13/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1991

SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME PUNONJËS TË RRETHIT TË VLORËS

Shoku Ramiz Alia shkoi dje në qytetin e Vlorës. Në orën 16.00 në pallatin e sportit të qytetit u organizua një takim me punonjës të këtij rrethi. Të pranishmit pritën me duartrokitje e brohoritje hyrjen në sallë të shokut Ramiz Alia. Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Punës të rrethit, Halil Hasko, duke i uruar mirëseardhjen dhe tërë të tjerëve se punonjës nga qyteti dhe nga fshati na kanë shprehur dëshirën që shoku Ramiz Alia të bëjë një vizitë në rrethin e Vlorës. U puqën të dy dëshirat. Dhe siç e shikoni e kemi mes nesh, midis 3 mijë përfaqësuesve nga të gjitha qendrat e punës e të prodhimit që ky rreth, nga të gjitha fshatrat e rrethit të Vlorës. Mes brohoritjeve të zjarrta e mori fjalën shoku Ramiz Alia. Fjala e tij u prit me entuziazëm të madh dhe u ndërpre shpesh nga brohoritjet për Partinë e Punës, për unitetin. Në fund të takimit, shoku Ramiz Alia u takua dhe u përshëndet ngrohtësisht me punonjës, veteranë, të rinj e të reja. Gjithashtu, po dje shoku Ramiz Alia zhvilloi një bashkëbisedim me kuadro të rrethit. (Foto: ATSH)

