02/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 maj 1991

KUVENDI POPULLOR SANKSIONOI VULLNETIN E POPULLIT

- Jehona e zgjedhjes së shokut Ramiz Alia në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës - Një hap i madh demokratik - TIRANË - Orët e djeshme të diskutimit në parlament, orë mendimesh, debatesh, pritjesh. Në asnjë seancë tjetër, ndoshta, nuk ka pasur më shumë interesim, më shumë vëmendje të drejtuar kah parlamenti. Edhe jashtë tij, emri i shokut Ramiz Alia ishte në qendër të bisedave. Ashtu siç ka qenë ky emër në qendër të ngjarjeve që kaluam, në qendër të një procesi të papërsëritshëm për demokratizimin e gjithë jetës politike dhe ekonomike të vendit tonë. Dhe momenti erdhi. Me zgjedhjen e shokut Ramiz Alia si President i parë i Republikës së Shqipërisë, momenti i këtij sahati merr entuziazmin që të jep edhe një hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e realizimit të demokracisë. I takuam dje disa prej atyre miqve të rinj që prisnin përfundimet e këtij Kuvendi. Dhe na thanë: Fatri Sinani, sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit: Të gjithë thonë «e prisnim zgjedhjen e shokut Ramiz si President», sepse të gjithë shohin tek ai jo vetëm politikanin, por edhe burrin e shtetit, figurën e kompletuar për këtë detyrë të madhe. Adelina Mazreku, mjeke: U gëzova shumë si mjaft bashkëatdhetarë, brenda dhe jashtë vendit. Një personalitet si ai i duhej Shqipërisë në këtë moment, dhe është fat që ky personalitet tani është në krye të shtetit. Njerëzor si qytetar i këtij vendi, njerëzor në të gjitha qëndrimet dhe veprimet e tij. Mago Lakrori, pedagog në Universitet: Ishte i vetmi personalitet që na jep shumë besim. Ndjej edhe këtë: edhe në këtë pikë të demokratizimit, si shqiptarë, si Shqipëri, ruajtëm veçorinë tonë, prandaj, jam i sigurtë dhe më tej, me shokun Ramiz do të jemi të suksesshëm. Osman Dapi, kooperativist në Baldushk: Edhe nga bisedat e mëparshme populli e kërkonte, dhe e priste këtë vendim të Kuvendit pluralist popullor. Populli është i gëzuar sot. Shqipe Kola nga Peza: Këtë përfundim e pritëm me një frymë. Ndoshta s’do të kishte njeri tjetër që ta udhëheqë demokracinë, ashtu siç e do dhe e kupton populli. FRANO CAKA

