17/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 prill 1991

TË VEÇANTAT E ZGJEDHJEVE TË REJA NË PARTINË E PUNËS

Nga 15 prilli deri më 15 maj do të zhvillohen mbledhjet për dhënien e llogarisë e zgjedhjet në organizatat-bazë dhe konferencat e Partisë së Punës në rajone e rrethe. Kjo është veprimtaria më kryesore e tanishme që do t’i ndihmojë reformimit e rinovimit të gjithanshëm të Partisë, forcimit të saj. Siç është rregulli i derisotëm, në Partinë e Punës zgjedhjet në organizatat-bazë janë të përvitshme. Në këtë vështrim, duket sikur nuk ka të veçanta. Por kjo është vetëm ana e jashtme. Në zgjedhjet e fundit ne ishim vetëm me një parti, Partia e Punës. Tani janë disa, rreth të cilave janë mbledhur anëtarët e simpatizantët e tyre. Deri pak muaj më parë ne ishim forca e vetme politike, tani jo vetëm s’jemi të vetmit, por bashkëvejojmë me opozitën. Pra jemi në kushte të veçanta politike të demokracisë pluraliste shumëpartiake. Por edhe pse me të dukshmet, të veçantat nuk janë vetëm këto. Ndosh­ta më kryesore nga të tjerat e që bëhet përcaktuese për vetë Partinë e Punës është tërësia e faktorëve të brendshëm në Parti, e strukturave të saj, sidomos të përmbajtjes e, mandej, të organizimit. Partia e Punës me shokun Ramiz Alia në krye u hyri rrugëve të reformimit të vetvetes prej kohësh, si kusht për të ndërmarrë reforma demokratike shumë më shpejti. Kjo parti hyri në këto rrugë e vendosur për rinovimin e të thella, si kusht i parë jo thjesht për t’u përshtatur zhvillimeve të jetës, por për ta përballuar jetën, për të ruajtur atë vend që i takon në jetë e shoqëri. Sot ajo vërtet nuk është forcë e vetme politike, por asnjë arsye s’ka të mos e ruajë ballin e nderit midis të tjerave. Për këtë asgjë nuk pengon as objektivitet, as subjektivisht. Mjaft që anëtarët e Partisë, organizatat-bazë të kuptojnë thellë këto ndryshime në jetë, të luftojnë për to si demokratë e ndryshueshmëri e vendosmëri të veçantë, po të shoqëruara nga bindja e plotë e besimit te Partia e Punës. Kjo është rruga e ecjes së Partisë së Punës në zgjedhjet që do të zhvillohen. E mërkura e zgjedhjeve të reja të organizatave e konferencave të Partisë së Punës sjell me vete shpresën e reformimit e të përtëritjes së saj. Shtrohet këtu çështja se ku do të çojë ky proces i zgjedhjeve dhe ç’përfundime do të dalin prej tyre. Kjo është një çështje e rëndësishme, për të cilën të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të vendosur. Pra, organizatat e Partisë së Punës mund të bëjnë shumë. Në analizat e tyre ato do t’i mësojnë më siguri përgjegjësisë që ato kanë në kolektiv të vepronjë, në fshatën që janë, në lagjet e qyteteve e gjetkë, që të rivendoset plotësisht një situatë pune dhe vetëm pune, si kusht absolutisht i vetëm që sjell të mirat, që mbush tregun, që shton të ardhurat, rrit mirëqenien. Anëtarët e Partisë së Punës asgjë nuk