19/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 prill 1991

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet dje paradite në orën 9.00, nën drejtimin e kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, deputetit Kastriot Islami. Në fillim deputetëve iu paraqit përbërja e Komisionit Parlamentar për të informuar Kuvendin rreth ngjarjeve të 2 prillit në qytetin e Shkodrës. Nga kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike u propozuan si anëtarë të këtij komisioni deputetë të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike dhe të organizatës OMONIA. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, njoftoi deputetët se në mbledhjen e parë që pati me kryetarët e grupeve parlamentare dhe me kryeministrin arritën në konsensus për hartimin e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit, që është si më poshtë: 1. - Shqyrtimi dhe miratimi i projektkushtetutës, 2. - Zgjedhja e kryetarit të shtetit, 3. - përbërjes së qeverisë. 6. - Zgjedhja e Këshillit Kushtetues. 7. - Informacion nga Komisioni Parlamentar i Posaçëm. 8. - Zgjedhja e Gjykatës së Lartë. 9. - Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëvendësit të tij. 10. - Zgjedhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 11. - Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit të Projektregullores. 12. - Zgjedhja e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit Popullor. 13. - Zgjedhja e Byrosë së Grupit Parlamentar. 14. - Miratimi i Dekretit të nxjerrë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor ndërmjet dy sesioneve. Megjithëse parlamentarë ishte arritur një konsesus për rendin e ditës, në kuvend pati vërejtje, diskutime e debate të shumta nga deputetët, për ra- propozimin, duke theksuar se pika 7 duhet të jetë në krye të rendit të ditës, pra përpara shqyrtimit dhe miratimit të projektkushtetutës. Deputetët e PP-së, Fehmi Abdiu, Ismail Lleshi, etj, thanë se, rendi i ditës që u paraqit, është mjaft i përshtatshëm për zhvillimin normal të punimeve të kuvendit. Ndërkohë deputeti Fatos Nano i PP-së, tha që radha e shqyrtimit të pikave të ndryshme të rendit të ditës të mos bëhet shkak për bllokimin e punimeve të Kuvendit e funksionimin normal të shtetit dhe konkretisht propozoi që t’i bëhet thirrje e të ngarkohet me përgjegjësi e veçantë Komisioni Parlamentar që të punojë sa më shpejt dhe të ndërpresë punimet e Kuvendit sa herë të jetë në gjendje për të informuar për rezultatet. Gjatë kësaj kohe në duhet të vazhdojmë punën, tha ai. Deputeti i PP-së Shagir Vu- Shaqir Vukaj, pasi u bashkua me shqetësimin e deputetëve të tjerë për ngjarjet e dhimbshme të Shkodrës dhe për zgjidhjen shpejt e drejt të hetimeve mbi to, (vijon në faqen 2) (Foto: ATSH)

