16/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 prill 1991

U MBLODН KUVENDI I RI POPULLOR

(Foto: ATSH) Dje pasdite u mblodh Kuvendi i ri Popullor i RPS të Shqipërisë, deputetët e të cilit dolën nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit dhe nga turi i dytë që u zhvilluan në 7 prill. Merrnin pjesë edhe anëtarë të Këshillit Presidencial, të Qeverisë, drejtues të partive politike, të institucioneve, gazetarë tanë e të huaj, si dhe titularë të përfaqësive diplomatike të akredituar në Tiranë, etj. Deputetët e pranishëm dhe të ftuarit pritën me duartrokitje ardhjen këtu të Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia, i cili mbajti fjalën e hapjes. Ai foli për rëndësinë e madhe që ka Kuvendi i ri Popullor në kushtet e pluralizmit politik dhe të demokracisë, si dhe për detyrat e tij të rëndësishme e të padëshirueshme si ajo që ndodhi në Shkodër? Zgjedhjet e 31 marsit për deputetë të Kuvendit Popullor tek ne u zhvilluan për herë të parë në kushtet e pluralizmit politik dhe u kurorëzuan me sukses. Ato treguan se populli ynë i kulturur, i mençur e i urtë, siç konfirmuan edhe vëzhguesit e huaj, e do dhe e respekton demokracinë. Tani është detyra jonë, e Kuvendit të ri Popullor që t’i çojmë përpara e t’i thellojmë më tej proceset e demokratizimit në Shqipëri. Hapi i parë i rëndësishëm që... dosur për ruajtjen e lirisë dhe të pavarësisë së Atdheut, për forcimin e unitetit kombëtar, se do të punojmë pa u kursyer për zhvillimin e përparimin e gjithanshëm të vendit, për formimin e ekonomisë, të arsimit, të kulturës e të shkencës, për rritjen e pandërprerë të mirëqenies së popullit dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në proceset demokratike evropiane e botërore. Zgjedhësit na kanë dhënë votat e të gjithë deputetëve të shprehim interesat e larta, që këtu në Kuvend të zgjidhim ato probleme jetike për të cilat është... met e seancës së parë të Kuvendit Popullor, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Neritan Ceka, i cili shprehu kërkesën e njohur të Partisë Demokratike për shtyrjen e punimeve të këtij kuvendi deri sa të përcaktohen faktorët për vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e rreth 50 të tjerëve në qytetin e Shkodrës. Deputeti i rrethit të Tropojës, Lush Perpali kërkoi sqarime të mëtejshme për mospjesëmarrjen e deputetëve të PD-së në këtë Kuvend të parë pluralist, duke theksuar se kjo nuk i shërben sqarimit të situatave aktuale dhe uni- Skraparit, Ali Alushani, duke folur në emër të një grupi deputetësh shprehu keqardhjen për mospjesëmarrjen pjesë në këtë kuvend të deputetëve të PD-së, duke theksuar se kjo është një veto politike që nuk përputhet me dialogun demokratik. Pastaj e mori fjalën deputeti Fehmi Abdiu, që u bëri edhe një thirrje deputetëve të PD-së të marrin pjesë në punimet e këtij kuvendi, i cili është në gjendje t’u dalë për zot të gjithë çështjeve të popullit dhe të marrë masa për të zgjidhur shqetësimin që parashtruan ata si shkak për mospjesëmarrjen në këtë kuvend. Kjo thirrje u mbështet nga të gjithë deputetët. Me kaq u mbyllën punimet e ditës së parë. Deputeti Adil Çarçani, që drejtoi seancën, njoftoi se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet ditën e mërkurë në orën 17.00. (ATSH) gazetarë tanë e të huaj, si dhe titullarë Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia. Në këtë sesion të kuvendit të parë pluralist nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike. Punimet e Kuvendit i deklaroi të hapura, në emër të 10 deputetëve më të moshuar, deputeti i Partisë së Punës të rrethit të Gjirokastrës Adil Çarçani. Shokë e shoqe deputetë, I ngarkuar nga deputetët më të moshuar e deklaroj të hapur dhe i uroj punime të mbara e të frytshme Është nder i madh për mua që nga kjo tribunë e lartë, me bindjen se shpreh edhe dëshirën tuaj, të falenderoj me gjithë zemër popullin tonë të mrekullueshëm për besimin e madh që tregoi ndaj nesh, duke na zgjedhur në organin më të lartë të pushtetit shtetëror dhe, me këtë rast, ta siguroj se të gjithë së bashku do të mbetemi bij besnikë të tij, luftëtarë të ven- … është angazhuar populli. Prandaj të gjithëve duhet të na karakterizojë ndjenja e përgjegjësisë së lartë. Shfaq keqardhjen për mosmarrjen pjesë në Sesionin e parë të kësaj legjislature të rëndësishme të Kuvendit Popullor të grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në protestim e mospërfundimit të hetimeve rreth ngjarjes tragjike e të dhimbshme në udhë- dhi në Shkodër, ku gjetën vdekjen 4 vetë. Mosmarrja pjesë nga ana e tyre jo vetëm krijon një boshllëk që bie në kundërshtim me dëshirën e zgjedhësve që votuan në 31 mars, por nuk është as drejtë që mbi interesat kombëtare të vihen ato partiake sepse, siç është shprehur në programet e pothuajse të gjitha partive, interesat kombëtare qëndrojnë mbi të gjitha interesat e tjera; nga ana tjetër, ku më mirë se në Kuvendin Popullor, në Parlamentin pluralist mund të ngrihen e të kërkohen zgjidhja e po shpjegime edhe për ngjarje të …të zgjedhurish na kanë dhënë votat që shpjegime edhe për ngjarje të …sintecës, për krijimin e pavarësisë Shqipërisë në proceset demokratike europiane e botërore. Zgjedhësit na kanë dhënë votat shpjegime edhe për ngjarje të …treguan se populli ynë i kultur- ar, huaj, që do dhe që hodhëm me zgjedhjet e lira e demokratike na mbush me gëzim dhe na shton optimizmin për të marrë përsipër detyra më të mëdha në këtë drejtim. Të vetëdijshëm për barrën e madhe që na u ngarkua, ta garantojmë edhe një herë popullin se me devocion e përkushtim të madh do të luftojmë për idealet e tij të larta e të shenjta, për përparimin e pandalshëm të Shqipërisë. Edhe një herë punimet e Sesionit të parë të Kuvendit të ri Popullor i deklaroj të hapura. Rroftë populli heroik shqiptar! Deputetët dhe të gjithë të pranishmit në sallë, të ngritur në këmbë kënduan Himnin Kombëtar. Deputeti i Partisë së Punës, Fehmi Abdiu, në emër të një grupi deputetësh propozoi përbërjen e Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Imunitetit që u miratua me shumicë votash. Ai vuri në dukje se dy anëtarë të këtij grupi, deputetë të PD, nuk janë paraqitur. Ndërkohë që deputeti Adil Çarçani i deklaroi të mbyllura puni-

Shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Dje paradite Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shoku Ramiz Alia zhvilloi me anëtarët e delegacionit një bisedë të ngrohtë e miqësore. Pasi vlerësoi ardhjen e tyre në Shqipëri, ai midis të tjerash vuri në dukje se pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme politike, popujt e vendet e Evropës por jo vetëm më shumë miqësinë dhe po afrohen më pranë njëri tjetrit. Kjo është një gjë e mirë, tha shoku Ramiz, dhe në këtë drejtim ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet në rrugën e zhvillimeve demokratike në vendin tonë. Në këtë kuadër ai vlerësoi rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të angazhuar plotësisht në të. Shoku Ramiz Alia i njohu anëtarët e delegacionit me proceset demokratike që po thellohen në vendin tonë, me vështirësitë e hasura në rrugën drejt zhvillimit të gjithanshëm, me situatën politike e ekonomike dhe me probleme të tjera të jetës në Shqipëri. Anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës falënderuan shokun Ramiz Alia për pritjen dhe për ekspozenë që u bëri për Shqipërinë. Ne i kuptojmë vështirësitë që po kalon vendi juaj, vunë në dukje ata, dhe shpresojmë se do t’i kapërceni ato, që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e të Këshillit të Evropës. Misioni ynë është që të ndjekim nga afër zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për këtë do t’i paraqesim Këshillit të Evropës një raport të veçantë. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për disa aspekte të situatës ndërkombëtare. Në pritje merrte pjesë ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. (ATSH) …ntare të … në taki…faqësues … Qendror së … La… (ATSH)

