10/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 prill 1991

PUSHTETI BURON NGA POPULLI DHE I TAKON POPULLIT

PROJEKTI I KUSHTETUTËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PJESA E PARË Kreu I Parimet themelore NENI 1 Shqipëria është Republikë, që shpreh e mbron interesat e popullit dhe mbështetet në unitetin e tij. NENI 2 Republika e Shqipërisë është shtet demokratik dhe juridik që bazohet në drejtësinë shoqërore, në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në pluralizmin politik. NENI 3 Sovraniteti kombëtar në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron pushtetin nëpërmjet organeve përfaqësuese si edhe drejtpërsëdrejti. Organet përfaqësuese janë Kuvendi Popullor dhe këshillat popullorë. Askush tjetër, veç organeve të përcaktuara shprehimisht në këtë Kushtetutë, nuk mund të ushtrojë në emër të Republikës së Shqipërisë sovranitetin kombëtar dhe do atribu te tij. NENI 4 Organet përfaqësuese zgjidhen nga populli me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë, dhe të fshehtë. Organizimi dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve, si edhe rastet e mbarimit të mandatit të deputetit, parashikohen me ligj. NENI 5 Veprimtaria shtetërore zhvillohet në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve. Zbatimi i përpiktë dhe i njëllojtë i normave juridike është i detyrueshëm për të gjitha organet shtetërore, partitë politike, organizatat e tjera si dhe për nëpunësit. Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë merr parasysh normat e drejtës ndërkombëtare të njohura përgjithësisht. NENI 6 Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit. Veprimtari prodhuese, tregtare, shërbimi ose veprimtari të tjera shoqërisht të dobishme. Pronësia kooperativiste mund të kalojë në një formë tjetër pronësie sipas rregullave të parashikuara me ligj. NENI 15 E drejta e pronësisë private dhe e trashëgimisë së saj njihen e garantohen me ligj. Iniciativa private është e lirë me kusht që të mos dëmtojë interesat shoqërore. NENI 16 Personi juridik a fizik i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë në kushtet e përcaktuara me ligj. Personi i huaj ka të drejtë të kryejë veprimtari ekonomike të pavarur, të investojë në ndërmarrjet e vendit, të formojë ndërmarrje të përbashkëta ose të vetëm në kushtet e përcaktuara me ligj. NENI 17 Shpronësimi i pronës private mund të bëhet në raste të jashtëzakonshme dhe kur interesi i përgjithshëm nuk mund të realizohet në rrugë tjetër. Shpronësimi bëhet kundër një shpërblim sa vlera e objektit të shpronësuar. Mosmarrëveshjet që lindin për shkak të shpronësimit zgjidhen në rrugë gjyqësore. NENI 18 Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyrës, e ujërave dhe e ajrit nga ndotja dhe ndotja është detyrë e shtetit, e organizatave dhe e të gjithë shtetasve. NENI 19 Shteti kujdeset për planifikimin e veprimtarisë së përgjithshme ekonomike e shoqërore, për harmonizimin e interesave kombëtare e lokale, me qëllim që të plotësohen nevojat materiale e kulturore të shoqërisë e të forcohen pavarësia dhe mbrojtja e vendit. NENI 20 Shteti ushtron kontroll mbi tregtinë e brendshme dhe të jashtme. NENI 21 Gjithë jeta ekonomiko-shoqërore e vendit ka në themel punën. Dhe të zgjidhen në të gjitha organet e pushtetit shtetëror. Nga e drejta e zgjedhjes përjashtohen vetëm personat, të cilëve u është hequr kjo e drejtë me vendim të gjykatës për shkak se kanë kryer një vepër penale, të paaftë mendërisht të cilësuar si të tillë nga gjykata, ata që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, si edhe të arrestuarit me vendim të gjykatës ose me miratim të prokurorit. NENI 30 Shtetasit kanë të drejtë për punë. Shteti kujdeset për punësimin e tyre, merr masa për mbrojtjen në punë dhe për kualifikimin e punonjësve. Shtetasit kanë të drejtë të zgjedhin dhe të ushtrojnë profesionin e tyre sipas aftësisë e prirjeve vetjake. Shtetasit që janë në marrëdhënie pune, në rast ndërprerjeje të punës për shkak të pavarura nga vullneti i tyre, kanë të drejtë në një shpërblim në masën e përcaktuar me ligj. Shtetasve u njihet e drejta e emigracionit për të punuar jashtë kufijve të shtetit. Shteti kujdeset për rregullimin e emigracionit, si edhe për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve të emigruar. NENI 31 Sindikatat, si edhe vetë punonjësit, në bazë të rregullave të përcaktuara me ligj, kanë të drejtën e grevës për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike, shoqërore dhe profesionale. Ndalohet greva për qëllime politike. NENI 32 Shtetasit gëzojnë të drejtën e pushimit pas punës. Koha e punës ditore e javore, si edhe pushimi vjetor i paguar, rregullohen me ligj. Në shërbim të punonjësve krijohen shtëpi pushimi, shtëpi kulture dhe qendra të tjera të këtij lloji. NENI 33 Punonjësve të qytetit e të fshatit u sigurohen mjete e nevojshme materiale për jetesë në pleqëri, në rast sëmundjeje ose humbje të aftësisë për punë. Shteti merr nën kujdes të veçantë invalidët e Luftës Nacionalçlirimtare, invalidët për mbrojtjen e atdheut, invalidët e punës dhe krijon kushtet për riaftësimin e tyre. Fëmijët e mitur të të rënëve për mbrojtjen e vendit janë nën kujdesin e shtetit. NENI 34 Shteti u siguron shtetasve falas shërbimin e nevojshëm mjekësor