e pengon ta bëjë këtë më forcë, pa mëdyshje dhe të kundërvihen apo tyre forcave, cilatdo qofshin ato, që jo vetëm s’bëjnë thirrje për punë, po përndryshe për saj, që jo vetëm s’bëjnë thirrje për regulli e disiplinë, po dërgojnë peticione për shthurje. Populli mbarë do punë, cilado forcë politike qoftë në pushtet. Ai do rregull e qetësi. Populli s’ka gjë tjetër më të mirë ndaj Partisë së Punës me zgjedhjet për në Kuvendin Popullor. Ky është besim i merituar, por që zgjohen dy trime të reja, shumë më të mëdha. Gjati fushatës elektorale në disa rrethe kemi parë se është punuar dobët nga disa komitete të Partisë, me një program e qytetërish të zbehtë e të deleguar të rënda. Vallë, kështu do të vazhdohet? Jo nuk do të vazhdohet. I thotë kjo gjë është zgjedhje të përgjithshme i tërë Partisë, i anëtarëve të saj kudo që janë, sipas programit shumë të qartë e të përparuar që ka Partia e Punës. Këto vit do të bëhen riorganizime të organizatave të Partisë nëpër ndërmarrje, kooperativa. Ato i shërbejnë kompaktësimit të forcave të PPSH në këto njësi. Praktika e decentralizimeve e shpërndarjes nëpër ndërmarrje, brigada etj. është një çështje që do ndrequr, pasi nuk shërben sa duhet. Megjithatë, e rëndësishme është që organizata e Partisë së Punës në çdo ndërmarrje e kombinat, e bërbërë nga njerëz të zgjedhur, me figurë të pastër në jetën shoqërore, të ndjehen si forcë e organizuar, të bëjë opinion në përputhje me rregullat e shtetit, të cilat shprehin vullnetin e popullore, në përputhje me programin e Partisë së Punës. Kjo është detyrë parësore që duhet e mund të realizojë plotësisht anëtarët e Partisë së Punës. Këte herë, më 30 maj, presim e dhe Kongresin e 10-të të PPSH. Eshtë edhe kjo një veçanti. Ai do të jetë jo i zakonshëm për përgjigjet që do t’u japë situatave të sotme politike shoqërore. Ai do të shërbejë forcimit të mëtejshëm të Partisë, duke vendosur lidhje të reja midis saj dhe anëtarëve të vet, do t’i shërbejë përjetësisë së përgjegjshmërisë e mendimit, iniciativës e veprimit të Partisë. Së shpejti do të njihemi dhe me projektprogramin e projektstatutin e PPSH. Për këto dy dokumente do të diskutohet me përgjegjësi në organizatat-bazë, me qëllim që ato të marrin realisht vlerën e tërë Partisë deri në miratimin përfundimtar në Kongres. Le të shërbejnë këto gjashtë javë për të vatur në këto ngjarje historike me punë shumë shumë të madhe, me përkushtim të vërtetë, si qytetarë adhurues, me ideale frymëzuese për një shoqëri të lirë, të demokratizuar, me barazi e paqe sociale. Ta presim, pra, Kongresin, duke u ngritur me këmbë të tërë që të kthejmë popullit qytetësinë e stabilitetin; të ndreqim ekonominë, duke iu përveshur punës, në çartësimin njerëzit me vizionet e vërteta për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë Partia e Punës me anëtarët e saj, njerëzit e ndershëm e të thjeshtë të popullit.

