E ardhmja e vendit do njerëz të rinj në Kuvendin Popullor
Çdo orë, çdo ditë, sa më shumë afron 31 marsi, dita e zgjedhjeve, aq më shumë pikëpyetje që duan përgjigje.
Ato duhen dhënë pa vonesë, pa lënë hije hezitimi. Të mos, njerëzit, midis tyre edhe anëtarë të PPSH pyesin: Për kë do të votoj unë? Kjo pyetje shtrohet sot kur ka kohë që janë shpallur kandidatët për deputetë nga PPSH-ja. Mos harrojmë se nga një ditë e shpalljes së tyre deri më sot kanë rrjedhur shumë ngjarje. Tashmë është krijuar një Këshill Presidencial dhe një qeveri e re. Veprimtaria diplomatike e shtetit po hyn në një dinamizëm të ri. «Të reja», ka çdo ditë. Partitë opozitare janë edhe ato në një veprimtari vazhdueshme. Në mitingje, në tribunat, në organet e shtypit partiak e të tjerë por shfaqen politikanë, ide dhe veprimtari pak tak. Ato para apo të panjohura më parë. Të tralla janë nga ana e klasave, por për fat të keq, ata janë të vendit në listat e kandidatëve dhe deputetë që ka shpallur Partia Punës e Shqipërisë. Me të drejtë para çdo të rinj tani njerëzit ua heqin votën duke thënë: «Për kë nuk votoj», «votën time e kam për PPSH-në, por jo për atë kandidati që n’a është paragjykim». A mund të thuhet se anëtarët e Partisë së Punës dhe veprimtarët e saj duhet të punojnë këmbë më këmbë për të bërë njerëzit për të mos vënë shenjë e barazimit midis partive dhe personave konkrete? Kjo thirrje është edhe komike, edhe bajate. Populli ka rritur e edukuar djem e vajza të mrekullueshëm, që e duan Shqipërinë me shpirt, që e kanë synim dhe dëshirë dhe mendojnë të kthjellët, kanë dhënë prova jo të vogla në jetën kunë punojnë, që gëzojnë ad- mirim e respekt nga populli për figurën e tyre si njerëz e qytetarë, si intelektualë apo kuadro, si luftëtarë dinjitozë e të papërkulur për të mbrojtur interesat e popullit. A-ti i një miri nga populli edhe sot i përkasim «egërsisë», se një institucion, një ndërmarrje apo kooperativë. Pavarësisht se nuk i njohin ata për nga disa zyrtarë, megjithë — punën shkencore, që bëjnë në këto fusha. Populli do besojë të vërtetë, nuk do frikacakë dhe burokratë. Populli do përfaqësues burrërorë e të mençur, jo kolltukofagë që vrasin mendjen si të rrëmbejnë privilegje të pamëritura për vete, për familjet apo farefisin e tyre. Karriket e Kuvendit Popullor janë të popullit, jo të trashëgimtarëve të disa dyerve, të tilla sa të ashtuquajturave nomenklatura, që i rri mendja se gjoja bëjnë punë të stuhishme kur vërtetë dosjet nëpër duar për të zhbuluar kandidatura. Populli do deputet që të mos jetë zëri i ndonjë gjëje tjetër e nëse të jetë diçka, një mjet burrëror për lavdinë e heroizmat e të kaluarës. Do deputet që të dinë realisht si ta punojnë rinisë e çdo shtetas e jo atë që fut kokën si struci, kur sheh si mijëra shqiptarë, pa përfshirë asnjë ligj, marrin arratinë. Populli dhe vetë anëtarët e Partisë së Punës ua vënë emrin kësaj lloj përfaqësuesie. Me mosdashjen ose me paaftësinë e tyre ata i kanë sjellë dëme popullit, i kanë sjellë dëme Partisë, prandaj ai me të drejtën e tij legjitime si zot i këtij vendi u thotë atyre: E ardhmja e Shqipërisë do njerëz të rinj në Kuvendin e Popullit! Do ata që i dalin zot zbatimit të programit elektoral të Partisë së Punës! Dhe të tillë ka me mijëra mes popullit, mes Partisë, pra nuk është vështirë të gjejë 250 të tillë. Përballë kësaj situate dhe përballë këtij realiteti sigurisht që vetëm populli drejtpërdrejt po e thotë mendimin e vet për çdo kandidat. Listën e tyre le ta hartojë kush të dojë, por aty do ta firmosë vetëm populli, vetëm zgjedhësit. Është më se e domosdoshme përputhja e listave me dëshirat e popullit.
