SHOKU RAMIZ ALIA PRITI DREJTUESIT E LIDHJES DEMOKRATIKE TË SHQIPTARËVE NË KROACI
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti mbrëmë në një nga sallat e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci, Tom Berisha, zëvendëskryetarin e kësaj organizate, Muharrem Nexhipi, dhe anëtarin Zef Marku.
Midis tyre u zhvillua një bisedë e ngrohtë mbi proceset e reja të zhvillimit demokratik në Shqipëri, ecurinë e pluralizmit politik të fuqisë elektorale. Në bisedë u vunë në dukje gjithashtu se një Shqipëri e stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht është një mbështetje e fuqishme edhe për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi.
Takimi kaloi në një atmosferë vëllazërore.
(ATSH)
THIRRJE E DITES: T’I KTHEHEMI PUNEVE
Një vështrim fushave
THIRRJE E DITES: T’I KTHEHEMI PUNEVE
Diçka po lëviz për mirë, por është fillimi ...
— KORÇË —
Bujqit në rrethin e Korçës, me klimë të ashpër malore, u kanë dhënë vlerën të vërtetave edhe në dimër. Për këtë dimër ndodhi tjetër gjë, në kundërshtim me tërë përvojën. Nuk është punuar as në përgatitjet e grurit që u lanë nën kërcënimin e ngricës, as për grumbullimin e plehut, në punimin e tokës etj. E megjithatë në se fushat është lënë në vetmi, në fshat ka zierë debati: si do të organizohemi? Fshat e kooperativë? Dy tri fshatra bashkë? Nuk duam të themi se këto debate nuk kanë vlerën e tyre. Por ja që gruri, toka e panxharit, fasulja e duhanit nuk do «rërë»-demokracie, «por»-erë, djersë.
Le të konkretizojmë këtë gjendje. Në se në ngrast e grurit deri në fund të dhjetorit kishim një gjendje të mirë, në të mirë nga e njëjta periudhë e një viti më parë, sot pas ngricave ka një tablo tjetër. Kolaudimi i fundit e vlerësoi 74 për qind të sipërfaqes me gjendje mesatare dhe 26 për qind dobët. Rrjedhojë e ngricës? Jo. Efektet negative të saj mund të zbuten po të mos rrinin duarkryq drejtuesit e kooperativave, specialistët dhe tërë kooperativistët. Ngricat, na spjegon specialisti i grurit Kristaq Teneqexhiu, u shtrinë nga 15 janari deri më 8 shkurt. Si dhe vitet e tjera, fjala vjen nga viti 1989, kur morëm rezultate shumë të mira në grurë, duhej të ndërhyej me rulime dhe mbajtjen me pleh organik. Këto procese për ngricë nuk u bënë thuajse kudo.
Ka prapambetje shumë të madhe në përgatitjen e farishtave të duhanit dhe mbjelljen e tyre. Në një kohë kur vitin e kaluar në këtë periudhë ishte mbjellë 30 për qind e sipërfaqes, sivjet është përgatitur vetëm 10 për qind e sipërfaqes dhe ende nuk ka filluar mbjellja masive. Nivel i ulët është edhe në grumbullimin e plehut organik dhe në përgatitjen e tokave për mbjelljen e panxharit. Kjo shrehje në punë u pohua edhe në takimet zonale që u organizuan para disa ditësh nga sesioni i bujqësisë i rrethit. Po vlerë kanë pohimet, apo kur thuhet se në Kamencë kooperativistët kanë marrë 80 për qind të pagës duke ndënjur? E rëndësishme është si të kapërcehet shkrehtja. Sot për punësit e bujqësisë të rrethit të Korçës, detyrat janë të ngutshme. Përmirësimi i motit këto ditë me rritje të temperaturave ka krijuar kushte të përshtatshme edhe për intensifikimin e shërbimeve në grurë, për plugitmet, për mbjelljen, brenda afateve të farishtave të duhanit apo të pemëve frutore. Në takimet zonale që u zhvilluan u theksua me masa të plota organizative janë kudo mundësitë që të dilet nga prapambetja. Të dhënat e këtyre ditëve të fundit flasin për një farë lëvizje, por është ende fillimi.
