Rinovimin e vetvetes Partia e Punës e bën nëpërmjet anëtarëve të saj.
Në këto ditë dimri, me temperatura mjaft të ulta, takojmë Shkëlzen Dollapin, bateristin e parkut të mallrave në Bajram Curri. Në punë e sipër vinin e shkonin shoferët e këtij parku, ndër të tjerë Isuf Llamnica, Ndoc Kola, Ibrahim Mustafa, Fran Prendi etj. që cilët sillnin dhe merrnin bateritë e makinave në këtë mjedis. «Të lumtë dora, thanë ata, jo vetëm për punë me çelësi, por për mbajtjen e fjalës në afatin e caktuar». Janë pikërisht këta shoferë që të flasin me pasion dhe për punën e tyre, si i kapërcejnë vështirësitë e i hasin në tranzit, në rrugët malore deri rrëzë bjeshkëve të mbuluara me borë dhe akull. Shkëlzeni ka kemi shok të mirë, puna i ka dhënë autoritet, ndaj gëzon respektin e kolektivit. Një vit më parë ka qenë instruktor në Komitetin e Partisë, më vonë sekretar i byrosë së partisë në kooperativën bujqësore Babinë. Parantezë: kjo ekonomi për rezultatet e arritura u shpall në kooperativat më të mira të rrethit. Rinovimi i Partisë ndër të tjera kërkonte që të lehtësohen aparatet. Pati preokupacion: ku do të shkonte ky shok? Ju ofruan disa detyra si kuadër drejtues. «Mos u shqetësoni për emrin tim, tha ai, sa më afër prodhimit do të shkoj punëtor, zanatin e kam baterist, do të luftoj ta përvetësoj sa më mirë atë. Këtë punë jam i zoti për ta bërë», prandaj do të shkoj në parkun e mallrave.» «Unë jam i kënaqur, po ju?», iu drejtua kuadrove të atij komiteti, të cilët shprehën ndonjë mosbesim. të saj. A nuk është shembull ky për ndonjë zyrtar partiak që pret? Në Komitetin e Partisë së rrethit të Tropojës, nga punonjësit e aparatit që të operohet më shpejt dhe konkretisht kundër burokratizmit, për lehtësimin e organikave. Pengesa është hezitimi se ku do t’i çojmë këta kuadro. Përgjigjja që jep shembulli i Shkëlzenit është: Secili sa më afër prodhimit, të gjejë vendin e punës. Primtëria është e pajustifikueshme në këto momente. HYSNI PRENGZI
Nga puna në repartin e prodhimit të shportave në ndërmarrjen artistike të Beratit. (Foto: N. Xhufka)
Dëshira për zhvillim është punë, më shumë punë
INTERVISTA JONË
Një grup pune i Universitetit të Barit (Itali) i përbërë nga prof. Girone, dekan i fakultetit ekonomik e tregtar, prof. Dalmato i fakultetit juridik dhe prof. Di Comite i katedrës së studimeve mbi shoqëritë e Mesdheut bëri një vizitë disaditore në vendin tonë. Gazetari ynë KRISTAQ ÇOKA u takua në aeroportin e Rinasit kur ata po ktheheshin në atdhe dhe u kërkoi një intervistë. Profesorët italianë pranuan me kënaqësi dhe zgjodhën si përgjegjës të tyre, prof. LUIGI DI COMITE.
