16/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 janar 1991

SHTETI LIGJOR FILLON TË PUNA

Një opinion tepër i sensibilizuar mezi pret çdo ndryshim demokratizues. Ekonomia është kryefjala e këtij procesi. Pyetja këtu bëhet kurioze: A do të ecë ekonomia? Përgjigjen, në një farë kuptimi, e kemi në dorë të gjithë: zbatimi i reformës që po ndërmarrim kërkon punë. Në botë ka vërtet modele ekonomike efektive, elementë të pranuar prej nesh. Por kushtet kurrsesi nuk gjenden të gatshme. Pjekuria në këtë hap të madh duhet në faktin sa vrasin mendjen, sa i përvisheni punës.\nReforma ekonomike ka zbritur në çdo ndërmarrje e kolektiv. Një «pemë» e re sapo rrënjëzohet dhe, kuptohet, ndjesia e parë janë shqetësimet, sforcimi, madje dhe frenimi i rritjes për t’u aklimatizuar. Kritika e shëndetshme varet nga sa do t’i bëhemi krah me rregull e disiplinë, pastaj me ndihma e kre-. Nuk është e përkryer? Ta përsosim jo me inate, por me mend. Sa ndërmarrje paralizohen po nuk u furnizuan me qymyr. Sa shqetësime u sjell qytetarëve e ekonomisë një çorganizim në transport. Të mos harrojmë se një shtrëngullim zinxhir e paguajmë vetë dhe askush tjetër. Buxheti mbetet një tempull i zbrazët, një shprehje financiare po nuk pati rrënjë në magazinat e mbushura me produkte. Urtesia është të shohim problemet realisht, të jemi të qartë e të vendosur në zgjidhjen e situatave që krijohen, jo të veprojmë me pasione për të përfituar në kurriz të njëri-tjetrit.\nÇ’na duhen fjalët po nuk kuptuam që shteti ligjor fillon nga ndërmarrja, nga rendimenti, nga disiplina. Ti shoqërojmë «diplomës» së demokracisë «diplomën» e punës. Një ekonomi s’mund të ndërtohet brenda një nate si një program politik. Me fjalë nuk shkallmojmë burokracinë por çojmë ujë në mullirin e saj. Duke mos punuar revoltojmë vetveten dhe fucmi në një rrugë pa krye. Në turizëm apo në industri, në aeroporte apo në autostrada, në ndërmarrjet e përbashkëta, në ato me kapital të huaj do të punojmë ne. Të krijojmë pra besim, çka i duhet aq shumë bashkëpunimit me jashtë, t’i rritim vlerën investimit tonë më të madh: punës. Vetëm kështu apoteoza jonë e ligjshme «drejt Evropës» nuk mbetet një mirazh optik, por dorë dorës bëhet realitet. Nga viti në vit qyteti i Fierit është rritur e zbukuruar. Në të janë ngritur edhe shumë vepra sociale. NË FOTO: Pamje të një lokali të ngritur kohët e fundit në këtë qytet.\n(Foto: N. Xhufka) minierë, si dhe me masat që mori Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të posaçme për këtë problem, që nuk mund ta trajtohet i shkëputur nga gjendja e vështirë ekonomike që kalojmë. Në emër të qeverisë, theksoi ai, kërkoj që në rrugën e dialogut të shkëmbejmë mendime dhe të arrijmë në përfundime realiste, për zgjidhjen e këtij problemi, i cili u takon jo vetëm minatorëve, por gjithë popullit. Ndërprerjet e punës kanë ngjallur shqetësime e vështirësi suplementare për kapërcimin e gjendjes kritike në ekonomi. Në mënyrë të veçantë në Valias nga çasti në çast rrezikohet shembja e llavave, që do të sillte vetëmbuljen e minierës. Mospërmbajtja e zgjidhjeve të ofruara nga grupi qeveritar prej minatorëve, sjell destabilizim ekonomik, që do të ketë ndikimin e vet në shkallë kombëtare dhe që mund të pasohet nga tensionet sociale dhe destabilizim politik. Prandaj, kërko-

