Në seancat e ditës së djeshme të Kuvendit Popullor, vazhduan diskutimet që kanë të bëjnë me gjetjen e një zgjidhje të re politike në vend.
Deputetët përgjithësisht shprehën shqetësimin e tyre dhe të popullit që përfaqësojnë për gjendjen tepër shqetësuese politike, ekonomike e sociale, që vazhdon të rëndohet dita ditës për shkak të grevave, papunësisë, humbjes së qetësisë dhe të besimit. Ata shprehën mendimet e tyre për rrugët dhe mënyrat për të dalë nga kjo situatë shumë e vështirë dhe për të hapur perspektiva. Ashtu si ditën e djeshme, pati mendime që të krijohet një qeveri koalicioni, ku të bëjnë pjesë përfaqësues nga të gjitha forcat politike, brenda dhe jashtë parlamentit. Përkundrazi, deputetë të tjerë argumentuan se e vetmja rrugëdalje nga kriza është krijimi i një qeverie pluraliste për stabilizimin e jetës në vend, e cila do të qeverisë deri në zgjedhje të reja parlamentare. Pozitiv është fakti se sot pati pika të shumta afrimi midis deputetëve të Partisë së Punës dhe të opozitës përsa i përket kësaj zgjidhjeje të re politike.
Në seancën e fundit që u hap në orën 22.25, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, tha se me shqetësimin për të gjetur një zgjidhje politike, kryesitë e partive politike kanë rënë dakord për një formulim të përbashkët. Ai u sugjeroi deputetëve t’i thellojnë diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës. Pastaj ai lexoi këtë njoftim të kryesive të partive politike:
«Partitë politike, pas diskutimeve paraprake, ranë dakord në parim për krijimin e një qeverie të stabilizimit të vendit me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të gjitha forcave, deri në zgjedhje të reja.
Partitë politike po vazhdojnë diskutimet për të konkretizuar programin, përbërjen dhe afatet».
Kuvendi do t’i vazhdojë punimet ditën e hënë në orën 17.00.
(ATSH)
Në pritje të zgjidhjes së re politike
Pas ndjekjes së disa seancave të Kuvendit përmes TV-së,
Opinioni mbarë, këtë ditë është tejet i sensibilizuar, si asnjëherë tjetër.
Qetësia e normaliteti i jetës tanë pësuan shvendosje. Grevat e urisë janë shndërruar në një fakt tragjik. Afër grevistëve të urisë mitingje të një pas njëshme spontane. Njerëzit për orë të tëra mbërrijnë vështrimin para ekranit, në pritje të shbllokimit të gjendjes. E ke komshiu im, me sy të buavitur nga pagjumësia, zbret në pikë të mëngjesit me shpresë se mos merr një shishe qumësht për djalin. Po ai, si dhe të tjerë nuk kanë vetëm fjalin e djalit të vogël.
«Xhanëm, një thirrje s’mund t’ua bëjmë këtyre deputetëve tanë? Mbetën disa vetëm duke mbrojtur pikëpamjet e partive të tyre. Ka që vështirë qenka t’i lënë përkohësisht mënjanë partitë dhe të mendojnë vetëm për Shqipërinë. U bë pres që ata në parlament të shfaqin urtësinë e popullit dhe jo të shpalosin cilësitë e temperamentit, tifozllëkun partiak me oratori false».
Pra, njerëzit janë në pritje për një zgjidhje të re politike, të funksionimit të shtetit. Në radhë të parë kjo kërkon kontributin e çdo deputeti, pavarësisht nga mendimin e qëndrimit prej tyre.
- Nuk arrij ta kuptoj heshtjen e disa deputetëve të Elbasanit, thotë mësuesi i anglishtes Ingrid Deja. - Nuk po i dëgjoj të flasin fare. Madje dhe kur kanë marrë fjalën ndonjëherë, jo vetëm nuk kanë rekomanduar ndonjë zgjidhje, por as kanë thënë ndonjë mendim me peshë. Më së shumti ata vetëm kanë përsëritur të tjerët. Mua më duket se ata nuk e kanë përpjekur me vere mendimin e zgjedhësve. Athërë, ç’ndihmë po japin ata për formulën më të përshtatshme të një zgjidhjeje të re politike, që të kënaqë dëshirat e të gjithëve njerëzve, të të gjitha forcave politike brenda dhe jashtë parlamentit?
