TAKIMET E KANDIDATËVE TË PPSH-së ME ZGJEDHËSIT – BALLAFAQOJMË TË FRYTSHME
Një program që na bën optimistë
Kandidati i PPSH-së për deputet për në Kuvendin Popullor, Arjan Nallari, po vazhdon takimin me zgjedhësit.
Janë momente kulmore këto, kur secili mendon se kujt do t’ia japë votën më 31 mars. Natyrshëm në këtë bisedë shtrohet pyetja: pse do të votojmë për kandidatët e Partisë së Punës të Shqipërisë? Përgjigjen e marrim në programin e saj, se është real, i besueshëm dhe i zbatueshëm. Në këtë shkrim po japim mendime të disa zgjedhësve, ndërmjet shumë prej tyre që shprehen pse do të votojnë për PPSH-në.
Spartak Male, mjek kardiolog, në spitalin e Përmetit: - Nuk jam anëtar i PPSH-së, por do të votoj me bindje për kandidatë e PPSH-së, sepse në programin e saj shoh realitetin, ai është konkret dhe i zbatueshëm për të gjithë. Në të shprehet humanizmi i gjerë, sidomos në fushën sociale dhe të shëndetësisë. Kam shërbyer 6 vjet në fshatrat e Dangëllisë malore dhe tani në spitalin e Përmetit. Dhe jam dëshmitar i arritjeve në mirëqenien dhe shëndetin e popullit. Shërbimi dhe kujdesi është jo për grupe të veçanta, por i barabartë si për punëtorin, edhe intelektualin apo zyrtarin. Vetëm në spitalin e Përmetit shërbejnë 170 punonjës, nga të cilët 26 mjekë e specialistë të ndryshëm dhe me pajisjet e nevojshme. Si mund t’u besosh fjalëve të mjekut Petrit Rexhepi, që deklaron në mitingun elektoral të partisë demokratike se pushteti popullor nuk ka bërë asgjë për shëndetësinë. Me këtë deklarata nuk shembet spitali i Përmetit dhe i Këlcyrës. Votoj për PPSH-në sepse kam bindje që kandidatët e saj janë njerëz më të mirë.
Dashamir Halili, ekonomist në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit: - Votoj për Partinë e Punës se tek ajo shoh të vetmen organizatë politike që realizon më së miri interesat jetike të masës së punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve. Është organizatë politike më përvojë të gjerë, me horizont të qartë për të sotmen dhe të ardhmen, di të rinovojë vetën në emër të së ardhmes, të mirëqenies, për demokracinë që e aspirojmë, di t’i shërbejë zhvillimit të gjithanshëm. Halet e shqetësimet i ka diskutuar e zgjidhur me popullin, për çdo gjë i është drejtuar popullit dhe kur ka bërë gabime nuk ia ka fshehur, por bashkë me të i ka korrigjuar.
Ibrahim Emiri, inxhinier arkitekt: - Nuk jam anëtar i asnjë partie politike, por jam anëtar i organizatës më pluraliste, të frontit demokratik të Shqipërisë, kurse aspiratën time për progres e shoh të konkretizuar në programin e Partisë së Punës. Prandaj do të votoj për atë, sepse votoj për progresin, për të ardhmen. Si projektues në programin e Partisë së Punës shoh me besim zhvillimin e vendit sipas mundësive reale dhe reformat që marrim përsipër Partia e Punës për transformimin demokratik të vendit janë bindëse.
Janë këto mendime që njerëzit i shprehin lirshëm në bisedat e tyre dhe në takimet me zgjedhësit, që votën e tyre të lirë më 31 mars do ta hedhin për kandidatët e Partisë së Punës, duke shprehur kështu aspiratën e programit të saj, që është më demokratiku.
Para nënshkrimit historik
— TROPOJË —
Për kë votove? – do të pyes pas 31 marsit fëmija të atin, babai të birin, vëllai vëllain.