Nga viti në vit qyteti i Fierit është rritur e zbukuruar. Në të janë ngritur edhe shumë vepra sociale. NË FOTO: Pamje të një lokali të ngritur kohët e fundit në këtë qytet. (Foto: N. Xhufka)

Mbledhje e posaçme e Këshillit të Ministrave për gjendjen e rëndë në ekonomi

Dje, në datën 15.1.1991, Këshilli i Ministrave shqyrtoi në një mbledhje të posaçme gjendjen e krijuar në minierën e Valiasit, në lidhje të ngushtë me situatën që po kalon ekonomia në tërësi. Ai vërejti se situata ekonomike është vështirësuar, si pasojë e vazhdimit të shfaqjeve të theksuara të thyerjes së disiplinës e të rregullave ligjore në mjaft ndërmarrje e sektorë që kanë rëndësi jetike për funksionimin normal të ekonomisë. U theksua se kjo situatë kritike mund të kapërcehet vetëm me një angazhim të plotë e serioz të gjithë kolektivit punonjës dhe të organizmave shtetërorë, në bazë e në qendër, për plotësimin me çdo kusht të detyrave të prodhimit e të shërbimeve ndaj popullit.\nKëshilli i Ministrave gjykon se rruga e zgjidhjes së mjaft problemeve të akumuluara lidhur me nivelin e shërbimit dhe me kushtet e punës e të jetesës së punonjësve, sidomos në sektorët kyç për prodhimin dhe furnizimin e popullit, nuk janë ndërprerjet e punës dhe kërkesat ultimative për zgjidhje të nxituara të pjesshme e të pambështetura ekonomikisht, por angazhimi konkret i gjithë punonjësve për të prodhuar e krijuar burimet e nevojshme materiale, financiare e valutore, mbi bazën e stimulimeve të fuqishme që sjell zbatimi i reformës ekonomike dhe forcimi i lidhjeve të bashkëpunimit me kapitalin e huaj.\nKëshilli i Ministrave dëgjoi e miratoi raportimin dhe punën e kryer nga grupi qeveritar i ngarkuar për trajtimin e kërkesave të minatorëve të Valiasit dhe përmirësimin e gjendjes në këtë minierë, të rëndësishme për jetën normale të kryeqytetit: Mbi këtë bazë, ai mori këto masa:\n1. Miratoi vendimin përkatës për shtesat më të pranueshme për gjendjen e sotme ekonomike lidhur me pagat e gjithë punonjësve të minierave që punojnë nën tokë e në sipërfaqe dhe të punonjësve të nisë në gjeologji. Këto shtesa pagash arrijnë nga 30 deri në 50 për qind, ose nga 300 deri në 360 lekë në muaj.\n2. Rritja e fondit vjetor të pagave prej 175 milionë lekësh, që rrjedh nga këto ndryshime, do të pasqyrohet në rezultatin financiar të këtyre ndërmarrjeve dhe do të përballohet me subvencione buxhetore për ndërmarrjet me humbje, kurse për ndërmarrjet e tjera me të ardhura suplementare që do të krijojnë jo at vetë, mbi bazën e efektivitetit të pagave të reja.\n3. Për mekanikët, elektricistët dhe punonjësit e profesioneve të tjera ndihmëse në miniera e në gjeologji, që janë në të njëjtat kushte pune me minatorët, mosha e daljes në pension u ul në 50 vjeç. Gjithashtu, të gjithë punonjësit e minierave e të gjeologjisë që kthehen çdo natë në familje, do të përfitojnë falas shpenzimet e transportit urban nga vendbanimi në qendrën e punës e anasjelltas.\nKomiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës u ngarkua që, nga fondet e banesave të planifikuara për vitin 1991, të vendosë dispozicion të minierës së Valiasit 168 apartamente banimi.\n4. Në kushtet e krijuara çdo kërkesë për rritje të tjera të menjëhershme të pagave në sektorë të ekonomisë e të kulturës është jashtë mundësive ekonomike të shtetit dhe me pasoja inflacioniste, që prekkin drejtpërsëdrejti nivelin e jetesës së popullit. Prandaj këto çështje do të zgjidhen vetëm në kuadrin e studimit të plotë që ka nisur komisioni i posaçëm shtetëror për rishikimin e gjithë sistemit të çmimeve e të pagave. Këshilli i Ministrave i vuri detyrë këtij komisioni ta shkurtojë afatin e paraqitjes së studimit.\n5. Për normalizimin e gjendjes në minierën e Valiasit Këshilli i Ministrave ngarkoi grupin qeveritar të ngritur për këtë qëllim të vazhdojë dialogun me punonjësit që kanë ndërprerë punën, dhe t’i qartësojë ata se masat e mësipërme dhe zgjidhimi i punës janë e vetmja zgjidhje e mundshme në interes të ekonomisë e të vetë punonjësve. Rifillimi i punës bëhet veçanërisht i domosdoshëm për normalizimin e gjendjes në ndërmarrjet e në institucionet e tjera të kryeqytetit, që presin furnizimin e kontraktuara të qymyrit nga kjo minierë, sidomos çerdhet, kopshtet, spitalet, konfiktet etj.\nKëshilli i Ministrave gjykoi se vazhdimi i ndërprerjes së punës, kur kushtet e krijuara me masat e marra nuk e justifikojnë këtë, do të sillte dëme të rënda ekonomike e ekollomike që praktikisht çojnë në vështirësimin e mëtejshëm dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punonjësve me të. Në këtë rast zbatimi i detyrimit të kësaj ndërmarrjeje shtetërore për t’u dhënë punonjësve 80 për qind të pagës sipas dispozitave ligjore nuk do të justifikohet.\nKëshilli i Ministrave u bën thirrje punonjësve të minierës që në bashkëpunim me grupin qeveritar, të angazhohen për të gjetur e zbatuar mënyrën më efektive të administrimit të minierës, në përputhje me kërkesat e të drejtat që u jep ligji dhe mekanizmi i ri ekonomik.\n6. Këshilli i Ministrave u bën thirrje të gjitha partive dhe organizatave të tjera politike e shoqërore të angazhohen e të japin kontributin e tyre për stabilizimin e gjendjes ekonomike e shoqërore. Për këtë qëllim u ngarkua grupi qeveritar i përbërë nga shokët Besnik Bektashi, Bujar Kolaneci dhe Qemal Disha, që të marrë kontakte e të zhvillojë dialog me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të njohura me ligj, si dhe me ata të Bashkimeve profesionale, të Frontit Demokratik, të Rinisë etj., për të mbështetur zgjidhjen realiste të problemeve që synohet të arrihet me masat e marra.\nKëshilli i Ministrave u bën thirrje minatorëve dhe gjithë masave punonjëse të vendit ta vlerësojnë drejt gjendjen e vështirë të krijuar në ekonomi dhe të angazhohen me përgjegjësi të lartë qytetare për plotësimin e detyrave të veçanta që ka secili për zhvillimin e ekonomisë, si kusht i domosdoshëm për vazhdimin e pandërprerë të procesit të demokratizimit në mbarë jetën e vendit dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit me botën.\n(ATSH)

