Ditet që po rrjedhin drejt 31 marsit po mbartin me vete një situatë politike të tensionuar.
Në qendër të sulmeve nga të gjitha anët është Partia e Punës. Përpjekjet për të mohuar çdo fitore të arritur në 46 vjet, për të bërë atë fajtore për çdo gjë, për t’i veshur dhe gabime e të meta që nuk kanë ekzistuar kurrë, janë të çfrenuara. Sulmet kundër PPSH kanë marrë hov veçanërisht nga fakti që aktualisht gjendja ekonomike është e rëndë. Ajo po keqësohet jo vetëm nga vështirësitë e furnizimit me lëndë të para e mungesat e materialeve të importit, por edhe heqja dorë nga puna në shtet e qytet. Psikologjia e çuditshme sikur tani e tutje për ne do punojë bota ka marrë përmasa të gjera e po bëhet me pasoja tepër të rënda e rrënuese për vendin. Emigracioni u kthye për shqiptar, të lidhur historikisht me dheun dhe vatanin e vet, një epidemi me përmasa të jashtëzakonshme. Dalldia e përgjithshme e emigrimit çoi deri në sulme të dhunshme mbi portet, në pushtimin e trenave e anijeve të mjeteve të tjera lundruese. Dhjetëra mijëra veta, burra, gra, të rinj e fëmijë morën e duan të marrin rrugën e kurbetit, ndonëse dihet se askund s’është krejt hareshapur. Është një e vërtetë se faktori kryesor i rritjes së emigracionit, por edhe i bisëdës së emigracionit. Por, mjetet e fleuthskaf e gënjeshtra, papërmbajtja e më pas rreziqet masive e të paimagjinueshme të atyre që nga ato të 2 korrikut vitit të kaluar në të këmbë-[?] sada, ato në kufirin grek, në porte e përsëri drejt ambasadave flasin qartë se nuk janë ngjarje e fenomenë të rastit. Përkundrazi, ato përfaqësojnë ata skenarë të ngjashëm me ato të vendeve të lindjes që duan t’i vënë në skenë dhe në Shqipëri. Regjisorët e tyre, duan të diskreditojnë pushtetin popullor, të destabilizojnë politikisht e ekonomikisht Shqipërinë, të pengojnë ecjen e saj të pandalshme në rrugën e demokratizimit. Për të gjitha këto arsye puna e komunisteve vështirësohet. Mundësitë për t’i kapërcyer vështirësitë ekzistojnë. Veçse duhet punë. Punë me shumë se kurrë. Asgjë nuk na vjen nga qielli. Duhet të mbjellim tani që të korrim e të vjelim frutin e perimeve. Duhet të prodhojmë e të eksportojmë që të mund të importojmë. Duhet që me angazhimin, me disiplinën dhe zotësinë tonë të fitojmë besimin e sigurinë e huajve për bashkëpunim ekonomik në të tëra format. Detyra e komunisteve është të kuptojnë se puna u varfër, pa u ngritur të gjithë në këmbë, punëtori e fshatari, nëpunësi e shkencëtari asgjë s’mund të arrihet. Me bindje dhe shembullin e tyre ata duhet t’i bëjnë për vete e t’i tërheqin masat në punë. Kjo ka qenë dhe mbetet një detyrë e shenjtë për komunistët dhe PPSH-në. Programi i Partisë së Punës për fushatën elektorale është më i qarti, më i argumentuari, ambicioz e i realizueshëm. Bashkë me këtë, misionin e saj, popullit i është paraqitur edhe projektkushtetuta e re. Këto dokumente përmbajnë objektiva të qarta se si Partia jonë mendon t’i kapërcejë vështirësitë e të stabilizojë ekonominë. Është detyrë e komunistëve që t’i asimilojnë vetë në radhë të parë këto dokumente e t’i përdorin për të sqaruar e bindur popullin për optimizmin e perspektivat që çel Programi i Partisë së Punës. Atyre ju bie barra që të përballojnë presionet që u bëhen komunistëve, vetë Partisë dhe programit të saj me të gjitha format, me thirrje histerike antikomuniste e deri te veprimet vandale. Është e vërtetë që në rrugën tonë ka pasur edhe