22/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 janar 1991

KOHE PROVE PER TE GJITHE

Zgjedhjet u shtynë. Po punët pse duhet të shtyhen?! Siç është bërë e njohur, të gjitha subjektet elektorale u mbarën vesh që zgjedhjet të shtyhen. Ato nuk do të bëhen më 10 shkurt, siç e parashikonte ligji mbi zgjedhjet, i miratuar nga Kuvendi Popullor, por më 31 mars, siç përcaktohet në dekretin e fundit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Një vendim të tillë e sugjeronte interesi i lartë i vendit. Nga ky veprim fiton vërtet uniteti kombëtar dhe aspak kjo apo ajo forcë politike (siç lexojmë në ndonjë gazetë). Përse u shtynë zgjedhjet? Që të rritet stabiliteti politik, aq i domosdoshëm për të realizuar zgjidhje të vërteta të lira. Që të pengohet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës tejet të rënduar ekonomike, aq e nevojshme për çdo demokraci. Që njëri zëni të drejtohen punën aq shumë të shkrehur kohët e fundit. Fushata e zgjedhjeve nuk u zgjat gjë të braktiset edhe me gjithë puna; përkundrazi, që asaj t’i përvishemi të gjithë. Ç’vlerë do të kishin në fund të fundit zgjedhjet, sado të lira që të bëhen, në qoftë se punën e zëvendësojmë me fjalime, paralajmërime, greva, protesta etj.? Kush do t’u gëzohej zgjedhjeve të tilla, në qoftë se njerëzit nga braktisja e punës nuk gjejnë thuajse asnjë dyqan, në qoftë se s’ka qumësht për të ngrohur të sëmurët në spitale, autobusë për të shkuar fëmijët në shkollë dhe punëtorët në punë; në qoftë se mungon lënda e parë që vjen nga jashtë, pse nuk shfrytëzohet nga punëtorët e portit të Durrësit, në qoftë se edhe për bukë duhet të presësh për orë të tëra, siç ka ndodhur e po ndodh këto ditë në ndonjë qytet, sepse punëtorët kanë ndalur punën me alternativën; po s’na i plotësuat ato me anën e këtyre apo ato kërkesa, ne nuk prodhojmë asnjë kilogram bukë. Thirrja e ditës është kjo: të gjithë në punë! Komunistët, të ndërgjegjshëm për provën e madhe historike që kalojnë, duhet të dëshmojnë çdo ditë me punë konkrete se ata janë për demokracinë e vërtetë, të cilën vetë ata e ndërmorrën dhe po e udhëheqin. Të jesh sot demokrat, do të thotë të luftosh për stabilitet ekonomik e politik, do të thotë të ndër-dhesh djesër më shumë se kurrë për të kapërcyer vështirësitë e shumta ekonomike, që këtë ditë po i shtojmë me duart tona, kur braktisim pa asnjë llogjikë politike, ekonomike, kombëtare punën. Prandaj komunistët, kudo që të jenë, të bëhen shembull për disiplinë, për punë me cilësi, për këmbëngulje në kapërcimin e vështirësive. Të kërkosh në këtë çast krizë të braktisësh punën për të plotësuar kërkesat apo atë kërkesë, sado e drejtë të jetë ajo, është shkëputje, është vetëvrasje, është atentat për vendin, është po aq e dënueshme sa veprimi i atij që braktis frontin e luftës. Shqipëria kërkon sot nga të gjithë punë, punë dhe përsëri punë me të gjitha aftësitë e mundësitë e secilit! Në qoftë se komunistët i drejtojnë këtë thirrje Shqipërisë për të mobilizuar të gjitha forcat, për të bërë ç’është e mundur për ta kapërcyer me sa më pak dhimbje krizën e rëndë që po kalojmë, duke punuar së bashku me të gjitha forcat, kjo është dëshmi e vetëdijes së tyre të lartë se në këtë fushatë zgjedhjesh për veçantësitë e saj, në radhë të parë janë interesat kombëtare, pastaj ato partiake. Komunistët kërkojnë shpallësin para gjithë popullit shpirtin e tyre të vërtetë demokratik. Kushdo që i thotë vetes atdhetar e demokrat ka rast ta dëshmojë këtë gjë me vepra. Koha që kalojmë është provë për të gjithë. Atdhetarët e demokratët e vërtetë janë ata që i përvishten punës dhe jo që merret me llafe e fjalime në kafene, zyra, rrugë e kudo gjetkë. Sheshi i vërtetë i njeriut të ndershëm është sheshi ku punohet: në ndërmarrje, kooperativa, administrata, shkolla etj. Gati dy muaj e gjysmë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Në punën e tyre komunistët kanë edhe një rast të dëshmojnë kush janë ata që duan të çojnë përpara me metoda sa më efikase proceset e pakthyeshme demokratike. Ndërkohë organet e Partisë u jepet një shans tjetër që të rishikojnë me sy kritik kandidatët me të cilët do të shkohet në votime. Gjatë fazës së parë të zgjedhjeve pati dhe kandidatura të paraqitura nga Partia e Punës, që populli me të drejtë i kritikoi. Kjo është një vërejtje serioze për ata që kanë propozuar kandidatë të tillë. Prandaj ata duhen hequr menjëherë nga lista e kandidatëve për deputet, pavarësisht kush janë e ç’detyrë kanë. Partia duhet të paraqesë si kandidatë medoemos njerëzit më të aftë, ata që do populli vërtet, ata që përfaqësojnë vlerat më të mira të komunisit militant e të ndershëm, të komunistit me pushtet moral.

Manifestim spontan në qytetin e Peshkopisë

TELEGRAM SHOKUT RAMIZ ALIA TELEGRAM SHOKUT RAMIZ ALIA TIRANË Më datën 20 janar 1991, u bë një miting për krijimin e degës së Partisë Demokratike në rrethin e Dibrës. Gjithçka ishte organizuar që ky miting të zhvillohej në rregull. Por, pa kaluar as 12 minuta nga fillimi i tij, kur pamë se ihtatarët [?] shihnin edhe nga disa familje të parisë së Dibrës të njohura për krime gjatë Luftës NÇl, etj., ne, populli shpërthyem, u distancuam nga një turmë njerëzish dhe nga të gjitha rrugët, me mijëra vetë, nga qyteti i Peshkopisë e Bulqizës dhe nga fshatrat, filluam brohoritjet për Partinë e Punës së Shqipërisë, «Parti-Enver jemi gati kurdoherë», «Parti - Ramiz - Dibra e kuqe nuk lëviz». Skuam në Komitetin e Partisë, grupe të rinjsh, fëmijë e të moshuar, rrëmbyem flamujt, portretet e shokut Enver e tuajat, shoku Ramiz dhe filluam manifestimin entuziast mbi dy orë e gjysmë nëpër rrugët e qytetit. Me kërkesën e pjesëmarrësve të këtij mitingu po ju dërgojmë këtë telegram që shpreh ndjenja të thella patriotike të kultivuara në historinë e popullit dibran, lidhjen e tij me PPSH, që në ditët e para të luftës e sot kur janë hapur fletët e pluralizmit politik e të demokratizimit të gjithë jetës së vendit, për të ecur pa u ndalur në rrugën e progresit. Liria dhe pavarësia e Atdheut tonë të dashur, jeta që vetë populli ka ndërtuar dhe lufton ta bëjë të sigurtë e ta çojë më përpara, janë të lidhura me emrin dhe figurën e Enver Hoxhës. Kush përpiqet të hedhë baltë mbi këtë luftë, siç thotë populli, veç mbulon veten me baltë. Shqipëria ka historinë e saj të shekujve, të luftës e të punës, të trimërisë e të mençurisë dhe këto virtyte të shqiptarit u lartësuan vetëm në epokën e Partisë. Kush përpiqet ta mohojë këtë fakt konkret, mohon qenien e tij si shqiptar. Me diçërën e ballit, me punë, dije e kulturë dhe me syrin në shërbë, njerëz të pushtetit, kurdoherë ma Partinë në krye kemi kaluar çdo pengesë e vështirësi, kemi gjetur rrugët e zgjidhjes dhe me punë e disiplinë, me radhë të shtrënguara e unitet të fortë, pa panik kemi çarë përpara në rrugën e progresit. Me siguri, besim e optimizëm do të kapërcejmë dhe vështirësitë ekonomike që aktualisht po kalon vendi ynë. Realizimi i të gjitha detyrave ka si rrugë kryesore, t’u vëmë gjoksin punëve të gjithë, të zhvillojmë proceset demokratike me dialog e tolerancë e jo me eksese politike. Fjala juaj e qëndrimit juaj, shoku Ramiz, na japin krahë e forca për të ecur përpara. Rroftë populli shqiptar! Rroftë PPSH! Dibra e kuqe nuk lëviz. NGA MITINGU SPONTAN I RRETHIT TË DIBRËS

