17/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 janar 1991

KU VEMI ME KËTË SHKREHJE?!

Ka disa muaj që ritmet e zhvillimit të ekonomisë janë në rënie. Kjo vërehet në degët bazë: në qymyrguri, në krom, në industrinë kimike, në material ndërtimi; në shifrat tepër të ulëta të eksportit të cilat, megjithatë, i kapërcejnë importi. Më domethënës është fakti kur mosrealizime të dukshme shfaqen atje ku nuk ka fare peshë sigurimi i lëndëve të para: në perime që për periudhën e këtij viti plotësohen rreth 10 për qind. Duket sheshit që punohet pak, shumë pak. Ka një shkrehje që i vë gjithçkaje një pikëpyetje të madhe: ku po shkojmë? Tashmë çdo shqetësim ekonomik merr një përmbajtje të madhe politike. Është vërtet çasti kur politika ka epërsi të padiskutueshme mbi ekonominë. Grupimet politike këtë lipset ta ndjejnë fort. Realizmi politik, çbllokimi i kësaj situate përbën të vetmen mundësi të zgjidhjes ekonomike. Poetët kanë marrë penën e, për ironi të mendimit, bëjnë hartime për vështirësitë ekonomike, për kohë të humbura, madje për gabime të shpallura. Ku janë politekonomët? Mjerisht, disa indoktrinues janë kur u uku është në prag. Shpalosen turi sistemesh ekonomike që i servirën vendit gati si një kostum kombëtar! Kurse ekonomia ka ethe sot. S’ka qymyr për kopshtet e çerdhet. Nuk del qumështi e vezët për qytetet. Ka gjë më të dhimbshme: prindi në çorientim të plotë bën presion mbi fëmijët e vet me veprime të pamatura, me pasione politike shterp. Në këto rrethana politikë ekonomike e mençur është ajo që e fut njerëzit në punë. Nuk ka zë trëni më të madh se sa kur populli thotë: «t’u ftohtë puna»! Mbi të gjitha na duhet një ekonomi kombëtare. Ka ardhur koha që të mbështesin gjithë punën në kontaktet e përditshme me njerëzit. Dhe cilat janë këto kontakte? Anëtari i plenumit, Kostandin Hoxha përmendi faktin se, ndërsa magazinat janë plot me vaj e në disa produkte të tjera ushqimore, ato, nëpër njësitë e shitjes, mungojnë me ditë e me javë. Pse? Këtë e dinë ndërmarrjet tregtare, e di seksioni i tregtisë, në rreth e nëpër rajone, administrata që paguhet për të kontrolluar, apo për të zgjidhur problemet e transportit të am-balazhit e ndonjë vështirësi tjetër. Por, ndërkaq, edhe komunistët, pa ndërhyrë në punët e këtyre organeve, kur punojnë në këta sektorë, kur shohin dyqanet bosh, nuk duhet të heshtin, sepse dikush mbart primi të çonform... presion mbi fëmijët e vet me ve... prime të pamatura, me pasione po... politike shtë... Në këto rrethana po... litikë ekonomike e mençur është... ajo që i fut njerëzit në punë. Nuk... ka më trëhën më të madh se sa kur... populli thotë: «u Ka ardhur koha që ekonomistët të marrin përsipër një barrë të madhe. Ekonomia s’është një garniturë treni që të lidhet aq lehtë pas lokomotivës së fuqishme evropiane. Deri te ky hap i madh ka të përpjetë të tjera që duhen ngjitur me forcat e mjetet tona. Historia ekonomike ka në themel trashëgiminë e punës së çdo brezi. Në ekonomi asgjë nuk fillon nga e para. Kush skupton apo ka turp ta pohojë shkel me këmbë djersën e popullit. ... kësht... të m... Për, kur punojnë në këta sektorë, kur shohim dyqanet bosh, nuk duhet të heshtin, sepse dikush mbart informacione të paqena që i shtyn qytetarët të blejnë sasi të mëdha produktesh duke krijuar çrregullime në treg, ndërsa të tjerë kur kalojnë në për vetë, nuk shqetësohen shumë. Pra, kontaktet me njerëzit nuk janë vetëm biseda apo konstatime për shqetësime që krijohen. Lidhjet me njerëzit krijohen edhe me veprime konkrete. Para një muaji, në plenumin e mëparshëm, u tha se do të fillonte shkurtimi i aparateve të... ...rajon, problemet e transportit të abalizhat e ndonjë vështirësie këtyre organeve, për vete, aparateve të...

