30/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 mars 1991

SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME ZGJEDHËSIT E ZONËS ELEKTORALE NUMUR 218 DHE PUNONJËS TË KRYEQYTETIT

Dje mbasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm Popullor, shoku Ramiz Alia—kandidat për deputet në Kuvendin Popullor në zonën e zgjedhjeve numër 218 zhvilloi një takim entuziast me zgjedhësit e kësaj zone. Kishin ardhur në këtë takim mijra banorë të kësaj lagje me tradita të shquara patriotike e liridashëse. Midis tyre ka veteranë, këshilltarë, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, të institucioneve të ndryshme, ushtarakë, të rinj e të reja. Të pranishmit shpërthejnë në duartrokitje të zjarrta kur në sallën kryesore të Pallatit, hyn shoku Ramiz Alia i cili përshëndetet me grushthin lart. Ovacionet vazhdojnë për minuta të tëra duke brohoritur për Partinë e Punës, për shokun Ramiz Alia. Një grup të rinjsh, zgjedhës në këtë zonë elektorale përqafohen me dashuri dhe i dhurojnë shokut Ramiz Alia tufa me lule. Takimin e hapi banori i kësaj zone, Sokol Sinoimeri i cili shprehë gëzimin e zgjedhësve që kanë sot midis tyre udhëheqësin e dashur shokun Ramiz Alia. Është nder i madh, tha ai, për ne që do të votojmë për shokun Ramiz Alia, frymëzuesin dhe ideatorin e demokracisë në Shqipëri. Mes gëzimit dhe entuziazmit të madh të gjithë të pranishëmve e dëgjuan fjalën e shokut Ramiz Alia u dëgjua me vëmendje të veçantë dhe ndërpre shpesh nga duartrokitje të fuqishme për Partinë e Punës, nga thirrjet «Parti Enver - jemi gati kurdoherë», «Parti Ramiz Uniteti ynë i lëviz». Përsëri në sallë vërshojnë të rinjtë, përsëri buqeta me lule. E reja Albana Tafaj duke përfaqësuar shokun Ramiz, shprehu se votat tona do ti japim për ju, politikanin dhe diplomatin, iniciatorin e demokracisë në vendin tonë dhe që do ta çojë atë përpara. Shoku Ramiz Alia në fund të këtij takimi u takua dhe u përshëndet ngrohtësisht me zgjedhësit dhe punonjësit e kryeqytetit. (ATSH) (Foto ATSH)

FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA

Të dashur shokë dhe shoqe, motra dhe vëllezër, Kam ardhur të takohem e të bisedoj me ju jo si kandidat me zgjedhësit, por si mik e shok, që kandidon për deputet në zonën e zgjedhjeve dhe që duan sinqerisht të bëjnë njëri-tjetrin për dobishëm e përgjegjshëm. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe ndjenjën vëllazërore që tregoni për mua e për Partinë tonë. Propozimi juaj për t’ju përfaqësuar në organin më të lartë të pushtetit shtetëror dhe në legjislaturën e ardhshme, duke qenë shprehje besimi, për mua është njëherësh dhe një detyrim i madh. Edhe dy ditë kanë mbetur deri në votime. Është koha kur çdo qytetar duhet të drejtohet ndershmërisht të vërë vlerës së tij politike për të vendosur me logjikë e me zemër për kë do të votojë. Nga vota e popullit varet fati i Shqipërisë, varet drejtimi i ngjarjeve të ardhshme, varet ajo se ç’rugë do të ndjekë vendi. Unë kam besim se populli do ta thyejë provën historike të 31 marsit në dëshmi të pjekurisë së tij politike të tij. Vota e tij do të jetë për Partinë e Punës, sepse kjo parti e nxori nga mjerimi e padia, nga shfrytëzimi e robëria, e bëri zot të fateve të veta dhe të sovranitetit të atdheut, e renditi midis popujve të vendeve të qytetëruar. Partia e Punës është një parti me rrënjë të thella në popull. Shumë rrebeshe janë derdhur, thella në popull. Shumë rrebeshe janë derdhur, shumë dallgë prova u ka vënë përpara historia, shumë dallgë e pasione politike kanë vërshuar mbi këto lidhje e pasione politike kanë vërshuar mbi këto lidhje. Për historia, luftërat dhe fitoret e përbashkëta, gëzimet dhe humbjet, qëndresa dhe sfidat e përbashkëta, as mund të ndahen, as mund të zhbëhen. Programet që kanë paraqitur forcat politike që marrin pjesë në këto fusha zgjedhjesh janë shumë, por, në thelb, alternativat kanë vetëm dy: barazia e drejtësia sociale ose diferencimi e polarizimi i shoqërisë; siguria e jetës dhe pasiguria e saj; ndryshimi pozitiv gradual ose tronditja e destabilizimi; ruajtja e lirisë dhe pavarësisë së vendit ose vënia e tyre në ankand. Ne besojmë në arsyen dhe ndërgjegjen e lartë patriotike të popullit tonë për rrugën që do të zgjedhë. Partia e Punës është e vetmja forcë politike që ... në këtë fushë ... një ndjenjë llogaridhënieje ... që nuk e ka ... për herë të parë, por për ... [rreshtat pjesërisht të palexueshëm]. Partia politike alarmohen me programet që paraqesin, me rregullat dhe alternativat që propozojnë, me idealet që frymëzojnë zgjedhësit. Por ka ... [tekst pjesërish i palexueshëm]. Ne nuk i trembemi historisë, sepse jemi ballëlartë përpara saj. Partia e Punës e konsideron atë një avantazh e jo një pengesë në garën elektorale për fitore. Në këtë histori të gjatë populli ynë ka pasur shumë raste e shumë prova për të konfirmuar besimin tek ajo. Çdo retrospektivë që mund të bëhet dhe kuadrohet që të bëhet do t’i nxjerrë komunistët shqiptarë të ndëruar përpara kohës dhe popullit të tyre. Nëse në këtë histori ka pasur edhe zgjidhje që mund të ishin më të mira, përmendja e tyre jokënaqëshe nuk e dëmton aspak mazhorancën pozitive të PPSH. Ajo i mori në dorë fatet e popullit në një moment të tillë kur kërcënohej vetë qenësia e tij si komb dhe e bëri Shqipërinë një shtet modest e plotësisht të afirmuar në gjirin e familjes moderne të popujve. Populli e ndoqi me besim Partinë tonë, pse e pa si forcën e vetme çlirimtare. Ai bëri çdo sakrificë që kërkohej në emër të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të qeverisur nga vegjëlia. Pushteti që doli nga Lufta Nacionalçlirimtare qe pushteti i popullit, një pushtet plotësisht demokratik. Monarkia feudale u varros dhe vendin e saj e zuri forma republikane e qeverimit, me