Partia e Punës e Shqipërisë tërë jetën e vet është distancuar e ka luftuar ndaj dukurive negative. Por, rezultati e kësaj luftë, për shkak të formalizmit, rutinës, euforisë, megalomanisë etj., siç po tregon koha, nuk kanë nivelin e duhur. Sentimentalizmi ndaj individit shpesh ka triumfuar edhe pse ai është ngritur mbi interesa jetike të popullit e të Shqipërisë. Përshëndetja, përgjesimi, funksionet nuk janë çështje të kurorës. Ato janë të popullit. Vetëm dhe të vërtetën popullit. Ai dhe vetëm ai gëzon të drejtën për ndarjen e tyre, pa pyetur për asgjë veçse për interesat e shenjta të tij dhe të NËNS SHQIPËRISË. Nëse populli është më i fuqishëm, ta të gjejmë zërin e tij më mirë sot. Dhe o sot, o kurrë. Ai është i pagabueshëm sepse ai kurrë nuk mund të jetë lojëra elektore apo lojëra demagogjike kundër dëshirës dhe gjakut të vet, kundër qetësisë dhe sigurisë së jetës së vet, kundër lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë. Kushdo tjetër mund të gabojë. Populli kurrë.
U bëftë vullneti i popullit, i cili ia syte tek ideatori dhe udhëheqësi i lartë të demokracisë në Shqipëri, shoku Ramiz Alia!
Shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit
Dje Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit.
Ai u uroi miqve mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë për takimin me pjesëtarët e këtij delegacioni, që vjen për herë të parë në Shqipëri.
Pjesëmarrësit në takim u interesuan për situatën aktuale në Shqipëri. Me këtë rast, shoku Ramiz Alia, ndër të tjera, vuri në dukje se momenti i tanishëm duhet parë si lidhur ngushtë me rrugën që ka përshkuar vendi ynë gjatë këtyre 45 vjetëve, me përpjekjen e thellë të trashëgojë ai nga e kaluara. Në kushtet e kësaj përpambetje, theksoi shoku Ramiz, preokupacioni për të orientuar e qeverisë shqiptare do të ishte të ngrihej niveli material e kulturor i popullit, të forcohej shëndeti i tij. Dobinë e kësaj përparësie e vërtetoi jeta. Në rast se në vitin 1945, 80 për qind e popullatës ishte analfabete, tani arsimi i mesëm është i hapur e i detyrueshëm për të gjithë. Ne se në 45-ën jetëgjatësia mesatare e popullsisë ishte nën 40 vjeç, tani arrin në 71-72 vjeç, pra, gjatë këtyre dekadave, shteti shqiptar plotësoi të drejtat themelore të popullit, të drejtën për të jetuar më mirë, për t’u arsimuar, për të fituar më shumë kulturë. Luftën për të drejtat humane nga këto e filluam.
Në vazhdim të bisedës, shoku Ramiz Alia, duke folur për procesin e demokratizimit të jetës që po kalon tani Shqipëria, tha se ky është një proces logjik, që buron nga zhvillimi i shoqërisë e të vetë shoqërisë sonë, e cila edhe më tej, do të përparojë nëpërmjet shndërrimesh cilësore, në bujqësi e në industri, në fushën e shkencës e të legjislacionit, në jetën sociale e politike. Në çdo vend të programit të zhvillimit tonë aktualist është vënë detyra që të punohet për kalimin nga një ekonomi më e centralizuar në një ekonomi tregu, tha në vazhdim shoku Ramiz. Ai u shpreh i interesuar të dëgjonte se në kushtet e ndryshimeve në Shqipëri, mënyra se si do të veprohet për kalimin nga ekonomia e centralizuar në atë të ekonomisë së tregut.
Duke folur për të drejtat e njeriut, në Shqipëri, shoku Ramiz Alia ndër të tjera vuri në dukje se në stadin e tanishëm janë krijuar të gjitha kushtet ekonomike, materiale dhe kulturore që ato të garantohen në një shkallë më të lartë, duke u synuar standardet e njohura ndërkombëtare.