KOSTAQ DUKA
Nëpër udhëkryqet dhe rrugëzgjidhjet e bujqësisë
Nga prof. dr. Lufter Xhuveli
Kur shirat e para të vjeshtës bien von, bashkë me farën e mbjellë mbijnë edhe lloj-lloj barërash, e bujkut i duhet të punojë e të lodhet shumë për të t’harrur e rritur bimët, e më në fund, për të shështitur e ndarë egjërin nga gruri. Edhe proceset aktuale e të mirëpritura demokratizuese e pluralitizmi po gjenerojnë impulse të reja e ridimensionojnë gjithë jetën tonë ekonomike e shoqërore. Plot probleme janë akumuluar, të tjera po shtohen, po shtohen udhëkryqet por edhe alternativat.
Tani në rrjedhën e demokratizimit të përgjithshëm kanë filluar të shfaqen edhe raportet intime të individëve apo grupimeve të ndryshme politike ndaj realitetit të djeshëm, atij të sotëm dhe të ardhshëm. Midis problemeve që kanë dalë; ka dhe të atilla më të mprehta e më të shpehta në ekuilibrin ekonomik, shpirtëror e psikologjik të njerëzve sidomos të atyre të fshatit. Në këtë klimë, plot gjëra nga më kryesoret kanë dalë në udhëkryq, janë vënë në pikëpyetje e kërkojnë diskutim. Të tilla janë: a duhet të privatizohet toka apo të mbahet pronë e shtetit si pasuri gjithëkombëtare? Ç’do të bëhet me kooperativat bujqësore, do të mba-hen apo shpërbëhen? Si do zgjidhet më tej oborri kooperativist? Q’ndryshime e përmirësime duhen bërë në politikën ekonomike të bujqësisë? Si do zgjidhen problemet që kanë dalë për specialistët e bujqësisë? etj. Këto çështje janë shumë komplekse dhe ndaj tyre veprojnë opinione dhe interesa tejet të sensibilizuara. Zgjidhje të për sozuara zor se mund të gjenden, puna është të kërkojmë, propozojmë, diskutojmë e të ecim përpara.
Pronë e kujt duhet të jetë toka
Toka është mjeti dhe objekti themelor e i pazëvendësueshëm i punës dhe i prodhimit në bujqësi, ndërsa pronësia mbi të, përbën problemin themelor të marrëdhënieve ekonomike në këtë fushë. Në Shqipëri, për rrethana të njohura, toka është shpallur me ligj pronë e shtetit. Tani kur është duke u ristrukturuar e rimodeluar ekonomia, midis alternativave të shtruara është edhe ajo e privatizimit të tokës. Natyrisht, si thonë fjalët «Ka gjë që nuk bëhet», prandaj, edhe toka mund të privatizohet, por, besoj se secili do të shtronte pyetje po ta bëjmë këtë, nga do të anonte kandari i pasojave, për mirë apo për keq? Ai që është i familiarizuar sa pak me këtë çështje, do ta lidhte diskutimin e saj me historinë dhe të tashmen e gjendjes së tokës, të pronësisë mbi të; si dhe të ndryshimeve demografike të popullsisë fshatare. Ta shtrojmë çështjen më konkretisht.
Në vitin 1945, një vit para reformës agrare (vjetori statistikor i vitit 1960. Shqipëria ka patur 393 mijë ha tokë bujqësore, nga e cila vetëm 237.6 mijë i përkasin pronarëve të mesëm dhe të vegjël (129 mijë familje) ndërsa pjesa tjetër prej mbi 155 mijë ha i përkisnin shtetit, pronarëve të pasur dhe aty-re të huaj. Këto të fundit nëpërmjet reformës agrare shteti i shpërndau falas, një mbi 70 mijë familje, që përbënin gati gjysmën e ekonomive fshatare të asaj kohe. Ndërsa sot (vjetori i vitit 1990) sipërfaqja e tokës bujqësore gati është dyfishuar duke u shtuar edhe me 313 mijë ha të tjera. Kjo tokë është përfituar nga tharjet e kënetave dhe moçaleve, nga hapja e djerrinave dhe shkurreve që ekskluzivisht kanë qenë pronë e shtetit.
Ndryshimet e theksuara të zërave kadastrale dhe demografike si dhe investimet e shumta që janë bërë
(Vijon në faqen 2)
Kur do të plugohet
— SHKODËR —
Këtë fillim viti në rrethin e Shkodrës erdhën edhe dhjetra traktorë të rinj.