Pyetje: Profesor, me ç’pershtypje po largoheni nga vendi ynë? Përgjigje: Fillimisht parapëlqej të flas për përshtypjet me të cilat erdhëm. Ishim në dijeni të proceseve demokratizuese që u përvijuan qartë që në muajt e parë të vitit 1990. Tani, pas një viti, patëm rastin të vëzhgonim nga afër me to. Larg do subjektivizmi, jam i mendimit se këto të ndryshëm të fakultetit ekonomik në Tiranë, u informuam gjerësisht e me kompetencë mbi reformat ekonomike të ndërmarra e që janë në themell, të cilat i vlerësomë si shumë të rëndësishme e pozitive. Pamë dhe disa tekste që janë në përdorim. Për të qenë i sinqertë duhet thënë se ato nuk i përgjigjen më realiteteve ekonomike që po ndërtohen. Përmbajtja e leksioneve duhet përshtatur pa vonesë në përputhje me reformat e ndërmarra. Për këtë ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmesën e bashkëpunimit tonë. Tekstet duhet të reflektojnë sidomos ndaj mekanizmave të ri ekonomik. Pyetje: Meqë ra fjala, cili është mendimi juaj për mekanizmin e ri ekonomik? Përgjigje: Duke patur parasysh praktikën e deritanishme të ekonomisë shqiptare si ekonomi e centralizuar dhe orientimet aktuale të ardhmen e ekonomisë shqiptare? Përgjigje: Me reformat e ndërmarra dhe orientimet e dhëna të sistemit e saj e lidh me mekanizmin e ri ekonomik. Ndryshimet aktuale në fushë të ekonomisë janë një potencë për zhvillim. Ndërsa zhvillimi vetë është në varësi të disponibilitetit të punonjësve të të gjitha sferave dhe specialistëve e punëtorëve shqiptarë. Nëse dëshiron për zhvillim nuk e shoqëron me kontribut konkret e të sinqertë, do të zhgënjeheni lidhur. Pyetje: Me sa duket, ekonomia shqiptare tregon se Shqipëria ka nevojë për zhvillim. Ekonomia e çdo vendi ka specifikat e veta. Prandaj ju s’duhet të sugjeroni vetëm kurreshtje nga modelet ekonomike të këtij apo atij vendi. Natyrisht që duhet të ruhet… t’u referoheni, por gjithmonë jo duke transplantuar, por duke përshtatur. Duke ndërtuar një ekonomi tregu shqiptare dhe duke punuar shumë secili, ju do ta ndjeni jo vonë eficiencën e sistemit që po ndiqni, do të keni rritje ekonomike dhe për pak vjet ekonomia juaj mund të konfrontohet me ekonominë e vendeve të tjera evropiane. Pyetje: Ç’mesazh do të dëshiro- (Vijon në faqen 2)
Për largohen që u përvivuan pas një viti, patëm rastin të njihmi se këto procese janë konkrete dhe po ecin në rrugë të mbarë. Kjo, për mua, i dedikohet pikëtave të njëpasnjëshme të hedhura me kujdes e reflektim përgjatë gjithë vitit të kaluar. Dhe po të vazhdohet të ecet me këtë temp e logjikë veprimi, sukses i juaj është i garantuar dhe demokracia nga funksionale s’do të vonojë të bëhet e frytshme.
Pyetje: Ju bëtë një vizitë pune këtu. Ç’konkluzione arritët?
Përgjigje: Nga bisedat e takimet që patëm me titullarë e pedagogë
sodomos ndaj mekanizmit dhe orientimet aktuale drejt ekonomisë së tregut, mekanizmin e ri ekonomik si konceptim dhe realizim e gjykoj të domosdoshëm dhe krejtësisht të përpilgur. E them këtë, sepse një ekonomi e centralizuar nuk mund të kalojë në ekonomi tregu nëpërmjet një trau-li të zbrazët, nëpërmjet «hepapash ajri». Kjo do të sillte bilance ekonomike të dezekuilibruara dhe situata konfliktuoze ekonomike e sociale. Për këtë arsye duhet një hallkë lidhëse, një nyje, një urë.
Pyetje: Si e shihni të sotmen dhe të ardhmen e ekonomisë shqiptare?
Përgjigje: ...
(Vijon në faqen 4)
Në Presidiumin e Kuvendit Popullor
Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Shaht Tozaj dhe anëtarja e këtij Presidiumi Eleni Selenica, pritën dje përfaqësuesit e Partisë Demokratike lidhur me disa kërkesa që i janë drejtuar kohë e fundit nga ana e kësaj Partie, Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Kryetarit të tij.
