05/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 shkurt 1991

DUA ME SHUMË SHQIPËRINË

Dimri i këtij viti ka të drejtën të hyjë në histori. Por se si do të hyjë ende është e papërcaktuar. Jemi në udhëkryq: të gjithë dëshirojmë dhe thërrasim pranverën, por disa me veprimet dhe sjelljet e tyre duket se në vend që ta afrojnë, e shtyjnë edhe më tutje. E pra, asnjë shqiptar, nuk dëshiron, (përveç armëve të jash- tëm e të brendshëm qëllimet e të cilëve në mjegull e kaos, sipas parimit të ujkut do të arrishin mirë jetë), destabilizimin dhe rrënimin e vendit. Për dekada të tëra Shqipëria u zhvillua me frv- më e qetësisë dhe të stabilitetit. Është meritë historike e Partisë së Punës që dëti ta mbajë të bashkuar popullin shqiptar rreth programit të saj. Me këtë nuk dua aspak të mohoj vendosjen e pluralizmit politik, lindjen e forcave dhe partive të tjera politike, të cilat me programet dhe rrugët e tyre kanë hyrë në garë me Partinë e Punës për vendosjen e demokracisë dhe përparimin e shpejtë të vendit. E kemi vuajtur mungesën e opozencës dhe të opozitës për rrugët e ndryshme të progresit të vendit. Tani e kemi. Le të na shërbejë kjo për të ndërtuar më shpejt dhe më mirë, në rrugën më efektive, sipas mandatit që do të japë populli. Veç se një gjë është e qartë: pa unitetin si popull dhe si komb vështirë të çajmë përpara. Partitë politike janë një fenomen relativisht i ri në Shqipëri: Shqipëria dhe populli i saj janë shumë më të vjetër. Sado e madhe të jetë një parti ajo nuk mund të përfshijë gjithë popullin në ... ... arritjen me vullnetin e tyre përfaqësuesit e partive politike përpara presidentit disa ditë më parë, për ndalimin e grevave dhe të mitingjeve, dhe të nesërmen dikush nga Partia Demokratike kërkon marrëveshje e quan «nder» që një parti i bën Partisë së Punës që është në pushtet. Me të drejtë të lind pyetja atëherë i kujt është nderi dhe për hir të cilave interesa u arrit marrëveshja? Kaq shpejt arritti të bëjë «nder» vendit një parti e sapokrijuar. Përpara se të duam Partinë, përfaqësuese të së cilës jemi, duam më shumë dhe mbi të gjitha Shqipërinë. Nuk duhet të jena të rrëshohet ag mendja dhe logjika që të bëjmë të kundërtën. Ndryshe, vaj medet për mendjen që kemi. Partitë politike, të etura për pushtet, sidomos ato që nuk e kanë provuar ende shijen e tij në vend që t’i venë vetulla mund t’i nxjerrin sytë Shqipërisë. Sepse kur të zënë ethet e kolltukut dhe të pushtetit sytë janë të parët që verbohen. Duke i kontribuar demokracisë, të mos i kontribuojmë edhe dhe destabilizimit të vendit, dmth, pasojave të tij që sigurisht do të jenë katastrofa dhe diktatura. Një nga faktorët themelorë që e mban popullin të bashkuar është edhe dashuria dhe respekti që ka ai për vendin dhe historinë e tij, veçanërisht për protagonis- tët e historisë sonë kombëtare. Vërejmë me kënaqësi që disa figura të historisë dhe të kulturës sonë kombëtare, të harruara apo të vlerësuara jo aq sa duhet, po dalin në reliev me një ndriçim më të plotë. Kjo është meritë e ko- herave demokratike që po ... Një vështrim i tillë është njëkohësisht edhe fryerje e ndjenjave të brezave të një populli të tërë. Nëpër mitingje, nëpër konferenca po pompohen me të