NË UNITET TË PATHYESHËM ME NJËRI-TJETRIN TË BËJMË KTHESË RRËNJËSORE NË EKONOMI
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH
I dashur shoku Ramiz,
Kolektivi i minierës së bakrit «Kurbenesh», u mblodh sot më 23.1.1991. Analizuam punën tonë dhe përcaktuam detyrat që na dalin në situatat aktuale politike për kapërcimin e vështirësive që kemi.
Në këtë moment që po ju shkruajmë ndjejmë përgjegjësinë tonë për atë që në ballë të punës për realizimin e planit ekonomik. Duke qenë të ndërgjegjshëm se vetëm me punë rritet mirëqenia dhe thellohet procesi demokratik, po punojmë për realizimin e detyrave të planit. Këtë vit e kemi filluar me mobilizim të plotë. Nuk kemi asnjë mungesë pasoj me punë dhe asnjë minutë ndërprerje të prodhimit për asnjë arsye. Kush do që përpiqet të rrisë mirëqenien apo të thellojë demokracinë me shkelje të disiplinës e ndërprerje të prodhimit, i kundërvihet demokratizimit dhe unitetit të popullit tonë.
U jemi mirënjohës për vlerësimin që i bëte punës me munditë minatorëve e punonjësve të tjerë të nëntokës. Prandaj në zotëmi se do të shkojmë në zgjedhjet e 31 marsit për deputetë e kuvendit popullor me unitet të shëndoshë, do të japim 1000 ton mineral bakri dhe 50 m3 punime minerare mbi planin si dhe votat tona do të jenë për bijtë dhe bijat më të mirë të popullit.
Ne dënojmë me tërë forcën tonë çdo tendencë për të mohuar arritjet 46 vjeçare, figurën e shquar të popullit shqiptar, shokun Enver Hoxha si dhe çdo shkelje të disiplinës së punës e të prodhimit që dëmton interesat politike e ekonomike të popullit e të vendit tonë, të ardhmen e tij.
Të rroni sa malet tona ju shoku Ramiz për të mirën e popullit tonë heroik.
Nga kolektivi i minierës së bakrit Kurbenesh, Mirditë
25.1.1991
SHKURT
Kolektivi i ndërmarrjes ushtarimore në Sarandë, gjatë këtyre ditëve të janarit, plotësoi planin e muajit në prodhuktin mall i shih-... [?]
Gjatë këtyre ditëve të janarit ndër kolektivat që arritën objektivat e prodhimit mall i shitur në Kolonjë është edhe ai i grumbullimit perpunimit në qytetin e Ersekës. Prodhimi i përgjithshëm industrial u realizua 107 për qind.
Punonjësit e ndërmarrjes së ujra bonifikimit në rrethin e Përmetit po punojnë në ujëmbledhësat e Bërzanajt dhe Alipostivës dhe në stacionin e pompimit në Këlcyrë. Me vënien në funksionim të këtyre veprave aftësia ujitëse e rrethit do të shtohet edhe me 1300 ha.
Në rrethin e Fierit detyrat e periudhës në prodhimin mall i shitur e në treguesit e tjerë, i realizoi edhe kolektivi i ndërmarrjes së prodhimeve artistike. Rendimenti është realizuar mesatarisht 101 për qind.
Ndejsmër(i) për detyrat e ngjeshura
- MIRDITË -
Këto ditë në disa kolektiva ndërmarrjesh të bën përshtypje përmirësimi në rritje i njerëzve për punën. Metalurgët e Rubikut do t’i ofendoj të pyese për shkrehje. Ja, para furrës e konvertëve takoheni me punëtorë të ndërmarrjes së tretë. Secili me përkushtim në frontin e vet. Asnjë mungesë në punë. S’e fshehin gëzimin për dy tregat plus për treguesit pozitivë të arritur si efekt i eksperimentimit të menaxhimit të ri ekonomik. Edhe këto muaj detyrat e eksportit i kanë plotësuar, si dhe disa tregues të tjerë. Veç një shqetësim kanë: furnizimin me lëndë të parë, që nga disa burime u ka ardhur i mangët (nga Perati u ka rënë cilësia, ndërsa nga Palaj edhe sasia).