Fati i popullit është mbi gjithçka

- SHKODËR - Njerëzit prisnin të shqetësuar për caktimin e kryetarit të shtetit. Shqetësimi ishte i ligjshëm, por ama duhej thënë se pavarësisht nga përkatësia politike, mendimi i të gjithëve përcaktohej tek një njeri, tek një emër: tek shoku Ramiz Alia. Kjo nuk është rastësi, nuk është thjeshtë ndjenjë e respektit dhe e besimit. Është më gjërë e më thellë se kaq. - Tek shoku Ramiz ne kemi parë gjithherë një personalitet të kohës, ku është në një - urtësia e maturia, kultura e toleranca - thotë kryetari i komitetit të vetëranëve të Shkodrës Hys Zaja. Është e vërtetë se tani ai nuk do të jetë më udhëheqës kryesor i Partisë së Punës, por kjo tregon edhe një herë se fati i popullit është mbi partitë, mbi çdo gjë tjetër. Ramiz Alinë e zgjodhën deputetët, por e shpalli koha. - Të gjithë e njohim shokun Ramiz Alia - na thotë specialisti i ri Arben Kullaj. - Zhvillimet demokratike kanë edhe mendimin, fjalën e mençurinë e shokut Ramiz Alia. Partia e Punës duke propozuar për një personalitet të tillë dëshmoi edhe një herë për pjekurinë e saj. Ajo vendosi mbi gjithçka interesat e atdheut. Nuk mund t’i quaj të kohës dhe konstruktive vërejtjet e disa deputetëve të opozitës se asnjë nga partitë e Punës nuk mund të jetë kandidat për president. Kjo nuk tregon zbulim nga politizimi i problemeve. Diskutimet janë të shumta. Ata zunë fill menjëherë pas zgjedhjeve të para pluraliste e shtrihen edhe sot, në çdo familje e në çdo qendër pune. Populli e kërkonte që në ballë të ecjes së tij përpara të ishte një figurë me dimensioneve të tilla, si ajo e shokut Ramiz Alia. Vetë përballimi i deritanishëm i ngjarjeve, vetë ecuria e tyre dëshmon se tek shoku Ramiz populli ka mbështetur tërë besimin e tij për të ardhmen. - Megjithatë unë mendoj se tani jemi më ditë të reja demokratike, na thotë punëtori Musa Hoxha. - Diskutimet e shumta që u bënë, pjekuria e gjithë deputetëve, votimi dhe fjala e sinqertë, dëshmon se parlamenti ynë ka forcë e aftësi për të gjetur përherë rrugë të reja, në të mirë të popullit, të kombit, të atdheut. BEDRI ISLAMI

Në 1 Majin punëtor

- Veprimtari të shumta në rrethe me rastin e festës - - Tiranë - Dje në 1 Maj, Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të punonjësve, mijëra e mijëra banorë të kryeqytetit shkuan në kodrat e Parkut të Madh të Tiranës. Shëtitën pranë liqenit artificial, qendra e re sportive, shehët e mjediset e tjera të këtij parku gjallëronin nga punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, të institucioneve e ushtarakë së bashku me familjet e tyre, nga stallore, trupat artistike të Ushtrisë Popullore, estrada dhe çirku i Tiranës, grupet amatore të pallatit të kulturës etj. Në materialin letrar e atë muzikor u bëhej jehonë proceseve demokratizuese të jetës në të gjitha fushat, i këndohë Atdheut, traditave të lashta e të reja të popullit tonë klasës sonë punëtore etj. Të rinj e të reja kënduan e vallëzuan nën tingujt e melodive të regjistruara në magnetofon. Në mjediset të parkut «Rinia» dhe në sheshin para Universitetit të Tiranës, orkestrat frymore të Ushtrisë Popullore dhe të qytetit të Tiranës dhanë koncert me melodi patriotike e partizane. Ndërsa në sheshin para Galerisë së Arteve Figurative u hap një ekspozitë me vepra nga fondi i saj në gjini e teknika të ndryshme. Gjallëri pati dje edhe në qendrën sportive, në sektorin e lojrave elektronike, në terrenet sportive të lagjeve e shkollave, ku u zhvilluan gara e ndeshje sportive. - Fier - Edhe në rrethin e Fierit, dje në ditën e 1 Majit, pikat turistike e mjediset e gjelbëruara patën gjallëri të veçantë. Banorët e qyteteve së bashku me familjet e tyre organizuan në piknik e shëtitje të lira. Në pyllin e kodrave të lagjes [pjesa e poshtme e prerë]. (Foto N. Xhufka)