madhe parulla «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa». E kemi dashur dhe e duam botën, ca më shumë Evropën, pjesë e së cilës jemi. E kemi mbrojtur qytetërimin evropian me gjakun tonë. Po sa na e kanë dashur dhe si na ka dashur Evropa? Le të lexojmë dhe të mësojmë historinë, përpara se nga podiumet e mitingjeve t’ia bëjmë popullit Shqipërinë e sotme «ferr» dhe Evropën «parajsë». Kujt i shërbejmë kështu? Dashurisë për vendin apo hemoragjisë kombëtare që tash disa muaj po na ngjet mishtë? Dhe më tej, refugjatët ekonomikë shpallen pa një pa dy «heronj të demokraci- së»?! Ngrihet në qiell Perëndimi dhe shahet Lindja, duke bërë insinuata të rrezikshme në drejtim të politikës së jashtme që ka ndjekur Partia e Punës. Por harrohen fakte të tilla madhore, që shumë se sa për arsye ideologjike dhe partiake janë ndërmarrë dhe të mbrojtur interesat kombëtare. Harrohet për shembull viti 1948 kur Partia e Punës iu preu duart jugosllavëve që donin ta bënin Shqipërinë «Republikë të shtatë» apo viti 1960 kur iu tha «jo» e prerë Hrushovit dhe sovjetikëve. Partia e Punës para se të mbrojë interesat partiake mbrujt interesat kombëtare, prandaj dhe populli e mbështet pa hezitim. E theksojmë këtë sepse ka njerëz që sot po dalin «shpëtimtarë» të kombit. Uniteti kombëtar nuk sigurohet me parulla dhe mitingje, me deklarata të bujshme. Shqipëria ... do të rilindë nga marrëveshja dhe jo nga konfrontimi, nga përçarja. Le ta respektojmë traditën tonë historike: në çastet e vështira, në udhëkryqe të mëdha, ne bashkë, ashtu do ta gjejmë më lehtë rrugën për të dalë nga situata e fundit. Të mos harrojmë thënien e një të mençuri: «Kur ka bashkim edhe e vogla rritet, kur ka përçarje edhe e madhja shperbëhet». Le të jetë refreni ynë vargu i këngës popullore: «Dua më shumë Shqipërinë». Partitë le të jenë një mjet për ta bërë Shqipërinë dhe jo për ta prishur. popull dhe si komb të parti ajo nuk mund të përfshijë gjithë popullin nën anëtarësinë e saj. Në kushtet e pluralizmit ashtu si gjithë populli edhe partitë duhet të kenë vetëm një nënë: Shqipërinë, duhet ta kenë një busull - interesat e popullit. Në këto kushte partitë dhe grupimet e ndryshme politike mund dhe janë në prag të një marrëveshjeje historike. Pa marrëveshje nuk ka demokraci, nuk ka unitet kombëtar. Për hir të popullit, për hir të Shqipërisë lipset të sakrifikohen interesat e ngushta partiake dhe egoizmi për pushtet. Por duket se disa shenja nuk janë edhe aq të mbara. Ende pa u tharë boja e marrëveshjes që u nënshkrua e paraqitur si një kompromis historik, për njësimin të vlerësuara jo aq sa duhet, po dalin në relief kohëve demokratike që po jetojmë. Por le të jemi demokratë deri në fund, dhe të mos kalojmë nga njëri ekstrem tek tjetri, më saktë mos të lancojmë disa figura dhe të nxjerrim disa të tjera. Kështu nuk fiton por humbet kultura dhe historia kombëtare. Por me sa duket edhe këtu ngre krye egoizmi partiak, paragjykimet partiake. Partia e Punës nuk është për mitet dhe legjendat, por për vlerësimin realist dhe objektiv të historisë. Ata që e paraqesin «të zezë» historinë e re shqiptare pas lashtësisë së dytë Botërore i bëjnë një gjykim kolosal historisë dhe unitetit kombëtar.

