Kush do ta zëvendësojë Ramiz Alinë në postin e sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës?
Është kjo një pyetje që bëjnë këto ditë jo vetëm anëtarët e Partisë së Punës e simpatizantë të saj, por edhe nga radhët e opozitës, nga gazetarë të huaj etj. Natyrisht përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta japë Kongresi, ku pritet, siç thuhet në Projektstatutin e Partisë së Punës, që plenumi i Komitetit Qendror, të zgjedhë me votim të fshehtë dhe me kandidatë alternativë Byronë Politike, sekretariatin dhe sekretarin e parë të KQ të Partisë. Kështu që, fare mirë mund të thuhet: ja erdhi Kongresi dhe gjithçka do merret vesh. Atje, pra, do të përcaktohet e dhe se cili do të jetë sekretar i parë i KQ të Partisë. Sipas kësaj logjike, edhe unë nuk duhet të ngutsha të shkruaja këtë radhë. Por, për hir të së vërtetës, ka disa arsye që më nxitin. Cilat janë këto?
Me tu zgjedhur Ramiz Alia nga parlamenti në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pati (dhe ka) nga ata anëtarë të Partisë së Punës, si dhe simpatizantë të saj që thanë: «Tani Partia e Punës e mori lumi... se — Kjo do të thotë një tjetër si ai që zëvendësohet?...» — Si Ramiz Alia siç më parë, etj., etj. Ne këto opinione duket se ka edhe sentiment, edhe pak hutim në njerëz. Por, tjetër gjë është sentimentalizmi e tjetër gjë është gjykimi me pjekuri politike që buron nga dashuria e vërtetë për Partinë e Punës dhe udhëheqësin e saj. Këto të fundit natyrisht nuk mund të mos vlerësohen me seriozitet; sepse janë në të vërtetë, kushti i parë i reformimit e përtëritjes së kësaj partie. Veçse, ndoshta, nuk tej, po të them se ne pyetjet të tilla, në themë të tilla ka doza ekstremizmi, ka edhe shije kulti. Këto dukuri e fermentojnë edhe më tepër të ashtuquajturën krizë të besimit që ka prekur edhe ndërgjegjet e disa anëtarëve të Partisë.
As që ka edhe më të voglin dyshim, se Ramiz Alia si udhëheqës i Partisë së Punës, deri tani si numri një i saj, ka bërë aq shumë për ripërtëritjen e kësaj partie si iniciator dhe realizues i ideve reformuese, ç’ka do të ishte pretendimi i madh të merrje përsipër t’i numëroje këto në një shkrim, apo qoftë edhe në dy, tre a më shumë. Ashtu siç do të ishte i pakulturuar dhe i padobishëm hyjnizimi i tij. Kontributi i tij për forcimin e PPSH është shumë, është i padiskutueshëm. Por, nga ana tjetër, do ta quaja pjesë të kontributit të tij dhe e klimën e re politike, që po krijohet çdo ditë e më shumë në Shqipëri, klimën në të cilën rrëzohen mitet e kuadrove dhe udhëheqësve «të përjetshëm» në një detyrë. Është në të mirë të Shqipërisë, që ne këto klima po afirmohet gjithnjë e më mirë të aftë, të rrëzojnë një pilot kulture e kompetence. Ja, kështu i integruar në këtë klimë të re politike, mendoj se duhet kuptuar edhe fakti që, pasi u nxit nga zhvillimet e popullit e partisë, Ramiz Alia pranoi veten e kandidaturës për President, e ndërkaq, në plenumin e 17-të shprehu bindjen se anëtarët e simpatizantët e Partisë do ta kuptojnë drejt këtë dhe do të shtojnë përpjekjet për të forcuar unitetin.
Ai që beson se «Tani PPSH-në e mori lumi», qofte ky anëtar apo simpatizant i saj, nuk bën gjë tjetër veçse mban gjallë mitet e kultive. Dhe këto mite mund t’i mbajë gjallë edhe ai konservatorri që s’pagëzohet me asnjë lloj ndryshimi, qofte në strukturën e në psikologjinë e Partisë, ashtu edhe në marrëdhëniet shqiptare, por po ashtu mund të mbajë gjallë edhe disa pseudoreformatorë që, ndonëse flasin sa majtës e djathtas për reformimin e Partisë, në të vërtetë, mendjen e kanë gjetkë. Ose, me troç, hallin e kanë se si të pasurohen vetë. Këta shumë bëjnë një alibi të vetvetes për pozicionin e tyre të kënaqur politik, kur «profetizojnë» për të ashtuquajturën «pamundësi të zëvendësimit...» se merakosen për problemin konkret.