Në repartin e prodhimit të konservave të ndërmarrjes ushqimore të Peshkopisë. (Foto: A. Ashiku) Në repartin e prodhimit të konservave të ndërmarrjes ushqimore të Peshkopisë. (Foto: A. Ashiku)

Lidhjet me njerëzit forcohen me veprime konkrete

Disa shënime nga Plenumi i dhjetë i Komitetit të Partisë të Tiranës. Si çdo qytetar, madje më shumë se kaq, edhe komunistët përpiqet të gjejë veten në zhvillimet e fundit, çdo ditë secili lufton u ndihmojë zhvillimeve demokratizuese. Kjo ishte edhe fryma me të cilën u diskutua dje në Plenumin e Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës. «Po nuk e vendosëm demokracinë, së pari, në Parti, nuk do të kemi sukses duke e kërkuar gjithçka, nga një anëtar plenumi, prof. Besim Elezi. Kjo është kërkesa e ditës për komunistin. Mendimet e sugjerimet e mjaft komunistëve, këto ditë, tregojnë ende freski. Por, ndërkaq, siç u tha, ka edhe qëndrime vendnumëruese, sepse, ka edhe komunistë, edhe kuadro që nuk po e kuptojnë, ta bosh, nuk duhet të heshtin, sepse dikush mbart ...sh, e me të... ta si El... Kjo është kërkesa e di... tis për komunistin. Mendimet e sugjerimet e majtë komuniste, këto ditë, tregojnë edhe freski. Por, ndërsa, siç u tha, ka edhe qëndrime vendnumëro, kuptojnë në kohë stadin ku kemi hyrë, ashtu siç është, pluralizmi, me përputhje e mos përputhje mendimesh, me larmi kërkesash, por edhe me qëllime të përbashkëta. Derisa vetë Partia ndërmori këto procese, u tha, deri sa pluralizmi u sanksionua me ligj për vlerat e tij, të parët, vetë anëtarët e Partisë sonë, u diskutua që të jenë të rregullt, të respektojnë atë, të hyjnë në debat me dije e mençuri, të tregojnë më shumë se kushdo du... ... të ngrihet... më së pari, në ... i sukës duke e kërkuar gjektë», ... tha sipërfaqet plenumi, prof. Be...sin Elezi. sugjerimet e majtë komuniste, këto ... dite... qëndrime vendnumëro, por e... ...ksi të abalizhat e ndonjë vështirësie këtyre organeve, për vete, krijohen edhe me veprime konkrete.

