18/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 janar 1991

TË GJITHË QYTETARËT KANË PËRGJEGJËSI PËR FATET E ATDHEUT

- Shoku Ramiz Alia i drejtohet popullit përmes televizionit - Dje ju u njohët me njoftimet mbi marrëveshjen e arritur nga partitë dhe organizatat politike e shoqërore të vendit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe me thirrjen për mënjanimin e konflikteve sociale. Sot ju njohët edhe me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve deri më 31 mars 1991. Përfundimi i marrëveshjes dhe ky dekret janë një kontribut i vlefshëm për realizimin me sukses të procesit demokratik. Arritja e konsensusit për çështje të tilla të rëndësishme duhet konsideruar, gjithashtu, edhe si një provë e zgjedhjes së problemeve që i dalin vendit nëpërmjet dialogut konstruktiv. Por marrëveshja është vetëm fillimi i punës. Vlefshmëria duhet të provohet nga zbatimi korrekt i saj. Vetëm me punë të ndershme, me kontribut të sinqertë, me besim e ndihmë reciproke, ajo mund të vihet në jetë. Në qoftë se do të nisesh nga preokupimi që duhet të kemi për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, nga dëshira për të vendosur një demokraci të vërtetë pluraliste; në qoftë se dëm ka të shohim vendin të rradhitur me kombet e qytetëruara në luftën për përparimin e mirëqenien, në qoftë se interesat e Atdheut do t’i vemë mbi ato partiake e personale, atëherë bindja e vullneti për arritjen e objektivave të caktuara në marrëveshje s’kanë përse të mungojnë. Është e natyrshme që midis jush, shokë e shoqe të dashura, të shprehen edhe mendime të ndryshme se si do të ishte më mirë, të bëheshin zgjedhjet siç është parashikuar apo të shtyheshin. Argumente mund të ketë shumë, pro e kundra. Por rëndësi për probleme të tilla ka si të gjenden zgjidhjet më të mira, pikërisht ato që çojnë drejt marrëveshjeve dhe jo ndarjeve, drejt bashkimit dhe jo përçarjes së popullit. Kokëfortësia e egoizmi, të ço na-tyre qofshin, për çështje të tilla janë këshilltare të këqija. Shqipëria aktualisht ndodhet në një tran-[pjesa e mëtejshme e rreshtit është prerë] Ndonjëherë dhe fërkime. Varet nga urtësia politike nëse këto tensione do të ulen apo do të shndërrohen në konflikte e në zjarre. Pikërisht kjo urtësi duhet të karakterizojë e t’i udhëheqë të gjithë ata tek të cilët populli ka mbështetur besim e shpresa. Të gjithë duhet sa më parë të bëhen të ndërgjegjshëm se një destabilizim i vendit, qoftë ky politik ose ekonomik, do të ishte me pasoja shumë të rënda, për të mos thënë katastrofike. Shqipëria është një vend i vogël, me rezerva të kufizuara materiale e valutore dhe me pak mundësi manovrimi në fushën ekonomike. Për ne mjafton një verë e thatë për të prishur ekuilibrin e ndërtuar për vite me radhë. Më keq do të shkonte gjendja po të mos punojmë e prodhojmë. Janë ëndrra boshe thëniet pa pikë përgjegjësie të disave se, po të bëhet kështu ose ashtu, ne do të na mbulojnë ndihmat e huaja dhe pa qenë nevoja të punojmë do të na vijë drek[a e] gatshme, e përgatitur nga të tjerët. Ekonomia është epëqendra e shumë problemeve. Shëndoshja e