26/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 maj 1991

LERENI QEVERINË TË PUNOJË

Që nga fundi i muajit shkurt e deri tani janë ndërruar 3 Qeveri. U shpërnda Qeveria «moniste» si shkaktare e krizës, u formua Qeveria e Punës e përkohëshme, deri sa të bëheshin zgjedhjet për të cilat mezi shtyhmin ditët, u miratua me në fund edhe Qeveria nga Kuvendi i ri Popullor që përfaqëson vullnetin e zgjedhësve. Menduan se nuk do të mbahonin çregullimet. Po s’qe e thënë. Rrugëve të Tiranës e të disa qyteteve të tjera të vendit do të lën grevistë që kërkonin veç të tjera dorëheqjen e Qeverisë!... Po t’i bëjmë thirrje kujtesës do na bëjë ndërmend se më shumë pas zgjedhjeve, krerë të opozitës u premtuan simpatizantëve se pushteti i PP-së nuk e ka jetën të gjatë, se «demokracia» së shpejti do të fitojë edhe zonat e paprambetura, ndërsa në të premtimet bëheshin edhe më konkrete: «pushtetmbajtësit nuk do të arrinë t’i hanë qershitë!...» Prandaj në përpjekjet aktuale të opozitës nuk ka asgjë të papritur e që s’është thënë. Mund të na çudisё vetëm gatishmëria për t’i marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve dhe kur janë thellësisht politike. Nëqoftë se kanë kërkesa për punën, për pagën apo për kushtet e trajtimit le të protestojnë sipas shkallës së përgjegjësisë të kërkojnë deri edhe shkarkimin e ministrit përkatës të zemë të industrisë; po ç’kanë me ministrin e arsimit, të shëndetësisë, të punëve të jashtme, të mbrojtjes, të komunales..., pra me tërë Qeverinë? Ç’argumente kanë dhe ç’faj bëri Qeveria? Shithi Shqipërinë? Shiti trojet te i huaji, vodhi, shpërdoroi, u tregua e paaftë? Çfarë bëri? Na i argumentoni të ngremi tërë qytetin në këmbë. Qeveritë nuk janë kukulla që të luajë me to kush të dojë. Ishin të vjetra. Ja, u bënë dje të rinj. Ishin «pa shkollë», ja u kthyen me fakultete e disa me 3-4 gjuhë të huaja. Aftësitë ç’të keqe kanë, vetëm atë, siç u shpreh një deputet i opozitës që janë anëtarë të Partisë së Punës? Pra, sipas kësaj logjike, jo 3 po 30 qeveri të ndërrohen, asnjëra s’bëka po të jetë e PPSH. Ja ta zëmë se për hir të «tolerancës», «konsensusit» e «hogëm këtu Qeveri dhe vëmë atë që thotë opozita, po atëherë do të ngrihet pjesa tjetër më e madhe do protestojë: «pse tallen me ne, doni të na shpini prapë në zgjedhje nga dikush me insistim të fitojë?». Ç’gjë ka të përbashkët greva me konsensusin? Në emër të demokracisë kërkohet me «ultimatum» dorëheqja e Qeverisë. Kjo është prepotencë masive për vendime që mbajnë përgjegjësitë me insistim të fitojë?». Prandaj shokë të Qeverisë shtojuni vështirësive të zakonshme edhe këtë të disave që s’ju duan dhe punoni me devocion, me patriotizëm, me të gjitha aftësitë.

