08/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 June 1991

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Në seancën plenare të ditës së djeshme të Kuvendit Popullor, që u zhvillua nga nënkryetari i Krye-sisë së këtij Kuvendi Aleksandër Meksi, u diskutua rreth dekretit për të drejtat e grevës. Në seancën plenare të ditës së djeshme të Kuvendit Popullor, që u zhvillua nga nënkryetari i Kryesisë së këtij Kuvendi Aleksandër Meksi, u diskutua rreth dekretit për të drejtat e grevës. Ky dekret u shqyrtua prej Komisionit Ligjvënës, Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e të Pakicave Etnike dhe nga grupet parlamentare, të cilët paraqitën vërejtjet, sugjerimet e plotësimet që kishin bërë. Me këtë dekret, ku përfshihen 12 nene, puno-njësve u njihet e drejta e grevës (ndërprerjes së përkohshme të punës) për zgjidhjen e kërkesave të tyre ekonomike e shoqërore. Këtë të drejtë ata e ushtrojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara në dekret. Këtu përcaktohen edhe kush ka të drejtë të organizojë e të shpallë grevë si dhe rastet kur greva nuk lejohet ose kur ka karakter të pandërprerë. Kështu, veç të tjerash, greva nuk lejohet kur në territorin e vendit tonë ndodhur fatkeqësi natyrore, gjendje jashtëzakonore, shpallje gjendjeje lufte, grevë në shkallë kombëtare e lokale, gjatë festave zyrtare, në sektorët ku punohët për plotësimin e nevojave jetësore të popullit, si furnizimi me bukë, sende konsumi të përditshëm e të domosdoshëm, me ujë e energji elektrike, shërbimi i transportit publik, shëndetësisë, mbrojtja civile, administratat gjyqësore, postëtelekomunikacioni, radiotelevizioni, arsimi, sigurimet shoqërore dhe doganat. Në këta sektorë, sipas dispozitave të dekretit, grevat lejohen vetëm pas një sigurimi vijasëm vijimësie në plotësimin e nevojave të mësipërme. Gjithashtu përcaktohet procedura dhe shpalljes së grevës, kohëzgjatja e saj, vendi ku do të zhvillohet etj. Pas diskutimeve të shumta, deputetët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi dekretin “Për të drejtën e grevës”. Gjithashtu u miratua edhe dekreti “Për disa ndryshime në Ligje të caktuara”. Kuvendi i vazhdon punimet sot. (ATSH)

Takime midis përfaqësuesve të partive politike, Kryeministrisë dhe sindikatave

- BSPSH u bën thirrje punëtorëve të tubojnë numën - Dje në selinë e Këshillit të Ministrave përfaqësuesit e Partisë së Punës të Shqipërisë Xhelil Gjoni e Ismail Lleshi; të Partisë Demokratike Sali Berisha e Gramoz Pashko; të Partisë Republikane Hysen Çobani e Teodor Kareco dhe Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinishi zhvilluan takime të veçanta me përfaqësuesit e dy organizatave kryesore sindikale, në prani të kryeministrit Ylli Bufi. Takimet u zhvilluan në frymë debati, por edhe mirëkuptimi. Fokusi i politikave vunë në dukje mundësitë që ofron zgjidhja e re politike, e bërë nga parlamenti, për zgjidhjen edhe të gjitha kërkesave të paraqitura nga ana e sindikatave. Ato theksuan se në këto kushte shtohen edhe mundësitë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe sindikatave për të gjetur dhe përcaktuar burimet për realizimin e kërkesave ekonomike të punonjësve. Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë theksuan se ata vazhdojnë të insistojnë në plotësimin e 17 kërkesave të paraqitura nga grevistët e sindikale. Punonjësit e presin tani zgjidhjen konkrete të tyre, siç u garantoi Kryeministri Ylli Bufi. Dje në takimet e zhvilluara në frymën e mirëkuptimit, Forcat politike vunë në dukje mundësitë që ofron zgjidhja e re politike, e bërë nga parlamenti, për zgjidhjen e të gjitha kërkesave të paraqitura nga ana e sindikatave. Ato theksuan se në këto kushte shtohen edhe mundësitë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe sindikatave për të gjetur dhe përcaktuar burimet për realizimin e kërkesave ekonomike të punonjësve. Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë theksuan se ata vazhdojnë të insistojnë në plotësimin e 17 kërkesave të paraqitura nga grevistët. Në takimin u ra dakord që të plotësohen këto kërkesa të BSPSH, të paraqitura më 9.4.1991, dhe udhëheqësit të punëtorëve të fillojnë punën. Në takimin e forcave politike me Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku ndodhej gjithashtu kryeministri Ylli Bufi u diskutua rreth kërkesave të punonjësve që aderojnë në këtë organizatë të rëndësishme sindikale. Kryetari i kësaj konfederate Kastriot Muço protestoi për qëndrimin jo të drejtë të qeverisë, parlamentit dhe forcave politike ndaj saj. Ai vlerësoi qëndrimin realist të kryeministrit Ylli Bufi në angazhimin e tij për të dhënë garanci reale për plotësimin e kërkesave të punonjësve që aderojnë në Konfederatë. (ATSH)