Punë të mbarë, shok

- BERAT - Dita e pardjeshme në Kuvendin Popullor ishte plot emocione, - thotë Ali Gega, drejtor i NTSH-1, në Berat, ishte një ditë kur deputetët do të votonin për të zgjedhur njeriun e parë të ditës, simbolin e unitetit kombëtar. Nuk kam ç'të shtoj më shumë vlerësimeve e diskutimeve të deputetëve për shokun Ramiz Alia. Gëzimin tim e shpreh me urimin: jetë të gjatë dhe punë të mbarë në realizimin e detyrave të mëdha që e presin përpara për të mirën e popullit dhe lulëzimin e atdheut. - Mbi të gjitha universitetet populli vlerësoi një udhëheqës që ka mishëruar universin e virtyteve dhe aspiratave të popullit të tij, thotë Petrit Çollaku, punonjës në kabinetin pedagogjik. - Të figura e shokut Ramiz Alia mendoj se populli, përmes përfaqësuesve të tij në kuvend zgjodhi atë që dëshironte, që e meritonte. Tek shoku Ramiz Alia ja të mishëruar personaliteti i lartë, përkushtimi dhe devocioni për çështjen e popullit. Mbresat janë të shumta. Dikush më përmend emocionet gjatë betimit solemn të shokut Ramiz Alia, dikush më thotë se zgjedhja e shokut Ramiz Alia si president i Republikës së Shqipërisë është një fitore tjetër e madhe edhe për Shqipërinë, edhe për demokracinë.

Garanci e madhe

- GJIROKASTER - Kuvendi Popullor duket se në gjithçka po plotëson vullnetin dhe dëshirën e popullit. Por mbi të gjitha, më duket, e gëzoi me zgjedhjen si president të Republikës së Shqipërisë të shokut Ramiz Alia. Populli dhe historia ka vite që e përgatit. Dhe ai e përrligj me gjithçka. Orientimi i sotëm evropian e demokratik, me pluralizëm e pluralizëm demokratik është orientim me peshë në historinë e Shqipërisë. Shoku Ramiz Alia e projektoi dhe e hapi këtë faqe të re, këtë etapë. Ai e kuptoi i pari edhe kur shumë nga ne nuk e kuptuam dhe nuk e pritëm lehtë atë, ai tregoi kulturën e lartë demokratike, tolerancë e durim kokëfortë, edhe masa të tjera ka-luan në ekstreme dhe eksese. Ai na mësoi dhe na dha besim me personalitetin e gjerë të kompletuar, me sensin historik, me shpirtin e madh kombëtar e dimensionin evropian e botëror. Ai u ngrit dhe u lartua si prijës i etapës së demokracisë. Nuk ke si të mos gëzohesh dhe nga zhvillimi i punimeve të Kuvendit. Pas një periudhe vërtet të tensionuar e me ndonjë konfrontim, organi i lartë i pushtetit po tregon esencën e botës dhe njerëzit shqiptar. Që ai është më shumë në gjendje të dëgjojë se sa të jetë indiferent, të mirëkuptohet sesa të grindet, të bashkohet se sa të përçahet. Ky mesazh buron nga historia, por dhe nga aktualiteti. Ai po u del zot fateve të vendit. Nën drejtimin e shokut Ramiz Alia të gjithë jemi të sigurtë se shumë shpejt do të shpërthejë dhe ajo cilësi e virtyt tjetër i çmuar i shqiptarëve, energjia për punë e përparim, për ndërtim e mirëqenie.

Koha kërkon njerëzit e vet

- ELBASAN - Në bisedë shoqësh e miqsh, pavarësisht nga pikëpamjet dhe përkatësia partiake, sa e sa herë kemi dëgjuar të shprehet mendimi se në periudhën e tanishme të zhvillimit demokratik të vendit, personaliteti i vetëm, më i besueshëm dhe që mishëron unitetin e popullit tonë është shoku Ramiz Alia. Sado që mund të kishte edhe ndonjë pikëpamje të kundërt në kuvend rreth këtij përcaktimi, në fund të fundit, edhe deputetët që janë përfaqësues të popullit në të, s'mund të dilnin jashtë dëshirës së tyre dhe të zgjedhjeve të vet, si të thuash jashtë logjikës së procesit historik që përjetojmë. U gëzova pa masë që shoku Ramiz u zgjodh president i Republikës, - na tha Kristaq Mosko, teknolog në repartin e elektrolizës të uzinës së nikel - koba-