DREJT RISTRUKTURIMIT TË THELLË TË EKONOMISË

Intervista jonë Me doc. THEODHORI BEJ punonjës në aparatin e Këshillit të Ministrave dhe gazetar tonë SARDI RRAHMANI. Pyetje: Ristrukturimi i ekonomisë drejt ekonomisë së tregut është tanimë një alternativë e qartë dhe e përcaktuar. Ç’masa janë marrë e si po i paraprihet këtij procesi të thellë e kompleks. Përgjigje: Siç është bërë (korrik 1990) dhe «Për krijimin e bankave me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj dhe për çeljen e degëve ose të zyrave të përfaqësimit të bankave të huaja në Shqipëri» (janar 1991), janë dokumente bazë të legjislacionit tonë të ri për shndë- e njohur, Presidiumi i Kuvendit Popullor më 12. 3. 1991 nxori dekretin nr. 7476 “Për lejimin dhe mbrojtjen e pronës e të veprimtarisë private” dhe Këshilli i Ministrave vendimin nr. 138, datë 3.4.1991 “Për zhvillimin e veprimtarisë private”. Sot për sot, këto dy dekrete “Për mbrojtjen e investimeve të huaja”, “Për veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj” kapitalit të huaj dhe për çeljen e degëve të ve ri për shndërrimin e sistemit aktual të pronësisë në një sistem pluralist, me shumëllojshmëri subjektesh pronësie: shtetërore, kooperativiste, private, ndërmarrje të përbashkët me kapital të huaj e me pronësi të përzier. Qëllimi është që të krijohet një strukturë e përshtatshme dhe e ekuilibruar e ekonomisë, ku ligjet e mekanizmat e tregut të kenë fushë (Vijon në faqen 2)

Në dyert e pluralizmit parlamentar...

Po i shkruaj këto radhë pasi ndoqa, përmes revistës televizive të orës 20.00, hapjen e sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor, të cilin e pritur të gjithë, si një fitore të etur të demokracisë, një fitore të pluralist. Ndoshta këtë Kuvend e trishtuan me shumë njerëz z’u trishtuan me shumë njerëz z’u trishtuan. Dhe, natyrisht që panë të drejtë. Por, kanë qenë të drejtë, vetëm pjesërisht. Në të vërtetë, Kuvendi filloi si pluralist, por jo si pluralizmit, duke qenë aq e dëshirueshme, nuk është dhe aq e bukur estetiki. Ajo është e ashpër pikërisht. Ajo është e natyrale, do- methënë e papërpunuar. Ajo është harmoninë e sipërfaqshme për të arritur një ekuilibër jetësor, si apsesha është tepër i menduar dhe tepër i lehtë, po, kurdoherë me u sigurt... Kështu që në sallë mungoi grupi i deputetëve të Partisë De- mokratike, kjo nuk do të thotë se mungoi edhe qëndrimi i parë parlamentar opozitar. Për herë të parë, pas disa dekadash të njëtrajtshme, pamë një Kuvend shqiptar ku duart nuk u ngritën mekanikisht e në bis, ku uniteti, qoftë dhe si urgjencë kombëtare, nuk arrihet si unitet i unifikuar, si individualitet. Ishte një oqean i vërtetë për t’u lexuar. Por ndoshta, bashkë me trishtimin, mund të lexohej edhe si pohim (sui generis) i demokracisë. E dëshëroja pjesëmarrjen e grupit të Partisë Demokratike, ndonëse e parandjeja mungesën. E dëshëroja atë pjesëmarrje, e dëshëje simbolikisht, por edhe si ushtrim të së drejtës, si nov- ja ballafaqimi. Parlamenti nuk ka palester, dialogu e ndeshja politike asgjëkund nuk ndihen në vend të vet më tepër se aty. Atë çant mendova se, po të kisha … që në këtë fat do të meritoja edhe si deputet i Partisë së Punës. E them me bindje se, si deputet i saj, nuk do t’i lëna ndërhyrë gjithashtu as disiplinës kolektive të heshtjes. Heshtje për gjakderdhjen në Shkodër. T’u ngrihej në sallë një nga deputetët e Partisë së Punës, mes të cilëve ka plot individualitete me respektin, mendjen e guximin e duhur intelektual. Të ngrihej njëri prej tyre e të bënte thirrje kolegëve të opozitës për pjesëmarrje, të shfaqte jo vetëm thirrjen (a e vazhduar) edhe për ngjarjet e Shkodrës, por të bënte dhe një kundër krit- mit. Prisa, pa ngjarjen dhe 2 prill, Shkodra u trondit tërësisht me heshtje. … rreth përparimit të drejtësisë … Kuvendi pluralist, sidoqoftë, i hap dyert... Mbetet më e rëndësishmja e ndoshta më e vështirë: që ato dyer të mbahen të hapura.

