KËRKESË E DITËS: JETË INTENSIVE NË ORGANIZATËN E PARTISË
Është një e vërtetë tepër e dukshme që prej muajsh, e veçanërisht tani së fundi, tek ne po bëhet një jetë intensive politike.
Kështu në shoqëri, në mjedise të lira, në familje e kudo. Kjo do të thotë se këto ndryshime të shpejta në jetën tonë janë objekt i çdo çasti ku janë përfshirë njerëzit tanë, komunistë jo komunistë, të rinj e të moshuar.
Por jeta intensive politike nuk mund të jetë e plotë në qoftë se nuk është e tillë sidomos pjesëmarrja e organizatave politike. Në këta vështrim mbetet për të bërë më shumë sidomos nga organizatat e PPSH. Është e natyrshme dhe tepër e domosdoshme që të kërkosh më shumë sidomos në këto kohë nga komunistët, që ata të jenë në ballë të punëve etj. Por po aq e në mos më e rëndësishme, mund të themi vendimtare, është që organizata-bazë e Partisë të jetë një organizëm i tillë që të ndjehet si asnjëherë tjetër në veprimtarinë e përditshme të kolektiveve, të ndërmarrjes, fshatit ose institucionit.
Shumë komitete partie në rrethe dërgojnë informacione deri në aparatin e Komitetit Qendror ku thuhet se aparatet janë në bazë, se me të zgjedhurit punohet kështu e ashtu, se vështirësitë ekonomike e të furnizimit janë këto e ato etj. Tepër rrallë thuhet ndonjë fjalë për organizatat-bazë. Mos është harruar e rastit? Ç’bëjnë ato në këtë çast, si po vihen në krye të punëve?
Sot nuk mund të punohet si deri më tash. Në kushte të qeta punësh të zakonshme është krejt normale të mblidhesh një herë në muaj, sipas normave të statutit. Sot kanë dalë norma të tjera, jo të shkruara, organizata e Partisë e ministrisë, e komitetit të ndërmarrjes etj., e të gjykojë për punët e administratës, të aparatit? E pra atje edhe ministri, edhe kryetari, drejtori, ky ose ai shef janë komunistë. Duken këto sikur janë punë thjesht shtetërore administrative dhe mendohen të mos e ngatërrojmë me to organizatën e Partisë. S’është ashtu. Këto janë probleme jo vetëm ekonomike, por edhe politike. Por, për fat të keq, në jo pak raste organizatat e Partisë jo vetëm nuk po e bëjnë këtë jetë intensive, por puna shkon deri atje sa harrohet edhe mbledhja mujore(!).
Është e vërtetë që në disa rrethe të vendit ka një veprimtari më aktive të organizatave të Partisë, si në Skrapar, Pogradec, Përmet, Pukë, Dibër e gjëkët. Kjo është gjë e mirë. Organizatat-bazë kanë mundësi të mëdha. Ato janë një forcë e pazëvendësueshme për t’u bërë mbështetje e zbatimit të detyrave që shtrohen sot. Vetëm veprimtaria e gjallë e tyre, që është e përditshme, me veprimtari e organizuar konkrete e për çdo komunist në rrugë normale punët, mbështet demokratizimin e gjithçka është në interesin e popullit, parandalon ekseset e dëmshme e çdo veprim destruktiv. Veprimtaria e përditshme komuniste parandalon mendimet e mbrapshta që nxisin rrëmujë, çthurje, pasiguri. Kjo veprimtari është reale dhe efektive kur vetë organizatat-bazë jetojnë e veprojnë intensivisht, kur diskutojnë sa herë është e nevojshme për këtë ose atë problem, pa pritur ditën e nesërme e më të harrojnë dhe të bëjnë mbledhjen e radhës, kur ka kaq
1991. Mos është harruar e rastit? Ç’bëjnë ato në këto caste, punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh dalë norma të tjera, jo të shkruara, por nevoja urgjente të ditës. Flasim për shkrehje dhe po na bëhet kjo si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë. punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë. punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë. punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë. punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë. punësh të zakonshme është krejt normale të mbildhesh si përrallë. A mbildhet menjëherë organizata-bazë.