MBËSHTETJE MBARËPOPULLORE PËR PROCESIN DEMOKRATIZUES QË UDHËHEQ PARTIA E PUNËS

— Nga letrat dërguar shokut Ramiz Alia — Gjatë ditës së djeshme shokut Ramiz Alia i kanë ardhur shumë letra pohuese nga të gjithë rrethet e vendit, ku ndër të tjera shprehet edhe shqetësimi i tyre qytetar lidhur me kërkesat e një pjese të studentëve. Në Tepelena me komunistët, punonjësit, veteranët, të rinjtë dhe të rejat e saj, është entuziaste për zhvillimet demokratike në rrethin e vet. Por këtë herë ajo kërkon t’ju transmetojë mendimet e njerëzve të saj të parë për ngjarjet e kohëve të fundit, disa prej të cilave janë indinjuese dhe të papranueshme për njerëz. Proceset demokratike i morëm përsipër si popull e si komb, dhe përgjegjësinë për çuarjen e tyre deri në fund e kemi të përbashkët. Kjo na jep të drejtën e fjalës e të mendimit edhe për qëndrimet dhe veprimet e të tjerëve, kushdo qofshin ata. Lëvizja e tanishme studentore po merr përsipër edhe barrë që cilësojnë. Qëndrimin ndaj Enver Hoxhës e kemi vendosur në popull qoftë kur i shkruam pas në Luftën Nacionalçlirimtare për çlirimin kombëtar e shoqëror, ashtu edhe kur e mbështetëm për ndërtimin e Shqipërisë së re apo tek e përcollëm në prill të 1985 tek të rinjtë. Shqipëria kaq gjatë rrallë burri e prisi i ka shkuar mbrapa dhe e ka mbështetur. Çuditemi si guxojnë disa studentë për të na bërë besprej me këtë udhëheqës të lavdishëm. Indinjata jonë ngrihet e fuqishme dhe hedh poshtë edhe kërkesat ultimative të disa prej dorëheqjen e qeverisë. Qeverinë e kemi bashkë, për punët e saj mund të kemi edhe pretendime, por më pak studentët. A s’është mirë t’i bëhemi asaj mbështetje në këtë situatë që kërkon më shumë vepra se sa fjalë, më e shumë punë se pengesa. I dashur shoku Ramiz, populli i Tepelenës është në këmbë dhe solidarizohet e gjithë me popullin e Rrëshenit. Si prindër vëllezër e motra të studentëve tepelenas në këtë universitet e u bëjmë atyre thirrje të distancohen nga veprimet e tilla. Kërkojmë të mos u hapet rrugë kërkesave të tilla që i fyejnë rëndë dinjitetin kombëtar të popullit tonë dhe dhe bëhen rrezik eventual për prishjen e unitetit dhe konflikteve mbarë popullore. Në qoftë se edhe pas plotësimit të kërkesave të drejta ekonomike, studentët vazhdojnë përsëri të bojkotojnë mësim, universiteti të mbyllet përkohësisht dhe studentët të kthehen në rrethet e tyre. Mbështetës vendimin e Presidentit për vendim dhe rolin e ushtrisë, të organëve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë në kushtet e pluralizmit politik dhe kërkojmë që askush tjetër veç popullit të mos merret me të. Sepse ushtria jonë ka qenë dhe mbetet e popullit ushtar. Kërkojmë të mos luhet me komprometimin. Le të mos merakosen shumë ata që s’kanë shkëlqyer kurrë në fushat e aspiratave tona i kërkojnë tek programi elektoral i Partisë së Punës. Të ndalet dora vandalë e të veprojnë me përsëritësit ligjet ndaj kujtdo që kërkon të krijojë konfuzion, pa siguri dhe incidente, që kërkon të prishë atë që qëndron për popullin e për interesat e tij. I dashur shoku Ramiz, ju sigurojmë se Tepelena ka qenë e mbetet mbështetëse e fuqishme e rrugës që ka projektuar Partia e Punës shtyllë e çeliktë në luftën për mbrojtjen e lirisë dhe përparimit të atdheut tonë të dashur. Se fundi, kërkojmë që letra jonë të bëhet e njohur publikisht. Nga kolektivët punonjëse NGP, Kullotat, Ushqimore, RTSH, Miniera Nr. 1 100 maturantët e Gjimnazit «Abaz Shehu» pensionistët e lagjeve «15 shtatori» dhe «Mustafa Matohiti». Banga e Shtetit, Banka Bujqësore, Arka e kursimeve, Sigurimet shoqërore. Qendra ekonomike e arsimit, Kooperativa bujqësore Dragot, Krahës e Tosk-Martallos dhe Glavë. • • • Jemi për të kritikuar prapambetjen, të metat e gabimet, por në asnjë mënyrë në errësirë të kaluaren. Mbrojmë figurën e Enver Hoxhës, e cila është e lidhur me historinë 50 vjeçare të popullit tonë. Enver Hoxha, sikurse dhe Universiteti që mban emrin e tij, i përkasin kombit e për këtë mund të gjykojë (Vijon në faqen 2)

