Blegtoria është një sektor ekonomik ku natyra, si për të mirë, ashtu edhe për të keq, ka ndikime të fuqishme.
Blegtoria është një sektor ekonomik ku natyra, si për të mirë, ashtu edhe për të keq, ka ndikime të fuqishme. Aq më tepër kur kjo shoqërohet me pakujdesitë e njerëzve ndaj kafshëve, i japin goditje të rënda sa që e çojnë blegtorinë në prag të shkatërrimit e të urisë. Thatësira bëri punën e vet, krijoi tërë ato shqetësime që i njohim, por e keqja është se ky faktor po bëhet përcaktues në mendimin e njerëzve, sepse po përdoret vend e pa vend si arsye mbi të gjithë arsyet, pra po krijon pesimizëm tek njerëzit e pse jo edhe fatalitet. Gjendja e blegtorisë sot në Shqipëri për tufat e përgjithësuara është e zymtë, anemike, me prodhim minimal, që po vazhdoi kështu, nuk dihet se ku do të katandiset. Ja disa të dhëna për muajin janar: Plani i prodhimit dhe dorëzimit të mishit, qumështit e vezëve plotësohet rreth 78 për qind, ndonëse është plani më i ulët ndër rendimentet e lopëve për këtë periudhë. Popullsisë qytetare e të qendrave industriale, në krahasim me janarin e vitit 1990 i jepen nga prodhimi i ynë më rreth 35 për qind më pak qumësht e vezë. Pra këto shifra janë mjera ton qumësht e miliona vezë më pak. Deficitet do të thellohen edhe më shumë nëse nuk shkurtohet e pse jo edhe në prill-gershor. Po të dhëna nuk mund të krahasohen me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara as me 15-20 vjet më parë. Rendimenti, sidomos në qumështin e lopës nga viti në vit ka ardhur duke u ulur, kur përmirësimi gjenetik rritet. Edhe një fakt, rreth me potencialë blegtor si Lushnja e Fieri prodhojnë afërsisht gjysmën e sasisë së qumështit të janarit të vitit të kaluar; në rrethët Durrës, Korçë, Shkodër prodhojnë 30-40 për qind më pak, kurse rrethet malore nga tufat e përgjithësuara si Puka, Mati, Mirdita në zonën fushore vazhdon edhe 60 ditë kurse në malësi rreth 90 ditë. Asnjë iluzion nuk duhet të kemi se do ta përmirësojmë shpejt gjendjen e blegtorisë mbasi ajo është vazhdë e vjetër, por kushdo mund të pyesë: Çfarë mund të bëjmë? A ka rrugë e mundësi që të zvogëlojmë e minimizojmë pasojat? Sipas mendimit tim dy probleme duhet të kemi parasysh që do të zbusin këtë gjendje të vështirë. Analiza e shkaqeve që na krijuan këtë gjendje, jo për t’iu kthyer të kaluarës e për ta vajtuar atë, por për të marrë masat që situata të tillë mos të përsëriten si dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm, si në kohë lufte, për të shpëtuar blegtorinë. Kur flas për mobilizim, nuk kam parasysh sloganet që janë përdorur vazhdimisht, nuk kam parasysh mbledhjet e fjalët boshe karakteristike të burokracisë, as kërkesat për koncentrat e import, por kam parasysh të kundërtën e tyre, pra kryerjen e detyrës nga secili e pse jo edhe përgjegjësinë ndaj shkatërrimeve. Sot blegtoria nuk ka nevojë për shkencën e madhe, për eksperimente klasike, por për të jetuar së bashku me kafshën në stallë ashtu siç vepron fshatari për bagëtitë e tij, për të mbyllur dyer e dritare që të rritet ‘sadopak temperatura; atje ku janë mundësitë të ngrohim mjediset ku rriten të vegjëlit; të largojmë plotësisht lagështirën; të bëjmë grumbime më të vogla të