1. Megjithëse më datën 17.1.1991 mbi bazën e konsensusit nga të gjithë subjektet elektorale u arrit një marrëveshje që të shtyhet data e zgjedhjeve dhe të mos bëhen ndryshime në ligjin «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor», me përjashtim të pjesëmarrjes të të gjitha partive të reja politike me përfaqësues të tyre në komisionet e zgjedhjeve, gjë që u zgjidh nga ana ligjore, përsëri nga Partia Demokratike ngrihet çështja e rishikimit të këtij ligji.
Lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesve të Partisë Demokratike ju shpjegua se ligji «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor» është miratuar nga Kuvendi Popullor dhe nuk ka të drejtë asnjë organ tjetër që të bëjë ndryshime në të për çështje thelbësore. Kuvendi Popullor sipas Kushtetutës tani është i shpërndarë. Megjithatë ligji është plotësisht demokratik dhe garanton zgjedhje të lira, të përgjithshme, të fshehta, të barabarta dhe të drejtpërdrejta, në bazë të vullnetit të shtetasve. Pra as del nevoja për ndonjë ndryshim.
2. Partia Demokratike ka shtruar çështjen e «depolitizimit» të ushtrisë, të organeve të punëve të brendshme dhe atyre të drejtësisë ashtu si dhe çështjen e lirimit të të gjithë të burgosurve politikë.
Për të dy këto çështje shpjeguan anëtarët e Presidiumit është vepruar dhe do të veprohet vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi dhe duke patur parasysh ndryshimet që kanë ndodhur, si dhe qëllimin për të mënjanuar përçarjet, prishjen e unitetit dhe për të garantuar paqen sociale.
3. Kërkesës së Partisë Demokratike për të organizuar manifestime publike kur e ku ta duan, iu dha kjo përgjigje: Presidiumi i Kuvendit Popullor këshillon që gjitha subjektet që gjatë fushatës elektorale të evitojnë mitingjet dhe manifestimet në rrugë e sheshe, nisur gjithmonë nga qëllimi garantuar paqen sociale.
Në rast se ndonjë nga subjektet pa marrë parasysh këtë këshillë dëshiron të organizojë mbledhje e manifestime publike në rrugë, për kohën dhe vendin e zhvillimit të tyre duhet të merret vesh me organet e ruajtjes së rendit publik, të cilave dekreti nr. 7408, datë 31.7.1990 «Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike», u ka dhënë kompetenca të plota që të gjykojnë e të vendosin. Në është detyrë e Presidiumit të ndërhyjë për të caktuar se cilin vend e në cilën kohë duhet zhvilluar ky ose ai miting a manifestim.
4. Përsa i përket kërkesave të Partisë demokratike për disa pajisje, mjete teknike etj. këto janë çështje që duhet të zgjidhen me organet shtetërore ekzekutive. Presidiumi i Kuvendit Popullor do t’i sugjerojë Këshillit të Ministrave që brenda mundësive që janë të shqyrtojë zgjidhjen e tyre në një kohë sa më të shkurtër.
Tiranë, më 5.2.1991
Sqarim i drejtorisë së Shypit dhe Informacionit të Këshillit të Ministrave
Drejtoria e Shypit dhe e Informacionit pranë Këshillit të Ministrave e quan të nevojshme të bëjë një sqarim rreth njoftimit për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 25 janar të këtij viti.
