ME 31 MARS VOTOJMË: PËR PPSH - BARTËSE E PERPARIMIT DHE DEMOKRACISE
«Se nuk dua që pushtetin pas kësaj ta marrin zotërinjtë...»
- KORÇË -
Kandidati u ul. Shikimin e drejtoi mbi banorët. Fytyrat e tyre shprehin miratim për ç’ka u tha.
Në fund pas pyetjeve, pa dashur të bënte konkluzione e kërkoi takimi, me banorët e lagjes nr. 6, një diskutant u shpreh kështu:
«Unë jam punëtor. Dje këtu në këtë sallë isha mes pjesëmarrësve të takimit me kandidaten përfaqësuese të PD-së. Si njeri i popullit unë kam të drejtë të krahasoj mes këtyre dy kandidatëve dhe të bëj një thirrje. Unë i ftoj banorët e lagjes sonë të votojmë për këtë inxhinier, për shokun Agim Shahinasi. Ja cilat janë argumentet e mia. Këtu ai erdhi e bisedoi me ne si i afërmi ynë, si shoku ynë. Kurse deputetja e PD-së (Natascha Lako) na u paraqit si zonjë. Unë troç ta them: nuk e honeps dot këtë fjalën zotëri. Dhe dua të pyes: kujt do t’ia japim pushtetin po të votojmë për përfaqësuesin e kësaj partie, zotërinjve?! E dyta, ju e dëgjuat kandidatin e Partisë së Punës, foli sy për sy me ne, u shqetësua për hallet tona dhe pa u fyer. Të më falë zonja deputete e PD-së, por ajo e kish me vete sufl erin, më shumë se deputetja foli shoqëruesi i saj nga dega e partisë demokratike Korçë. Së treti, programi i partisë demokratike mua nuk ma mbush mendjen se i mbron interesat e punëtorëve. Atëherë përse po bëhen kaq të dashur me ne punëtorët këto zonja e zotërinj, apo sa për të na marrë votat?!»
Kaq tha ai. Banorët e tjerë e miratuan. E pra ai kishte sjellë zërin e të gjithëve.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Përse e duartrokiti fort salla Marie Gjeloshin
- TROPOJË -
Nga diskutimet më pikante që ngriti pesë sallën ishte ai i punëtores Marie Gjeloshit. Mes të tjerave ajo vlerësoi tek kandidati për deputet i PPSH-së, Halil Elezi, pastërtinë e lartë morale, besnikërinë si komunist e si kuadër, vendosmërinë për të zbatuar detyrën dhe premtimin. Por në e kuptuam fjalën e saj për këtë thënie që po i citojmë: «Kurdohërë populli ka pas e do të ketë halle. Ne e kuptojmë që kudo të marrë pushtetin, populli përsëri do të ketë halle. Por ne e duam Partinë e Punës, e pëlqejmë programin e saj se i besojmë, pasi ajo është më këmbë në tokë dhe e lidhur dy herë dhe këta njerëzit që shajnë më dukën si ata që nuk u ka dalë akoma mirë narkoz[a]. Programi i Partisë Demokratike vetëm një pikë ka lënë mangut: nuk tha «do të ngjallim edhe të vdekurit». Po të thoshte edhe këtë, me siguri do t’i kishte fituar të gjitha votat. Se për të tjerat ne nuk i lakmojmë. Atë që ka bërë Partia e Punës, ne e shohim me sy, e prekim me dorë dhe kot përpiqen edhe ta shajnë, edhe ta lavdërojnë, gjithçka u bë është mes nesh, e lidhur me gjakun e me djersën tonë».
Diskutime të tilla që e thonë të vërtetën ashtu siç është, tregojnë se në zemrën e popullit të lagjeve «16 Tetori» dhe «50 vjetori i pavarisë» të qytetit Bajram Curri nuk mund të hyjë gjë tjetër veç dashurisë për Partinë e Punës, për bijtë e saj, që janë gjaku dhe jeta e vendit.
A bëhet demokracia me sharje, siç po lexojmë në gazetën e Partisë Demokratike? Unë jam ope-
HALIL BUÇPAPAJ
Partia jonë është iniciatore e demokratizimit të vendit. Ajo ka punuar dhe punon me guxim e vendosmëri në këtë drejtim. Edhe pas zgjedhjeve ne do të ndjekim me vendosmëri këtë rrugë.
RAMIZ ALIA
Zotërinj të PD-së «respektin» tuaj nuk e duam
Na shkruajnë një grup veteranësh nga Tepelena
Të dëgjuam zoti Gramoz Pashko kur fole në televizion dhe për ne veteranët e na afrove përkujdesjen e ndihmën tënde. Po vetëm ama vure një kusht, të mos flasim nëpër lagje, të mbyllim gojën e të harrojmë të kaluarën tonë, të harrojmë luftën e popullit tonë për liri. As që na shkon mendja të kemi në konsideratë ty e më pak përkujdesjet e tua. E si mund të dëgjojmë ty që mohon shokun tonë të respektuar, babanë tënd.