– Jam dakord me ju, që problemi i të drejtave të njeriut është komplet, tha kryetari i delegacionit, Bjorn Elmquist. Nuk duhen parë vetëm ato që njihen si të drejta u njohet të personit, por edhe liritë e barazisë ekonomike e sociale. Është më e rëndësishme të kesh me se të shembësh, se sa të gëzosh të drejten për të kritikuar. Duke folur për mendimin e liritë, u thahstu jam plotëqënë dhe analizën tuaj për vështirësitë që ka Shqipëria për të kaluar në ekonomi e tregut dhe për matjen që duhet treguar, si u shprehën ju në këtë fazë.
Shoku Ramiz Alia foli gjithashtu për ndryshimet rrënjësore që janë bërë në legjislacionin shqiptar, për përmbajtjen thelbësisht demokratike të Projektkushtetutës etj. Ai nënvizoi se këto dokumente janë në përputhje me kartat kryesore ndërkombëtare përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Më poshtë, duke folur për rrugën e realizimit të pluralizmit politik në Shqipëri, ai tha se demokratacia kërkon respekt e tolerancë, kulturë dhe mbi të gjitha një zhvillim dinamik të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore. Ne po punojmë që pluralizmi të çohet në forcimin e unitetit kombëtar. E tillë ka qenë edhe mendësia e shumëshkullore e popullit tonë.
Në vazhdim shoku Ramiz Alia iu përgjigj interesimit të anëtarëve të delegacionit lidhur me ikjet e paligjshme të qytetarëve për në Itali. Ai tha se ky fenomen ka lidhje me vështirësitë ekonomike aktuale që po kalon Shqipëria, por edhe me një psikozë të dëshmuar që është krijuar tek disa njerëz, sikur tani që u vendos pluralizmi Evropa do të na mbajë pa punuar. Nga ana tjetër, vështirësitë ekonomike po përpiqen t’i shfrytëzojnë për qëllime destabilizuese forca të ndryshme, të brendshme e të jashtme, për të diskredituar shtetin tonë. Tani ajo që duhet është: punojmë, të shtojmë prodhimet, që të kemi mundësi edhe të importojmë duke rritur eksportin. Ne duam të ngulisjmë fort bindjen tek të gjithë se Evropa do të na ndihmojë të përparojmë, por ne rradhë të parë duhet punuar vetë.
Gjithashtu anëtarët e delegacionit u interesuan për lirimin e të burgosurve politikë. Shoku Ramiz Alia u shpjegoi atyre që rishikimin e legjislacionit penal tashmë është i avancuar. Presidiumi i Kuvendit Popullor në çdo mbledhje ka nxjerrë dekrete për falje dënimesh të të burgosurve politikë. Së afërmi, tha ai, Presidiumi do të shqyrtojë kërkesat për falje edhe të atyre të burgosurve politikë që kanë mbetur. Shoku Ramiz Alia iu përgjigj gjithashtu interesimit që treguan anëtarët e delegacionit në lidhje me veprimtarinë e forumit të mbrojtjes së drejtave të njeriut të krijuar në Shqipëri kohët e fundit. Pritka që në një atmosferë miqësore e mirëkuptimi.
Takime për zhbërthimin e programit të PPSH
- GRAMSH -
Në takimet që janë bërë në rrethe Gramsh nga ana e komitetit të Partisë së Punës, në më-nyrë të veçantë është folur për problemin e fshatit dhe sidomos për kooperativizimin. Duke zbër-thyer programin e Partisë së Punës i cili është rinovuar në përshtat-shmëri me kërkesat e kohës, është sqaruar se sot forcimi i shtetit ju-ridik është themelor për ta bërë të ardhshëm tonë një vend demo-kratik. Në takimet është theksu-ar se duke synuar të shkëputet prej Evropës, nuk do të thotë që të mohojmë historinë tonë të lavdishme dhe sodomos arritjet gjatë viteve të pushtetit popu-llor. Rendësi i është kushtuar edhe forcimit të unitetit, përba-shkimit të kushtet e vështira etj. Takime e biseda që kishin si temë kryesore të tyre këtë pro-blem janë organizuar edhe në Gramsh, Kushovë, Bregas, Stapar, Lunjë, Tunë etj. Për këta janë aktivizuar të zgjedhur në komitetet e Partisë së Punës, pu-nonjës e aparatit të komitetit të Partisë së Punës të rrethit, inte-lektualë e veteranë, të cilët ka-sqaruan argumentuar se programi i PPSH-së shpërfaq atë aktuale e veterane, të cillet ka-sqaruan argumentuar se programi i PPSH-së shpërfaq atë aktuale e veterane, të cillet ka-sqaruan argumentuar se programi i PPSH-së ...
