KOOPERATIVA ËSHTË VULLNETI I FSHATARËSISË DHE PERSPEKTIVA E SAJ
- Letër përgjigje e shokut Ramiz Alia drejtuar kooperativistëve të Kuçit në Skrapar -
Të dashur shokë,
Emisionin televiziv që u transmetua para disa ditësh për kooperativat bujqësore nga RTSH, për të cilin më shkruanit me shumë merak, e ndoqa dhe unë. Jam plotësisht dakord me shqetësimin që parashtroni ju në letër lidhur me mendimin e ndonjërit prej të pranishmëve në atë bisedë për prishjen e kooperativave e sidomos me pretendimin se ky qenka edhe vullneti i fshatarësisë. Në vendin tonë, kudoherë, që me krijimin e kooperativave e më pas, me masat për fuqizimin e tyre, është vepruar ashtu siç kanë dashur vetë fshatarët. Mendimi i Partisë se Punës, duke gjykuar sipas realitetit të sotëm e të djeshëm, është që kooperativat bujqësore e kanë justifikuar veten ekonomikisht, si njësi të punës dhe të pronës së bashkuar në fshat. Ato, me punën e fshatarësisë, kanë dhënë një kontribut të paçmuarshëm për zhvillimin e tërë ekonomisë. Në praktikë nuk ka lindur dhe nuk ekziston ndonjë shqetësim objektiv që të shtrohet çështja e prishjes së tyre dhe e kthimit në të kaluarën. Ata që kërkojnë një vullnet të tillë nga fshatarësia, nuk duan të mirën e saj. Siç duket, këta nuk kanë hallin e fshatarësisë, por qëllime të tjera. Në programin e vet elektoral Partia e Punës sugjeron që kooperativave t’u lihet më shumë pavarësi ekonomike e prodhuese, tu lejohen forma organizimi e koperimi të reja, me qëllim që ato të fuqizohen ekonomikisht. Kjo krijon mundësi që … të rezervuarëve të mëdhenj, …, si ai që ndërtojmë tani, në Banjë, nëpër kanale të mëdhenj vaditës? Mos vallë qe gabim Reforma Agrare, që e bëri fshatarin zot të tokës aq shumë të ndryshuar? Mos duhet ta shajmë ngritjen e në… të investimeve në bujqësi. Ju uroj suksese e mbarësi të gjithëve. Të fala shoqërore RAMIZ ALIA Tiranë, më 2.2.1991
kudo, në fushë, në kodër e në malësi, kooperativat të mbeten forma më e përshtatshme e organizimit të ekonomisë në fshat, pa dyshim me forma të larmishme dhe në përputhje me kushtet natyrore e traditat e çdo zone.
Dëshiroj, me këtë rast, t’u përgjigjem edhe shumë kooperativistëve, specialistëve e qytetarëve të tjerë që më janë drejtuar me letra për të shprehur mospajtimin e tyre ndaj mendimit për prishjen e kooperativës dhe privatizimin e tokës. Fshatari shqiptar e di mirë se s’është jeta e bujkut privat, sepse e ka njohur atë. Kooperativa i hoqi atij urinë e vuajtjet. Toka e bashkuar, pa kufij e gjerdhe, e zgjidhi përfundimisht problemin agrar në Shqipëri.
Fshatari, më mirë se kushdo tjetër, e di se ç’do të thotë t’i bësh llogaritë me këmbët në tokë. Andej vjen buka e përditshme, e grunjtë ose e misërt. Nga qielli s’vjen asgjë. Nga fjalët dhe fantazitë s’vjen asgjë. Utopitë e çfarëdoshme, në këtë kohë me mjaft vështirësi, fshatarin nuk e mashtrojnë.