Kjo do të thotë për kë e hodhe nënshkrimin, atë nënshkrim që do të lërë shenjë në historinë e atdheut në vitet e ardhshme. Mendoj se këto pyetje kanë filluar, sepse pyetja për kë do të votoj këto ditë qytetare ka filluar me kohë.
Ndodheh në takimin e Halil Elezit, deputet i Partisë së Punës në Kam të Tropojës. Takohët me zgjedhësit jo në takimin zyrtar. Cili është shqetësimi i zgjedhësve? A do të mbrohen ato fitore të arritura me gjakun e dëshmorëve? A do të jetë Shqipëria demokratike a do të jetë e garantuar gjithë ajo vepër madhështore që arriti me sakrifica të mëdha, gjithë ato transformime që u bënë, gjithë kjo barazi shoqërore që kemi? Ata që garantojnë këto që kemi arritur dhe që aspirojnë për një shoqëri të idealeve dhe aspiratave të larta, pikërisht këta duhet të jenë përfaqësuesit e popullit. Në Kam e në Zogaj - kjo ishte kërkesa e qytetarëve që folën me kandidatin e tyre dhe janë të bindur se ai duke mbrojtur programin e PPSH do të realizojë kërkesën e tyre për zhvillime realiste bashkëkohore të vendit tonë, për begatimin e parreshtur material e shpirtëror të jetës së popullit.
Të ndiejë takimin e kandidatit për deputet të PPSH, Lush Përpali, kandidat i shkencave në fshatin Bllatë, do të kuptojë atë shqetësim që ka qytetari i këtij
NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN DHE SHPALLJEN E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË LEGJISLATURËS SË 12-TË TË KUVENDIT POPULLOR
Sot, nën drejtimin e kryetarit të tij profesor doktor Rexhep Mejdani, u mblodh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kuvendit Popullor, i cili u njoh me dokumentet e nevojshme ligjore për regjistrimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin Popullor të Legjislaturës së 12-të, për të cilët do të votohet më 31 mars 1991.
Në bazë të kërkesave të ligjit nr. 7423, datë 13.11.1990 “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor”, janë paraqitur dhe regjistruar në të 250 zonat e zgjedhjeve 1074 kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor, të propozuar nga subjektet elektorale shtetas të veçantë.
Kanë paraqitur kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor Partia Agrare në 37 zona, Partia Demokratike në 250 zona, Partia Ekologjike në 2 zona, Partia e Punës në 243 zona, Partia Republikane në 165 zona, Bashkimi i Grave në 72 zona, Bashkimet Profesionale në 106 zona, Bashkimi i Rinisë në 94 zona, Fronti Demokratik në 122 zona, Komiteti Kombëtar i Veteranëve në 7 zona, Organizata OMONIA në 5 zona dhe 17 kandidatë të pavarur në 16 zona. Një pjesë e kandidaturave të mësipërme, janë paraqitur e regjistruar bashkërisht nga disa subjekte elektorale në 46 zona në përputhje me kërkesat e paragrafit të dytë të nenit 24 të ligjit për zgjedhjet.
Ndodhen Kam e në Zogaj - e shpirtëror të jetës së popullit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje elektoratit dhe subjekteve elektorale për një angazhim sa më serioz për zbatimin e kërkesave të ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor për të garantuar zgjedhje të përgjithshme, të barabarta, të drejtpërdrejta e të fshehta, të bazuar në vullnetin e lirë të zgjedhësve në kushtet e thellimit të demokratizimit të gjithanshëm të vendit e të pluralizmit politik.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
20.3.1991
Në qendër të analizës – programi
— ELBASAN —
Takimet në lagjen «Kongresi i Elbasanit» dhe në atë «Abdyl Haxhire Myzyri», ku është propozuar kandidatura e punonjëses së Institutit të Studimeve dhe Projekteve metalurgjike, kandidates së shkencave, Teuta Dilo, janë organizuar si në bazë bloku ashtu dhe në grupe të vogla njerëzish.