RINOVIMI I PARTISË ËSHTË DOMOSDOSHMËRI

PPSH DREJT KONGRESIT TË 10-të - Nga Konferenca e Partisë së rrethit të Shkodrës - PPSH DREJT KONGRESIT TË 10-të RINOVIMI I PARTISË ËSHTË DOMOSDOSHMËRI - Nga Konferenca e Partisë së rrethit të Shkodrës - Ndodhta më shumë se kudo tjetër rrethi i Shkodrës, përjetoi ngjarje të tilla dhe po ashtu, ndoshta edhe shumë e askund u godit edhe organizata e Partisë së Punës. A është kjo një rastësi apo rjedhojë e punës së dobët në vite? Ishte nga mangësitë subjektive të punës, apo vetë gabimet e bëra në tërë piramidën e Partisë ndikuan këtu më fuqishëm se gjetkë? Përse është i domosdoshëm distancimi me tërë abuzimet u udhëheqjes së lartë të Partisë, por edhe të drejtuesve të punës së saj në rrethe? Dëri ku do të shtrihet rinovimi i saj dhe cili do të jetë qëndrimi ndaj figurave të caktuara? Shumë pyetje të tilla e të tjera si këto u bënë në Konferencën e 25-të të Partisë së Punës në rrethin e Shkodrës, që u zhvillua më 7 qershor, në sallën e teatrit “Migjeni”. Në Konferencë, edhe në raportin e konspektivit të mbajtur nga sekretari i komitetit organizator Shakir Vukaj, por edhe në diskutimet e delegatëve u tha shprehimisht e qartë: Për gjendjen e rëndë të krijuar në rreth, përgjegjësia bie në radhë të parë mbi Partinë tonë, e cila doli dhe ishte jo vetëm Parti, por ishte shtet, ishte pushtet, ishte ligji, ishte hartuese e zbatuesve e vijës ekonomike, ideologjike e politike, pra ishte gjithçka. Pa zbuluar rrënjët e gabimeve nuk mund të ecim përpara – tha një nga të devotshmit. Nga ana tjetër, rinovimin duhet ta bëjmë në mendësinë tonë. (Dhe vërtetë konferenca dha një shembull të kësaj mendësie të re, ajo filloi punimet, me një minutë heshtje për katër dëshmorët e rinj të 5 korrikut, të cilët qenë dekoruar, nuk i kanë thënë kurrë “jo” udhëheqjes. (Por vetë konferenca dha një shembull tjetër të mendësive të vjetra, kur kërkoi të prishej fjala diskutantit Zaman Lalachin meqë mendime për organizimin e ri të Partisë mbi bazën e një komisioni). Të reformohet Partia, tha diskutanti Fetah Lacej do të thotë që edhe njerëz të thjeshtë të jenë udhëheqës. Jo drejtuesit të jenë të përjetshëm. Unë shikoj sot, tha ai dhe lozin gjërat qartë në një vend disa koperativistë dhe punëtorë. Konferenca diskutoi edhe për punën e dobët të Komitetit të Partisë, në kushtet e reja të zhvillimit të vendit. Gjatë kësaj periudhe, sidomos të zgjedhjeve të reja për në Kuvendin Popullor, nuk funksionuan për muaj të tërë shumë organizata baza të Partisë, të cilat, as nuk mblidheshin, u hutuan dhe kishte qëndrime statike në drejtim e organizim që çuan në ngatërresat. (Vijon në faqen 2)

Meditim (Foto: Arben Çela)