Çast nga puna në ndërmarrjen ushqimore të Peshkopisë. (Foto: A. Ashiku)
SHKURT
● Punonjësit e ndërmarrjes së prodhimeve artizanale në qytetin e Beratit njoftuan të kalimin e planit me më se 20 mijë lekë. ● Në uzinën e përpunimit të naftës në qytetin e Kuçovës prodhimi industrial i kësaj periudhe u plotësua mbi 102 për qind. ● Në ekonomitë bujqësore të rrethit të Tropojës vazhdon rullimi i ngastrave me grurë. Dallohen kooperativistët e Tropojës dhe Babinës, që kanë rullar përkatësisht 45 dhe 50 për qind të sipërfaqes. ● Në rrethin e Tiranës, sivjet me jonxho do të mbillen 1 150 ha, baraz me 40 për qind të krejt sipërfaqes për forage të foragjere. Deri tani janë pluguar 150 ha e janë siguruar mbi 20 mijë tonë pleh organik. (Sipas ATSH-së)
Zgjerimi i afarizmit është në dorën tonë...
«Neni i parë i demokracisë» – PUNA
Zgjerimi i afarizmit është në dorën tonë...
- Përvojë e probleme nga Vlora -
Isha dëshmitar i një mitingu këtu, në Vlorë, tha përfaqësuesi i një firme italiane. Midis të tjerave, dëgjova edhe kërkesën – dëshirë të pjesëmarrësve – për të shkuar drejt Evropës. Synim i bukur! Po, i sorollatur ditë të tëra, për të kryer punën e caktuar sipas marrëveshjes, u gëzova dhe u këshilloj, që me mendësi të tilla për punën, siç vura në gjatës kërkës dytëve e vononi këtej synim...
Është vërteta është se shqiptari është zot i punës. I tillë njihet dhe në botë. Me këtë mendim erdhi dhe i buaj i mëpesërm. Erdhi si përfaqësues i një firme, që, në marrëveshje me kooperativën e Drashovicës, mbolli disa hektarë toke me patate në atë ekonomi. Po ai mbeti i pakënaqur nga mënyra si punohej. Madje i paralajmëroi disa herë drejtuesit e organeve të pushtetit në rreth se, me atë gatishmëri e disiplinë që zbatohej atje, rrezikohej kontrata.
Pa dyshim, ne jemi në gjendje të bëjmë gjëra të mira e shumë të mira. Ndër vërtetë, që na dallojnë, është dhe dashuria për punën, aftësia për të përvetësuar e kryer çdo lloj pune, nga më të vështirat. Po fjala, kërkesa e madhe e kohës, është që këto veti na duhet t’i shfaqim veçanërisht tani. Për dy arsye. Së pari, se vendi ka më shumë nevojë se kurrë për punën me disiplinë e rendiment të lartë. Dhe, së dyti, si kemi hyrë në një fazë të re, të lidhjeve e marrëdhënieve me jashtë. Në reformën ekonomike me...filluar, afarizmi i ndërmarrjeve dhe ekonomive bujqësore zë një vend të rëndësishëm. Kemi, tashmë, ligje e vendime, që mbështetin, nxitin e rregullojnë këto lidhje.
Për rrethin e Vlorës, si kufitar që është, afarizmi merr vlera të veçanta. Janë ngritur, për këtë qëllim, edhe «Vlora-imp... dhe dega e Dhomës së Tregtisë Kufitare, që e nisin veprimtarinë në tetor të vitit që shkoi. Ç’u bë për aq kohë, kuptohet, është simbolike.