Malësive të Dibrës

«... Zbrisni në Staravec dhe takoni Lutfí Trupën. E dini se çfarë motivi ka Lutfí në punën e tij? Jo. «Edhe Shqipërinë si gjithë Evropa», thotë ai, por «Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa». Jo me duar dhe dy gishta lart, por dy duart të bashkuara tek puna. Bellovasit ka do muaj që i vidhën vështrimit të tij të ardhmave, i bëjnë lak rrugës. Kanë hak. Kokëulë nuk bisëdohët me tjetrin. Thatësira ua ka prerë fjalën në konak. Nuk janê pak por nga 27 mijë në 6 mijë ku prodhim afro 21 mijë ku patate me pak se një vit më parë. Një vit tejet i thatë, ’90-ta, kundrejt një viti me shirra të kënaqshme ’89-ta. Ec e mos të lidhet gjuha pas këtij stresi ekonomik e psikologjik. I njeh këto ashtu siç njeh punën e bellovasit me token në ato pjesë tërës i tejmet malore, në ato ngastra ku mekanizimi është në kufijtë e pamundësisë, në atë sistem ujitës në mungesë që njëqind herë është argumentuar si shumë i leverdishëm por që burokracia vazhdon t’ia mohojë, i njeh ndaj nuk të bën zemra të marrësh rrugën drejt atyre maleve të bardha. I njeh ndaj befasohesh kur Gani Lami, Hero i Punës Socialiste, të vjen drejt: «Eja në Bellovë të thotë, eja të dëgjosh popullin se si u përgjigjet atyre që duan të ... - Shënime - prishin kooperativën». Kishte diçka madhështore në fjalën e heroit, diçka që nuk kishte se si t’i thoje jo. Do shkoj në Bellovë, në të kaqër fshatra e saj që formojnë kooperativën më malore të vendit. Them më malore se një kryetar i Lekbibajt të Tropojës disa vite më parë u tha shokëve të vet. «E pra, këtu ku mbjell el merr grurë e patate Bello-va, nuk të shkon mendja se mund të mbillet». Do shkoj e do të bëj një reportazh se si Bellova mposht thatësirën, dëborën dhe ngricën, si është qepur malit për t’i marrë atë që nuk ia mori dot një vit më parë, si lufton të fitojë. Nuk është reportazh euforik. Është një reportazh që po të përdorësh thënien e Riza Shehut, kryetarit nga Peshkopia që librozën e pensionit ia dha kooperativa «Bellova e vjetër» ditë për ditën dhe djesërën e ballit, kë të thënë gjithshka. Dua që pas të më ... ndjekin disa nga ata që nga kafeneja e Tiranës mendojnë se prishjes së kooperativave në male. Në pemëtari ka një ligj agronomik: pema pranon vetëm përmjerës. Ai dhe vetëm ai din ku të fusë gërshërën, cilën degë të krasisë dhe lehtë e cilën më rëndë, ku duhet fut sharra e si duhet ta lëmojë plaga. Ky kushk, ku duhet ku dhe përdorë sopata. Janë këto dua që më manulët e pemërritës i caktojnë qartë. Nuk është keq t’i lexojnë edhe disa shkrimtarë, poetë, gazetarë, mercologë... që dikur kanë gjetë ndonjë sopatë të vjetër e të vjetër e të kërkojnë të shkatërrojnë pemëtoret. Në malet e Dibrës mendoj se e ka në vështrirë. Vitet ’60-të këtu krijuan blloqet më të mëdhenj frutorë në vend. Nuk janë pak por mbi një milionë pemë. Mollët e Dibrës i keni parë se si skuqin. Nuk mund të priten trungjet e tyre as me sopatë as me thirrje inkuizitorësh ag-rare. E keni vështirë të ngjiteni në Lurë, megjithatë po guluat të lini fjalët e ngrohta ndaluni më parë në Kroj-Lurë. Pyetni ku e ka kullën Zefi i Preng Rrajës që në janar mbylli vitin kur vidja në moshën 120 vjeçare. Të birin, Gjergjin pyeteni (Vijon në faqen 2)