Takim i Presidentit të Republikës, Ramiz Alia, me sindikalistë të Federatës së Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve e Pasuruesve

Dje paradite, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, pati një takim me një grup sindikalistësh të Federatës së Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve e Pasuruesve nga Kalimashi, Bulqiza, Memaliaj, Vllahsi, Tërnova, etj. Minatorët i shprehën Presidentit shqetësimet e tyre dhe e informuan për kërkesat që kanë paraqitur për përmirësimin e pagave e në kushtet e punës. Gjatë bisedës sindikalistët theksuan se kërkesa kryesore e tyre drejtuar organeve qeveritare është që me zbatimin e reformës së pagave dhe çmimeve të ruhet diferenca në shpërblim midis minatorëve dhe punonjësve të profesioneve të tjera. Ata u shprehën që Qeveria duhet të veprojë për të çbllokuar situatën. Gjithashtu sindikalistët bënë vërejtje pse nga dikasteret nuk ndërhyhet me shpejtësi për të plotësuar disa kërkesa fare të thjeshta, që s’kanë nevojë për studim, sidomos për kushtet e punës. Ata theksuan se kanë kërkesa thjesht ekonomike dhe se janë për të bashkëpunuar me qeverinë, por duke i përcaktuar qartë angazhimet e saj ndaj minatorëve dhe afatin e plotësimit të tyre. As ne pa qeverinë, as qeveria pa ne nuk mund të bëjë. Ne duam të kthehemi në ndërmarrjet tona me besimin se problemet që kemi do të zgjidhen. Shoku Ramiz Alia vlerësoi faktin që pothuajse tërë klasa punëtore e industrisë minerare ka zgjedhur si rrugë për plotësimin e kërkesave të veta bashkëbisedimin konstruktiv me organet shtetërore dhe presionin mbi burokracinë, duke e ndërlidhur prerë punën. Ky, tha ai, është një qëndrim i pjekur e patriotik. Duke folur për kërkesat e minatorëve presidenti vlerësoi që ruajtja e raportit të pagës së tyre me pagat e punonjësve të tjerë është e domosdoshme. Në vendimet që do të merren nga ana e Qeverisë për pagat kjo çështje do të zgjidhet drejt e në 1 korrikut, duke ruajtur prioritetin e shpërblimit të minatorëve ndaj kategorive të tjera të punonjësve. Greva që ka filluar e po vazhdon në shumë sektorë që nga mesi i muajit, tha në vazhdim Presidenti, i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë. Por ajo tanimë ka arritur në një pikë të atillë që po dëmton edhe interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve e shatarëve. Paralizimi i transportit ka rrezikuar deri lënien pa drithë e ushqim në disa zona të thella, ndërsa rezervat e tyre po mbarojnë. Pengimet janë shfaqur, madje, edhe në sektorë të tillë, si shërbimi sanitar, që ka të bëjë direkt me jetesën e njerëzve. Si rrjedhim, siç u njoftua nga komunikata e Këshillit të Ministrave, edhe vdekshmëria foshnjore ka filluar të rritet. Nga informacionet që po transmeton çdo ditë televizioni, si nga letrat e telegramet e shumta që kam marrë personalisht, dhe si një shumicë punëtorësh duan të kthehen në punë, pa hequr dorë nga kërkesat që kanë paraqitur. Ky vullnet nuk duhet penguar. E drejta për punë nuk është më pak demokratike se e drejta për grevë. Siç duket, vijoi Presidenti, ka përpjekje për ta instrumentalizuar lëvizjen greviste të punëtorëve për të nxjerrë përfitime politike. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse mund të çojë në përçarje të popullit, në kundërvënie të punëtorit ndaj punëtorit, gjë që nuk e dëshiron askush që i do të mirën atdheut. Prandaj i drejtohem popullit u bëj thirrje gjithë punonjësve të ruhen nga spekulime të tilla, të mbledhin forcat e të punojnë për të mirën e tyre e të vendit, duke iu kundërvënë cilitdo që përpiqet të ndezë zjarr, të kultivojë grindje e urrejtje, të ngjallë mosbesim ndaj shtetit. Presidenti u foli pastaj minatorëve për punën dhe detyrat e vështira që po përballon momentalisht Qeveria. Unë, tha ai, e çmoj angazhimin serioz të saj për zgjidhjen e problemeve që janë akumuluar. Në veprimtarinë e saj ajo ka e do të ketë mbështetjen time si President. Sigurisht, tha shoku Ramiz, rezultatet e punës së Qeverisë do të kishin qenë më efektive nëse me të njëjtin preokupacion dhe vullnet do të punonte edhe aparati administrativ, i organeve qendrore dhe i atyre të bazës, i cili lëngon nga burokratizmi dhe nga mentalitete të vjetra. Por ne mund të shpresojmë, me përpjekje të dyanshme edhe nga Qeveria, edhe nga punëtorët, do të arrihet që dukuri të tilla të çrrënjosen. Në fund Presidenti foli për nevojën e përballimit të vështirësive dhe punuar bashkërisht e me frymë të shëndoshë. Kemi pasur edhe situata më të vështira, theksoi ai, por i kemi kaluar pa u gjunjëzuar, duke mbështetur njëri-tjetrin. Populli ynë di e mirë se çfarë i duhet në një kohë të tillë: unitet, besim në të ardhmen dhe qëndresë e vendosmëri për punë. Në takim merrte pjesë edhe kryetari i Komisionit Organizator për krijimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kastriot Muço. Në përfundim të takimit erdhën edhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, dr. Kastriot Islami, kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano. Minatorët falënderuan Presidentin Ramiz Alia për pritjen e përzemërt, për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin që u bëri punës së tyre. Takimi u zhvillua në selinë e punës së Presidentit. (ATSH)