Me të drejtë u mendua se tani punët do të ecin edhe më mirë, ritmet do të jenë më të larta, detyrat do të përballohen më shpejt. Por nuk po ndodh kështu.
Kaloi gjysma e muajit shkurt dhe tani është e natyrshme të dish ecurinë e plugimeve të tokës, nga ku varen edhe mbjelljet. Edhe mundësitë e kanë të ngjashme, por në të dyten janë pluguar 6 herë më shumë. Në tërë Mbishkodrën sipërfaqen me të madhe për të pluguar ka Kopliku. Por nga 528 ha në plan, nuk është bërë veçse 10 për qind e detyrës. Në të njëjtën gjendje janë edhe Gruemira, Dedaj, Reçi etj.
Përse kjo gjendje, kur për më tepër edhe furnizimi me bazë materiale nuk ka munguar? Ka qenë i rregullt furnizimi me karburant,
[Tekst i prerë në skajin e sipërm dhe i palexueshëm] ... traktorë të rinj. Me të drejrejë të përbarbohen muajit shkurtut të tokës, nga ku varen edhe mbjelljet e nesërme. U ndalëm në zonën e Mbishkodrës, edhe nga fakti se mundësitë e punimeve në këtë zonë janë shumë më të mëdha se gjetkë.
Përgjithësisht e njëjta pamje: shtrirje e pazakontë në punë. Punimet posa kanë nisur, kur shifrat duhej të ishin disa herë më të larta. E pra, të gjithë e dimë se mbjelljet e hershme, aq të domosdoshme për rendimentet e larta, fillojnë që tani. Pranë tyre është edhe ekonomia bujqësore të ...
...[Tekst i prerë në skajin e sipërm] ... që këtu në madhë për të plaguar e kur për të qenë i rregullt furnizimi me karburant, disa vështirësi në furnizimin me pjesë ndërrimi tashmë janë kaluar, traktorët të rinj kanë ardhur e kanë dalë në fushë. Edhe drejtuesit e SMT-së e të ekonomive bujqësore po thonë se punët i kanë përgjegjshuar pikërisht këtu. Nuk e kuptojmë këtë arsyetim.
Shifrat që rifilluan do e vështirësojnë plugimin. E rëndësishme është që sapo të hapet koha të gjithë mjetet e mekanikës bujqësore të jenë në fushë.
BEDRI ISLAMI
Atë që humb sot, ndjehet nesër
— GRAMSH —
— Sipas bisedës me specialistët e seksionit të bujqësisë, Avni Kroi, Osman Malaj dhe Fidaj Sadiku. —
— Është koha më e përshtatshme për rritjen e ritmeve të plugimeve në të gjitha kooperativat tona bujqësore. Si paraqitet gjendja në këtë proces pune? — Deri tani janë pluguar rreth 800 ha tokë, që do të mbillen me bimët e pranverës, ose 30 për qind e gjithë sipërfaqes së planifikuar. -A është kjo maksimalja e punës që mund të bëhet? - Jo. Në qoftë se nuk do të kishim munguar gjatë muajit janar karburanti gjatë dy javëve, në qoftë se mjetet do të ishin në gatishmëri më të plotë, në qoftë se mobilizimi i kooperativistëve do të ishte më i madh, me ... (Vijon në faqen 2)
Veprimtari me rastin e 45-vjetorit të vrasjes së Mësuesit të Popullit Ndrec Ndue Gjoka
Me rastin e 45-vjetorit të vrasjes së pionierit të shquar, komisari i dritës dhe i arsimit, Mësues i Popullit, Ndrec Ndue Gjoka, nga të ardhurat e Gjon Marka Gjonit, Muzeu Historik Kombëtar dhe katedra e pedagogji - psikologjisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës «Enver Hoxha», organizuan dje në sallën e ligjëratave të këtij muzeu një pasdite kulturore.
Merrnin pjesë mësues e pedagogë, veteranë, stjedues, bashkëkohës, bashkëlutëtarë, pjesëtarë e të afërm të familjes së tij, të rinj dhe të reja. (Vijon në faqen 3)
U krijua Shoqata Politike Atdhetare «Çamëria»
Ministri i Drejtësisë, Enver Halili, thirri në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues nga grupi nismëtar për krijimin e Shoqatës Politike Atdhetare «Çamëria», lidhur me kërkesën që kanë bërë ata për miratimin e kësaj Shoqate, sipas dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor 7442, datë 17.12.1990, për krijimin e organizatave e shoqatave politike.