Grupi qeveritar takohet me përfaqësuesit e subjekteve politike shoqërore

Grupi qeveritar i formuar për të zgjidhur gjendjen e krijuar në minierën e Valiasit, pati dje takime të veçanta me përfaqësues të partive politike dhe organizatave shoqërore. Kryetari i këtij grupi, ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, Besnik Bektashi, njohu përfaqësuesit e tre me si- [?] kohët angazhim dhe konsensusi i të gjitha forcave politike për të garantuar njerëzit për rrugët realiste të zgjidhjes së problemeve.\nPërfaqësuesi i Partisë së Punës, të Shqipërisë, Abdyl Backa, ndër të tjera tha se, pas njohjes me kërkesat e minatorëve dhe me mbajtjen e komunikatës së mble- [?] njësve të tjerë se vendimi i Këshillit të Ministrave është me vend dhe se rritja e pakontrolluar e pagave rrit inflacionin.\nPërfaqësuesi i Partisë Republikane, Gafur Muça, deklaroi midis të tjerash se të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’i bindur pu- [?] mbledhjes së sotme të qeverisë, u bën thirrje punonjësve të minierës së Valiasit të kontribuojnë për të normalizuar gjendjen e krijuar, duke vepruar në uniteti e puna, si dhe faktorë vendimtarë në situatën aktuale. Të mos harrojmë theksoi ai, se ky guxim e presin çerdhet, kopshtet, spitalet, familjet tona dhe se nuk mund të kërkohen zgjidhje ekonomike të nxituara në dëm të interesave të punonjësve të tjerë, të konsumatorëve e të popullit në tërësi. Çdo rritje pagash e pambështetur me prodhim do të sjellë rritje çmimesh e inflacion përtej çdo ... Përfaqësuesi i Komisionit Nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, pasi falënderoi për vlerësimin që shpreh qeveria lidhur me mundësitë e kontributit të kësaj partie në zgjidhjen e problemit, ndër të tjera tha se ne nuk kërkojmë destabilizim të situatës, prandaj do të përpiqemi t’u shpjegojmë minatorëve dhe punonjësve vend dhe se rritja e pakontrolluar e pagave rrit inflacionin. Përfaqësuesi punëtorët që të mos e mbyllin vetë vendin e tyre të punës. Nëpërmjet aktivistëve tanë, ne do t’ua bëjmë të qartë minatorëve se në këtë kushte shteti nuk ka se ç’të japë më; me kërkesat e tyre ata kanë kaluar nga demokracia në anarхи. Përfaqësuesi i Partisë Ekologjike, Namik Hoti, tha ndër të tjera se populli shqiptar ka në traditë marrjeveshjen. Ne jemi për bashkëbisedim të qeverisë me punëtorët, siç po veprohet. Duhet të shkojmë e t’i bindim minatorët që t’i japin fund ndërprerjes së punës, duke veçuar ata që e nxitën atë. Ne kërkojmë që të gjitha partitë të punojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Bashkëbiseduesit vlerësuan qëndrimin realist të qeverisë se zgjidhja e kërkesave analoge që kanë dalë apo mund të dalin nuk mund të bëhet menjëherë dhe se ajo duhet të gjykohet në tërësi nga Komisioni Qeveritar për rishikimin e plotë të sistemit të çmimeve e të pagave. (ATSH)

Kontrata me firma të huaja për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës në vendin tonë