bazë të gjerë shoqërore e popullore. Partia e Punës është ajo që ndaloi aneksimin e Shqipërisë nga Jugosllavia, është ajo dhe Enver Hoxha që sfiduan më 1960 ekspansionet sovjetike dhe larguan bazat e huaja nga vendi. I takon asaj merita që Shqipëria denoncoi Traktatin e Varshavës qysh më 1968 dhe nuk u lidh me pakte ushtarake të huaja. Askush nuk guxon t’ia mohojë këto vlera të rëndësishme asaj. Përkundrazi, të shumtë janë ata që po detyrohen sot të pohojnë se Shqipëria ka merituar më shumë mirënjohje për qëndresën heroike të saj. Pavarësia politike, sigurisht ka qenë në të mirë të Shqipërisë, por duhet thënë se ajo ka qenë edhe një kontribut jo i vogël për bashkësinë e popujve evropianë. Kjo pavarësi, ndonëse na ka kushtuar shumë, e ka merituar çmimin e vet. Mënyra socialiste e prodhimit dhe politika ekonomike që zgjodhëm e çoi progresin material në të gjitha skajet e vendit. Me punën e popullit atdheu ynë u pasurua nga viti në vit. Fondet kryesore dhe ekonomia aktualisht arrijnë mbi 60 miliardë lekë, një vlerë kjo e barabartë me konsumin e gjithë popullit për mbi gjashtë vjet. Në vitin e parë të lirisë tërë vendi ishte pak më shumë se një miliard lekë produkt shoqëror, kurse sot në ekonominë realizohen mesatarisht rreth 40 miliardë prodhim vjetor. E nisëm këtë rrugë duke aktivizuar 200-300 mijë tonë lëndë minerare në vit, kurse tash qarkullojnë rreth 10 milionë tonë. Në tërësi kemi një ekonomi të re të zhvilluar nga degët më efektive e durueshme, duke filluar nga industria e rëndë, deri tek industria e lehtë dhe prodhimi shoqëror, 20-25 prej tyre janë fitim neto. Edhe në metalurgji, për efektivitetin e së cilës kohët e fundit janë hedhur shumë dyshime, me gjithë mungesën e traditës, të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Hymë në jetën e lirë me 350 kilogram ushqime në vit për frymë të popullsisë, kurse sot prodhohen 550 deri 600 kilogramë mesatarisht. Kooperativizimi e shpëtoi fshatin nga uria, nga injoranca e nga ngatërresat, nga konfliktet shoqërore. Ai e integroi ekonominë fshatare në prodhimin e madh kombëtar. Megjithëse vitet 1986-1990 përfaqësojnë periudhën më të rime të ulëta zhvillimi, produkti i përgjithshëm shoqëror që u realizua rezulton gati dy herë më i lartë nga ai i realizuar në vitet 1971-1975. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në çdo dy veta njëri merrt pagë ose pension. Nga të gjitha anët që ta shohësh, del se politika e zhvillimit material që ka ndjekur Partia e Punës është ekonomikisht e justifikuar. Ne as kemi humbur kohë, as kemi shpërdoruar ndonjë mundësi apo burim zhvillimi. Përfitimet pa pagesë nga shërbimet sociale të popullatës, si vleftë, janë të barabarta me rreth tri të katërtat e fondit të përgjithshëm vjetor të pagave. Nuk tregojnë prapambetje fakti që jemi vendi me numër më të ulët vdekjesh për një mijë banorë në Evropë, që jetëgjatësia e shqiptarëve është dyfishuar. Pak vende në kontinent e kanë kthyer në detyrim ligjor për të gjithë arsimin e mesëm. Në qoftë se përfundimisht ia arritëm t’i hyjmë në mënyrë të parevokueshme rrugës së demokratizimit pa shumë dhimbje e lëndime, kjo jo dedikohet kulturës e qytetërimit tonë, të zhvilluara nën një përkujdesje të veçantë nga Partia. Është e ditur që në çdo histori, veçanërisht në një histori të gjatë si ajo e Partisë sonë, ka vend dhe për rivlerësime. Por ka në këtë histori një varg të tërë transformimesh, aksionesh e evenimentesh që kurrë nuk do të mund të ridimensionohen. A mund të çortohet shpronësimi i çifligarëve, zbatimi i reformës agrare, zhdukja e analfabetizmit, vendosja e bazave të ekonomisë popullore, krijimi i prodhimit të madh në fshat, elektrifikimi i plotë i gjithë vendit, themelimi i Universitetit e i Akademisë së