DEMOKRATIZIMI I JETËS: Ç’NDIEN E Ç’MENDON POPULLI

- Fragmente nga letrat në redaksi - Simbolet i kemi vendosur vetë Kazma e pushka simbolizojnë bijtë dhe bijat më të mirë të Shqipërisë, që u përgjakën në zjarrin e luftës kundër pushtuesve, kundër kolaboracionistëve, bejlerëve dhe agallarëve, vegla të fashizmit, ato bij dhe bija të Shqipërisë që rindërtuan Shqipërinë e mbi gërmadhat e vjetra, ata që e transformuan të gjithë popullin i përjetëson për 45 vjet me radhë. Kazma na duhej ta kishim pranë pushkës si simbol, se me të do të shkakërronin njerëz e përgjithmonë të obskurantizmin e vjetër mesjetar të regjimit të Zogut, por kazma nuk është vetëm mjet për të shkaktëruar, por edhe mjet për të hapur themelet e Shqipërisë së ... Për të afirmimin e këtyre simboleve është dashur disa dhjetra vjet, po na afrohet një simbol tjetër, që e paskan sot mjaf vende të qytetëruara të botës: «lopata». Unë do të mendoja ndryshe për lopatën. Mos u duhet disave si simbol që të varrosin atë çka është ndërtuar e krijuar me mundin e djersën e popullit këto 45 vjet?! PETRIT GJONI ekonomist në Komisionin e Planit të Shtetit Të mbajmë gjallë besimin në njerëzit Jam një mësues i thjeshtë që prej një çerek shekulli jap lëndën e matematikë-fizikës. Nuk jam antar i asnjë partie dhe as nuk e kam ndër mend të bëj ndonjë kërkesë tani në moshën 45 vjeçare për t’u pranuar. Duke ndjekur ngjarjet, veçanërisht këto hëvë të fundit, desha të jap disa mendime të mijat. Linda pas çlirimit dhe nuk provova as luftën për çlirim e atdheut dhe as atë për rindërtimin e vendit, megjithatë në kujtesën time kanë mbetur të pashlyera ato vite të fëmijërisë kur mungonte edhe ajo që është kryesorja për jetën, buka. Këto vështirësi më kalitën dhe më bënë t’i vlerësoj shumë çka kemi arritur. Unë nuk kam ndërmend të bëj moral, por të mohosh gjithçka që është arritur më duket absurde. Me këtë nuk dua të ... Nuk e gëzon njeriun të fituarit, por të qenit i ndershëm Shkas për të bërë këtë shkrim ... - Or djem, ç’thoni kështu? Çpa- mohoj gabimet që janë bërë, politizimin e tepruar dhe shpesh euroforinë e pabazuar që ka zotëruar në propagandën tonë, por duke mohuar gjithçka, mendon se nuk i vijnë në ndihmë atdheut, kombit. Jo! - atëherë i vihet në ndihmë me punë, të heqim ato që na pengojnë, të mbajmë gjallë besimin për përparimin e popullit tonë, se vajtimet s’i kanë sjellë të mirë kujt. Respekti për nënën Shqipëri dhe përpjekjet që janë bërë për ta lartësuar këtë nuk kemi kurtsesi si t’i mohojmë. DEDE KOKA Mirditë