MASA FAVORIZUESE PËR FSHATIN

- Deklaratë e Këshillit të Ministrave për zgjerimin e mekanizmit të tregut dhe fuqizimin e levave ekonomike në bujqësi - Nisur nga fakti që bujqësia është degë kryesore e ekonomisë, që fshatarësia ka dhënë e jep kontribut të rëndësishëm në burimet e akumulimit shoqëror, që të ardhurat e kooperativistëve e fshatarit janë më të ulëta se ato të klasës punëtore, që mundësitë për të shtuar prodhimin e për të shfrytëzuar kushtet e favorshme natyrore në bujqësi janë të një shkalle mjaft më të lartë se rezultati i derisotëm, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të datës 18.4.1991 përcaktoi këto detyra përpara organeve përkatëse shtetërore, të cilat do të shoqërohen menjëherë me vendimet e nevojshme. 1. PËR ÇMIMET E GRUMBULLIMIT DHE LEVAT E TJERA EKONOMIKE Përgjithësisht çmimet e grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale të ndërtohen duke mbajtur si bazë kostot e tyre, në kushtet mesatare më të disfavorshme klimatiko-tokësore. Në përputhje me këtë kriter ekonomik të ngrihen çmimet e grumbullimit për drithërat, bimët industriale dhe prodhimet blegtorale. Për këto produkte kryesore, që përbëjnë bazën e ushqimit të popullit, të synohet që të zbatohen çmime unike për të gjitha zonat e vendit. Për të siguruar gjatë gjithë vitit bukë gruri edhe në fshat, organet përkatëse në bilancin e drithërave, në përputhje me masat e mësipërme, t’ia lënë atij ose t’ia plotësojnë gjithë prodhimin e grurit të nevojshëm për këtë qëllim. Çmimi i shitjes me pakicë për këto produkte do të kontrollohet nga shteti. Çmimet për perimet, frutat, patatet, bostanin, bimët medicinale dhe produktet e tjera që përftohen nga hapësira bujqësore, të përcaktohen lirisht sipas kërkesës e ofertës në marrëdhëniet kontraktore midis ekonomive bujqësore dhe subjekteve ekonomike shtetërore, kolektive ose private që kanë lidhje me to. Me shtimin e prodhimit do të synohet të neutralizohet prirja e rritjes së çmimeve. Ndryshimi i kriterit për formimin e çmimeve të grumbullimit e të shitjes së lirë dhe ngritja e nivelit të tyre të shoqërohet me eliminimin e çmimeve, tarifave e levave të tjera ekonomike të dhura më shumë në krahasim me vite më parë vetëm si efekt i përmirësimeve në mekanizmat ekonomikë. Këto ndryshime e përfitime do të realizohen gradualisht gjatë këtij viti, duke synuar që efektet e tyre në çmimet e shitjes me pakicë në qytet e në fshat të kompensohen me rritjen e pagave, të pensioneve e në forma të tjera në lidhje të ngushtë me lëvizjen e çmimeve. 2. PËR PAVARËSINË E KOOPERATIVAVE DHE FUQIZIMIN E INTERESIT KOLEKTIV E VETJAK NË TO. Në kuadrin e reformës ekonomike Këshilli i Ministrave thekson nevojën që kooperativat bujqësore si njësi ekonomike e shoqërore në fshat jo vetëm të mos shpërbëhen, por të kthehen realisht në administratore kryesore të jetës ekonomike e shoqërore në fshat. Mbi bazën e demokracisë kooperativiste e të vendimeve të mara kolektivisht për punën, pronën, prodhimin e shpërndarjen, ato të zgjerojnë e plotësojnë veprimtarinë e vet me aktivitete prodhuese, tregtare e të shërbimeve jetësore në të gjithë territorin e hapësirës ekonomike ku veprojnë; të rritin pavarësinë ekonomike dhe të harmonizojnë interesat e anëtarëve me ato të fshatit në tërësi dhe me qytetin. a) Struktura e prodhimit të përcaktohet drejtëpërdrejt nga ekonomitë bujqësore në marrëdhënie të lira kontraktore me ndërmarrjet e grumbullimit, të industrisë, të tregtisë së brendshme e të jashtme, me kolektivat private, në përputhje me interesat ekonomike të prodhuesve e të konsumatorëve. Këshilli i Ministrave u rekomandon ekonomive bujqësore që në strukturat e prodhimit të japin përparësi bimëve dhe kafshëve që janë më të përshtatshme për kushtet konkrete të tyre dhe që sipas konjukturave