15/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 qershor 1991

FRYMA E RE E KONGRESIT TË NA VERË NË LËVIZJE

— Nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste — Dje u bë mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kongresi mbaroi. Për problemet që shtroi, për frymën e diskutimeve dhe për vendimet që ai mori, sigurisht që do të ketë ndikime të mëdha në tërë jetën e veprimtarinë e Partisë së Socialiste. Si duhet organizuar kjo veprimtari? Ç’masa duhet të marrë në të ardhmen Partia jonë? Ç’probleme duhet të përballojë? Rreth këtyre problemeve diskutuan e shkëmbyen mendime anëtarët e kryesisë, Kryetari i Partisë Socialiste, shoku Fatos Nano, theksoi se duhet të hidhemi në një veprimtari konkrete dhe të mençur që programi dhe fryma e re e Kongresit të na vërë në lëvizje shumë aktive dhe në kontakte të përditshme me njerëzit. Do të ishte e udhës që freskimi i Partisë, rikonceptimi i saj, shkëputja nga kaluara të realizohet në të gjitha nivelet, në forumet, në aparatet e në organizata. Ne kemi koncept tona tani për të përballuar gjendjen. Njerëzit kanë alarmuar mjaft paksa që do të ishte mirë që atë krizë besimi që na shqetëson, ta kapërcenim duke hyrë në diskutime konkrete dhe pa paragjykime me ta. Pastaj nënkryetari i Partisë Socialiste Ismail Lleshi dha disa mendime se si mund të organizohemi më mirë kjo punë në mënyrë që mendimi i ri i Partisë të veprojë në të gjitha sferat e jetës shoqërore ku edhe problemet janë më të theksuara. Ai formuloi dhe rrugët e organizimit më të mirë të punës në udhëheqjen e Partisë. Anëtarët e kryesisë diskutuan rreth këtyre problemeve. Nënkryetari i Partisë Servet Pëllumbi vuri në dukje se urgjent është përmirësimi i mëtejshëm i programit mbi bazën e tërë frymës e karakterizoi Kongresin. Mbi bazën e kësaj do të fillojë të veprojë e të punojë konkretisht Partia Socialiste. Do të ishte një hap i domosdoshëm të njëjherë edhe më mirë programet e partive socialiste të Evropës dhe të kontaktojmë me to. Duhet të bëjmë sa më shumë takime me masat, tha anëtari i Kryesisë Halil Lala. Ne sot në Tiranë do të organizojmë tre takime me intelektualë e veteranë. Në ndesër do organizojmë dy takime të tjera. Po takime të tilla duhet të organizohen edhe në rrethe të tjera të vendit. Ka shumë gjëra që duhen sqaruar. Të disa p.sh., është krijuar një psikozë për ndërrimin e emrit, se u ngjan me emrin e ndonjë partie të Evropës Lindore. Partitë evropiane kanë katër programe: programin themeltar që përcakton dhe afinitetet midis tyre. Kanë programin e veprimit, programin qeveritar, dhe programin elektoral. Ne kemi programin themeltar që aprovuam dhe në Kongres. Në bazë të tij duhet të bëjmë dhe programin e veprimit që do t’i japë shtytje punës së Partisë. Në bazë të shkojmë, po të shkojmë me një imazh tjetër, jo euforik. Tu themi njerëzve: keni ardhur te ju për të biseduar realisht; ne kemi këto mendime, po si mendoni? Tu bëjmë të qartë atyre se konceptet tona janë liria, barazia solidariteti, reformat sociale, përkrahja e punonjësve dhe shtresave jo të privilegjuara. Kjo është edhe programet e të gjithë socialisteve evropianë. Ky do të jetë një program afatgjatë i ynë se përseri do të krijohen shtresa të privilegjuara nga veprimi i ligjeve të ekonomisë së tregut. Lidhur me inteligjencien, jemi në një çast delikat u theksua nga diskutantët. Në punën me të duhet patjetër të futim konceptin e përkrahjes dhe garantimit të lirisë së mendimit në nivel programor. Kongresi ka patur jehonë pozitive, tha Etem Ruka. Por ky testim falsitet duhet të vazhdojë me forma sa më të mençura brenda radhëve të organizatës dhe në simpatizantë të saj. Kjo na duhet patjetër, se duke njohur opinionet, ne mund të ndërtojmë edhe një punë më konkrete e më efektive. Aktualisht ka një vendosje balance, qëftë me gravitat që në lëvizjet studentore. Të mendojmë që këtë balancë