Mbarë opinioni ynë u njoh nëpërmjet shtypit dhe Radiotelevizionit shqiptar me Deklaratën e Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mekanizmit të tregut dhe fuqizimin e levave ekonomike në bujqësi.
Tanimë është e qartë se vendi ynë ka ndërmarrë e po ecën në rrugën e një reforme ekonomike të thellë e komplekse. Ajo po bëhet përditë e më e prekshme duke i ngritur konturet e saj me dekretë, vendime, dokumente po dhe veprime që pasojnë e plotësojnë njëri-tjetrin. Hapat që po hidhen janë të guximshëm e të matur. Deklarata e mësipërme është pikërisht dëshmi e qartë e këtij fakti. Ajo është konkretizim, thellim e zbatim në praktikë i kësaj reforme, të ndërmarrë nga Partia e Punës. Në thelbin dhe tërësinë e vet kompleks i masave që përmban kjo deklaratë i demokratizon akoma më tej marrëdhëniet ekonomike brenda fshatit e ato në shkallë të gjithë vendit. Synimi është i qartë: Të shfrytëzohen në shkallë më të lartë, vëngërisht në rrugë intensive mundësitë e mëdha që ka fshati ynë e hapësira bujqësore të vihen ato më tepër frytshmëri në dobi të hastrisë së tërë vendit. Kjo nevojë e ngutshme e kohës gjen tani më fushë të lirë e të hapur ligjore për t’u bërë realitet. Fshatari dhe kooperativa, do ta ndjejnë veten plotësisht të çliruar nga “dara”-e normave e ligjeve që i ngushtonin frymëmarrjen veprimtarisë ekonomike. Kriteret e reja për çmimet e grumbullimit dhe levat e tjera ekonomike, hapësira e gjerë që merr pavarësia dhe demokracia kooperativiste e fusin fshatarin dhe fshatarësinë kooperativiste më të përgatitur e më të zonjën në rrugën e ekonomisë së tregut. Prona private në fshat merr përmasat që i duhen për të konkurruar denjësisht e realist me format e tjera të pronës.
Krahas kooperativës fshatari ka tokën dhe bagëtitë, ka pra një fushë ku do të shprehë individualitetin dhe iniciativën e vet. Interesi i tij vetjak, i harmonizuar më direkt me atë kolektiv do ta vëjë atë në kërkim të shumëfishimit të forcave të tij e të familjes, të bashkërendimit të tërë faktorëve. Do të shumëfishojë punën e djersën, diturinë, investimin e kërkimin për të rënë. Kështu fshatari do të jetë përherë e më shumë edhe prodhues, edhe përpunues edhe tregtar. Midis të tjerash le ta përshëndesim fshatarin tonë për sigurimin e furnizimit me bukë gruri gjatë gjithë vitit.
Deklarata doli. Tani ajo duhet kthyer sa më shpejt në vendim e zbatuar. Fshatari ynë duhet t’i ndjejë e t’i gëzojë sa më parë frytet e saj. Edhe vonesa, edhe gabimet kushtojnë. Nuk është e udhës të jepen receta. Kudo le të punohet e të veprohet, siç është më mirë e më frytshme, siç diktojnë vet kushtet. Nuk është koha as për të pritur nga lart. Nga kjo duhet të udhëhiqen në punën e vet këshillat popullore të fshatrave, kryesitë e kooperativave e komitetet Ekzekutive të rretheve. Një porosi është evidente: kujdes, tokën. Ajo është një pasuri e madhe që e kemi me aq kursim.
Kur shtrohet çështja që të mos presë baza, nuk është fjala që duhet të rrijë qendra. Jo. Edhe ajo, sidomos Ministria e bujqësisë po dhe dikasteret e tjera, tregtia, industria të gjejnë vehten në këtë problem të madh. Dhe këtu fjala është që tani, të fitojmë kohë, të fitojmë...
Në ndërmarrjen e riparim-furnizimeve të instrumenteve të shpimit në Fier mjeshtri Bujar Çepeli gjatë punës.
(Foto: N. Xhufka)
Në ndërmarrjen e riparim-furnizimeve të instrumenteve të shpimit në Fier mjeshtri Bujar Çepeli gjatë punës. (Foto: N. Xhufka)
NË KUADRIN E FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE TË REJA NË PARTI
Koha kërkon përllijirime krejt të reja për punën e Partisë
— Sipas një bisede me Agim Lçkën, sekretar i Komitetit të Partisë të rrethit të Elbasanit —
Hapi i parë në fushatën e tanishme të zgjedhjeve të reja në Parti është konceptimi i saj ndryshe nga të gjitha fushatat e mëparshme. Në këtë kuptim? Ajo do të kërkohet me ndryshime të mëdha. Madje jo thjesht ndryshime, sepse dhe duke thënë kështu nuk e shprehim plotësisht kapërcimin në një stad të ri.