INTERVISTA E DITES Siç është bërë e ditur ka disa kohë që kanë filluar bisedime me firma të huaja për kërkimin dhe shfrytëzimin e përbashkët të naftës tonë në det, tokë si dhe për rritjen e prodhimit në puset ekzistuese të prodhimit të saj. Për të mësuar se deri ku kanë arritur bisedimet, nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje konkrete, redaktori ynë VIRON GJYMSHANA zhvilloi këtë bisedë me BEJO SJEDININ, drejtor i drejtorisë së naftës në ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës - Kur keni filluar përgatitjet dhe bisedimet e para me firmat e huaja për këtë qëllim? - Viti 1987 ka qenë viti i parë kur ne filluam të punojmë konkretisht për të hyrë në marrëveshje me firmat e huaja, që e filluam me njohjen e praktikës ndërkombëtare në këtë fushë. Po në atë vit filluan edhe bisedimet e para me partnerët e huaj me qëllim që në vitin e parë të pesëvjeçarit të ri, pra këtë vit të fillonim nxjerrjen e naftës bashkërisht. - Ligjet e mëparshme dukej se e pengonin një ndërmarrje të këtij lloji. Po për ju? - Dua të theksoj se kushtetuta e mëparshme nuk na pengoi në këtë drejtim. Që në vitin 1987 u ngrit një grup i përbashkët pune për kërkimin e qëllimit i përbërë nga punonjës të Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Bankës së Shtetit dhe ministrisë së Energjetikës dhe u hartua një kontratë me ndarje prodhimi me firmat e huaja, e cila ishte e përshtatshme për të punuar edhe në ato kushte dhe ishte e pranuar për firmat e huaja, por respektonte plotësisht edhe legjislacionin tonë. - Po sot me daljen e dekreteve për mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe të akteve përkatëse që kanë nxjerrë Këshilli i Ministrave dhe ministria e Financave ç’përparësi u janë krijuar? - Për këtë do të jap një fakt konkret. Më 21-24 tetor të vitit të kaluar në Gjenevë të Zvicrës u organizua Simpoziumi për gjendjen e legjislacionit për kërkimin dhe shfrytëzimin bashkërisht të naftës në vendet e Evropës Lindore, dhe konkluzioni i përgjithshëm ishte se legjislacioni ynë ishte më i përparuari. Natyrisht unë nuk them se ai është i përsosur, por ai është i ndërtuar në mënyrë të tillë që për firmat e huaja të interesuara, krijon të gjitha lehtësitë e nevojshme. Në vendet e Evropës Lindore p.sh. ndërmarrjet e naftës kanë mbi tre vjet që kanë paraqitur kërkesat në parlamentet e tyre për ndryshimin e legjislacionit dhe ato akoma nuk janë aprovuar. - Atëherë të kthehemi te pyetja kryesore. Ju çfarë keni arritur konkretisht me firmat e huaja, jeni ende në bisedime apo keni lidhur marrëveshje konkrete? - Ne jemi vendi i parë që kemi lidhur një kontratë me një firmë perëndimore për nxjerrjen bashkërisht të naftës në det dhe në tokë. Këtë e kemi nënshkruar më 22 nëntor të vitit të shkuar me firmën gjermano-perëndimore «Demineks» dhe austriake «OMV» në një kohë që vendet e Lindjes janë shumë të interesuara dhe kërkojnë më të maturizuar dhe tërheqin për këtë qëllim investime të huaja në vendet e tyre. Ndërsa më 12 janar të këtij viti nënshkruam kontratën e dytë të këtij tipi në firmën e njohur amerikane «Occidental Petroleum Korporation». - Lexuesit tanë do të donin të dinin se ç’përfaqësojnë këto firma sot në biznesin e naftës në botë? - «Demineks» është një firmë publike, aksionarët e së cilës janë nga përfaqësuesit më të fuqishëm të industrisë gjermane të kimisë, metalurgjisë etj. Ndërsa OMV-ja (partneri i «Demineksit» në kontratën me ne) është një firmë shtetërore austriake me potencial shkencor të mirënjohur në botë në fushën e kërkimit, zbulimit dhe nxjerrjes së naftës. «Demineksi» aktualisht po operon me sukses në nxjerrjen e naftës në Detin e Veriut, Egjipt dhe Libi, ndërsa për sa i takon firmës amerikane «Occidental» ajo është një firmë private, shumë e ... (Vijon në faqen 2)

AKSIDENT NË MINIERËN E BULQIZËS

Në datën 14.1.1991, rreth orës 10.00, në minierën e Bulqizës, në nivelin e shtatë, galeria nr. 13, si rezultat i shembjes së faqes së galerise, humbën jetën në punë e sipër punëtorët e betoniт të galerive, Luan Elez Dema nga fshati Hoxhaj, 4 djalindës 1938, i martuar me 7 fëmijë, punëtor i minierës që më 5.3.1983 dhe Ali Danga nga fshati Zerqan, i datëlindjes 1967, punëtor i minierës që më 15.1.1990. Në datën 14.1.1991, rreth orës 10.00, në minierën e Bulqizës, në nivelin e shtatë, galeria nr. 13, si rezultat i shembjes së faqes së galerise, humbën jetën në punë e sipër punëtorët e betonit të galerive, Luan Elez Dema nga fshati Hoxhaj, i datëlindjes 1938, i martuar me 7 fëmijë, punëtor i minierës që më 5.3.1983 dhe Ali Danga nga fshati Zerqan, i datëlindjes 1967, punëtor i minierës që më 15.1.1990. Në vendin e ngjarjes vajti grupi hetimor. Organet e pushtetit në rreth dhe drejtorja e minierës kanë marrë masa për t’u ardhur në ndihmë familjeve të viktimave. (ATSH)

