10/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 maj 1991

PARAQITET PLATFORMA E PROGRAMIT TË QEVERISË DHE PËRBËRJA E SAJ

DJE NË KUVENDIN POPULLOR Dje në orën 10.00 Kuvendi i vazhdoi punimet lidhur me pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me formimin e Qeverisë dhe programin e saj. Ndodhej edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia. Në fillim, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami njoftoi se ka ardhur një numër mjaft i madh letrash, ku shprehet mendimi se në përgjithësi punimet e Kuvendit të parë pluralist janë të pëlqyeshme dhe ka mbizotëruar fryma e mirëkuptimit. Ndërkohë shprehet shqetësimi i madh që diskutimet duhet të jenë më konstruktive dhe të shpejtohen ritmet e punimeve të Kuvendit. Pastaj ai dha fjalën Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, i cili paraqiti platformën e programit të Qeverisë dhe përbërjen e saj. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Kastriot Islami u tha deputetëve që pyetjet që kanë për kryeministrin t’i paraqesin me shkrim në sekretari. Mbas pushimit, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor ia dha fjalën kryeministrit Fatos Nano për t’iu përgjigjur pyetjeve. Ndërkohë deputeti Sali Berisha kërkoi të lejohej një deklaratë drejtuar Parlamentit, por kryetari i kryesisë së Kuvendit, i tha që ta lejojë mbas përgjigjeve që do të japë kryeministri. Pas insistimit të deputetit Sali Berisha, kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor i ndërpreu punimet dhe pasi u konsultua me kryetarët e grupeve parlamentare njoftoi se Kuvendi Popullor do t’i vazhdojë punimet sot në orën 10.00. (Foto: ATSH)

