Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti dje paradite në Pallatin e Brigadave kryetarin e Sesionit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Guido de Marko.
Shoku Ramiz Alia i shprehu zotit Guido de Marko urimet e mirëseardhjes dhe besimin që vizita e misionit të tij i lartë do të plotësohen me sukses. Këtë vizitë, tha ai, ne e kemi pritur e përgatitur si një ngjarje të rëndësishme në jetën politike dhe e konsiderojmë si një nder që i bëhet Shqipërisë, popullit të saj.
Vitin e kaluar, vazhdoi shoku Ramiz, ne patëm kënaqësinë e madhe të prisnim këtu sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, dhe në tërësi tashmë është bërë i qartë pluralizmi. Mund t’ju siguroj se nuk ekziston më asnjë pengesë për lirinë e ndërgjegjes, duke përfshirë edhe atë fetare. Për lëvizjen e njerëzve, brenda e jashtë vendit, s’ka asnjë kufizim ligjor e praktik, ashtu siç ka më asnjë pengesë për çdo lloj komunikimi me botën, për shkëmbimin e informacionit, të librave etj. Shteti tonë nuk do t’i mungojë përpjekjet për realizimin e lirive dhe të drejtave universale në shkallën e standardeve ndërkombëtare.
Në vazhdim shoku Ramiz vuri në dukje se është bërë e po bëhet një rishqyrtim i thellë i tërë legjislacionit tonë për ta demokratizuar atë. Të drejtat evropiane e atyre në Ballkan e Mesdhe. Ai u ndal veçanërisht në marrëdhëniet midis Maltës e Shqipërisë, si dy vende të vogla, por me rëndësi të veçantë nga pozicioni i tyre gjeografik në këtë pellg. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që marrëdhëniet ndaj dy vendeve tona duhet të zhvillohen e përparojnë me hapa më të shpejtë.
Kryetari i Sesionit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Guido de Marko, pasi falënderoi presidentin për këtë takim dhe për pritjen e ngrohtë që gjeti në Shqipëri, tha se zhvillimet demokratike të vendit tonë japin një shembull të mirë për vendet e tjera.
(Foto: ATSH)
Përgjithshëm të Kombeve të Ba-bikuara zotin De Kuelar, veprimtaria fisnike e të cilit në dobi të paqes e të sigurisë së përgjithshme, ashtu si në gjithë botën, edhe tek ne gëzon respektin dhe admirimin më të thellë. Me ardhjen tuaj, shpresojmë që marrëdhëniet midis OKB-së dhe vendit tim të vogël të bëhen përfundimisht në një fazë të re.
Përfitues nga ky takim që, në emër të shtetit e të qeverisë shqiptare, të autoriteteve më të larta të vendit, të falënderoj Organizatën e Kombeve të Bashkuara për interesimin që po tregon për Shqipërinë, për zhvillimin e përparimin e saj. Ju siguroj se këtë interesim populli shqiptar e ka çmuar e kudoherë do ta meritokë.
Ne në Shqipëri, theksoi shoku Ramiz, jemi të mendimit se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka arritur të luajë një rol gjithnjë e më të fuqishëm për ruajtjen e sigurisë e të paqes së përgjithshme, siç u vërtetua edhe një herë me rastin e dënimit të agresionit të Irakut ndaj Kuvajtit. Por ajo mund të ndikojë edhe për zhvillimin e harmonizuar ekonomik të botës, veçanërisht për demokratizimin në një shkallë më të gjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për këtë, tha ai, ne mendojmë se aktualisht janë krijuar kushte mjaft të përshtatshme.
Pastaj, theksoi Ramiz Alia i foli gjerësisht kryetarit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zotit Guido de Marko, për gjendjen politike dhe zhvillimet demokratike që kohëve të fundit në Shqipëri. Proceset e demokratizimit për të cilat pata rastin t’i flisja rreth një vit më parë zotit Perez de Kuelar, tha ai, kanë ecur shumë më përpara se parashikimet e derëhershme. Në këtë frymë, në atë kohë ne ishim të vendosur subjektivisht dhe me shumë dëshirë për proceset e demokratizimit edhe në drejtim të zhvillimeve të gjithanshme, si demokracisë. Dem me një mënyrë jetese më të thjeshtë dhe besë ndaj jetës së popullit apo ta kthejë prapë Shqipërinë jonë brenda një kohe të shkurtër e organizuar mbi bazën e pluralizmit.