Partia e Punës ka shansin ta dëshmojë me vepra se është kundër kulteve. Nga radhët e saj mund dhe besohet se do të dalë edhe ai sekretar i parë që do të gëzojë respektin e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPSH-së. Kjo do të jetë, jo vetëm në nderin dhe në vitalitetin e saj përpjekjes të reformuara, por edhe në sfidë e vërtetë ndaj dashakeqësve të PPSH-së si dhe një mësim i mirë për konservatorët skeptikë apo pseudoreformatorët, që e kanë përdorur dhe pritet ta përdorin edhe këtë fakt, si një pretekst për ta përçarë partinë.
SAMI MILLOSHI
VENDIM
Për masat që duhen marrë, lidhur me zgjidhjen e kërkesave të personave që kanë qenë dënuar e internuar
Duke patur parasysh kërkesat për forcimin e shtetit juridik; me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut e të realizohet drejtësia sociale;
për të krijuar kushtet që të ndërqen gabimet që mund të jenë bërë;
Në bazë të pikave 1 dhe 19 të nenit 28 të ligjit Nr. 7491, datë 29.4.1991 «Për dispozitat kryesore Kushtetuese» vendos sa më poshtë:
1. Pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të krijohet një komision, i cili të kujdeset për sistemimin në punë, strehimin dhe kërkesat e tjera me karakter administrativ të individëve e familjeve mbi të cilët janë shtrirë efektet e dekretit të shfuqizuar «Për internimin e dëbimin si masë administrative», si dhe mbi personat e dënuar për faj politik që i janë liruar nga burgu për shkak të faljes ose mbarimit të vuajtjes së dënimit.
Ky komision, gjithashtu, të studiojë problemet e tjera që dalin nga mënjanimi i pasojave të zbatimit të dekretit të sipërpërmendur.
2. Organet e ndryshme shtetërore ose shoqërore, si dhe personat të interesuar që kanë të dhëna për e prova lidhur me pabazueshmërinë e vendimeve gjyqësore penale, t’ia paraqitin këto kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm ose Ministrit të Drejtësisë, të cilët në bazë të ligjit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, lidhur me dhënien nga gjykatat të pafajësisë për ata që janë dënuar pa të drejtë.
Gjykata e Lartë, për këtë veprimtari të saj, të informojë herë pas here opinionin publik.
Ky vendim hyn në fuqi më 15 maj 1991.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
RAMIZ ALIA
Tiranë, më 8. 5. 1991.
Në portin e Durrësit. (Foto: N. Xhufka)
Presidenti Ramiz Alia priti sheikun Hassan Enany
Dje pasdite, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti një grup afaristësh nga Arabia Saudite, të kryesuar nga sheiku, Hassan Enany.
Gjatë pritjes, e cila ka një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Ramiz Alia, i shprehu mikut nga Arabia Saudite dëshirën për t’i forcuar më tej lidhjet midis dy popujve tanë, që e kanë bazën në miqësinë tradicionale e historike të popullit shqiptar me popujt arabë. Gjatë bisedës u fol për mundësitë e mëdha që ekzistojnë për zhvillimin e shkëmbimeve në marrëdhëniet në fushat e ekonomisë, të tregtisë e në fushat të tjera dhe gatishmërinë për t’i konkretizuar ato sa më shpejt.
Gjithashtu, u theksua dëshira e mirë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.
Në pritje ndodhej edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Kostandin Hoxha.
(ATSH)
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor dr. Kastrjot Islami priti prof. Antonio La Pergola
Dje, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, dr. Kastrjot Islami priti kryetarin e Komisionit të Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit», Prof. Antonio La Pergola.
Në këtë takim ai e informoi personalitetin e shquar italian mbi funksionimin e parlamentit të parë pluralist, mbi përmbajtjen e ligjit të ri «Mbi dispozitat kryesore të Kushtetutës», si akti themelor mbi bazën e të cilit mbështetet e gjithë veprimtaria e shtetit tonë etj. Dr. Kastrjot Islami theksoi nevojën e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë të Shqipërisë me Komisionin e Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit», të marrëdhënies së përvojës së kualifikuar juridike, sidomos për hartimin e Kushtetutës së re, të shkëmbimit të specialistëve, të organizimit të seminareve me tema të veçanta etj. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që Shqipëria të bëhet anëtare shoqe e këtij Komisioni.
Prof. La Pergola, vlerësoi hapët që janë ndërmarrë në Shqipëri në kuadrin e proceseve demokratizuese, e në të gjitha fushat e jetës dhe shprehu gatishmërinë e tij e Komisionit që ai drejton do t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave të Kryesisë së Kuvendit Popullor.