Sot jetojmë një moment kur ndaj kooperativës dhe rrugës së përshkuar nga fshati që nga Çlirimi e këtej po lëshohen mjaft shigjeta të helmuara. Ka përpjekje për ta errësuar të kaluarën e për të ekzagjeruar gabimet. Por mos vallë u bë keq që u thanë kënetat e mocalet dhe u hapën ëndërruar? Mos duhet ta shajmë ngritjen e në Bovillë të Tiranës e gjetkë? Mos e dëmtuam fshatin sigurimi i bukës, kooperativat e ardhja, shtëpia e kulturës dhe spitali, pensionet dhe ujit i pijshëm, drita elektrike dhe shkolla e mesme? Mos vallë, për hir të ndonjë gabimi ose të metë në mbajtjen pabrasys të ekuilibreve tradicionale në fshat, duhet të shkatërrohen tërë ato vlera, tërë ato pasuri, që na kanë kushtuar mund e djersë të paçmueshme? Jam i sigurt që fshatari shqiptar, me shpirtin e vet praktik dhe intuitën e shëndoshë që e drejton nga e mira, do t’i shpëtojë hutimit e çoroditjes dhe do të forcojë ekonominë e përbashkët, që është baza e të ardhmes së vet.
Ajo që kërkohet sot është të bashkohen forcat e energjitë e gjithë punonjësve të fshatit, kooperativistë e intelektualë, për të përballuar punën e kohës dhe për të vënë në rrugë të mbarë të drejtat bujqësore të këtij viti. Në mbështetje të plotësimit të këtyre detyrave janë një mijë traktoret e rinj që sapo kanë shkuar përreth e mjete të tjera teknike, është uzina e re e uresë që sjell do të prodhojë një sasi të madhe plehrash, është rritja e aftësisë ujitëse dhe e asaj tekniko-shkencore, janë në zhvillimet novatore të marrëdhënieve brenda në kooperativë, në brigadë e jashtë tyre, është politika e sotme agrare e Partisë, që synon orientimin në një shkallë më të lartë gjithëve.
Të fala shoqërore
RAMIZ ALIA
Tiranë, më 2.2.1991
Alternativat e ekonomisë shqiptare
Nga Leontiev Cuçi
Kandidati i shkencave
A ka me të vërtetë diçka të çuditshme që Shqipëria të jetë edhe socialiste edhe me ekonomi tregu? Të më falë lexuesi në qoftë se do të bëj pak teori apo histori, por s’ka ç’i bën kur këtë e kërkon vetë «çudia» e pyetjes!
Ekonomia e tregut nis jetën e saj që me shpërbërjen e ekonomisë natyrore, krijon fizionominë me përhapjen e prodhimit të thjeshtë të mallrave dhe arrin nivelin më të lartë të zhvillimit në kapitalizëm. Në kuptimin më të përgjithshëm e historik, ekonomia e tregut lind e u zhvillua si ekonomi e marrëdhënieve të mallrave e të parasë. Më saktë këto marrëdhënie lindën që me shthurjen e komunitetit primitiv dhe jetojnë edhe sot në modelin që e konceptua për ndërtimin e një ekonomie socialiste.
Pa dashur të bëj kështu gjenezën e evolucionit të ekonomisë së tregut, të modeleve që një histori për të, dua vetëm të pohoj atë të vërtetë të njohur edhe në shkencë bashkëkohore ekonomike, se ajo është më e hershme se rendi kapitalist dhe nuk është krijim i tij, ose atribut organik i tij. Në qoftë se kapitalizmi e trashëgoi këtë ekonomi nga rendet pararendëse, pra nuk e shpiku vetë (dhe këtë të vërtetë ekonomistake mund t’a mohojnë vetëm pasionantët politikë), atëherë duhet të kemi të drejtën morale të shtrojmë alogjizmin se «socializëm + ekonomi tregu = paradoks»? (!)