Për më tepër, shprehu më tutje Ramiz Alia, për zhvillimin e
Me tej e për ta sjellë në përputhje me vlerat e normat demokratike më të përparuara. Kuvendi i Popullor do të aprovojë një Kushtetutë të re, projekti i së cilës është diskutuar gjerësisht në popull. Kjo Kushtetutë, që përbën bazat e shtetit juridik, dhe ligjet që do të aprovohen pas saj do t’i njohin qytetarit të drejtat legjitime të pronësisë, të iniciativës së lirë, individuale apo kolektive, të vetëqeverisimit në dobi të tij e të shoqërisë.
Duke folur më poshtë për zhvillimin e fushatës elektorale shoku Ramiz tha:
Për një muaj do të bëhen zgjedhjet e reja për Kuvendin Popullor. Janë marrë të gjitha masat që ato të jenë krejtësisht të lira, demokratike e pluraliste. Vëzhguesit e huaj do të kenë mundësi të vijnë e ta vërtetojnë në vend këtë gjë.
Ne dëshirojmë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet që fushata elektorale, përgjithësisht lufta politike midis forcave të ndryshme, të zhvillohet në mënyrë korrekte e në frymë demokratike. Pikërisht për këtë dhe duke u nisur nga interesat e larta të vendit dhe e ardhmja e tij, kemi bërë e bëjmë thirrje e përpjekjet e urtësisë. Jetën demokratike që e dëshirojmë të gjithë duhet ta ndërtojmë bashkërisht, duhet ta ndërtojmë gjithë populli. Prandaj theksojmë se shprehje e vullnetit të popullit e mbartës e sovranitetit dhe pushtetit të tij duhet të bëhet kuvendi dhe jo rruga.
Ajo që na duhet tani është një parlament i dalë nga zgjedhjet e lira, demokratike e pluraliste, i cili do të mbyllte fazën e parë të procesit të demokratizimit dhe do të bëhej baza dhe mjeti për ta çuar përpara atë në dobi të të gjithë njerëzve tanë pa asnjë përjashtim. Prandaj duhet t’i japim mundësi popullit të zgjedhë vetë alternativën e preferuar. Për këtë duhet të fuqizojmë pluralizmin politik, dhe dialogun politik, dhe dialogu nuk mund të zhvillohet as me mendje e koka të nxehta, as me mitingje masive, por duke u shtruar çështjet në bisedim.
Me pas shoku Ramiz i foli mikut të nderuar për qëndrimin e RPS të Shqipërisë ndaj proceseve
ratike në vendin tuaj dëshmojnë se sa shumë Shqipëria dëshiron të jetë pjesëtare aktive e Komunitetit Ndërkombëtar, duke rritur rolin dhe kontributin e saj. Ju sjell, tha ai, përshëndetjet më të mira dhe përkrahjen e zotit Havier Peres de Kuelar, për iniciativat që keni ndërmarrë ju, për të cilat zoti de Kuelar ju është sinqerisht mirënjohës. Përmes shembullit tuaj, ju zotni president, përpiqeni t’i ndërgjegjësoni forcat politike të krijuara rishtas në Shqipëri se, demokracia është një njëkohësisht përgjegjësi e madhe ndaj kombit. Rëndësia e zgjedhjeve të 31 marsit, theksoi ai, mendoj se nuk qëndron aq shumë në atë se cila parti fiton, por se për herë të parë, nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria do të ketë një parlament pluralist.
Duke shprehur miratimin dhe përkrahjen e tij për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për tu integruar me dinjitet, me kulturën dhe individualitetin e vet në gjirin e familjes Evropiane, ai nënvizoi se këto përpjekje kërkojnë solidaritet të plotë nga ana e Komunitetit Ndërkombëtar nga OKB-ja e KSB-së. Ai u angazhua që të kontribuojë personalisht për këtë si kryetar i Asamblesë.