- SKRAPAR -
Këto ditë në qytetin e Çorovo-dës Komiteti i Partisë së Punës i rrethit të Skraparit organizoi një aktiv me anëtarë punonjës, sekretarë të organizatave bazë, ku-adro e specialistë të sektorëve të ndryshëm për zbërthimin e pro-gramit elektoral të PPSH-së. Për-faqësuesi i PPSH-së Zydi Pepa, kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit u përgjigj më shhu-me në çështjen agrarë, e cila ka qenë e mbetet në qendër të kuj-desit të PPSH-së. Për sa i përket pronësisë së tokës, ajo është trashëgimi nga Partia e Punës si pasu-ri mbarëkombëtare që s’duhet të shitet e blihet, por të përdoret në mënyrë më racionale. Për kë-to do të përdoreshin edhe mjetet, edhe ajo do të çëmdohët në rastet e zënies së saj me nde-rtimin e investimeve, ose kur ju-pet me qera në përdorim të kapi-tal të huaj.
Gaqo Simaku, punonjës në aparatin e KQ të PPSH foli për problemet e rinovimit të PPSH, drejtimet dhe përmasat e tij në përmbajtje, metodë, strukturë, etj. Pjesëmarrësit bënë pyetje të ndryshme rreth programit, elektoral, të cilave përfaqësuesit e (Vijon në faqen 2)
Ekspozitë vetjake
Die pasdite, në Galerinë e Arteve Figurative në Tiranë, u hap ekspozita vetjake e Vangjel Gjikondit, piktor filmi në Kinostudion «Shqipëria e Re». Në të janë paraqitur rreth 150 punime, kryesisht në gjininë e peizazhit, të portretit etj., dhe në teknikën e vajit, ku është pasqyruar natyra e transformuar në qytete e në krahinat të ndryshme të vendit, bota e pasur femërore etj. Fjalën e rastit e mbajti skulptori Vasiliev Nini.
Shiritin e prerurimit e preu sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Petro Kokuѕhta.
Pastaj, piktorë, skulptorë, të rinj e të reja vizituan ekspozitën, që është e dyta e këtij autori të ri.
(ATSH)
Njoftim i drejtorisë së shtypit dhe informacionit pranë Këshillit të Ministrave
Me iniciativën e Këshillit të Ministrave dje në Durrës u dërgua një grup qeveritar për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të fundit të Këshillit të Ministrave. Ky grup kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Aleksandër ... [?]. Në njoftimet që ai dha drejtorisë së shtypit dhe informacionit, pranë Këshillit të Ministrave thuhet se për forcat e mbrojtjes ...
Shqetësim mbare-shqiptaror
Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shokut Alekls Luari; dhe bisedë redaktorit Thoma Gëlli –
– Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shokut Aleks Luari; dhe bisedë redaktorit Thoma Gëlli –
- Luarasi -
Siç është në dijeni i gjithë opinioni ynë, me anijet e rregullta nga portet e ndryshme të vendit afër 15 mijë shqiptarë janë larguar për në Itali. Problemi është shume i mprehtë prandaj dëshirojmë të na jepni për masat që ka marrë Qeveria Shqiptare për këtë gjë?
Opinioni publik është njohur në vazhdimësi për masat që po merr Këshilli i Ministrave për të normalizuar gjendjen. Vëmendje i është përqendruar sidomos në Portin Durrësit i cili është porti kryesor i vendit nga ku realizohet vëllimi më i madh i importit dhe eksportit tonë. Për normalizimin e gjendjes në Durrës është krijuar një komision qeveritar i përbërë nga ministra dhe zëvendësministra si dhe specialistë të dikastereve të ndryshme. Qeveria është lidhur dhe ka dhënë orientimet e duhura dhe për komitetet ekzekutive të KP të rretheve.