Ai, pasi u njoh me programin dhe dokumentet e tjera, të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe me dekretin e përmendur më sipër të Presidiumit të Kuvendit Popullor, komunikoi urdhërin e tij për miratimin e kërkesës për lejimin e krijimit të Shoqatës atdhetare «Çamëria», si dhe regjistrimin e saj në librin përkatës dhe depozitimin e akteve në arkivin e kësaj Ministrie.
Kopja e këtij urdhëri, i cili hyn në fuqi menjëherë, iu dorëzua kryesisë për krijimin e kësaj shoqate.
(ATSH)
... të cilat shoqate.
(ATSH)
Njoftim i Ministrit të Punëve të Brendshme
Ministri i Punëve të Brendshme njofton opinionin mbarëshqiptar se organet shtetërore kanë të dhëna të plota që forca të errëta e me qëllime të caktuara destruktive janë përgatitur për të krijuar shqetësime serioze në popull gjatë këtyre ditëve, në kryeqytet dhe në qytetet e tjera të vendit.
Të dhënat flasin se këto forca po aktivizojnë elementë keqbërës e terroristë, të pajisur me mjete represive si, armë zjarri, eksploziv, armë të ftohta etj. Ata kanë si synim që të veprojnë kundër qytetarëve dhe pasurisë së popullit për të destabilizuar situatën politike në vend.
Në planet e tyre, këto forca të errëta terroriste e fashiste, synojnë të shfrytëzojnë mitingjet, manifestimet dhe veprimtaritë të tjera masive, kulturore, sportive etj. Duke shpërdoruar pluralizmin politik, këtë arritje të rëndësishme të demokracisë, ata po veprojnë duke hedhur gurin e fshehur dorën me qëllim që të dëmtojnë popullin e të kundërvënë masën ndaj organeve të pushtetit, ndaj forcave të ruajtjes së rendit dhe partive politike. Ata po hedhin parulla luftënxitëse, vëllavrasëse dhe antikombëtare. Në taktikën e tyre është tërheqja e sa më shumë fëmijëve dhe nxënësve të shkollave, grave e të rinjve, për t’i shfrytëzuar për qëllimet e tyre të mbrapshta. Kjo rrezikon jetën e shëndetin e njerëzve, prishjen e qetësisë dhe tronditjen e sigurisë publike.
Në këtë situatë, të mbarsur me rreziqe e tensione për mbarë popullin, është detyrë e të gjithë njerëzve të ndershëm, e punëtorëve dhe e fshatarëve, e intelektualëve, nxënësve e studentëve, e organeve shtetërore dhe e partive politike që të jenë syçelët e të mos bien në kurthet monstruoze të forcave terroriste që duan shkatërrimin e Shqipërisë dhe rrënimin e jetës së popullit.
Delegacioni i Bankës së Shtetit Shqiptar takohet me përfaqësues të FMN dhe Bankës Botërore
Delegacioni i Bankës së Shtetit Shqiptar i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj, Niko Gyzari i cili ndodhet në Washington, pati takime dhe zhvilloi bisedime me Presidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kambesu, dhe me Zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore, 8tera.
Në bisedimet e zhvilluara me këta rast u trajtuan çështja e anëtarësimit të vendit tonë në këto organizma financiare ndërkombëtare dhe mundësia e bashkëpunimit të vendit tonë me to. U ra dakord që problemet e mësipërme të trajtohen me tej, në bisedimet që do të zhvillohen gjatë vizitës që do të bëjë në Tiranë në fillim të muajit mars një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore.
(ATSH)
Në Peqin
Digjet një depo artikujsh industrialë
Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të Elbasanit dhe Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se pas mbrëmë më datën 13.2.1991 në Peqin u dogj një depo artikujsh industrialë dhe pajisjesh shtëpiake si soba, mobilje etj.
Me anë të zjarfiksave dhe mbrojtjen e popullit zjarri u shua duke u menjanuar në këtë mënyrë djegia e disa depove të tjera aty pranë. Vlefta e dëmit llogaritet në rreth 100 000 lekë.
(ATSH)
Punëtorët Lafije Kapllani dhe Dhurata Duro janë ndër më të dalluarat në linjën e mbushjes së bishive të fabrikës së pijeve në Çorovodë.