gabime. Këtë Partia e ka pohuar vetë e po vë ndërmori reformën e gjithanshme të demokratizimit. Por le të mos mbizotërojë pasioni e t’i errësohen sytë askujt. Përse duhet ta ndjejë vetëm fajtor komunisti shqiptar? Për lirinë e pavarësinë që Partia e tij, në krye të popullit i solli atdheut? Për tokën e bonifikuar, të sistemuar, të pajisur me mekanikë e teknologji të kohës? Për hidrocentralet e fuqishëm dhe elektrifikimin e plotë të vendit? Apo për Lukovën dhe Myzeqenë? Për Universitetin dhe Akademinë e Shkencave? Për pensionet e garantuara në fshat e në qytete për jetëgjatësinë e dyfishuar dhe moshën e re të popullit? Për gjuhën e unifikuar, kulturën dhe letërsinë në nivele botërore? Partia e Punës dhe komunisti shqiptarë kanë një histori të tërë të ndritur, që askush s’mund ta errësojë. Kontributi i tyre në procesin e demokratizimit të vendit, do të pasurojë e realist po pasuron më tej këtë histori. Është karakteristike që gratë, të rejat sot shtëpinë e tij, apo mund të jetë ndërtuar me objekt i diç tjetër. Kjo po zbatohet, krijon probleme të mprehta, unitetin. Ndaj unë, thotë Skënderi, personalisht jam me programin e PPSH-së që ruan pronën kolektive në fshat. JORGO ZHONGA. Në një diskutim fshatar që u zhvillua këto ditë në Bënçë, ku-kët PPSH-së që ruan pronën kolektive në fshat. (Vijon në faqen 2)
PROGRAMI I PPSH-së - MUNDËSI ZHVILLIMI BASHKËKOHOR
Më reali dhe më i besueshmi
Programet elektorale të partive afrohen në shumë pika me njëra-tjetrën, por edhe ndahen në pika të tjera kardinale.
Këtë mendim shfaq ekonomisti Ferit Meshi në bankën e shtetit në Kukës duke debatuar për programet elektorale të partive. “Unë mendoj, thotë ai, se ndër gjërat më të kompletuara të programit të Partisë së Punës është realizimi dhe ndryshimet e rëndësishme që janë bërë në përshtatje me kërkesat që ka sot çdo shqiptar që don të punojë programin e tij, për të mirën e tij. Mendoj se për fshatin do të ketë larmi më shumë, megjithëse në program është parashtruar mundësia e formave të ndryshme të kooperimit. Gjithashtu nga të gjitha programet çështja kombëtare mund të kishte theks me të plota”.
Kurse Ramazan Hasa, kryetar i degës së financës në ndërmarrjen e riparim shërbimeve të këtij rrethi, thotë se programi i Partisë së Punës është më afër se çdo program tjetër me kërkesat, por edhe mundësitë për t’i arritur ato, prandaj bëhet më reali e më i besueshmi. Kjo aq më tepër se masat e filluara në ekonomi, por edhe pluralizmi, pra gjithçka paraqitet në program si një vazhdimësi e natyrshme. Po të punojnë njerëzit dhe secili të zbatojë detyrën e tij, e gjithë politika e pasqyruar në këtë program është plotësisht e kënaqshme dhe e arritshme, pasi vihet nga vetë zbatimi i mekanizmit të ri ekonomik në ndërmarrjet tona, ka nxitur të vegjën për punën. Format e reja të organizimit, të cilave u hap rrugë, nxit e frymëzon programi elektoral i Partisë së Punës, me siguri do të gjallërojnë shumë prodhimin e shërbimet, do të nxitë kërkesat e secilit për një nivel jetese më të lartë dhe kjo ka brenda edhe nxitjen për të punuar më shumë, për t’u kualifikuar dhe shembujt të tjerë që janë e që është më i përgatitur, ku çdo më shumë. Nevoja e shoqërisë për shërbime apo prodhime të ndryshme do të plotësohet pa tjetër në këtë program që parashtrohet Partia e Punës, pasi tregullisa e kërkesa e ofertës me gjithë decentralizimin që parashikohet, do t’i ndreqë gjërat për bukuri.