NGA FJALA E SHOKUT FATOS NANO

Të nderuar deputetë, Seanca e sotme shënon një hap të ri të rëndësishëm në zhvillimin e punimeve të këtij Kuvendi të parë pluralist. Nevoja e rifillimit mbi baza të reja të veprimtarisë së pushtetit ekzekutiv nga qendra në bazë, në kushtet e reja që janë me shtete e organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Gjendja financiare e vendit paraqitet mjaft e rënduar. Nga viti i kaluar trashëguam probleme të mëdha financiare, një deficit prej dhe prej dhe bashkëpunimi politik me të gjitha vendet që respektojnë mirëqenien e interesat e ndërsjella etj. Duke vlerësuar programet e gjithë partive politike dhe në konsultim me to, Qeveria paraqet si alternativë më realiste dhe më të besueshme për daljen nga kjo iniciativës sipërmarrëse të në aspektin ligjor, si fazë e parë, privatizimi i vogël Situata tepër e rëndë ekonomike që po kalojmë shtron si imperativ të ditës që nga ky Kuvend t’u drejtohemi me një apel të qartë patriotik gjithë punonjësve të vendit, të gjitha forcave politike, sindikale e shoqërore që të angazhohen të bashkëpunojnë realisht për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të çelur rrugë të reja zhvillimi. brenda dhe jashtë parlamentit, për kapërcimin e kësaj situate të rëndë, për stabilizimin e zhvillimeve demokratike në vend dhe për intensifikimin e marrëdhënieve me botën është bërë imperativ i ditës. I ngarkuar nga Presidenti i Republikës për të formuar Qeverinë e re, përpara se t’i paraqes këtë Kuvendin përbërjen dhe programin e saj, më lejoni t’ju raportoj për veprimtarinë e deritanishme të Këshillit të Ministrave, i organizuar si një Qeveri pune. Problemet kryesore, me të cilat jemi angazhuar për përgjejësitë e mëdha gjatë kësaj periudhe, kanë qenë frenimi i rënies së mëtejshme të gjendjes ekonomike, ruajtja e stabilitetit të jetës politike e sociale të vendit dhe intensifikimi i marrëdhënieve me shtete e organizma ndërkombëtare. Qeveria ka punuar me preokupacion të veçantë për të plotësuar nevojat më të domosdoshme të popullit e të ekonomisë me prodhime të vendit e të importit. Me shqetësim Këshilli i Ministrave u angazhua në ruajtjen e rendit e të qetësisë, duke bërë përpjekje maksimale për të mënjanuar konfliktet sociale dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin sa më normal të proceseve të demokratizimit dhe të fushatës së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor. Megjithatë, në këtë periudhë nuk kanë munguar ekseset, veprimet e paligjshme dhe ngjarjet e rënda, pavarësisht nga angazhimet e rënda, ndër të cilat më fatale janë ato me dëmtime të jetëve njerëzore. Shpërthimi dhe tërmeti i Lezhës, Qeveria kishte ndalur posaçërisht me analizën e ngjarjeve dhe u ka kërkuar organeve të drejtësisë të përcaktojnë përgjegjësitë ligjore të personave të involvuar. Këshilli i Ministrave nuk e ka kufizuar veprimtarinë e vet vetëm në problemet e ditës. Ai mori një varg masash që kanë të bëjnë me zbatimin dhe thellimin e reformës ekonomike në vend, si dhe me zgjerimin e lidhjeve ekonomike e politike me shtete e organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Hapa me rëndësi historike përbëjnë pa dyshim rivendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 15 mars të këtij viti, hyrja në një fazë të re bashkëpunimi të ngushtë me shtete fqinjë e mike, si Italia e Turqia, si dhe nismat për vendosjen e kontakteve të reja me shtete të rajonit të tjera të botës, veçanërisht në Evropë e në Lindjen e Mesme. Krahas këtyre, janë vendosur e po zhvillohen lidhje zyrtare me Fondin Monetar Ndërkombëtar e me Bankën Botërore dhe po punohet për të përfunduar marrëveshjet përkatëse për pranimin e vendit tonë në këta organizma dhe sigurimin e fondeve të nevojshme valutore për ristrukturimin e ekonomisë. Gjithashtu është punuar për të arritur marrëveshje me shtete e firma të tjera në kuadrin e bashkëpunimit teknik, ekonomik e financiar. Të nderuar deputetë! Ekonomia jonë ndodhet në një krizë komplekse, që është pasojë e problemeve të grumbulluara prej vitesh. Kjo krizë shprehet në rënien e theksuar të ritmeve të rritjes së produktit shoqëror, të të ardhurave kombëtare, të investimeve e të eksport-importit, si dhe në rënien e ndjeshme të rendimentit të punës. Në periudhën janar-mars, në krahasim me tre-mujorin e parë të vitit të kaluar, u prodhua më pak gaz natyror e shoqërues 22 milionë m3, mineral kromi gjithsej 65 mijë tonë, pluhur kimike 53 mijë tonë, çimento 45 mijë tonë, pëlqyrë e sofra 7,5 milionë ml, këpucë gjithsej 386 mijë palë etj. Në bujqësi janë dorëzuar më pak qumësht 18 mijë tonë, mish 600 tonë, vezë 14 milionë kokrra dhe perime 10 mijë tonë. Vëllimi i qarkullimit të mallrave me para në dorë është më i ulët për rreth 140 milionë lekë. Në vitin 1990 të ardhurat valutore u realizuan më pak se parashikimet rreth 316 milionë dollarë. Kjo kohë thellimin e asaj negative të bilancit të pagesave, që alla nga 96 milionë dollarë që ishte në fillim të vitit, arriti në 254 milionë dollarë. Mospërmbushja e eksporteve dhe importet e shtuara kanë bërë që deficiti i bilancit të pagesave të arrijë pagesave të jetë 73 milionë lekësh. Gjendja e mallrave në rezervën shtetërore është sot në pikën më kritike, ose 6 herë më e vogël se ç’duhet të jetë ajo në kushte normale. Këtë gjendje po e rëndojnë më tej grevat masive të punëtorëve, ndërprerjet në punë për arsye të tjera, kërkesat ultimative për rritje të pagave e përmirësime të menjëhershme të kushteve të punës nga ndërmarrje e degë të tëra të ekonomisë, pa mbajtur parasysh kushtet, mundësitë dhe pasojat që ata i sjellin ekonomisë. Pasoja të rënda në prodhimin e sotëm e të ardhshëm bujqësor dhe në furnizimin e tregut kanë