Duke illuar që nga diskutimet në organizatat - baza, ato do të kenë tjetër hapësirë. Idea është që në to të ketë sa më shumë diskutime, të ndryshme e të kundërta. Kështu do të përpunohen një mendim cilësisht i ri për mënyrën sesi do të punoje tani Partia. Kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ndaj do të hiqet dorë, ashtu edhe siç është hequr, nga mjaft gjëra.
Edhe vetë struktura organizative e Partisë, përkatësisht ndërtimi i saj, kërkon të lehtësohet. Në ndërtimin e saj përparësi, kuptohet, tashmë do t’i jepet territorit. Megjithatë ka edhe probleme që lidhen me sindikatat, me rininë etj. prandaj dhe nga prodhimi, nga ndërmarrjet s’mund të shkëputesh. Për këtë qëllim, nga anëtarët e Partisë dhe nga organizatat bazë, këto kohë janë tërhequr mjaft mendime me vlerë. Po kështu do të diskutohet edhe projektprogrami, mi projektstatuti i Partisë, që në konferencën e Partisë të rrethit të shkojë realist mendimi i të gjithë anëtarëve të saj pa përjashtim.
Mendimi im, jo si sekretar, por si anëtar i Partisë, është se duhet të diskutohet për çdo gjë, por këtu nuk i ruhem si ndryshimeve për mënyrë, që po vihet re kohët e fundit, ashtu dhe atyre diletante.
Gjallërimi, kompaktësimi, shmangia e jetës së vakët në organizata - bazë, kërkon medoemos shkurtimin e disa hallkave të tepërta si komitetet e Partisë të rretheve dhe byrotë. Ne kemi mendimin (pas përfundimit të një studimi paraprak) se nga afro 600 organizata - bazë, numri i tyre të përgjysmohet. Nga ana tjetër, në zgjedhjet e reja të organizatave - bazë, ku do të ketë tanimë më shumë pjesëmarrës, të paraqiten dy deri në tre kandidatë e të heqë dorë përfundimisht nga zgjedhja me lista. Dua të them se jemi të vonuar për rininë e tyre. Nuk përfytyrohet më një plenium, byro, por edhe aparat i komitetit të Partisë, pa i patur të gjithë me arsim të kompletuar e me nivel kulturor të kohës.
Nga këto hapa që do të ndërmarrim, kemi besim se lidhjet e forumit dhe të aparatit të Komitetit të Partisë me organizatat-bazë e çdo anëtar të tyre do të çvështje nga burokracia e planeve dhe direktivave nga lart. Kështu, Partia si një organizëm i gjallë, do të marrë frymë më lirisht.
Drejt riorganizimi në bazë
— KORÇË —
Çfarë është bërë deri më sot për zgjedhjet e reja në Parti? Në përgjigje të kësaj pyetjeje ja çfarë mësuam në aparatin e komitetit të Partisë të Punës të rrethit të Korçës:
Fillimisht në një mbledhje të veçantë të byrosë së Komitetit të PPSH të rrethit, që u zhvillua para pak kohësh, u analizuan dhe u zbërthyen, për kushtet konkrete të rrethit, orientimet e fundit të Komitetit Qendror të Partisë. Në këtë mbledhje byroja e miratuan studimi i kryer për ndërtimin e Partisë në rreth, në përputhje me proceset e rinovimit. Sipas këtij studimi nga 615 organizata bazë partie, që janë sot aktualisht në mbarë rrethin, do të ketë 249 organizata bazë me një shtrirje më të gjerë. Përparësi do t’u jepet organizimit të tyre në bazë territori dhe banimi.
Pas mbledhjes së byrosë së Partisë së rrethit, në përputhje me programin e zgjedhjeve të reja, në 15 zona të rrethit të Korçës, fshat dhe në qytet, posaçërisht u dhanë seminaret që u organizuan për zbërthimin e orientimeve të KQ të Partisë për ndërtimin e Partisë dhe për procedurën e zgjedhjeve të reja. Në këto seminare morën pjesë sekretarët e Partisë si dhe të deleguarit e ngarkuar nga plenumi i komitetit të Partisë të rrethit për zgjedhjet e reja. Këto ditë pas këtyre përgatitjeve, fillojnë mbledhjet për dhënien llogari dhe zgjedhje të reja.