Nuk e gëzon njeriun të fituarit, por të qenit i nderuar

... shkatërruar, ... Shkas për të bërë këtë shkrim u bë një udhëtim nga Tirana javën e kaluar. Vinin me tren në drejtim të Ballshit, në sedile ku isha ulur përballë me me njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme. Një student i Universitetit të Tiranës (dega matematikë), një punëtor nga Elbasani dhe një pensionist. Diskutimi filloi i qetë, por klima u prish nga fundi kur studenti i tha shprehmisht pensionistit: «xhaxha sa vjet ke punuar? Sa librezë kursimi ke, dhe në fund ajo çka nuk pritej dhe më e hidhura: ku i ke prerë këta gishtërinj dhe kush t’i preu? nëtekst i qartë. - Or djem, ç’thoni kështu? Çpa-kanegësi keni? Ju vërtetë më len-duat plagën që kam në trup, por këtë e gjeta nga vetja, nga pakujdesia ime në punë. Partia e pushteti ma mbyllën plagën. - Pensionisti nga gjykuptuam ishte me kulturë dhe i rrahur me jetën se shtoi: kur e pyetën një dijetar se ç’gëzove në këtë jetë, ishte përgjigjur: «Në pleqëri nuk e gëzon njeriun të fituarit e pasurisë, sikundër thonë disa, por të qenit i nderuar». Dhe jemi të nderuar e të kënaqur nga jeta, kur të jemi më të ditur e më të zot se sot. PERLAT ARAPI lagja nr. 5, Memaliaj

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË SRI LANKËS

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Demokratike Socialiste të Sri Lankës, Ranasinghe Premadasa: «Kremtimi i përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Sri Lankës më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e ngrohta dhe popullit Tuaj urimet më të mira për mirëqenien e tij dhe zhvillimin e vazhdueshëm të vendit». (ATSH)

Nga veprimtaria e delegacionit shqiptar në Davos

Në konferencën e Davosit, vazhduan diskutimet rreth ecurisë së reformave politike dhe ekonomike në vendet e Evropës Lindore dhe qëndrimet e Perëndimit ndaj tyre. Përfaqësuesit e shteteve të ndryshme diskutimet e tyre i paraqitën vështirësitë që ndeshin reformat ekonomike në vendet përkatëse dhe nevojën e mbështetjes nga shtetet perëndimore. Duke diskutuar për këtë problem, Zv/kryesekretari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Fatos Nano, theksoi se kjo mbështetje nuk duhet të jetë jashtë Evropën Juglindore e të gjithë Ballkanin, rajon më mjaft sensibël, stabiliteti ekonomik dhe politik i të cilit ndikon në mbarë rajonin e drejtpërdrejtë në stabilitetin e Evropës. Ai nënvizoi angazhimin e vendit tonë, Shqipërisë në një proces të tillë reformash demokratike që prekin sa politikën aq edhe ekonominë, duke shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunimin të frytshëm me Evropën dhe botën. Gjatë këtyre ditëve delegacioni i vendit tonë ka marrë takime edhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Vilfrid, P. Talwitz, ministrin e Financave të Austrisë, Ferdinand Lacina, me ministrin hungarez të Bashkëpunimit me Jashtë, Bela Kadar, me presidentin e Forumit, Klaus Schwabh, me presidentin e Kroacisë, Franjo Tuxhman, me nënkryetarin e Komisionit të Komunitetit Evropian, Leon Brittan, me drejtorin e përgjithshëm të GATT-it, Arthur Dunkel, dhe me personalitete të tjerë të organizmave ekonomike e financiare. (ATSH)

Konferencë shtypi në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, u organizua një konferencë shtypi me pjesëmarrjen e gazetarëve të organeve të shtypit, Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Radiotelevizionit. Në këtë konferencë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sazan Bejo, foli për kontaktet dhe veprimtarinë diplomatike të kohëve të fundit të Shqipërisë në disa vende të Evropës, informoi për vizitën që do të bëjë këto ditë në Tiranë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, ngritjen në të ardhmen të një qendre ndërkombëtare të shtypit në Tiranë, etj. Duke folur për zhvillimet e kohëve të fundit në gjirin Persik, ndër të tjera ai theksoi se lufta në Gjirin mbartin rrezikun e shkallëzimit të luftës dhe të zgjerimit të saj në përmasa që do të ishte vështirë paskëtaj të kontrollohej e që do të vinte në pikëpyetje edhe vetë sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria thekson edhe njëherë se i duhet dhënë fund sa më shpejt luftës, duhet të vendoset ligjin, prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve, jo vetëm të mos jenë pjesëmarrës në këtë rast, por të ndihmojnë forcat e ruajtjes së rendit që ta kryejnë detyrën normalisht. (Vijon në faqen 4)