tregtare u sigurojnë të ardhura më të mëdha. Organizmat e shtetit dhe subjektet e tjera të pavarura ekonomike t’i ndërtojnë vetë planet për shitblerjen e produkteve bujqësore e blegtorale me të tretë, si dhe për shpërndarjen e tyre, duke përfshirë dhe eksportin dhe importin. - Bagëtitë, pemët frutore, ullinjtë, vreshtat e agrumet mund t’u jepen familjeve ose një grup familjesh me kontratë prodhuese vjetore ose me afat më të gjatë. Në rastin e bagëtive kontrata lidhet edhe për tokën-arë ose kullotën që jepet në përdorim. - Për bimët e arave organizimi i prodhimit mund të bëhet mbi bazë brigade ose në njësi të vogla pune deri familjare duke përparuar akordin prodhues me kontratë për çdo cikël prodhimi të lidhur me drejtuesit e brigadës. - Shpërblimi i kooperativistëve të bëhet sipas kushteve konkrete të organizimit të prodhimit dhe të rezultateve që merren prej shitjes së tij. Krahas përsosjes të formave të sotme, mund të zbatohen edhe forma shpërblimi të diferencuara mbi bazën e të ardhurave që realizon çdo brigadë apo njësi më e vogël prodhuese, akord si dhe shpërblimi për çdo njësi prodhimi të shitur. - Kooperativa bujqësore të vendosë vetë për madhësinë e fondit të akumulimit dhe drejtimet e përdorimit të tij për investime, për fond garancimi të pagës e për nevoja të tjera të përbashkëta. Ajo mund të ndërtojë kurdoherë destinacionin e përdorimit të tyre sipas kërkesave ekonomike që i paraqiten dhe me vendimet që marrin organet përfaqësuese të saj. 3. PËR ZGJERIMIN E MEKANIZËS BUJQËSORE DHE TË BAZËS TJETËR MATERIALE-TEKNIKE TË NEVOJSHME, PËR GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN E SHITJEN E PRODUKTEVE BUJQËSORE E BLEGTORE ETJ. Ato marrin përsipër funksionet e prodhimit e të tregtimit të bukës, të fondit të akumulimit, të sigurimeve shoqërore, shërbimet agro-zooveterinare, shërbimet jetësore në fshat etj. Organet dhe ndërmarrjet shtetërore do të vazhdojnë të kenë detyrimet përkatëse për këto çështje. c) Në kooperativat bujqësore fushore dhe në kooperativat e tjera që kanë tokë bujqësore dhe bagëti të përbashkëta në madhësi të konsiderueshme të ruhet e të përmirësohet organizimi i sotëm kooperativist. Format e organizimit të prodhimit të punës e të shpërblimit në këto kooperativa të jenë të larmishme, duke synuar që të xhitet interesi i drejtpërdrejtë i prodhuesve si kolektivë e si individë. thirrje e të ngarkonet me përgjegjësi të veçantë Komisioni për neutralizimin e çmimit të e levave të tjera ekonomike të diferencuara sipas zonave. Kjo të plotësohet me sistemin e tarifave të shërbimit, çmimet për mjetet e prodhimit dhe sistemin fiskal për marrëdhëniet e subjekteve ekonomike të kooperativave e ndërmarrjeve bujqësore me buxhetin e shtetit. Si rrjedhim i masave ekonomiko-financiare të mësipërme punonjësit e bujqësisë do të përfitojnë me prodhimet e këtij viti disa qindra milionë lekë të ar... ...vate të synohet që subjektet e tjera të pavarura ekonomike të ndërtojnë vetë planet për shtiblerjen b) Në kooperativat, kryesisht të zonave malore, me pak ose pa tokë bujqësore ekonomia të marrë fizionomi tregtare kooperuese. Në këto raste, toka-arë, drufrutorët, vreshtat e bagëtitë e përbashkëta mund t’u jepen në administrim familjeve ose një grupi familjesh me kontratë afatgjatë, lidhur me organet përfaqësuese të kooperativës. Këto kooperativa të tipit tregtar lidhin kontrata të rregullta me prodhuesit për sigurimin e... ...në për fond garan[timi] mund të ndërrojë saj. d) Kooperativa bujqësore me fondet e veta ose me kredi, nëpërmjet veprimtarive afariste, brenda dhe jashtë vendit, mund të blejë mjete prodhimi të çdo natyre qofshin në marrëdhënie të drejtpërdrejtë kontraktore. 3. MBI PLOTËSIMIN E OBO-RRIT VETJAK NË FSHAT Në kooperativat bujqësore si- (Vijon në faqen 2)