NGA NJË RRETH NË TJETRIN
Në portin detar të Durrësit
Punë intensive për përpunimin e vaporëve
Në portin detar të Durrësit Punë intensive për përpunimin e vaporëve Në portin detar të Durrësit po treten organizimi, drejtimi dhe puna konkrete për përpunimin sa më shpejt të anijeve të ndryshme që kanë ardhur. Për shkarkimin e mallrave punohet me dy ndërrime, kurse për mineralet me një ndërresa. Aktualisht po shkarkohet një anije e ngarkuar me grurë që mbaron këto dy ditë, një anije me sheqer dhe një tjetër anije me 16 mijë tonë misër, një tjetër me rreth 14 mijë tonë grurë dhe një me 2500 tonë patate. Megjithëse ka mobilizim më të lartë, evadimi i shpejtë i të gjitha mallrave kërkon punë më të zhdërvjellët nga të gjithë, si nga hekurudha, nga parqet automobilistike, organet e tregtisë së jashtme, të brendshme etj. E the- mallra të ndryshme për ekonominë. Në zonën e mineraleve po shkarkohet një anije 22 mijë tonëshe me qymyr koks. Ndërkaq në rade presin për t’u futur në port anijet «Teuta», «Bashtova», të ngarkuara me miell soje. Po kështu presin për t’u shkarkuar anijet «Partizani», «Dajti», «Sazani» të ngarkuara me mallra të ndryshme. Ndërkaq një anije e huaj po ngarkohet me azotogjuri për eksport dhe një tjetër me duhane. Këto ditë, siç na thanë drejtuesit e portit, priten të vijnë një...
...grurë dhe një me 2500 tonë palate. së jashtme, të brendshme etj. E themi pasi megjithëse pjesa më e madhe e mallrave është evaduar, përsëri në port ndodhen prej disa ditësh në magazina e sheshe sasi të konsiderueshme mallrash aq të nevojshme për ekonominë si laminarina, tubo, kimikate, paisje për industrinë etj. Po kështu ende nuk është evaduar një sasi gruri prej 4300 tonësh dhe elbi prej 2300 tonësh. Praktikat e zvarritjeve duhet të marrin fund sepse porti detar nuk është magazinë.
SOTIRAQ GJORDENI
Sugjerime të lexuesve
Përse zvarritet privatizimi i shërbimeve?
Nuk jam as specialist i kësaj sfere as edhe krejt i informuar se çfarë po shtyhet ende për këtë punë, por si qytetar shoh një gjë: gjer më tani konkretisht shërbimet janë ashtu siç kanë qenë.
Dispozitat ligjore për këtë problem kanë qenë në kohë që kanë dalë. Projektkushtetuta...
Tjen: Pse vonohemi? A nuk është kjo edhe një shkak tjetër për shkelje të punës?
Nga disa informacione të pakta të dhëna në televizion del se privatizimi kushtëzohet jo vetëm me privatizimin e aktiviteteve, por edhe të lokaleve dhe godinave.
Një gjë e tillë nuk...
Neve na intereson të privatizohen aktivitetet, shërbimet. Lokalet për një kohë le të mbeten të shtetit dhe t’u jepen me qira personave, që sot ushtrojnë aktivitetin aty edhe që duan ta ushtrojnë atë dhe si privat. Atyre le t’u jepen mjetet e punës dhe pajisjet e lok-alit dhe që u duhen
«Ky është Izraeli»
Duke vizituar ekspozitën
Këto ditë, në mjediset e Muzeut Kombëtar ka kryegjë, ekspozita fotografike «Ky është Izraeli» përfaqëson veprimtarinë e Izraelit. Në ekspozitën e vendosur në sallën e katit të fundit të Muzeut, koleksioni i fotografive të vendit paraqet jo vetëm pamje të qytetit të Jeruzalemit, por dhe shumë të tjera. Nga disa prej tyre, shumë tërheq vëmendjen «Ky është Izraeli» e ngjashme me një përshkrim të vendit prej autorëve të saj, Foga Peri, i cili filloi në Irak dhe në vitet ’50 emigroi në Izrael, duke marrë me vete, vëllezërit e tij. Ai shkruan: “Jeruzalemi i zemrës sime! Çdo gur i tij më kujton botën shpirtërore dhe kulturore të Qytetit të Shenjtë. E kaluara dhe e tashmja, antikja dhe modernja, këtu janë... (Vijon në faqen 3)
Ritme në rritje
– TEPELENË –
Ritmet në realizimin e detyrave të prodhimit dhe treguesve të tjerë në shumicën e ndërmarrjeve ekonomike të rrethit të Tepelenës janë në rritje. Për këtë flasin realizimet e kësaj periudhe dhe gjendja konkrete e disiplinës në punë. Nga 25 ndërmarrje e degë janë realizoinë detyrat në treguesit e tyre kryesorë dhe bëhen përpjekje për të stabilizuar plotësisht gjendjen. Për arritje më të mira dallohen ndërmarrja e bonifikimit, ajo e banesave, ndërmarrja e grumbullim përpunimit, ndërmarrja ushqimore, shërbimeve artizanale, ndërmarrja pyjore, e kullotave etj.
