30/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 maj 1991

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Dje paradite Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet në seancë plenare. Duke hapur këtë seancë, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Skënder Islami tha se në mënyrë normale dhe të logjikshme, pas punës në komisione, duhet të fillonim shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve. Por nga grupet parlamentare dhe nga Këshilli i Ministrave ka propozuar që fillimisht të merremi me diskutimin e gjendjes, të masave që janë marrë për kapërcimin e situatës së krijuar nga grevat. Mbi këtë bazë, u propozua, ai si Kryesi vendosëm të zhvillojmë këtë seancë plenare. Në fillim fjala iu dha kryetarit të Këshillit të Ministrave, deputetit Fatos Nano, i cili informoi për punën e bërë nga Këshilli i Ministrave për zgjedhjen e kërkesave të punonjësve dhe masat për normalizimin e gjendjes së rëndë të ekonomisë të shkaktuar nga grevat. Qeveria e dalë nga parlamenti i parë pluralist vetëm para dy javësh është e vetëdijshme për situatën e vështirë, tha ndër të tjera Fatos Nano. Ajo, edhe pse nuk është përgjegjëse për gabimet e problemeve të grumbulluara prej vitesh, mori përsipër një barrë të rëndë për të stabilizuar gjendjen social-ekonomike të vendit dhe për ta futur atë në rrugë të reja zhvillimi. Por, tri ditë pas marrjes së votbesimit, filluan grevat që prekën e paralizuan sektorë kyç të ekonomisë. Në ditët që pasuan, Qeveria u përpoq të bëjë gjithçka që varet prej saj për t’iu dhënë zgjidhje realiste problemeve të daljes nga kriza, duke zbatuar edhe kërkesat e punëtorëve grevistë. Hapi i parë dhe kryesor i programit që Qeverisë ishte përfundimi i studimit për reformën e pagave e të çmimeve, i nisur që para fillimit të grevave. Vënia e tij në zbatim përbën orientim bazë të gjithë reformës në ekonominë e tregut. Edhe pas shpalljes së këtyre masave, për të cilat ka filluar dhe do të vazhdojë të bëhet sqarimi i opinionit publik, grevat, me gjithë prirjen e rënies, nuk u ndërprenë. Në to janë përfshirë aktualisht rreth 130 mijë punonjës. Greva ka krijuar probleme të mëdha ekonomike e sociale jo vetëm për sektorët që ka përfshirë, por edhe për sektorët e tjerë të ekonomisë e të jetës së popullit. Nga përllogaritjet e përafërta demi ekonomik i shkaktuar deri tani vlerësohet me rreth 150 milionë lekë. Në kushtet e vështira në të cilën e nisi punën qeveria u vu para kërkesave të shumta e shpesh herë ultimative për rritje të pagave e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës nga mjaft qëndra pune e kolektivash punonjësish. Tashmë është bërë e qartë, theksoi ai më poshtë se elementët të veçantë në kryesinë e sindikatave të pavarura dhe në komisionet organizatore të grevave po abuzojnë me kërkesat e drejta ekonomike të punonjësve dhe po shfrytëzojnë ato për qëllime politike, për të paralizuar shtetin, për të krijuar tensione sociale që çojnë në prishjen e unitetit të popullit. Në një kohë kur të gjitha forcat politike publikisht janë shprehur për rivendosjen e rendit dhe funksionimin e shtetit ligjor, Qeveria po ballafaqohet me veprime të shumta të jashtëligjshme. Në disa rrethe e sektorë, drejtues të sindikatave, në kundërshtim me statusin e tyre dhe në mënyrë spekulative, kanë marrë përsipër detyra apo funksione që i takojnë administratës shtetërore. Këto veprime i ka favorizuar edhe burokracia e krijuar prej vitesh. Veçanërisht me zhvillimet e sotme në rajon e përreth, ku janë të destabilizuar centralizuar deri tani vlerësohet me rreth 150 milionë lekë. Në seancën që filloi në orën 21.40 kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, tha se grupet parlamentare së bashku me forcat e tjera politike, si dhe në konsultim me Presidentin, ranë dakord për hartimin e një komunikate, lidhur me gjendjen aktuale në vend. Në të thuhet: Për të dalë nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet mbarë vendi grupet parlamentare dhe partitë politike në konsultim me Presidentin po (Vijon në faqen 2)

Kujt i vlen kjo paralizë?