bagëtive të imta për të shfrytëzuar çdo burim të mundshëm ushqimor. Mos harrojmë, sidomos ripërtypësit konsumojnë e asimilojnë edhe ferrat, edhe gjethet e rëna të pyllit, edhe halat e pishës, edhe gjethet e maresë, edhe… çdo gjë që ka sadopak vlera ushqimore. Atje ku ka pak lopë, sidomos në malësi, t’i jepen përkohësisht familjeve për t’i shpëtuar. Shumica e drejtuesve heshtin, me gjithëse se janë komunistë, organet e pushtetit ia kanë lënë në dorë bazës. Heshtja, sërish dhe mungesë përgjegjësie për blegtorinë kolektive. Po Ministria e Bujqësisë? Dua të them, siç e ndjej, nuk është aspak në rolin e saj, aty po merren më shumë me marrëdhëniet me jashtë, se sa me problemet e bujqësisë. Gëmushëzën zyrat e drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë nga njerëzit e shqetësuar për problemet me botën e jashtme, e kthejnë në ky shqetësim është me interes, sepse janë joshëse valixhet plot që bien. Në Eksimagro as që e kanë mendjen tek eksporti, që të rrisin valutën, por të importi se si ta shpenzojmë edhe atë pak valutë që kemi. Pra të duket vetja sikur je në ministrinë e tregtisë së jashtme e jo të bujqësisë. Bëhen mbledhje për të blerë dele nga importi e harrojmë se po ngordhin edhe këto që kemi. Blihen pula, harxhohet valuta, por themirim dyfishin e pulave të komplekseve, megjithatë ska vezë. T’i lemë llafet. Sot është koha të shpëtojmë blegtorinë. MARK NOGA
Edhe një fakt, rrethet me potentë në blegtori qumështit të janarit të vitit të kaluar; në rrethet rrethet malore nga tufat e përqendruara si Puka, Mati, Mirdita, Kukësi, Gramshi, dorëzojnë çdo ditë vetëm 10-15 kg qumësht.
Mund të përmenden edhe shifra të tjera për prodhimin, për krerët, për shtërpesinë në tufat kolektive, por ato nuk kanë vlerë, sepse mos u quditin, të njezët e gjashtë rrethet e vendit prodhojnë e dorëzojnë qumësht më pak se vjet dhe kjo shifër është rreth 40 mijë kv më pak. Shtatëmbëdhjetë rrethe prodhojnë e dorëzojnë vezë më pak, pra shumica dërrmuese e ekonomive bujqësore janë përfshirë nga «sëmundja» e uljes së prodhimit.
Ne duam të na përmirësohet koha, por dimrin askush nuk mund ta kthejë në behar. Sido që të jetë di-
rim në malësi, t’i jepen përkohësisht familjeve për t’i shpëtuar.
Sot shumica e ekonomive kanë pak rezerva ushqimore, po mbarohet bari e silazhi, sepse kur ishte koha për grumbullimin e tyre askush nuk e vinte ujin në zjarr, depot e koncentratës janë bosh, bile edhe për komplekset jo vetëm po blejnë miliona dollarë ushqime deficitarë proteinike, por presim me padurim edhe misrin, i cili do të kalojë oqeanet e detra për të ardhur në Shqipëri. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Të bëjmë diferencime në të ushqyerit e kafshëve, të përdorim kashtën vetëm si ushqim, ndërsa për shtresat të përdoret tallash, gjethe, fier, torfë e tharë e çdo gjë tjetër që krijon ngrohtësi. Pa për-
Unë nuk fajësoj Partinë për hallin tim
Edhe tani më vjen keq që nuk mora shënim mbi mbjerrjen e atij punëtori të uzinës së telave elektrike në Shkodër që u ngrit të diskutojë në lagjen «Skënderbeg», ndonëse shtroheshin kandidaturat për deputetë në Kuvendin Popullor.
Më vjen keq, se do ta njihnin më mirë edhe shumë të tjerë. Çfarë tha ai?