NENI 7

Veprimtaria shtetërore kryhet vetëm nga organet e shtetit të njohura me ligj.

NENI 8

Partitë politike dhe organizatat e tjera janë të ndara nga shteti. Shteti i përkrah dhe bashkëpunon me to dhe krijon kushtet për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, që ato, me metoda demokratike, të ndikojnë në politikën shtetërore. Organizatat e ndryshme mund të shpërndahen vetëm në rastet e parashikuara me ligj. Në Republikën e Shqipërisë ndalohen partitë dhe organizatat me karakter fashist, racist, luftënxitës, si edhe ato që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit të vendosur me Kushtetutë.

NENI 9

Republika e Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme mbron pavarësinë dhe interesat kombëtare, ndjek politikën e miqësisë, të bashkëpunimit, të paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar. Republika e Shqipërisë është për fqinjësinë e mirë, për marrëdhënie me të gjitha shtetet mbi bazën e barazisë, të respektimit të sovranitetit, të mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe të dobisë së ndërsjellë. Republika e Shqipërisë kundërshton çdo formë të agresionit, të shtypjes kombëtare, të dallimit racor dhe të terrorizmit. Ajo i përmbahet parimit të vetëvendosjes së popujve, të ushtrimit të sovranitetit të plotë kombëtar dhe barazisë së të gjitha vendeve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Republika e Shqipërisë bashkëpunon me organizatat dhe organizmat ndërkombëtarë që veprojnë mbi bazën e parimeve demokratike dhe paqedashëse.

NENI 10

Republika e Shqipërisë kujdeset për njohjen dhe respektimin e të drejtave kombëtare e demokratike të popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve shtetërorë të Republikës.

NENI 11

Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë këto lloje të pronësisë: prona shtetërore, prona e kooperativave dhe e organizatave të tjera dhe prona private. Të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë me ligj.

NENI 12

Janë pronë e shtetit: toka dhe pasuritë e nëntokës, minierat, pyjet, ujërat, burimet natyrore të energjisë, rrugët e komunikacionit me ujërat, burimet natyrore të transportit hekurudhor, poste-telegraf-telefonat, stacionet e radios dhe të televizionit, kinematografia, teatrot, stacionet e radiodifuzionit për objekte të veçanta të mësipërme, me përjashtim të tokës, lejohen vetëm me ligj.

NENI 13

Toka u jepet në përdorim personave juridikë dhe fizikë. Mënyra e dhënies së tokës në përdorim, me ose pa shpërblim, caktohet me ligj. Pëllëmbë bujqësore mund të përdoret për qëllime të tjera vetëm me pëlqimin e organeve shtetërore përkatëse.

NENI 14

Prona kooperativiste i përket një grupi punonjësish që bashko-

NENI 21

punën. Puna është burimi kryesor i sigurimit të mjeteve të jetesës për çdo shtetas.

NENI 22

Personat juridikë a fizikë kanë për detyrë të kontribuojnë në përballimin e shpenzimeve të shoqërisë në raport me të ardhurat e tyre. Sistemi fiskal caktohet me ligj.