Kur pasioni errëson logjikën

Nuk mund t’i vëmë emër tjetër një thënieje të deklaratës së grupit të Deputetëve të Partisë Demokratike të publikuar në RD me datën 13 prill, ku shprehet mosmarrja pjesë e tyre në punimet e sesionit të parë të Kuvendit Popullor, të pari Kuvend pluralist në vendin tonë. Në fund të deklaratës, thënia që po e bëjmë objekt të këtij shkrimi është kjo: «Të ndërgjegjshëm për vendimin që kemi marrë i kërkojmë edhe njëherë Këshillit Presidencial dhe Këshillit të Ministrave, që për hir të interesave të larta të kombit, të stabilitetit dhe demokracisë, të shpallë menjëherë rezultatet e hetimit dhe të ndëshkimit të fajtorëve». Mbi këtë bazë u bë edhe deklarata e deputetit Neritan Ceka në Kuvend. Le të qëndrojmë pak në frazën e nënvizuar më lart. Siç dihet, kjo deklaratë u publikua vetëm dy ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Popullor. Pra organet përkatëse që do të merreshin me hetimin e ngjarjes së dhimbshme të 2 prillit në Shkodër, sipas asaj që thamë 48 orë në dispozicion për të përfunduar këtë kërkesë, përndryshe deputetët e PD-së nuk do të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit, siç edhe nuk morën. Po mendojmë se pasioni partiak u ka errësuar logjikën autorëve të kësaj deklarate, kur kërkojnë që po brenda 48 orëve të shpallin jo vetëm rezultatet e hetimit, por edhe të ndëshkimit të fajtorëve. Nuk është nevoja të kesh njohuri të thella juridike për të kuptuar se për të kryer një hetim të plotë rreth një ngjarjeje që përbën krim duhet një farë kohe, por po pak kohë, në mos dhe më shumë, kërkohet edhe për procesin gjyqësor (plot administrim provash, pyetje të pandërprera, pyetje dëshmitarësh, mbrojtje të avokatëve etj.) praktika të njohura në jetën gjyqësore. Atëhere të gjykojmë me logjikë të ftohtë: Si ka mundësi që brenda 48 orëve, edhe sikur të njiheshin fajtorët e ngjarjes tragjike të Shkodrës, ata edhe të ndëshkoheshin dhe vetëm mbi këtë bazë grupi i deputetëve të Partisë Demokratike të pranonte të shkonte në Kuvend? Partia Demokratike dhe shtypi i saj gjatë kohëve të fundit kanë shkruar shumë të pavërteta rreth shkeljes së ligjshmërisë, duke shprehur besimin se me zgjedhjet e reja dhe me plotësimin e legjislacionit tonë në Shqipëri do të ketë shtetin juridik të plotë sipas gjithë standardeve të qytetëruara. Ja përse, po e theksojmë se kërkesa ultimative për shpalljen menjëherë të rezultateve të hetimit dhe të ndëshkimit të fajtorëve, e formuluar mbi pasionet e çastit, nuk flet për natyral e përgjegjësi qytetare, aq më pak për përgjegjësinë që duhet të karakterizojë deputetin e popullit në organin më të lartë të pushtetit tonë shtetëror. Jo shoqërisht qytetar, as zbatim i ligjshmërisë, por motiv partiak të çojnë në këto qëndrime që nuk shprehin kurrsesi vullnetin e zgjedhësve. SPIRO P. GJONI

NJOFTIM

Për rezultatin e zgjedhjeve të 14 prillit 1991 për deputetë e Kuvendit Popullor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor në mbledhjen e tij të datës 15.4.1991, pasi shqyrtoi me kujdes dokumentat e Komisionit të Zgjedhjeve të zonës nr. 142 të rrethit Lushnjë dhe pasi i gjeti ato të sakta e të plota në përputhje me ligjin për zgjedhjet njofton se për zgjedhjet e 14 Prillit janë regjistruar 7956 zgjedhës në 22 qendra votimi. Morën pjesë në votime 7676 zgjedhës baraz me 96.5 për qind e tyre. Nga shqyrtimi i dokumentave të zgjedhjeve, rezulton se është zgjedhur me votim të lirë dhe të vullnetin e popullit për deputetë e Kuvendit Popullor në zgjedhjet e reja shoku Rrapi Myzeqari përfaqësues i PPSH me 3869 vota të vlefshme e barabartë kjo me 52.60 për qind të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve që kanë votuar në këtë zonë. KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE