22/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 mars 1991

Ç'barrë i caktoni vetes ju si përfaqësues i popullit?

— KORÇË — Edhe pse kjo pyetje nuk u bë drejtpërdrejt në takimin e banorëve të lagjes «Guerilasit» të përfshirë në zonën elektorale 99 të qytetit të Korçës, me kandidatin e PPSH-së për deputet në Kuvendin Popullor, shkrimtarin Nasi Lera, ajo u ndje gjatë në çdo diskutim dhe në frymën e debatit që u zhvillua. Ja që në votimet e sivjetme, çdo banor me votën e vet ka një përgjegjësi të madhe. Përgjegjësia jap këtij apo atij kandidati votën, nuk është thjesht heqje disa muajve dhe lënie e një emri. Populli do që të bindet se kandidati, të cilit i beson votën, nuk është i plogët, as një demagog i fjalëve të bujshme për demokraci, por një njeri i aftë dhe tepër i vendosur për përparimin e atdheut në rrugën e demokracisë. Ja pse në këtë takim bëri vend diskutimi i mësuesit të shkollës së mesme «Raqi Qirinxhi», Robert Petros. Ju e njihni Nasin, u tha banorëve, si shkrimtar ndër të shquarit e vendit. Unë jam bashkëmoshatar me të. Ndër të tjera një veti të tij dua ta vë në dukje: është tepër këmbëngulës. Një synim të dobishëm që ai i cakton vetes përpiqet ta arrijë pa u tërhequr. Në një plan të gjerë unë them se kjo veti, se toku me ndershmërinë, do të bëjë që në Kuvendin e ardhshëm fjala dhe veprimi i tij të ndihet të forta. Shqetësimin në se kandidati për deputet i ka të gjitha sa duhet për ta përfaqësuar popullin në Kuvendin më të lartë të vendit, Vasil Gjagi e shpreh kështu: «Në veprat e tij ne shohim plot njerëz të përparuar të shoqërisë, demokratë të vërtetë. Për ta ai shkruan me shumë dashuri. Unë si qytetar kam bindje se ai nuk është nga ata me dy fytyra. Si në vepra, them me bindje se është edhe në jetë». Ja kështu banorët i peshuan meritat e kandidatit si intelektual, si qytetar, si anëtar i Partisë së

Nga debati del gjykimi i pjekur

— SHKODËR — Në natyrën e prof. Hamit Beqjes gjatë takimeve me njerëzit, janë replika, pyetje-përgjigjet. Vijnë disa pyetje nga salla. Dikush sipas interesave e mendësive të fushës që ai zotëron. Ja një pyetje për depolitizimin e teksteve shkollore. «Depolitizim?... A mund të mos flasësh për politikë, kur je duke folur për luftën antifashiste nacionalçlirimtare në dritën e historisë? Apo për luftën e ftohtë që u përhap menjëherë pas luftës së dytë botërore?...». Atëherë do thënë në tekstet e shkollës të mos mohohet politika, por të shtohet pluralizmi i mendimeve politike për çdo ngjarje historike. Edhe një pyetje që meritoi vëmendje: «A i qëndroni dhe tani atij artikulli që keni shkruar dikur kundër Fishtës?» Përgjigja që jepet është: «Po». Në fushën e arsyetimit problem të cilin e trajtoi në atë artikull, Fishta ka patur mendime jo të drejta, sepse ai është kundër laicizimit të shkollës shqipe, ishte për tendenca çkombëtarizuese të saj. Megjithatë varrosja e figurës së Fishtës nuk qe e drejtë. Fishta që një figurë e fuqishme në letërsi. Ja, në këto replika nxjerr krye diversiteti, por edhe uniteti ynë. Të dyja na duhen. Ato janë të larmishme, por aq më të gjerë bëhen tani kur pluralizmi ka hyrë gjerësisht në jetën tonë. Takimet me deputetin e PPSH-së për në Kuvendin Popullor Hamit Beqja në Shkodër, nganjëherë bëhen gati spontane. Ai i njeh zgjedhësit me emër e mbiemër, me rrëfë siç i thonë, dhe me grupe të vogla diskuton dhe debaton, por këto kanë vlerën e një takimi pune në këtë situatë të ngjeshur elektorale. Ato bëhen për të qartësuar më mirë elektoratin mbi gjërat më të dobishme të demokracisë e të pluralizmit që po jetojmë, mbi programin e PPSH-së të cilën ai përfaqëson.

