SHOKU RAMIZ ALIA U ZGJODH PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Më në fund erdhi seanca e shumëpritur e Kuvendit Popullor. Ajo e propozimit dhe e miratimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ka ditë që njerëzit kudo jetojnë me shqetësimin e drejtë: Kush do të jetë presidenti? Çast vërtet historik. Aq më tepër e bënë solemn dhe të rëndësishëm zgjedhjen e presidentit situatat e vështira që kalojmë, A do të zgjidhet në postin më të lartë të shtetit shqiptar njeriu që personifikon më të vërtetë unitetin e popullit shqiptar? Me këtë ndjenjë përgjegjësie deputetët filluan dje në orën 9.00 seancën e zakonshme të Kuvendit Popullor. Këtu u miratua formula e betimit të Presidentit, hartuar nga një komision i posaçëm mbi bazën e propozimeve të bërë nga deputetët një ditë më parë.
Gjithashtu u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm për hartimin e Kushtetutës. Numëri, përbërja dhe detyrat e këtij komisioni do të përcaktohen nga Kryesia e Kuvendit Popullor së bashku me të tri grupet parlamentare.
Pastaj u kalua në pikën e dytë të rendit të ditës: Zgjedhja e Kryetarit të Shtetit.
Lidhur me këtë e mori fjalën deputeti i PP-së Xhelil Gjoni, i cili në emër të 30 deputetëve të parlamentit paraqiti propozimin për vendin e Presidentit të Republikës. Për kandidatët e deputetëve, ai tha se e kam për nder e kënaqësi që në emër të tyre të ftoj parlamentin për të zgjedhur në këtë detyrë me përgjegjësi historike shokun Ramiz Alia.
Shoku Ramiz Alia, vuri në dukje deputeti Xhelil Gjoni, është perso-
Ne kemi nevojë edhe për më tutje për një figurë të tillë tha ai, që është garancia e paqes sociale dhe e qetësisë, shpresa e daljes nga situata e rënduar dhe shpresa e unitetit të popullit.
Duke përfunduar, ai i ftoi deputetët të miratojnë njëzëri kandidaturën e paraqitur.
Pastaj e mori fjalën deputeti i PP-së Ahmet Kamberi, i cili në emër të 30 deputetëve propozoi kandidatë për President të Republikës së Shqipërisë, deputetin Namik Dokle. Grupi i deputetëve të PD-së nuk paraqiti asnjë kandidat për postin e presidentit.
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Kastriot Islami lexoi deklaratat e dy kandidatëve të paraqitur, të cilat ishin dakord me propozimin për të zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë.
Më pas filluan diskutimet që zgjatën rreth 4 orë. Dje lexuesit nëpërmjet radios dhe televizorit janë njohur me përmbajtjen e plotë të diskutimeve që u bënë nga deputetët për kandidaturat e paraqitura për presidentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë. Secili e ka krijuar mendimin e vet për diskutimet që u bënë nga deputetët e Partisë Demokratike e ato të Partisë së Punës. Për vetë figurën që përfaqëson sot shoku Ramiz Alia ishte, e natyrshme që diskutimet e 22 deputetëve të Partisë së Punës dhe të 23 deputetëve të Partisë Demokratike të bëheshin rreth personalitetit të tij. Kështu ngjau vërtet. Deputetët e Partisë së Punës, duke shprehur dëshi-
hu mendimin se Ramiz Alia i bën nder këtij vendi. Në disa diskutime të deputetëve të PD-së, ndryshe nga herët e tjera, dëgjuam një fjalor që nuk i shkon aspa[k?] figurës së deputetit e që s'ka asgjë të përbashkët me lirinë e fjalës dhe pluralizmin e mendimit. Nuk e themi këtë se shumë prej tyre bënë kritika e vërejtje për Ramiz Alinë, se nga opozita një gjë e tillë është e natyrshme, aq më shumë që Ramiz Alia është edhe udhëheqësi kryesor i Partisë së Punës. Kështu për shembull bëjmë që të gjithë ata që ndoqën transmetimet radio-televizive të seancës së djeshme, nuk duhet të jenë të pajtuar me fjalorin që përdorën në diskutimet e tyre disa deputetë të Partisë Demokratike. Është e drejtë e tyre të thonë fjalën që mendojnë, por pavarësisht nga pozicioni politik duhet respektuar medoemos, në mos e vërteta, të paktën etika më e thjeshtë dhe mirëqenia kur diskutohet për një figurë të tillë kaq të rëndësishme siç është Presidenti i Republikës. Megjithatë më mirë se kudo, pra edhe më mirë se në këto radhë, vlerësimet për mënyrën se si diskutuan deputetët e Partisë së Punës e të Partisë Demokratike do t'i japë populli.
Rreth orës 13.00 u mbyllën diskutimet për kandidatët e paraqitur për President. Për të mënjanuar e organizuar votimin e fshehtë u ngrit një grup prej 7 vetash me kryetar deputetin e OMONIA-s Panajot Barka. Menjëherë filloi vo-
(Foto: ATSH)
Ne kemi përpara rrugë të gjatë.