Sa humbet kryeqyteti në një ditë?

21 janar. Që në mëngjes, gjithë rrugët e Tiranës janë plot me kalimtarë. Asnjë autobus nuk shihet rrugëve. Shoferët e parkut të udhëtarëve kanë ndërprerë punën. Grevë. Edhe pse të gjitha partitë politike bënë thirrje që deri më 1 maj të ndërpriten grevat e çdo veprim tjetër që dëmton qytetin e ekonominë. Po qytetarët e Tiranës ç’thonë? Aurora Mujo, 9 vjeç: Jam në shkollën «Jeromin De Rada». Dola si çdo ditë tek stacioni i autobusit. Prisja shumë. Nuk erdhi. Më thanë se nuk do të vijë autobus. U nisa në këmbë. Kështu vazhdojnë edhe intervistat e tjera. Dy vajza të shkollës «Avni Rustemi» flasin për prindërit e tyre që janë nisur në këmbë në Kombinatin e tullave e atë të Tekstileve. Një shofer nga Vlora tregoi për kolonën e gjatë të punëtorëve që ka parë gjatë gjithë rrugës. Një nënë vazhdon të kërkojë dyqan të shumtë. rrugës. Një nënë vazhdon të kërkojë dyqan të shumtë. U nisa në këmbë. Këto pasazhe janë pjesë e tekstit në kolonat e dukshme; vijimi është në faqen 2. (Vijon në faqen 2)