saj duhet të jetë preokupacioni i radhës së parë për të gjithë, për çdo punonjës e qytetar. Gjendja e jashtëzakonshme që zotëron në ekonomi shprehet në mungesën e lëndëve të para dhe në shkallën e ulët të shfrytëzimit të aftësive prodhuese në mjaft degë të industrisë; në mosangazhimin me punë të dhjetëra mijë punonjësve që paguhen pa prodhuar; në mungesa të dukshme për disa mallra të konsumit të gjerë; në reduktimin e eksporteve ndërsa kërkesat për importe po shtohen. Nuk është koha të diskutojmë për shkaqet e kësaj situate. Tani urgjente është të gjejmë rrugët për ta kapërcyer sa më parë atë. Hutimi, shkrehja e forcave, nxitja e organizimeve për përfitime politike partiake, të fusin në një qorrsokak nga i cili gjithnjë e më vështirë mund të dalesh. Duhet të jemi realistë: mirëqenia mund të arrihet vetëm me punë. Çdo burim të ardhurash që disponojmë, nga brenda apo nga jashtë, aktualisht jemi të detyruar ta përdorim për të siguruar lëndët e para për një industri dhe mallrat bazë të konsumit. Het punëtorëve punën e pagë. Prandaj në situatën e sotme nga secili punonjës kërkohet të reflektojë si patriot e si qytetar për vështirësitë që kalojmë. Nuk është e vështirë të kuptohet se kur prodhimi e rendimenti ulen, të kërkosh rritje të pagave do të thotë të shtosh inflacionin, papunësinë, të ngushtosh mundësitë e daljes nga gjendja e jashtëzakonshme. Plotësimi i kërkesave të kolektivave të veçantë, qofshin këto dhe të justifikuara, sot, kur nuk është përfunduar akoma studimi i përgjithshëm për pagat e çmimet, mund të arrihet vetëm në kuriz e në dëm të punonjësve të tjerë, të qytetit e të fshatit. Mungesa e burimeve financiare e valutore dhe inflacioni sot për sot nuk lejojnë shtet për të plotësuar kërkesat për shtim page për arsye kategor[ish] apo shtresë shoqërore. Prandaj alternativa e vetme është mobilizimi i njerëzve në punë dhe rritja e prodhimit. Të dashur shokë e shoqe, Le t’i përvishemi punës me ndershmërinë që e ka karakterizuar njeriun shqiptar, me bindjen se punon për vete e familjen e tij, se punon për sigurimin e atdheut e përparimin e tij; le të shërbejnë debatet e dialogu politik si dhe fushata e zgjedhjeve që është në proces për forcimin e unitetit të popullit tonë të shumëvuajtur e jo për përçarjen e tij; le të shërbejë ky stad në të cilin po hyjmë për të zhvilluar më tej kulturën e qytetërimin e Shqipërisë, për ta bërë më të kthjellët e më të respektuar zërin e saj në botë. Unë kam shumë shpresë se vendi do t’i kapërcejë vështirësitë në të cilat ndodhemi, pse kam besim në mençurinë e vendosmërinë tuaj, në energjitë tuaja të mëdha krijuese. E mbi të gjitha kam besim në patriotizmin e flaktë të popullit tonë, që mbi çdo gjë ka vënë kurdoherë në krye interesat e larta të atdheut. Më lejoni të shpreh sigurinë se në çastet aktuale kjo do të jetë ajo busull e sigurtë, e cila do të na udhëheqë në evitimin e konflikteve të ashpra dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të paqme. [pjesa e poshtme e tekstit është prerë] [Teksti në faqen e majtë është i prerë dhe i palexueshëm në pjesën më të madhe.]