ta kthejmë në favorin tonë. Nuk është e lehtë, është e vështirë, por duhet së është themelore për të ardhmen e Partisë Socialiste. Të gjitha sa diskutojmë këtu, tha Ermelinda Meksi janë me vlerë. Por këto duhet të diskutohen me bazën, që këto diskutime e sqarime t’i bëjmë sa më masive. Ne kemi një zë shumë të madh në dorë; frymën e Kongresit, diskutimet, programin, njerëzit që u zgjodhën. Përsëri përket testimit të mëtejshëm, do të thoja se është domosdoshmëri, është një studim sociologjik që duhet të bëhet me nivel shkencore. Ne nuk duhet t’u lemë iniciativën të tjerëve. Nevojitet që sa më shpejt të afrojnë njerëzit që në një nisje farë mënyre janë larguar theksnoi nënkryetari i Partisë Spiro Dede. Këtë mund ta bëjmë me një politikë të mesme e konkrete: si do t’u dalim punëtorëve, çfarë do t’u themi, si do t’i mbrojmë interesat e tyre; si do ta bëjmë për vete rininë universitare. Ne duhet patjetër ta përkrahin atë, për ato veprime që na kanë pëlqyer apo jo dikur. Po duhet t’ia njohim meritën e veçantë për pluralizmin. Është problem shumë i madh, problemi i fshatit, i tokës. Të mos veprojmë me metodat e mëparshme që të presim precipitim, por të dalim sa më shpejt me qëndrime të caktuara duke realizuar edhe angazhimet e Partisë Socialiste në rezolutën e Kongresit për fshatin. Diskutimet vazhduan edhe për shumë probleme të tjera, me dëshirën për të gjetur rrugë e forma të tilla puna që Partia Socialiste të dalë me një imazh tërësisht të ri dhe të rrisë besimin e masave te programi, veprimtaria dhe njerëzit e rinj të saj. KORRESP. I «ZËRIT TË POPULLIT» Dhe i Kryesisë Halil Lala. Në e veteranë. Në mesër do të një psikozë për ndarimin të Evropës Lindore. Mund të lehtësohet kjo psikozë, tha Namik Dokle duke kontaktuar jo vetëm me njerëzit tanë, por urgjentisht edhe me partitë socialiste të Evropës Perëndimore, sepse ky është edhe orientimi ynë. Ne duhet t’i bëjmë të qartë anëtarëve të Partisë dhe popullit, që Partia jonë, për programin që ka, për synimet që ka vënë vetes në fushën e demokratizimit të jetës së vendit, nuk e përqas aspak vetën me Partinë e Milosheviçit, dhe do të jetë gjithmonë përkrah vëllezërve shqiptarë që banojnë në trojet e tyre në Jugosllavi, gjë këtë që e konfirmuam edhe me Rezolutën e Kongresit. Partia e Milosheviçit nuk ka asgjë socialiste, përderisa është frymëzuesja e masakrimit dhe genocidit më njerëzor ndaj një populli të tërë. Në Evropë, theksoi Xhevat Lloshi, lëvizja socialiste ka përvojë të madhe. Ne na duhet një njohje shkencore e saj në gjithë masën e anëtarëve që do të bëhet e një edhe nëpërmjet “Zërit të Po-[?] anëtari i Kryesisë Halil Lala. Në e veteranë. Në mesër do të një psikozë për ndarimin tërë. Në qershor filloi jetën në parti socialiste esencialisht e re, nga pastërtia e përparshme e Punës. Ai argumentoi logjikën që çoi entuziast që i bëri në fakt, kishin firmosur realisht që para kongresit krijimin e PSSH-së, që u miratua një zëri në seancën e fundit të tij. Më poshtë shoku Spiro u përgjigj pyetjeve që i bënë të pranishmit rreth zhvillimit të punimeve të Kongresit të 10-të dhe vendimeve që ai mori. Duke iu përgjigjur një pyetje ai theksoi se diskutoheshin fort nga çdo gjë e gabuar e PSSH-së dhe ruajtëm e çojmë përpara çdo gjë të mirë e të vlefshme për të sotmen e të ardhmen. Më poshtë ai u ndal tek detyrat urgjente që i dalin PSSH-së për të rifituar besimin e masave. shme larg euforisë, premtimeve boshe etj. Është një Parti e re, me një vizion të ri për përparimin e Shqipërisë, tha duke iu përgjigjur disa pyetjeve shoku Ermelinda Meksi. Si do të realizohet departizimi i shkollës? Kemi edhe një parti socialdemokrate. Ku qëndron ndryshimi? C’marrëdhënie do të kemi me të? A do të fillojnë marrëdhënie kontaktet me partitë e së majtës evropiane? Veçanërisht u fol për qëndrimin që do të mbahet ndaj … çoi entuziast që i bëri (Vijon në faqen 2)