Nga debatet e ndryshme ka edhe kundërshti për pikat të veçanta të programit të Partisë së Punës, por në më të shumtën e rasteve njerëzit shprehen me besim të plotë, r[një?] përteritje të shpejtë në të gjitha f-[Vijon në faqen 2]
Rrugë perspektivës dhe forcimit të unitetit
Rrallë mund të takosh kooperativistë në rrethin e Tepelenës që të mos miratojnë programin elektoral të PPSH-së.
Rrallë mund të takosh kooperativistë në rrethin e Tepelenës që të mos miratojnë programin elektoral të PPSH-së, për perspektivën që ai i siguron zhvillimin ekonomik të fshatit dhe të mos jenë të vendosur të votojnë për këtë program. Kur themi këtë, kemi parasysh kooperativistët që jetojnë realisht nga puna e tyre në ekonominë e përbashkët dhe që e duan fshatin. Se ka dhe nga ata që vetëm rrinë e përbaltin punën e fshatit, por mjetet financiare i sigurojnë kryesisht nga sektorë të tjerë. Disa prej tyre nuk hezitojnë tu thonë kooperativistëve: «le ta ndajë grurin blegtoria, se atë mund ta sjellim nga Kanadaja me çmim të lirë». (sikur Kanadaja të jetë prapa Këndrevicës apo Trebeshinës). Fshatarët e Tepelenës që e njohin gjendjen e para luftës apo dhe të viteve të para pas saj, e dinë fort mirë se ç’mundim e siguronin bukën e gojës. Prandaj këtë lloj «menyje» që u servirët e quajnë qiqrra në hell.
Në një diskutim fshatçe që u zhvillua këto ditë në Bënçë, kooperativistja Vasilika Zhupa, tha:
- PPSH-ja është për kooperativat. Dhe ne jemi për programin e saj. Në asnjë mënyrë të mos ndahemi nga kooperativa se do marrim vetëm më qafë.
Është karakteristike që gratë, të cilat përbëjnë gati 70 për qind të forcave të punës në ekonomitë bujqësore të rrethit janë për fuqizimin e ekonomisë kooperativiste dhe përsosjen e saj me forma të reja, më të efektshme që nxitin prodhimin.
Duke biseduar me Rexho Malajn, i cili për 25 vjet me radhë ka qenë kryetar i kooperativës së Qesaratit, ai miraton pa diskutim programin e PPSH-së në drejtim të zhvillimit të ekonomisë kooperativiste. Brenda një kohe të shkurtër ekonomia e kolektivizuar jo vetëm zgjidhi plotësisht furnizimin e anëtarëve me të gjitha prodhimet bujqësore, por të ardhurat për ditë pune arritën deri në 16 lekë dhe norma e akumulimit në 30-35 për qind.
Skënder Muçi, përgjegjës sektori në kooperativën e Dukajt, shtron problemin që, sa u shpall programi i PD-së, që parasheh privatizimin e tokës, pati fshatarë që kërkuan tapitë, kërkuan kufijtë e tokave ku i kanë patur, megjithëse atje dikush mund të ketë shtëpinë e tij, apo mund të jetë ndërtuar një objekt i dikujt tjetër. Kjo po të zbatohet, krijon probleme të mëdha, për PPSH-së që ruan pronën kolektive në fshat.
Mundësi të hapura
- Si po shfrytëzohen përparësitë e tregtisë kufitare -
Siç shprehet edhe në programin elektoral të PPSH, bashkëpunimi jashtë është një nga rrugët e riorganizimit e përparimit ekonomik.