Këto takime po shërbejnë për shkëmbime mendimesh të frytshme për programin elektoral të PPSH-së. Ndërsa në fshatrat Shushicë, Fushe-Buall, banorë të moshave të ndryshme gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e zonës së tyre, arsimtarin e specializuar në fakultetin e shkencave politiko-juridike, Ligor Balla, bënë pyetje e morën sqarime të ndryshme, për të cilat kandidati dha përgjigje me nivel të lartë. Diskutantët që e kanë marrë fjalën në këto takime kanë bërë vlerësime pozitive për programin elektoral të PPSH dhe janë zotuar se votat do t’ia japin kandidativë që ka paraqitur ajo. Takimet vazhdojnë edhe në zonat e tjera elektorale. SEJDIN CEKANI se votat do t’ia japin kandidatëve që ka paraqitur ajo. Takimet vazhdojnë edhe në zona të tjera elektorale. SEJDIN CEKANI (Vijon në faqen 2)
Arkiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së
Komiteti i Partisë së Punës i rrethit të Gjirokastrës organizoi kinoteatrin «Zihni Sako» të qytetit një aktiv me anëtarë të plenurnit, sekretarë të organizatave bazë, kuadro e specialistë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë nga qyteti e fshati, për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së, sidomos në fushën ekonomike e sociale.
Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, prof. dr. Abdyl Backa, ndër të tjera në fjalën e tij theksoi idenë se programi elektoral përmban tabanin e shëndoshë për
(Vijon në faqen 2)
Ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë priti Alessandro Grafinin
Dje ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë, Shane Korbeci, priti zotin Alessandro Graffini Zv. shef i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë dhe bashkëpunëtorët e tij, zotërinjtë Celi dhe Zanghi.
Në këtë takim u bisedua për rrugët e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të kooperimit mi- midis dy vendeve tona. Nga ana e tij z. Graffini theksoi angazhimin e përhershëm material e shpirtëror të jetës së popullit. Në drejtje i shkencave në fshatin Bllatë, do të kuptoje atë shqetësim që ka qytetari i këtij … Ne këtë takim mori pjesë dhe ambasadori italian në RPS të Shqipërisë Tokuato Cardilli. (ATSH)
Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve priti Xhorxho La Malfën
Dje paradite, kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, priti sekretarin kombëtar të Partisë Republikane Italiane, Xhorxho La Malfa.
Gjatë bisedës ai e njohu mikun nga Italia me ligjin elektoral, me përbërjen e Komisionit Qendror të zgjedhjeve e të komisioneve lokale, që janë pluraliste, me veprimtarinë e deritanishme të tyre për zhvillimin normal të zgjedhjeve të 31 marsit, etj. Gjithashtu prof. dr. Rexhep Mejdani i u përgjigj interesimit të zotit La Malfa lidhur me mbështetjen financiare të partive të ndryshme nga shteti për fushatën e tashme, me mundësitë që u janë krijuar atyre për propagandë elektorale në mjetet e informacionit, sidomos në TV, etj. Rexhep Mejdani theksoi se si mbështetje financiare ashtu dhe koha e njëjtë në dispozicion nga TV-ja janë përcaktuar e të garantuara me ligj. (ATSH)
U largua nga vendi ynë sekretari kombëtar i Partisë Republikane Italiane, Xhorxho La Malfa
Dje u largua nga vendi ynë delegacioni i Partisë Republikane Italiane, i kryesuar nga sekretari kombëtar i saj, Xhorxho La Malfa, i cili me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kultu-
rore të Miqësore me Botën e Jashtme dhe të Partisë Republikane Shqiptare bëri një vizitë në vendin tonë. Në aeroportin e Rinasit ai u për- (Vijon në faqen 4)
Deklaratë e zëdhënësit të ministrisë së Punëve të Jashtme
Sikurse është bërë tashmë e ditur, Kuvendi i Republikës së Serbisë miratoi me procedurë të shpejtuar ligjin për pezullimin e punës të kryesisë dhe krahinës autonome të Kosovës dhe shkrirjen e Riza Sapunxhiut, anëtarit të presidencës së Jugosllavisë nga Kosova.