Kjo nuk është rruga e zgjidhjes së problemeve

Ç’na thanë dje punëtorët e kryeqytetit Në uzinën gjeologjike: Takohemi me përgjegjësin e repartit instrumental Julian Balço: Puna vazhdon normalisht, - thotë ai. Me përjashtime të vogla, punonjësit tanë banojnë në zonën pranë territorit të uzinës. Drejtoria e ndërmarrjes ka marrë masa për lëvizjen e punëtorëve me mjetet tona. Në repartin mekanik, turni A, drejtuesi i tij Saimir Lezha thotë: «Me indinjatë mësuam për ndërprerjen e punës nga shoferët. Sa larg duket veprimi i tyre nga thirrja e sinqertë e Presidentit drejtuar popullit!» SOKOL GRUDA Në fabrikën e bukës: Mbrëmë në orën 20 u ndodhëm mes punëtorëve të fabrikës së bukës në Tiranë. Në të gjitha repartet punohej normalisht. Na çudit lajmi i përhapur në Tiranë se punëtorët tanë do të bëjnë grevë këtë ditë. E vërteta është se ky lajm bëri që sot të shtohen sa të konsiderueshme bukë mbi mesatarën ditore, por duke dhënë më shumë prodhim, shmangim këto anomali. - thotë Koci Kola [?] Në turnin e dytë morëm këto të dhëna: - Në uzinën e re mekanike nga gjithë kapaciteti i punëtorëve, punonin rreth 50 për qind e tyre, në kohën e pahutjes asnjë punëtor, ndërsa në fondërinë e me-taltona, por nuk do t’i zgjidhim me grevë, siç bënë shoferët e parkut të autobuzëve, por me dialog e mirëkuptim. Sepse po të vepronim ndryshe do të linim pa bukë fëmijët tanë, familjet tona. Në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha»: Në turnin e dytë morëm këto të dhëna: - pahutjes asnjë punëtor, ndërsa në fondërinë e punë... «Greva e punëtorëve të transportit na pengoi në punën tonë. Ja konkretisht, uzina jonë është shumë larg nga Tirana dhe pothuajse gjysmën e punëtorëve nuk ka arritur në punë vetëm si pasojë e kësaj greve. - «Kështu nuk bëhet. Të pri- (Vijon në faqen 2) Drejtoresha e ndërmarrjes ka marrë masa për lëvizjen e punëtorëve që të bëjnë grevë këto të shtohen sërish konsiderueshëm shmangim këto anomali, - thotë Koçi Komiçelli, drejtor i kësaj ndërmarrje. Edhe pse shumica e punëtorëve i kanë shtëpitë shumë larg, - thotë Zamira Meta, përgjegjëse e turnit II C të fabrikës së bukës nr. 1, ato të gjitha pa përjashtim erdhën në turnin e dytë. Secili nga ne di se ç’probleme do të krijoheshin në qoftë se nuk punojmë edhe një ditë. Në bisedë futet punëtori i ngrakim shkarkimit Haki Kuka: edhe ne kemi problemet e kërkesat tona. Në repartin mekanik, turni A, drejtuesi i tij Samir sinqertë e Presidentit drejtuar popullit!» Në repart zhurmojnë tornot. Jemi të gjithë në punë, - na thotë Isuf Dani - 22 vite të punës sime si tornitor e dënojnë veprimin e pamenduar të grevistëve. Të gjithë e duam mirëqenien, por këtë nuk na e jep braktisja e punës. Shumë përgjigje morëm dje në uzinën gjeologjike, por përgjigjen më të mirë e dhanë vetë veprimet e punëtorëve; shumë prej tyre dje u paraqitën në turnin e ... ... Greva ... Luftë ...

Mbledhje e posaçme e Këshillit të Ministrave

Ndërprerjet e punës e dëmtojnë rëndë ekonominë Në mbledhjen e tij të posaçme, dje Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim gjendjen gjithnjë e më të tensionuar që po krijohet në ekonomi si pasojë e vazhdimit të ndërprerjeve greviste të punës në disa ndërmarrje të transportit e rrjethe- Në mbledhjen e tij të posaçme, dje Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim gjendjen gjithnjë e më të tensionuar që po krijohet në ekonomi si pasojë e vazhdimit të ndërprerjeve greviste të punës në disa ndërmarrje të transportit e rrjetheve Korçë, Durrës dhe Tiranë, që kanë ndikim të madh për zhvillimin normal të jetës ekonomike të vendit. Ai u informua se mosfurnizimi i thirrjes së forcave politike për të mos zhvilluar greva deri më 1 Maj 1991, ka dëmtuar furnizimin e popullsisë me produkte ushqimore e sende të tjera të nevojshme së pari, ka shtrënguar trafikun qytetës, duke penguar vajtjen në punë të punonjësve dhe ka sjellë anomali në furnizimin e ndërmarrjeve me lëndë të para. Këshilli i Ministrave kërkoi që të gjithë organet shtetërore dhe subjektet politike të vendit të angazhohen korektisht që konsensusi i arritur të gjejë zbatim në praktikë dhe pjesëmarrësit në këto veprimtari greviste të ndërgjegjësohen për të mos krijuar vështirësi të reja në situatë që kalojmë. Organet e pushtetit në rrethe dhe dikasteret për të siguruar veprimtarinë normale të ndërmarrjeve e të qytetarëve, kanë marrë e po forcojnë masat për përballimin e gjendjes, duke përdorur mjetet e parqeve të tyre, si dhe ato të ushtrisë. Këshilli i Ministrave i sugjeroi Presidiumit të Kuvendit Popullor miratimin e shpejtë të ligjit mbi disiplinimin e grevave, me të cilin krijohet kuadri i nevojshëm ligjor që organet shtetërore t’i përgjigjen me veprime më të efektshme shqetësimeve të përgjithshëm të njerëzve për mënjanimin e shtrëngimeve dhe ekseve të tilla të papërgjegjshme, që krijojnë pasiguri e destabilitet për jetën e punën normale. Këshilli i Ministrave theksoi edhe njëherë se çdo kërkesë ultimative për rritje të menjëhershme të pagave të punonjësve është e pamundur të zgjidhet pa vazhdimin e punës dhe pa rritjen e ndjeshme të prodhimit. Çdo rritje page jashtë kësaj logjike do të sillte rritje të menjëhershme të çmimeve dhe rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse të popullit. Prandaj, interesat e kolektivave të veçantë nuk duhet t’u kundërvihen atyre të mbarë punonjësve. Në mbledhje, pasi u mor në shqyrtim situata në kufirin shqiptaro-grek, i cili vazhdon të kalohet ilegalisht nga nënshtetas shqiptarë, u vendos që rrjetet jugore, që kanë kufi të përbashkët me Greqinë, të shpallen zona kufitare. Për të kaluar në to, qytetarëve do t’u duhet të pajisen më parë në rrethet e tyre me leje kalimi pranë organeve të pushtetit lokal. (ATSH)