Megjithatë përvoja mbetet ende e kufizuar. Duhet nxitëm që mundësitë e hapura të mos kthehen në të humbura. Ç’mund të reflektohet, psh, duke u nisur nga përvoja e tregtisë në Gjirokastër. Gjendjen dhe mungesat e tregut i njohin, jo pak firma e tregtarë duan dhe mund të angazhohen në plotësimin e kërkesave të tij, po ç’pengon? Pamundësia e konvertimit të lekut në valutë të huaj. A mund të kapërcehet kjo? Me një njohje më të afërt e më një punë më të zhvilluar afariste mund të afrohen e stimulohen firma që mund të investojnë po këtu me fabrika, hotele, etj. Duke u krijuar këtë lehtësi e përparësi edhe ne zbuzim hallet tona. Edhe atyre u krijohen mundësi për tregti, investime e fitim.
Ky mendim u ka lindur punonjësve tanë të tregtisë kufitare dhe u është afruar dhe të huajve. Le të punohet për të realizuar pa humbur kohë. Ja një propozim i ardhur prej tyre, në kushtet kur emigracioni i paligjshëm është bërë real edhe tek ne. Në qytetet e afërta kufitare mund të punëso-[Vijon në faqen 2]
Aktive për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së
Në shtëpinë e kulturës «Naim Frashëri» të qytetit të Përmetit, komiteti i Partisë së Punës të rrethit organizoi një aktiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së. Dhimitër Shandro, punonjës në aparatin e KQ të Partisë përqëndrua më shumë në detyrat për rinovimin e Partisë, në strukturën e organizatës, në metodën dhe stilin e punës, në konceptet e një partie të re një veprimtari aktive në kuadrin e pluralizmit. Po ashtu u theksua rëndësia që i jepet përsojëses së sistemit politik, ku vendin kryesor e zënë organet e zgjedhura nga populli, forcimi i shtetit juridik mbi bazën e zbatimit të ligjit. (Vijon në faqen 2)
Bisedime të ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Italisë
Dje në Romë u zhvilluan bisedime midis ministrit tonë të Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani dhe kolegut të tij Xhani de Mikëlis. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë biseduan mbi ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-italiane duke u ndalur në veçanti në gjendjen aktuale të tyre. Të dy ministrat diskutuan për largimin ditët e fundit të mjaft specialistëve shqiptarë në Itali. Ata theksuan se ky eksod masiv ishte i padëshiruar për të dyja palët, por që nuk përbën një faktor që të ndikojë negativisht në marrëdhëniet. Trajtimi i tij me mirëkuptim nga ana e Italisë është shprehje e një solidariteti të ri që po shfaqet sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, u theksua në bisedime. Ministri Muhamet Kapllani foli për proceset demokratike që janë ndërmarrë në Shqipëri dhe që po e çojnë vendin tonë drejt zgjedhjeve demokratike e pluraliste në 31 mars. Procesi i demokratizimit, nënvizoi Muhamet Kapllani, është i pakthyeshëm dhe asnjë vështirësi aktuale nuk mund ta ndalojë atë. Është e rëndësishme të nënvizojmë që në zgjedhjet të shkohet në qetësi e paqe sociale, pasi çdo tronditje dhe destabilizim i Shqipërisë në këto momente mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm për vendin tonë, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, u theksua në bisedime. (Vijon në faqen 4)
Nga vizita e ministrit të Tregtisë dhe Bashkëpunimit me jashtë Shane Korbeci në Austri dhe Gjermani
Ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë, Shane Korbeci, mori pjesë në takimin e parë të organizuar më 11-12 mars në Vjenë nga Komisioni Ekonomik për Evropën pranë OKB-së në Gjenevë. Në këtë takim shkëmbyen mendime për zhvillimin ekonomik të vendeve të Evropës Latine dhe Lindore, vendeve të Landit të Bavarisë, do të bëjë një vizitë në Gjermani, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Zyrës Tregtare të Shqipërisë në Munih. Gjatë qëndrimit në Gjermani Ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë, Shane Korbeci, së bashku me të tjerë takime të veçanta me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Ridl, ministrin e Ekonomisë dhe Transportit të Bavarisë, presidentin e Dhomës së Tregtisë të Bavarisë si Sipërmarrje dhe Munihut etj. (ATSH)
Nga korrespondenti i ATSH-së
Korrespondenti i ATSH-së mësoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë se janë marrë masat përkatëse për zbatimin e dekretit nr. 7471 datë 12.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e të dënuarve të dënuar me burgim. Në këtë mënyrë dhe datën 17 mars 1991, është shqyrtuar në dekret, të dënuarit e mësipërm së bashku me disa të dënuar për vepra të tjera penale do të shkojnë në familjet e tyre. (ATSH)
Konferencë shtypi e misionit të punës të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Dje paradite, në një nga mjediset e punës së Bankës së Shtetit në Tiranë, misioni i punës i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka ardhur në vendin tonë për të bashkëpunuar me organet financiare e bankare si dhe me ministritë e organet e tjera ekonomike për aderimin e Shqipërisë në FMN dhe në organizmat e tjera financiare ndërkombëtare, dha një konferencë shtypi.
Merrnin pjesë përfaqësues të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Radiotelevizionit, gazetarit të organeve të shtypit, si dhe punonjës të dikastereve dhe të institucioneve qendrore.
Duke hapur konferencën kryetari i misionit të punës të FMN-së, prof. Marlo Blejer tha se, dëshiroj të bëj një deklaratë të shkurtër dhe pastaj do t’u përgjigjem pyetjeve. Ne kemi ardhur si përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’u njohur realisht me ecurinë e deritanishme të ekonomisë shqiptare, ndërkohë kur Qeveria juaj në muajin Janar të këtij viti ka kërkuar pranë FMN-së, dhe Bankës Botërore aderimin në këto organizma të fuqishme financiare ndërkombëtare. FMN-ja u krijua pas luftës së dytë Botërore, në vitin 1946 dhe në të bëjnë pjesë 155 anëtarë, pra shumica e vendeve të botës. Jemi shumë të kënaqur për zhvillimet e kohëve të fundit në Shqipëri dhe për kërkesën e saj për t’u futur në FMN-në. Gjatë kësaj vizite ne kemi filluar procesin e njohjes së ekonomisë shqiptare.
Në Kolonjë punohet, dhe punohet mirë
— Por të mos e zbehim me mangësitë e furnizimit këtë ndjenjë pune —
Mes jave. Në rrugët e qytetit të vogël të Ersekës ka qetësi. Si është e mundur? Nuk qenkan përzier e dielë me të hënën dhe të mërkurën këtej, si në shumë qytete të tjera?
Spjegimi? Jo se këtu nuk kanë fryrë erërat e demokracisë, të pluralizmit politik, jo se këtej nuk është mbjellë fara e mendimit për të shkuar drejt Evropës etj. Kolonjari i mbrehët si natyrë, demokrat nga shpirti dhe veprimi, nuk ka mbetur larg këtyre proceseve të rëndësishme të ditës. Por ja që punët nuk ia ka ulur rinia, ja që punën ai e sheh të pandarë nga demokratizimi.
Dy shifra domethënëse: plani i prodhimit të përgjithshëm industrial prej fillimit të vitit e deri më sot në shkallë rrethi është plotësuar 103 për qind, ndërsa treguesi prodhim mall i shitur 112 për qind. Mungesa e të ashtuquajturës «shkrejhe në punë» faktohet edhe me të dhëna të tilla: nëpër ndërmarrjet ekonomike të rrethit nga punonjësit përgjithësisht nuk ka mungesa pa arsye. Njerzit mungesën e shënojnë për të punuar, për të shënuar diçka pa tjetër në bordero.