Takim me zgjedhësit e zonës nr. 88 të qytetit të Gjirokastrës

Banorët e lagjeve «18 Shtatori» dhe Varosh, që përfshihen në zonën e zgjedhjeve nr 88 të qytetit të Gjirokastrës u takuan dje në pallatin e sportit me kandidatin e tyre për deputet në Kuvendin Popullor, anëtarin e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së dhe kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, shokun Adil Çarçani. Shoku Adil Çarçani, pasi falënderoi zgjedhësit për pranimin nga ana e tyre të propozimit të PPSH dhe të FD të rrethit për kandidaturën e tij për deputet në organin më të lartë të pushtetit popullor, tha se zgjedhjet për deputetët në Kuvendin Popullor këtë herë do të bëhen në kushte të reja historike, kur jeta politike, ekonomike e shoqërore e vendit ka hyrë në një fazë cilësisht të re të zhvillimit të saj demokratik. Nismëtare e drejtuese e këtij zhvillimi është Partia jonë e lavdishme e Punës dhe personalisht udhëheqësi e saj dhe i popullit tonë, shoku Ramiz Alia. Partia e Punës edhe në të ardhmen, vazhdoi ai, do të luftojë pa u ndalur që procesi i demokratizimit të jetës të mos ndalet, po të shkojë përpara. Të gjitha masat e reformat demokratizuese të arritura, janë të parevokueshme, nuk do të ketë asnjë kthim prapa. Në radhë të parë Partia do t’i kushtojë të gjitha forcat për të përsosur së mëtejshme të sistemit politik dhe rritjes së rolit të organeve të zgjedhura nga vetë populli, me qëllim që të jenë ato që të vendosin dhe jo organet ekzekutive, të administratës, pra, të jetët populli i plotfuqishëm. Për këtë qëllim, tha ai, do të shërbejë shumë edhe kushtetuta e re që po përpunohet përsëri me iniciativën e Partisë së Punës dhe që me përmbajtjen e saj, pas miratimit nga ana e Kuvendit të ri, të jetë zot i të dha rrugë shumë më të gjera zhvillimeve të mëtejshme demokratike. Pastaj ai foli për programin elektoral të PPSH-së, duke theksuar se i gjithë ky program në fushën politike, ekonomike dhe sociale përshkohet nga ideja e unitetit kombëtar, duke i bërë vlerësim objektiv historisë dhe duke vënë në themel të zhvillimeve të reja mirëqenien e popullit dhe drejtësinë shoqërore. PPSH dhe anëtarët e saj do të luftojnë me natyrë, zgjuarsi dhe largpamësi, duke përdorur të gjitha format demokratike të dialogut e të bashkëbisedimit, me qëllim që kjo periudhë tepër delikate, deri në zgjedhjet e 31 marsit, të kalojë sa më qetë, që njerëzit tanë të shkojnë në kutitë e votimit pa presione e

(Vijon në faqen 2) Bisede që do të vazhdojnë... — VLORË — Zgjedhësit dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin Popullor kanë nisur një bashkëbisedim, po e quajmë të ndryshëm nga radhët e tjera. Është një bashkëbisedim, që nuk mund të mendohet se bëhet për hir të traditës apo të fazës së programit të zgjedhjeve. Zgjedhësit, nëpërmjet kë- përfaqësojë në organin më të lartë të pushtetit. Kandidati shkon tek zgjedhësit si shprehje e nevojës që ka ai për t’u takuar me ta, për të dëgjuar mendimet, sugjerimet e vërejtjet e tyre për problemet që shqetësojnë. Ja pse ky bashkëbisedim nuk është thjesht një akt elektoral, por sidomos kërkesë, njëjësuar nga më të qenësishmit për një përfaqësues të popullit, pa të cilin ai nuk…

mund të përgjigjej besimin e as të kryejë mirë detyrën si i tillë. Në takimet e tanishme kryesisht bisedohet për programin e subjektit përkatës. Kjo është kryebiseda. Pra, është një çast me përgjegjësi të veçantë. Kush del para njerëzve pa këtë përgjegjësi, i gjetësuar nga mendimi se «programi nihjet, është botuar, se objektiva të ndryshme të tij janë ... përthyer e qartësuar» etj., bën gabim. Njerëzit të duan që të sqaro-sh nga programi atë që nuk e kuptojnë mirë, ata matin sa e njeh kandidati programin, sa e beson vetë atë e ç’siguri jep për zbatimin e do objektivi, sa është i bindur e i angazhuar vetë për zbatimin e tij, ç’bindje reale krijon. Nga ana e vet, kandidati e vlerëson takimin për të matur besimin ndaj tij e sidomos ndaj