Jo zoti Gramoz, ti nuk i do veteranët e Shqipërisë, veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare, ti i mohove ata, gjakun dhe djersën derdhën këto 46 vjet. Ato ç’ka the në televizion i kishe vetëm për konsum elektoral. Ato ç’ka i servirë popullit i kishe vetëm për të fituar vota.
Po ne veteranët e Tepelenës ta themi troç se votat tona i takojnë Partisë së Punës të Shqipërisë sot e sa të jemi gjallë. Zor se mund të ketë në Shqipëri veteranë të ndershëm që të japin vota ty e partisë që ti përfaqëson.
Veteranët: Elmas Teme, Esh-ref Gjonça, Zagoll Shehu, Hito Rusto, Dallëndyshe Bektashi, Shyqyri Shehu, Rexho Malaj, Resmi Goga, Margarita Bilbili, Vangjeli Gjonça, Bane Cela, Faslli Mullaraj, Tahir Mehmeti etj.
Takime pune
- PUKË -
Kandidatët për deputetë të Partisë së Punës ka ditë që në këtë zonat e zgjedhjeve të rrethit të Pukës janë shtriruar në biseda me zgjedhësit. Debatojnë për pika të ndryshme të programit elektoral, bëhen pyetje e japin përgjigje. Kudo veçohet përkushtimi i deputetëve për të çuar më përpara punën, por do të shkojmë dhe me objektiva të realizuar, se demokraci pa punë nuk ka». Prandaj shtrohet detyra e ngutshme për mbjelljen e patates, përgatitjen e tokave për aksionin e madh të misrit etj., se pritja është e dëmshme tani. përkushtimi i deputetëve për të çuar më përpara punën, ...tit për deputet; votat i kemi për njeriun që na do zemra. E ky është ai i Partisë së Punës. Por edhe me objektiva të plotësuar. Kështu po ngjet në çdo kolektiv, kudo ku bëhen takime. Të tillë, të lidhura me punën, janë zgjedhësit kudo, na thanë dhe kandidatët për deputetë Nikollë Pali e Fran Pjetri, të propozuar në zonën e Gjegjanit e të Iballës. Synime të mëdha kanë minatorët, sharrëtarët e kolek- të Pukës janë shfaqur programit elektoral, bëhen pyetje e japin përgjigje. Kudo veçohet për… [pjesërisht e palexueshme] për të gjithë që të ndjejnë deputetët për t’i çuar më përpara punët, për t’i zgjidhur në kohë problemet e ngrëna nga populli. Por këto takime po bëhen në valën e punës për çdo sektor prodhimi. Në bujqësi koha s’te lejon të shkëputesh nga puna. E kështu edhe moti i mirë që po mba[n?]. E tha mirë një fshatar nga Laj…: «Do të shkojmë në unitet të zgjedhjeve, votën do t’ia japim kandidatit të Partisë së Punës…»
Me rezultate të mira
- SHKODËR -
Në uzinën e prodhimit të autobuzëve takojmë Tren Xhabinën, drejtor që flet me kompetencë për punën e vet e të kolektivit. «Thelbësore, thotë ai, është mbuloi me punë punëtorët që kam. Është me e lehtë t’u ... thuash ja 80 përqindshi dhe ikni. Por kjo nuk është as në të mirë të tyre dhe as në interes të uzinës…». Ai tregon sesi ka luftuar t’u gjejë front pune edhe jashtë specifikimit të planifikuar të prodhimit, si dhe materiale më shumë. «E rëndësishme është, thotë ai, se ne jemi përpjekur që të gjej- (Vijon në faqen 2)
- PUKE -
demokracia mbjelljen e patates, përgatitjen e tokave për aksionin e vaditjes të misrit etj., se pritja është e dëmshme tani.
Nga puna erdhën kooperativistët e Qelzës për t’u takuar me Arif Halilin, kandidatin për deputet të Partisë së Punës. Asnjë mungesë nuk ka në punë, dikush punon në oborrin kooperativist, forca të tjera çdo ditë në kooperativë përmbushin detyrat e ditës. Bisedat nisin natyrshëm me punën që bëhet e përfundojnë me një zotim para kandida-
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, takohet me delegacione të huaja parlamentare
Dje pasdite, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, u takua me delegacione të huaja parlamentare, që kanë ardhur në vendin tonë me ftesë të Presidiumit të Kuvendit Popullor për të asistuar në zgjedhjet e 31 marsit në Shqipëri.