PËRGJIGJE BSP-së

Këto ditë, qeveria është akuzuar për neglizhencë e indiferencë ndaj kërkesave të grevistëve si dhe për mosmarrjen në kontakt me ta, si dhe më parë gjatë gjithë kësaj jave qeveria intensivisht ka marrë kontakte me përfaqësues të sindikatave, si ato të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura ashtu edhe Federatës Sindika- u përcaktua rruga e vetme e mundshme ekonomikisht e pranueshme e zgjidhjes së këtyre kërkesave. 2. U zgjidhën kërkesat e pikave 6 e 7. U prunua që fletët e kampit e gabinat për pushime do t’u shpërndahen punonjësve sipas marrëveshjes me sindikatat e tjera. U prenë nga ana jonë që të mos merret asnjë përgjigje nga komitetet ekzekutive në godinat në kontribut vull- pra- ndikatave, si ato të Bashkimit nua nga ana jonë që të mos merret Sindikatave të Pavarura a- asnjë përqindje nga komitetet ekze- Shtu edhe me Federatat Sindika- kutive në godinat me kontribut vull- le. Duke gjykuar se insinua­ta netar që janë në proces ndërtimi, të tilla janë shpërhur edhe më me përjashtim të përqindjes së dy- parë në nivele e forma të ndry- qaneve dhe asaj të caktuar për per- shme, qeveria më dat. 24. maj sonat që u janë shpërnasuar shtë- 1991 u ka dhënë edhe zyrtarisht pitë. këtë përgjigje bashkimit të 3. U zgjidhën kërkesat e pikave Sindikatave të Pavarura: 9 e 10. Filloi nxjerrja e gazetaës Po publikojmë këtë përgjigje: «Sindikalisti», u sistemua në godinë Këshilli i Ministrave, duke vle- të përshatshme BSPSH dhe po si- rësuar realist kërkesat e parashtru- stemohen edhe degët në rrethe. ara në peticionin tuaj, i diskutoi gje- 4. U zgjidhën kërkesat e pikave rësisht ato, ballafaqoi mendimet në 11, 12, 13 e 15. Të dhënat ekonomi- frymën e mirëkuptimit me përfaqë- ke sindikatat do t’i marrin nga vje- suesit tuaj dhe mori të gjitha masat tarët statistikorë. Sindikata juaj u e mundshme për zgjidhjen e tyre: njoh si person juridik dhe gëzon 1. U zgjidhën kërkesat e para- të gjitha të drejtat e përcaktuara shtruara në pikat 1 e 2 të peticio- me ligj. E drejta e pushimit për nit për rritjen 50 për qind të paga- festat fetare do të zgjidhet marriti- ve e të pensioneve të punonjësve që min e legjislacionit të ri të punës. u shpallën me komunikatën «Për 5. Kërkesat e parashtruara në pi- përfundimet e mbledhjes së Këshil- kat 16 e 17 që lidhen me dekretin lit të Ministrave për reformën e pagave e të çmimeve», në të cilën (Vijon në faqen 2)