Miting solidariteti i rinisë fierake me masazhin e shokut Ramiz Alia drejtuar popullit

Dje pasdite, në sheshin «Fitorja» të qytetit të Fierit, Komiteti i Rinisë së këtij rrethi organizoi një miting në mbështetje të mesazhit të shokut Ramiz Alia drejtuar popullit. Merrnin pjesë njerëz e të rejat të qendrave të punës e të prodhimit, ekonomive bujqësore, të institucioneve e shkollave, etj. Fjalën e mbajti sekretari i parë i Komitetit të Rinisë së këtij rrethi, Koco Këdhima, i cili ndër të tjera theksoi se ne, të rinjtë e rinisë shqiptare, përkrahim plotësisht reformën demokratike në ndërmarrje nga shoku Ramiz Alia, al dhe mesazhin e tij drejtuar popullit. Situatën e vështirë të vendit do ta përballoj- (Vijon në faqen 3) ...sëmarrësit vështirësi të reja në situatë që kalojmë.

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë

Agjencia greke e lajmeve ANA, njofton se Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, me anë të një Deklarate vë në dukje se shtetasit shqiptarë nuk mund të hyjnë në Greqi pa pasaportë të rregullt me vizën nga ambasada greke në Tiranë. (ATSH)

NJOFTIM I AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

TIRANË, 21 janar: - I pyetur rreth gjendjes në kufirin e jugut, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare sqaron se, më datën 21 janar 19 autoritetet kufitare greke dorëzuan në postat e kufirit Kakavi-ç, Qafëbot, Kakato e Zminec 111 shqiptarë të cilët kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu autoritetet kufitare greke u thanë autoriteteve tona të kufirit se në ditët e ardhshme do të shpejtojnë dorëzimin e personave të tjerë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. (ATSH)