sjellë edhe ndërprerjet e punës në disa kooperativa bujqësore, me kërkesa për të rishikuar marrëdhëniet ekonomike e financiare të tyre me ndërmarrjet ekonomike dhe buxhetin e shtetit të realizuara për vite me radhë, duke insistuar pa asnjë bazë ligjore, që përmirësimeve eventuale t’u jepet fuqi vepruese për periudhën e kaluar, siç kanë ndikuar edhe shpërndarjet pa kriter dhe grabitja e bagëtive të tufave të përqendruara nga individë e grupe kooperativistësh e punonjësish të disa ndërmarrjeve bujqësore, thyerja pa kriter e në disa raste shitja e tyre me mënyrë të paligjshme nga persona të veçantë jashtë kufijve të atdheut. Këto dukuri janë pasojë e konfuzionit dhe e pasigurisë që kanë krijuar alternativat e shumta që janë shtruar në programet e ndryshme elektorale, si dhe e përgjegjjeve të elementëve keqbërës që duan të përfitojnë në kurriz të të tjerëve në këtë periudhë tranzicioni të zbatimit të reformës ekonomike e të forcimit të shtetit juridik. Është fakt se procesi i vrullshëm i shndërrimeve të gjera demokratike, i cili solli pluralizmin partiak, përcaktimin e platforme të re të reformave ekonomike në Shqipëri, zgjerimin e lirive e të drejtave të njeriut dhe standardeve europiane, është të zhvilluar në kushtet e këtyre vështirësive të mëdha ekonomike e sociale. Konceptet e reja dhe programet, me të cilat janë paraqitur forcat politike e sociale të vendit, me gjithë larminë e tyre, në thelb konvergjojnë në disa pika themelore, si pluralizmi politik, ekonomia e tregut, shteti juridik, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, integrimi në forumet europiane, tipin e një ekonomie të hapur për veprimtari të përbashkëta me partnerë të huaj. Së pari, të ndërpritet rënia e ekonomisë dhe të futet ajo në rrjedhën e stabilizimit. Kjo do të arrihet nëpërmjet masash të tilla si nxitja e interesimit material të punonjësve me anë të rritjes së pagave e të pjesëmarrjes në fitime, mbi bazën e shtimit të prodhimit, sigurimit të fondit të nevojshëm të mallrave të konsumit të gjerë e të lëndëve të para dhe shfrytëzimit të intensiv të pasurive natyrore e njerëzore të vendit. Për këtë qëllim do të përshpejtohet procesi i tërheqjes së kapitaleve e investimeve të huaja në veprimtari e ndërmarrje të përbashkëta, do të zgjerohen lidhjet e bashkëpunimit ekonomik, prodhues, financiar e tregtar me jashtë, në mënyrë të veçantë duke marrë ndihma e kredi nga shtetet dhe institucionet financiare ndërkombëtare, nga institucione e firma të tjera, si dhe nga bashkëatdhetarët tanë e shoqata të ndryshme. Kjo mbështetet në klimën e re të mirëbesimit të ndërsjellë që kanë krijuar reformat themelore, legjislative dhe ekonomike në Shqipëri, në angazhimin tonë për ruajtjen e stabilitetit e pakthyeshmërisë së këtyre proceseve demokratike dhe në masa të tjera të pritshme për kapitalin e huaj, e që do të miratohen ky Kuvend pluralist. Së dyti, të kryhet kalimi gradual dhe i plotë në ekonominë e tregut, ku të bashkëjetojnë e konkurr­ojnë të gjitha format e pronës, duke u harmonizuar me rol rregullues e kontrollues të shtetit. Thelbi i masave të reformës është privatizimi i ekonomisë dhe garantimi ligjor e praktik i iniciativës sipërmarrëse të gjitha subjekteve. Në këtë fushë janë bërë disa hapa në aspektin ligjor, siç është e para, privatizimi i vogël po shtrihet e do të zgjerohet në krejt sektorët e tregtisë me pakicë, të shërbimit komunal e artizanal, të transportit automobilistik, duke përfshirë edhe shitjen e apartamenteve të banimit etj. Kjo do të fillojë të realizohet në shkallë të gjerë që në muajin qershor të këtij viti përmes shitjes në ankand dhe formave të tjera që mënjanojnë korrupsionin dhe u japin përparësi punonjësve të talentuar dhe atyre që paguajnë menjëherë, për t’u krijuar kushtet më të njëjta të gjithë sipërmarrësve që dëshirojnë të blejnë me burimet e veta, me kredi dhe me qira. Shteti do të mbrojë sektorin privat dhe do të ndihmojë që ai të konsolidohet sa më shpejt, duke e mbështetur edhe në kontratat me investues të huaj privatë. Faza e dytë do të përfshijë privatizimin e ndërmarrjeve të mesme e të mëdha, në sektorin prodhues të mallrave të konsumit, në ndërtim, në shërbime etj., në masën e shpërbërjes së tyre në njësi të manovrueshme e konkurruese. Është e domosdoshme që prona shtetërore të ruhet në degët që kanë rëndësi vendimtare për zhvillimin e ekonomisë. Por ndërmarrjet shtetërore do të riorganizohen, administrohen e konceptohen në një formë të re. Ato do të jenë të pavarura nga shteti në marrjen e vendimeve për orientimin e prodhimit e të shitjeve, për formimin e çmimeve e të pagave etj., duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë kërkesave kontraktore e fiskale. Kjo formë do të fillojë që këtë vit, me qëllim që të përmirësohet rrënjësisht administrimi i tyre, të aftësohen ato në kushtet e ekonomisë konkurrenciale dhe t’u përshtaten efektivitet formave të ndryshme të bashkëpunimit e të integrimit me firma të huaja. Shteti do të vazhdojë të limitojë pavarësinë e atyre ndërmarrjeve që ende kanë pozitë monopol në treg, si janë ujësjellësit e prodhimi i energjisë elektrike, hidrocentralet e termocentralet për prodhimin e energjisë elektrike, nafta etj., për të kontrolluar e mënjanuar çdo abuzim spekulativ në kurriz të konsumatorëve të vendit. Krahas këtyre, do të ekzistojnë (Vijon në faqen 2)

Situata tepër e rëndë ekonomike që po kalojmë shtron si imperativ të ditës që nga ky Kuvend t’u drejtohemi me një apel të qartë patriotik gjithë punonjësve të vendit, të gjitha forcave politike, sindikale e shoqërore që të angazhohen të bashkëpunojnë realisht për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të çelur rrugë të reja zhvillimi.