Zëri i Popullit
27 mars 1991
Nga gjiri i popullit
- FIER -
U mblodhën përsëri sëbashku në takim me Anastas Ponen, kryetar i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, të cilin PPSH e ka propozuar kandidat për deputet në zonën e tyre.
Zgjedhësit Andrea Mici, kooperativist, Pilo Llupi, infermier, Dhimitraq Stavre, komunist në prodhim e të tjerë bashkoheshin në një pikë: kemi besim te PPSH-ja prandaj do të votojmë për të. Këtë besim na e shton vetë Anastasi me punën, përpjekjet dhe komunikimin e tij të ngrohtë me popullin.
Para se të fillonte takimi me Prini Mezinën, ministër i Industrisë së Minierave dhe Energjetikës, të PPSH-ja e propozoi kandidat për deputet në zonën 66, shumë zgjedhës të moshave të ndryshme e takonin në rrugë, i flisnin e u fliste në emër. Vitet e punës në institutin gjeologjik të naftës e gazit në Fier, u bënë për të shkollë njohjeje jo vetëm për problemet që shqetësojnë në këtë sektor, por edhe për njohjen me njerëzit e hallet e tyre. Ky bashkëbisedim vazhdoi pastaj në sallë, kur kandidati foli për shumë probleme të ekonomisë në tërësi, për rrugët e zgjidhjes së tyre që programi i PPSH-së i ka kristalizuar aq mirë.
- E kam për nder që të dal para jush tha në takim me zgjedhësit e tij Kristaq Thanasi, drejtor i NNI-së. Si komunist do të luftoj që bashkë me ju të zbatojmë programin elektoral të PPSH-së. Edhe këtu zgjedhës të shumtë e morën fjalën. Midis tyre Shpëtim Emiri tha se kandidatin e njoh, si shok por edhe si kuadër. Punojmë në një ndërmarrje. Është njëri ndër ne të komunikimi i ngrohtë me njerëzit. Si njeri i veprave ai është i papërtuar, prandaj kemi besim të plotë se do të na përfaqësojë denjësisht si deputet i paraqitur nga PPSH-ja.
Takime po zhvillojnë me zgjedhësit në zonat ku janë propozuar edhe kandidatët Xhevahir Breagu, Spiro Lule, Xhevahir Tahiraj, Ali Lamaj e të tjerë.
THOMA GOGA
Parathënia e ditës së votimeve
- KORÇË -
Pasdite. Hap derën e shtëpisë, del në rrugë, përshëndet fqinjën dhe pastaj tek behesh pjesë e jetës së qytetit e kupton se çastet, dita se ç'kanë një tendosje të pazakonshme.
Pastaj shpejton hapin për tek sheshi kryesor. Sheshi i demonstratave në Korçë, ku edhe pasditja ka fytyrë më të plotë në këtë qytet. Dhe papritur, kjo ngutje të duket e pakupim. E pra ke dalë thjesht për të shëtitur. Por ja tërheq vëmendjen një pankartë me ngjyra të ndezura, më tej një tjetër, e një tjetër... Partitë nisen nga agjitativa nëpër mure, në stenda vitrinash, shtylla elektri- [teksti i prerë] Në Bitinckë, Zagradec, Vërnik, Kuç dhe në Bilisht. Devollinëve sy për sy u tha: «Kam 40 vjet në Partinë e Punës. Nuk u bera tani pelivan të hip e të kërcej në tel, siç mund të mendojë ndonjë». Pastaj kur shtruar u bisedua për pluralizmin, ai tha: «Lindjen e Partisë së Punës e caktoi historia që ta firmosnin mitralozat jo Ministria e Drejtësisë. Natyrisht edhe partitë e tjera historia i solli, por në kushte paqeje». - Po mirë, ti Dritëro, si nuk fyen asnjë parti? - Janë parti shqiptare të gjitha, si të tilla qëllim, së pari, duhet të kenë Shqipërinë. Janë këto disa ndër të parat thënmet e 31 marsit. U takojmë këtyre ditëve, kanë ngjyrimin e papërsëritshëm të këtyre ditëve. Dhe 31 marsi po vjen. Njerëzit, pasionet, prirjet edhe i ndajne, edhe i bashkojnë. Atë ditë do t'u japin rezultanten e plotë. Votofshim për bijtë më të mirë, veç për ata që do t'ia kenë me besë Shqipërisë! Ky urim po ngrihet mbi pankartat, thirrjet partiake, garën elektorale. KOSTAQ DUKA - Po mirë, ti Dritëro, si nuk fyen asnjë parti?