Pasi foli për takimet që pati në Tiranë me përfaqësues të forcave politike, Guldo de Marko tha se, tek ato po krijohet sensi i maturisë dhe i tolerancës dhe se ato shohin tek presidenti një pikë referimi prej tyre varen demokracia dhe shteti juridik.
Në vazhdim të bisedës, zoti Guido de Marko u ndal edhe në rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Maltës dhe Shqipërisë, që ia kanë me interes për të dy popujt tanë, por edhe të bashkëpunimit e sigurimit në Mesdhe.
Gjithashtu ai foli për rëndësinë e një konference të bashkëpunimit e të sigurisë në Mesdhe, e cila i përket të ardhmes, por për të duhet menduar që sot.
Në takim, i cili u zhvillua në një frymë miqësore e konstruktive, ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani.
(ATSH)
Koha na kërkon të kthjellohe[t]
Punë të mëdha kemi përpara, punë që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë si popull e si komb. Më e madhja punë tani për tani është kurorëzimi me sukses i fushatës elektorale, zgjedhja e Kuvendit të ri Popullor me përfaqësuesit më të mirë të popullit. Ai do të miratojë Kushtetutën e re që do t’i hapë vendit perspektiva të reja. Do të caktojë qeverinë e re që do të drejtojë punët e shtetit, të shtetit të vërtetë juridik modern.
A jemi të kthjellët për t’i kryer me mençuri këto punë të rëndësishme? Edhe jemi, por edhe s’jemi. Jemi, sepse pluralizmin politik e përshëndetëm të gjithë. E pamë atë si një rrugë që të çon drejt qytetërimit. Partia e Punës për një kohë shumë të shkurtër ndërmori masa të rëndësishme për realizimin praktik të pluralizmit. Të tilla ndryshime të shpejta nuk kanë ndodhur kurrë në historinë 46-vjeçare të vendit tonë. Kjo është dëshmi e pjekurisë politike të Partisë së Punës. Këtë nuk e themi vetëm ne që jemi komunistë. E thonë të gjithë ata që na duan vërtetë, brenda dhe jashtë vendit. Këtë e mohojnë vetëm spekulantët e demokracisë, ata që vuajnë nga ethet e karrikes.
Ne jemi të kthjellët për t’i çuar përpara proceset demokratike, sepse Programi i reformuar elektoral i Partisë së Punës na e bën të qartë se në rrugë do të ecim dhe ku do të mbërrijmë. Ky është një program që pasqyron ndryshimet e reja të jetës së vendit dhe të situatës ndërkombëtare. Është një program i mbështetur me këmbë në tokë. Ai synon atje ku dëshiron populli, por nuk i bën popullit premtime boshe. Sepse populli e di që mirëqenia dhe begatia nuk arrihen brenda një dite.
Por, të jemi të sinqertë. Ne kemi edhe paqartësira në kokën tonë, paqartësira që në caste të caktuara na turbullojnë arsyen dhe dëmtojnë rrjedhën normale të punëve që kemi marrë përsipër. Këto janë rrjedhojë objektive e kalimit nga një epokë historike në një tjetër. Të gjithë kemi diçka që duhet ta mohojmë te vetja, ashtu si kemi diçka të re që duhet ta përqafojmë. Na duhet të mohojmë vetëkënaqësinë, slogane[t], burokracinë, sektarizmin e plot dukuri të tjera që na e ngadalësojnë ecjen përpara. Na duhet të përvetësojmë ritmet e larta të punës e të jetës, të përqafojmë demokracinë e vërtetë, të bëjmë tonën gjithçka të mirë të njerëzimit. Kjo i ngjan operacionit për të hequr nga trupi një pjesë të panevojshme të vjetër uar. Por thika e kirurgut shoqërohet me dhimbje; e këto dhimbje do të gjithë njerëzit i përballojnë njëlloj. Disa i përballojnë më me lehtësi, të tjerë pësojnë edhe tronditje të forta. Kështu lindin zhgënjimet, deziluzionet, humbja e qetësisë së përkohshme. Por rruga e demokracisë nuk bëhet me naivitet. (Vijon në faqen 3)
Takim i shokut Ramiz Alia, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, me përfaqësuesit e Partive dhe të organizatave politiko-shoqërore
Më datën 2.3.1991 shoku Ramiz Alia, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor zhvilloi në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor një takim me përfaqësuesit e Partisë Agrare, Partisë Demokratike, Partisë Ekologjike, Partisë së Punës, Partisë Republikane dhe të organizatave të tjera politiko-shoqërore si të Bashkimeve Profesionale, të Bashkimit të Rinisë, Frontit Demokratik, Organizatës së Gruas, dhe Komitetit Kombëtar të Veteranëve.