Letër e kryeministrit shqiptar drejtuar kryeministrave të vendeve të KSBE-së

Në prag të fillimit të takimit të Ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, në të cilin do të marrë pjesë edhe delegacioni i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Ylli Bufi, u dërgoi dje një letër kryeministrave të vendeve anëtare të KSBE-së. Në të ndër të tjera thuhet: Qeveria e re Shqiptare – qeveria e stabilitetit të vendit u formua me vendimin të të gjitha partive politike në Shqipëri. Kjo Qeveri, dëshmon angazhimin e plotë të Shqipërisë ndaj vlerave demokratike dhe pluraliste evropiane. Pavarësisht nga gjendja shumë e vështirë që po kalon vendi, si pasojë e faktorëve të ndryshëm ekonomikë, politikë dhe shoqërorë, Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë dhe të gjithanshme. Arritjet më të rëndësishme në këtë kuadër janë vendosja e pluralizmit politik, zhvillimi i zgjedhjeve të para të lira më 31 mars 1991, shpallja e lirisë së fesë dhe krijimi i institucioneve shtetare, etj. Një seri masash janë marrë, gjithashtu, në fushën e ekonomisë me synim për të siguruar kalimin gradual të Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut. Shqipëria nuk mund të pretendojë se e ka përfunduar këtë proces. Megjithatë nuk do të ketë kthim prapa në rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie me vërtetë demokratike, në të cilën të drejtat e njeriut do të jenë çështja parësore, sikurse theksohet në marrëveshjet e Helsinkit. Në letër vihet në dukje gjithashtu gatishmëria e Qeverisë shqiptare për të mirëpritur në çdo kohë një mision të KSBE-së në Shqipëri. Duke marrë në konsideratë sa më sipër, si dhe pranimin përfundimtar nga Shqipëria të trashëgimisë së vlerave të përbashkëta evropiane, në letër theksohet kërkesa e Qeverisë shqiptare që Shqipëria të pranohet si pjesëmarrëse me të drejta të plota të procesit të KSBE-së, duke filluar nga takimi i Këshillit të Ministrave në Berlin më 19-20 qershor 1991.