(Foto: N. Xhufka)
Punëtorët Lafije Kapllani dhe Dhurata Duro janë ndër më të dalluarat në linjën e mbushjes së bishive të fabrikës së pijeve në Çorovodë. (Foto: N. Xhufka)
UNITETI - THEMEL I SHENDOSHE I DEMOKRACISE
- Deklaratë e Shoqatës Sociologjike Shqiptare -
Shoqata Sociologjike Shqiptare e ndjen për detyrë t’i drejtohet mbarë opinionit publik shqiptar me thirrjen për të kuptuar e vlerësuar realisht rëndësinë e momenteve që po kalon vendi, për t’i përcjellë me, gjakftohtësi, maturi, kulturë dhe realizëm zhvillimet e pakthyeshme demokratike.
Shoqata Sociologjike Shqiptare u drejtohet të gjithë punonjësve të vendit, pa dallim bindjesh politike apo përkatësie partiake a fetare, me thirrjen për t’i vënë shpatullat punës në çdo sektor të jetës, për të përballuar situatën shumë të vështirë në ekonomi, për të shtrënguar radhët rreth idealeve kombëtare e demokratike. Ne, populli shqiptar dhe vetëm ne, mund dhe duhet t’i mbajmë në dorë fatet e vendit tonë, duke ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit në familjen e kombeve të qytetëruara të Evropës. Sot na duhen dashuria e respekti për njëri-tjetrin, toleranca e kultura demokratike, që çojnë në krijimin e një shoqërie demokratike e humane. Rruga drejt demokracisë shkon përmes dialogut dhe respektimit të ligjit dhe jo përmes dhunës e destruksionit. Ne besojmë dhe do të përpiqemi që drejtësia sociale të fitojë vlera të reja e të qëndrueshme në shoqërinë tonë të ...
Shoqata Sociologjike Shqiptare pluraliste e demokratike. Shoqata Sociologjike Shqiptare u drejtohet të gjitha partive politike me thirrjen për të vlerësuar drejt përgjegjësinë e madhe historike që mbajnë mbi supe në këto momente që kalon vendi dhe përmes dialogut luajal e demokratik të kontribuojnë bashkarisht në arritjen e konsensusit e të stabilitetit politik, aq të nevojshëm e të domosdoshëm në ditët e sotme, veçanërisht në këtë fushatë zgjedhjesh.
Shoqata Sociologjike Shqiptare u drejtohet posaçërisht të gjithë intelektualëve shqiptarë që të kuptojnë rolin e veçantë që u takon të luajnë në këto momente historike për të arritur angazhimin e tyre në mbarë shoqërinë, për të kontribuar me mendimin e tyre demokratik e atdhetar, me talentin dhe përvojën e tyre në gjetjen e zgjidhjeve sa më realiste e racionale për të gjitha problemet madhore dhe të zhvillimit të sotëm e perspektiv të vendit tonë.
Shoqata Sociologjike Shqiptare u drejtohet gjithë rinisë së vendit tonë, veçanërisht rinisë studentore, e cila ka luajtur një rol të veçantë në proceset demokratike, që në këtë situata të vështira e komplekse të tregojë përsëri kulturë dhe maturi që i takon dhe të ndjekë rrugën më të drejtë për realizimin e aspiratave të saj, duke punuar e studjuar rregullisht dhe duke mos luajtur asnjë forcë politike instrumentualizojë atë për qëllime të ngushta partiake në dëm të stabilitetit, të paqes sociale e të pajtimit kombëtar. Ne jemi për dialog demokratik dhe për respektim të interesave gjithëkombëtare, të të gjitha shtresave të popullsisë dhe jo për interesa të ngushta partiake. Ne respektojmë historinë si vlerë të të gjithë kombit shqiptar. Vlerësimi i historisë duhet bërë me objektivitet shkencor dhe jo me pasione partiake të ditës. Mësimet e saj të na shërbejnë për të mos u gabuar dhe për të gjetur më drejtësisht rrugën e përparimit kombëtar.
Shoqata Sociologjike Shqiptare mbështet përpjekjet, iniciativat dhe reformat e ndërmarra nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia, me besim se ato u shërbejnë interesave jetësore të mbarë popullit të vendit tonë. Uniteti kombëtar është i vetmi themel i shëndoshë i demokracisë së sotme.
SHOQATA SOCIOLOGJIKE SHQIPTARE
Tiranë, më 14 shkurt 1991