THIRRJE KOLEGEVE TË MI DEPUTETË

Si njëri nga deputetët më të moshuar, shtatëdhjetë e katër vjeçar i zgjedhur me propozimin e tërë popullit të zonës elektorale nr. 191 Koplik-Buzë-Ujli-Loke-Lug i Shkrelit-Bogë, në legjislaturën e parë pluraliste të Kuvendit Popullor në historinë e popullit shqiptar, mbi bazën e një ligji elektoral plotësisht demokratik, e konsideroj se duhet të bëj një thirrje që buron nga kërkesa më legjitime, e tërë popullit shqiptar, që Kuvendi Popullor në këtë sesion historik, të arrijë në përgjegjësi më të logjikshme, të realizojë në kohën më të shkurtër e me konsensusin më të drejtë të të gjitha palëve e të gjitha deputetëve dhe individuisht detyrimet sublime që i ngarkon momenti i veçantë që rrojmë dhe rruga e demokratizimit në të cilën jemi futur e duhet të marshojmë frontalisht. THIRRJE KOLEGËVE TË MI DEPUTETË Në të gjithë e kemi detyrën më të lartë patriotike para zgjedhësve tanë Si njëri nga deputetët më të moshuar, shtatëdhjetë e katër vjeçar i zgjedhur me propozimin e tërë popullit të zonës elektorale nr. 191 Koplik-Buzë-Ujli-Loke-Lug i Shkrelit-Bogë, në legjislaturën e parë pluraliste të Kuvendit Popullor në historinë e popullit shqiptar, mbi bazën e një ligji elektoral plotësisht demokratik, e konsideroj se duhet të bëj një thirrje që buron nga kërkesa më legjitime, e tërë popullit shqiptar, që Kuvendi Popullor në këtë sesion historik, të arrijë në përgjegjësi më të logjikshme, të realizojë në kohën më të shkurtër e me konsensusin më të drejtë të të gjitha palëve e të gjithë deputetëve dhe individuisht detyrimet sublime që i ngarkon momenti i veçantë që rrojmë dhe rruga e demokratizimit në të cilën jemi futur e duhet të marshojmë frontalisht. Në të gjithë e kemi detyrën më të lartë patriotike përpara zgjedhësve tanë e mbarë kombit shqiptar, ta mos lejojmë që asnjëri prej nesh të futemi në fraksione që të pengojë e të ngatërrojë punimet normale të këtij sesioni, po të hapim rrugët më demokratike atyre për të zgjedhur në mënyrën më pluraliste kërkesat kushtetuese, qeverisëse e ligjvënëse, aq të domosdoshme për një normalizim sa më imediat të rënieve në jetë të proceseve prodhuese, edukese e strukturues, sa më normale. Për anën ambicje partiake, për asnjë divergjencë programatike, asnjë deputet nuk duhet t’i lejojë vetes të bashkohet me fraksione, as të bllokojë punimet e tij të peshës, për të bllokuar punimet e Kuvendit Popullor. Asnjë shak nuk mund të justifikojë qëllimin e pengimit, të bllokimit dhe të sabotimit të aprovimit të Kushtetutës së parë demokratike në rrugën normale, sepse ajo rregullon jetën pluraliste të vendit tonë, si mënyra e re e të jetuarit që na u fut në proceset tona europianizuese e ndërkombëtarizuese, me temën që na janë aq jetike e të domosdoshme, duke krijuar për këto arritje shtetin tonë juridik, me jetën unike e të vetëm për këtë zgjidhje. Të gjitha divergjenacat e të gjitha alternativat i lënë rregullat e tjera vetëm nëpër kurrizin e sipas me devajtmit. Megjithatë kurrsesi këto shifra nuk janë matësi i parë dhe i vetëm i detyrës së punonjësit të tregtisë. Sigurimi i një llojshmërie artikujsh ushqimore e industriale, cilësia dhe kultura e shërbimit janë pikëvë… [teksti i kolonës është i paqartë] Pa u penguar asnjë deputet apo grupat parlamentare të ngrejë çështjet më të ndryshme e të kërkojë zgjidhjet e tyre nëpër rrugët më të cilat vazhdimi i punimeve parlamentare përbën kërkesë vetë legjitimitetit të tërë popullit shqiptar për të zgjedhur detyrën tonë themelore të formimit të atij shteti të shenjtëton juridik kushtetonjës, të afijë për të normalizuar politikën jetën tonë ekonomike dhe shoqërore. E quaj këtë detyrën themelore të 250 deputetëve të zgjedhur dhe u bëj apel të gjithëve që të mos hezitojnë asnjë çast, por t’i viheni punës me të gjitha energjitë tona, si përfaqësues të përgjegjshëm, secili sa para elektoratit të zonës së tij, aq edhe përpara popullit e kombit mbarë, pa dallime partiash e grupimesh politike, sepse në këtë moment e për këtë probleme thelbësore, bashkëpunimi e bashkëpunimi qëndron mbi të gjitha anët e tjera programore e qëllimore, partizane a shoqërore. E ripërsëris, si kërkesën më sublime mbarëpopullore e mbarë kombëtare të mbledhimi në Kuvend, në legjislaturën tonë të dymbëdhjetë, secili deputet në vendin e vet, secili me ndërgjegjen e vet vetjake, si shprehës i ndërgjegjes të elektoratit të tij e të gjithë popullit, si e gjithë vizion vetë historit, të aprovojmë Kushtetutën e të ngremë shtetin tonë juridik, t’i japim Shqipërisë tonë në këtë çast vendimtar për fatet e saj, atë për të cilën zgjedhësit tanë na dhanë votëbesimin e tyre. CUN JONUZI deputet i zonës elektorale Nr. 191 - Shkodër