Në kantierin e NNM minierave detyrat kryesore: avancimin në pus është realizuar 130 për qind, plotësimin i normave 110 për qind, Fakti që vetëm 3 mungesa ka pasur në 25 ditë, flet vetë.
S’ka demokraci pa ekonomi
Në këtë periudhë shndërrimesh të paparë demokratizuese populli dhe vendi i duhet këtësia dhe stabiliteti. Asgjë më shumë se ato nuk do të çmohet ai në këtë ditë vështirësish ekonomike e tensioni që po kalon.
S’ka gjë më të çmuar se siguria për të sotmen e të nesërmen.
Populli ynë i përshëndeti e e- sht angazhuar tërësisht në proceset e thella e të gjithanshme demokratizuese që ndërmori me largpamësi e guxim Partia e Punës e shoku Ramiz Alia. Prandaj është ndërgjegjshëm dhe i interesuar drejtë, në ndërrgjegjshëm për të përshpejtuar, në rrugë të mbarë e vërtetë demokratike ato. Cila është kjo rrugë?
Në radhë të parë puna dhe vetë puna. Logjika është e thjeshtë dhe e qartë për cilindo që do ta kuptojë. S’ka demokraci pa ekonomi dhe s’ka ekonomi pa punë. «E drejta» për të cilën po flitet kaq shumë, s’përcaktohet thjesht, nga vullnetet e dëshirat e mira, por nga ajo: sa, sa prodhon e sa mund të shpërndash. Nuk mund të mos e theksojmë këtë pasi në këto çaste kur nëpër disa mitingje të opozitës e në faqet e gazetës së saj flitet e bëhet thirrje për të tjera shprehjet e trajtat e demokracisë, por lihet mënjanë «demokracia», që i ka rrënjët te puna dhe djersa jonë.
Është një e vërtetë e gëzueshme që këto dy tre ditët e fundit vetë punëtorët i ndërprenë grevat e u hodhën në frontet e punës. Por stabiliteti tonë politik e ekonomik vetëm kështu nuk u majfton. Atij i duhet shëndoshja sa më parë e gjendjes ekonomike të vendit. I duhet ndjenja kudo e atmosferës së punës së shkruar, e cila është ndërjë me peshë të rëndë në grafiket e ritmet e prodhimit. Stabilitet duhet të thotë që kudo ku janë mundësitë materiale, planet jo vetëm të plotësohen por të tejkalohen, që aty ku mungon lëndë e parë të lëftohet, të vritet mendja e të shfrytëzohet çdo mundësi për të prodhuar sa më shumë. Le të shëndrojmë ndërmarrjet e kooperativat qendra të vërteta pune e mendimi të frytshëm e jo qendra mbledhjesh e fjalësh pa bukë për demokracinë. Ndërkohë, administratat në rrethe e në dikastere të mos i zërë gjumi për mungesat e lëndëve të para në ndërmarrjet e tyre.
Pasqyra më e qartë e stabilitetit ekonomik është tregu. Turbullirat, shkrehja e punës, burokracia e bashkë me to parrullat dhe alarmet e kaqdashe i kanë shëbryer këto ditë të stabilizimit për destabilizimin në këtë sektor jetik për popullin. Kjo po shfaqet edhe në radhët e zgjatura e në mungesat e mallrave që krijojnë shqetësime të njerëzit. Kështu vështirësitë reale të ekonomisë po vijnë me peshë më të rëndë e në papërgjegjshme në treg. Popullit i janë bërë të njohura pikëpamjet e masat e marra nga Qeveria për furnizimin e tij me mallrat e domosdoshme. Por do të ishte e pafalshme që së për gjërat e çdo gjë t’i mbajmë nga imazhi. Vallë edhe lakrat e preshin, spinaqin e qepën, të cilat dend[u]r mungojnë në vitrinat e dyqaneve, andej, nga importi, me valutë do t’i presim? Kështu do të kërkojmë të sigurojmë ato produkte të industrisë së lehtë e ushqimore për të cilat kemi linjat, fabrikat, kombinatin dhe lëndët tona të para? Ko- punës risi. Ky do të ishte dembelizëm fatal, shkatërrimi i ekonomisë e jetës së stabilitet, ky do të ishte kupimt i marrisë i demokracisë.