Bota ndjek me interes zhvillimet demokratike tek ne

— Tiranë — Dje pasdite, Komiteti i Partisë së Punës i rrethit të Tiranës dhe Komiteti i Partisë i rajonit nr.2 organizuan një një nga mjediset e Pallatit të Kulturës një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Muhamet Kappani. Merrnin pjesë sekretarë të Komiteteve, byrove dhe organizatave bazë të Partisë së Punës, drejtues demokratike në Shqipëri, foli për politikën e drejtë e paqësore që ndjek vendi ynë, e cila mbështetet në miqësinë, në dashurinë dhe në respektin e popujve. Duke folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje, ai theksoi se bashkëpunimi ballkanik është pjesë e procesese integrale e evropiane që i shërben paqes, sigurisë dhe sta- stabilitetit në Evropë. Drejt Evropës, tha ai, ne do të shkojmë jo duke u zvarritur, por me këmbë dhe kokën lart ashtu si i ka hije shqiptarit. Në këtë kuadër theksoi ai, marrëdhëniet me Italinë, po njohin një zhvillim të ri, që është në interes të të dy vendeve dhe të paqes e të stabilitetit në rajon. Më poshtë ai foli për rëndësinë e nënshkrimit të memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve (Vijon në faqen 2)

AKTIV PËR ZBËRTIMIN E PROGRAMIT ELEKTORAL TË PPSH

Komiteti i Partisë së Punës të Patosit, organizoi në pallatin e kulturës, «Mustafa Matohiti» të qytetit të Patosit një aktiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së. Merrnin pjesë sekretarë të organizatave bazë, punëtorë, komunistë, kuadro e specialistë të ndërmarrjeve të sistemit të naftës. Përfaqësuesi i PPSH, prof. dr. drejtues të prodhimit e të institucioneve, veteranë, të rinj e të reja etj. Një pjesë e tyre janë banorë të zonës elektorale, ku Muhamet Kapllani është i caktuar kandidat për deputet i PP në Kuvendin Popullor. Kandidati për deputet duke folur për politikën e jashtme të Shqipërisë theksoi se pavarësisht nga përkëmbjet e tyre, partitë politike duhet të kenë një pikë të përbashkët, mbrojtjen e interesave të larta të Atdheut dhe të popullit. Ai u ndal në proceset e zhvillimeve de- të Patosit një aktiv për zbatimin të naftës. Përfaqësuesi i PPSH, prof. dr. Harilla Papajorgji, duke zbërthyer programin elektoral u ndal gjerë-sisht në përmbajtjen e tij dhe tha se ai synon ndërtimin e një shoqërie të drejtë e demokratike, ku të ruhen vlerat sociale dhe për një mirëqenie të punonjësve. Ai e vuri theksin në mënyrë të veçantë në ristrukturimin e ekonomisë për t’i dhënë vend të rëndësishëm zhvillimit të bujqësisë me anë të investimeve dhe të burimeve të tjera ma- (Vijon në faqen 2)

(Vijon në faqen 2)

Takim i kryeministrit, Fatos Nano, me drejtues dhe specialistë të rrethit të Durrësit