Siç na tha drejtori i ndërmarrjes së grumbullim përpunimit, Lavdosh Limaj, stabilitetin në punë e shikojnë në forcimin e kërkesës së llogarisë në të gjitha hallkat e saj dhe lidhjen e ngushtë të kuadrit me punonjësit, si dhe përdorimin me efektivitet të stivujme materialë. Faktikisht punonjësve që kanë realizuar ritmikisht rendimentin e planifikuar u është dhënë një shpërblim suplementar.
Një praktikë e tillë vihet re edhe në ndërmarrjen komunale banesa dhe në atë të bonifikimit, ku drejtojnë Skënder Hasa dhe Sami Jaupi. Të dy këto ndërmarrje i kanë plotësuar gati të gjithë treguesit e tyre të planit. Ndërmarrja e bonifikimit po ecën me ritme të mira në ndërtimin e veprës hidroenergjitike të Bënçës dhe për përfundimin e stacionit të pompave në Leshnjë.
Ka edhe ndërmarrje në rreth që akoma nuk kanë dalë nga mosrealizimet, ndërmjet të cilave është dhe miniera e qymyrgurit të Memaliajt, e cila po ndesh vështirësi serioze për mungesë të theksuar në transportin ndërmjetësor...
J0RGO ZHONGA
Ndërmarrje e përbashkët
– GJIROKASTËR –
Kohët e fundit u miratua krijimi i ndërmarrjes së përbashkët «A. Glina», me qendër në Glinë, midis firmës së bashkëthemeluar me banim në Amerikë, Nam Peci dhe ndërmarrjes ushqimore të Gjirokastrës. Nëpërmjet rinovimit të teknologjisë së ndërmarrja e re do të dyfishojë kapacitetin përpunues të ujit të njohur mineral glina, do të rritë cilësinë e tij për vend dhe eksportin do përmirësojë ambalazhimin e etiketimin dhe do përmirësojë sistemin e transportit brenda dhe jashtë vendit. Sipas kontratës, fitimet do të ndahen proporcionalisht dhe do të sigurohet një rritje deri në 50 për qind e pagave të punëtorëve që do të punojnë në të.
THANAS DINO
Ç’do të bëhet me shtypin lokal?
Dje na ra në dorë gazeta «Koha jonë», organ i komitetit të Partisë së Punës të rrethit të Lezhës. Na bëri përshtypje se nga gjashtë faqe, katër prej tyre kishin mbi kokë shënimin: «Gazeta “Koha jonë” duhet të jetojë». Me sa mësuam, ky ishte numri i fundit i kësaj gazete, që, ashtu si simotrat e saj, ka zënë vend mirë në jetën shoqërore të këtij rrethi. Midis atyre firmave që kishin shkruar këtë numër të fundit të saj, me kërkesën qytetare që të mos mbyllej gazeta, ishin edhe deputeti Zef Nikolla, kryetari i degës së Partisë Republikane të rrethit Pal Pali, klubi sportiv «Besëlidhja», kandidati i shkencave Qazim Dushku, si dhe veteranë, pedagogë, gazetarë të gazetës «Bashkimi» e të RD-së, ushtarakë, nxënës etj. Pra ishte si të thuash një thirrje mbarëqytetare që të mos mbyllet gazeta.
Siç dihet, gazetat lokale në të gjitha rrethet aktualisht janë organe të komiteteve të Partisë së Punës të rretheve. Disa prej tyre kanë tashmë një jetë 20-25 vjeçare, kurse shumica e tyre janë në vitet e para të botimit. Mendojmë se nuk sjellim vetëm mendimin tonë kur theksojmë se ato janë bërë pjesë përbërëse e jetës së rretheve, ato janë kronika e tyre historia e shkruar, janë nervi i gëzimeve dhe i shqetësimeve, në fund të fundit janë pjesë përbërëse e fondit të kulturës së sotme, por që i rrit vlera në duart e brezave që vijnë.