Pas paraqitjes së kandidatëve

Këto ditë edhe në rrethin e Durrësit u paraqitën kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor. Ndryshe nga herë të tjera, një e veçantë është se para popullit paraqitën kandidatë Partia e Punës por edhe subjektet e tjera të pavarura elektorale, si bashkimet profesionale, fronti demokratik, bashkimi i grave, bashkimi i rinisë. Një hap i madh ky i konkretizimit të pluralizmit politik dhe me fusha e zgjedhjeve. Po tjetër, ç’vihet re? Vihet re se populli është ai që me gjykimin e tij të gjerë nuk është thjesht shikues, por i vetëdijshëm për rolin që kanë përfaqësuesit e tij në organin më të lartë pushtetor të vendit, foli me një përgjegjësi të veçantë, miratoi ata që i njihte më mirë, i donte më shumë, kish besim më tepër. Në zonën e zgjedhjeve nr. 30 u rrezëuan kandidatura e paraqitur nga Partia e Punës dhe u propozua mjekja Fatbardhë Dyrmishi. Në zonën nr. 34 u rrezua kandidatura e paraqitur nga fronti demokratik dhe u propozua juristi Emrir Dobjani. Konkretisht në disa zona elektorale u rrezëuan disa kandidatë nga populli. Kishte ndër ta edhe kandidatë të paraqitur nga Partia e Punës, edhe nga subjektet e tjera. Dëgjuam disa zëra që shprehën shqetësimin si ndodhi kjo, pse të ndodhe kështu. Nuk ka arsye për t’u alarmuar. Njëzërëz të tillë që shprehin këto lloj shqetësimesh pa baza, siç duket, nuk kanë kuptuar proceset e reja demokratike që ka ndërmarrë Partia jonë e Punës, ata janë mësuar me praktikat e vjetra, të cilave u ka kaluar koha. Edhe tek kandidatët i refuzuar u vu re shqetësimi i tij. Pse nuk e deshi populli, ai vërtetë duhet të shqetësohet dhe të mendohet vetë, por duhet të tregojë plotësisht psenuk e deshi, shqetësohet më pak. Ai shqetësohet me të drejtë që kandidatë t’i gjejë sa më të denjë, që ta përfaqësojë sa më denjësisht. Pra, ai shqetësohet që, e thënë në mënyrë figurative, në Kuvendin Popullor të jetë vetë populli. Pra ndaj mirë të verë populli në disa zona të rrethit, ku propozoj kandidatë të tjerë. I propozoj me gjykimin e tij të gjerë. I njohte më tepër, më shumë, i respektonte më tepër, ndjente më tepër besim tek ata. Këta kandidatë të rinj janë përsëri edhe nga Partia e Punës, edhe nga organizatat e tjera. Është populli ai që vendos. Çfarë tregon tjetër fakti që disa kandidatura u rrëzuan? Propozimi për paraqitjen e tyre nuk është faj i tyre. Ata mund të kenë mangësitë e veta individuale, të cilat populli i tha në rastet e caktuara, por më tepër përgjegjësia do gjetur tek subjektet që i paraqitën. Durrësi ka një inteligjencë të fuqishme, 5 mijë specialistë të lartë, 20 mijë specialistë të mesëm. Ka njerëz energjikë të parapërgatitur, me dije e kulturë, që kanë bërë emër në punë, në prodhim, në drejtim. Ka njerëz që dallohen për shpirt novatori, mendim të guximshëm, që çajnë konkretisht për t’i dhënë asaj më shumë ekonomisë dhe popullit. Nga puna e nxitur jo e studiuar plotësisht midis këtyre mijërave u paraqitën disa kandidatë jo fort të goditur. Ishte populli që midis këtyre mijërave gjeti dhe propozoi ata kandidatë që ai i donte më tepër, por që edhe mbështeste e miratoi plotësisht kandidatë të tjerë të paraqitur, të studiuar mirë, që gëzonin respektin e tij. Duhet bërë këtë vërejtje nuk e kemi hallin vetëm për këtë rast, por mendojmë se themeli duhet më i gjerë për të punën, për rinovimin e plotë të saj në të gjitha ... ta me punëtorët. Lidhje që të shpejtonin zgjidhjen e kërkesave, plotësimin e kushteve. Kudo mund të ketë edhe kërkesa të tjera, madje të drejta, por, gjithçka është e arsyeshme kur llogaritet me mundësitë reale të ekonomisë. Çdo kërkesë jashtë kësaj logjike, sjell pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë, sjell ngadalësimin e proceseve demokratike, vështirësi të mëdha, frenon bashkëpunimin me jashtë, ia heq njëri në dëm të të gjithë vendit. Në fund, Plenumi liroi nga detyra e sekretarit të parë të partisë të Komitetit të Partisë së rrethit shokun Xhelil Gjoni, duke zgjedhur në vend të tij, Robert Kolin. Po ashtu sekretari i këtij komiteti u zgjodh edhe Ismail Lleshi, ndërsa u lirua nga kjo detyrë Pirro Kondi, për shkak të daljes në pension. ... zoi ata kandidatët që ai i donte më tepër, por që edhe mbështeti mirë, që gëzonin respektin e tij. Duke rast, por mendojmë se thellimi duhet më i gjerë për tërë fushat, për të qenë sa më krijuese dhe të suksesshme.