(Vijon në faqen 4)
Mbërriti në vendin tonë Kryetari i Komisionit të Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit»
Me ftesë të ministrit të Drejtësisë, Dashamir Kore, dje mbërriti në vendin tonë kryetari i Komisionit të Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit», anëtar i Parlamentit Evropian, Prof. Antonio La Pergola.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministri i Drejtësisë, Dashamir Kore, drejtor drejtorie në MPJ, Petraq Pojani e të tjerë.
Ndodhej gjithashtu, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë, Torquato Cardilli.
Dje, kryetari i Komisionit të Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit», Prof. Antonio La Pergola, u prit në takime të veçanta nga ministri i Drejtësisë, Dashamir Kore dhe kryetari i Gjykatës, të lartë, Kleanthi Koçi.
Në këto takime ai u informua mbi ndryshimet që janë bërë dhe po bëhen aktualisht në legjislacionin shqiptar, mbi punën e ndërmarrë për hartimin dhe miratimin e akteve të reja ligjore që synojnë konsolidimin e shtetit juridik, demokratizimin pluraliste e respektimin e të drejtave të njeriut, sipas standardeve ndërkombëtare bashkëkohore dhe mbi masat e ndryshme që janë marrë në këtë drejtim. Gjatë këtyre takimeve u nënvizua nevoja e bashkëpunimit me organizmat përkatëse evropiane, e sidomos me Komisionin e Këshillit të Evropës «Demokracia nëpërmjet ligjit».
(ATSH)
Niko Gjyzhari, priti misionin e dytë të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Dje paradite, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Niko Gjyzhari, priti misionin e dytë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Prof. Mario Blejer.
Pasi uroi mirëseardhjen, ai shprehu besimin se misioni i dytë i FMN-së do të angazhojë më tej gatishmërinë për futjen e Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Edhe Qeveria jonë, vuri në dukje ai, është zotuar që ta çojë deri në fund pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar monetar dhe financiar. Për këtë ne jemi duke vazhduar me intensitet punën. Kemi kristalizuar mjaft probleme të Reformës Ekonomike që po zbatojmë, për të cilat kemi shumë nevojë edhe për mendimin tuaj. Kërkova të bëj këtë takim me ju, theksoi Niko Gjyzhari, për të diskutuar së bashku rreth disa problemeve që janë me interes, si ato për situatën ekonomike që po kalojmë dhe për çështje financiare për normalizimin e marrëdhënieve me bankat, për të shkëmbyer mendime për zbatimin e Reformës Ekonomike etj.
Gjithashtu, ai theksoi se programi ekonomik i Qeverisë Shqiptare, që do të paraqitet në Kuvendin Popullor, do t’i japë prioritet të rënda përmirësimit të situatës në vend, si dhe marrëdhënieve me shtete e organizmat ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Prof. Mario Blejer falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se, dua t’ju komunikoj deri ku kemi arritur, cilat janë gjërat që duam të bësojmë me ju. Qëllimi i misionit të dytë të FMN-së, theksoi ai, është që të plotësojmë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për këtë duhet të kompletojmë dokumentacionin lidhur me strukturën e ekonomisë, të marrim gjithë informacionin e nevojshëm për të llogaritur kuotën e anëtarësimit. Për realizimin e kësaj, vuri në dukje Prof. Blejer, kërkojmë ndihmën tuaj. Në mars, kur ishim në Shqipëri, punuam për grumbullimin e ma-
Bisedime në Uashington
Në 9 janar, një ambasadë e Republikës së Shqipërisë në SHBA, Raman Beru i prit?
Në 9 janari, një ambasadë e Republikës së Shqipërisë në SHBA, Raman Beru i prit? Ambasada së SHBA-së? Ambasadori Robert Berg, Këshillari i posaçëm i zëvendës sekretarit të shtetit të SHBA, Lorenc I. Eagleberger.
Gjatë takimit u shpreh kënaqësia për bashkëbisedimet e rivendosjes së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe dëshira për konkretizimin e shpejtë të këtyre marrëdhënieve të fuqishme.
Bisedime në Uashington
Në 9 janar, një ambasadë e Republikës së Shqipërisë në SHBA...
Në 9 janar, një ambasadë e Republikës së Shqipërisë në SHBA, Raman Beru i prit? Ambasada së SHBA-së? Ambasadori Robert Berg, Këshillari i posaçëm i zëvendës sekretarit të shtetit të SHBA, Lorenc I. Eagleberger.
Gjatë takimit u shpreh kënaqësia për bashkëbisedimet e rivendosjes së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe dëshira për konkretizimin e shpejtë të këtyre marrëdhënieve të fuqishme.