Diskutimet kanë filluar

- KORÇË - Mungon edhe këtu në Korçë ai entuziazmi i mëparshëm, ajo frymë euforie, ajo dëshirë e zjarrtë për të marrë pjesë në të gjitha debatet dhe si i flakur në një seancë të veçantë. E kjo koha plon arsye. Megjithatë nuk ka vend për dëshpërim. Partia vetë po operon për rinovimin e saj të plotë. Ajo do të heqë me guxim pjesën e kalbur, që e katandisi në këtë gjendje e do të shpëtojë trupin e shëndoshë që të ripërtërihet. Kjo duket qartë në projektprogramin dhe projektstatutin e saj, dokumente këto që i përshatën plotësisht një shoqërie pluraliste. Kongresi ende nuk ka filluar, po diskutimet që do të bëhen në të, po. Biseduam me një grup delegatësh të rrethit të Korçës. - Jam sekretar organizate në SMT, tha inxhinieri Frederik Miço. Më pyesin shokët, po edhe kërkojnë që në kongres të shqipën probleme, gjërat t’i themi troç, pa llustër. Çështë kjo që dëgjojmë? – thonë. Udhëheqës partia, anëtarë byroje dhe përfaqësues të tjerë e popullit. Të paktën për këto që i kanë bërë, të japin llogari dhe të kenë. Këtë nuk e kërkojmë vetëm ne, por të gjithë punëtorët. Të bëhet një punë e përbashkët me Partisë, po e kërkon tërë populli. Me këto që kanë ndodhur duhet pranuar se është lëkundur besimi i masave ndaj Partisë, po megjithatë themeli është i fortë. Komunistët e thjeshtë që përbëjnë shumicën nuk kanë hyrë në Parti për poste e privilegje. Atyre u dhimbet Partia, ndaj duhet e rinovuar atë, duke ndryshuar në mentalitet e psikologji, do t’ia vështirësojë përsëri në vend nderin Partisë. - Mendimi i të gjithëve, thotë delegati Agim Shahinasi, është se ky kongres që mblidhet në këtë situatë kaq të jashtëzakonshme, duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë historike për të nxjerrë partinë nga kjo gjendje apatie e bërë të hapur ndaj historisë së reja. Projektprogrami i ri është shumë i mirë, po programet kanë një vlerë kur i rezistojnë kohës, kur zbatohen në praktikë. Kongresi i 10-të nuk duhet të jetë një “ekthim flete”, vajtim i zakonshëm, por ndëshje mendimesh, pikëpamjesh, një analizë e hollësishme e të kaluarës, jo me histori nihiliste, po me analiza konkrete, objektive, ku të mbahet qëndrimi i thellë kritik ndaj të metave, gabimeve, të nxirren shkaqet, përgjegjësitë. Pra shprehje në mënyrë përfundimtare ndajmë nga çdo gjë e gabuar e së kaluarës, si nga kufizimi i demokracisë, dubimi i partisë-pushtetit, udhëheqja administrative, komandues e që kanë ushqyer burokracinë, privilegjet, pasivitetin, favorët e pamëruara, deri te përvetësimi i djeshëm së popullit. Këto do t’i themi në kongres në emër të shokëve që do të përfaqësojnë, por edhe në emër të popullit, i cili pret aq shumë nga ne. Vështroj delegatët. Të gjithë të rinj në moshë. Nga frontë të ndryshme të punës e të prodhimit, nga qyteti dhe fshati. Secili e ka një mendim, e ka një fjalë që do ta thotë aty në Kongresin e 10-të. APOSTOL BITRAKU

Drejt rinovimit

- BERAT - Të bëhen përpjekjet kryengritëse nga kongresi pasi dallon shumë nga të mëparshmit. Konkretisht nuk ka eufori, këngë, thirrje e brohoritje paraprake, jo se janë harruar, por koha i ka çlirësuar ato. Kjo kohë që ka ndryshuar e ndryshe me shpejtësi të madhe, duke sjellë në skenën politike disa parti të reja, organizime të reja të klasës punëtore, duhet i frenome të reja sociale etj., e ka bërë të domosdoshëm rinovimin e vërtetë të Partisë. A do të bëjë këtë kongresi i ardhshëm? Kështu pyet si anëtar i Partisë së Punës, ashtu edhe simpatizanti i saj. Varet shumë përkishte nga moment, pra si do ta bëjë vlerësimin vetes PPSH-ja, që ka vlerësinë si duhej dhe të jetë? Çdo parti ka misionin e vet, përpiqet për ekzistencën e vet në kushtet e pluralizmit. Po si? Natyrisht me rrugë e mjete vetëm demokratike. Pritet shumë nga ky kongres. Presin jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Punës, por edhe më tej akoma, pritet të ballafaqohen vlerat e njeriut të ndershëm, anëtarit të thjeshtë të Partisë që ka bërë sakrifica të panumërta në emër të progresit, me anëtarët e të gjithë atyre që duke abuzuar kanë shkelur mbi këtë sakrificë, që të qenurit anëtar partie e shfrytëzuan për poste, karrierë e privilegje, duke atrofizuar vetë Partinë. ASLLAN SARAÇI