Miting në Tepelenë

Në mbështetje të programit të lë politike e sociale të vendit, Në mbështetje të programit të lë politike e sociale të vendit. Komiteti Ekzekutiv i KP dhe kryesia e Qeverisë dhe të masave që ajo ka marrë për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe stabilizimin e jetës (Vijon në faqen 2)

Presidenti Turgut Ozal priti ministrin Moikom Zeqo

STAMBOLL, 25 maj - Mbas për-fundimit të mbledhjes së ministrave të Kulturës të vendeve ballkanike, që u mbajt në Ankara, STAMBOLL, 25 maj - Mbas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Kulturës të vendeve ballkanike, që u mbajt në Ankara, presidenti i Republikës së Turqisë, Turgut Ozal, priti më 24 maj 1991 në Stamboll, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe të Sporteve të Republikës së Shqipërisë, Moikom Zeqo. Në këtë takim shumë miqësor dhe me frymë vëllazërore, presidenti Turgut Ozal vlerësoi lart miqësinë tradicionale midis popullit turk dhe popullit shqiptar. Ai u interesua për situatën në Shqipëri dhe shprehu kënaqësinë për ecurrinë e proceseve demokratike në vendin tonë. Në vazhdim ai tha se «ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, të ndihmojmë shqiptarët jemi miq dhe vëllezër. Ne premtojmë për popullin shqiptar dhe e mbajmë fjalën». Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve, duke theksuar mundësitë e investimeve të turqve konkrete në fushën e industrisë, të ekonomisë. Ministri Moikom Zeqo, pasi e falënderoi për pritjen e përzemërt, i shprehu presidentit të Turqisë mirënjohjen e popullit shqiptar për ndihmën si dhe besimin në perspektivën e qartë të bashkëpunimit dypalësh. Ai i transmetoi atij përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia dhe të qeverisë shqiptare. Në fund të takimit presidenti i Turqisë, Turgut Ozal, tha se në vizitën e tij të ardhshme që do të bëjë në Shqipëri, «do të shohim së bashku mundësitë e reja konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat». Ai i kërkoi ministrit shqiptar t’i transmetojë Presidentit Ramiz Alia urimet më të mira për zhvillimin dhe ardhmen e Shqipërisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës dhe Sporteve të Turqisë, Namik Kemal Zeybek. (ATSH)

«Unë do të votoja për anëtarësinë e plotë të Shqipërisë në organizmat politike të Evropës»