Pasi u informua për gjendjen e tanishme politike dhe ekonomike në Shqipëri, ambasadori Robert Berg vlerësoi rolin stabilizues që mund të luajë Shqipëria në këto situata në rajon.
(ATSH)
(Vijon në faqen 4)
Ndal tregtisë kufitare të paligjshme
Kohët e fundit po përjetojmë dicka tragjike.
Janë larguar nga vendi për në Itali, Greqi e gjetkë, në rrugë të ligjshme e të paligjshme me mijëra qytetarë shqiptarë. E dhimbshme për familjet e tyre, e dhimbshme për Shqipërinë, e dhimbshme për të gjithë ne që dëshirojmë ta shikojmë vendin si gjithë Evropa. Krahas kësaj plage, që ende nuk po mbyllet, shfaqet të reja po hapën. Sot ndodh një tjetër mallë i çuditshëm: miell i furrave të vogla po rrjedh. Sidomos? ato, po të hidheshin, nesër me bukë... Në informacionet e ardhura dhe nga kontaktet me qytetarë të rrethove kufitare mësojmë se në këto zona po grabiten bagëtitë në kooperativa e ndërmarrje bujqësore, por edhe të banorëve të fshatrave pranë. Po grabisin edhe njerëzit e tjerin. Si pa gjë të keq, në disa raste fare lirshëm, tufa me bagëti, lopë apo dhe viça, vihen përpara dhe çohen matanë kufirit. I shesin privatisht ku të mundin. Të fituar kanë dalë sigurisht, kur kemi parasysh çmimet jashtë dhe tek ne. Ndodhin këto për arsye të një, sikur të mos ketë drejtues në ekononomi, sikur nuk ka roje o nuk ekziston vijë kufiri, pa le më organet të ruajtjes së rendit dhe punonjësit doganave. Edhe prapë priviletë? jetë, ka rregulla në botë (për eksportin e mallrave nga një vend në tjetrin madje tepër të rrepta. Edhe kooperativat, siç u përmendën në vendimin e fundit, subjekt më vete janë, edhe tregtia të drejtëpërdrejtë mund të bëhet në me jashtë. Por edhe për tregtinë kufitare ka rregulla, ka ligje që duhen zbatuar. Kjo që po ndodh sot nuk është tregti kufitare e personave të veçantë juridik apo fizik, por tregti kontrabandë. Sepse nuk po dalin vetëm bagëtitë por edhe produkte të tjera bujqësore, të cilat ne sot i importojmë nga jashtë. Po importojmë edhe patate dhe qepë, po edhe mish.
Përse ndodh kjo? Ndodh sepse çmimet e disa produkteve të vendit janë më të larta nga këto që kemi ne sot. Rregullimi pa vonesë i këtyre çmimeve është një faktor që kufizon këtë «eksod», të produkteve bujqësore. Por jo vetëm kjo, çdo shtet ka ligje e rregulla të forta kufitare e doganore, ka licenca, ka forca e ruajtës së rendit e të tjera. Pa forcuar këto nuk mund të parandalohen veprimet që po vihen re, ndoshta janë në fillimet e para. Nga të gjitha organet përkatëse kërkohet të merren masa të shpejta për të ndaluar këtë «hemorragji», ekonomike që është bërë tepër shqetësuese.
SELIM HOXHA
TELEG RAME URIMI
Drejtuar Presidentit të Republikës, Ramiz Alia
I nderuari zoti Ramiz,
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju urojmë zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirë që në këtë Shqipëri të bëhet një republikë demokratike e fortë në demokraci dhe populli shqiptar, i lirë të përparojë me proceset demokratike. Besojmë se proceset demokratike ne Shqipëri, të cilat kishin dhe kanë mbështetjen Tuaj dhe të forcave të tjera demokratike, të zhvillohen dhe do të thellohen më tej.
Përfitoj nga rasti që të shpreh kënaqësinë tonë për rezolutën e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë për Kosovën dhe uron bashkëpunimin dhe komunitetin që gjithanshëm ndërmjet gjithë shqiptarëve.
Dr. IBRAHIM RUGOVA
Prishtinë, më 7 maj 1991
Shkëlqesisë së Tij
Zoti Ramiz Alia
President i Republikës së Shqipërisë
Tiranë
Në emër të zgjedhjes së Shkëlqesisë suaj President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë ngjarje dhe të shpreh dëshirën time që marrëdhëniet miqësore e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen e rriten në të ardhmen.
MAUNO KOIVISTO
President i Republikës së Finlandës
I dashur zoti Ramiz,
Jam i bindur se marrëdhëniet miqësore që tashmë ekzistojnë midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen e rriten në të ardhmen.
MAUNO KOIVISTO
President i Republikës së Finlandës