Çasti i tanishëm është vërtet delikat, madje me përgjegjësi të madhe historike. Parlamenti të parë pluralist vërtet i është caktuar një barrë e rëndë. Populli pret shumë prej tij. Ndërkohë populli vetë, po ta dëgjoni me vëmendje, të ndërruar deputetë, edhe pse zgjidhja politike është delikate, ai megjithatë e ka një mendim të tijin. Vlerësoheni dhe respektoheni atë jo nga pasionet partiake, por shqipërisht. Populli kërkon që t’i sigurohet stabilitet e qetësi. Atij i duhet që të ndalet rënia ekonomike e jo ta thellojë më shumë, të veprojë shteti ligjor e jo spontaniteti, jo vetëm të predikojë, por të garantojë paqen sociale, qetësinë, vllazërimin.
Rruga e demokracisë ku u futëm, më në fund, ka rregullat e veta prandaj po pranuar ajo zgjidhje që është më e përshtatshme, më paqësore. Në një çast si ky i tanishmi, populli nuk pret vetëm mendime partiake.
Kësaj alternative s’ke sesi t’i shmangesh. Me zemërgjerësi e realizëm s’ka gjë që të mos zgjidhet. Besojmë se këtë do ta kenë parasysh edhe deputetët, në emër të së nesërmes së afërt e asaj të largët.
Takime në Valias
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Kastriot Islami, deputeti Azem Hajdari dhe kryetari i PR Sabri Godo, shkuan dje në minierën e Valiasit ku janë ngujuar në pritje për të plotësuar kërkesat e tyre minatorët e Valiasit.
Erdha t’ju takoj si vëllezër, si shqiptar u tha Kastriot Islami minatorëve. Më poshtë ai theksoi se po flas hapur, gjendja është e vështirë. Juve doni përmirësimin e kushteve. Ne punojmë të shqetësuar dhe jetojmë me hallet tuaja, dhe do të luftojmë që ato t’i zgjidhim në parlament. Lidhur me kërkesat tuaja, ato ekonomike do të shqyrtohen dhe do t’ia transmetojmë që të gjitha kryeministrit, kurse të tjerat që lidhen me punimet e Kuvendit do të jap kontributin tim që ato të saktesohen sa më shpejt e më mirë, veçse ato duan kohë por që do të marrin rrugën e zgjidhjes patjetër. Midis tyre u zhvillua një bisede korrekte në shërbim të çbllokimit të situatës së rëndë të krijuar.
(Sipas ATSH-së)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ITALISË
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit
të Republikës Italiane, Françesko Kosiga:
Zoti President,
Përvjetori i festës Suaj kombëtare më jep rastin e këndshëm që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe, përmes Jush, popullit mik italian urimet më të mira.
Shpreh bindjen se marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy popujve tanë dhe bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të përparojë në interesin e tyre të përbashkët, të paqes e të bashkëpunimit në Evropë.
Dëshiroj, me këtë rast, të formuloj për Ju, Shkëlqesi, urimet më të mira për lumturinë Tuaj personale dhe për popullin mik italian përparim e begati.
(ATSH)
Sesion shkencor me rastin e 45-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane
Me rastin e 45-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane (1946-1991), Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës, organizoi në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet një sesion shkencor jubilar.
Merrnin pjesë pedagogë të Universitetit të Tiranës, punonjës shkencorë nga Akademia e Shkencave, të ftuar nga institucione të ndryshme, nga dikasteret etj.
Merrnin pjesë dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Ilia Konomi, nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Hekuran Mara.
Ishte i pranishëm gjithashtu kulturor i ambasadës Italiane në Tiranë, Dr. Nikolla Firmani.
Fjalën e hapjes e mbajti dekani i Fakultetit Histori - Filologji, doktori i shkencave, Paskal Milo.
Pastaj u mbajtën disa kumtesa; nga docent Adem Mezini “Shqipëria e Republikës - fitore e forcave demokratike të shoqërisë Italiane” nga kandidati i shkencave Agron Cani. “Tendencat Republikane në Rikrijkthimin italiane”, “Gjurme në lidhje dhe të bashkëpunimit shqiptaro-italian gjatë Rilindjes sonë kombëtare. Mesi i shekullit të 19-të”, nga prof. dr. Gazmend Shpuza, nga docent Thanas Leci, “Disa tipare të lëvizjes së Rezistencës që popullit italian kundër pushtimit nazist, shtator 1943 - prill 1945”, nga docent Nasho Gjocali, “Aspekte të bashkëpunimit shqiptaro-italian në luftën Antifashiste”, nga kandidati i shkencave Petrit Nathall i “Popullita dhe roli i Italisë në Komunitetin Ekonomik Evropian”.
Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për organizimin e këtij sesioni shkencor dhe atasheu kulturor i Ambasadës Italiane në Tiranë, Dr. Nikolla Firmani.
Në përfundim të punimeve, Dr. Paskal Milo theksoi se sesioni shkencor ishte një dëshmi e vogël e asaj ndjenje të madhe miqësore që ushqeu populli shqiptar për popullin Italian, të respektit për historinë e kulturën e tij kombëtare.
(ATSH)
Kronikë nga jeta e vendit — Që të mos kemi më humbje
- PUKË -
Njerëzit tanë e duan punën. Shkojnë ata nga fshatra të ndryshme e të largëta të rrethit, që nga Mërturi, Bujoni, Qeleza, Gjegjani e Korthpula për në minierat e bakrit në Munellë, a gjetkë, per tek sondat maja maleve, pyjeve me motosharrë në krahinë dhe s’po e kursejnë mundin e djersën për t’i dhënë më shumë atdheut, ekonomisë që po katandiset keq e më keq.
Të vjen keq për këta njerëz kur i pyet për detyrat e prej tyre merr përgjigjen: «nuk po punojmë normalisht, por jo për fajin tonë». Munonjë le të para, bëhet pengesë trajtimi i punëtorëve nëpër menca, mjetet e transportit nuk qarkullojnë rrugëve përtej kufijve të rrethit.
Në ndërmarrjen e ndërtimit dalin në punë çdo ditë punëtorët, por atje tani s’ka më çimento se stacioni hekurudhor i Mjedës është paralizuar. Kujtim Njeri, përgjegjës i ofiçinës në këtë ndërmarrje, thotë se me shqetësim, por i kemi nisur disa mjete për në fabrikën e çimentos të Fushë-Krujës, nuk e di
GJENDJA VAZHDON TË JETË E PARALIZUAR
- SHKODËR -
Edhe pardje në qytetin e Shkodrës gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Puna vazhdon të jetë e ndërprerë thuajse kudo me përjashtim të sektorëve jetikë që lidhen me furnizimin e popullit. Paradite, nëpër udhët e qytetit, disa qindra sindikalistë organizuan manifestime spontane proteste, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë, për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar, për plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara nga peticionet e tyre. Manifestuesit ndaluan edhe para godinës së sindikatave të pavarura të rrethit, ku prej disa ditësh vazhdon greva e urisë. Aty, manifestuesve u foli kryetari i sindikatave të pavarura të rrethit Ferdinand Temali, i cili është pjesëtar në këtë grevë urie. Ai i ftoi për qetësi, për të kërkuar me demokraci, pa dhunë e eksese të drejtat e tyre, por duke qëndruar të bashkuar me njëri-tjetrin. Ai theksoi se grevistët do të qëndrojnë deri në fund të bashkuar dhe në kërkim të zbatimit të kërkesave të tyre.
Nga bisedat që bëmë me sin-Kuvendit Popullor, të cilët sipas tyre, duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe problemeve aktuale e shqetësuese të ditës e të mos merren me parcelizim partike, me diskutime të pafund e të pabereqet. Në presim, që parlamenti të ndikojë fuqishëm në zhbllokimin e gjendjes e sidomos për gjetjen e zgjidhjeve të re politike brenda afatit të kërkuar nga vetë deputetët.
Përgjithësisht manifestimet po zhvillohen të qeta, pa eksese dhe thyerje, duke përjashtuar këtu ndonjë thirrje të veçantë për manifestuesve të ndryshëm që personalitete të vendit apo thirrje ultimative.
Në ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, gjendja është më e qetë. Nuk ka patur manifestime apo grumbullime të ndryshme. Pranë ndërtesës së bashkimit të sindikatave të pavarura të rrethit, ku vazhdon prej disa ditësh greva e urisë, qëndrojnë me dhjetra e dhjetra sindikalistë të tjerë. Kërkesa e tyre është plotësimi i pikave të paraqitura në qeveri, por tashmë edhe me shqetësimin për gjetjen e sa më shpejt të një zgjidhje politike për situatën e krijuar.
por atje tani s’ka më cimento se stacioni hekurudhor i Mjedës është paralizuar. Kujtim Neziri, çimentos në Fushë - Krujë, nuk e di se kur do të kthehen. Presione për të mos punuar vërtet s’ka patur, por njësoj është kur paragatish në punë vetëm për të marrë 80 përqindshin. Çfarë i dhe ekonomisë? Asgjë. Deri kur kështu? Debatohet në parlament, por për të marrë vendime s’po merren as për t’i kthyer popullit gazetën, pa lë për ekonominë.
Në minierën e Tucit e atë të Kçirës minatorët vetëm një ditë ndëprenë punën në shenjë solidariteti me grevistët. Ditët e tjera janë në punë. Takuam disa prej tyre, Llësh Prendi, përgjegjës, të thotë se “kemi qenë pa punë 4-5 ditë për mungojë teknika dhe zgjidhja u gjet vetëm pasi u lëviz nga vendi administrata. Jemi për zgjidhje deri në një të kërkesave ekonomike, por pa u dhënë atyre ngjarja politike. Këtë e themi se nuk mund të gjejmë zgjidhje duke kundruar pa punë”. Këtu Kel Kola ndërhyn: “Ne e kemi vendin e punës, pse ta lëmë, kemi halle në shtëpitë tona e këto nuk zgjedhen pa punuar”.
Vërtet e shikon sakrificën e
(Vijon në faqen 2)
Kryeministri Fatos Nano i dërgon telegram urimi kryeministrit të Italisë
Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, i dërgoi këtë telegram urimi Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Xhulio Andreoti:
I nderuar Zoti Kryeministër,
Është kënaqësi e veçantë për mua që me rastin e 45-Vjetorit të themelimit të Republikës Italiane, t’Ju dërgoj përshëndetjet e mia më të përzemërta.
Thellimi i mëtejshëm i pandërprerë i proceseve demokratike në Shqipëri, në të cilën Qeveria Shqiptare është angazhuar plotësisht, do të krijojë kushte dhe do të favorizojë për forcimin e korrektësimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve e popujve tanë miq, si dhe në forcimin e sigurisë e të paqes në rajon.
Duke ju uruar mirëqenie personale, pranoni, i Nderuar Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të larta.
(ATSH)
Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani zhvillon bisedime me ministrin e Jashtëm Hungarez Géza Jeszenski
Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Hungarisë, dje ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, dr. Géza Jeszenski, me të cilin zhvilloi bisedime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për problemet e situatës në Ballkan dhe në Evropën Qendrore, si dhe për proceset integruese evropiane.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme e vlerësoi këtë vizitë si një moment historik në marrëdhëniet midis të dy vendeve, sepse Shqipëria
(Vijon në faqen 4)
Vizitë e ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë Muhamet Kapllani në Kroaci
Dje përfundoi vizitën e tij në Hungari ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Muhamet Kapllani.
Po dje ai u nis për një vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të Republikës së Kroacisë të RSF të Jugosllavisë. Deri në Kufirin Hungarezo-Jugosllav ai u përcoll nga ambasadori i Hungarisë në Tiranë Ferenc Poka.