Nga fjala e shokut Ramiz Alia

Të dashur shokë e shoqe, Kanë kaluar disa kohë pa u takuar me ju dhe më kishte marrë malli. Me këtë rast ju përshëndes të gjithë juve që jeni këtu dhe të gjithë popullin heroik të Vlorës. Ju uroj suksese në punë e në familje. Në çdo kohë Vlora ka qenë në radhët e para të luftës së popullit tonë. Edhe kur luftohej për të fituar lirinë e pavarësinë që na e kishin rrëmbyer të huajt, edhe kur Partia e Enver Hoxha bënë thirrje dhe udhëhoqën ndërtimin e Shqipërisë së re dhe tani që vendi po kalon nëpër një fazë tjetër zhvillimi, në atë të demokratizimit të jetës së vendit. Në asnjë kohë detyrat nuk kanë qenë të lehta, asnjëherë vështirësitë nuk kanë pushuar, por edhe asnjëherë nuk ka munguar shpirti luftarak i vlonjatëve dhe i gjithë Labërisë, vendosmëria e tyre për të çuar përpara, besnikëria e tyre e pakufishme për çështjen e popullit, për përparimin e atdheut. Traditat, tha më poshtë shoku Ramiz janë rrënjët tona, janë krenaria e popullit. Në shqiptarët, nuk trashëguam nga e kaluara të mira e të shumta materiale. Shqipëria u okupua duke qenë në një gjendje të mjerë ekonomike dhe dolli prej luftës krejtësisht e shkatërruar. Por shqiptarët varfëria nuk i ka penguar kurrë të jenë njerëz me karakter të fortë e burrëri të vërtetë, të jenë një popull i kulturuar, që di ta gëzojë jetën e të mos i mbyllohet syri nga furtunat e motit. Edhe koha që ka kaluar që nga çlirimi i këtij është pjesë e traditës sonë. Ështëri me e përgjithshmi i vlerave të kësaj epoke, arritjet e shoqërisë pa meritë i tyre, populli i zhvillimit të Shqipërisë nuk i vënej. Retrospektivat ndaj së kaluarës duhet të synojnë njohjen, kuptimin e nderimin e asaj që krijuan brezat, jo numërimin e atyre që janë mankurt at aq. Humanizmi këtu fillon. Njeriu nuk mund të flasë për të drejtat qytetare e liritë humane po qe se nuk di të nderojë vlerat e të parëve, kulturin e atyre që e sollën këtë jetë, i dhanë shkollë e kulturë dhe e bënë qytetar me mendje e karakter të pa murur. Po të matet e gabimet a duhen mbuluar? Ajo edhe ato duhen zbuluar, që të mos përsëriten, që të nxirren mësime për të ardhmen. Partisë sonë si ka munguar gjykimi i hapët ato. Bile ajo ka qenë iniciatore jo vetëm të zbulimit, por edhe e marrjes së masave për t’i korrigjuar ato. Kohë të vështira të luftës se është ndikuar, dhe na nxitën lufte klasave të traftoheshin me jashtë ferma dhe legjislacion të tjerë që tregon dishemin për disa lloje masa të tërëndoheshin ndryshe, Partia e Punës ka bërë për iniciativë etj. Në kurrgjëloje. U nxituam më çështjen e tij e të oborrit koperativist, por nuk ndejëm të flasim si e qusht u bë. Vendosëm ta ndreqim këtë gabim dhe ua lamë në dorë fshatarëve ta ndreqin vetë. Gabuam kur ndaluam me ligj besimtarët fetare. E pranuam botërisht dhe po e korrigjojmë. Sa kohë merremi me kritika nga ato që ne i quanim vende socialiste, e pamë këtë si të papranueshme; të nuk cenonte parimin e mbështetjes në forcat tona. Por më pas, kur marrëdhëniet me këto vende u prishën, këtë parim e absolutizuam, gjë që padyshim pengoi zhvillimin normal të ekonomisë. E njohëm këtë gabim dhe filluam bashkëpunimin me botën e jashtme edhe në fushën financiare e të marrjes së kredive. Mund të ketë, dhe me siguri ka, edhe gabime të tjera, që kanë patur pasoja e tyre. Dhe për to mund të flitet. Po përse të harrohet që në dolem nga lufta pa asnjë kilometër hekurudhë, ndërsa sot udhët e hekurta përgjithnjë gjitha ndërtuen? Mos të injorojmë faktin e at sëtrë që e kërkonim me ngut, me flori në dorë nëpër Evropë në vitet ’60, sot e prodhohen vetëm në kooperativë. Shqipëria u bë një vendet e pakta në botë e Evropë me isfahra plotësisht të elektrifikuar. E nisëm me luftën kundër analfabetizmit masiv dhe arritëm tek arsimi i mesëm për të gjithë. Ishte kjo kohë e pasqyrimit që realizoi ndërrëjen e vjetër të rilindësve, që Shqipëria të kishte një