Nga intervista e delegacionit të Këshillit të Evropës — DEKLARON ZOTI STEN ANDERSON, KRYETAR I KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS. Nga intervista e delegacionit të Këshillit të Evropës «Unë do të votoja për anëtarësinë e plotë të Shqipërisë në organizmat politike të Evropës» — DEKLARON ZOTI STEN ANDERSON, KRYETAR I KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS. Këshilli i Evropës është themeluar në vitin 1949. Ai është një organizatë ndërqeveritare politike. Ky Këshill grupon 25 vende me sisteme demokratike pluraliste të Evropës. Këshilli Evropian është i veçantë nga Bashkësia Evropiane e 12-tshes. Ky Këshill e ka selinë e tij të përhershme në Pallatin e Evropës në Strasburg të Francës. Këshilli Evropian vepron në favor të unitetit evropian në sajë të ruajtjes dhe forcimit të demokracisë pluraliste dhe të drejtave të njeriut, përcaktimit të zgjidhjeve të përbashkëta të problemeve të shoqërisë, mbështetësimit dhe valorizimit të identitetit kulturor evropian. Në fjalën e tij Zoti dhe ministri i Jashtëm i Suedisë tha: Gjatë kohës që qëndruam në Shqipëri ne patëm një program intensiv, u takuam me përfaqësues të shtetit, të qeverisë dhe të partive politike. Gjatë qëndrimit këtu ne mësuam shumë rreth situatës në Shqipëri. Ne i ndjemë të gjitha vështirësitë që ka populli shqiptar, vështirësitë që janë ndarë në të gjitha vendet që kanë kaluar nga një sistem i centralizuar i ekonomisë në një sistem me orientim tregu. Kjo periudhë tranzicioni, natyrisht ka dhe sakrificat e veta. Por, gjatë takimeve që ne realizuam këtu, unë jam shumë optimist se sa nga ç’ mendoja para se të vija në Shqipëri. Të gjithë ata persona që unë takova këtu, shprehen vullnetin e tyre për të kontribuar në procesin e demokratizimit dhe në reformat ekonomike. Unë jam i bindur se Këshilli i Evropës do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur për të kapërcyer këtë periudhë tranzitore. Zonja Katerin Lalamiur, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës, duke mbështetur kryetarin e Këshillit të Evropës, zotin Anderson, tha se do të doja të flisja për rëndësinë e vizitës së Këshillit të Evropës në Shqipëri. Për ne Shqipëria ishte një vend i panjohur, i shkëputur nga Evropa. Këto vite e fundit ne kemi përshëndetur lëvizjet që janë zhvilluar në Evropën Qendrore e Lindore si dhe në Shqipëri. Në rrugën e saj Shqipëria kërkon të realizojë tashmë reformat ekonomike e paketën ekonomike e politike, me një fjalë, të bashkohet me familjen evropiane, në të cilën populli shqiptar (Vijon në faqen 4)

THIRRJE TË VËLLEZËRVE KOSOVARË

Apel i «Komitetit të Kosovës për informimin e opinionit botëror»

Të gjithë partive politike, shoqatave dhe popullit vëlla në Republikën e Shqipërisë; iu drejtohet me këtë: Të dashur vëllezër të një gjaku, - Në këto momente historike që po përjeton Kosova dhe populli shqiptar në Jugosllavi; - Në këto momente për Liri a flijuar, për Kosovës dhe shqiptarëve në Jugosllavi; - Në këto momente kur serbët në Kosovë dhe Sllavët, po i armatos Ser-bia për të copëtuar Kosovën dhe për të shfarosur shqiptarët nga ‘gjakja e tokës Iliro - Dardane; - Në këto momente kur Kosova dhe shqiptarët nën Jugosllavi, të bindur se nuk jetojnë nën serbosllavi, janë ngritur në këmbë si një trup i vetëm për Liri e Unitet kombëtar; JU LUSIM: - Mos e rrezikoni sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, duke thyer, djegur, shkatërruar dhe grevuar; - Mvesheni punës, bëheni tolerante, të civilizuar, ndërtoni Atdheun e ëndrrave tona; - Mos u besoni atyre që shqiptarëve dojnë tua shesin të huajve, atyre që Shqipërinë e dojnë si çiflig, Kosovën si kartë për Karrierë, gjakun dhe djersën tuaj për kredi politike; - Mos shkoni pas veglave të Serbisë e të shërbimeve të huaja informative që cilët duke shfrytëzuar tollovi në Shqipëri i ngulin thika pas shpine Kosovës siç ndodhi nga 2 Korriku 1990 e deri në këto caste, se ato e dëmtojnë unitetin kombëtar, pengojnë Kosovën në rrugën që po trason; - Sa më e fortë, stabile dhe unike që të jetë Shqipëria, aq më e fortë është Kosova e shqiptarët nën Jugosllavi; dhe - Mos harroni se çdo përçarje që shkaktojnë disa parti politike në Shqipëri shkaktojnë përçarje dhe prishin unitetin kombëtar në Kosovë dhe ndër kosovarët në Evropë e Amerikë. Në fund po shfrytëzojmë nga rasti që: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë t’i urojmë punë të mbarë me gjuhë të tolerencës e mirëkuptimit midis deputetëve; Qeverisë dhe Kryeministrit (shokut, Fatos Nano), suksese në realizimin e detyrave të dhëna nga populli; Shokut Ramiz Alia shëndet në detyrën e Kryetarit të Republikës së Shqipërisë dhe mbarë Kombit shqiptar, dhe Mbarë popullit vëlla në Atdheun e Shqipeve, jetë të bukur dhe të përparim në ndërtimin e unitetit kombëtar. Në emër të Sekretariatit të Komitetit të Kosovës për informimin e opinionit Botëror (KKIOI-ës) Sekretari: Gafur Adili Lucernë, 25.05.1991