E megjithatë njerëzit erdhën në punë...

- TIRANË - Pengesa të shumta nuk janë të pakta. Veçanërisht kur është fjala për furnizimin, për lëndët e para. Por a është e drejtë që këtyre mungesave, me duart tona, me pasionet tona politike e partiake, t’u shtojmë vështirësi të reja? Pardje, në fillimin e ditës disa shoferë të transportit të udhëtarëve në kryeqytet e ndërprenë punën. Megjithatë shumë punëtorë përsëri morën rrugët drejt qendrave të punës në këmbë. Zbritën në Yzberisht apo në skajin tjetër, në Kombinatin e Autotraktorëve. Në Kombinatin e drurit «Misto Mame», siç na thuhet, kishin marrë masat dhe punëtorët erdhën para orës shtatë. Sepse nuk janë dakord që Sindikata e Pavarur, përmes një greve paralajmëruese si e quajti, kur dihet se ka një marrëveshje, nuk vlerëson se interesi i punëtorëve e do që atyre t’u pakësohen vështirësitë e jo t’u shtohen, siç ndodhi. Punëtorët shkuan në punë, punuan e kontribuan aq sa mund të bënin. Por një grup punëtorësh në Kombinatin e Autotraktorëve na thonë se shkrehja është në dikastere. Dhe në një mënyrë kanë të drejtë. Pse? Mungesa e disa autobuseve ndjehet shumë shpejt në transportin urban. Thuhet se vetëm gjysma e inventarit punojnë çdo ditë. Në fakt, kjo përqindje është shumë më e vogël, kur llogaritet ajo disiplinë e dobët e disa shoferëve që udhëtojnë me mjetet bosh, ndërsa qytetarët presin nëpër stacione. Nuk do të ndjejë kaq pak se në Ministrinë e Transporteve ndiqet zgjidhja e plotë e problemit. Shkuan disa shoferë për të blerë autobuse të rinj dhe sollën vetëm 15 copë. Ishin për t’u sjellë rreth 100. «Nuk na u dhanë fondet», justifikohen në drejtorinë e transportit të udhëtarëve. Po përse shkuan atëherë? Si shkojnë në treg pa lekë në xhep? Pra, kanë të drejtë punëtorët kur thonë se shkrehja është lart. FRANO ÇAKA

Me detyra të plotësuara

- KORÇË - Punonjësit e ndërmarrjes gjeologjike në rrethin e Korçës, për periudhën prej fillimit të vitit e deri më sot kanë plotësuar detyrat për të gjitha mineralet ku janë përqendruar ekipet, si bakër, qymyr, talk, rërë kuarcore etj. Këtë muaj është filluar nga puna edhe për saktësimin e një objekti të ri kromi. Plotësimi i detyrave është shoqëruar edhe me uljen e nivelit të parashikuar të shpenzimeve. Këtë e fundit nga drejtues e specialistë të kësaj ndërmarrjeje janë bërë bisedime me përfaqësues të një firme të huaj për të hyrë në marrëdhënie afariste për përmirësimin e gurëve dekorativë të zonës së Korçës dhe të Kolonjës për përgatitjen e pllakave për veshje të brendshme dhe të jashtme të godinave. KOSTAQ DUKA

NJE DELEGACION QEVERITAR I VENDIT TONE DO TE BEJE SE SHPEJTI NJE VIZITE NE ITALI

Këto ditë do të niset për në Itali një delegacion i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Luarasi. Delegacioni do të zhvillojë bisedime me autoritete qeveritare italiane për rrugët e zgjerimit dhe të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në fushat politike, ekonomike, kulturore e humanitare. Në mënyrë të veçantë delegacioni do të bisedojë për çështjen e shtetasve shqiptarë të larguar në Itali dhe të interesohët posaçërisht për kushtet e sistemimit të tyre në Republikën Italiane, për masat për rikthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të mitur të shoqëruar nga prindërit, për lehtësimin e kontakteve të tyre me atdheun dhe të afërmit e tyre etj. (ATSH)

Mbërriti në Moskë i ngarkuari me punë a. i. i Shqipërisë

Mbërriti në Moskë i ngarkuari me punë a. i. i RPS të Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, Përtel Hasanamataj, bashkë me diplomatë të tjerë, që do të hapin së shpejti atje ambasadën shqiptare. Mbërriti në Moskë i ngarkuari me punë a. i. i RPS të Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, Përtel Hasanamat[aj?], bashkë me diplomatë të tjerë, që do të hapin së shpejti atje ambasadën shqiptare. (ATSH)