…spjekjet e, kjo ngjutje të duket e pakup-… se sidomos. E pra ke dalë thjesht për…? Zgjedhje…? … dhe shëtitje. Por ja të tërheq vëmendjen një pikë e paparkartë me ngjyra … e ndezura, me fej një tjetër, e… një tjetër… Partitë nisen nga agjitativë nëpër mure, … fletë, nëpër … elektri-… Pluralizimi nga faqet e gazetave në fasadat e qytetit. Dhe pas … ndjesie bulevard i «Republikës» sepse të duket më i gjerë. Këtë pasdite kryetari i lagjes «Guerilasit», Dhosi Çollaku, e ka në shëtetësim. Tërë këto ditë salla e godinës së kësaj lagjeje popullore ka qenë vazhdimisht e zënë. Njëri pas tjetrit janë takuar me banorët e lagjeve kandidatë për deputetë të partive, të subjekteve të ndryshme elektorale. A do të mjaftojnë këto pak ditë që kanë mbetur për t’i dhënë godinës hijeshinë e vëmendjes për atë festën e kombit, 31 marsin?
Padyshim jeta e një dite ka normalitetin e shumë ditëve. Ja, do të quanim të zakonshme për një ditë marsi edhe këto fakte: pas kooperativës së Lumalasit, përfundoi mbjelljen e panxhar-sheqerit edhe ndërmarrja e rritjes së gjedhit dhe në përfundim janë ndërmarrja bujqësore «Enver Hoxha» e Plasës dhe kooperativa e Dishnicës. Grurit po i hidhet dorë e dytë e nitratit. E dhëna është që ai gëzon shëndet të plotë. Po këto ditë ka rritje të grafikut të prodhimit të qumështit.
Por padyshim takimet e kandidatëve për deputetë janë ato që në bisedat e njerëzve zënë vendin e parë. Ja, këtë ditë ishte Drejtori Dr të agolli. Në Trestnikë e në Kurilë, në Poloskë dhe në Vloçisht, në Kapështicë dhe në Tren, … Ambasada… të vizë në … 8.00 … 1991…
Me besim që i ka rrënjët në vite
- GRAMSH -
Kandidatët për deputetë e Partisë së Punës të rrethit të Gramshit këto ditë janë pranë masës, duke kuvenduar për programin elektoral, por edhe për probleme të ndryshme të zgjedhësve.
Shqetësimi, me të cilën i pamë njerëzit që flisnin në këto takime, tregon, për besimin që ata kishin tek Partia e Punës, si forcë politike e aftë për ta çuar demokratizimin e vendit më tej pa eksese dhe pasione të dëmshme. Për çfarë diskutojnë zgjedhësit në këto takime? Pyetjet më të shumta bëhen për çështje të programit të Partisë së Punës. Për kooperativizimin e fshatit e u diskutua gjerë e gjatë në takimin që bëri kandidati i Partisë së Punës, Meçan Hoxha, me zgjedhësit në fshatrat Kullollas, Fushë dhe Bletëz. - Si do të punojë në të ardhmen Partia e Punës për forcimin e kooperativave bujqësore? - pyeti, jo pa merak Bilbil Skora në fshatin Bletëz. - Vëmendja do të përqendrohet në forcimin e tyre, sipas kushteve të çdo fshati, - u përgjigj kandidati për deputet. Planet nuk do diktohen më nga lart, por do t'i njihen në dorë vet kooperativës, për të përcaktuar se cila kulturë ka të ardhme më të mirë në kushte... kushtet konkrete. Kooperativa nuk do të ndryshojë, por format e organizimit në të, po. Kështu, me përgjegjësi do të shikohet akordi kolektiv e familjar për rritjen e të ardhurave. Zgjedhësi që bëri pyetjen, duke qenë i një mendjeje me këtë sqarim, shtoi se ndryshimet e nevojshme në organizim do t’i bëjnë pa hezitim, por kooperativën do ta ruajmë si sytë e ballit. «Programi i Partisë së Punës në këtë pikë, i përshatet dëshirave tona, ndaj edhe ne e kemi bërë atë pronën tonë dhe dëshirojmë që të punojmë për vënien e tij në jetë». Ndërsa në fshatrat Kullolas, Idaet Zhupani dhe Rakip Kaptelli, duke thënë se votat i kanë për kandidatin e Partisë së Punës, shkuan se Partinë e njohim mirë, jo vetëm nga programi i sotëm, por edhe nga historia. - Dhe të flasin të tjerët ç’të duan, - thanë ata, - por Partisë së Punës askush nuk na e shkuli dot nga zemra. Çka bërë ajo për ne, e dimë mirë ne. Ato nuk janë të pakta dhe nuk mund të mbulohen dot nga gabimet që janë bërë.