Me vizione të qarta

- KORÇE - Dëshira e mijra dhe mijra njerëzve nga populli u plotësua. Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së Prodhimeve të fajancës në Korçë, Trigon Çeç, u shpreh kështu për këtë miratim: «Kjo kohë pluraliste, kjo demokraci në zhvillim ka përfshirë masa të tëra punonjësish, të rinjsh e të rejash. Demokracia tek ne tani e ka të ardhmen të padiskutueshme. Për këtë realitet meritën e ka padyshim të madhe, shoku Ramiz Alia. Është ai që pasur vizione të qarta prej demokrati jo vetëm kuptoi atë çka po zien­te dhe lëvizte në realitetin tonë shqiptar, por në përputhje edhe me zhvillimet ndërkombëtare krijoi terrenin e nevojshëm për demokraci të vërtetë. Shkëputja e partisë nga shteti, goditjet ndaj barrierave burokratike, çlirimi i mendimit nga dogmat, procese që i orientoj ai, e afruan krijimin e pluralizmit. Gjatë këtyre muajve plot ngjarje kemi përjetuar. Ato kanë qenë me përmasa dramatike. Falë urtësisë dhe mençurisë së këtij atdhetari të dalë nga populli, për të cilin mbi çdo gjë është Shqipëria, ato nuk u shndërruan në dhimbje me përmasa të jashtëzakonshme kombëtare. Ja pse dua të pohoj se presidenti nuk doli nga parlamenti, por para së gjithash ai doli nga dhjetra e mijra njerëz, nga populli ynë e demokracia e aspiratën më të shenjtë.» KOSTAQ DUKA

- Fier -

Edhe në rrethin e Fierit, dje në ditën e 1 Majit, pikat turistike dhe mjediset e gjelbra patën gjallëri të veçantë. Majit, pikat turistike dhe mjediset e gjelbra patën gjallëri të veçantë. Banorët e qyteteve sëbashku me familjet e tyre organizuan në to piknike «1 Maj» të Fierit dhe në qytetin antik të Apolonisë, ku pati frekuentim më të madh, ishin marrë masa për tregtimin e artikujve të ndryshëm, të pijeve freskuese etj. Më të bukur e bënë këtë ditë edhe veprimtaritë e ndryshme sportive e lojrat zbavitëse që zhvilluan të rinjtë e të rejat e nxënësit e shkollave në këto pika. Në vende të gjelbra kaluan gezueshëm 1 Majin edhe naftëtarët e Patosit e të Ballshit.

- Shkodër -

Për të festuar 1 Majin, dje mijëra banorë të qytetit të Shkodrës shkuan në disa pika turistike e piktoreske. Sëbashku me familjet e tyre punonjësit, si dhe grupet të rinjsh dhe nxënës të shkollave të mesme e 8-vjeçare mbushën mjediset shlodhëse të kalasë «Rozafa», Qindra të tjerë shëtitën gjatë bregut të liqenit e nga Ura e Bunës, shkuan deri në fshatin Shirokë, në Baksallëk e zona të tjera. Në këto e mjedise të tjera, me këngë e humor, biseda, veprimtari të ndryshme sportive e lojra zbavitëse, shkodranët kaluan orë të gëzuara.

- Durrës -

Edhe banorët e qytetit të Durrësit, dje, veshur në shëtitoren kryesore e veçanërisht në atë bregdetare, duke kaluar disa orë me shëtitje e biseda të gëzuar. Punonjës të bashku me familjet e tyre, të rinj e të reja e nxënës të shkollave u ngjitën në kodrën e qytetit ku kaluan drekën në parkun «Rinia». Qindra të rinj e reja mbushën dhe mjediset e plazhit, ku zhvilluan lojra të ndryshme në breg të detit. Me shëtitje të lira në fusha shlodhëse e kaluan 1 Majin edhe banorët në rrethe të tjera.