Në rrugë të reja, me gjithëçka të re

Auditori i Partisë Socialiste DJE NË TIRANË: Komiteti i Partisë Socialiste të kryeqytetit në bashkëpunim me Kryesinë e Komitetit Drejtues të PSSH, organizoi tre bashkësibedime të gjera me intelektualë, të Universitetit të Tiranës, Akademisë së Shkencave dhe veteranë, anëtarë e simpatizantë të PSSHI. Qëllimi i bashkëbisedimeve: të mbështesim orientimet që dha Kongresi i 10-të për ta bërë Partinë Socialiste një forcë dinjitoze, aktive në skenën e jetës politike shqiptare. SOT NË TIRANË: në orën 18.00, në mjediset e Komitetit të PSSH-së të kryeqytetit, organizohet një bashkëbisedim me anëtarë e simpatizantë të PSSH nga dikasteret etj. Në takim merr pjesë shoku Fatos Nano, Kryetar i Komitetit Drejtues të PSSH. Në takim i tillë zhvillohet edhe në Universitetin Bujqësor, Kamëz. Dje paradite në një nga sallat e Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës, u zhvillua një bashkëbisedim me një grup intelektualësh të Akademisë së Shkencave, anëtarë e simpatizantë të PSSH. Ndodhej edhe shoku Spiro Dede, nënkryetar i Komitetit Drejtues të PSSH, si dhe dr. Xhevat Lloshi, anëtar i këtij komiteti. Shoku Spiro Dede informoi të pranishmit për zhvillimin e punimeve të Kongresit të 10-të, i cili mori një vendim historik, krijimin e PSSH. Ai theksoi se është domosdoshmëri që të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PSSH duhet të kuptojnë drejt çastin historik: me 13 qershor filloi jetën një parti socialiste esencialisht e re, nga partia e mëparshme e Punës. Ai argumentoi logjikën që coi në këtë ndryshim cilësor. Ish anëtarët e PPSH-së me aprovimin entuziast që i bënë projektprogramit dhe projektstatutit që u miratuan në Kongresin e 10-të në fakt, kishin firmosur realisht qepë para kongresit, duke u bërë shtresat e paprivilegjuara, shtresat masive të punonjësve dhe të inteligjencies. Ato, tha ai, luftojnë për drejtësi sociale, sigurimin e kushteve të jetesës, për shtetin juridik, lirinë e mendimit e demokracinë pluraliste. Në disa vende ku parti janë edhe në pushtet. Ai u ndal edhe në detyrat që i dalin Partisë sonë të re për t’u integruar në proceset evropiane dhe në lëvizjen socialiste të kontinentit. Më pas ai shpjegoi arsyet përse Partia jonë arriti në një përfundim të tillë, duke shpjeguar arsyet e dështimit të modelit socialist që zgjodhi Partia e Punës, për izolimin e saj, për shenja të qarta që votimi, për pasojat e tjera e dukuri të tjera. Në këtë kohë vazhdoi ai, për degëgët u bë e qartë se nuk mund të bëhej një remont, por një operacion, ta hedhur poshtë arritjet që janë të lidhura edhe me punën e masave popullore. Folësi, duke iu përgjigjur pyetjeve të auditorit, u ndal edhe tek baza ideologjike e Partisë që nuk do të mbyllet në një dogmë, por duke Në fjalën e tij, dr. Xhevat Lloshi bëri një ekspoze të gjerë për Partinë Socialiste të Evropës. Më pas ai shtjelloi disa probleme të programit të PSSH-së për zhvillimin e shkencës. Diskutantët që morën fjalën bënë mjaft sugjerime për punën që duhet të bëjë aktualisht PSSH-ja për t’u afirmuar si forcë autoritare në jetën politike. Ata argumentuan nevojën që PSSH-ja të dalë sa më shpejt në programin konkret ku të gjejnë veten shqetësimet dhe problemet e ditës që ka sot rinia, sidomos ajo universitare, shtatarësia, inteligjencia dhe punëtoria. Këto programe duhet të jenë realiste, të merren me rrugëzgjidhjet e mundshme larg euforisë, premtimeve boshe etj. PSSH tani vepron si shtab politik, në konkurrencë por edhe në bashkëkëpunim me Partitë e tjera. Pyetje shumë të shumta dalin. Kongresi kërkohet të njihet, përvoja evropiane po ashtu. Ç’përfaqëson Partia Socialiste? Ç’përmasa ka kjo lëvizje? Këtyre Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave iu përgjigjen në takimet që organizoi Komiteti i Partisë i qytetit të Tiranës me inteligjencien e universitetit, shokët Servet Pëllumbi dhe Ermelinda Meksi, përkatësisht nënkryetar dhe anëtare e Kryesisë së Komitetit Drejtues të PSSH-së. Parti Socialiste ka në shumicën e vendeve të Evropës, tha në përgjigjen e tij shoku Servet Pëllumbi, duke përmendur partitë laburiste, ato socialiste dhe socialdemokrate, në Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali e gjetkë, të cilat, grum-[?]