ME URTESI
Përballë presionit psikologjik
Dje në mëngjes u pa se disa parulla të vena një ditë më parë nga PD-ja në kolonat e pallatit të kulturës në kryeqytet ishin hequr naten vjedhurazi nga ndonjë dorë e ligë.
Dhe në mëngjes në një nga zyrat e redaksisë së «Zërit» një zë anonim thotë se «komunistët po bëjnë presion ndaj njerëzve që deklarohen haptas se do të votojnë kundër Partisë së Punës». Dje në mëngjes përsëri një shoku ynë mori një letër anonime ku thuhej: «Je i dënuar me...».
«E ç'të vazhdojmë më me këto “dje në mëngjes”, “pardje...” apo më tej. Pjesa përbërëse e etheve elektorale të disa forcave, siç duket, është dhe presioni psikologjik mbi njerëzit e ndershëm, mbi komunistët, mbi veteranët, mbi cilindo që mban me nder emrin e vet.
Këto janë skenarë të vjetër, por për ne, ç'është e vërteta, janë tepër të rinj. Nga opozita ka njerëz që mendojnë se komunistët i kanë nervat e dobëta. Nga opozita mendohet lehtësisht se me një telefonatë anonime, me një letër në derë, me një gjest huliganësh në rrugë do të tyhen ata që gjithë jetën e tyre e kanë lidhur me Partinë e Punës, kanë punuar me ndershmëri dhe i kanë përballuar burrërisht vështirësitë e jetës. Sa mjerane janë këto llogari, sa dëshpëruese janë autorët e tyre!
Dihet, demokracia bëhet vetëm me njerëz të kulturuar dhe ve- [teksti i prerë]
tëm me tolerancë e dialog. Por dikujt kjo nuk i intereson. Çfarë nuk u përpoq të kurdisë opozita gjatë muajve të fundit kundër komunisteve e PPSH-së. I akuzoi për një strategjinë e tensionit, shfryu kundër të kaluarës, së tyre, mori në mbrojtje gjithfarë forcash, shpalli heronj të burgosurit, duke fabrikuar një përpëllë: bëri PPSH-në nxitëse të eksodit. Lumi i sharjeve dhe inskenimeve nuk ka fund. Opozita kërkon të peshkojë në ujëra të turbullta, kërkon të gjejë njerëz të lëkundur, do të gjallë njerëz e frikë; ajo vepron si hajdutët që thërret «kapeni hajdutin». Por më kot.
Është e vërtetë, njerëzit tanë nuk e kanë njohur këtë lloj lufte të skutatve. Ata i janë gëzuar me shpirt qetësisë e sigurisë; ata nuk ishin mësuar me mitingje e manifestime në rrugë, me parulla gjithfarësh e me antikomunizmin që është ulur sheshit dhe në shtyp. Pluralizmi i pasur edhe këta. Do të mësohen. Është fakt që ata po e përballojnë me urtësi edhe këtë klimë të padëshirueshme. Sidomos anëtarët e PPSH-së dinë ta vlerësojnë dhe t'i bëjnë ballë edhe presionit psikologjik të këtyre ditëve të fundit. Madje ky presion po ndihmon që cilido të diferencohet e të pozicionohet drejt, që me mendje të kthjellët më 31 Mars ta japë votën për atë që do.