Kryeministri Ylli Bufi takohet me punonjës të hekurudhës

Dje pasdite, në ftesë të sindikatave, kryeministri Ylli Bufi u takua me drejtuesit e përfshirëshëm të hekurudhës së Durrës me punonjës të hekurudhës. Kryeministri shpjegoi në fillim qëllimin e kësaj dhe se politikë e mundësisë që hap ajo dhe për të funksionojë qeveria e re arritjeve. Ai informoi gjithashtu çështjet që duhen bërë për takimin e zhvilluar dje midis përfaqësuesve sindikalistë, sindikatave dhe kryeministrit, si dhe për rast. Duke u përpjekur për zgjidhjen e vendit dhe të punës, kryeministri në fjalën e vet tregoi se në sektorin e hekurudhës së Durrësit, që lidhet me shërbimin për transportin e mallrave për eksport dhe import, transportimin e udhëtarëve, furnizimin e vendit me naftë, etj. Por ka pasur shumë vështirësi për të. Për të kërkuar që hekurudha të transportojë më shpejtë dhe të jetë e përgatitur në kërkesat e 17 kërkesave të paraqitura për zgjidhje nga BSPSH, ata kërkojnë plotësimin në mënyrë të plotë të hekurudhave të tyre. (Vijon në faqen 3)

Për transformime rrënjësore

- Bisedë me sekretarin e komitetit të Partisë së Punës të rrethit të Kukësit, Miftar Dauti - - Si e pret organizata e Partisë e rrethit kongresin e 10-të të Partisë? Organizata jonë, anëtarët e saj, e shohin këtë kongres si nyjen e një lidhjeje midis orientimeve të plenumëve të fundit dhe hapave të mëtejshëm në rrugën e demokracisë pluraliste. Shumë gjëra kanë ndodhur, transformime rrënjësore kemi pësuar. Në këtë transformime anëtarët e Partisë së Punës në rrethin tonë e gjejnë veten jo midis dallgëve të të gjithë e në mbishkrimin e fatit të tyre. Natyrisht ka ende të tillë që kokën e kanë ende të lidhur nga. Por përgjithësisht orientimi i tyre është i qartë e optimist për të ardhmen. Ky është realitet dhe kjo i detyrohet punës së organizatës së Partisë, dijetlit e karakterit të shëndoshë të kuadrove, të cilët kurrë nuk nguten, për t’i trimë e jo për t’u tjetë. Është e natyrshme që pas një periudhe të gjatë moniste, sot kërkojmë forma e metoda të reja pune në luftë me shfaqjet e burokratizmit. Tani anëtarët e Partisë së Punës edhe këtu në Kukës, kanë hyrë në një luftë të vërtetë. Në luftë me vetveten, për t’u rinovuar, në luftë edhe ndaj atyre që gjithnjë kanë orientuar duke për vetë kanë jetuar në lukse. Prandaj kemi besim se Partia jonë edhe në Kongresin e 10-të të saj do të distancohet përfundimisht nga çdo e keqe. Me sa mundem ata u distancuan nga ato edhe në konferencën e Partisë së rrethit. Projektprogrami e projektstati-ti u kanë ardhur përpjekjet e punës së Partisë. Anëtarët e Partisë do ta pritnin me kënaqësi edhe ndryshimin e emrit të saj. Jo për formë, jo për kozmetikë, por pikërisht si kusht i ndarjes nga e kaluara. Kjo nuk do të thotë se mohohet e kaluara plotësisht. Por kjo është aftësi për t’u ngritur pa paragjykime e pa nostalgji në nivelin e kërkesave të kohës. ENVER BYTYÇI

Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik

Megjithëse në shkallë vendi numri i krimeve në përgjithësi ka pësuar tendencë ulje, përsëri vërehen edhe raste të tilla. Megjithëse në shkallë vendi numri i krimeve në përgjithësi ka pësuar tendencë ulje, përsëri vërehen edhe raste të tilla, për kooperativa e të asaj qytetare janë të shumta. Organet e Rendit Publik kanë mundur këto ditë, që të zbulojnë, kapin e ndalojnë për vjedhje Agim Elezin, Arben Hoxhën, Arben Sulën, Albert Hoxhën, Myftar Dyrdekën, Selim Sufin, Gjergj Gjonin, Skënder Selenin, Gjovalin Mesin, Artur Vulçin, Gëzim Manollarin, Feridinin Shtojën, Pellumb Matën, Halim Matën, Andon Kabillin, Behar Ballën, Trifon Ballin, Besnik Ukën, Kasem Qortallin, Arben Dushkun, Haxhi Myftarini, Agron Hoxhën, Terezë Nevin e Nok Nevin. Disa nga personat e ndaluar kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje të ndryshme. 7.6.1991