U hap simpoziumi «Ekonomia shqiptare drejt ekonomisë së tregut»

Dje paradite, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, filloi simpoziumi «Ekonomia shqiptare drejt ekonomisë së tregut». Dje paradite, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, filloi simpoziumi «Ekonomia shqiptare drejt ekonomisë së tregut», organizuar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Universiteti i Tiranës, Banka e Shtetit Shqiptar, me propozimin e përkrahjen e Shoqatës së Miqësisë «Gjermani - Shqipëri», dhe nën patronazhin e profesor doktor Ernzin Lazo, bashkëthemelues i klubit të Romës dhe personalitet i njohur në botën financiare. Në punimet e simpoziumit marrin pjesë personalitete të njohur shkencorë në fushën ekonomike e financiare nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të mbajnë tema dhe do të diskutojnë me specialistë dhe ekspertët tanë për probleme aktuale dhe perspektivë të kalimit të ekonomisë sonë drejt ekonomisë së tregut, e parë kjo në këndvështrimin ndërkombëtar. Ndodhen edhe kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës Petrit Skëndi dhe rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Nikolla Konomi. Simpoziumin e hapi sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave, prof. Luan Omari. Simpoziumin e përshëndeti i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës së Republikës Federale Gjermane. (Vijon në faqen 2)

Kryetari i Këshillit të Ministrave takohet me misionin e dytë të Bankës Botërore

Dje kryetari i Këshillit të Ministrave, Ylli Bufi priti misionin e Bankës Botërore dhe zhvilloi një bisedë konstruktive me anëtarët e tij. Përfaqësuesit e Bankës Botërore e njoftuan kryeministrin shqiptar me rezultatet e arritura gjatë këtyre dy javëve të punës së misionit të dytë të Bankës Botërore në Shqipëri. Të 16 anëtarët e misionit, theksuan ata, studiuan potencialin e gjithë sektorëve të ekonomisë shqiptare si dhe të programin e Qeverisë së saj për zhvillim ekonomik. Pas kësaj në Washington, misioni i dytë i Bankës Botërore do të punojë intensivisht për përgatitjen e materialin që do të shërbejë për projektin e politikave ekonomike që do të miratohet në mbledhjen e Mekanizmit konsultues me donatorët. Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan se ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik ndërkombëtar të Shqipërisë. Të dy palët shkëmbyen mendime lidhur me problemet e asistencës sociale, për trajtimin e problemeve shoqërore që mund të lindin si pasojë e reformës ekonomike. Ekspertët e misionit të dytë të Bankës Botërore ofruan përvojën e tyre në zgjidhjen e problemeve të papunësisë, etj, çështje që duhet të trajtohen me përparësi dhe me ndihmë teknike nga jashtë. Ata gjithashtu ofruan ndihmën e tyre në shpërnguljen publike të mekanizmave të ekonomisë së tregut në aspekt shqiptar të informacionit. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhanë mendime edhe për çështjen e krijimit të një tregu të brendshëm valutor, të lirë. Në takim ndodhej edhe drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Niko Gjyzari. (Sipas ATSH-së)