universitet të vetin. Në këto transformime rrënjësore ka meritën e vet të padiskutueshme Partia e Punës dhe themeluesi e udhëheqësi i saj Enver Hoxha. Të gjitha këto janë historia e popullit, janë biografia e tij. Ato vetëm me mirësi-lie mund të trajtohen. Me ndjenjat e njerëzve s’ka kush të drejtë të luajë. Asnjë popullaj qytetar nuk e merr nëpër gojë historinë e vet. E theksoj këtë vlerësim duke patur parasysh kërkesat që bëhen për t’i hequr emrin e Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës. Askush, as në grup njerëzish, as dhe disa organizata, nuk e kanë të drejtën morale, aq më pak atë ligjore, të imponojnë dëshirën e vet gjithë popullit shqiptar. Kjo është demokratike, por antidemokratike. Kushdo mund të kuptojë kërkesat për kuptet je me të mira e të drejta të tjerash, kërkuri mundësitë janë, por askush nuk mund të pranojë që ligjet e shtetit të imponohen nga mbledhjet e manifestimet në shesh e në rrugë. Pastaj shoku Ramiz foli për situatën aktuale politike që sundon në vend. Aktualisht në vendin tonë po zhvillohet procesi i thellimit të demokracisë, që rrit porinë e masave në përcaktimin e vendit. Fushata elektorale, tha ai, e ka ndezur jetën politike. Ajo është një provë e madhe për të gjithë ne. Në këtë fushatë populli duhet të dijë të gjykojë me arsye të shëndoshë e të vendosë se vullnet të lirë se kujt do t’ia besojë pushtetin për ta ushtruar në emër të tij. Do të jetë me pasoja të rrezikshme nëse vendin e konkurencës së ndershme të forcave politike do ta zënë spekulimet. Momentalisht janë formuar vetëm programet. E keqja është se ato, nuk po japin optimizmin e nevojshëm për të ardhmen dhe nxitjen për punë. Tani më tepër se kurrë na duhet të rritet veprimtaria prodhuese, duke shkuar çdo union se gjithçka do të zgjidhet nga ndonjë mrekulli. Gjendja ekonomike nuk është e mirë. Ka shumë mungesa në treg, si për mallrat industriale e të konsumit ashtu edhe për atë bujqësore e blegtorale. Ka papunësi, ka edhe inflacion. Pa frikë mund të flitet për një situatë krize. Njerëzit janë të shqetësuar, sepse janë rritur aktet e rrugaçërisë e të vagabondazhit, është shtuar pasiguria. Gjithnjë e më shpesh ka individë të shumtë që bien viktima të thashethemeve dhe të veprimeve çoroditëse të forcave të errëta, që me siguri nuk ia duan të mirën popullit shqiptar dhe atdheut. Përhap dikush një fjalë «se u hap kufiri», dhe, si pa gjë të keq, mijëra vetë sulen duke shkelur ligjet e kalojnë në Greqi ose Jugosllavi. Dhe megjithëse këta i kërkojnë mbrapsht, besojmë të përsëritja tjetri, se në Durrës do të vijë disa tragetë për të marrë qytetar shqiptarë e për t’i dërguar në Afrikën e Jugut, se gjoja atje u dashkan të bardhë e jo zezakë. Dhe pa një pa dy, sulen mijëra njerëz në portin e Durrësit, ku, pasi dol si e gjitha kjo nuk ishte veçse një gënjeshtër, e nxorrën inatin duke thyer xhamat, duke goditur policinë e vjedhur dyqanet. Përse vallë këta njerëz veprojnë kështu? Mund të jenë në gjendje të vështirë ekonomike. Por, nëse kanë vendosur të emigrojnë, përse nuk marrin pasaporta normalisht? Apo duan t’i japin ngjyrë politike largimit të tyre? Atëherë, lind pyetja, a ka mbetur ndonjë fije patriotizmi te këta njerëz? Më në fund, ç’të keqe u bëjnë shqetësimet, pasuria e popullit, që e shkatërrojnë? Është një psikozë anormale, së cilës i duhet dhënë fund për hir të atdheut, për hir të së ardhmes së tij, të lirisë e të pavarësisë që është fituar me aq gjak e sakrifica. Nuk duhet harruar se pas veprimesh të këtilla shpesh fshihet dora e armiqve të jashtëm të republikës sonë. Kohët janë të vështira, por pa rrugëdalje nuk janë. Sot çështja më urgjente është rritja vendosja e stabilitetit në ekonomi e në tërësi vendi. Eshte fakt se aktualisht është tronditur mjaft si stabiliteti ekonomik, ashtu edhe ai politik. Thuhet se ka një shkre-hje. Më mirë është të thuhet se njerëzit (Vijon në faqen 2)