Aktet e Kuvendit të Serbisë janë një shkelëzim i interesave i politikës së njohur për të mohuar popullit të Kosovës të drejtat kombëtare, demokratike e humanitare dhe të vetë krahinës popullore si element konstitutiv i RSF të Jugosllavisë, të sanksionuar në kushtetutën federative. Ato janë dhe thellim i veprimeve antikushtetuese, sfidë ndaj zhvillimeve demokratike evropiane dhe vetë procesit të Konferencës së Sigurimit dhe të Bashkëpunimit në Evropë (KSBE). Vendimet e Kuvendit serb u kundërshtuan nga forcat politike e opinionin njerëzor në Kosovë. Ato janë mbështetur nga një opinion … (teksti i pjesshëm dhe i palexueshëm) … Një politikë të tillë të dhunës të ndjekur deri tani nga Serbia në Kosovë e cila provokon rritjen e tensionit në krahinë e dërjen e tensionit e sjell në destabilizimin e gjithë Jugosllavisë, i duhet dhënë fund sa më shpejt. Normalizimi i gjendjes në Kosovë dhe respektimi i lirive e të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, është në interes të Jugosllavisë dhe do të kontribuojë fuqishëm në e mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Populli shqiptar e dënon këtë akt antikushtetues të Kuvendit të Serbisë dhe kërkon t’i jepet fund arbitraritetit në Kosovë dhe të respektohet identiteti kombëtar dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës së gjithë kombeve e kombësive të tjera të Jugosllavisë. Tiranë, më 20 mars 1991
…n e so… Borisav Jo- [?] … bllokim të … në ku- [?] … të vendit … me Agani. … «Doreh- [?] … në të … të pango- [?] … po- [?] … Jugos- [?] …
U kthye në Atdhe ministri i Punëve të Jashtme
Dje u kthye në Atdhe ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani, i cili nënshkroi në Washington Memorandumin për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bëri një vizitë në Itali.
Për ta pritur, në aeroportin e Rinasit kishin dalë ministri i Arsimit, dr. Kastriot Islami, kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Moikom Zeqo, zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. (ATSH)
Mbërriti në vendin tonë një grup ekspertësh të OKB-së për organizimin e zgjedhjeve
Dje mbërriti në vendin tonë, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, një grup ekspertësh të OKB, i cili do të ndihmojë me konsulencën e vet për probleme të ndryshme që lidhen me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 31 marsit në vendin tonë.
Në përbërje të grupit janë: Jean-Paul Costa, këshilltar shteti, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Orleanit, Francë, ekspert i OKB; Michael Hiden, profesor i së drejtës kushtetuese të Universitetin e Helsinkit, ekspert i OKB; Michael Stopford, shef i kabinetit në OKB, në Gjenevë, Judith Edrich, asistente e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të OKB për të drejtat e njeriut në Gjenevë. Në aeroportin e Rinasit, grupi i ekspertëve u prit nga përfaqësues të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. (ATSH)
… pjesë … OKB … Fotogra- [?] … të … e … [?] …
Mbërritën në vendin tonë funksionarë të departamentit të shtetit të SHBA
Dje mbërritën në vendin tonë funksionarë të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadrin e përgatitjeve për hapjen e Ambasadës amerikane në Tiranë.