Si bijë e shoqe
- DURRËS -
Banorët e lagjes nr. 6 të Durrësit këto ditë u takuan me kandidatësen e Partisë së Punës për deputete në Kuvendin Popullor, Arjan Karoli. Ata e njohin Arjanën jo vetëm si sekretare të komitetit ekzekutiv të KP të qytetit, por edhe si banore e lagjes së tyre. Dhe në takim ata përmendnin cilësitë e kësaj shoqeje. Folën Nikolla Goga, Xhemal Zeneli, Koço Xhavara, Pëllumbe Demiri, Vezire Zeka, Sotiraq Tataza etj.
Çfarë thanë ata? Ato që ndjenin, me çiltërsi, me dashamirësi. E njohin këtë shoqe si njeri të thjeshtë, të komunikuëshëm, me figurë të pastër. Duke qenë punonjëse në komitetin ekzekutiv të qytetit, edhe pse pak kohë në këtë detyrë, përpiqet për të zgjidhur sa më mirë hallet e popullit, të qëndrojë sa më afër problemeve shqetësimeve të lagjes. Njeriu i mirë e tregon karakterin e tij edhe kur duke dëgjuar në sy konsideratat e të tjerëve, ul kokën dhe ndjen një kënaqësi të ëmbël. Njeriu më tepër borxhli ndaj tyre. Nxjerr për vete detyra të reja kandidatësh për deputet, nden përgjegjësinë e madhe që do të ketë para zgjedhësve, për të justifikuar plotësisht besimin e tyre.
Duke folur për programin elektoral të Partisë së Punës, kandidatia u ndal në atë rinovim të përgjithshëm në të cilën ka hyrë Partia e Punës në të gjitha fushat, në atë proces të thellë e të gjerë të demokratizimit të vetë Partisë dhe jetës së vendit. Aty-koma më shumë e theksuan diskutantët që e morën fjalën. Tek Partia e Punës, thanë ata, shohim atë forcë politike që në situata të reja historike di të përcaktojë mirë detyra kryesisht të reja, të studjuara. Kjo tregon për seriozitet dhe pjekuri! Te programi elektoral i Partisë së Punës, thanë ata, ne si banorë të lagjes, shohim qartë interesat dhe të drejtat tona, të secilit, shohim një politikë të drejtë në fushën e ekonomisë, atë shoqërore etj. Të gjithë duam të bëhemi si Evropa, theksuan diskutuesit, por portat drejt saj hapen me punë, me më shumë nga të gjithë ne. Në takim u shpreh fort bindja se edhe Shqipëria me zbatimin e programit elektoral të Partisë së Punës, që do të pasurohet me detyra akoma më të reja e të reja, do të bëhet si Evropa.
Sqarim për zgjedhësit
Në redaksi, kohët e fundit, kanë ardhur shumë letra nga zgjedhës dhe të rrethëve të ndryshme të vendit, të cilët shprehen se nuk do të votojnë për kandidatët e regjistruar në zonat e tyre (pavarësisht nga subjekti elektoral që i ka paraqitur), por për Ramiz Alinë, edhe pse ai është kandidaturë në një zonë tjetër zgjedhjeje. Këtë gjë do ta bëjmë, thonë në letrat e tyre këta zgjedhës, nga dashuria e respekti që kemi për shokun Ramiz Alia.
Autorët e këtyre letrave kërkojnë të sqarohen për disa paqartësi rreth kësaj çështjeje. Ata pyesin:
1. Nëse një zgjedhës voton për një kandidat që nuk është i regjistruar në zonën e tij, por në një zonë tjetër, a është e vlefshme kjo votë?
2. Nëse në një zonë zgjedhjeje fiton shumicën një kandidat që nuk është regjistruar në këtë zonë, por në një zonë tjetër, a quhet i zgjedhur ky kandidat?
Për të na sqaruar për këto probleme ju drejtuam kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prof. dr. Rexhep Mejdani, i cili na dha këto shpjegime:
1. Në nenin 22 të «Ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor» në paragrafin e dytë theksohet se: «Një person mund të jetë kandidat për deputet vetëm në një zonë zgjedhjeje». Siç duket qartë nga kjo pjesë e cituar e ligjit vota që jep një zgjedhës për një kandidat jo të elektorale, nuk është në favor të kandidatit pavarësisht nga shënimet që mbahen në procesverbalet e qendrave të votimit apo të zonës së zgjedhjeve.