Në paraojë

Minatorët dhe përpunuesit e mineralit të kromit në minierën e Kalimashit të rrethit të Kukësit, që punonin me mekanizmin e ri ekonomik që nga korriku i vitit të kaluar, këtë vit e filluan mbarë punën dhe po dallohen për plotësimin çdo ditë të detyrave. Gjatë 10 ditëve të para të janarit objektivat e caktuara në prodhimin e mineralit të kromit, olivinit dhe koncentratit u plotësua 100 për qind. (Sipas ATSH-së)

INTERVISTË E KRYETARIT TË GRUPIT QEVERITAR SHOKUT BESNIK BEKTESHI DHËNË MBREMË TELEVIZIONIT

Pyetje: Sot në orën 13.30 mbaroi mbledhjen Këshilli i Ministrave, cili mori në analizë gjendjen e krijuar në minierën e Valiasit. Në bazë të raportimeve që bëri komisioni qeveritar, Këshilli i Ministrave për këtë qëllim mori dhe vendimet përkatëse. Shoku Besnik, cilat janë konkretisht këto vendime? Përgjigje: Duhet thënë që në fillim që Këshilli i Ministrave përmes kryesisë së tij të zgjeruar dhe përmes grupit qeveritar të ngritur, problemet e Valiasit i ka ndjekur vazhdimisht. Kurse grupi qeveritar mbi bazën e orientimeve të Këshillit të Ministrave në rrugën e dialogut, të bashkëbisedimit me minatorët që nga mëngjesi e deri në orët e vona të darkës kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave grupi qeveritar raportoi për situatën atje. Dhe Këshilli i Ministrave mori një vendim shumë të rëndësishëm, i cili, mbi bazën e gjendjes ekonomike në vendin tonë, duhet të themi disa shifra koncize për kategoritë nëntokësore të minierave nga vendimi fillestar për 300 lekë të rejë për secilin punëtor në nëntokë tani arrin në 320, 330, 350 dhe 360 lekë, ose më shifër të përmbledhur rreth 40 për qind mesatarisht për punëtorët e nëntokës. Në qofte se diskutojmë në shkallën e ekonomisë, vendimi i qeverisë nuk i takon vetëm Minierës së Valiasit, por tërë minierave të vendit tonë për punonjësit e nëntokës dhe të sipërfaqes arrin një vlerë prej 175 milionë lekë fond page për punëtorët e këtij sistemi. E theksova jo pa qëllim që ky vendim u muar mbi bazën e gjendjes ekonomike të vendit tonë. Duhet thënë bile që ky vendim presupozon nxjerrjen e këtij fondi page pa rritje prodhimi. Veçanërisht ky duhet kuptuar drejt nga Valiasi, e cila është ndërmarrje me humbje. Domethënë në vitin 1991 kemi planifikuar 22 milionë lekë nga buxheti i shtetit për të mbuluar humbjet e Valiasit. Me vendimin e ri për rritjen e pagave kjo humbje vete gati për 35 milionë lekë, pra rritet ekonomia. Diku duhen nxjerrë këto lekë nga fronte të tjera të punës e të prodhimit. Duhet thënë gjithashtu se në rrugë tjetër për rritjen e këtyre të ardhurave dhe punonjësve të nëntokës e mbikohës në tërë miniera është edhe rruga e mekanizmit ekonomik, pra përmes rritjes së prodhimit, është kjo edhe një rrugë tjetër, një burim tjetër që këta punëtorë të rrisin të ardhurat e tyre. Gjithashtu duhet theksuar që për Valiasin mes të ardhurat e tyre në mënyrë një vendim të rëndësishëm përsa i takon sektorit elektromekanik, i cili punon në nëntokë. Mosha mesatare e daljes së tyre në pension është barazuar tani me moshën e vetë minatorëve. Pra, në qoftë se kjo kategori punonjësish dilte në pension në moshën 55 vjeç, tani do të dalë në moshën 50 vjeç dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve dhe kërkesave të punëtorëve. (Vijon në faqen 2) ... të gazetareve, dhe vizat i ishte e su... të hapë një rrug... më përpara marr... të vendeve... për forcuar më... [teksti në skajin e majtë është pjesërisht i prerë dhe i palexueshëm]

INTERVISTA E DITËS

15 janar, nr. 12\n... Kons...\n... vizita...