Në aeroportin e Rinasit diplomatët amerikanë u pritën nga kryetari i degës së Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Kostaq Çifliku. (ATSH)
Mbërriti në Shqipëri zëvendësministri i Jashtëm i Vatikanit
Dje mbërriti për një vizitë në vendin tonë një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm i Vatikanit Klaudio Çeli.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka. (ATSH)
Mbërriti në vendin tonë një ndihmë humanitare nga OKB-ja
Me avlon të posaçëm, dje mbërriti në vendin tonë ndihma humanitare nga OKB-ja, dhe delegacioni i kryesuar nga Sergio Vieira de Mallo, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Komisa-
riatin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, i cili shoqëron këtë ndihmë. Ndihma e dërguar nga Ministria … (Vijon në faqen 4)
Provë e besimit se zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë korrekte dhe demokratike
Pyetje: - Zoti Graffini, shtypi i lirë të vazhduar më tej me dërgimin e ndihmave materiale, sidomos atyre shëndetësore dhe ushqimore nëpërmjet portit të Durrësit, si dhe të marrim kontakt me komisionin administrues shqiptar, ku do të jenë të pranishëm edhe partitë politike për të parë se si këto ndihma, siç e thoni edhe…
- Intervistë e Zoti Graffini ministër i jashtëzakonshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, i ngarkuar nga Ministri De Mikelis për Shqipërinë, dhënë korrespondentit të RTV. - Pyetje: - Zoti Graffini, shtypi i lirë të vazhduar më tej me dërgimin e ndihmave materiale, sidomos atyre shëndetësore dhe ushqimore nëpërmjet portit të Durrësit, si dhe të marrim kontakt me komisionin administrues shqiptar, ku do të jenë të pranishëm edhe partitë politike për të parë se si këto ndihma, siç e thoni edhe me dëshirë, janë të plotë me palës italiane në këtë bashkëpunim për konkretizimin e të cilit grupet e punës do të takohen në Romë gjatë muajit prill dhe brenda kësaj periudhe di misione ekonomike italiane do të vizitojnë Shqipërinë. Përgjigje: - Ardhja ime, qëllimi i vizitës sime këtu është të fillojmë shpërndarjen e këtyre ndihmave e të studiojmë mundësinë e dërgimit të tyre me të megjithim (Vijon në faqen 4)
«Diplomacia» e votave
Vendosja e marrëdhënieve demokratike midis Shqipërisë dhe SHBA-së u mirëprit nga opinioni ynë i gjerë shoqëror, nga miq të shumtë që ka Shqipëria kudo në botë.
Cuditërisht këtë ngjarje PD-ja po e paraqet si një fitore të saj, gati historike, ndonëse historia e saj është tepër e shkurtër, vetëm disa muaj. Siç dihet ideja për lidhjen e këtyre marrëdhënieve edhe vetë është hedhur në plenumin e 10-të të KQ të PPSH, gjë që u pasua nga një nga një vendim i bisedimeve midis përfaqësuesve të dy qeverive. PD-ja atëherë nuk kishte lindur. Por si të paduruar që janë, drejtuesit e lëvizjes së PD-së duke harruar këtë fakt si plot të tjerë, këto muajt e fundit kanë folur e shkruar që Shqipëria është e izoluar, se bota s’ka besim në proceset demokratizuese të ndërmarra në vendin tonë, se Evropa e SHBA nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë përderisa të jetë Partia e Punës në pushtet, aq më pak para zgjedhjeve të 31 marsit etj. Megjithatë marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën. PD-ja do dëshironte të kalonin edhe disa javë, së paku disa javë, pastaj të ndërmerrej ky hap historik. Pra PD-ja donte të bëheshin zgjedhjet e 31 marsit, në të cilat ka vënë aspirata për të marrë pushtetin dhe mbi këto ekana dëshirash do të ishte … (pjesë e palexueshme) … Do të konstatojë lehtë, se proceset e demokracisë në Shqipëri janë të pakthyeshme. Ja sepse i themi PD-së se diplomacia nuk bëhet me dëshira për të grumbulluar vota. SPIRO P. GJONI