– Konkretisht, në ç’reagime është përqëndruar puna e Qeverisë?
– E para është të normalizohet sa më parë veprimtaria e portit në Durrës, me qëllim që të kthehen dhe të shkarkohen anijet e rënduara. Theksojmë se një pjesë prej tyre janë me mallra ushqimore që të nevojshëm sot si sheqer, grurë etj. Gjithashtu të mos ndëshkohet që të vijnë edhe anije të tjera me mallra ushqimore dhe lëndë të parë për ekonominë. Për këtë sigurohet është deklaruar, porti i Durrësit është shpallur zonë ushtarake.
Një drejtim i dytë i punës sonë është edhe largimi i njerëzve që rrinë në afërsi të portit, në anijet që ndodhen për riparim në Kantierin Detar si dhe nga anija «Partizani» që është në port. Njëkohësisht po merren masa për të mos lejuar grumbullime të mëtejshme.
– Në ambientet të ndryshme si dhe në organet shtypi kritikohte qeveria që nuk arrifi të pengojë një gjë të tillë. Çfarë shpjegimi do t’i jepni ju për këtë?
– Është e qartë se ngjarjet e fundit në portin e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit ose me grumbullimin e njerëzve para ambasadave të huaja, janë shkakurlë në mënyrë flagrante ligjet e shtetit tonë të cilat mbrojnë sigurinë kombëtare, pasurinë shtetërore, paprekshmërinë e ambasadave etj. Kjo është krejtësisht e pa-lejueshme në një kohë edhe kur të gjitha partitë politike të vendit pa përjashtim mbështesin forcimin e shtetit juridik. Në këto situata të rënda forcat e ruajtjes së rendit kanë qenë të përballuar vështirësitë dhe provokacione të jashtëzakonshme. Por pyetja që lind menjëherë është pse nuk i ndaluan organet e rendit këto të veprime të paligjshme? Ai që i ka ndjekur ngjarjet e kupton se ato nuk i ndaluan dot para së gjithash për shkak të përpjekjeve të tyre të mëdha si dhe janë nisur nga ideja që të mos drejtë gjak. Sepse, pavarësisht se kemi të bëjmë me njerëz të rinjruar dhe të moshuar, të lodhur e të uritur, me gra dhe fëmijë, kemi të bëjmë me njerëzit tanë, me shqiptarë. Ndihmesa më të madhe se sa çdo gjë tjetër, mund të jepnin të gjitha partitë politike dhe organizatat e masave me punë konkrete me njerëzit.
– Televizioni Italian jep njoftime për gjendjen tragjike të refugjatëve shqiptarë. Opinioni është i shqetësuar.
– Shqetësimi i tyre është i kuptueshëm dhe kjo është shqetësim edhe për qeverinë shqiptare. Ambasadia në Romë i është dhënë porosi që të shkojë menjëherë në portet italiane ku janë refugjatët për të zgjedhur në bashkëpunim me autoritetet italiane problemet që kanë të bëjnë me trajtimin e tyre dhe për të lehtësuar sa të jetë e mundur më shumë kushtet e vështira të jetesës.
– Cili është qëndrimi i qeverisë italiane?
– Sigurisht është bërë e njohur edhe nga TVP pala italiane ka deklaruar se do të kthejë në Shqipëri refugjatët ekonomikë që kanë shkuar aty në mënyrë të parregullt dhe të paorganizuar.
A mund të na informoni se çfarë po bëhet për emigracionin ekonomik të organizuar?
Kjo është një e drejtë e qytetarëve dhe është dhe në tagë të drejtave të njeriut, të njohura në aktet juridike ndërkombëtare. Veçse kjo e drejtë duhet realizuar në forma të organizuara e në marrëveshje me shtetet që eventualisht mund të kenë nevojë për fuqi punëtore. Për të realizuar këtë Qeveria ka marrë disa masa që mund të ishin më të shpejta dhe më efikase. Në kanalet diplomatike po bëhen përpjekje të mëdha për të gjetur vende pune. Theksoj se këtu kemi hasur në vështirësi të mëdha pasi duket se qeveria italiane është e shqetësuar për gjendjen e refugjatëve shqiptarë që janë atje.