Ky njoftim është interpretuar sikur deri më 15 shkurt do të mbusheshin dyqanet me të gjitha mallrat e nevojshme ushqimore e industriale, si dhe të gjitha fabrikave do t’u sigurohej lënda e parë e importuar. Siç dihet, Këshilli i Ministrave në atë mbledhje kërkoi që brenda datës 15 shkurt të vendosej rregull për një shpërndarje e rishpërndarje më mirë të artikujve ushqimorë që disponoheshin. Për këtë qëllim ai vuri detyra që të bashkërendoheshin punët midis prodhuesve, transportuesve dhe treguesve të këtyre mallrave, që të evitohej administrimi i keq i tyre që rridhte nga moshedhja e mallrave në treg për mungesë të ambalazheve, të transportit të bërë. Ndërsa në anën tjetër, nuk u mungon lënda e parë ose që nuk e sigurojnë në vend. Ai kërkoi që në këtë ndërmarrje, të marrë fund organizimi i dobët dhe shkrehja në punë e punonjësve. Këshilli i Ministrave kërkoi nga dikasteret më shumë kontroll e disiplinë për përmirësimin e situatës, si dhe të gjejnë rrugët për të lehtësuar gjendjen në ndërmarrjet ku mungojnë lëndët e para të importit. Së treti, për sa u përket druve të zjarrit, Këshilli i Ministrave i vuri detyrë Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomisë Komunale të menjanonjnë anomalitë e vëna re, duke e zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Ditët e fundit Këshilli i Ministrave urdhëroi edhe Ministrinë e Mbrojtjes Popullore që me mjetet e saj të ndihmojë në transportin e druve. gjithashtu organeve të tregtisë së jashtme të siguronin në kohë mallrat ushqimore të planifikuara. Nga të dhënat e deritanishme, që rezultojnë nga kontrolli që ushtron Këshilli i Ministrave, del se detyrat e ngarkuara po zbatohen sipas parashikimit, si për mallrat ushqimore të vendit, ashtu edhe për ato që vijnë nga importi. Për 2 muajt e parë të këtij viti janë çelur fonde për mallrat ushqimore me një vlerë prej 27 milionë dollarë. Së dyti, në atë mbledhje Këshilli i Ministrave vuri detyrën, tjetër që brenda datës 15 shkurt të stabili- Drejtoria e Përgjithshme të Ekonomisë Komunale të menjanonë ndihmojë në transportin e dru-ve. Për sa i përket furnizimit me perime të stinës, me qumësht, vezë etj., komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve iu caktuan detyra konkrete për të intensifikuar shërbimet ndaj perimeve e blegtorisë, për të rritur prodhimin dhe dorëzimin e tyre, për të plotësuar nevojat e rrethit të vet dhe kontratat me të tjerët. Këshilli i Ministrave, duke kontrolluar zbatimin e detyrave të ngarkuara ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për nevojën e intensifikimit të punës në drejtimet e mësipërme, si nga organet qendrore, ashtu edhe nga komitetet ekzekutive të rretheve.
U ZHVILLUA SEANCA E PROGRAMUAR PËR SHQIPËRINË NË KONFERENCËN E DAVOSIT
Në Davos u zhvillua seanca e programuar e Forumit për Shqipërinë, në të cilën merrnin pjesë personalitete politike, afaristë dhe përfaqësues të shtypit nga vende të ndryshme.
Në Forum, zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Fatos Nano, paraqiti në mënyrë të përmbledhur rrugën e reformave në Shqipëri. Ndër të tjera ai tha:
«Shqipëria e sotme shqiptare po reformohet në mënyrë të gjithanshme për të mënjanuar gjithçka që e vjetëroi kohë dhe për të gjeneruar forca të reja lëvizëse të zhvillimit të saj. Rruga e reformimit të saj kalon përmes demokratizimit, stabilitetit pluralizmit politik dhe ekonomisë së tregut, unitetit kombëtar të vendit, bashkëpunimit të hartuar ndërkombëtar. Mbi realitetin që po ristrukturojmë, po hedh shtat ndërtimi i një shoqërie më të përparuar moderne, ku po gjejnë zgjidhje kërkesat e reja të zhvillimit intensiv të vendit. E gjithë kjo mbështetet në një kuadër të ri ligjor, që sintetizohet në projektin e kushtetutës së re të Shqipërisë.