- SHKODËR - Edhe më 29 maj, në ditën e 14-të të grevës, gjendja në qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet mjaft e tensionuar. Thuajse paralizë. Krahas grevës së përgjithshme, shqetësimi i të gjithë qytetarëve shkodranë është përqendruar tek greva e urisë që po zhvillohet prej dy ditësh një grup sindikalistësh në ndërtesën e sindikatave të pavarura të rrethit. Sipas intervistës së Ferdinand Temalit dhe organeve të tjera lokale të informacionit grevistët nuk pranojnë të takohen me asnjë përfaqësues të organeve të pushtetit të organizatave politike e shoqërore, të shtypit etj. Gjithashtu ato nuk tregojnë për numrin e pjesëmarrësve në grevë. Gjithnjë sipas deklaratës së mësipërme, grevistët janë punonjës nga ndërmarrje të ndryshme, punëtorë dhe intelektualë, punonjës të artit e të kulturës etj. Ata kanë deklaruar se janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të paraqitura në Qeveri më 9 prill të këtij viti. Para godinës së sindikatave të pavarura, në shenjë solidarizimi qëndrojnë edhe shumë sindikalistë të tjerë, të cilët nuk janë pranuar nga komisioni organizator të futen në grevën e urisë. Dje paradite grupet e ndryshme sindikaliste dhe punëtorë organizuan mitingje spontane në mbështetje të grevistëve të urisë, ku hodhën edhe parulla të ndryshme si «Do të fitojmë», «Partia e Punës na jep do tërheqjen», «Qeveria të japë dorëheqjen» etj. Nga biseda që bëmë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, me sekretaren Esma Ulqinaku, mësuam se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ju dhënë në kohë ndihmën e duhur mjeksore grevistëve e për probleme të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e jetës së tyre. Pranë grevistëve është emëruar të jetë edhe një ekip mjekësor. Po ashtu nga bisedimet paraprake, sindikatave të pavarura u janë zgjidhur të gjitha kërkesat e mundshme nga rrethi, kur zgjidhet nga qeveria ato i quajnë të pjesëshme e të papranueshme. Mendojmë se pavarësisht nga kërkesat e grevistëve, drejtues të pushtetit në rreth e të ndërmarrjeve ekonomike duhet të lejojnë të marrin takim, për të parë nga afër gjendjen e tyre si dhe për të mundësuar gjetjen e rrugëve të përshtatshme për çbllokimin e situatës. BEDRI ISLAMI

Me punë dhe dialog demokratik

- GJIROKASTËR - Siç na thonë edhe në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, këto tri ditët e para të kësaj jave, në ndërmarrjet e rrethit të Gjirokastrës punohet normalisht. Javën e kaluar pati shenja greve dhe u realizuan disa, disaorëshe e njëditëshe, si në ndërmarrjen e ndërtimit, uzinën mekanike bujqësore, ndërmarrjen e përpunimit të drurit dhe uzinën metalike. Drejtoritë e ndërmarrjeve, seksionet e aparatit dhe komiteti ekzekutiv i KP të rrethit, deri te titullarët, u ulën e biseduan shtruar me punëtorët. Takime u bënë edhe me sindikatat e pavarura të ndërmarrjeve dhe të rrethit. Kërkesat që mund të zgjidheshin në çast u zgjidhën, për të tjera u lanë afate konkrete e reale. Për rastet e grevave të paligjshme pati dhe denoncim në organet kompetente të drejtësisë. Është situatë e qetë apo greva është pushuar? Është grevëthyerje apo dialog demokratik ajo që u bisedua dhe vazhdon? Mendojmë se vetë klasa punëtore, që jeton dhe e kupton situatën e rëndë të vendit dhe interesat e saj, kërkon t’i zgjidhë problemet demokratikisht, në pajtim me interesat e mëdha kombëtare. Por dhe gjuha demokratike e zgjedhur nga organet ekonomike e të pushtetit, deri të ndërmarrjes, ka vlerë. Njerëzve po u qëndrohet afër, kërkesat nuk shihen me indiferencë, por njihen e bëhen përpjekje për zgjidhjen e tyre. Megjithatë ndërgjegjja e punonjësve është e rënduar, psikologjia e dëshpërimit po shtohet. 2 mijë punëtorë paguhen me 80 për qind, shumë ndërmarrjeve u mungon lënda e parë e importit dhe e vendit, si çimento, hekur, lëndë druri, vaj për makinat bujqësore etj. Po fillojnë të duken shenjat dhe në produktet ushqimore. Për të gjitha këto duhet vlerësim maksimal. THANAS DINO