Me punë sa më normale, edhe ekonominë edhe jetën do ta bëjmë më të mirë

Si e nisi punën kolektivi i kantierit detar në Durrës këtë vit? Të themi që gjithçka ishte dhe është si në vaj, nuk do të ishim realis­të. Në ‘kuptim? Se pari, kishte dhe ende ka disa mungesa të lë­ndës së parë, siç ndodh në repar­tin e drurit, disa materiale impor­timi etj. Si e nisi punën kolektivi i kanti­erit detar në Durrës këtë vit? Të themi që gjithçka ishte dhe është si në vaj, nuk do të ishim reali­stë. Në ‘kuptim? Së pari, kishte dhe ende ka disa mungesa të lë­ndës së parë, siç ndodh në repar­tin e drurit, disa materiale impor­timi etj. Së dyti, punëtorët kanë ngritur disa kërkesa të cilat po studiohen shpejt e me kujdes. Por ajo që është më kryesorja, tërë përpjekjet kishin dhe kanë si sy­nim që të mos shkrehët puna, të mos çorientojnë njerëzit, duke lë­në pa realizuar ato detyra që ka­në plotësisht të mundshme për t’i arritur. Dhe në kantierin de­tar edhe pse ka disa shqetësime, e përgjithëshma është premtuese. Fjala vjen mungesat në punë, siç na tha kryeinxhinieri i kantierit detar, Agim Buka, nuk janë shqet­ësuese. Ja, tani që bisedojmë ba­shkë, kam në zyrë disa punëtorë dhe po qa­mē hallet bashkarisht. Ata thonë se ne jo vetëm që do të vazhdojmë punën, siç edhe e kemi filluar që me 3 janar, por do të punojmë më tepër për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e brendshme që kemi që të rritim efektivitetin dhe rendimentin e punës në kantierin tonë. Ata kanë edhe disa vrejtje dhe disa kërke­sa, të cilët nuk i lidhin me ndër­prerjen e punës, por thonë se du­ke i plotësuar dora-dorës ato, e dhe puna do të shkojë më mirë. Ne po diskutojmë dhe po merre­mi vesh mirë që së pari, pra, t’i qëndrojmë punës mbi kokë. Ato kërkesa që i kemi në dorë vetë ne si kantier, gradualisht do t’i plo­tësojmë me besim që e shfaqin edhe punëtorët, se në të ardhmen me rritjen e prodhimit dhe me da­l­jen së shpejti të vendimit të Kë­shillit të Ministrave për rishiki­min e çmimeve dhe pagave, pu­net do të na shkojnë më mbarë. Pra, situatat, siç shihen në kan­tierin detar po shikohen realist dhe pa eufori, por as me qëndrim të ngurtësuar pa dhënë rrugëzgj­idhje për të ardhmen. Me gjuhë të (Vijon në faqen 2) rëndësi për problemet bashkimit dhe jo përçarjes së popullit. Këkëfortësia e egoizmi, të ço­do nature qofshin, për çështje të tilla janë këshill­tarë të këqinj. Shqipëria aktualisht ndodhet në një trans­formim të madh politik, ekonomik, shoqëror e kulturor. Nga kjo lindin edhe tensione e

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me fillimin e luftimeve në zonën e Gjirit

Shqipëria ka ndjekur me interesim të veçantë përpjekjet e Komu­nitetit Ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës së Gjirit në rrugë paqë­sore. Me fillimin e veprimeve luftarake, kriza e rëndë e Gjirit është fu­tur në një fazë të re më të rrezik­shme. Vazhdimi i luftës në një zonë kaq të nxehtë rrezikon nxitjen e konfliktit e destabilitetin nde­rkombëtar. Shqipëria është për shmangien e çdo lufte, për paqen dhe zgjidhjen e çështjeve me mjete paqësore. Shqipëria është për shmangien e konfliktit dhe përpjekjet e konfliktit dhe destabilitetin ndërkombëtar. zgjidhjen e çështjeve me mjete paqësore.

«NE PUNËTORET JEMI PËR PUNËN»