Më shumë se çdo gjë tjetër, popullin po e shqetësojnë këto ditë disa veprime të huaja, të dënuese dhe e të shëmtuara që sjellin tension e pasiguri. Zjarri dhe dëmi i madh i shkaktuar në kombinatin e autotraktorëve, thyerjet masive të xhamave të trenave në linjat hekurudhore tentativat për vjedhje, shqetësimet e krijuara në zonat kufitare e deri te ato më të voglat në fshat ndërurbane e mjedise të tjera, populli nuk i do, përkundrazi i urren e i dënon rëndë. Ai është i ndërgjegjshëm e fal shumë për atë që ndjen se sot për sot mungon, por s’fal e s’ka përse të falë veprime të tilla të shëmtuara që bien ndesh me traditat e kulturën e popullit, që i cenojnë qetësinë, sigurinë, pronën dhe djersën e tij të shenjtë për të. Prandaj është kërkesë e popullit mbarë që organet e ruajtjes së rendit t’i dalin përpara e të veprojnë energjikisht ndaj keqdashësve e keqbërësve. Përkrah e në mbështetje të këtyre organeve duhet të jetë e tërë opinioni ynë i shëndoshë.
Situata e jashtëzakonshme përballohet me punë të jashtëzakonshme të gjithëve. Ajo i kërkon në këmbë, komunisht, kudo ku punojmë e jetojmë, me mendje të kthjellët, me guxim e devocion, me shpirt të lartë sakrifice e optimizëm. Vetëm kështu, me luftë të papajtueshme kundër rehatisë, burokracisë etj., mund të kapërcehen vështirësitë e të sigurohet stabiliteti.
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH
TIRANË
I dashur shoku Ramiz,
Kolektivi i nënstacionit elektrik 35/10 kilovat Baterë në diskutimin e tij rreth mesazhit tuaj drejtuar popullit për gjendjen e vështirë ekonomike që kalon vendi, solidarizohet plotësisht njerëz i dhe vendosi:
1. Pamvarësisht se punojmë në kushte të vështira pune e jetese dhe në një terren të thyer malor, të punojmë me ndërgjegje të lartë atdhetare duke ju përveshur punës me tërë se kurre për të rritur gadishmërinë që konsumatorët industrialë dhe komunale t’i furnizojmë me energji elektrike pa ndërprerje.
2. Do të punojmë me frymën e aksionit që brenda një kohe shumë të shkurtër të ngërmojmë e transformojmë 1500 m3 shkëmb me forcën tona për të kërkuar një mjeshtë sa më të kulturuar, një jetë krejt normale pamvarësisht pozicioni gjeografik ku ndodhemi krahasuar me të tjerët.
3. Nuk do të kemi asnjë konfuzion për ngritjen e pagave por do t’ia lëmë për shqyrtim komisionit qeveritar të ngritur për këtë qëllim. Njëkohësisht ju bëjmë thirrje jo vetëm kolegëve tanë të sistemit energjetik por gjithë kolektivave punonjëse të vendit t’i futemi punës për periudhën deri në zgjedhjet e Kuvendit Popullor ta tejkalojmë në periudhë sëmi duke i vënë vetes objektiva të mëdha në unitet të plotë patyeshëm me njëri-tjetrin të bëjmë një kthesë rrënjësore të ekonomisë së vendit.
4. Punonjësit e kolektivit tonë u faktuar të lindur në epokën e re të Partisë janë dhe votën do ja japin pa ngurrim Partisë dhe ju i dashur shoku Ramiz.
Të pacim për mot e jetë i dashur shoku Ramiz.