A nuk do të ishte më i saktë konkluzioni se ekonomia e tregut është një alternativë e përgjithshme e zhvillimit të natyrshëm të çdo ekonomie që nuk bën dot pa prodhimin e mallrave e pa paranë, se kjo alternativë, pavarësisht nga të parët që mbart e pasojat që sjell, ka potenciale të fuqishme zhvillimi që duhen shfrytëzuar? Në qoftë se për kushtet ose rrethanat të caktuara sociale-politike e ekonomike u zgjodh si alternativë për zhvillimin ekonomik të socializmit modeli centralist e administrativ-komandues dhe u ec përgjithësisht në këtë rrugë, gabimi, për hir të së vërtetës, nuk duhet hetuar te vetë koncepti i socializmit. Eksperimenti i ndërtimit të ekonomisë socialiste sovjetike pas Luftës së Parë Botërore (si eksperimenti i parë në llojin e tij), më tepër e imponoi modelin në fjalë, se sa la hapësirë gjykimi e veprimi për të zgjedhur një alternativë tjetër. Për të tepër, ky model e bëri Bashkimin Sovjetik, nga një vend të prapambetur, në shtetshkruar nga lufta, një vend që në vitet ’40-të për
nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, krahasohej në treguesit kryesorë me SHBA-në. Dhe falë këtij potenciali ekonomik (pa përmendur këtu faktorët e tjerë) u arrit fitorja e tij në Luftën e Dytë Botërore. Me të drejtë mund të thuhet se ky model ekonomik nuk pati njëjtin sukses pas kësaj Lufte, se ai i shtërroi shpejt forcat e tij levizëse dhe duhesh ndryshuar më parë. Por fjala nuk është për të bërë një kritikë shkrim nga analizë të tillë për të cilën nuk është as vendi dhe as koha. Qëllimi është që të kuptohet nga lexuesi dashamirës se modeli centralizues, i konceptuar për ekonominë socialiste, ishte vetëm një rrugë apo alternativë e zhvillimit të tij dhe aspak e vetme ose e pandryshueshme. Edhe në qoftë se u krijua ndonjë mendësi ngurtësuese në këtë drejtim, ajo ishte më tepër pjellë e mungesës së përvojës dhe e kohës së shkurtër për të zgjedhur një model më efektiv. Përvoja e vendeve të Lindjes, dhe vështirësitë tona ekonomike, na freskuan gjykimin dialektik se, po të vazhdohej në të njëjtën rrugë zhvillimi ekonomik, duke u mbështetur në modelin ekzistues, do të ishim me të vërtetë dogmatikë e të dështu(ar) në të mos qenë të tillë po kalojmë në ekonominë e tregut, në një alternativë të re të ecurisë së ekonomisë sonë. Përse atëherë, duhet të hetohet kjo alternativë paradoksale, kur as në shkencën ekonomike nuk është vulosur ndonjë mendim i prerë se një ekonomi socialiste (nënkuptojmë një ekonomi që ka si qëllim mirëqenien e përgjithshme), mund të ndërtohet vetëm me një rrugë? Përse të mos gjykojmë me gjakftohtësi e me realizëm dhe të themi se rrugët e ndërtimit të një ekonomie të tillë (sipas specifikave të çdo vendi) janë disa e jo një? Në kërkim dhe zbatim të këtyre rrugëve kemi edhe përcaktimet e njohura në programin elektoral të PPSH-së. Në këtë vështrim, përderisa i referohemi edhe njohjes e përvetësimit të progresit botëror në tërësi, s’ka pse të mos përfitojmë prej tij arritjet pozitive, si në fushën e zhvillimit material, ashtu edhe në atë të organizimit ekonomik. Dhe meqenëse përvoja e ekonomisë së tregut është e madhe dhe e gjatë atëherë le të përfitojmë edhe në drejtim të të metave të saj dhe të përgatitemi t’u bëjmë ballë atyre me politika të fuqishme sociale. Të mos harrojmë edhe një gjë tjetër. Kapitalizmi mori nga përvoja e derisotme e modelit të ekonomisë profesionalë për të realizuar … të vështirë të ekonomisë sonë në ekonominë e tregut dhe të … për më vonë debatet për … do t’u vëmë koncepte apo terma.
së centralizuese mjaft aspekte të politikave të tij për garantimin e jetës sociale. Më duket se u drejta morale për të marrë e futur ekonominë e tregut, që nuk është krijje e tij dhe për t’a realizuar atë me veçori shqiptare (siç e ka realizuar p.sh. Perëndimi, me veçoritë franceze, anglo-saksone, skandinave etj), nuk përbën ndonjë paradoks, i cili qëndron gjëtu ose është futur arbitrarisht.