(ATSH)
Kërkesat i shtrojnë pa e ndërprerë punën
- GRAMSH -
Në Gramsh asnjë kolektiv punonjës nuk është ngritur në grevë, ndonëse që të gjithë i mbështesin kërkesat e kolegëve të tyre nga rrethet e tjera. Për zgjidhjen e kërkesave të tyre ata kanë gjetur gjuhën e dialogut me drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve. Ç’motive i kanë detyruar këta punonjës që të solidarizohen me kërkesat e grevistëve, por që të mos ngrihen në grevë? E para, është gjendja e vështirë ekonomike e vendit. Ata janë të sigurtë se kërkesat nuk plotësohen duke paralizuar ekonominë, por duke u përpjekur për rritjen e prodhimit dhe në përderkohë duke vënë administratat para zërit të arsyes. E dyta, se pa punën e çdo punëtori nuk ka forcë ndërmarrja të flasë e jo më të ketë zë në Parlament. Me këtë arsyetim është punuar në Gramsh prej kohësh dhe arritjet janë pozitive. Se pas njëjtor eksporti u mbyll 115 për qind, kurse prodhimi i përgjithshëm industrial i shtuar 95 për qind. Ka ndërmarrje që tejkalojnë të gjitha detyrat, si ajo e grumbullim përpunimit komunalja, bonifikimi, NPA-ja etj. Megjithatë arritjet e mësipërme nuk janë ato që kërkohen. Arsyeja është se gjatë muajit maj ndikimi i grevës së përgjithshme u ndje edhe këtu. Mungesa të theksuara ka për lëndë materiale teknike si karburante, pjesë ndërrimi etj. Gjithashtu, si shkak i grevës së përgjithshme, në parkun automobilistik të mallrave është paralizuar puna.
Punonjësit e këtij rrethi janë të bindur se nuk punojnë për interesa partiake, por për interesat e tyre. Këtë mesazh ata ua dërgojnë gjithë kolektivave simotra në rrethe të tjera të vendit.
Në përkrahje të popullit shqiptar të Kosovës
MITINGJE NË RRETHE
Në përkrahje të popullit shqiptar të Kosovës
Partitë politike në rrethin e Tropojës organizuan pardje pasdite një miting historik në qytetin Bajram Curri në mbështetje të popullit shqiptar të Kosovës;
Në fjalën e rastit që mbajti poeti Hamit Aliaj, si dhe në atë të përfaqësuesve të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike e të Partisë Republikane, u shpreh solidariteti i plotë me kërkesat e drejta të popullit shqiptar martir të Kosovës, për liri, demokraci e barazi të plotë me popujt e tjerë të Jugosllavisë, dhe me indignatë të thellë u dënuan shtypja e genocidi që ushtron qeveria serbe ndaj tyre. Ç-
(Vijon në faqen 2)
Për stabilizimin e gjendjes
- Komiteti i Partisë së Punës të rrethit të Vlorës organizoi dje pasdite në Sheshin e Flamurit një miting me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie, lidhur me situatat aktuale politike, ekonomike e sociale që po kalon vendi ynë.
Fjalën e rastit e mbajti sekretari i Komitetit të PP të rrethit Agron Gjipali, i cili ndër të tjera
(Vijon në faqen 2)
Grumbullime në Tiranë
Dje, rreth orës 10.30, në sheshin Skënderbej në Tiranë, u grumbulluan nga drejtime të ndryshme punëtorë, minatorë, studentë, të rinj e të reja, etj. Në mitingun që u organizua këtu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare, morën pjesë edhe përfaqësues të kolektivave të sindikatave nga pellgu qymyror i Tiranës, dhe nga rrethe të vendit.
Pjesëmarrësve iu bë thirrje për solidaritet me minatorët grevistë të vendit, për të luftuar me mjete demokratike për arritjen e qëllimit.
Gjatë mitingut u hodhën parulla të ndryshme. Forcat e ruajtjes së rendit mbajtën rregullin e qetësinë. Në orën 12.30, pjesëmarrësit u shpërndanë qetësisht.
(ATSH)