Në këtë takim në përgjigje të shqetësimeve që po jeton vendi në rrafshin politik, ekonomik dhe psikologjiko - social, përfaqësuesit e partive dhe të organizatave politiko-shoqërore u angazhuan të punojnë për normalizimin e jetës së vendit, duke respektuar paqen sociale dhe duke u bërë thirrje masave për realizimin e detyrave, në mënyrë të veçantë për përballimin e aty të kohës në bujqësi. Pjesëmarrësit në takim ishin të një mendimi që debati politik të zhvillohet kudohe duke respektuar normat etiko - morale, jashtë ekseseve dhe fyerjeve që mund të çojnë në zhvillime të padëshiruara gjatë fushatës së zgjedhjeve.
Në përfundim të takimit përfaqësuesit e partive dhe të organizatave politiko - shoqërore arritën në këtë konsensus të përbashkët:
1. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale mbështesin përpjekjet e Këshillit Presidencial për zhvillimin e qetë e normal të fushatës elektorale, si dhe kërkesën e tij për mënjanimin e qëndrimeve që çojnë në acarimin e marrëdhënieve dhe në rritjen e mprehtësisë midis njerëzve. Ato angazhohen që mitingjet masive dhe organizimet e tjera, të zhvillohen me funksion të fushatës së zgjedhjeve të 31 marsit. Mbledhjet e organizuara nga partitë dhe subjektet e tjera elektorale për fushatë zgjedhjeje do të zhvillohen me rregull, kryesisht në mjedise të mbyllura, duke iu dhënë kështu mundësi zgjedhësve të njihen sa më mirë me programet dhe me personalitetin e kandidatëve për të cilët do të votojnë.
2. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale angazhohen të përjashtojnë çdo akt që ka të bëjë me emrin e Enver Hoxhës si dhe me lëvizjen e emblemave e simboleve publike që lidhen me të. Ato ranë dakord që për këto çështje të vendosë vetë Kuvendi i ardhshëm Popullor me metoda demokratike si referendumi popullor etj.
Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Parlamentit Italian
Me ftesë të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore një delegacion parlamentar italian i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të këtij parlamenti, Flaminio Pikoli.
Në përbërje të delegacionit ndodhen edhe përfaqësues parlamentarë të partive të ndryshme politike italiane.
Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor në legjislaturën e fundit, Petro Dode, anëtari i Këshillit Presidencial, Rexhep Mejdan i, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme e të tjerë.
Ndodhej edhe ambasadori i jashtëzakonshëm i Republikës Italiane në RPS të Shqipërisë, Torquato Cardilli.
(ATSH)
Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj priti kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian Flaminio Pikoli
Po dje paradite sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian Flaminio Pikoli, si dhe përfaqësuesit parlamentarë të partive të ndryshme politike që e shoqërojnë në këtë vizitë.
Po dje paradite sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e Parlamentit Italian Flaminio Pikoli, si dhe përfaqësuesit parlamentarë të partive të ndryshme politike që e shoqërojnë në këtë vizitë.
Gjatë pritjes e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Sihat Tozaj shprehu kënaqësinë për këtë vizitë që po bën në vendin tonë një delegacion parlamentar dhe vlerësoi dashamirësinë e shprehur nga parlamenti dhe Qeveria Italiane ndaj zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Që nga vizita juaj e parë, tha ai, Zoti Pikoli, në vendin tonë janë bërë ndryshime të dukshme në thellimin e procesit të demokratizimit, si në fushën politike me vendosjen e pluralizmit shumë partiak, përmirësimin të legjislacionit për zhvillimin e ekonomisë, në fushën
financiare, si dhe me ministritë dhe institucionet e tjera qendrore për aderimin e Shqipërisë në Fondin Monetar Bankar Botëror, dhe organizmat e tjera financiare ndërkombëtare.
(Vijon në faqen 4)
Erdhi në vendin tonë një mision pune i Fondit Monetar Ndërkombëtar
Mbërriti në vendin tonë një mision pune i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga profesor, Mario Bleher.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga shokët Kamber Myftari, zëvendësdrejtor i Bankës së Shtetit Shqiptar, Anastas Angjeli zëvendësministër i Financave dhe shokë të tjerë.
Ky mision do të qëndrojë në vendin tonë për dy javë dhe do të bashkëpunojë me organet bankare, organizmat e tjera financiare ndërkombëtare.
(ATSH)
NE GJYKATËN E RRETHIT TË TIRANËS
Korrespondenti i ATSH-së u takua dje me kryetarin e Gjykatës të rrethit të Tiranës, dr. Shefqet Muçin, dhe mori këtë informacion prej tij.
Studentët Blend Gjonxhe, Ridvan Peshkëpia, Kastriot Gjo ka, Arben Lika, Shenasi Rama dhe Arjan Manahasa janë denoncuar në Gjykatë nga organet e policisë për shkelje të dekretit „Përmbledhje, grumbullimet dhe manifestimet e shtetaseve në vendet publike“, sepse më 14 dhe 16 shkurt 1991 kanë organizuar mitingje të paligjshme në kundërshtim me nenin 2 të këtij dekreti, dmth, pa njoftuar më parë shefin e policisë së rrethit.
Dje, më 4. 3. 1991, ata u thirrën në Gjykatë nga gjyqtarja Natasha Xhacka (nuk u paraqit Blendi Gjonxha për mungesë njoftimi) dhe dhanë shpjegimet të tyre, ata e pranuan akuzën, por u justifikuan se kujtonin se ishin në „shtëpinë e tyre“.
(Vijon në faqen 4)
Rreth gjendjes në Vlorë
Ditët e fundit grupe personash kanë hipur me forcë në disa mjete të transportit detar që gjendeshin në portin e Vlorës dhe kanë kryer kalime paligjshme të kufirit shtetëror duke ikur në Itali.
Përveç shekëljes së ligjeve në fuqi, në një kohë kur shtetasve shqiptarë u është garantuar e drejta e udhëtimit jashtë vendit sipas normave ndërkombëtare, këta qytetarë nuk kanë marrë parasysh as rrezikun që u kërcënohet atyre gjatë udhëtimeve të tilla nga moti, gjendja jo e mirë teknike e anijeve dhe nga rojet kufitare, që kanë për detyrë të pengojnë kalimet nga kjo drejtim pa leje përkatëse.
Ndërkohë, në portin e Vlorës e në atë të Zvërnecit janë grumbulluar mijëra vetë të cilët janë të prirë për përsëritjen veprime të tilla të paligjshme dhe të rrezikshme në një pjesë e të cilëve janë nxitur nga njoftime pa bazë se nga Italia do të vijnë tragete për t’i marrë. Aktualisht, një grup syresh ka hipur me forcë në një rimorkiator me defekt që ndodhet në kantierin e portit të ri. Nisja e tij do të shkaktonte një aksident të pashmangshëm, në rast se mjeti i zaptuar do të dilte në det të hapur: përveç gjendjes së keqe teknike të rimorkiatorit, rezulton se në të ka hipur një numër njerëzish sa ka tërhequr kapacitetin e tij.
Grumbullimi i njerëzve po shkakton vështirësi e situata të papëlqyeshme për rendin publik dhe qetësinë e banorëve të qytetit të Vlorës. Organet e pushtetit lokal punojnë për t’i bindur qytetarët të largohen për në vendbanimet e tyre. Me iniciativën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit dhe me zhvillua një takim i përfaqësuesve të të gjitha partive politike në Vlorë, ku u miratua një thirrje e përbashkët drejtuar qytetarëve për të ruajtur gjakftohtësinë, arsyen e shëndoshë e për të hequr dorë nga veprime të tilla të paligjshme e aventurë, që mund të shkaktojnë viktima e probleme të shumta.
(ATSH)