Në këtë rrugë na bashkojnë aspiratat e popullit, dëshira për ta bërë Shqipërinë një vend ku ekonomia e kultura e përparuar, jeta demokratike e shteti ligjor të ecin në një hap.
FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA
(Foto: ATSH)
FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA
I nderuar kryetar,
Të nderuar deputetë; zotërinj të trupit diplomatik,
Të dashur miq e të ftuar.
Kuvendi Popullor më ngarkoi një detyrë me përgjegjësi shumë të madhe përpara popullit e atdheut, përpara kushtetutës dhe shtetit. Për këtë ju faleminderit. Besimi juaj më obligon që, i udhëhequr kurdoherë nga interesat e shenjta të popullit të kushtojë kësaj detyre sublime të gjitha energjitë e mia, të vë në shërbim të atdheut çdo gjë të vlefshme që mund të ketë në personin tim, të sakrifikoj edhe jetën po ta lypë nevoja për të mirën e mbarësinë e tij. Ju siguroj se kurrë nuk do të më mungojnë as vullneti, as gatishmëria, as vendosmëria për t’ia dalë mbanë kësaj pune, në kryerjen me sukses të së cilës shpresoj të kem kurdoherë ndihmën tuaj konstruktive, përkrahjen dhe solidaritetin e popullit.
Sesioni i parë i kësaj legjislature të Kuvendit Popullor është pasqyrë e klimës së re demokratike pluraliste të krijuar në vend pas zgjedhjeve të 31 marsit. Ai po vendos gurë themelesh, po zgjidh e ka për të zgjidhur çështje më rëndësi kapitale për të ardhmen e vendit e të shtetit tonë.
Populli me të drejtë shpreson se aktet parlamentare që do të dalin nga ky kuvend do të çojnë në vendosjen e rregullit dhe në funksionimin e një jete politike të qytetëruar; në lehtësimin e vështirësive dhe në ngjalljen e frymës optimiste për të ardhmen; në ristrukturime të thella ekonomike dhe në një reformim të gjithanshëm të tërë veprimtarisë së brendshme e të jashtme të vendit. Unë gjithashtu jam plot shpresë që Kuvendi Popullor, siç e vërtetoi edhe praktika e këtyre ditëve, do të shndërrohet në një tribunë të funksionimit të shembullor të pluralizmit politik, të shprehjes së lirë të mendimit, të etikës demokratike dhe të tolerancës karakteristike për njerëzit me kulturë.
Atdheu ka nevojë për mendjet, punët dhe kontributin e të gjithëve. Të bashkojmë vlerat në funksion të tij, të debatojmë lirisht në të mirë të tij, të marrim vendime që shprehin vullnetin e tij, të marrim kursejmë energjinë e fundit për t’ia bërë jetën popullit sa më të bukur.
Shqipëria ka nevojë për një parlament pluralist. Sot ajo ka nevojë për një parlament pluralist të integruar, ku të konvergjojnë interesat e tij themelore dhe të vulohet demokracia popullore. Këtë e kërkojnë interesat e atdheut. bashkojnë aspiratat e popullit, dëshira për të jeta demokratike e shtetit ligjor të ecin në një hap. Ia të punojmë bashkërisht, në frymë konstruktive, duke respektuar mendimet dhe pavarësinë e shokut, që të mos ketë zhgënjime në rrugën që po ndjekim. Na duhet vullnet i shëndoshë, frymë mirëkuptimi e unitet për të zgjidhur detyrat që kemi përpara. Asnjë forcë politike, asnjë organizëm shtetëror, nuk mund t’i zgjidhë i vetëm ato.
Flas për të ardhmen që na pret, duke mos pasur as më të voglin iluzion për momentin e vështirë që po kalojmë, si në pikëpamje ekonomike, ashtu edhe në atë politike. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Por i kemi mundësitë, ashtu siç e kemi për detyrë, të mos e lëmë këtë gjendje të zgjasë më tej.
Ne kemi një popull punëtor e krenar, që nuk është mësuar të jetojë me djerësën e të tjerëve, por ka bërë kurdoherë një jetë të ndershme. Kemi njerëz të mendjes e të dijes, që janë në gjendje të parashikojnë rrjedhat e kohës dhe të ndihmojnë pushtetin për ta orientuar vendin në rrugën më të mbarë. Kemi një Kuvend Popullor që ka një bazë të gjerë shoqërore, kemi një ligj kushtetues, që ju miratuat dje, i cili garanton themelet e shtetit juridik, ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut e të realizimit të drejtësisë sociale. Kemi një popull të tërë që ka dëshirën e vendosmërinë të marrë pjesë drejtpërdrejt në drejtimin e vendit e përparimin e tij. Koha na ofron mundësi më të gjera bashkëpunimi politik-shoqëror dhe ekonomik-financiar me botën.