Në minierën e Valiasit

Dje, përfaqësuesit e dy komisioneve të ngritura në Valias, Thanas Dede dhe Agim Hyseni mbas argumentimit që u bënë kërkesave të punëtorëve para Qeverisë, sollën përgjigjen për plotësimin e kërkesës të fundit të minatorëve. Ndërkohë kishin mbaruar edhe takimet e punëtorëve me përfaqësues të partive politike. Me marrjen e përgjigjes, punëtorët u drejtuan për në frontet e tyre të punës. Në katër llava që ishin në gjendje të rregullt, u bënë përgatitjet dhe filloi puna. Siç na tha inxhinieri Shpëtim Kabashi, dje pasdite, vetëm në llavën 26-08, përgatitja për të filluar punën do dy-tre ditë. Korresp. i «Zërit të popullit»

Shkatërro pyll e mbill gurë...!

Çdo qytet, i madh apo i vogël, nuk mund të kuptohet pa «kordonin e gjelbërimit», qoftë ky natyral ose i krijuar me pas. Për më tepër në qytetet me zhvillim të madh industrial, por edhe me shkallë të madhe të ndotjes së mjedisit, ku siç është Elbasani, krijimi dhe mbrojtja e brezave pyjorë, këtyre «mushkërive» artificiale deri thellë në periferi, e nuk mbetet një detyrë jetike? Doemos. Në këtë rast bëhet fjalë për prishjen e një sipërfaqeje mbi 10 ha pyll në Polis-Valë, buzë lumit Shkumbin, sipas një urdhëri që ka lëshuar seksioni i bujqësisë dhe komiteti ekzekutiv. Urdhëri është motivuar sipas një kërkese të kooperativës bujqësore e se aty mund të përfitohet tokë prodhuese. Pas shumë debatesh u kërkuan argumente nga ndërmarrja pyjore pse nuk duhej prishur pylli. Dhe ja disa nga argumentet tona: së pari, ky pyll me rrepe, shelg etj, ka një sipërfaqe 4-5 herë më të madhe se pyjet e ahut, pishës etj. dhe çdo vit aty merren lëndë ndërtimi me vlerë 30 mijë lekë. Së dyti, edhe gjatë shfrytëzimit pjesë pjesë me prerje rrallësh, pylli në fjalë ka aftësi të shpejta përtëritëse. Së treti, dhe më kryesorja, gjatë verës, pasditeve dhe të dielave, qindra qytetarë elbasanas shkojnë për të pushuar këtu, në Xibrakë e Labinot. Me sa duket këto llogari u përmbysën nga «argumente» të tjera që solli një punonjës i seksionit të bujqësisë, edhe ai specialist pyjesh në profesion, por që punon në grupin e frutikulturës. Përfundimi? Komiteti ekzekutiv vendimin e marrë që në prill të vitit të kaluar nuk e ndryshoi ashtu siç premtoi, por së fundi urdhëroi që pylli të prishet. Vetëm urdhëri kërkështi menjëherë pas dhjetorit kur kishin aksion për mbjelljen e fidanëve dhe tani në janar iu turën pyjeve! Që lind nevoja për shtimin e sipërfaqes së tokës së punueshme, edhe këtë e kupton kushdo. Veçse edhe për këtë ka kritere. Vetëm se u bë shkaktar interesi i një ekonomie bujqësore apo dhe i një seksioni të bujqësisë për tokë bujqësore, a mund të shkatërrohet një brez pyjor nga më të mirët? Komiteti ekzekutiv më parë se të nxjerrë kësi urdhërash, si nuk e ndjek nevojën e konsumit jo vetëm me inxhinierët e pyjeve, por edhe me specialistë të fushave të tjera? A nuk mendohet se në vendin e papjekur, një nxjerr interesat e çastit, është i paparapueshëm për më vonë? Pyjet është lehtë t’i shkatërrosh dhe shumë vështirë t’i krijosh. Ka mbi 10 vjet që është folur në Elbasan për krijimin e një pylli në krah të Zaranikës, janë bërë edhe disa aksione të vjetëve të shkuara, por ja që pylli nuk u krijua kaq lehtë, edhe pse mund të jetë shumë i dëshirueshëm për qytetarët. Dhe qytetarët diku kërkojnë të shkojnë. Në këtë vështrim, për pyllin që thamë, do të ndryshonte puna nëse ai do të ishte një pyll dosido, apo thellë në male. Kur ai është në derë të shtëpisë, s’ke sesi të heshtësh. Njerëz të ndryshëm në Elbasan gjykojnë se një pyll i tillë, 8-9 km larg qytetit, ndikon edhe si rregullator për ajrin e ndotur. Mbi të gjitha nesër ai mund të kthehet në një park polifunksional e me plazhin në krahë të tij, pasi edhe uji i Shkumbinit aty është shumë i pastër. Atëherë si qenkan më mirë dhe ku është përfitimi: të vazhdojë prishja e pyllit për të marrë më vonë në disa dhjetra ku grurë, apo t’u ndalet dora atyre që shkulnin drurët dhe ai të mbetet një monument natyror dhe element i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik?