Së fundi, do të isha i mendimit që konceptin për ekonominë socialiste ta gjykojmë e ta vlerësojmë ashtu siç është dhe jo në kuptimin e ngushtë të mendësisë së një rruge ndërtimi apo të një modeli. Ekonomia socialiste u konceptua përpara se sa të realizohej, si u realizua për Bashkimin Sovjetik e vende të tjera. Në teori e në praktikë ajo u projektua me qëllimin e humanizmit, të aspiratave të kolektivitetit e të harmonisë së bashkësisë sociale, të mirëqënies së përgjithshme shoqërore etj. Kështu, duhet menduar edhe realisht thelbi i konceptimit të kësaj ekonomie, e cila nuk duhet identifikuar me rrugën e vetme e unë e zgjodh dhe u përdor për ndërtimin e saj.
Në funksion të këtij thelbi s’ka arsye të ndjehet (ashtu siç ndjejnë disa) alergji për konceptin e një ekonomie socialiste, apo kjo të quhet e dështuar si e tillë. Në qoftë se alternativa e parë e saj humbi impulsin për zhvillim (siç humbet në kohë çdo alternativë tjetër), le të përdorim një të re. Dhe përderisa një e tillë është gjetur me ekonominë e tregut, atëherë s’ka pse të krijojmë kontradiksione të reja (sepse të vjetrit i njohim e do t’i njohim më mirë) për konceptin e ekonomisë socialiste edhe tregun, për privatizimin e kolektivizmin etj etj.
Po qe se ndokush do t’i lindet ndonjë pyetje tjetër për paradoksin e konceptit të ekonomisë socialiste me ekonominë e tregut, atëherë le t’i shtrojë vetes edhe këtë pyetje: «Mos vallë partitë progresiste në zemër të Evropës e aspirójnë për një shoqëri më të mirë se ajo që jetojnë, të quajtur edhe socialiste apo komuniste, i kanë programet e tyre politike paradoksale, me mbështeten në ekonominë e tregut?»
Mesazhi më i mirë do të ishte që t’i përvisheni punës e të bashkërendoni forcat intelektuale e profesionale për të realizuar kalimin e vështirë të ekonomisë sonë në ekonominë e tregut dhe t’i lëmë për vonë debatet për enjëtet që do t’u vëmë koncepteve apo termave.
DITË PERMETARE
Gryka e Këlcyrës është një nga «portat» që të çon në qytetin e Përmetit. Eçim përgjatë saj nën shoqë-
Kryetari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, priti sekretarin e Shtetit të MPJ të Rumanisë
Kryetari i Këshillit të Ministrave Adil Çarçani priti dje në selinë e Kryeministrisë sekretarin e Shtetit të MPJ të Rumanisë, Romulus Neagu, dhe zhvilloi me të një bisedë miqësore.
Gjatë takimit kryeministri Adil Çarçani i foli mikut rumun për miqësinë tradicionale që e ka lidhur në histori popullin shqiptar dhe popullin rumun. Mbi këtë bazë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve kanë shënuar rritje të vazhdueshme dhe në të ardhmen u hapën perspektiva akoma më të mëdha. Takimi i presidentëve të të dy vendeve vitin e kaluar në Nju Jork gjatë sesionit të OKB-së, tha ai, i dha një shtytje të mbarëdhënieve midis dy vendeve.
Shoku Adil Çarçani, ndër të tjera, vuri në dukje se ekzistojnë mundësi për një bashkëpunim më të gjerë e më të frytshëm, veçanërisht në fushën ekonomike, tregtare e tekniko-shkencore. Ecuria dhe zhvillimi i marrëdhënieve shqiptaro-rumune është në interes të dy vendeve dhe njëkohësisht i shërben forcimit të paqes e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë.