Këta faktorë janë një avantazh i madh në dobi të kapërcimit të krizës ekonomike e të mungesës së besimit, në funksion të një përteritjeje të gjithanshme të shoqërisë, të gjallërimit të forcës të brendshme lëvizëse të saj dhe të freskimit të veprimtarisë shtetërore në të gjitha nivelet. Duke ua nënshtruar interesave të popullit konceptet tona politike dhe ideologjike, të bashkuar jemi në gjendje të kthehemi në jetën normale, për t’iu futur një faze transformimesh më të thella, që do ta bëjnë Shqipërinë një vend të mirëqenies, me vlera të larta materiale e morale.
Shqipëria ka kërkuar e do të kërkojë edhe në të ardhmen bashkëpunim sa më të ngushtë me botën. Ajo do të ndërtojë një politikë të jashtme të hapur. Ne jemi të gatshëm t’ia pranojmë miqësinë kujtdo që ia do sinqerisht të mirën popullit tonë dhe ka interes të bashkëpunojë me ne. Në politikën e jashtme të Shqipërisë nuk do të ketë paragjykime dhe as qëndrime që nuk përputhen me tendencën e demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në këtë çast solemn dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë popullit shqiptar, punëtorëve, fshatarëve, inteligjencës, grave, të rinjve e veteranëve, besimi, përkrahja dhe ngrohtësia e vazhdueshme e të cilëve më kanë dhënë e më japin forcë për të punuar pa u lodhur për çështjen tonë të madhe të ruajtjes së lirisë e pavarësisë së atdheut, të përparimit të gjithanshëm të tij.
Rroftë populli shqiptar!
[Fragmenti në krye të kolonës së djathtë, i vazhduar nga pjesa e mëparshme e artikullit:] …tit paraqiti propozimin për vendin e Presidentit të Republikës. Pasi lexoi emrat është personaliteti politik më i shquar i vendit tonë. Ai gëzon një popullaritet të padiskutueshëm brenda vendit dhe një afirmim të gjerë në shkallë ndërkombëtare. Në të gjithë kemi pasur rastin të njohim mençurinë, maturinë, gjakftohtësinë dhe shpirtin e tij demokratik në zgjidhjen e situatave delikate e plot komplikime që kemi kaluar, cilësi këto aq të domosdoshme për një udhëheqës, për një kryetar shteti. Ai vuri në dukje më poshtë rolin e Ramiz Alisë në zhvillimet e kohëve të fundit që, ka qenë me rëndësi historike për evitimin e traumave dhe tronditjeve sociale, shpesh të paevitueshme në faza kalimtare, për ta realizuar demokracinë tonë, sipas shprehjes së …
Deputeti Preç Zogaj i Partisë Demokratike i bëri një vlerësim objektiv, të veçantë dhe interesant personalitetit të Ramiz Alisë. Ai shprehu dëshirën që Shqipëria të shkojë drejt një demokratizimi të mëtejshëm të marrëdhënieve shoqërore dhe politikës shtetërore. së Punës, duke shprehur dëshirën e jashtëzakonshme të zgjedhjes së tij, argumentuan domosdoshmërinë e ngjënies si President të Republikës së Shqipërisë të shokut Ramiz Alia. Mendimi i deputetëve të PPSH-së, ashtu si i mijëra e mijëra shqiptarëve, ishte që figura e vetme të cilës mund t’i besohet në situatat që kalojmë posti i presidentit është vetë-të Ramiz Alia, i cili personifikon njëherësh dhe unitetin e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar. mëtejshëm të marrëdhënieve shoqërore dhe politikës shtetërore. tij, argumentuan domosdoshmërinë e zgjedhjes shumicës dërrmuese të popullit shqiptar.
Rreth orës 13.00 u mbyllën diskutimet për kandidaturët e paraqitur për President. Për të mbikqyrur filloi votimi i fshehtë. Kjo kohë, që zgjati gati tre orë, dhe sidomos momenti i fillimit të numërimit të votave që u bë në prani të komisionit, ngjalli emocione të thella tek të pranishmit. A do të fitonte si President Ramiz Alia, figurë aq e nderuar dhe e dashur për popullin tonë? Shtrohej pyetja, por nuk lëkundej besimi. Më në fund erdhi çasti solemn.
Kryetari i komisionit të votimeve pasi hapi kutinë e votimit dhe numëroi një për një votat vëren se: morën pjesë në votim 245 deputetë ose 98 për qind e deputetëve të Kuvendit Popullor. U gjetën të vlef- … (Vijon në faqen 2)
[Fragment teksti i faqes përballë, pjesërisht i dukshëm dhe i prerë: «…»]
që mund të se për- turës his- Ballkani- ë tij me he të rem- kërcorombë- dukje se, përvojën e stu- nismetu- të rinj një ve- e demokrati- ko-mo- funduar, të në fucave dhe i Pulaha … [pjesa tjetër e tekstit është e prerë ose e palexueshme në skaj] (ATSB)