Kolektivi nënstacionit elektrik 35/10 kilovat, Baterë
25.1.1991
Në Këshillin e Ministrave
Mbi situatën ekonomike të vendit
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme mori në shqyrtim situatën në ekonominë e vendit.
Me mbledhjen u theksua se nga pikëpamja ekonomike dhe valutore gjendja e krijuar është e rëndë. Për të përballuar këtë gjendje Këshilli i Ministrave vendosi që të punohet për stabilizimin deri më 15 shkurt të disiplinës në punë në ato ndërmarrje që nuk kanë patur problem furnizimi me lëndë të para. Ndërkohë, ai urdhëroi ministritë të kontrollojnë zbatimin e detyrimit për pagën e 80 për qind të pagës në ato ndërmarrje ku puna ndërpritet për mosfurnizimin me lëndë të para.
15 shkurt i cak tua si afat për stabilizimin e gjendjes së furnizimit të popullit me ushqimet e nevojshme: perime, qumësht, vezë, sheqer, oriz, yndyrna, miell, makarona, etj., si dhe me dru zjarri, duke shmangur anomali që janë vënë re në punën e organeve të tregtisë së brendshme, tregtisë së jashtme e të bujqësisë.
Këshilli i Ministrave mori në analizë edhe disa projektdekret(e) apo vendime të ndryshme. Projektdekretet «Për disa ndryshime në kodin e punës të RPS të Shqipërisë» paraprakisht kompetenca me të gjera të drejtuesit të ndërmarrjes apo institucionit në drejtim të forcimit të disiplinës në punë. Sipas këtij projektdekreti vetëm gjykata, e jo më organizata e bashkimeve profesionale, do të ketë të drejtë të vendosë lidhur me një aksjes të mundshme të punonjësit, ndaj të cilit është marrë masë administrative nga drejtuesi.
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI GUVERNATORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUSTRALISË
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Australisë, Bill Hayden:
«Me rastin e festës Suaj kombëtare, në emër të popullit shqiptar dhe në emër tim, ju dërgoj Juve përshëndetjet e sinqerta dhe urimet australiane për mbarësinë më të mirë për vendin e begatë.»
Uroj që marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Australisë të zhvillohen më tej në dobi të të dy popujve tanë.
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË INDISË
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Indisë, Ramaswamy Venkataraman:
«Përvjetori i festës kombëtare të Indisë më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim t’ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit indian përshëndetjet e ngrohta dhe urimet më të mira për mirëqenien e tij dhe begatinë e vendit.»
(ATSH)
Veprimtari me rastin e 75-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit, Isa Boletini
Me rastin e 75-vjetorit të rënies së atdhetarit të shquar, Heroit të Popullit, Isa Boletini, Muzeu Popullor në bashkëpunim me shkollën e mesme të përgjithshme «Jordan Misja» të qytetit të Shkodrës, organizuan një veprimtari përkujtimore.
Merrnin pjesë veteranë, të rinj e të reja, studiues, intelektualë, etj.
Gjatë kësaj veprimtarie, u dha një montazh muzikor letrar, u fol për jetën e veprimtarinë e udhëheqësit popullor, organizator i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Heroit të Popullit, Isa Boletini. Gjithashtu u kënduan këngë, u recituan poezi, dhe u dhanë diapozitiva nga jeta e heroit.
(ATSH)
Mitingje solidariteti të rinisë me mesazhin e shokut Ramiz Alia drejtuar popullit
- KORÇË -
Dje në sheshin «Demonstrata e Bujkëve» në qytetin e Korçës, Komiteti i rinisë të rrethit, organizoi një miting në mbështetje të mesazhit të shokut Ramiz Alia drejtuar popullit.