Kryeministri Adil Çarçani e njohu sekretarin e Shtetit të Rumanisë me gjendjen e brendshme aktuale në vendin tonë dhe mbi zhvillimet e reja të rëndësishme në Shqipëri në drejtim të demokratizimit të jetës së vendit në të gjitha fushat, në kuadrin e sistemit pluralist që është vendosur në Shqipëri. Ai i foli gjithashtu për reformën e thellë ekonomike dhe mekanizmin e ekonomisë së tregut, si dhe masat e marra kohët e fundit në drejtim të kapërcimit të vështirësive, për bashkëpunimin me firmat e huaja, për përshpejtimin e legjislacionit dhe krijimin e shtetit juridik dhe për një numër masash të tjera në drejtim të lirive dhe të drejtave civile të njeriut.
Gjithashtu shoku Adil Çarçani foli për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe për rolin e kontributin që jep ajo në procesin e bashkëpunimit e miqësimit ballkanik, si dhe për pjesëmarrjen e saj aktive në kuadrin e veprimtarive të KSBE-së.
(Vijon në faqen 4)
Nga punimet e konferencës së Davosit
Sikurse është njoftuar në Davos vazhdojnë punimet e Forumit Ekonomik Botëror 1991.
Ndër problemet që po trajtohen janë ato që kanë të bëjnë me kapërcimin e vështirësive në vendet e Evropës Lindore dhe anën e reformave ekonomike, perspektiva e daljes nga gjendja e sotme e rëndë ekonomike botërore dhe pasojat e krizës në Gji, politikat e nevojshme për integrimin e vendeve në zhvillim në tregun botëror, shtrëngesa kredive në tregun financiar ndërkombëtar, masat prioritare për mbrojtjen e mjedisit etj.
Në seanca të veçanta për këto probleme, oratorë të ndryshëm kanë dhënë shpjegime për realitetet në vendet përkatëse. Gjatë këtyre debateve foli edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, i cili i njohu pjesëmarrësit me proceset e gjera demokratike në Shqipëri, duke u ndalur në veçanti në reformën ekonomike dhe mundësitë e reja që ajo ka krijuar për zgjerimin e bashkëpunimit të vendit tonë me botën.
• • •
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, është takuar ndërkohë me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Zvicrës, Klaus Jacobi, me Sekretarin Ekzekutiv të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, Gerhard Hindergerger, me anëtarin e Presidencës së Jugosllavisë, Janezh Dernovshek, me zëvendësministrin japonez të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, Aisuo Kacamura, si dhe me përfaqësues të qarqeve bankare afariste të vendeve të ndryshme që marrin pjesë në këtë Forum.
(ATSH)
DITE PERMETARE
– Mbresa –
Gryka e Këlcyrës është një nga «portat» që të çon në qytetin e Përmetit.
në qytetin e Përmetit. Ecim përgjatë saj në shoqërinë e gjithpushtetshme të Vjosës. Naka, ari i freskët e plot jetë dhe uji i kulluar, malet kreshtëbardhë, tingujt e këmborëve e blegërimat e deleve sikur duan të na thonë se pikërisht këto imazhe ka patur në mendje Naimi ynë i madh kur shkroi një nga kryeveprat e atdhedashurisë, poemën «Bagëti e Bujqësi». Ndaj është krejt e natyrshme që sa herë shkojmë në Përmet, vetiu mendja do të na shkojë edhe tek tre vëllezërit mendjendritur, tek ata që bënë një me Përmetin dhe me tërë Shqipërinë.