Dje pasdite në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të Durrësit, organizoi një takim me kryetarin e Këshillit të Ministrave, shokun Fatos Nano, për të zbërthyer programin e Qeverisë për Reformën Ekonomike. Merrnin pjesë kuadro e specialistë të fushave të ndryshme të prodhimit e të jetës, punonjës të dalluar të ndërmarrjeve ekonomike të rrethit etj. Qeveria, me reformën ekonomike, që ka ndërmarrë, tha ndër të tjera Kryeministri, ka si qëllim themelor thellimin dhe shpejtimin e proceseve demokratike në fushën e ekonomisë, kapërcimin e gjendjes së sotme të rëndë të saj, përcaktimin e zhvillimeve prioritare për të përsosur në perspektivë strukturën ekonomike, shndërrimin e sistemit të ekonomisë së drejtuar në mënyrë të centralizuar në sistem të ekonomisë së tregut. Programi i qeverisë për reformën ekonomike, nënvizoi ai, do të vihet në zbatim në radhë të parë me punën tonë, por edhe duke forcuar bashkëpunimin me vendet e tjera. Kjo reformë ekonomike do të zbatohet në mënyrë graduale, të matur, me faza të përcaktuara qartë, duke mos tronditur stabilitetin social, ekonomik dhe sidomos atë psikologjik të njerëzve. Kryeministri u ndal veçanërisht në zbërthimin e konceptit të ekonomisë së tregut. Ai nënvizoi se ekonomia e tregut parapukton një ekonomi të përzier shumëformëshe ku elementë të drejtimit shtetëror do të harmonizohen me subjekte të tjera ekonomike si me sektorin kooperativist në bujqësi, industri e artizanat dhe me pronën e mirëfilltë private. Në një ekonomi të tillë të ekzistojë tregu i mallrave e sendeve të konsumit dhe i mjeteve të prodhimit, i fuqisë punëtore, i kapitalit, i investimeve, i sistemit bankar, i letrave me vlerë etj. Midis formave të ndryshme të pronësisë dhe brenda-brenda tyre do të ekzistojnë ko- (Vijon në faqen 2)

Ministri i Punëve të Jashtme të PPSH-së priti delegacionin e OKB-së

Dje, ministri i Punëve të Jashtme i vendit tonë, Muhamet Kapllani, priti delegacionin e OKB-së të kryesuar nga drejtori i marrëdhënieve me jashtë në Komitetin e Lartë për Refugjatët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Sergio Vieira de Mello. Gjatë takimit, ministri ynë i Jashtëm i kaloi delegacionit përmbajtjen e ndihmës së OKB-së, duke vlerësuar lart gatishmërinë dhe kontributin e qeverisë norvegjeze për dërgimin në vendin tonë të ndihmës humanitare. Gjithashtu u shkëmbyen mendime për procesin e demokratizimit në Shqipëri. Funksionarët e OKB-së Sergio Vieira de Mello, duke shprehur gatishmërinë e organizmave përkatëse të OKB-së për t’i dhënë ndihmë Shqipërisë, tha se bëjnë çdo ndihmë Shqipërisë, tha se bëjnë çdo ndihmë të parashikueshme, të dërgojnë kontribute të tjera humanitare. Gjatë takimit, i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u bisedua edhe për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Shqipërisë me OKB-në. (ATSH)

Mbërriti në vendin tonë zëvendëssekretari i shtetit të MPJ të Hungarisë

Dje mbërriti në vendin tonë, për një vizitë zyrtare triditore, zëvendëssekretari i shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë Imre Szokai. Në aeroportin e Rinasit zëvendëssekretari i Jashtëm hungarez u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Hungarisë në vendin tonë, Ferenc Polka. (ATSH)

RD-ja, pa dashje, u bë nder anëtarëve të PPSH-së(!)