Thirrje e deputetëve të Kuvendit Popullor drejtuar popullit të Shkodrës

Ne deputetët e Kuvendit Popullor, të mbledhur për shqyrtimin e çështjeve më të rëndësishme që preokupojnë sot popullin tonë, të njohur me ngjarjet e dhimbshme në qytetin e Shkodrës, u kushtuam aty një vëmendje të veçantë. Me dëshirën e të gjithë deputetëve, pa përjashtim, ne krijuam një komision të veçantë për shqyrtimin e ecurisë së hetimeve mbi këto ngjarje, që ka për qëllim të hedhë dritë mbi të vërtetën e plotë. Sigurojmë popullin e Shkodrës se me këtë angazhim tonin, ne i qëndrojmë atij pranë dhe i bëjmë thirrje që të tregojë, ashtu siç gjithmonë, i pjekur, i matur, me kulturë demokratike të kthehet punës dhe jetës normale. Bashkëpunimi i të gjitha forcave politike, organizatave sindikale, bashkësive fetare të qytetit tuaj etj., për qetësinë e popullit, mënjanimin e konflikteve dhe kërkimin e së drejtës, u bë një shembull më i mirë edhe për ne deputetët e partive të ndryshme politike në gjetjen e gjuhës së përbashkët për arritjet pozitive që karakterizojnë punën e ditëve të para të Kuvendit tonë pluralist. Jemi të bindur se angazhimi ynë do të ndihmojë që Shkodra të krijojë besimin për t’i kaluar burrërisht situatat që po jeton. DEPUTETËT E KUVENDIT POPULLOR Tiranë, më 18.4.1991

N J O F T I M

Mbi bazën e vendimit të Kuvendit Popullor, në bashkëpunim me kryetarët e Grupeve Parlamentare, Kryesia vendosi që në përbërje të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ndjekjen e ecurisë së hetimeve të ngjarjes së qytetit të Shkodrës të jenë deputetët: 1. Ali Alushani deputeti i Skraparit 2. Stavri Kallço « « Korçës 3. Gëzim Haxhiu « « Krujës 4. Islam Gjana « « Kukësit 5. Ilir Dushi « « Fierit 6. Xhemal Dauti « « Beratit 7. Petraq Curri « « Vlorës 8. Esat Myftari « « Lezhës 9. Emin Mysliu « « Durrësit 10. Thoma Miço « « Sarandës KRYESIA E KUVENDIT POPULLOR Tiranë, më 18. 4. 1991

DUKE NDJEKUR PUNIMET E KUVENDIT POPULLOR

DEBATI DHE KONSENSUSI — NGA TË DËRGUARIT TANË TË POSAÇËM — Na ka rënë rasti t’i ndjekim punimet e sesioneve të ndryshme të Kuvendit Popullor. Ky i fundit, që po zhvillon punimet këto ditë, është padyshim për të gjithë në radhë të parë i veçantë. Jo thjesht se mbledhjet në një situatë jetësore të rënduar me gjallëri të jashtëzakonshme, jo vetëm se ai shfrytëzon çdo rast duke lënë hapësirë problemeve madhore dhe me rëndësi historike për vendin e ardhshëm e vendit, por edhe ka një atmosferë lirie të ndryshme nga herët e tjera. I ndërlikuar me vëmendje të madhe, me ndonjë problem, por siç e thotë vetë edhe titulli, debati ... dukje si i radhësishëm, debatet ... [pjesërisht e palexueshme] ... ndërmjetshëm, edhe të ngarkuara me një ngjyrim të theksuar partiak, me një prirje për të shpëtuar apo për të ngadalësuar, por gjithsesi të dobishme. Për çdo gjë deputetët hidhnin në tribunën e debatit argumenta e kundërargumenta. Një debat vërtet konstruktiv, vetëm pasi problemi shoshet nga të gjitha anët, atëherë diskutohet për miratimin e tij. FILLoi JETËN E VET KUVENDI I PARË PLURALIST SHQIPTAR Ai tashmë është bërë epigraf ndër e vërë veprimtaritë shtetërore. Këtu do të merren vendime historike si miratimi i Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit dhe e qeverisë së re etj., që do ta bëjnë Shqipërinë në rrugët e veta zhvillimit evropian. Këtu do të vëzhillohet evropian. Këtu do të zhvillohen ... [tekst i prerë] ... vendimet. Këtu do të ballafaqohen të thjeshtë deputetët, partitë, por argumente dhe do të fitojë ai që të sjellë më shumë të tillë. Thamë më lart, që i ndodhem me (Vijon në faqen 3)