Po për këtë vit, në e rrugë janë këto punë? Ky interesim, i shfaqur në organet përkatëse, gjen këtu të dhëna: në fillim ndërmarrjet ekonomike e, më tej, seksionet operative e vetë Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit, në projektplanet e vitit në vazhdim, parashikuan aftësi prodhuese të lira e prodhime për afarizëm. Ndërsa ministritë, asnjë prej këtyre, nuk i miratuan ato kërkesa. Nuk i janë lejuar asnjë ndërmarrjeje, në plane, fonde mallrash, për t’i lënë dorë të lirë edhe në zhvillimin e tregtisë kufitare. Pra, duket që vetëm me fjalë, u shtua bazës pavarësia relative. Praktikisht jo. Kuptohet, organet e pushtetit në rreth nuk e kanë pranuar këtë «zgjidhje». Kanë kërkuar ndreqjet e nevojshme. Dhe është me se e domosdoshme që ministritë të reflektojnë.
Megjithëkëtë, pavarësisht nga «kufijtë», që vendosin planet, përpjekjet janë bërë për zhvillim të tregtisë kufitare e të lidhjeve të tjera. Është arritur të kryhet veprimtari me disa firma të huaja. Shkëmbimet tregtare, të ndërtuara dhe mbi nevojat e rrethit, janë me interes. Një firmë italiane ka ditë që ka nisur dërgimin e mallrave, si veshje për mosha të ndryshme, për gra e burra. Janë lidhur kontrata dhe me një tjetër firmë, që siguron zbatime të teknologjisë bashkëkohore në bujqësi. Me farën, makineritë e teknologjinë e saj u mbollën disa hektarë me patate në Drashovicë. Rendimenti, që ajo siguron, është sa 5–6 fishi i atij të arritur, mesatarisht, në rrethin e Vlorës. Veçse, sidomos për vitin e fundit bujqësor, ka rezultuar me humbje të theksuara. E njëjta firmë, në kooperativën e Poros, do të mbjellë afro 50 ha me fasule, po kështu me synim për rritje të dukshme të rendimentit.
Është bërë, prej kohësh, një shqetësim i mprehtë qytetar zënia me punë e forcave të lira. I ndjerë ky shqetësim dhe në Dhomën e Tregtisë, ka nxitur përpjekjet për këtë qëllim. Është përgatitur platforma për nënshkrimin e një kontrate, me një firmë italiane, për ngritjen e një linje, që do të prodhojë suprina për këpucë, rreth 300 mijë palë në vit. Do të nisë puna tremujorin e parë. Pala e huaj siguron makineritë, lëndët e para e ndihmëse. Bisedime, ndërkohë, zhvillohen dhe me firma të tjera. Konkretizime do të ketë, me siguri, për shitje e blerje të artikujve të ndryshëm, për çelje linjash të reja, për zgjërim të zbatimeve të teknologjive të reja në bujqësi etj.
Ç’probleme dalin në këtë proces? Njohja e mirë e informacionit të kohës, doemos dhe të gjendjes së partnerëve, të rendimenteve që arrijnë. Natyrisht, disa përpjekje edhe janë bërë. Po aq janë pak për të ndërtuar me botën ato marrëdhënie, që janë vërtet më me interes për rrethin. Ka interesim nga qendra pune, që të lidhen me firma të huaja. Është gjë e mirë, sigurisht. Po mundësitë, sot për sot, për jo pak arsye nuk i kanë, që të krijojnë, të gjitha lidhje partneriteti të dobishme. Prandaj është më mirë, në këtë periudhë, që marrëdhëniet me jashtë të kryhen përmes «Vlora-impeskit». Edhe për faktin që njeh më mirë legjislacionin mbi afarizmin, konjukturën e çmimeve, metodat e rregullat e ndryshme. Shumë me vlerë është të kuptohet mirë, ndërkohë, domethënia e shembullit, që sillet në fillim të shkrimit. Që edhe afarizmi e tregtia kufitare të zhvillohen mbarë, ka nevojë shumë për sjelljen, për korrektësinë tonë, në rreth e qëndra pune. Këna nevojë veçanërisht për qetësinë e punën tonë, jashtë disiplinë, me rendiment e kulturë.
Atë që fituam sot, të mos e humbasim nesër
- KORÇË -
Aty nga mesi i këtij muaji drejtori i ndërmarrjes së prodhimeve metalike në Korçë, Nuçi Tanço, tok me punonjës të tjerë të aparatit të drejtorisë organizoi disa takime të shkurtra me punëtorë të reparteve të ndryshme.