VËZHGIMI YNË Si me qiri po përpiqet RD-ja të gjejë ku janë e ku s’janë kuadro partie, udhëheqës, po sidomos ish udhëheqës, për të shkruar për bëmat e tyre. Tema e pëlqyer në mjaft numra me radhë të kësaj gazete është ajo e privilegjeve. Sa më shumë që afron dita e 31 marsit, aq më shumë rriten tonët, zbulohen fakte, nxirret letra e bardhë. Por, si po vëmë re në këtë numër të fundit të RD-së, me sa duket «lista» po mbaron. Ata, bar-tësit e privilegjeve, ata që janë përpjekur t’i hipin në kurriz këtij populli, siç del nga vetë kjo gazetë, shumë shumë qenkan një duzinë, ja dy, ja tri. Po Partia e Punës ka afro 130 mijë anëtarë. Pa dashur me këtë qëndrim RD-ja i bën nder (po i bën nder) masës së madhe të anëtarëve të Partisë së Punës. Ajo, gazeta në fjalë, nuk është në gjendje të anatemojë këta 130 mijë njerëz, sepse ata janë kudo, bujq e punëtorë me tri ndërresa, bahkallarë të dhimbshëm e intelektualë të shquar, gra të sakrificës e të rinj shembullorë, ushtarakë të devotshëm e veteranë të nderuar. Ata, si bij të popullit, janë gëzuar o hidhëruar bashkë me të, për të mirat e hallet që ka kaluar ky vend, kjo tokë që e quajmë Shqipëri. Duke veçuar prej tyre disa kundër që paskan jetuar mbi bollëk, larg halleve të popullit, RD-ja lep njê «kontribut» modest në atë luftë të gjithanshme që ka bërë masa e anëtarëve të Partisë së Punës kundër burokratizmit, tarafeve, privilegjeve, hatereve e plot të këqijave të tjera. Po, është e vërtetë, ka ndodhur që anëtarët e thjeshtë të Partisë së Punës edhe kanë dështruar në këtë luftë shpesh herë të ashpër, por ata kurrë nuk kanë ngratërruar partinë që përfaqësojnë, kurrë nuk i kanë përzjerë idetë e tyre të larta me interesat e një grushti njerëzish, të një funksionari partiak a shtetëror, kushdo që të ketë qenë ai, që u ka thënë si prifti proverbialisht: «Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë». Askush, aq më pak RD-ja nuk mund të marrë guximin e të thotë se anëtarët e Partisë së Punës nuk kanë qenë kampionë të kësaj lufte që s’mbaroi kurrë me dy tri muaj jetë sa ç’ka kjo gazetë, por me jeta njerëzish, me luftën e disa brezave. Ja sepse themi që pozicioni që ka marrë RD-ja, për t’i zënë për dore anëtarët e PPSH-së dhe për t’u treguar «bëmat» e burokracisë, na kujton thënien e popullit «Hajde baba të të tregoj arat». Anëtarët e Partisë së Punës e kanë dashur dhe e duan partinë e tyre jo për shtëpi e bukur dhe fjalët e mëdha të një a dy funksionarëve, aq më pak për vepër më mbrapshta të dhunorët, por në radhë të parë për motive të mëdha atdhetare. Po, në Partinë e Punës, ka patur dhe ka ende hierarki, kolltukofagë, arrivistë, nepotistë. Por masa, palca e PPSH-së që ka qenë dhe është e shëndoshë, sepse ata janë të thjesht, njerëzorë, me rënëje e dashuri të madhe në popull, me autoritet që e kanë fituar nga bukëza e djersës së ballit. Këtë e di mirë edhe RD-ja, prandaj nga numri në numër i saj lakon ca emra funksionarësh…

Kush i kemi dorëzuar teserat

NJË NGA DHJETRA PËRGJENJESHTRIMET Në gazetën «R.D.» të datës 16. 3. 1991 pohej njoftimi se komunistët e organizatës bazë të Partisë së Punës të gjykatës së rrethit të Tiranës kanë dorëzuar teserat e partisë. Ky njoftim është i rremë. Asnjë komunist i kësaj organizate nuk ka dorëzuar teserën e partisë. Ne kemi diskutuar në mbledhjen e organizatës bazë të datës 22.2.1991 për problemet aktuale dhe jemi shprehur për departizimin e këtyre organeve, kjo në shërbim të punës së kësaj organizate për dhënien e drejtësisë dhe respektimin rigoroz të ligjshmërisë, por kjo nuk do të thotë aspak se komunistët dorëzuan teserat e partisë siç jepet në kronikën e RD-së. MYFTAR HOXHA Sekretar i organizatës bazë të partisë së punës pranë gjykatës së rrethit, Tiranë

Shqipëria, në themelet e së cilës qëndron gjaku i luftëtarëve e të patriotëve të shquar të Rilindjes e të luftës për pavarësi kombëtare, gjaku i 28 mijë dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare është vepër e mundit dhe e djersës së popullit tonë trim, punëtor e liridashës. Është detyrë e të gjithëve, e popullit, e pushtetit të tij, që atdheun ta forcojmë e lulëzojmë pareshtur. NGA PROGRAMI I PPSH PËR FUSHATËN ELEKTORALE DHE PËR TËRË LEGJISLATURËN E ARDHSHME

31 MARSI DO TË JETË SHPREHJE E ZGJEDHJEVE TË LIRA, DEMOKRATIKE

(Vijon në faqen 2) Në vendit të ri, i Popullor që do të zgjedhë, do t’i hapë rrugë shumë më të gjera zhvillimeve të mëtejshme demokratike.

…itetit në… deputetët në Kuvendin Popullor… alli që bi… që hi… … të BEQARI… … me të N… j Organ… tjera, spital…