Greva s’ka, por pasojat ndjehen

- LIBRAZHD - Këto ditë, kur po mbyllja një pesëmujor, do të ishte e natyrshme të jepet një informacion sado i thjeshtë se sa është prodhuar e sa është shpenzuar në ndërmarrje, pastaj në shkallë rrethi e më gjerë. Por mungesat e shumta të lëndëve të para, tani së fundi dhe greva, dihet se ç’rezultate sjellin. Megjithatë këto pasoja dukush i ndjen më shumë e dikush më pak. Në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Librazhdit, p.sh., mësuam se prodhimi i përgjithshëm industrial për pesëmujorin parashikohet të kalojë 92 përqindëshin, kurse plani i eksportit është të jetë tejkaluar që tani. Ndërkohë, ka ndërmarrje si ajo e nxjerrjes së kromit që pesëmujorin e ka realizuar 110 për qind. Pas një dite greve, edhe minatorët tani vazhdojnë punën, veçse në shembet e grumbullimit të mineralit kanë mbetur stok rreth 100 mijë tonë hekurkromik dhe 5 mijë tonë krom. Vazhdimi i grevës gjektë disa ndërmarrje të Librazhdit, edhe pse këtu s’ka greva, i ka lënë pa punë për mungesë të lëndëve të para. Veçanërisht këto mungesa ndien ndërmarrjen e ndërtimit, atë të përpunimit të drurit, në ndërmarrjen tregtare etj. GJERGJ POLISI

Transporti dhe TEC-i bllokojnë rrethin

- KORÇË - Nga informacioni që ka komiteti ekzekutiv i KP të rrethit të Korçës, del se është e 14-ta ditë rresht që ndërmarrjet ekonomike të këtij qyteti janë paralizuar nga greva e punëtorëve. Nga dita në ditë gjendja sa vjen e bëhet më shqetësuese. Vërtet këto ditët e fundit ka filluar nga puna linja që punon me një firmë të huaj në kombinatin e trikota[z]hit dhe te hotel «Iliria», është punuar në linjat e fabrikat e ndërmarrjeve ushqimore, pjesërisht në furrën e dytë të minierës Mborje Drenovë, në qytetet Maliq e Bilisht etj., Po tepër shqetësuese është gjendja në ndërmarrjet e tjera. TEC-i dhe parku i mallrave kanë ndaluar së dukshmi në këtë gjendje. Për shkak të mungesës së avullit dhe energjisë elektrike nga TEC-i nuk punojnë disa ndërmarrje të rëndësishme. Është ndërprerë transporti i linjës Korçë-Guri i Kuq dhe me zonat e ndryshme të rrethit. Shkollat e fshatrave nuk po zhvillojnë rregullisht mësimet se mungojnë mësuesit. Për mungesë të furnizimit me solar, rrezikohen të kalojnë në avari të rënda furrat në fabrikën e qelqit. Këtë gjendje e kanë rënduar edhe më tepër grevat e urisë që kanë filluar të zhvillohen edhe këtu. Më 28 maj, në mesditë, rreth 20 minatorë të minierës së Mborje Drenovës, sektori i trasportit filluan grevën e urisë. Kërkesat e grevistëve janë plotësimi i 17 pikave të peticionit që i është dërguar qeverisë nga sindikatat e pavarura. Po dje, rreth orës 10, një grup numri i të cilëve nuk dihet, kanë hyrë në mjediset e ndërtesës pranë muzeut të artit mesjetar, ku po zhvillojnë grevën e urisë. Nga ana e e kësaj greve, shëndetësisë janë marrë masat për të ruajtur gjendjen shëndetësore të grevistëve. Po kështu natën, duke u gdhirë 28 maj 1991 u kryen vjedhje në një arkë të kursimit të qytetit, në një klub të NTUS-it dhe në dy dyqane ushqimore. Forcat e rendit vazhdojnë punën për sqarimin e çështjes. Për ndërprerjen e grevave dhe rifillimin e punës nga ana e komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, dhe nga komiteti i Partisë së Punës janë marrë takime e janë bërë biseda me punëtorët e përfaqësuesit e sindikatave të pavarura, por me gjithë këto rezultatet kanë qenë të pakta. Në këto kushte të vështira, të bësh thirrje për t’u rikthyer në punë, për të mos lënë të shkatërrohen sektorët jetikë të ekonomisë, nuk do të thotë të jesh kundër kërkesave të drejta të punëtorëve, përkundrazi, do të thotë të përkrahen interesat e tyre.