Me ndryshimet kushtetuese zgjerohen dhe thellohen më tej të drejtat dhe liritë demokratike të shtetasve. Krahas të drejtave dhe lirive të njohura e të garantuara nga kushtetuta e mëparshme, si barazia para ligjit, e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejta për punë e për pushim, për arsimim dhe shkollim shëndetësor falas, për punë në kushte të sigurta e higjienike, për mbrojtje të jetës dhe të pronës, për të drejtën e besimit dhe e ushtrimit të fesë, përfshirë edhe çeljen e institucioneve fetare; e drejta e lëvizjes së lirë të shtetasve brenda e jashtë vendit, duke përfshirë edhe të drejtën për të punuar jashtë shtetit; e drejta e grevës, kur nuk plotësohen të drejtat e punonjësve të njohura me ligj; e drejta e bashkimit të shtetasve në parti politike, zgjerohen e plotësohen me tej garancitë materiale e procedurale për paprekshmërinë e personit etj. Normat e reja juridike janë në pajtim të plotë me standartet ndërkombëtare të njohura nga Akti Final i Helsinkit dhe dokumenti të tjera të KSBE-së, përfshirë Kartën e Parisit.
Duke folur për reformën ekonomike, ai tha se thelbi i saj qëndron në zëvendësimin e sistemit të tërësisht së planifikuar nga qendra me mekanizma të ekonomisë së tregut, duke krijuar kushte që të konkurojnë e të bashkëjetojnë sektori shtetëror me atë kooperativist e privat, rol ekuilibrues i shtetit me iniciativa e lirë të gjithë subjekteve ekonomike, sipërmarrësit e vendit me ata të huaj.
Reforma ekonomike ka për qëllim përshtatjen e zhvillimit dhe orientimin strukturor të ekonomisë, rritjen e vazhdueshme të standartet të jetës së popullit, që aktualisht arrijnë në rreth 800 dollarë të ardhura kombëtare për frymë, 45 për qind e të cilave krijohen në në kushtet materiale e psikologjike të vendit tonë, për të mos destabilizuar jetën në vend. Reforma parashikon një ristrukturim të thellë të ekonomisë në përputhje me prirjet dhe kërkesat e integrimit në tregun evropian e më gjerë. Kjo do të arrihet duke kufizuar dukshëm investimet në degët e industrisë së rëndë, që të krijohen mundësi reale për të zhvilluar më shpejt e me përparësi bujqësinë, industrinë ushqimore e atë të lehtë, transportin, turizmin dhe shërbimet, si veprimtari ekonomike me rentabilitet të lartë dhe efekt të shpejtë. Ky ristrukturim do të mbështetet e realizohet mbi bazën e vetëfinancimit, të pjesëmarrjes në fitime dhe të bashkëpronësisë së punonjësve në ndërmarrjet shtetërore, si dhe me zgjerimin e veprimtarive private individuale, familjare e me ortakëri në prodhim e në shërbime. Shteti me anën e sistemit fiskal, të rregullave ligjore e të masave të tjera sociale do të sigurojë mbrojtjen e interesave të shtetasve.
Me masat që po merren për shpërqëndrimin e prodhimit, të ndërtimit e të shërbimeve dhe krijimin e sa më shumë njësive të mesme e të vogla, do të zgjerohen frontet prodhuese të punës, do të çlirohet buxheti i shtetit nga shpenzime administrative, do të zbutet e mënjanohet pozita, monopol e treg e ndërmarrjeve të mëdha dhe do t’i hapet rrugë konkurrencës për efektivitet më të lartë. Për të rritur rentabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë dhe për mënjanimin gradual të veprimtarive me
[Fillimi i pjesës së dukshme të intervistës është i prerë.] ...në kushtetutën e re sanksionohet rishtaz liria e institucioneve fetare; e drejta j’ të KSBE-së, përfshirë Kartën e Parisit.
Pyetje: Ngja bisedat e takimet që patëm me titullarë e pedagogë bujqësi. Zbatimi i reformës synon që kalimi në ekonominë e tregut të shoqërohet me një politikë të matur sociale, me qëllim që kostoja e këtij transformimi të mos jetë më e prekë niveli e jetesës së popullit. Në Shqipëri vitet e fundit u krijuan çrregullime jo të vogla në tregun e mallrave të konsumit e në qarkullimin e parasë, në furnizimin e ekonomisë me lëndë të para, materiale, energji dhe në zënien me punë të njerëzve.