NJOFTIM I AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

I pyetur rreth qëndrimit e veprimit të forcave të ruajtjes së rendit në mitingun që organizoi Partia Demokratike në qytetin e Burrelit, më datën 3 shkurt 1991, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baça, sqaron se nga ana e policisë ishin marrë të gjitha masat që mitingu të zhvillohej normalisht. Pas mbarimit të mitingut të Partisë Demokratike, një numër qytetarësh të irrituar u përpoqën të organizonin një kundërmiting. Atëherë forcat e ruajtjes së rendit, në përputhje me ligjin, ndërhynë për shpërndarjen e manifestuesve dhe ia arritën plotësisht qëllimit. Nuk pati asnjë të plagosur dhe në polici nuk është paraqitur asnjë qytetar për ankesë. Kundërmitingjet e çdo lloji janë të paligjshme dhe ndaj pjesëmarrësve të tyre forcat e ruajtjes së rendit do të ndërhyjnë për të zbatuar jenë pjesëmarrës në këto raste, por, për të ndihmuar (ATSH)

Bashkëpunim kulturor gjithnjë në rritje

Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore midis Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Italiane, Kinostudioja «Shqipëria e Re», organizoi dhe në sallën e koncerteve të Pallatit të kulturës në kryeqytet hapjen e veprimtarisë «Java e filmit italian». Merrnin pjesë zëvendëskryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Çapajev Gjokutaj, drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkim Dino dhe shokë të tjerë. Ndodheshin edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Xhorxho De Andreis dhe funksionarë të tjerë të ambasadës. Duke marrë shkas nga kjo veprimtari dhe për të mësuar diçka më shumë rreth bashkëpunimit shqiptaro-italian në fushën e marrëdhënieve kulturore, redaktori ynë VIRO[N?] GJYMSHANA zhvilloi këtë bisedë me atasheun për marrëdhëniet kulturore me vendin tonë pranë ambasadës italiane në Tiranë, NIKOLA FIRMANI. - Ç’përfaqëson ky aktivitet në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe kulturore? - Është vetëm një pjesëz e një aktiviteti gjithnjë në rritje. E them këtë nisur nga fakti se jo larg, por më 17 janar të këtij viti, në Romë u nënshkrua një protokoll dypalësh për marrëdhëniet kulturore trivjeçare, 1991-1993, që parashikon shkëmbime të shumta midis dy vendeve, si koncerte, ekspozita, shkëmbime kulturore midis të rinjve të të dy vendeve etj. - A është përcaktuar diçka konkrete, emra, data etj.? - Java e filmit italian do të pas[ohet?] nga vënia bashkërisht në skenë e «Berberit të Seviljes» që do të shfaqet në skenat tuaja nga 19 shkurti deri më 10 mars. Katër këngëtarë lirikë, dirigjenti, skenografi, një konsulent artistiko-teatror, që do të japë edhe një pasqyrë për operan botërore, italiane dhe Rossinin, do të jetë pjesëmarrja jonë, artistët e tjerë do të jenë tuajët. Po ashtu dirigjenti i njohur tashmë edhe në vendin tuaj, Marcelo Abado, së bashku me dy pianistë të tjerë, do të japin në fund të muajit mars një cikël koncertesh me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së Moxartit, do të organizohet panairi i dytë i librit italian dhe ekspozita e pikturës bashkëkohore italiane. (Vijon në faqen 3)

Ministrinë e P... [fragment i prerë] ... e, Shpëtim Çau... [fragment i prerë] ... din e yberlit... [fragment i faqes ngjitur, pjesërisht i palexueshëm]