E ndjente se duhej të komunikonte pa tjetër me ta. Në thelb në këto takime ai ngulmonte si drejtues në këtë: që nga 1 korriku i vitit të kaluar, kur u fillua me mekanizmin e ri ekonomik, e deri më sot është ecur mirë. Vështirësi, sidomos në furnizime ka pasur, por ato janë kapërcyer. Me më shumë disiplinë nga të gjithë punëtorët, specialistë e kuadro, janë mundësitë të jepet më shumë prodhim, të shihet më shumë për rrjedhojë të shtohen edhe të ardhurat.
Të niseshe nga disa shifra të dala nga zyra e planit, këto takime do të dukeshin si të panevojshme. Se fundja ndërmarrja e prodhimeve metalike, mes ndërmarrjeve të sistemit të industrisë së rëndë në Korçë, dallon për mirë. Por ja që çdo shenjë euforie apo shkrehje në punë të sjell telashe më vonë. Duhet të dish që atë ç’ka fiton sot, të mos e humbasësh nesër. Këtë mësim kanë nxjerrë punonjësit e kësaj ndërmarrjeje nga koha që kur po punojnë me mekanizmin e ri ekonomik. Pasi ndanë nga një pagë mujore, shtesë, për çdo punëtor për tremujorin e tretë u takoi të ndajnë edhe nga një pagë e gjysmë për tremujorin e katërt të vitit 1990. Mundësitë janë të hapura për të pasur shtesë page edhe në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Për periudhën 25 ditore të këtij muaji u realizua treguesi prodhim mall i shitur.
Por ç’thonë vetë punëtorët? Ja disa shënime nga biseda me fonditorët: «Jemi në kolektiv që e vlerëson punën dhe kemi pretendime për të nxjerrë nga ana prodhimi me cilësi» thotë brigadieri Minella Themeli. Si repart i fondierisë janë plotësuar detyrimet e muajit shkurt. Në këtë mënyrë repartet e tjera të ndërmarrjes mbulohen me punë. Po çfarë pengon këtu? Po të ishte cilësia e gizës më e mirë, do të kishte më pak skarcitete në derdhje. Por edhe kushtet e punës duhet të përmirësohen.
Mjafton të kemi ritmikisht lëndë të parë, pa dy detyrat nuk do t’i lemë pa u tejkaluar e së toku do të rritim edhe të ardhurat tona, - shton fonditori Artur Rrapi. Këtë siguri për plotësimin e detyrave na shpreh edhe fonditori Theodhoragz Sgurro. Pastaj punëtorët e këtij reparti na folën për derdhjet që kanë bërë për nevoja të ndërmarrjeve të tjera, siç janë këmbëzat e makinave çepëse të ndërmarrjeve të riparim shërbimeve, detale për kombinatin e sheqerit, si dhe porosi për minierën e qymyrgurit të Alarupit në Pogradec. Çdo porosi e tillë natyrisht është njëri nga shtesë të ardhurash.
Stavri Lubonja, që punon në repartin e derdhjeve me të imta, me logjikë ekonomike na foli për mundësitë e shtimit të artikujve për treg. Është thënë shumë herë dhe koha nuk pret më për të çelur një dyqan ku të tregtohen artikujt e kësaj ndërmarrjeje.
Se ka një shqetësim të tillë, me mendim ekonomik, që nga drejtuesit kryesorë dhe deri tek çdo punëtor, për punën ndaj një këte ndërmarrje të jepet siguri për këtë muaj dhe ata në vazhdim.
Mangësitë përballohen me disiplinë
- SARANDË -
Për shumë ekonomi të rrethit të Sarandës, këto ditë janari, ishin një periudhë kritike që shënoi fillimin mbarë të procesit të prodhimit.