NJOFTIM I MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK

Më datën 29 maj 1991, rreth orës 10.00, në disa pika të sheshit “Skënderbej” në Tiranë u grumbulluan njerëz të ndryshëm, kryesisht moshash të reja. Në një moment të caktuar si të dirigjuar nga një dorë e padukshme, shpërthyen në britma duke hedhur parrulla të ndryshme destabilizuese e duke bërë thirrje për përmbysjen e qeverisë. Pak më vonë, me turmën u bashkuan dhe njerëz të tjerë e pas kësaj nisën të lëvizin drejtim të cepit të Pallatit të Kulturës. Forcat e rendit bllokuan rrugën dhe bënë thirrje që të largoheshin, sepse mitingu i Ndërtimit. Ndërhyrjes së forcave të rendit për t’u shpërndarë, me shiheshin, turma iu kundërpërgjigj me gurë, tulla, pllaka mermeri e sende të tjera të forta. Më pas thue e shkatërroi xhamat, vitrinat, klubin e mjediset e tjera të katit të parë të Pallatit të Kulturës. Thyen xhamat e Komitetit Ekzekutiv, të Ministrisë së Transporteve e të Ministrisë së Ndërtimit. I vunë zjarrin bar “Sahatit” dhe dogjën klubin e bufene e Ministrisë së Rendit Publik. U dogjën gjithashtu 3 makina “Ifa” të policisë, një zjarrfikëse që shkoi për të fikur ato dhe një autoveturë e Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Nga forcat e rendit u plagosën me gurë, thika e mjete të forta 35 vetë, nga të cilët 5 janë shtruar në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rezervuar. Persona të tjerë nuk janë paraqitur në spitale për mjekim.

Apel vetvetes

Ndoshta, atë pamje të shëmtuar të qendrës së kryeqytetit tonë të dashur e kanë dhënë mbrëmë shum[ë] stacione televizive të botës. Pallati i kulturës me xhama të thyer, të cilët edhe një zjarrfikëse që digjej nga zjarri para këtij pallati. Bulevardi i mbushur me gurë e pllaka të thyera me të cilat demonstruesit sulmuan dhunshëm forcat e ruajtjes së rendit. Pjesë të shkatërruara në godinat e ministrive, dy lokale tregtie të shkre[t]uara, një veturë dhe grumbulli i orendive e pajisjeve që u dogjën në mes të rrugës. “Të gjitha këto që po shkaterrohen, gjithçka që po digjet shkretohet, nuk rëndojnë aspak mbi burokracinë, por mbi kurizin tonë, të popullit. Atëherë, ç’kanë me popullin këta njerëz, thosht[e] aty në shesh një punëtor duke përpjekur të ... ... shkatërruar ... për të rënë ... Tirana dje, dhe të gjitha veprimet shkatërruese që kemi përjetuar gjatë këtij viti. Ata mijëra qytetarë tiranas që morën pjesë në demonstratë, mbas e i bënë apel vetvetes për urtësi e mirëkuptim. Mbasi kishin parasysh edhe Kosovën, fatin e ... (Vijon në faqen 3)

Humbjet në prodhim - mbi 5 milionë lekë

- DURRËS - Sipas të dhënave që ka komiteti ekzekutiv i KP të rrethit, janë përfshirë në shkallë rreth rreth 11 mijë punëtorë. Humbjet në prodhimin industrial deri tani janë mbi 5 milionë lekë. Vazhdon puna në disa ndërmarrje në sektorë të shërbimit shëndetësor, të tregtisë, furnizimit të popullit etj. Më datën 28 maj filluan grevën e urisë disa mashinistë të drejtorisë së hekurudhave. Ata kanë hyrë në stacionin e trenit në shenjë proteste për moszbatimin e kërkesave që kanë bërë që në muajin janar, ashtu dhe të kërkesave prej 17 pikash, që janë shpallur nga BSPSH-së. Aty nuk pranojnë të futet asnjë njeri. Kërkojnë që të zgjidhen të gjitha kërkesat e tyre e pastaj të rifillojnë punën.