NENI 23

Republika e Shqipërisë është shtet laik. Shteti respekton lirinë e besimit fetar. Kultet fetare janë të lira e të barabarta përpara ligjit. Ndalohet shpërdorimi i tyre për qëllime politike dhe përçarje kombëtare. Marrëdhëniet midis shtetit dhe institucioneve fetare rregullohen me ligj.

NENI 24

Shteti mbron vlerat kulturore e trashëgiminë kulturorë të popullit dhe kujdeset për zhvillimin e gjithanshëm të kulturës kombëtare.

Kreu II — Të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve

Kreu II Të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve

NENI 25

Shtetas të Republikës së Shqipërisë janë ata që kanë shtetësinë shqiptare në bazë të ligjit. Askush nuk mund t’i hiqet shtetësia pa kërkesën e tij.

NENI 26

Nuk njihet asnjë kufizim, ose privilegj, në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, ngjyre, këmbeje, gjuhe, bindjeje politike, besimi fetar, arsimi, origjine a pozite shoqërore dhe gjendjeje materiale.

NENI 27

Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin në punë, në shpërblim, në pushim, në sigurimin shoqëror, në arsim, në tërë veprimtarinë shoqërore-politike dhe në familje.

NENI 28

Republika e Shqipërisë u siguron pakicave kombëtare të drejtat që të shprehin, të ruajnë dhe të zhvillojnë lirisht identitetin e tyre etnik, kulturor ose fetar, të përdorin gjuhën amtare e ta mësojnë atë në shkollë dhe të zhvillojnë kulturën e vet në të gjitha aspektet e saj. Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të vendosin dhe të mbajnë, pa u penguar, kontakte me njerëz-tjetrin brenda vendit, si edhe jashtë kufijve me shtetas të shteteve të tjera që kanë të njëjtën kombësi. Çdo privilegj a pabarazi kombëtare dhe çdo veprim që shkel të drejtat e pakicave kombëtare është antikushtetues dhe dënohet sipas ligjit.

NENI 29

Shtetasit që mbushin moshën 18 vjeç kanë të drejtë të zgjedhin

NENI 34

mjekësor dhe mjekimin në qendrat e tij shëndetësore.

NENI 35

Martesa dhe familja janë nën kujdesin e mbrojtjen e shtetit dhe të shoqërisë. Martesa lidhet përpara organeve shtetërore kompetente dhe zgjidhet prej tyre. Prindërit përgjigjen për mirërritjen dhe për edukimin e fëmijëve. Fëmijët kanë për detyrë të kujdesen për prindërit e paaftë dhe pa mjete të mjaftueshme jetese. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë po ato të drejta e detyra, si edhe fëmijët e lindur me martesë. Fëmijët e mbetur pa prindër dhe pa përkrahje rriten dhe edukohen nga shteti.

NENI 36

Nëna dhe fëmija gëzojnë kujdes e mbrojtje të veçantë sipas ligjit. Nëna ka të drejtën e pushimit të paguar para e pas lindjes. Shteti hap shtëpi lindjeje dhe çerdhe e kopshte për fëmijë.

NENI 37

Shtetasit kanë të drejtën e pronës private.

NENI 38

Shtetasit kanë të drejtën për arsim. Arsimi organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas. Arsimi dhjetëvjeçar është i detyrueshëm.

NENI 39

Shteti garanton lirinë e krijimtarisë në fushën e shkencës, teknikës, letërsisë dhe arteve dhe kujdeset për zhvillimin e tyre. Të drejtat e autorit mbrohen me ligj.

NENI 40

Shtetasve u krijohen kushte për ushtrimin e kulturës fizike dhe të sporteve.

NENI 41

Shtetasit janë të lirë të lëvizin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të zgjedhin dhe të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj për të mënjanuar një rrezik që i kanoset rendit publik, mbrojtjes së vendit dhe mirëqenies publike, për të parandaluar rrezikun e një epidemie ose pasoja në një fatkeqësi natyrore, për të parandaluar vepra penale, si edhe për zbatimin e dënimeve penale. Shtetasit kanë të drejtë të dalin e të hyjnë lirisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kufizimi i kësaj të drejte bëhet vetëm me ligj, në raste të veçanta, për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin, shëndetin, moralin publik ose të drejtat dhe liritë e shtetasve të tjerë.

NENI 42

Shtetasit nuk mund të dëbohen nga territori i Republikës së Shqipërisë. Ekstradimi lejohet vetëm në rastet e parashikuara shprehimisht (Vijon në faqen 2)