Ngushëllime në ambasadën e Palestinës

TIRANË, 16 Janar. Sot paradite, sekretari i I Presidiumit të Kuvendit Popullor Sih at Tozaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KPT të rrethit të Tiranës Llambi Begolli, zëvendësministri I Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani dhe sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së Leka Shkurti, bënë në ambasadën e Shtetit të Palestinës në kryeqytet dhe i paraqitën të ngushëllimet me punë a. I të ambasadorit të Shtetit të Palestinës në vendin tonë, Montaser Abu Zaid, ngushëllimet për vrasjen e zëvendëspresidentit të shtetit të Palestinës, Salah Khalef Abu Ijad dhe Hail Abdelhamid Abu El-Houl. Gjithashtu shkruan në ambasadë edhe funksionarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të dikastereve të tjera, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit shqiptar. (ATSH)

U hap ekspozita Filatelike turke

Në kuadrin e marrëdhënieve kulturore midis Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë dhe të bashkëpunimit midis administratave të PTT-ve të dy vendeve, dje pasdite, Drejtoria e Përgjithshme e Postë-telegrafelona hap një nga më të mëdhatë e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë Ekspozitën Filatelike Turke. Në të janë vendosur pulla poste të emetuara në Republikën e Turqisë midis viteve 1954-1990, tematika e të cilave përbëhet nga seri të plota e zarfa FDC me pamje nga zhvillimi i artit popullor turk, historia, natyra e tij, si dhe me figura të shquara kombëtare, midis të cilave spikat personaliteti i shquar i këtij kombi, Mustafa Kemal Ataturku. Vend zënë edhe pulla që paraqesin faunën dhe florën, objekte të ndryshme, veprimtari sportive, etj. (vijon në faqen 3)