Reportazh nga fillimi i punës në Valias Valias, 17 janar. - Ka kaluar një ditë pune nga greva. Thonë se pra­kë situata është e jashtëzakonshme. Tashti në një kuptim tjetër. 1029 veta vetëm në turnin e parë, vëlla. S’ka bërë vakti ndonjëherë kjo. Nuk e përballojmë dot me vagona pro­dhimin që del, i thotë dikujt në te­lefon Agim Hyseni, kryeinxhinieri i minierës. «E do entuziazmin e mi­natorëve? E kam unë në bllok. Jam Shefqet Çerrezi, shef shpërndarje. 800 tonë qymyr ka dalë në sipërfaqe. Nga zero që e kisha gjendjen. Shikon për çerdhet, kopshtet, spitalet, ndër­marrjet. Le të marrë edhe Lezha, se e pamë mbrëmë në televizion. Keq e kemi me parkun. Tashti duhet transport». Bashkë me Gezim Hatibin, shefin e avaroshpëtuesve, zbresim me ashe­nsor në thellësitë e minierës. Aty ku shihet më mirë njeriu, me ndjenjat, shpirtit i tij. Gezimi ka lënë në shte­pi prindërit, nusen dhe dy vajzat, të vogla në moshë. Xhamin e tavoli­nës e ka të mbushur me fotografi­ të tyre. Eh, prindi. Një prind që ka plot 18 vjet në minierë. Se pse, ai ka dëshirë të flasë për babain e tij, që e kaloi jetën nëpër minierat e vendit. Në minierat e Mirditës, Tira­

«NE PUNËTORET JEMI PËR PUNËN» (vazhdim)

nes, Memaliajt e njohin Xhavit Ha­tibin. I biri, kur flet për të, do të dalë diku, do të dalë tek një këshi­llë e tij... Ta lëmë për më vonë. Ta thonë vetëm minatorët e Valiasit. Dy orë për të shkuar tek një lla­vë. Kushe di sa ditë duhen, që të shkosh tek të gjitha. Nëntoka e Vali­asit nuk është Sheshi Skënderbe. Takon në udhën nëntokësore Ardian Shashajn, Nikolin Radovanin, të dy inxhinierë. Takon prapë minatorë, mirëmbajtës, kërkues, ndërtues, - Ti­mshkrimtar, artist, gazetar e kusho­

Si e njeh Sali Toron “Zëri i Amerikës”?

Nuk e eda e keni dëgjuar ju por unë e dëgjova. Duke dhënë një re­portazh për propozimin e kandida­tëve «Zëri i Amerikës» citon një qytetar shqiptar i cili thotë: «Nëj­se. Aty na u propozua për kandi­dat nga Bashkimet Profesionale drejtori i “Misto Mames” i cili, njëri i mirë, dakord, nuk themi ne, po ai s’ka nxjerrë punime me cilësi». Madje për ta plotësuar akoma më mirë këtë kuadër shton: «Shkrep­set mezi ndizën. Si të jetë ky de­putet?». Pa shihni sa konkretisht na i qajnë hallet! Kur donin që ta dë­nonin, Pinokun rrumbullak 50 vjet, e pyetën: «Pse nuk ke shkë­lyq asnjëherë në bar?». Që ka vërejtje për cilësinë e pu­ nimeve, është e vërtetë. Që edhe shkrep­set nuk ndizën mirë, edhe kjo e vërtetë është. Për këtë janë bërë kritika edhe në «Zërin e po­pullit» e organe të tjera. Por me këto duan të rrëzojnë kandidatu­rën e Sali Toros? Le të kujtojmë se Sali Toro është nga inxhinierët më të mirë të drurit që kemi. Që për vite të tëra punoi në sharrat e Kukësit, megjithëse djalë Gjirokas­tre. Që si kryeinxhinier i «Misto Mames» i dha impulse ndërmarr­jes e cila vitin që kaloi u shpall nga më të mirat e Republikës. Që vetë punëtorët e propozuan dhe e bënë drejtor. Por edhe një gjë: duke qenë deputet ai do të kontribuojë edhe më mirë që të kundër­përmirësojë në industrinë tonë të lehtë, sepse tashmë forca vepruese e deputetit në shtetin juridik do të rritet, etj., etj. Por... kujt ja kujtojmë këto?! «Zërit të Amerikës» as që i intere­son se kush është Sali Toro. Po intereson që me kunja shkrep­sesh e kunja të tjera të përshkojë nëpërmjet. Korresp. / «Zëri të popullit»