Megjithëse shteti ynë po merr masa të jashtëzakonshme për normalizimin e ekonomisë e të tregut të brendshëm, në rastin e një vendi të vogël si Shqipëria është e nevojshme edhe asistenca e organizmave ekonomike ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, Banka e re Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, krahas asaj të kapitalit privat. Për këtë janë krijuar tashmë garanci adekuate ligjore nga shteti shqiptar dhe janë ndërmarrë iniciativa të nevojshme nga ana e tij. Ne i riallforcojmë ato dhe jemi të gatshëm të zhvillojmë edhe në këtë forum kontakte dhe diskutime të hapura e frytdhënëse për realizmin e tyre. Në Shqipëri ka një predispozicion të theksuar për të bashkëpunuar me partnerët e huaj, duke respektuar interesat e përfitimeve reciproke.
Reformat ekonomike, vazhdoi më poshtë ai, kanë në themel përshtatjen e parimeve bazë të kalimit të ekonomisë drejt ekonomisë së tregut të lirë, ibur drej ekonomisë së tregut
Ç’organizimi i shton vështirësitë e furnizimit
- Nga një kontroll që u organizua këto ditë në njësitë tregtare të Tiranës
Në bisedë me Kujtim Kacelin, Agim Pengën e anëtarë të tjerë të grupit të kontrollit mësojmë: Prodhuesit kanë mangësitë e veta.
Edhe tregtia me jashtë nuk bëhet pa vështirësi, por ajo nuk është përgjegjësi. Megjithatë, seksioni i tregtisë në rreth, mirë e mendoi, «ta fillojë nga vetja». Dhe në shumë njësi u gjetën mjaft të meta. Në njësia tek Shkolla e Kuqe u gjet me pusull në derë. Bënte pushim. Një njësi fundja... Megjithatë një njësi, furnizon rreth një mijë familje. Në Mapon nr. 5/2 shitësi merr dhjetë ditë pushim, njësia rri mbyllur dhe qindra blerës vijnë verdallë, sepse ndërmarrja nuk merr masa për të zgjidhur mënyrën e furnizimit të tyre. Në njësinë 23, banorët ankohen se shitësja nuk u ka dhënë furnizimin e janarit. «Është djegur», u thotë. Pastaj e përcjell përgjegjësinë në ndërmarrje. Blerësit kanë të drejtë që të dyshojnë.
Në të gjitha njësitë u panë rezervat me artikuj ushqimorë. Ato që ishin nëpër disa magazina u hodhën në treg. Një burim. Veç këtij u bënë llogari për të përcaktuar norma të drejta furnizimi me sheqer, vajra, oriz, etj. etj. U tishtikua edhe furnizimi i njësive private. Të pakënaqur përkohësisht, gjatë kësaj periudhe të vështirë. U rregullua edhe organizimi i shpërndarjes. Që qytetari ta marrë furnizimin e tij kur të dojë, edhe në javën e parë të muajit pasardhës. Nga ana tjetër, njohja e plotë e rezervave, mobilizoi edhe ndërmarrjet, edhe rrethin për të kërkuar burime të tjera furnizimi. Disa qindra kv artikuj ushqimorë u shtuan, po tërheqin edhe 450 kv sheqer shtesë nga Maliqi. Normat garantohen. Po marrin edhe nga Lushnja 200 kv. perime, por patate kemi vetëm sa për çerdhet, shton në seksionin e tregtisë të rajonit 3, Adrian Mërtiëri. Edhe në seksionet e rajoneve të tjera ka shtesa të tilla. Një sasi qumështi pluhur po i shtohet furnizimit. Një kontingjent vezësh nga importi pritet të vijë së shpejti, dhe shpërndarja e tyre do të bëhet me normë. Pra, kontrolli, njohja e plotë e gjendjes, nxiti për të kërkuar burime të ndryshme furnizimi.
Pse duhet të priten kontrolle nga lart për të zgjidhur ato probleme që po zgjidhen. Edhe për të sqaruar qytetarët duhet ndihmë nga lart? Qytetarët kërkojnë që furnizimi... (Vijon në faqen 2)