«Neni i parë» i demokracisë: puna

Me «planin» e mitingjeve jemi mirë (!) Pardje të dera e jashtme e Lidhes së Shkrimtarëve dhe Artistëve u vendos një lajmërim. Ajo njoftonte se në datën 15, 15.30, para sheshit të stadiumit «Qemal Stafa» organizohej miting nga institucionet kulturore-artistike me rastin e krijimit të seksioneve të Partisë Demokratike në këtë institucion. U grumbulluan aty disa njerëz. Siç ndodh zakonisht në këto raste. - Ja, edhe një miting tjetër! - Me të gjitha punët e tjera, - u hodh dhe tha një tjetër - sjemi mirë. Vetëm me «planin» e mitingjeve, lavdi zotit, jemi mirë! Vetëm kaq tha. Dikush buzëqeshi. Dikush u largua. Edhe unë me Shabanin u larguam. I dhamë plotësisht të drejtë qytetarit të panjohur. I dhamë plotësisht të drejtë, sepse për të gjithë është i njohur një vëzhgim i pakëndshëm: puna kudo ka rënë, puna është shkrehur, shumë njerëz po merren me llafe pa bereqet, njerëzit po rrinë nëpër mitingje, nëpër altoparlantë etj, etj. Njerëzit po flasin për demokracinë, ndërsa planet s’po realizohen jo vetëm në Valias, por edhe në mjaft ndërmarrje të tjera. Ç’po bëhet kështu? Ku vemi kështu? Janë pyetje që i bëjmë të gjithë, çdo ditë, çdo orë. Megjithatë demokracia e llafeve po «lulëzon», po ecën sipas progresionit gjeometrik, ndërsa demokracia e punës, po duket në pak njerëz. Po shtroj një pyetje. Mund ta kem edhe gabim. Pyetja: me të gjithë jemi të interesuar që punën ta çojmë në vend, me që të gjitha partitë dhe organizatat e tjera po thonë sinqerisht dhe publikisht, se s’duan anarshinë dhe destabilizimin, a s’do të ishte më mirë që tani për tani t’i largoheshim ca mitingjeve dhe ta afronim popullin te puna? Ja, i kujtova këto mendësi, si dhe afishet e shumta për mitingjet edhe disa orë më vonë, në mbremje, kur më ra në dorë një revistë meksikane. Revista quhet «Vision» Meksiko. Një personalitet aty shkruan: «Ndërsa po asistoj në një garë kanotazhi (me varka) më lindi pyetja: A do të kualifikoheshin vallë ekiupazhet, pjesëtarët e të cilit bëjnë thirrje nëpërmjet megafonëve, ndërsa vetëm njeri pranon të vozisë? Esh-të pak e shumë kjo gjendje në disa demokraci, ku shumica e njerëzve e kalojnë kohën duke shpallur pikëpamjet e tyre dhe i takon vetëm një pakice të vogël që të djersijë për ta shpënë varkën përpara». Ja, kaq! Edhe diçka tjetër, lexues: në rast se e keni vënë re edhe unë, edhe disa nga kolegët e mi, veçanërisht këto kohë e fundit, gjatë shkrimeve kemi përdorur herë ndonjë fjalë të urtë, herë ndonjë thënie filozofie e personaliteti botëror, here... «Ua themi me sinqeritet: nuk ka qëllim erudicioni këtu. Qëllimi i vetëm është: t’i dëgjojmë edhe mendjet e mençura, mençurinë e madhe që te ambientoheni në këto situata sa më mirë, sa më ndërgjegjshëm. T’i dëgjojmë edhe ata, sepse s’plas unë, apo kolegu im, por flet mendja e nderuar dhe e respektuar. Dhe kjo mendoj gjithnjë ka folur edhe për punën. siran, Far... vën e kalu... mbrojtë... Trakun, nëse...li. KËRKON O... NDERMJ... ...n e shpreh... përpjekjen... ngur luftën... se ajo i... Bashkuar... një...

THIRRJE E PËRFAQËSUESVE TË PARTIVE DHE ORGANIZATAVE POLITIKO SHOQËRORE

Përfaqësuesit e Partisë së Punës të Shqipërisë, të Frontit Demokratik të Shqipërisë, të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të Partisë Republikane të Shqipërisë, të Partisë Ekologjike të Shqipërisë, të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, të Bashkimit të Grave të Shqipërisë dhe të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar në një takim që patën me iniciativën dhe nën drejtimin e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia, ranë dakord për sa më poshtë: Duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike e politike të vendit dhe me qëllim që të menjënohen rrëziqet e acarimit të mëtejshëm të konflikteve sociale, që çojnë drejt çrregullimit të prodhimit e anar-shisë, të drejtohen gjithë popullit, punëtorëve, fshatarëve, rinisë, intelektualëve, me thirrjen që deri më 1 Maj 1991 të ndërpriten grevat dhe kërkesat për rritjen e pagave. A ta mendojnë se për të realizuar zgjedhje me të vërtetë të lira pluraliste e demokratike, është e nevojshme të krijohet një situatë e qetë dhe të ruhet rendi publik. Kjo situatë nevojitet, gjithashtu, që t’i jepet kohë edhe Qeverisë të studiojë e të formulojë ligjet përkatëse lidhur me pagat e çmimet që do të zgjidhin problemet që kanë lindur në marrëdhëniet ekonomike midis punonjësve e shtetit, dhe atyre që krijojnë reforma e re ekonomike midis ndërmarrjeve e qytetarëve. Përfaqësuesit e partive e të organizatave të mësipërme ranë dakord t’i sugjerojnë Presidiumit të Kuvendit Popullor që lidhur me situatën e krijuar e që t’u jepet mundësia edhe partive të reja të krijuara të paraqiten me kandidatët e tyre në zgjedhjet e ardhshme të shtyjë afatin e zgjedhjeve më 31 mars 1991. Tiranë, 16.1.1991.