Bluza e bardhë

«Ju lutem; ju flas si drejtor i këtyre institucioneve dhe si qytetar. Kolegë të mi, mjekë dhe ju të gjithë ndihmësmjekë dhe infermierë. Që në mëngjes, sa kapërceni pragun e derës së spitalit hiqeni në palton partiake dhe vishni bluzën e bardhë.» NGA NJË RRETH NË TJETRIN Bluza e bardhë «Ju lutem; ju flas si drejtor i këtyre institucioneve dhe si qytetar. Kolegë të mi, mjekë dhe ju të gjithë ndihmësmjekë dhe infermierë. Që në mëngjes, sa kapërceni pragun e derës së spitalit hiqeni në palton partiake dhe vishni bluzën e bardhë. Të sëmurët janë të gjithë njerëz të këti populli dhe pa dallim duan kujdesjen tuaj. Qënia anëtare të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, Republikane etj., këtë më ndjeset e spitalit nuk ka pse të bëjë shijen me të vogël të diferencimit në shërbime. Kjo është sa këshillë e më tepër urdhër i domosdoshëm për t’u zbatuar». Ta, me këto fjalë para disa ditësh ju drejtua drejtori i spitalit të njësisë të rrethit të Korçës Gaqo Kane kolegëve dhe gjithë personelit, pas disa konstatimeve jo të pëlqyeshme në shërbim ndaj të sëmurëve. I mësova këto fjalë dhe më mbeti në kujtesë. Më 15 prill duke ndjekur seancën e parë të punimeve të Kuvendit Popullor bëra atë analogji: «Ju deputetë, anëtarë partish, mos harroni se jeni përfaqësues të popullit. Ai dhe vetëm ai vendosi për të shkuar ju aty. Si qytetar, ju lutem, në emër të këtij përfaqësimi, këtu në këtë kuvend të madh të rendësishëm, higjienë parlamentare e vishni bluzën e bardhë se Shqipëria, si ai i sëmuri që kërkon gjak të freskët dhe rinim, ka nevojë për përkujdesjen tuaj, pa përjashtim. KOSTAQ DUKA

Puna jep siguri për shitim prodhimi

- KORÇË - Serioziteti për bashkëpunimin, puna me disiplinë dhe cilësia e lartë janë ndër kushtet elementare që i japin sukses bashkëpunimit me firmat e huaja. Në rrethin e Korçës ka shembuj që dëshmojnë për këtë. Kështu mbërritja e punës në repartin e fabrikës së këpucës për qepje suprinash për llogari të firmës italiane «Adelchi», përbën një siguri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rritjen e krijimit në të ardhmen të një ndërmarrje të përbashkët. Vetëm 25 makina qepëse solli fillim firma greke «Damos» me një repart të kombinatit të trikota­zhit për qepje trikotaresh për femijë. Duke gjetur këtu një sërëzitet në punë nga punëtorët në përputhje edhe me traditën e qytetit, e zgjeron brenda disa muajve prodhimin, duke sjellë gjithashtu 200 makina. Përveç kësaj krijoi edhe sektorin e stampimit, proces që është përvetësuar cilësisht nga punëtorët. Gatishmëria e firmës nuk mungon për ta zgjeruar bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të prodhimit brenda kombinatit. Vlerësimin e mirë e meriton edhe punëtorët e repartit të NPA-së, që punojnë për qepje bluzash grash për firmën greke «Beul». Bluzat që prodhohen këtu plotësojnë kërkesat cilësore të tregut të huaj, ku ato çohen prej kësaj firme. PANDELI KORÇARI

Muzikantet e reja (Foto: N. Xhufka)

250 minus 75. A do të jetë sot kështu?