Pasi uroi mirëseardhjen në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, ndër të tjera theksoi se, pranija juditë të tjera, theksoi se, prania juaj gjatë këtyre zgjedhjeve do të jetë një element që do të ndihmojë në kryerjen me sukses të zgjedhjeve e në realizimin e proceseve demokratike. Ftesa e bërë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe prania juaj në Shqipëri, vërtetojnë në mënyrë bindëse se e keni për detyrë për të ndjekur zhvillimin e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe pluraliste. Më poshtë ai u ndal në ligjin e ri të zgjedhjeve, në sistemin mazhoritar, në organizimin dhe në procedimin e zgjedhjeve etj. Ai foli dhe për punën e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të komisioneve të rretheve, zonave e të qendrave të votimit etj. Prof. dr. Rexhep Mejdani, pasi shpjegoi se ka mbërruar, puna përgatitore për ndjekjen e zgjedhjeve në ligjin elektoral, për përgatitjen e qendrave të votimit, hartimin e listave të zgjedhësve, propozimin dhe paraqitjen e kandidatëve etj., foli edhe për pasqyrimin në shtyp dhe në Radio-Televizion të fushatës zgjedhore. Pjesa dërmuese e ushtrarakëve, theksoi ai, do të votojnë shqiptarët për (teksti i kolonës pjesërisht i palexueshëm)
Takime për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së
Komiteti i Partisë së Punës në rrethin e Skraparit organizoi në shtëpinë e kulturës të Bashkimeve Profesionale të qytetit të Poliçanit një aktiv të gjerë për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së.
Rreth programit të Partisë së Punës, foli profesor doktor Abdyl Baka, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Ai theksoi idenë themelore, që programi ekonomik dhe social i Partisë së Punës përshkohet nga ideali socialist, nga synimi për mirëqenien e popullit dhe drejtësi sociale mbi bazën e punës dhe kontributin e secilit.
Reforma ekonomike që kemi projektuar, theksoi më poshtë ai, do të krijojë kushte për zotërimin e një klime të re ekonomike e me veprimin e forcave të frytshme tregut dhe veprimin aktiv të tregut të shtetit. Reformat do të zhvillohen gradualisht, nga vetëdrejtimi i plotë i industrisë deri te pluralizmi në fushën e pronësisë, nga politika strikte monetare dhe financiare deri te orientimi i përparësive në zhvillimin ekonomik, intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me botën deri te zbatimi i sistemit të plotë dhe efikas në fu- (Vijon në faqen 2)
Mbërritën në vendin tonë delegacione të huaja
Me ftesë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dje mbërritën në vendin tonë delegacione të huaja që do të asistojnë në zgjedhjet pluraliste të 31 marsit në Shqipëri: delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, i kryesuar nga Marsel Lentezë - Komnetë, delegacioni i Parlamentit Evropian të Komunitetit të Evropës, i kryesuar nga Aleksandër Langer.
Për t’i pritur në aeroportin e Rinasit kishin dalë sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, etj.
Po dje mbërritën në vendin tonë delegacioni i Parlamentit An- (Vijon në faqen 4)
Konferencë shtypi e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë
Dje grupi i senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, të kryesuar nga senatori Dennis De Konsinski, kryetar i Komisionit të Helsinkit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dha në qendër një konferencë shtypi në Tiranë një konferencë shtypi.
Merrnin pjesë gazetarët të organeve tona të shtypit, të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, RTV-së përfaqësues të gazetave, të agjencive të lajmeve, të radiove dhe televizioneve të vendeve të huaja.
Senatori Dennis De Konsini dhe përfaqësues të tjerë të grupit iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për gjendjen e të huaj si si lëvësojnë ata situatën aktuale në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e saj me vendet e tjera, integrimin në botën e qytetëruar, dhe për ato ç’kanë. (Vijon në faqen 4)
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani, pret grupin e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë
Dje paradite në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve, priti një takim me grupin e Konsini, Evropë. Prof. dr. Rexhep Mejdani, i informoi delegacionin amerikan mbi gjendjen në vend, punën dhe veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 31 marsit.
Ai tha se është bërë një punë e madhe për edukimin dhe instruktimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhjeve pluraliste në vend. Prof. dr. Rexhep Mejdani vuri në pah drejtimet të ndryshme të zhvillimit të fushatës elektorale dhe realizimit së propagandës elektorale do të ndërpritet ditën e zgjedhjeve.