«Këtu në vjeshtën e vitit 1923 ka qenë qendra e Partisë liberale që kryesohej nga Fan Noli». Noli në Përmet. Naimi… Të jetë rastësi? Edhe mbas, po kjo pak rëndësi ka. Shpirti atdhetar e demokratik i përmëtarëve nuk kishte se si të mos e bënte për vete edhe Nolin, i cili po përgatitej për Revolucionin e qershorit të 1924-ës. Njëherësh ky fakt na bind se kulturën demokratike të Përmetit në më pak se katër vjet pas Lushnjës e gjendjes që mbillte dora vrastare u ngrit i papeputur e vital shpirti liriadashës i përmëtarëve. Ndaj, proceset e sotme demokratizuese që si mbarë vendin kanë përfshirë edhe Përmetin, nuk mund t’i shkëpusë nga tre vëllezërit p…; ashtu siç nuk mund t’i shkëpusë nga Noli dhe partia e tij, nuk mund t’i shkëpusë nga 24 maji i vitit 1944, ashtu sikundër nuk mund t’i shkëputesh dot nga tere veprimtaria e Partisë së Punës. Veçse një gjë ua vlen ta theksojmë. Ndryshe nga disa rrethe të tjera të vendit, në Përmet, proceset demokratizuese po realizohen pa dhembje, pa mitingje, pa zhurmë, pa eksese, pa thyerje. Këto procese, si kudo gjektë edhe në bisedat e përmëtarëve zënë kryet e vendit, por kudo mbisundon maturia, logjika e shëndoshë, kultura, toleranca. Hyn në derën lokale të ndryshme apo qendron në ambiente publike, por nuk dëgjon njeri të bërtasë. Rrugëve të qytetit nuk sheh njerëz të papunë që bredhin lart e poshtë.
Titulli vazhdon në faqen e prerë më poshtë: pranverën mund ta afrojë. E kam dëgjuar këtë shprehje kohë më parë nga goja e specialistit të nderuar Ahmet Osja në Shkodër. La të…
Në Përmet. (Foto: N. Xhufka)
Noli në Përmetin e Naimit…
Ende e kam në sy atë pllakën e bardhë të mermerit, vendosur në murin e një godine njëkatëshe që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, mbi të cilën është shkruar: «Këtu në vjeshtën e vitit 1923 ka qenë qendra e Partisë liberale që kryesohej nga Fan Noli».
Ende e kam në sy atë pllakën e bardhë të mermerit, vendosur në murin e një godine njëkatëshe që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, mbi të cilën është shkruar: Partisë liberale që kryesohej nga Fan Noli». Noli në Përmetin e Naimit… tre vëllezërit përm…; në Shkodër. Ia…
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë priti delegacionin e MPJ të Japonisë
Dje ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Reis Malile, priti delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë të përbërë nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm politik Yusha Takashima, drejtor për Evropën Lindore Hideaki Donichi etj.
Gjatë takimit, u vlerësua zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Japonisë, dhe u shpreh dëshira reciproke për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Theksi u vu në mundësitë e mëdha, që ekzistojnë për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe
(Vijon në faqen 4)
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik priti përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Këto ditë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit tonë bëjnë një vizitë pune në Bashkimin Sovjetik në përgatitje të hapjes së ambasadës shqiptare në Moskë.
Ata u pritën edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, Juri Kvicinski, i cili pasi vlerësoi hapat e bërë në bashkëpunimin dypalësh, uroi në duke se fillimi i shpejtë i 1 veprimtarisë së ambasadave, përkatësisht në Tiranë dhe në Moskë, do t’i japë një nxitje zhvillimit dhe konkretizimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sovjeto-shqiptar.
(ATSH)
Një delegacion i Kryqit të Kuq Grek vizitoi vendin tonë
Me ftesë të Kryqit të Kuq Shqiptar, këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Kryqit të Kuq Grek, i kryesuar nga kryetari i shoqatës, Gerassimos Apostolatos.
Delegacioni u prit nga kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ciril Pistoli. Delegacionet e të dy shoqatave bënë bisedime për zhvillimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis tyre. Kryqi i Kuq Grek do të ndihmojë në kualifikimin e disa kuadrove të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe do t’i japë atij ndihma materiale.
Në bisedime ishte i pranishëm edhe drejtori i Departamentit për…
…të shpërnd…ntëzakonshme… jetë organ…qi i Kuq, dhe …eve republ…tet balltike…