Nëpër pasqyrat që kalojnë nëpër duar ekonomistët, midis të tjerash sheh se ndërmarrja ushqimore e ka realizuar planin e prodhimit mall të shitur 4 herë. Mos vallë ndonjë lapsus? Jo. Kjo ekonomi, pa i përfillur mungesat e vështirësitë, tejkaloi detyrat vitin e kaluar dhe të njëjtin synim ka edhe për këtë vit. Drejtori i saj, komunisti Alqi Stillo, propoz uar edhe kandidat për deputet, duke i ndjekur çdo ditë ritmet e prodhimit me jetën alarmimin për luhatjen e vogël në të ardhurat e ndërmarrjes, të sektorit gjë tëk paga e punëtorit, nxjerrton të gjithë shkaqet dhe i mënjanon në kohë humbjet, për arsye objektive apo subjektive qofshin ato. Ushqimorja karakterizohet nga disiplina, si faktor kryesor që u bën ballë edhe mungesave të lëndëve të para. E themi këtë, sepse një drejtues i aftë si Alqi, di të manovrojë edhe në kushte të vështira. Vetëm nga tërheqja e agrumeve për sektorin e lëngjeve në Çukë, ushqimorja në konkurencë me tregtinë, në sajë të përqëndrimit të transportit, siguroi sasia të mjaftueshme jo vetëm për tejkalimin e planit, por edhe për të mbuluar humbjet në zëra të veçantë.
Ndërmarrja e mish qumështit ku drejton komunisti Fori Çollaku radhitet ndër më të qëndrueshmet e rrethit, duke realizuar treguesin e prodhimit mall të shitur në masën 158 për qind.
Mitingje solidariteti të rinisë me mesazhin e shokut Ramiz Alia drejtuar popullit
- VLORE -
Të dielën paradite, në Sheshin e Flamurit të qytetit të Vlorës, Komiteti i Rinisë së rrethit organizoi një miting në mbështetje të mesazhit të shokut Ramiz Alia drejtuar popullit.
Merrnin pjesë të rinj e të reja punëtorë, kooperativistë, shkollarë, ushtarakë, etj.
Fjalën e rastit e mbajti sekretari i parë i Komitetit të Rinisë të rrethit, Myshtehak Shehaj, i cili ndër të tjera vuri në dukje angazhimin e rinisë vlonjate në përkrahje të reformës demokratike të ndërmarrë nga shoku Ramiz Alia dhe të mesazhit të tij, drejtuar popullit. Gjithashtu ai theksoi përgjegjësinë që kanë të rinjtë e të rejat të këtij rrethi për periudhën aktuale politike e ekonomike, si dhe mbështetjen që i bëjnë ata programit elektoral të organizatës së Bashkimit të Rinisë të Punës së Shqipërisë, si subjekt i pavarur.
Në miting përshëndeti sekretari i parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashkurti. Midis të tjerash ai theksoi se Bashkimi i Rinisë së organizatës shoqërore krejtësisht e pavarur nga partitë politike dhe me veprimtari pluraliste, udhëhiqet para gjithash nga ideali i unitetit dhe përparimit të kombit. Pa unitet kombëtar, tha ai, asnjë problem ekonomik, politik e social nuk mund të zgjidhet. Pasi theksoi se Bashkimi i Rinisë është faktor kryesor për përparimin e demokratizimin e jetës ekonomike e shoqërore të vendit, ai vuri në dukje se në kushtet që kalon vendi ynë, organizata e rinisë angazhohet e tëra, por dhe kërkon nga partitë politike, organet shtetërore, ekonomike dhe nga tërë opinioni shoqëror që të vlerësojnë punën si baza e stabilitetit dhe e kapërcimit të krizës ekonomike. Brezi i ri është forca kryesore që do ta bëjë Shqipërinë si Evropa, dhe këtë mision të madh ai e përmbush, jo duke i kthyer shpinën Atdheut, por duke ju përkushtuar atij me mish e me shpirt. Gjithashtu, ai, tha se Bashkimi i Rinisë është luftëtar për demokratizimin e pandërprerë e për këtë ai lufton ta realizojë me maturi, me tolerancë e kulturë, siç i ka hije popullit dhe kombit tonë.