Tiranë: është koha për punë

Kush do të na e «dhurojë stabilitetin?»... Aty rreth orës nëntë, ditë para, në rrugën e Elbasanit, binte një sy në një fletë e vacantë. Disa grupe të rinj, si me nxituar, zbresin nga qyteti —Studentët dhe iknin drejt qendrës. Një natë më parë, në disa vende lexuam lajmerimin për mitingun që do të mbahej studentët në sheshin «Demokracia» për vazhdimin e bojkotimit të mësimit. Pikërisht në këtë orë disa studentë po iknin. Të ishte anulimi i mitingut? S’kishte se si. Në rrugicat e ngushta që të çojnë në qytetin universitar shihte një plot njerëz që nxitonin. Edhe studentë, por edhe punonjës të ndërmarrjeve, institucioneve dhe nxënës të shkollave të ndryshme. Me dy studentë, vit i parë në degën gjuhë-letërsi, Lilianën nga qyteti i Librazhdit dhe Suzanën nga Borja e Kukësit, të cilat shkonin edhe ato në miting, hynë në bisedë për bojkotimin e mësimit që a- rriti në ditën e pestë. — Jemi mërzitur shumë. Na është bërë koka tym. Shumë shoqe e shokë, kanë ikur nëpër shtëpitë e tyre. Do të ikim edhe ne. Më mirë se të rrimë kështu, pa mësim – fliste kuksiania. — Nuk e kemi mirë kështu. Po duam të merremi të gjithë me politikë, atëherë kush do të punojë, — shtoi kuksiania. E kuptuam shqetësimin e dy studenteve edhe kur një shok profesor, Dibran Vranici, na tha se «nga Peshkopia kanë ardhur gjashtë autobusë, dyfishin e ditëve të tjera. Janë plot me prindër. Vijnë të shohin fëmijët e tyre studentë.» Pesë ditë pa mësim. Mijëra orë mësimi e leksionesh të humbura, ditë që nuk zëvendësohen në vend që të bëjnë diçka më shumë se e zakon- (Vijon në faqen 2)

U mblodh Kryesia e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

Dje u mblodh Kryesia e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, në të cilën morën pjesë edhe të ftuar, drejtues të organëve të ndryshme të shtypit. Kryetari i Organizatës, Marash Hajat, mbajti raportin «Mbi punimet e Kongresit të 11-të të Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe detyrat që i dalin organizatës sonë në fushën e marrëdhënieve të jashtme». Kryesia diskutoi dhe miratoi planin vjetor të veprimtarive të organizatës në fushën e ngritjes profesionale të gazetarëve. Në mbledhje u shqyrtua gjithashtu edhe kërkesa e Këshillit Botues të gazetës «Rilindja Demokratike» për anëtarësi në Organizatën e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe u miratua ati, duke bërë edhe regjistrimin e gazetareve të këtij organi si anëtarë të kësaj organizate. (ATSH)

Sqarohet i zëvendësministri të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baca, sqaruon se ai autoritet kufitare greke, ashtu edhe autoritetet jugosllave vazhdojnë kthimin e shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baca, sqaruon se ai autoritetet kufitare greke, ashtu edhe autoritetet jugosllave vazhdojnë kthimin e shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Deri tani pala greke ka kthyer 7100 persona, ndërsa ajo jugosllave 411 persona. Por megjithë këto kthime, përsëri grupe njerëzish janë drejtuar ditët e fundit për në kufi, rin e jugut, duke i penguar seriozisht forcat e kufirit që të kryejnë detyrën e tyre për ruajtjen e mbarëvajtjen e kufijve shtetërorë. Këto veprime të paarsyeshme u shërbejnë vetëm atyre forcave, që kërkojnë destabilizimin politik e ekonomik të vendit. Veç kësaj, ato mund të bëhen shkak për ngjarje e incidente të rënda në kufi dhe me rrezik për jetën e qytetarëve.