2. Duke patur parasysh shpjegimin e dhënë më sipër enëjta përgjigje do të jepet edhe për pyetjen e dytë, pra në rastin kur është i regjistruar në këtë zonë, por në një zonë tjetër. Edhe në këtë rast votat nuk janë në favor të kandidatit.
…në lugë të to tymër dhe që të kanë punuar me ndërshmëri janë këto llogari, sa dësh-takë të kulturuar dhe ve-…
…në zgjedhje». e dytë, pra në rastin kur të kandidatit.
Kur votohet si më sipër për një shtetas me vendbanim të përhershëm në territorin e RPSSH dhe kur ai ka të drejtë vote, por që është kandidat për deputet në një nga 250 zonat elektorale, atëherë votat e dhëna duke fish… emrat e të gjithë kandidatëve në fletë votimi dhe duke shtuar emrin e tij (nënkuptohet emër, atësisë, mbiemër) shënohen në procesverbalet përkatëse. Kjo gjë mund të shërbejë për përfshirjen e këtij shtetasi, me aprovimin e tij, si kandidat për deputet në turin e dytë të zgjedhjeve, në qoftë se ata eventualisht nuk kanë përfunduar në turin e parë.
SHOKU FATOS NANO TAKOHET ME PUNONJËS E BANORË TË KRYEQYTETIT
Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, shoku Fatos Nano u takua dje pasdite në Institutin e Lartë të Arteve në kryeqytet me punonjës, specialistë, intelektualë e banorë të disa lagjeve të Rajonit nr. 2, që bëjnë pjesë në zonën nr. 23 të zgjedhjeve, ku ai është kandidat për deputet…
… të Kuvendit. I bënë kryeministrit … për këtë pritje të ngrohtë. … Ky nuk ke konsi-… personal për mua, … dashamirësi që keni … të punës, për Partinë … … ardhur … popullin në një …
Konferencë shtypi e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prof. dr. Rexhep Mejdani
Dje pasdite, në qendrën ndërkombëtare të shtypit në Tiranë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, dha një konferencë shtypi për gazetarët e organeve të shtypit, ATSH-së, Radiotelevizionit, për gazetarët e gazetave, agjencive të lajmeve e të…
… televizioneve të huaja që kanë ardhur në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen, prof. dr. Rexhep Mejdani, foli për zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit, për ligjin e ri të zgjedhjeve të Kuvendit…
(Vijon në faqen 2)
Njoftim shtypi mbi vizitën e Zëvendëssekretarit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka, dhe Zëvendëssekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Hungarisë, Imre Szokal nga data 22 deri 25 mars zhvilluan në Tiranë konsultime për marrëdhëniet bilaterale dhe për mjaft probleme ndërkombëtare me interes reciprok.
Gjatë konsultimeve u konkludua
(Vijon në faqen 4)
Të kemi besim te populli, i cili kurrë nuk harron, të bisedojmë me popullin, të shkojmë me besim tek ai, të bindur që ai e do dhe e kupton më së miri Partinë e vet.
RAMIZ ALIA
PËR NDRYSHIMIN E ORËS NË VENDIN TONË
Duke filluar nga ora 24.00 e datës 30 mars 1991, ora do të shkojë 60 minuta përpara, pra ora 24.00 e datës 30 mars 1991 do të jetë ora 1.00 e datës 31 mars 1991.
Siç dihet, prej vitesh ndryshimi i orës për periudhën verore bëhet në këtë datë nga shumica e vendeve të Evropës dhe kjo i shërben bashkërendimit të orës ndërmjet tyre për vazhdim normal të veprimtarive shoqërore dhe ekonomike e të marrëdhënieve midis tyre. Sipas marrëveshjes së bërë më parë, në këtë zonë të Evropës përfshihet edhe vendi ynë.
Këtë vit dita e ndryshimit të orës përkon me ditën e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor. Duke mbajtur parasysh rëndësinë e zhvillimit normal të tyre, njoftohen zgjedhësit që ko-ha (ora 6.00) e fillimit të votimeve të datës 31 mars 1991 dhe ajo (ora 20.00) e mbylljes së qendrave të votimit do të jenë sipas orës së re. Kjo do të krijojë kushte normale pune edhe për vezhguesit dhe gazetarët e huaj që do të asistojnë në votime, si dhe për komunikimin e tyre të rregullt me jashtë.
(ATSH)