Në përgjigje të pyetjeve të senatorëve, De Konsini, lidhur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve nga subjekte elektorale, çështja e komunikimit, ai dhe çështje të propagandës elektorale, (Vijon në faqen 4)
NJOFTIM
Edhe pas shqyrtimeve që dha në shtyp kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi pavlefshmërinë e votave të dhëna për shokun Ramiz Alia në zonat ku ai nuk është i regjistruar si kandidat, vazhdon të ketë akoma paqartësi. Për këtë edhe një herë sqarojmë:
Për çdo kandidaturë janë të vlefshme vetëm votat që kandidati fiton në zonën përkatëse. I njëjti rregull është edhe për kandidaturën e shokut Ramiz Alia. Zgjedhës të ndryshëm të zonave të tjera të
NJOFTIM
Edhe pas shpjegimeve vazhdojnë të tjera të vendit, po të votojnë, për të, siç janë shprehur, do ta digjin votën e tyre. Edhe sikur 10.000 ose 500.000 fletë votimi të plotësohen në gjithë vendin për shokun Ramiz Alia, asnjë prej tyre nuk shkon në favor të kandidaturës së tij. Përkundrazi ato do të jenë vota të humbura për kandidatet e Partisë së Punës të zonave përkatëse. Ajo votë nuk ka vlerë as për personin, as për Partinë e Punës, as për kandidatin e vënë prej saj.
Prandaj ritheksojmë: zgjedhësit tanë le t’ia japin votën e tyre vetëm kandidatit të Partisë së Punës të zonës ku bëjnë pjesë.
«ZËRI I POPULLIT»
Njoftim i organeve të pushtetit të Tiranës dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Forca të ndryshme politike të vendit kanë kërkuar që të zhvillojnë mitingje në prag të zgjedhjeve, në sheshin kryesor të kryeqytetit. Nisur nga gjendja e tensionuar që po jetojmë, e cila mund të bëhet shkak për të penguar popullin që të shkojë i qetë dhe i lirë në zgjedhjet demokratike e pluraliste të 31 marsit si dhe nga fakti që ky shesh dhe shtigjet kryesore kanë përjetuar gjatë muajve të fundit dhjetëra dhe ballafaqime të dhunshme, organet e pushtetit e ato të ruajtjes së rendit nuk kanë dhënë leje për zhvillimin e mitingjeve të tilla në këtë shesh.
Për organizimin e mitingjeve në të vazhdon të këmbëngulet Partia Demokratike, edhe pse është bërë e qartë arsyeja e ofruar mjedise e sheshe të tjera të kryeqytetit për të zhvilluar mitingun e saj elektoral. Megjithë skarimin e bërë ajo ka afishuar njoftime për t’u grumbulluar simpatizantët e saj më 29 mars.
Organet e pushtetit dhe ato të ruajtjes së rendit i njoftojnë qytetarët se çdo grumbullim në sheshin «Skënderbej» dhe shëtitoren «Dëshmorët e Kombit» është i kundraligjshëm. Forcat e ruajtjes së rendit kanë marrë urdhër që të zbatojnë me rreptësi ligjin mbi grumbullimet dhe manifestimet.
Organet e pushtetit dhe ato të ruajtjes së rendit kërkojnë nga forcat politike të vendit, që deri në përfundimin e zgjedhjeve të mënjanojnë organizimin dhe zhvillimin e mitingjeve në sheshin dhe shëtitoren kryesore të Tiranës.
Komunikatë e Këshillit Presidencial
Këshilli Presidencial i mbledhur dje më datën 28 mars 1991, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, të Partisë Ekologjike dhe të subjekteve të tjera elektorale, diskutoi për ecurinë e deritanishme të fushatës së zgjedhjeve. Ai vlerësoi se të gjitha subjektet i janë përmbajtur ligjit mbi zgjedhjet dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet tyre.
Pjesëmarrësit në mbledhje u njohën me shqetësimin që ka lindur nga këmbëngulja e Partisë Demokratike, për të zhvilluar në çdo kusht një miting elektoral në sheshin «Skënderbej», pavarësisht se organet e pushtetit e të rendit në kryeqytet, për arsye sigurimi dhe të ruajtjes së rendit, nuk kanë dhënë lejen përkatëse.
Organet e pushtetit në kryeqytet i kanë ofruar Partisë Demokratike për mbajtjen e mitingut çdo vend, shesh apo lokal tjetër në Tiranë, me përjashtim të sheshit qendror dhe të shëtitores «Dëshmorët e Kombit».
Këshilli Presidencial dhe gjithë pjesëmarrësit në mbledhje u quajtën të drejtë këtë qëndrim të organeve të pushtetit e të rendit, aq më tepër që në këtë shesh nuk u është dhënë e drejta të bëjnë mitingje asnjë partie ose subjekti tjetër gjatë kësaj fushate elektorale. Ata i bënë thirrje Partisë Demokratike ta mbajë mitingun e saj, në një nga vendet që i është ofruar dhe të mos veprojë në kundërshtim me ligjin.