Në minierën e Memaliajt në rrethin e Tepelenës dallohet për punë të mirë në mirëmbajtjen e makine­rive edhe mekaniku Kastriot Nela. (Foto: N. Xhufka) Në minierën e Memaliajt në rrethin e Tepelenës dallohet për punë të mirë në mirëmbajtjen e makinerive edhe mekaniku Kastriot Nela. (Foto: N. Xhufka)

DEKRET Për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve të Kuvendit Popullor

Me kërkesën e partive dhe të organizatave shoqërore e politike si subjekte elektorale, lidhur me situatën e krijuar dhe që u jep mundësi edhe partive të krijuara rishtas për të marrë pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit Popullor për Legjislaturën e 12-të. Në mbështetje të neneve 68 e 77 të Kushtetutës dhe të nenit 45 të ligjit nr. 7423, datë 13.11.1990 «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor»; PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI: 1. të shtyhen për datën 31 mars 1991, ditën e diel. 2. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në komisionet e zonave e të qendrave të votimit t’u krijohet mundësia të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive të reja politike, sipas kërkesës së tyre. 3. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 17.1.1991. Nr. i dekretit: 7456. PËR PRESIDENTIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SEKRETARI Sihat Tozaj KRYETARI Ramiz Alia

Projekt-dekrete për plotësimin e ligjeve

Këshilli i Ministrave shqyrtoi dhe i dërgoi sot Presidiumit të Kuvendit Popullor mendimin e tij për katër projektdekretë, me të cilat krijohet e plotësohet kuadri i nevojshëm ligjor për veprimtarinë e disa institucioneve shtetërore në kushtet e reja ekonomike e shoqërore. 1) Projektdekreti për grevat njeh të drejtën e punonjësve për ndërprerje të punës për një kohë të caktuar, me objekt plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me marrëdhëniet me punëdhënësin (ndërmarrjen). Ky projektdekret parashikon rregullat ligjore për shpalljen e grevave, për kohëzgjatjen e tyre, vendin, numrin e pjesëmarrësve në to si dhe rastet kur greva nuk lejohet apo ndërpritet. Në të përcaktohen edhe kompetencat e gjykatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve si dhe masat që merr punëdhënësi në rast grevash të paligjshme. Në projektdekret parashikohet që Presidiumi i Kuvendit Popullor të ketë të drejtën të pezullojë përkohësisht grevat në situata të caktuara, kur këtë e kërkon mbrojtja e interesave të gjithë popullit. 2) Projektdekreti për krijimin e policisë financiare parashikon forcimin e rregullave ligjore në kushte private. Policia financiare që krijohet do të ngarkohet me zbatimin e sistemit fiskal dhe me rregullimin e tregut në mënyrë që t’i pritet rruga veprimtarisë së spekulantëve e matrapazëve. 3) Projektdekreti lidhur me disa ndryshime në sigurimet shoqërore parashikon daljen para kohe në pension të punonjësve që shprehin dëshirën për një gjë të tillë, pavarësisht nga mosha. Pensioni i tyre në këtë rast, diferencohet sipas vjetërsisë në punë. Kjo krijon mundësi konkrete për çlirimin e vendeve të punës dhe punësimin e forcave të reja në mjaft ndërmarrje. 4) Projektdekreti që parashikon zgjerimin e veprimtarisë private në tregti, shërbime, artizanat dhe në konsumim e gjerë krijon kushte ligjore për shpërbërjen e ndërmarrjeve të përqendruara shtetërore të këtyre fushave. Zhvillimi normal i këtyre veprimtarive të pavarura nga ndërmarrjet shtetërore do të mbështetet edhe me shitjen apo dhënien me qira të mjeteve kryesore nga shteti personave e kolektivave private. Ky projektdekret bën të mundur që në të ardhmen këto veprimtari të zhvillohen e të zgjerohen kryesisht në rrugë private e kolektive, në formën e ndërmarrjeve të vogla [pjesa e mëtejshme është prerë]