Merrnin pjesë të rinj e të reja të degëve të punës e të prodhimit, të institucioneve, shkollave, etj. Fjalën e rastit e mbajti sekretari i parë i Komitetit të Rinisë të rrethit, Lulëzim Hoxha, i cili ndër të tjera theksoi se, në pjesë e rinisë shqiptare përkrahën plotësisht reformën demokratike, të ndërmarrë nga shoku Ramiz Alia, mesazhin e tij drejtuar popullit, si dhe shthyrjen e zgjedhjeve elektorale. Në përshëndesim dhe i përmbahen marrëveshjes së arritur midis përfaqësuesve të partive dhe organizatave politike shoqërore për të mos bërë grevë deri në 1 maj.
Sekretari i parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashku(r)ti, duke folur në miting, midis të tjerash tha se Bashkimi i Rinisë së të gjithë objekteloral i pavarur dhe synon që në Kuvendin e ardhshëm të ketë deputetë që do të paraqesin dhe mbrojnë interesat specifike të rinisë. Në situatat e rënda që kalojmë, Bashkimi i Rinisë i bën thirrje të rinjve punëtorë, fshatarë, nxënësve, studentëve, intelektualëve që të jenë të matur e të tregohen të zgjedhur me punë, dije dhe kulturë; të jenë të kujdesshëm nga çdo lojë provokimi të politikave ekstremiste. Pa unitetin e brezit të ri, pa zellin e tij për punë e dije, theksoi ai, nuk stabilizohet gjendja dhe nuk përparon Atdheu.
Në miting folën dhe intelektuali veteran elektor(al), pranor në radhët e saj brenda kufijve moshore, të rinj e të reja nga të gjitha partitë politike e me besim të caktuar lloj. Kjo i shërben forcimit të unitetit, përparimit dhe prosperitetit të Atdheut, theksoi z. Hoxha. Njëra parti e politikanë për të realizuar detyrat në dobi të vendit.
Në miting e morën fjalën edhe minatori Agim Boba, kompozitori Përparim Tomçini, koperativistja Aime Titini, etj. të cilët në emër edhe të shokëve të tyre theksuan se do të jenë në ballë të punëve, e se do të japin kontributin e tyre për të çuar përpara proceset e demokratizimit të jetës së vendit.
Nga mitingu u drejtua një telegram Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia.
- PESHKOPI -
Në mbështetje të mesazhit të shokut Ramiz Alia drejtuar popullit, dje pasdite organizoj një miting e Komiteti i Rinisë i Kinisë i rrethit të Dibrës në sheshin para hotelit «Ko-...». Më të gjithë të Peshkopisë.
Në miting merrnin pjesë të rinj e të reja të qendrave të punës e të prodhimit, të ekonomive bujqësore, shkollave, reparteve ushtarake etj. Fjalën e rastit e mbajti sekretari i parë i Komitetit të Rinisë të rrethit, Rufi Jusi, i cili ndër të tjera theksoi se rinia dhe mbështet fuqimisht reformën demokratike të ndërmarrë nga shoku Ramiz Alia dhe mesazhin e tij drejtuar popullit tonë. Duke trashëguar cilësitë më të vyera të këtej populli, ajo do të jetë bëri të ndjehet në qytetërim evropian, ashtu siç i ka jep me përkushtim më të madh ndaj punës, dijes e kulturës.
Në fjalën e saj sekretarja e Komitetit Qendror të BRPSH-së, Moza Jazo, pasi vuri në dukje qëndrimin e drejtë të rinisë të këtyre rretheve në situatën e re ekonomike e politike që po kalon vendi ynë, theksoi se BRPSH-ja si subjekt i pa-...
- BURREL -
Komiteti i Rinisë i rrethit të Matit organizoi dje mbasdite në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit një miting solidariteti në mbështetje të reformës demokratike të ndërmarrë nga shoku Ramiz Alia dhe të mesazhit të tij drejtuar popullit.
Merrnin pjesë të rinj e të reja nga ndërmarrjet ekonomike, kooperativat bujqësore, institucionet, shkollat etj.
Në fjalën e rastit e mbajti sekretari i parë i Komitetit të Rinisë të rrethit, Gëzim Llukani, ndër të tjera u theksua se rinia shqiptare përkrah dhe mbështet reformat e arritura... [?]
(Vijon në faqen 3)