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

(KOMUNIKATË E PËRBASHKËT SHQIPTARO-ANGLEZE) Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, të nisura nga dëshira e tyre për të zhvilluar marrëdhëniet në mes të dy vendeve mbi bazën e barazisë, mosndërhyrjes, respektit të ndërsjellë, ranë dakord që të rivendosin marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, duke filluar nga data 29 maj 1991. Të dyja palët u morën vesh që më 7 qershor 1991 delegacionet e tyre përkatëse të takohen për të diskutuar rreth zgjidhjes së çështjeve të përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull midis dy vendeve. Të dyja palët u morën vesh gjithashtu që të zhvillojnë dhe nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis dy vendeve në fushat ekonomike, tregtare, kulturore, teknike, shkencore, etj.

Mbi vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani në Hungari

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani, u prit në mbrëmjen e ... ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, Geza Jeszenszki. (ATSH)

Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani priti delegacionin e MPJ të Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani, priti dje delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të kryesuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm E. Megalokonomu, në një takim që kaloi në një atmosferë miqësore. Kapllani, priti dje delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të kryesuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm E. Megalokonomu, në një takim që kaloi në një atmosferë miqësore. Duke vlerësuar vizitën e këtij delegacioni ministri i Jashtëm shqiptar theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të dialogut politik në premisë për zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme midis dy vendeve tona. Ai foli për reformat e gjithanshme politike, ekonomike, sociale, etj, që janë ndërmarrë në vendin tonë dhe të cilat krijojnë një perspektivë të re për marrëdhëniet tona dypalëshe, për të dhënë një shtysë në të ardhmen në fusha të bashkëpunimit. Me të ministri Muhamet Kapllani u ndal në proceset pozitive që po zhvillohen në Evropë, ku janë prishur ekuilibret e vjetra e po krijohen të reja, dhe ku kompleksiteti i ngjarjeve kërkon një realizëm më të madh politik. Kjo është veçanërisht e nevojshme në rajonin tonë, ku megjithë proceset pozitive, janë vërejtur zhvillime që përmbajnë faktorë destabilizues, dhe ku stabiliteti ndikon jo vetëm në gadishullin Ballkanik, por edhe në shkallë evropiane. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, E. Megalokonomu, e vlerësoi vizitën e delegacionit në Shqipëri si pozitive e të frytshme dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Shqipërinë. Ai vuri në dukje se qeveria greke u jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve shqiptaro-greke si në planin dypalësh, ashtu dhe në atë ballkanik. (ATSH)

Përfundoi mbledhja e ministrave të shëndetësisë së shteteve të Ballkanit

Dje përfundoi në Stamboll mbledhja e parë e ministrave të Shëndetësisë të shteteve të Ballkanit. Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive. Ministrat shkëmbyen mendime mbi rrugët për zgjerimin e bashkëpunimit shumëpalësh në fushën e shëndetësisë midis vendeve të rajonit. Ata nënvizuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi, si pjesë e procesit të integrimit evropian, dhe theksuan se një bashkëpunim efektiv në sektorin e shëndetësisë do të kontribuojë njëkohësisht për të vendosur marrëdhënie më të ngushta dhe një mirëkuptim më të mirë midis vendeve ballkanike. Ministrat ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit shëndetësor, të kujdesit preventiv të shëndetit, prodhimit të medikamenteve, të ruajtjes së shëndetit nga ndotja e mjedisit, të shkëmbimit kurativ, etj. U theksua gjithashtu nevoja e shkëmbimit e të kontakteve të personelit shëndetësor në lehtësitë mjekësore për të siguruar bashkëpunimin në fushat e dokumentacionit, të kërkimeve shkencore dhe të përvojës që do të përfitohet nëpërmjet seminareve, konferencave dhe mbledhjeve. Në përfundim u miratua komunikata e përbashkët. Pjesëmarrësit ranë dakord që mbledhja e ardhshme e ministrave të shëndetësisë të zhvillohet në Athinë në gjysmën e parë të vitit 1992; do të ketë paktën deri dy mbledhje në vit të zyrtarëve të lartë të Ministrive të Shëndetësisë në Turqi dhe do të zhvillohet gjatë vitit 1991 mbledhja e grupit të ekspertëve për problemin e ilaçeve, në Bullgari do të mbahet mbledhja e ekspertëve për mjekësinë. (Vijon në faqen 4)