Përgjigje serioze për një shkak të RD-së

Lexova me buzëqeshje te RD-ja esenë e Zymbyl Hasanit «një anekdotë e vërtetë». Pas gjithë atyre që kisha dëgjuar në Kuvendin Popullor për «Zërin e popullit» shaka e RD-së më gudulisi që në pikë të sabahut. Megjithatë, dua të bëj një përgjigje serioze për shokun Zymbylbyl. Atij dhe shumë të tjerëve nga PD-ja u mbeti merak se vura kandidaturën për president të Republikës së Shqipërisë. Edhe unë do të isha dakord me ta ta hija kandidaturën time se (të themi atë që është) midis radhëve të PD-së ka plot burra të zotë që nuk ua kanë shkopin e mirë siç janë me të mirë se unë. Të mos i numëroj ata se janë shumë, por le t'i quajmë si në algjebër Iksi, Ypsiloni dhe Zeta. Duke qenë se janë shumë dhe tepër të mirë, ranë në dilemë të madhe: “Kë të vinin kandidat?” Të vinin Iksin?! Do hidheshin përpjetë idhtarët e Ypsilonit. Të vinin Ypsilonin?! Do t'ua gërryerishin zemrën idhtarët e Zetës. Kështu që e panë të udhës të «ma linin radhën» mua. As që e kanë idenë se sa përnder ua di. Sidomos atyre që më lavdëruan duke sharë «Zërin e popullit». Afërim zotërinj! Po le t'i lemë shakatë. Çdo deputet votoi siç dëshirë e për kë dësh… Mbi të gjitha votoi për atë që dëshirë populli, për birin e vet të shquar Ramiz Alinë... Një njeri i mençur i kësaj bote, siç ishte Winston Curçilli dikur pat thënë: «Ndryshimi midis burrave të shtetit dhe politikanëve qëndron në faktin se të parët mendojnë për të ardhmen, ndërsa të dytët për zgjedhjet e ardhshme». Kuvendi ynë Popullor tregoi me pjekurinë e madhe se aktualisht Ramiz Alia është burri më i shquar që ka shteti shqiptar. Së për dy votat që mora unë, megjithëse RD-ja ka zbuluar të fshehtën e Komisionit të votimit në parlament dhe shkruan se ato mi dhanë dy deputetë të PD-së, nuk më mbetet gjë tjetër veç të falenderoj Zymbylin dhe Hasanin.

Viti 1 40-ës i botimit E enjte, 2 maj 1991 Nr. 104 (13 360) Çmimi 30 qindarka

Punë të mbarë, shok Garanci e madhe Me vizione të gjera

MESAZHI URIMI I PRESIDENTIT TË BASHKIMIT SOVJETIK MIHAIL GORBAÇOV DREJTUAR SHOKUT RAMIZ ALIA ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shokut Ramiz Alia PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Tiranë Ju uroj sinqerisht me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj për mirën e popullit shqiptar, në interes të zhvillimit të pa-ndalshëm të vendit në rrugën e demokracisë dhe progresit. Shpreh besimin se marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë do të zhvillohen dhe thellohen për të mirën e popujve tanë, të paqes dhe bashkëpunimit në Evropë. MIHAIL GORBAÇOV Moskë, Kremlin, më 1 maj 1991.

Shkurt

● Në Luginën e Drinave e zona të tjera të rrethit të Kukësit, në të gjithë sipërfaqen e mbjellë me grurë janë hedhur tre duar me nitrat dhe aty, ku bima është më e hershme dhe e zhvilluar, ka nisur nitratimi i katërt. ● Punonjësit e ndërmarrjes ushqimore në Lushnjë, prodhimin industrial për periudhën janar-prill e plotësuan 124 për qind, ndërsa në të mall i shitur e tejkaluan me 700 mijë lekë.

populli. BEDRI ISLAMI