Thuhet që nuk ka fonde për t’i mbajtur gazetat lokale. Kjo mund të duket e vërtetë. Por mendojmë se ka plot sektorë të tjerë që nuk i justifikojnë shpenzimet që bëhen. P.sh., dhjetëra institute në Tiranë, plot projektare të punuara me tituj shkencore, por shumë prej tyre pak u ka ndritur puna. Gazeta «Tirana», me një kolektiv të vogël gazetarësh e plot bashkëpunëtorë, mendojmë se për mjaft fusha apo për mprehtësinë e problemeve që ka shtruar ka kontribuar shumë më tepër se ata. Gazetat lokale, kanë qenë dhe janë në ballë të luftës kundër shfaqjeve të burokratizmit, por na duket se janë disa herë pikërisht burokratët ata që vendosin për fatin e gazetës. Ndërkohë, është folur shpesh për mungesën e letrës. Deri tani shtypi lokal, pak i ka ndjerë këto mungesa. Tani po shohim të lindin njëra pas tjetrës plot gazeta të reja, pra letra gjendet. Na duket se dhe kjo pengesë për shtypin lokal nuk duhet vlerësuar si e pakapërcyeshme.
Jo thjesht nga pozita e gazetarit, por si qytetar, mendojmë se, jashtë paragjykimeve partiake, gazetat lokale duhet të jetojnë. Ato mund të mos jenë organe vetëm të një partie, mund të jenë pluraliste, mund të ndryshojë edhe çmimi i tyre për të mbuluar shpenzimet, mund të kthehen në organe të këshillave popullore të secilit rreth, por gjithsesi nuk mendojmë se një akt administrativ: Të mbyllet gazeta! mund të jetë rruga e vetme e drejtë.
Vendin ynë po kalon shumë hallë. Natyrisht njerëzit kanë nevoja jetësore të radhës së parë, kanë nevoja ushqimi etj. Por edhe për shtypin, këtë ushqim të përditshëm shpirtëror kemi shumë nevojë. Gazetat lokale në shtypin tonë pluralist kanë vendin e tyre të pazëvendësueshëm. Forcat politike dhe organet e pushtetit në rrethe mund të merren vesh për zgjidhjen e këtij problemi. Njerëzit ashtu siç gëzohen kur del një gazetë e re, po ashtu përjetojnë me dhëmbje mbylljen e një tjetre.
ALBERT SHALA
A mendohet që tani për muajin tjetër
– Vëzhgim nga Elbasani –
Ndërprerjet e punës për mungesë të lëndëve të para, gjatë më pasit por dhe më parë, sollën pakësimin e prodhimit të mjafte produkteve të gatshme. Gjatë këtyre ditëve të prillit, mund të thuhet se diçka ka ndryshuar për mirë. Kështu, edhe pse përseri në ndërmarrjet e qilimave nuk po punohet fare, për mungesë të lëndës së leshit, në parä, në NPV herë punohet e herë jo, në disa ndërmarrje të tjera si në kombinatin energjetik, në kombinatin e drurit, NPA-1, uzinën e prodhimeve karbonike, ndërmarrjet e vaj-sapunït dhe kooperativave, prodhimi ditor është realizuar i tejkaluar. Ndërkohë këto ditë nisi nga puna dhe uzina 12 dhe ajo e nikël kobaltit. Së shpejti do të punohet me ngarkesë të plotë edhe në uzinat e gizës dhe të petëzimeve. Pra gjatë këtij muaji po bëhen përpjekje që të tre kombinatet e rajonit industrial të metalurgjikut të vijojnë normalisht prodhimin, pas një ndërprerjeje relativisht të gjatë të uzina të veçanta.
Këto ditë shqetësime jo të vogla janë krijuar në sektorin e transportit. Sasia e gazolit që ka ardhur në Elbasan gjatë dyjavotë të prillit arrin vetëm 67 për qind të planit. Edhe pse kështu përparësia po i jepet kryesisht furnizimit të bujqësisë dhe transportit të udhëtarëve.
A do të përsëriten më ndalesat vërejtësisht në tre kombinatet e rajonit metalurgjik? Kjo është një pyetje që shqetëson si punëtorët ashtu dhe specialistët. Dhe ja përgjigjja e koksit deri më 10 maj është e garantuar me qymyr importi. Po më tej? Për periudhën pas 10-15 majit nuk janë garantuar ende sasitë e nevojshme të qymyrit nga tregtia e jashtme. Madje duhet sikur nuk është çelur akrediti për këtë qëllim.
Është momenti pikërisht tani që tregtia e jashtme, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës të interesohen pa humbur kohë për sigurimin e sasisë së nevojshme të qymyrit. Dhënia e alarmit atëherë kur të mbarohen sasitë e qymyrit në depo, do të jetë tepër e vonë.
Korresp. i “Zërit të popullit”