NE DUHET TË SYNOJMË EUROPËN PA NEGLIZHUAR MARRËDHËNIET ME INTERES ME SHTETET E TJERA

Intervistë e ministrit të Jashtëm të RPS të Shqipërisë, Reiz Malile, dhënë redaktorit tonë, Sokol Gjoka, në prag të vizitës së tij në RP të Kinës. Pyetje: Cili është qëllimi i kësaj vizite? Përgjigje: Marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme karakterizohen nga një spektër i gjerë bashkëpunimi. Ato mund të prekin fushat politike, ekonomike, tregtare, kulturore etj. Ka raste kur këto fusha gërshetohen me njëra-tjetrën, por ka raste kur një aspekt del më në pah se tjetri. Vizita e një delegacioni të tillë si ky i yni, ka një karakter kompleks, ku përveç aspektit politik, një vend të rëndësishëm zë edhe ai ekonomik. Pyetje: A është me interes që kjo vizitë të bëhet tani në Kinë? Përgjigje: Kjo është në interes të politikës sonë të jashtme, por edhe të asaj të brendshme. Vizita të tilla duhet të synojnë në të gjitha drejtimet, ku e lypin interesat tona kombëtare. Ne duhet të synojmë Europën, pa neglizhuar marrëdhëniet edhe me shtetet e tjera jashtë kontinentit tonë, që paraqesin interes për ne. E këto interesa janë imediate dhe afatgjata. Dua të shtoj se çdo bashkëpunim bëhet midis palëve të interesuara, ndaj jo çdo gjë varet vetëm nga ne. Pyetje: Në aspektin ekonomik, çfarë interesi paraqet aktualisht vizita juaj në Kinë? Përgjigje: Duhet patur parasysh se marrëdhëniet ekonomike me Kinën kanë qenë gjurmët e tyre në ekonominë tonë. Dhe ekonomia jonë sot ka nevojë për lëndë të para, zëvendësim të teknologjisë ekzistuese... Pyetje: Zëvendësim me një teknologji të vjetëruar apo bashkëkohore? Përgjigje: Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit Kina ka njohur zhvillime të reja. Edhe në aspektin e teknologjisë ajo ka përparuar, duke konkuruar me mallra të ndryshme industrialë edhe në tregun botëror. E, ajo që është më e rëndësishme, rinovimi i teknologjisë sonë, që siç dihet është në një masë jo të vogël me bazë kineze, bëhet në një kohë edhe mundësitë tona financiare janë të pakta. Pyetje: Le ta vazhdojmë intervistën tek bashkëpunimi ekonomik... Përgjigje: Mendoj, se në radhë të parë, është për t’u përshëndetur volumi i shkëmbimeve operative të mallrave me Kinën, i cili ka shënuar një rritje prej rreth 40 milionë dollarësh në vit. Nga ana tjetër, mallrat tona gjejnë treg në Kinë dhe ajo është treguar shumë korrekte me livrimin e mallrave të përfshira në protokollin e shkëmbimit për vitin 1990, brenda afateve të caktuara në kontratat e mbyllura. Është për t’u theksuar gjithashtu ngritja e uzinës së re të urës në Fier, e cila u realizua në një kohë rekord, duke u avancuar gjashtë muaj në kohë, importimi në fundin e vitit të kaluar i 1000 traktorëve bujqësinë me pagesë të vonuar, që do të përdoren si në sektorin shtetëror edhe në atë të vogël privat. Është nënshkruar kontrata për krijimin e një ndërmarrje të përbashkët shqiptaro-kineze, objekt i së cilës do të jetë prodhimi i pajisjeve mekanike, hidraulike e të tambureve. Dua të shtoj gjithashtu se në korrik të vitit të kaluar, në sesionin e parë të Komisionit të Përbashkët për bashkëpunimin ekonomik e teknik me Kinën u nënshkrua protokolli që përfshin rikonstruksionin dhe kompletimin e shtatë objekteve të rëndësishme që janë ndërtuar nga kinezët. Gjatë kësaj vizite nuk përjashtohet dhe mundësia për tërheqjen e kredive të llojeve të ndryshme për lëndë të para në degë të ndryshme të industrisë sonë si industri e ndërtimit, kimike, ushqimore etj. Shlyerja e objekteve të bashkëpunimit do të bëhet pas vënies në shfrytëzim të këtyre objekteve me prodhimin e gatshëm ose me mallra të tjera të eksportit tonë.

20.25 Ç’mot që merkura në mëngjes? ... 2.00 Lajmet Futboll ... 23.00 Mbylla ... janar ... 22.45 ...