe kanë marrë masat për shpërndarjen e shpejtë të grurit në rrethet e Veriut si në Shkodër, Pukë, Tropojë, Kukës etj. Kjo punë nisi dje. Gjithashtu në portin e Durrësit, mbërritën me anije 17 mijë tonë grurë po nga kjo firmë. Janë bërë përgatitjet që malli të shkarkohet shpejt në të niset në rrethet e Tiranës, Krujës, Durrësit, Lezhës, Pogradecit etj. Mësuam se edhe nga ky drejtim (pra me det), do të vazhdojë të vijë gruri i blerë nga firma «Finagreain» për të plotësuar sasinë sipas kontratës. Korresp. i «Zërit të popullit»

PËRMIRËSIME TË NJËKOHSHME PËR ÇMIMET E PAGAT

Intervista jonë PËRMIRËSIME TË NJËKOHSHME PËR ÇMIMET E PAGAT = Intervistë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Çmimet e Pagat, Bujar Kolaneci; dhënë redaktorit Mehdi Koxhaj. - - Lexuesit tashmë janë njohur me krijimin e Komisionit Shtetëror për Çmimet e Pagat. A mund të na thoni diçka për qëllimet dhe detyrat e tij? Kryeja e një studimi tërësor për problemet e çmimeve e të pagave dhe mbi këtë bazë përmirësimi i tyre, është pjesë përbërëse e reformës ekonomike të ndërmarrë në vendin tonë e që po merr formë të plotë me shpejtësi. Përsosja e çmimeve, që është kërkesë e mekanizmit të ri ekonomik, synon të afrojë ato me vlerën e mallrave e të shërbimeve. Kështu çdo ndërmarrje do të krijojë mundësi më të plota për të realizuar fitimin që i takon për të vetëfinancuar dhe për të siguruar më mirë të ardhurat e punëtorëve në fitim. Përsosja e çmimeve në këndvështrimin e tyre, në hap fushë më të gjerë veprimi ligjeve të tregut. Përmirësimi i çmimeve do të shoqërohet pashmangshmërisht me rishikimin në rritje të pagave, me qëllim që jo vetëm të mos prek- qishëm që nxit shtimin e prodhimit dhe të frytshmërisë së tij. Zgjerimi i marrëdhënieve me botën e jashtme, përmes tregtisë, investimeve të huaja, ndërmarrjeve të përbashkëta, zhvillimit të turizmit, etj. është një arsye tjetër që shton nevojën e rishikimit të çmimeve për të mbrojtur ekonominë e vendit. Ndryshimi të pagave, me qëllim që jo vetëm të mos preket konsumi dhe niveli i jetesës së popullit, por të gjenden mundësi për të bërë përmirësime për disa grupe shoqërore, si dhe për të mënjanuar disa anomali që kanë sot në paga për kategori të caktuara punonjësish. - Është përhapur një shqetësim tek disa njerëz, sikur me këto masa zhvlerësohen depozitat e qytetarëve në arkat e kursimeve. Si qëndron e vërteta? - Detyra që i është ngarkuar komisionit mund të realizohet në mënyra e përpjesëtime të ndryshme sasiore. Për këtë do të na duhet të ndërtojmë variante të ndryshme, për të zgjedhur pastaj atë që do të jetë më i mirë e më i përshtatshëm. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, se cilido variant në themel të tij do të ketë jo vetëm mosprekjen e interesave të punonjësve, por krijimin e kushteve për rritjen më të shpejtë të nivelit të jetesës. Tani e kam të vështirë të jap hollësira, sepse jemi në çastet e organizimit të punës, por me siguri mund t’ju them që nga studimi e vendimet që do të merren mbi bazën e tij, nuk do të ketë ndikime negative as te pensionistët e as te studentët, pensionet e bursat e të cilëve do të rriten, si dhe pagat. Po kështu, nuk do të dëmtohen aspak edhe punonjësit që kanë depozita në arkat e kursimit. Ato (sasia e kursimeve) do të rriten nga shteti në atë masë sa realisht është ndikimi i rritjes së çmimeve dhe pagave. Nuk janë aspak të vërteta fjalët që qarkullojnë sikur pagave apo çmimeve do t’u shtohen zero a njëska. Kjo është një reformë ekonomike, jo një veprim mekanik. Pra, shqetësimi i përhapur s’ka asnjë bazë. Atij i kanë fryrë ose njerëz të painformuar e jo kompetentë, ose keqdashës. Mund të shtoj se objekt i punës së komisionit, do të jetë edhe gjetja e rrugëve më të përshtatshme për mbrojtjen e interesave të punonjësve me të ardhura më të pakta e, në tërësi, për asistencën sociale. - Kur mendohet të përfundojë ky studim? - Është një punë tepër voluminoze dhe komplekse me problematikë që përfshin tërë ekonominë. Do të punohet me intensitet me objektiv për ta përfunduar brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Për kryerjen e studimit, veç komisionit, do të përfshihen edhe një numër i madh specialistësh të fushave të ndryshme, midis tyre edhe sociologë, nga baza dhe dikasteret. Studimi, para se t’i paraqitet Qeverisë, do të shqyrtohet edhe një opozencë të kualifikuar.

Kryeministri i Italisë Xhulio Andreoti, priti ambasadorin e Shqipërisë

ROMË, 9 janar. - Kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti, pati dje, një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, kryeministri Andreoti vlerësoi pozitivisht proceset e demokratizimit të jetës në Shqipëri si dhe politikën konstruktive të saj në marrëdhëniet me fqinjët. Gjithashtu u bënë vlerësime lidhur me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë midis Italisë e Shqipërisë dhe u shpreh dëshira e të dy palëve për një takim amë mes një niveli të ri më të lartë. Në këtë kontekst kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti theksoi se pas zgjedhjeve të 10 shkurtit në Shqipëri, veç shkëmbimit të vizitave të ministrave të Jashtëm të dy vendeve, me kënaqësi do të vinte në Tiranë për një vizitë miqësore. (ATSH)

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës priti delegacionin shqiptar

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Pertti Passio. Gjatë takimit u fol për marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Finlandës si dhe për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në fusha me interes të ndërsjellë. Duke folur për proceset e sigurimit të bashkëpunimit evropian, ministri i Jashtëm i Finlandës theksoi përkrahjen e vendit të tij për pjesëmarrjen e Shqipërisë për të drejta të plota në KSBE.

Bisedime shqiptaro - finlandeze

Në Helsinki u zhvilluan bisedime midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka dhe delegacioni ... [?] (Vijon në faqen 4) uar nga m... [?] ambasa... [?] dhe fuqip... [?] Teoman S... [?] e pritje në... [?] kaloi në... [?] dhe mi... [?] rrët e deleg... [?] të dikas... [?]