Transporti - ende i bllokuar

- Bisedë me ministrin e Transporteve, Fatos Bitincka - - Shumë ndërmarrje që i janë rikthyer punës pas grevës së përgjithshme po ankohen për transportin. Si është gjendja në këtë sektor? - Në përgjithësi transporti automobilistik e ka ndërprerë grevën. Pothuajse të gjithë parqet e mallrave dhe të udhëtarëve po kalojnë në regjimin normal të punës, megjithëse kanë vështirësi të bazës materiale e të karburanteve. Është e vërtetë se transporti po i kushton ekonomisë. Madje greva në hekurudhë, që vazhdon, ka futur në një «grevë» edhe disa parqe, si për shembull, atë të Pogradecit, i cili as nuk shkarkon në stacionin e Gurit të Kuq, sepse ky i fundit është bllokuar nga minerali, as nuk ka ç’të marrë nga stacioni. - Mosfillimi i punës në hekurudhë, ku lëvizin gjysma e mallrave, po shkakton humbje të mëdha. Ç’përpjekje kini bërë ju për të funksionuar ky sektor? - Më 12 qershor patëm një bisedë në ministri me përfaqësues të sindikatës së transportit dhe hekurudhës si dhe drejtuesit e këtij sektori. Përfaqësuesit e sindikatës patën disa kërkesa që i kishin vënë si kusht për rifillimin e menjëhershëm të punës, duke këmbëngulur më vonë për plotësimin e kërkesave të tjera gradualisht. Por ç’ndodhi? Ndërsa ne i plotësuam kërkesat e menjëherëta të tyre, mbarëm edhe premtimin e përfaqësuesve të sindikatës për rifillimin e punës në hekurudhë të nesërmen, do të nisë puna në hekurudhë, deri tani që po bisedojmë bashkë, nuk ka lëvizur asnjë mjet nga parku i hekurudhës në Durrës. Ky nuk është qëndrim serioz e konstruktiv i sindikatës. Ata nuk iu përgjigjen as bisedës mirë për punë të rajoneve hekurudhore të Elbasanit, Shkodrës e Laçit. Natyrisht ne do të bisedojmë përsëri për çbllokimin e gjendjes në transportin hekurudhor, duke vënë para përgjegjësisë edhe hallkat e drejtimit në këtë sektor, të cilat kanë mjaft të meta e kusure të tyre. - Edhe transporti me jashtë, për veprimtaritë e eksport-importit thuajse është pezulluar. Po për këtë ç’po bëni? - Kjo veprimtari është e varur nga shumë të tjera brenda sistemit të transportit. Hekurudha pengon edhe transportin e jashtëm sepse nuk shpie mallra në porte. Do të vija në dukje se porti detar i Durrësit punon normalisht. Po bisedojmë me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe atë të Ruajtjes së Rendit Publik për të siguruar veprimtarinë e porteve të Vlorës e të Shëngjinit. Është i njohur shqetësimi që ne nuk po eksportojmë dot disa prodhime bujqësore me leverdi, siç është domatja. Transporti i jashtëm është vështirësuar për këto edhe për arsye financiare. Krahas nevojave për materiale e pjesë këmbimi, që janë «lënda e parë» e transportit, na duhet të sigurojmë kredi për çbllokimin financiar të transportit të jashtëm. Përgatiti: MEHDI КОХАХАJ

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës

Franca ndjek me vëmendje dhe simpatí ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri. Ajo mendon se evolucioni që po ndjek ky vend me krijimin e një qeverie të re duhet të lejojë Shqipërinë të zërë vendin e saj në familjen e kombeve evropiane. (ATSH)

Lajmërim

Lajmërojmë lexuesit e gazetës «Zëri i Popullit» që të bëjnë pajtimet për 6-mujorin e dytë të këtij viti pranë zyrave të PTT-ve. Çmimi për çdo numër është 50 qindarka. Për gjashtëmujorin kushton 78 lekë. REDAKSIA