— Kjo gatishmëri dhe sedër për punën e punëtorëve, thotë kryeinxhinieri i ndërmarrjes së përpunimit të drurit, Sotirag Gjergjo, na bën me turp ne kuadrove kur, për disa mungesa jo materiale, kryesore, por ndihmëse bëhemi pengesë. Ja, fjala vjen, tek ne mungesë sfungjeri dhe damasku në gjendje gjysmë të gatshme qëndrojnë divanet dhe dhomat e pritjes. Punëtorët në repartet për këto mungesa çdo ditë vërtet po zihen me punë, por vetëm për prodhim gjysëm të gatshëm. A nuk po shtohet si shumë ky prodhim i gjysëm i gatshëm? Pa u shndrruar prodhimi me mall të shitur, nuk garantohet dot as paga e punëtorëve. Për periudhën prej fillimit të këtij viti deri më sot në këtë ndërmarrje treguesi prodhim mall i shitur është realizuar 90 për qind. Në shifrën 122 për qind paraqitur në evidencë është përfshirë edhe gjendja e prodhimit të trashëguar nga viti i kaluar.
— A nuk sjellin mungesat e materialeve jo dhe aq të zorshme për t’u siguruar, një shkrehje që do të quanim jo të natyrshme, por të detyruar? — thotë përgjegjësi i seksionit të planit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, Sokol Selenica. Psh të dy ndërmarrjet e gumbullim përpunimit në Ersekë dhe në Leskovik, i kanë tejkaluar ndjeshëm detyrat e prodhimit industrial. Në NGP-Ersekë shifra shkon në 185 për qind dhe në atë të Leskovikut në 100 për qind. Nga të dy ndërmarrjet ndjeshëm është tejkaluar treguesi prodhim mall i shitur. E megjithatë një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore nuk po çohet në treg brënda dhe jashtë Kolonjës së mungojnë në kuti dhe kartoni, për të cilat detyrohet kombinati i drurit «Misto Mame» në Tiranë.
Vijmë tek ai vlerësimi i parë. Në Kolonjë punohet. Këtu për shkak të subjektive të pafajshme për momentin e sotme nuk ka shkrehje. Por me neglizhenca në furnizime të mos e zbehim këtë ndjenjë pune. Vetë rrethi i Kolonjës u është përgjigjur me një detyrimeve me të drejtë, se bulmetrat, qymyrin, lëndën drusore, pengojnë atë të ecë si deri më sot e më mirë.
Njoftime të ditës
Nga Ministria e Punëve të Jashtme
Gazeta «Rilindja Demokratike» e datës 13 mars 1991 boton një njoftim, sipas të cilit kryetari i Komisionit drejtues të Partisë Demokratike Dr. Sali Berisha dhe anëtari i këtij Komisioni Dr. Gramoz Pashko u nisën për në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i pyetur lidhur me këtë njoftim, deklaroi se, sipas të dhënave që disponohen, atyre nuk u është bërë një ftesë e tillë nga Departamenti i Shtetit.
* * *
Drejtoria e Emigracionit, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, u lutet të gjitha familjeve, të cilat u janë larguar fëmijët pa dijeninë e tyre, të paraqesin pranë saj të dhënat e nevojshme, me qëllim që, konform rregullave ndërkombëtare, të bëjmë ndërlidhjet e duhura pranë autoriteteve italiane. Pala jonë tashmë e ka ngritur problemin e largimit për në Itali të qytetarëve shqiptarë në 16 veçim pranë autoriteteve italiane dhe është në kontakte të vazhdueshme me to për zgjidhjen e këtij problemi.
Rreth «thashethemeve së ambasadave»
Të gjithë mund të keni dëgjuar thashethemin se më 15 Mars do të hapen disa ambasada. Ky lajm i rremë synon të nxisë përsëri destabilizimin në rrugët e Tiranës.
Si qëndron e vërteta?
Për këtë lexoni disa deklarata në faqen 4.