Shkencave, zhvillimi i kulturës popullore dhe njësimi i gjuhës letrare? Kush nuk la vlerën e kush mund të errësojë dobinë e sigurimeve shoqërore, të shërbimeve të shumta me rëndësi jetike falas, të qetësisë sociale e të sigurisë së jetës? Por le të kthehemi në kohën e sotme. Partia e Punës është ajo që ideoli platformën e demokracisë shqiptare, ajo është flamurtarja dhe zbatuesja e saj. Kur në plenumin e KQ të PPSH merren vendimet e njohura për ndryshimin rrënjësor të legjislacionit, për kalimin nga sistemi administrativ komandues në atë të drejtimit me metoda ekonomike, për vendosjen e shtetit juridik dhe ndarjen e veprimtarisë partiake nga ajo shtetërore, për demokr ... [vazhdon në faqen 9]. Demokratizimin e ekonomisë e të politikës, të kulturës e të artit, të tërë jetës së vendit, asnjë parti politike opozitare nuk e ekzistonte. Partia e Punës hyri në epokën e pluralizmit e vetëdijshme për zhvillimet e reja që do të përjetonte vendi, dhe hyri plot besim në fitore. Ky besim buron nga përvoja që ajo ka fituar në veprimtarinë e saj të gjatë, përvojë që e ka kaltuar për të mbajtur mbi supe barrë të mëdha; nga aftësia për të ecur në përputhje me rrjedhat e kohës; nga siguria në mbështetjen e gjerë të popullit. Kushtetuta e re, e cila ia nënshtroi një reforme radikale demokratike tërë strukturat e pushtetit politik, është nismë dhe realizim i Partisë së Punës. Ishte Partia ajo që futi një koncept të ri në jetën shtetërore të vendit mbi të drejtat e njeriut, duke i ngritur ato në nivelet e konventave ndërkombëtare. Qytetari ynë sot gëzon të drejtën e lirisë së fjalës e të mendimit, të organizimit e të manifestimit, të pronësisë private e të qarkullimit të lirë brenda dhe jashtë shtetit. Ilustrim i këtij koncepti të ri janë faljet një pas një të disa grupeve të burgosurish politikë, deri në lirimin përfundimtar të gjithë të privuarve nga liritë për arsye ndërgjegjeje. Opozitës do t’i pëlqente që çdo program, çdo platformë, çdo opinion i Partisë së Punës, të ishte ndërmarrë një mirë që më 8 Nëntor të vitit 1941, që vija e saj të ishte e palëvizshme. Por kur sheh shpirtin dialektik të saj, vitalitetin për t’iu përgjigjur realisht e në kohë rrethanave e situatave, konsekuencën në luftën për ndërtimin e një shoqërie ku secili të bëjë me punën e mundësitë e veta çështje e mendore, ajo këtë përpiqet ta konsiderojë si mungesë serioziteti. Sipas saj, një parti që ka thënë para disa muajsh se është dimër, tani nuk mund të thotë se është pranverë! Por Partia e Punës nuk pret t’ia mësojë dikush tjetër as dialektikën, as socializmin, as demokracinë, as mënyrën e përshtatjes ndaj realiteteve të reja. Partia e Punës kurdohërë ka ditur të ecë me hapin e kohës. Qysh ndërmori reformat që sot janë në zbatim ajo ishte e vetëdijshme që nuk do të mund t’i udhëhiqte ato pa reformuar më parë veten. Është meritë e saj që e ndjeu këtë nevojë dhe po e realizon në të gjitha drejtimet. Programi i tanishëm i PPSH i krijon asaj mundësitë për një përteritje tërësore, politike, ideologjike e organizative, duke ruajtur njëkohësisht dhe origjinalitetin e identitetin e saj. Ky është një inkurajim i madh për ne, sepse një parti që ripërtërin veten dhe tregohet novatore e reformatorе forcë politike më e mirë e më e madhe. Momentalisht kanë dalë forca e grupime politike që po përpiqen të bindin opinionin se demokracinë e kanë monopol të tyre. Por koha e sotme na bën (Vijon në faqen 9) 2 P. 30 03/1991 Fjala e zgjedhësit e z.z. 218

Një parti që ripërtërin veten dhe tregohet novatore e reformatore në çdo situatë, siç është Partia e Punës, mbetet gjithnjë forcë politike me mision të madh.

Organizim i ... të Bashkimit ... shqiptar ...tria e Shtetit ...

... garën ... ... gazetës ... Problemi ...