Kështu ishte pardje tabloja e të parit parlament pluralist shqiptar. Mungonin deputetët e PD-së. A do të jetë edhe sot kështu? Edhe kjo është një enigëm, sepse deklarata e deputetit të Partisë Demokratike Neritan Ceka pohon kërcënën që parlamenti të përcaktohet derisa të identifikohen ata që mbajnë përgjegjësi për ngjarjet pas zgjedhjeve, në fillim të këtij muaji në Shkodër. A do të arrijë komisioni hetimor t’i për t’i gjykuar këto çështje përpara orës 17.00, kur është parlamenti? Apo ne mundet e parlamenti të mos moç vallë, edhe disa të mos arrijë të jetë kjo përgjigje, deputetët e PD-së ndoshta do t’i bëjnë gjykimin pozitivisht pyetjes së bërë deputetit Adit Carcani në fjalën e hapjes kur tha se «…kemi mirë në Kuvendin Popullor, në Parlamentin pluralist mund të marrim e të kërkojmë zgjedhje apo zgjedhime edhe për ngjarje të tjera të dhimbshme e të padëshirueshme…» a kjo që ndodhi në Shkodër? Enigma është ende e pazgjidhur, kështu që do të dukej sikur merr pozitën e profetit po të thuash se do të ngjase «vetëm kështu apo vetën ashtu». Një gjë mund të thuhet ndoshta më me siguri, se po të ripërsëritet mu­ngesa e deputetëve të PD-së, boshllëku do ta jetë edhe më i madh, jo vetëm brenda sallës së parlamentit, por edhe jashtë saj. Dhe këtu ka një arsye të thjeshtë: demokracia nuk ka kohë për kundërvënie, por ka kohë për harmonizim e bindje të pamëshiruar, për t’i zbuluar faktorët. Se si thama, demokracia nuk ka kohë për të humbur, asgjë nuk duhet të mbetet pa zbuluar fajtoret. Dhe skandali është përsa akuzat të pasakta e këto janë të hembura, si nuk i duhet edhe një pikë gjaku. Demokracia jonë jashtë e brenda për neve jo të përkthyer me mend, të gjithë forcave politike, që i ka të gjitha mundësitë ta shtrëngojë njerëz tjerë që e miratojnë, për ta bërë Shqipërinë si e meritojnë, për ta bërë jetën e shqiptarët si e dëshiruan, krahët e tyre, për të bërë Shqipërinë në liri e meritim, për ta bërë jetën e shqiptarëve si e dëshirojnë, krahët e demokracisë për t’i udhëhequr në jetë, e në nderin e kombit. E në Shkodër nuk murrën ende aq sa në dritë, ma do mendja që… Partia e Përgjithshme dhe Krye­tari i saj duhet të japin llogari. E pra, ku më mirë se në parlament mund t’u kërkohet llogari atyre? Ku më mirë se në parlament mund të kryhet shkolla pluralizmit parlamentar? A e vu­të re pardje, fjala venë, qëndr­jen e deputetit të Omonisë? A e vutan? E uve të re se si në rast, deputetit i Partisë së Punës, sigurisht duke e kuptuar gabimin, i kërkoi ndjesë dhe i pro­po­zoi që edhe ai të bashkohej me thirrjen për deputetët e PD-së. Dhe bëri mirë. Le të shpërthejmë se sot do të jetë ndryshe nga pardje. Le të besojmë që të gjithë deputetët do të jenë në vendin me peshën e përgjegjësisë historike për tërë Shqipërinë. Le të shpresojmë së më parë ndëgjën do t’i jepet çështjes së ngjarjeve në parlament pluralist, që do ta dinë popullit të vet dhe bëri shërbime publike të qarta, apo për të tjera që nuk janë të veçruara siç veprojnë anëtarët e partive.

«Borxhi» i tregtisë dhe globali

Në bisedë me përgjegjësin e sektorit të tregtisë të rrethit të Pogradecit, Gjergji Basho- 3-mujori nga punonjësit e tregtisë të rrethit të Pogradecit u mbul me tejkalim të detyrës të qarkullimit të mallrave, pra të furnizimit të popullit. Edhe gazetat tërheq vëmendje te primi po këtë vlerësim për plotësimin e detyrave. Megjithatë kur­r­sesi këto shifra nuk janë matësi i parë dhe i vetëm i detyrës së punonjësit të tregtisë. Sigurimi i një llojshmërie artikujsh ushqimore e industriale, cilësia dhe kultura e shërbimit janë pikë­vë­nimet kryesore. Ja për këtë mendojnë jo vetëm punonjësit e tregtisë. Në shkallë rrethi për të gjitha përpara është ngritur një shtab për furnizimin me veçanërisht të tregtisë, marrjen pjesë edhe drejtues nga ndërmarrjet prodhuese. Nëpërmjet vij, ve të tjera janë zgjeruar… (Vijon në faqen 2)

Paraqitet libri i Mis Edit Durhamit «Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera»

Dje, në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet, Shtëpia Botuese «8 Nëntori»- dhe Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe, organizuan paraqitjen e librit të studiueses, historianes dhe publicistes së njohur angleze, Mis Edit Durham, «Brenga e Ballkanit dhe veprat të tjera». Në të janë botuar pjesë nga 6 librat e saj, ku studio­j­esja angleze shkruan me simpati për shqiptarët dhe historinë e kulturën e lashtë të tyre. Në këtë veprimtari merrnin pjesë punonjës të shtypit botues, anëtarë të shoqatës Shqipëri-Britani e Madhe, studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, të Institutit të Historisë, të ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Biblioteka Kombëtare, pedagogë të Universitetit të Tiranës, gazetarë, artistë, të rinj e të reja etj. (Vijon në faqen 3)