- Nga uzina ku punoj, por edhe nga rrethi më është dhënë një hyrje dy dhoma e një kuzhinë. Ka gjashtë muaj kjo, por në shtëpi ende nuk kam hyrë. Në vendin tim është futur padrejtësisht, pa autorizimin përkatës, një familje tjetër e nuk denjon të dalë. Deri tani kam shkuar 18 herë në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit. Jam takuar me të gjithë drejtuesit e tij. Të gjithë më kanë thënë se nesër do të zgjidhet halli im, por në fakt akoma nuk është zgjidhur. Këtë nuk po e them në mbledhjen e lagjes që të bëj presion, por mendoj se zvarritjet i ftohin njerëzit e hapin shteg për gjet e liga. Unë nuk e fajësoj Partinë për hallin tim. Fajësoj atë që e ka në dorë ta zgjidhë dhe nuk e zgjidh.
Ndoshta unë shkurtova diçka në fjalën e tij, por ai foli më pak se një minutë. Por ama i tha të gjitha ç’kishte për të thënë. Qoftë për hallin e tij, për shqetësimin që mbart tërë një familje, por edhe më gjerë e më shumë se kaq. Edhe për zvarritjet e padrejta, edhe për zgjidhjen e halleve të popullit nga administratorët të ndryshëm. Nuk është fjala se do të merrej një vendim i ri, por thjeshtë zbatimi i një vendimi dhe një zvarritje e tillë është vërtet e padrejtë. Por sikur të zgjidhet nga zgjidhet një vendim tjetër, një gjë tjetër, një drejtues, e një gjegjësi me emër, a do të kishte zvarritje të tilla? Sigurisht, jo. Por ama para ligjit jemi të gjithë njëlloj. Si unë punëtori, ashtu edhe ti drejtuesi. Bile, gjithnjë është thënë se unë punëtori jam në radhë të parë.
Por ama përshtypje më bëri edhe fjala e tij në fund. «Nuk e fajësoj Partinë për hallin tim». Ai i ndau Partinë që vuri mbi të gjitha interesin e popullit, nga disa individë që s’kanë asgjë të përbashkët me të. Qofshin edhe kur e kanë teserën në xhep. Nuk duhet të përzihet e mira e Partisë me veprimin e mbrapshtë të disa njerëzve. Përsë e themi këtë? Kohët e fundit, ka nga ata që flasin mbrapsht e prapa për Partinë e Punës. Vënë në shënjestër çdo gjë që mendojnë e dëgjojnë. Të mirat dhe gabimet. Të mirat dhe të korruptuarit. Kritikojnë jo vetë em që është bërë, por edhe çdo njeri që thotë se jam komunist. Një alergji që spjegohet vetëm me forcat e revanshit, me atë vër që disa kanë grumbulluar prej vitesh dhe mendojnë se tani është koha për të përfituar. Rreth tyre janë edhe jo pak socialistë, që ndoshta edhe u duhen të drejta mendimet e tyre. Mirëpo tallazi sa vjen e qetësohet, shtërrimi vjen e ngopet dhe fjalët mbeten fjalë.
A nuk kanë shkuar komunistët të parët në çdo veper? A nuk është deviza e tyre «të parët në sakrifica dhe të fundit në pretendime». Është e vërtetë se kështu e ka akoma komunisti të tillë që janë të parët në pretendime, që më shumë se çdo gjë mendojnë për vete, që privilegjet rreth vetes i quajnë të drejta të ligjshme. Të tilla edhe gjenien në Partinë e Punës e kanë lidhur me kushtet materiale, me pronën vetes dhe jemi të bindur, se në cilindo parti politike të jenë nesër, ideal i tyre për vete e veç për vete nuk do të ndryshojë. Të parët që e ngritën zërin ndaj privilegjeve të tilla kanë qenë e janë komunistët, më thoni një tjetër të vërtetë, më thoni një baltë të punës, ku të mos jenë komunistët.
Por ç’ndodh? Në këto ditë, kur më shumë se çdo gjë duhet dialog i sinqertë, mobilizim e përpjekje për të kaluar vështirësitë, disa njerëz mezi presin që të krijohet ndonjë shqetësim dhe fajin t’ua vënë komunistëve. Të etur deri në shterim për këtë. Mjafton të ndodhë diçka dhe bateritë i drejtohen Partisë së Punës. Ndodh që një normist në Kombinatin e Përpunimit - Drurit i sjell shqetësime një reparti me plot punëtorë dhe me dhjetëra fajsohet Partia e Punës. Shqetësimi vjen e rritet, por edhe 1 sep dora e duarve. Ja, thonë ata, vendimi që të paguhen me 80 qind punëtorët kur ka ndërprerje pune jo për faj të tyre, është sa për sy e faqe. Sa për të shkuar rradhën. Disa shëmbuj. Në ndërmarrjen e zuktahve janë dashur qe që ankohen. Edhe në ndërmarrjen e konservave është dashur ndërhyrje nga lart shtet në lartë. Fillojnë edhe të shprehin keqardhjen, sikur atyre po u dëmben më shumë njerëzit tanë. Pastaj vihen në përgjim se ku mund të gjejnë një të çarë tjetër, një tjetër qëndrim tjetër. Një furnitor vonohet për kryerjen e detyrës, por ata thonë «tërë administrata» e pas saj, sigurisht Partia e Punës. Ai fillon e tjetri edhe më gjatë «lëren e tij». Se çfarë synon tashmë dihet, por që t’i lemë portat e hapura, t’i hapim me përjashtime në tonë, kjo s’ka pse të ndodhë.
Secili le të mbajë përgjegjësinë e tij. Po të niseshim të trajtonim veprimin e një njeriu si veprim të një partie të tërë a nuk do të kishim të drejtë të bënim edhe analogji të rrezikshme e të padëshiruara. A nuk mund të thotë ndokush se thyerrjet e xhamave nga të rinjtë që thërrasin me dy gishta lart janë veprime të partisë së demokratikëve? S’ka përse, megjithëse ata për të thërrasin. A mund të fajësohet e tëra për njësinë?
Por le të kthehemi tek «herkul-» që përmendëm në fillim e këtij shkrimi. Punëtori, për të cilin folëm, edhe mund të fajësohet tërë një Komitet Partie që nuk është marrë me hallin e tij. Mund ta bënte këtë, sepse kishte vajtur 18 herë në organet e pushtetit dhe Partia kontrollonte tërë veprimtarinë e tyre. Por ai nuk e bëri, sepse e dinte se fajtori e kishte një emër. Edhe zgjidhja e kishte një rrugë. Ai fajtoi atë njeri dhe tregoi rrugën e zgjidhjes. A nuk do të ishte më mirë në një pikërisht këtë rrugë-zgjidhje për të cilën kemi aq nevojë sot.
Stabiliteti arrihet vetëm me punë
ELBASAN — Janari iku, si do ta kalojmë shkurtin? BERAT — Shqetësim i ditës: të ruajmë ritmikën
ELBASAN
Janari iku, si do ta kalojmë shkurtin?
Kjo është një pyetje që bëhet prej të gjithëve në ndërmarrje, në kooperativa, madje deri edhe në ne për familje. Mosrealizimet dhe mungesat gjatë janarit në Elbasan nuk ishin të vogla. Mjafton të përmendim këtu se vetëm pak ndërmarrje si fabrika e tullave, ndërmarrja e konservave, ajo e vaj-pijeve, NPA-ja, uzina mekanike e industrisë ushqimore, ndërmarrja e qilimave, dhe NRSH-ja e fshatit i plotësuan planet. Ndërmarrjet e tjera, me peshë jo vetëm për Elbasanin, por për gjithë vendin si kombinati siderurgjik dhe energjetik, uzina e ferrokromit, fabrika e çimentos, kombinati i drurit etj. krijuan deficite të ndjeshme. Shkaqet e mosrealizimeve janë të qarta. Ato erdhën sa për mungesë të lëndëve të para, po aq edhe nga shkrehja. Tani problemi shtrohet se si do të vijojë puna gjatë shkurtit dhe më tej, madje a do të arrihet të mbyllen deficitët e krijuar? Vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje kur në seksionin e industrisë mëson se pak ndërmarrje po realizojnë planin e ditëve të para të shkurtit.
Sidoqoftë, disa prej ndërmarrjeve, edhe pse askush nuk i pranon mosrealizimet, janë më të justifikuara pasi punojnë me lëndë të para importi. Por nuk mund të justifikohen mungesa e druhteve të zjarrit në këto dimër të ftohtë. D hijeta e dhjetra njerëz shkëputen nga puna dhe presin në fushën e druve deri sa të vijë ndonjë makinë e ngarkuar nga pyjet. Nuk mbetet kohë as për t’i prerë drurë, por siç vijnë nga pylli, shkojnë nëpër familje. Ku janë rezervat e druve? Kjo pyetje tanimë nuk mund të shtrohet kur 1 metër kub dru pritet si uji i paket dhe qytetarëve ju mbetët vetëm nëpër hez. Gjendjen e njohin të gjithë, po me sa duket paaftësia e drejtuesve të rrethit nuk e gjen dot zgjidhjen, nuk po gjendet se kush mban vërtet përgjegjësi për këtë, askujt nuk po i hyn «gjemb» në këmbë. Ankesat për goma e karburant nuk qëndrojnë më, sepse të tilla ka patur. Atëherë ç’justifikim do të gjendet? Çfarë pengon që qytetarët po mbeten pa ngrohje.
Po për gjendjen e tregut, sidomos për perime, ç’justifikim do të gjendet? Mos pritet që edhe ato të importohen, kur Elbasani është dalluar për prodhimin e tyre, madje edhe ka furnizuar rrethe të tjera. Në treg mungon lakra që prej disa ditësh, për qe-pë të thata as që mund të bëhet fjalë, dhe për çudi mungon edhe
Shqetësim i ditës: të ruajmë ritmikën
BERAT
Tek bisedojmë me disa drejtues të ndërmarrjeve që kanë realizuar detyrat e muajit janar në rrethin e Beratit, siç janë ndërmarrja ushqimore, ndërmarrja e nxjerrjes së naftës në Kuçovë, shpim kërkimi, ndërmarrja komunale banesa, etj., si të përbashkët gjetëm shqetësimin për ta ruajtur më tej ritmikën e arritjeve përmes stabilitetit, gjetjes së rrugëve efikase për të dhënë maksimumin garantimin e fronteve të punës, etj.
Shkëlqim Kuçova, përgjegjës i degës së planit në ndërmarrjen ushqimore, na thotë:
- Janarin e mbyllëm mirë. 106 për qind realizuam planin e prodhimit industrial, kurse shitjen e realizuam me një tejkalim prej 2.2 milion lekë. U dhanë më shumë se plani 10 tonë qupëka marinadë për eksport, 112 hektolitra pije alkoolike, vaj, biskota, etj., kurse në tregësi eksporti u tejkalua në dhjetëra mijë lekë. Gjatë muajit që kaloi patëm probleme sigurimin e qumështit nga Memaliaj, i cili erdhi në masën 60 për qind, gjë që ndikoi negativisht në planin e prodhimit. Nga analiza e punës mujore që bëmë këto ditë, dolën edhe disa shqetësime që mund t’i vënë në një pikëpyetje planin nëse nuk do të zgjidhen në kohë. Kështu, p.sh., nga ana e seksioneve të komitetit ekzekutiv
Rreth vendimit të Këshillit të Ministrave për doganat
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të datës 1.2.1991, miratoi vendimin për doganat, i cili ka për qëllim që organet tona doganore të marrin formën e një veprimtarie të plotë e bashkëkohore në kushtet e zbatimit të reformës ekonomike, të rritjes së marrëdhënieve ekonomike me jashtë, si dhe për t’u krijuar kushte lehtësuese qytetarëve që sjellin sende mallra. Ky vendim që organet doganore, në veprimtarinë e tyre të orientohen në zbatimin e sistemit fiskal në vendin tonë e në mënyrë të veçantë për mallrat e eksportit dhe të importit duke kryer këtë detyrë atje ku prodhohen e përdoren këto mallra.