Në miting folën edhe intelektuali Petrit Maze, dhe nxënësia e shkollës së mesme të përgjithshme «Ali Demi», Iliba Qirko, të cilët mbështetën proceset demokratike që po zhvillohen në vendin tonë dhe forcimin e unitetit kombëtar.
(Vijon në faqen 3)
- BERAT -
Komiteti i Rinisë i rrethit të Beratit organizoi dje pasdite në sheshin kryesor të qytetit një miting solidariteti në mbështetje të mesazhit të tij drejtuar popullit.
Merrnin pjesë të rinj e të reja nga qendrat e punës e prodhimit, ekonomitë bujqësore, shkollat, repartet ushtarake, Komitetit të Rinisë të rrethit, Fadil Nasufi, i cili midis të tjerash theksoi se të rinjtë beratas përshëndesin marrëveshjen e arritur midis partive, organizatave politike shoqërore për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për ndërprerjen e grevave deri në 1 maj. Vëmendja jonë, tha ai, duhet të përqëndrohet në plotësimin e detyrave, në vendosjen e stabilitetit në të gjitha fushat për të hyrë kështu të sigurt në rrjedhën e qytetërimit evropian.
Pastaj e mori fjalën sekretari i
TAKIM MIDIS MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË DHE MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ZVICRËS
Po në kryeqytetin e Zvicrës u zhvillua një takim midis ministrit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Reis Malile, dhe ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Rene Felber.
Po në kryeqytetin e Zvicrës u zhvillua një takim midis ministrit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Reis Malile, dhe zëvendëspresidentit të Zvicrës, Rene Felber, në shërbimin mendime mbi veprimtarinë e EFTA-s (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë) dhe organizmave të tjera ekonomike evropiane.
Reis Malile e vuri në dijeni Rene Felberin mbi masat e marra në Shqipëri për thellimin e proceseve demokratike, të cilat ministri i Jashtëm zviceran i vlerësoi si hapa të rëndësishëm pozitivë bashkëkohore.
Të dy ministrat shprehën shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në zonën e Gjirit, rik konfirmuan se Iraku duhet të largojë trupat e tij nga Kuvajti, të respektojë pavarësinë e tij dhe dhe konflikt në tërësi të gjejë zgjidhje në rrugë paqësore.
Mbas vizitës në Kinë dhe Zvicër, delegacioni i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Reis Malile, u kthye dje në atdhe. Në aeroport ai u prit nga ministri i Ndërtimit, Ismail Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, dhe shokë të tjerë. Kishte dalë gjithashtu edhe ambasadorja e RP të Kinës në Tiranë, Gu Maoxuan. (ATSH)
Njoftim i Agjencisë Telegrafike Shqiptare
Zëdhënësisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baca, njofton se edhe gjatë këtyre ditëve autoritetet kufitare greke kanë ndërhyrë në pikat e kontrollit të kalimit kufitar shtetasi shqiptarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Zëdhënësisë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baca, njofton se edhe gjatë këtyre ditëve autoritetet kufitare greke kanë ndërhyrë në pikat e kontrollit të kalimit kufitar shtetasit shqiptarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Deri tani janë kthyer 5100 persona. Dorëzimet janë bërë sipas rregullave të përcaktuara dhe shtetasit e kthyer janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre. (ATSH)
Një delegacion i gazetarëve të Maqedonisë vizitoi vendin tonë
Paradje u largua delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Paradje u largua delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë i kryesuar nga kryetarja e kësaj shoqate, Fidanka Tanaskova, i cili me ftesë të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, bëri një vizitë në vendin tonë.
Në takime midis përfaqësuesve të dy organizatave u shkëmbyen mendime për fushat e bashkëpunimit si, shkëmbimi i informacionit dhe i gazetareve, i grupeve të këtij rrethi dhe i lidhjeve midis redaksive të organeve të shtypit, qendrave radiotelevizive apo radiove lokale të dy vendeve.
Delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u prit në takim të veçantë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit dhe anëtar i kryesisë së Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, Sefedin Cela.
Gjatë qëndrimit delegacioni bëri vizita në qytetet e Tiranës, Krujës, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Pogradecit, si dhe rrethin e Korçës. (ATSH)