Të dashur shokë sindikalistë

Të dashur shokë sindikalistë, , Shoqata kombëtare «Jusuf Gervalla» në Nju-Jork të SHBA-së, ndjek me shqetësim dhe preokupacion të veçantë zhvillimet aktuale të grevave që po ndodhin në Shqipëri. Ne konstatojmë se krahas thellimit të proceseve të vërteta demokratike populli shqiptar dhe qeveria e tij po ballafaqohet me një seri fenomenesh të cilat më shumë se çdo gjë tjetër dëmtojnë vetë punëtorët, nivelin e jetës së tyre dhe ekonominë shqiptare. Ato prishin qetësinë dhe zbeh optimizmin për të ardhmen e kombit dhe të atdheut. Grevat e këtyre ditëve kanë shtuar tension të madh dhe shqetësim te çdo shqiptar. Prandaj shoqata jonë është thirrur këtyre forcave destabilizuese që dëmtojnë ekonominë shqiptare. Gjithashtu shoqata jonë i bën thirrje sindikatave të pavarura dhe gjithë punëtorëve shqiptarë që të ndërpresin grevat dhe të ruajnë qetësinë e t’i tregojnë vendin kujtdo që përpiqet të shkaktojë situata tensioni në punë. Për shoqatën kombëtare «Jusuf Gervalla», fenomen shqetësues, i dëmshëm dhe i rrezikshëm që ushqen destabilizimin ekonomik e politik është shfrytëzimi e punës dhe dalja në greva. Sindikatat e pavarura shqiptare nuk duhet të pajtohen me këtë hutim të përgjithshëm. Prandaj ju themi sindikalistëve se, me punë dhe vetëm me punë do të kapërcehen vështirësitë e mëdha, pra edhe pambetja ekonomike dhe kriza që e kërcënon çdo ditë e më tepër. Në këto kushte të rënda ekono- mike i bëjmë thirrje sindikatave të pavarura dhe punëtorëve shqiptarë që t’i përveshin punës dhe t’i dalë zot vatanit, halleve të mëdha që po përjeton sot atdheu ynë i shtrenjtë - Shqipëria. Shoqata jonë i mbështet pjesërisht shqetësimet dhe disa nga kërkesat e drejta të punëtorëve grevistë, për rritjen e pagave por edhe kërkojmë me këmbëngulje për masat që duhen marrë në mënyrë urgjente qeveria shqiptare për furnizimin me lëndë të para të disa ndërmarrjeve, nga mungesa e të cilave disa punëtorë nuk punojnë dhe paguhen, si dhe për t’u prerë rrugën veprimeve burokratike në organizimin dhe drejtimin e punës dhe të prodhimit. Pra ne të shoqatës kombëtare «Jusuf Gervalla», kërkojmë që t’i leni mënjanë e çastit, grevat dhe sindikatat e pavarura të parët të japin shenjën mbyllin në punë, për të treguar se vetëm me anë të saj do të krijojnë qetësi e stabilitet, garanci për demokracinë e shumëpritur, që shqiptarët duan ta ndërtojnë. Ky imperativ i kohës i duhet t’i udhëheqë sindikatat e pavarura për t’u orientuar drejt në këto situata të turbullta e të vështira, për të gjetur forca e për të vënë mbi gjithshka interesat e Shqipërisë, të zhvillimit e përparimit të saj. Me respekt, Shoqata Kombëtare «Jusuf Gërvalla» Nju-Jork të SHBA-së Nju-Jork, më 22 Maj 1991