Vendimi për doganat përcakton emërtimin e sendeve e të mallrave që ndalohen të futen apo të dalin nga vendi në armë e municionet e tyre, lëndë plasëse, helmuese, narkotike, radioaktive etj. Po kështu sipas vendimit organet doganore ndalojnë daljen nga Shqipëria të metaleve të sendeve të çmuara, të valutës (me përjashtim të atyre që nevojiten për përdorim vetjak), letrave me vlerë, pullave postare, sendeve dhe objekteve me vlerë të veçantë kulturore, historike dhe artistike, etj. Ndërkohë, ndalohet nxjerrja jashtë vendit e dokumenteve të veprave dorëshkrimeve, librave me vlerë, botimeve e veprave të artit që përbëjnë pasuri kulturore kombëtare.
Ky vendim përcakton se çdo person fizik që kalon kufirin shtetëror
me ndalohen të futen apo të dalin nga vendi një përcakton se çdo person fizik që kalon kufirin shtetëror
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave u kthye në Atdhe
Dje u kthye në Atdhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, të cilët biseduan me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab, morën pjesë në punimet e sesionit të sivjetshëm në Davos të Zvicrës.
Në aeroportin e Rinasit delegacioni qeveritar u prit nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, dhe shokë të tjerë.
(ATSH)
U largua nga vendi ynë delegacioni i Federatës Sindikale Botërore (FSB)
i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Aleksandër Zharikov, dhe i përbërë nga shefi i sekretariatit të Komisionit për Evropën, Zhan Fransua Kurb, dhe sekretarja pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të kësaj qendre Anemarie Hussein, i cili me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH bëri një vizitë miqësore e pune.
Delegacioni u përcoll në aeroport nga presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH Sotir KocoIlari, dhe shokë të tjerë.
***
Gjatë qëndrimit delegacioni i Federatës Sindikale Botërore i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i saj, Aleksandër Zharikov, u prit dhe zhvilloi bisedime në Këshillin e Përgjithshëm të BPSH-së.
Gjatë bisedimeve në këmbim përvojat dhe mendime për veprimtarinë dhe detyrat aktuale të secilës organizatë, si dhe u theksua gatishmëria për forcimin dhe zgjerimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis BPSH-së dhe FSB-së.
Sekretariati i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH informoi delegacionin e FSB-së mbi ndryshimet e bë-
(Vijon në faqen 4)
Vizitë miqësore
Kryetari i shoqatës së miqësisë Itali-Shqipëri, Arturo Foski, bëri këto ditë një vizitë miqësore në vendin tonë. Ai u prit nga kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e rritjen e veprimtarisë së shoqatës.
Gjithashtu, kryetari i kësaj shoqate u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka, i cili, pasi vlerësoi ndihmesën e Shoqatës së miqësisë Itali-Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis të dy vendeve tona fqinje, e njohu atë me proceset e demokratizimit, si dhe me politikën tonë të jashtme, për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit tonë dhe integrimin e tij gjithnjë e më të madh në proceset pozitive evropiane, duke pasur në qendër ruajtjen e lirisë e të pavarësisë kombëtare. Ai shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet shqiptaro-italiane do të marrin një zhvillim gjithnjë e më të gjerë në fusha të ndryshme.
Nga ana e tij, miku italian shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e deritanishme të procesit të demokratizimit në Shqipëri dhe theksoi se populli shqiptar po bën hapa përpara në rrugën që ka zgjedhur vetë, duke kapërcyer vështirësitë me kontributin e të gjitha forcave politike.
(ATSH)
Sqarim nga ana e Degës Konsullore të MPJ-së
Korrespondenti i ATSH-së u interesua dje pranë Degës Konsullore të MPJ-së nëse ka ndonjë ndryshim në praktikën e dhënies së vizave nga ana e ambasadave italiane, hungareze e përfaqësive të tjera diplomatike në Tiranë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë privatisht jashtë shtetit.
Dega Konsullore e MPJ-së sqaron se nuk ka asnjë ndryshim në praktikën e dhënies së vizave. Për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë privatisht jashtë shtetit, dhënia e vizave bëhet nga ambasadat e akredituara në Tiranë sipas procedurave dhe rregullave ekzistuese, të cilat u janë bërë të njohura edhe qytetarëve tanë nga ana e vet këtyre përfaqësive.
(ATSH)